
THETHI BËHET GATI PËR PAPËN

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by dgreca

by dgreca

Nga Kaltrina Hoti/
Flitet, shkruhet, ka opinione të ndryshme për këtë ide madhore. Pastaj shumë idealist me veprimtarinë e tyre kanë vënë gur në themelet duke i betonuar me gjak. Mendoj se kjo ditë po afrohet. Historia nuk matet me ditë, ata që kanë dyshim se nuk do realizohet më mirë e kanë të heshtin.
Ata që shpikin dy kombe me mirë e kanë ta ndryshojnë vetëm veten. Kjo ditë po afrohet! E ardhmja jonë po ndryshon.
Ngadalë po i themi lamtumirë psikologjisë së robit dhe fjalës së huaj. Fjala e huaj në mendje të robëruar është këngë vajtimi dhe shumë e moçme. Jemi ato që njerëzimit i kemi dhënë personalitete të fuqishme, jemi lashtësi, Iliri… e di bota e dimë dhe ne. Shpesh historia na ka zënë të papërgatitur. Edhe tash jemi duke luftuar me plumba të padukshëm që janë shkrep që moti. Këto situata kanë krijuar dëshpërime, humbje të durimit, e në disa raste shitjen e shpirtit shqiptarë por kur ka ardh momenti i fundit jemi thirr në Besë. Trimëria dhe drejtësia jonë gjatë historisë nuk na jep të drejtë të bëhemi fanatikë të besimeve e kulturave të huaja. Çdo Organizatë apo grup njerëzish të organizuar është duke krijuar opinionin e vetë për shqiptarizmin dhe bëjnë gara me fjalosje. Kjo më duket sikur të pështysh qiellin. Bashkimi kombëtar nuk është shpikje se kush çka donë. Shqipëria kufizohet me shqiptar nga të gjitha anët, kjo shihet nga qielli, këtë e di edhe Zoti. Këto grupe, Klube, Organizata kudo që veprojnë në programin e vetë si pikë të parë duhet të kenë çka duhet të bëjmë sot, dhe çka bëmë sot për idealin e të pavdekshmëve. Vetëm kjo na nderon, zbukuron dhe përjetëson punën tonë. Ne vërtetë duke u mbështjellë në lëkurën tonë e kemi lodh popullin me fjalë fallco e të pagdhendura. Fuqia jonë është vetëm në një fjalë “Bashkimi Kombëtar”. Tani s’kërkohet asnjë shpikje. Çdo mëngjes t’i themi vetes përshëndetjen “Mirëmëngjesi Bashkim Kombëtar” është vepër që do na ndris mendjen, respektoj e edukoj familjen të tjerat vinë vetë. Fjala shqipe, plisi i bardhë, guri i pleqërisë e bëjnë Kuvendin. Këtu qëndron fuqia jonë. Bashkimin tonë e ka bekuar edhe Zoti duke baraspeshuar popujt në këtë Gadishull. Bashkimi ynë qetëson dhe paqëson Gadishullin dhe kontinentin e vjetër. Andaj çdo mëngjes ta edukojmë veten duke thënë “Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar”, është lutje, veprim, kthjellim drejtë paqes, sigurisë dhe harmonisë njerëzore.
by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
Që nga kohërat më të largta, ndoshta që kur Perëndia dënoi Abelin për vrasjen e vëllait të tij, individit gjithmonë i është dashur të luftojë me njerëzit përreth a më tej. Dhe si mjet për të mbijetuar ai zgjodhi privatsinë a kujdesin për vete. Të bëhesh vetja është punë shumë e vështirë, sepse shpesh ndjehesh i vetmuar, dhe ndonjëherë i frikësuar. Por asnjë çmim, thotë Rudyard Kipling (..v1936), nuk është shumë i lartë të paguash për privilegjin e zotërimit të vetes.
Dhe liria e vetme që meriton të quhet e tillë, është ajo e ndjekjes së të mirës për vete, sipas mënyrës tënde, për sa kohë që nuk përpiqesh të privosh tjetrin nga mënyra që ka zgjedhur, apo të pengosh përpjekjet e tij për të fituar po të mirën për vete. Dhe këtu vijmë tek Aristoteli (..v322 pes), i cili thotë se shumë gjerëz, në mos të gjithë, i kushtojnë më shumë vemendje gjërave që kanë vetë në zotërim, sesa atyre që kanë kolektivisht me të tjerët.
Cdo njeri është kujdestar i shëndetit të vet, qoftë trupor, mendor e shpirtëror. Por njeriut i duket se përfiton më shumë për vete duke i shkaktuar vuajtje tjetrit, i cili pastaj hidhet në luftë për të mbijetuar a jetuar siç i duket atij mirë për vete, sesa të jetojë siç është mirë për të tjetrin. Kjo duket se është zanafilla e të gjitha konflikteve dhe luftrave në botë. Ka nga ata që thonë se çlirimi i njerëzimit – liria fizike, mendore e shpirtërore – nuk është gjë tjetër veçse ëndërr, dhe kanë të drejtë, shkruan poeti Archibald MacLeish (..v1982), sepse ajo është Ëndrra Amerikane.
by dgreca

Nga Kaltrina Hoti/ U humba sot në bardhesën e pëlhurës, me brushën dhe ngjyrat të qetësoja shpirtin. U ballafaqova me disa fjalë që bënin zhurmë të madhe pa drejtim dhe asnjë qëllim të caktuar. Fillova pikturën me një ndjenjë të kujtimeve. Përpara syve që donte të futet në pikturë më erdhi gjyshja ime Lola. Më tingëllojë zëri i saj duke më thënë; “mendo tre herë para se të flasësh fjalën tënde”. Ajo sikur donte që kjo fjalë e urtësisë të shpërndahet në pikturë që përmes syrit të depërtoja në kuvend. Urtësia ky virtyt i lartë njerëzor ku pesha e fjalës zbut egërsinë më të madhe krijon personalitetin dhe autoritetin tonë. Durimi që është fillimi i urtësisë të jep rast ta njohësh diturin e përfituar në tryezën e ballafaqimit të ideve. Fuqia e urtësisë depërton përmes rrezeve të dritës dhe si një burim shprese mbledh të tjerët drejt një qëllimi të vetëm ku muret e Kullës së Lashtë stolisen me vepra. Vetë gjyshja Lolë me pranin e saj më kujtoj odën e dikurshme të burrave ku urtësia ulej në ballë. Ajo kohë mbante vulën e rendit të fjalës ku në atë odë rreth tryezës kuvendare ulej këmbëkryq e barabartë edhe gruaja bashkë me trimërinë e burrave. Urtësia për çështje madhore ishte shtylla e vendosjes. Çdo kuvendar që ka shpreh mendimin ka qenë në gjendje ta zbërthen në brendësi të fjalës së urtë, duke iu përshtat sfidës së kohës. Edhe sot ne kemi nevojë që në çdo kuvend të fjalës të përdorim aftësinë tonë të vjetër edhe pse ballafaqohemi me opinione të ndryshme por që kanë një përfundim të logjikshëm ku do fitoj fakti dhe argumenti i urtësisë. Zhurma nuk është argument, është padituri, andaj ne duhet të priremi nga urtësia të cilën duhet ta ushqejmë më libër, laps, brushë e daltë. Ne kemi nga ku të mësojmë dhe unë me këtë rast dua të citoj të madhin mendimtar Sami Frashërin ku vepra dhe fjala e tij na mëson se si të kuvendojmë në tryezën e qëllimeve madhore. Ai me një rast thotë: “Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë.”
by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
Lufta e brezave vazhdon, ajo nuk mëshiron as shoqëri, familje a “vatër”. Asgjë nuk e ndal progresin. Kjo është një e vërtetë. Por, ndërsa vitet përparojnë, edhe cilësia e teleskopit rritet, dhe njerëzit shohin a zbulojnë gjëra të reja edhe në ato që i kanë parë, ashtu si Toka që mbetet dhe tallet me njerëzit që përpiqen ta blejnë e shesin.
Vetë vazhdimi i progresit krijon probleme që nuk është në gjendje t’i zgjidhë ose nuk ka burime, dhe bëhet pengesë për progres të mëtejshëm, duke shkaktuar ngërce, trazira e revolucione në emër të progresit.
Atëherë ku eshte e vërteta? Ajo ka dy faqe; në anën e atij që adhuron dicka me të cilën është brumosur a mendja e tij është ushqyer, ose bëhet servil i më të fortit dhe pret të shpërblehet; dhe në anën e atij që i shtyrë nga logjika e pamëshirëshme e besimit a idesë, nuk për-ulet, dhe kur i thonë “pranoje!”, ai heq dorë nga gjithçka, miq, post e famë, dhe hynë në rradhë si ushtar pa-emër.
Njeriu kur shkruan është vetëm dhe me gjithë botën njëherësh, sepse asaj i drejtohet; dhe kur flet ndjehet i humbur, nuk di se ku është. Eshtë logjika që e drejton njërin në një përfundim, dhe tjetrin në përfundim krejt ndryshe – si shkrimtari që i jep librit një fund të dëshpëruar dhe deklaron, me sytë e lotët dhe duart deri në qiell, zemërimin e tij dhe rrëfimin.