Shkruan Asllan Dibrani/
Organizata “Jeta Buron” me qendër në Kosove për persona me aftësi të kufizuara,e vendosur ne objektin në fshatin Gjinoc të Suharekës, po përgatitet përmes organizatave austriake me menaxheren zonjën Ganimete Bajraktari me qëndrim te përkohshëm në Austri. Ajo jeton më shumë se 20 vite jashtë vendlindjes sipas logos së me poshtme inicioj një ide që po e shndërron në realitet:
Kjo është logoja e organizatës e cila është e përfshirëse në mbarë Kosovën me një qellim që tu delet në ndihme kësaj kategorie njerëzish për nevojat e tyre.
Me ndërhyrjen tonë gjatë bisedës me z.Ganimete Bajraktarin se ç’përmbajtje ka kjo logo, ajo na përgjigjet me sa vijon:
-Kjo është simboli “Viktoria”.
-Edhe kuptohet me figuracionet e pamjes së logos epet të kuptohet qe edhe të kjo kategori njerëzish nuk humb shpresa , por edhe “Jeta e tyre i ka rrugët e hapura”për të jetuar”. Pastaj ajo thekson se me këto tri ngjyra paraqesim simbolizime të ndryshme që gërshetohen njëra me tjetrën si për shembull.
1. Ngjyra e zezë paraqet familjet e prekur dhe të përballuara nga kjo gjendje me persona të sëmur në shtëpi.
2. Ngjyra e kuqe simbolizon ngrohtësinë që duhet të vjen në shtëpinë e të sëmurit nga ata qe e ndihmojnë dhe e organizojnë jetën e tyre më programet sipas standardeve që e kërkon shoqëria e Kosovës me një ekonomi jo të kënaqur.
3. Ngjyra e gjelbër është shpresa sinjalizuese për jetën e tyre. Shpirti i tyre duhet ushqyer me vullnet ,gëzime dhe plane jetësore ,po ashtu si natyra e gjelbëruar në kohën e beharit që lulëzon me lloj,lloj ngjyrash arome dhe bukurie.
Për familjet që janë në gjendje të trazuar shpirtërore përpiqemi qe te jemi ne shërbimin e tyre profesionalisht me qe ka të bëjë edhe me psikozën e tyre me çka personeli i ynë jemi të përgatitur në studimet e ndjekura në universitetin Vjenës në te cilën nuk do të kursehem qe atë dije ta plasoje ne të mirën e këtyre njerëzve dhe atdheut tim. Parimet tona janë qe këto familje të shndërrohen në qetësi, sadopak me synime që t’u kthehet buzëqeshja. Zonja Ganimete me që ishte rritur në një familje bujare dhe humanitare ,nga e cila atë përvojë shprehi me një gatishmëri dhe vullnet që ta ndihmoj atdheun e vet në forma të ndryshme. Aftësitë dhe shkollimin adekuat që e ka mbaruar në Austri për këtë fushë profesional me një përvojë mbi dhjet vjeçare, ajo bëri një analizë me punë praktike edhe në Kosovë, duke konstatuar një gjë shumë alarmante dhe shumë të nevojshme për ta ndihmuar këtë kategorie njerëzish me aftësi të kufizuar. Zonja Ganimete Bajraktari me punën e saj të pa lodhshme hapi aktivitetin e vet në bashkëpunim edhe me shoqata dhe personalitete të ndryshme në Austri nga e cila shfrytëzon rasti ti falënderoj përmes këtij reportazhi dhe shpreh mirënjohje për kontributin e veçantë që kanë dhënë dhe japin si:,familja Kammerlander,z.Maria Kurz,z.Helga Ilmayer ,familja Lambert,dh organizate humanitare që kanë ofruar ndihma për Kosovën.
-Ky aktivitet dhe hap i Ganimetes , afroj edhe shumë njerëz në Kosovë ,po te të njëjtës lami me profesione adekuate , hasën në mirëkuptim për hapjen e OJQ “Jeta Buron” me qendër në fshatin Gjinoc dhe selinë e cila ka në Prizren.
Pamje e objektit për persona me aftësi të kufizuara,i vendosur në fshatit Gjinoc të Suharekës
-Ma tutje zonja Ganimete thotë të gjithë me ndihmojnë që të arrihet synimi i ynë, ndihmë njerëzve me aftësi të kufizuar në Kosovën.
OJQ “Jeta Buron” më, ka bërë gjurmët e para me organizimin e kurseve të rrobaqepësisë në Kosovë. Kjo organizatë ka ndarë 9 certifikata për kurs të rrobaqepësisë. Me këtë rast u bë edhe ndarja e disa makinave qepje ndihme nga OJQ “Jeta Buron” si bashkfinancues ishte edhe kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja.
Ajo thekson ma tutje ma shumë përkrahje presim nga instucionet jashtë vendit, po ashtu edhe përbrenda Kosovës që të kemi një organizim për të shkuar ky projekt në të mirën e këtyre qytetarëve të Kosovës.
Zonja Ganimete ka kryer një serë aktivitetesh humanitare në Kosovë. Ajo ka bere grumbullimin e veshmbathjes , lodrave ,fletoreve ,ngjyrave dhe dhurata tjera për fëmijë dhe familje të ndryshme, sidomos për festat e fundvitit që i gëzoj shume fëmijët në Kosovë.
-Ajo thekson se nuk do të ndalet me kaq ,por do të përhapi aktivitetin tim edhe në Gjermani me punë konkrete ,sipas marrëveshjeve qe kemi ky projekt do të jetë i përkrahur edhe me ndihma,dhe donacione te ndryshme…Ma tutje zonja Ganimete shton edhe këtë, duke theksuar se është shumë mirënjohës ndaj
Xhemile Bajraktarit me familje dhe një rrethi shoqëror që u rreshtuan në aksione humanitare përmes organizatës sonë drejt Kosovës. Po që nuk e themi dhe nuk e falënderojmë firmën “Dibrani Transport”nga Shtutgarti i Gjermanisë, do t’i mbesim borxh me që qe morri pjesë në këtë aksion humanitar për transportin e veshmbathjeve si dhe kravatave medicional.
Për fund, s’na ngelet gjë tjetër,pos ta falënderojmë përzemërsisht zonjën Ganimete për kontributin e saj dhënë shoqërisë tonë kosovare. E urojmë edhe në të ardhmen që të ketë suksese edhe ma të mëdha. Aktiviteti i saj human dhe i nevojshëm për Kosovën,do të jete një mesazh i forte për çdo shqiptar ta ndihmojnë ketë projekt. Gatishmëria ,vullneti dhe ndihma e juaj do të na nderojnë neve si organizator të këtij projekti dhe do ta gëzojnë këtë kategori njerëzish thekson ma në fund zonja Ganimete… Për ta fuqizuar ketë ide, për zbatim në praktikë ju mund të kontaktoni drejtpërsëdrejti me zonjën Ganimete Bajraktarin përmes Email Adresës:
ganimetbajraktari@gmail.com ose numrit të telefonit edhe ne viber: 00436765036535.
Qëndrim njerëzor e fisnik, që tregon dashuri të thellë dhe kujdes për njerëzit është një fenomen madhor…Ai që punon për të mirën e njerëzimit, që synon t’i lehtësojë jetën njerëzimit e sidomos këtyre njerëzve me aftësi te kufizuara, është një vlerë dhe virtyt i madh për atë njeri , andaj edhe ky gjest dhe aktivitet i zonjës Ganimete Bajraktari mbetet një madhështi për te, si veprimtare dhe humanitare nga Austria që nuk e harron Kosovën!?.
.
Unë mund të jem edhe Atila!
Sokol Sejko, meditim/
Ese nga Xhevair Lleshi/
…Kur e dëgjova për herë të parë nuk iu besova veshëve. U trondita dhe u tremba. S’di se si m’u morën mendtë dhe psherëtiva. Ai donte një vajzë dhe për të ishte gati të bënte sakrificën që i kërkohet dashuria. Dhe iu lut. Dhe iu përgjërua. «Jo, mos e bëj këtë, shpirt! Je ende e vogël. Ti je si drita, po të prekësh kam frikë se mbetesh e verbër, sepse kurdoherë drita godet në shenjë… Nuk e beson? Po ta them tani, duke u betuar para biblës së gjakut tënd: unë mund të isha edhe Atila! Po, po. Si Atila! E ke dëgjuar Atilën? Është barbar Atila, por para se të shfaroste Romën u mendua dy herë, ndonëse vdiste përmes të puthurave dhe ringjallej sërish si një Krisht. Atila ka qenë i madh. Edhe kur kam lexuar për herë të parë librin e papërfytyrueshëm për të nuk jam përmendur dy ditë e dy net. Sepse e përfytyroja veten si ai, jo si njeri i madh, jo si barbar, jo si perandor, por si njeri. E, Atila, ky gjakpirës i pamëshirshëm, ndihej keq vetëm para vajzave, para femrës, para magjisë së gruas. O Zot, moskurrë të kem të bëjë në jetën time me një grua që të gjykojë. Do të tmerrohesha! Nuk do t’i zija më besë madhështisë së botës…»
Ajo e shihte në dritë të syrit. «Ç’po më thua Koli? Ti je që më flet? Nuk po e besoj tjetërsimin e zërit tënd. Nuk di ku të fshihem. Ndihem e zhveshur krejt nën shikimin tënd. Mos… mos fol më kështu. Ti je më i miri ndër njerëzit. Mos më gjyko. As mos më quaj dritë. Do të ndihesha keq…»
Të mbytnin pëshpërimat. Zgjatnin krahët drejt dritës efemere dhe ngushëlloheshin në morinë e ngjyrave.
«Ti më afrohesh si zjarr që djeg veten. Sepse zjarri kurdoherë veten djeg. E bashkë me të digjet edhe ajri, edhe drita, edhe gjithçka e lëndët. Ah, të vije flakën, sa mirë! Do të digjej zjarri tek unë dhe do të mbetej gjallë dashuria. Kur u shpik zjarri atëherë ka lindur edhe dashuria! Ta dish. Edhe Atila, i madhi Atila, kështu thoshte. Sidomos kur u ndizte në sy zjarrin ushtarëve dhe i hidhte në betejë. Dhe ishte i gatshëm që me një të vetëm ta fitonte betejën. Kurse betejën me dashurinë, thoshte nuk e fiton dot edhe me legjionet romake. Sepse mund të vrasësh sa të mundesh, por jo të triumfosh. Është tjetër gjë triumfi! Janë të rrallë ata që ngadhënjejnë. Po, e vërtetë është, mund të fitosh beteja të mëdha, po kur nuk fiton betejën me një grua, ke mbetur trokë, je bërë thërrime, të ka ikur drita, je verbuar, mbytesh edhe në një pikë ujë! Ah sikur të isha!…»
Rrinte-rrinte dhe merrte frymë thellë. Bukuria e tij magjike ishte shprishur. Një stuhi e brendshme nuk e linte të qetë. «E dashur, dritë që më jep frymë. E di, ata do të vijnë. S’mund të mungojnë kaq gjatë. Madje e kanë tepruar. Lojë? Ti thua është lojë? Çdo gjë ka mundësi. Por, megjithatë, unë i shoh edhe përtej dritës së mekur. Kudo që të futen. Dhe me ushtarin tim të fundit që më ka mbetur (kjo është zemra, ta them sa për ta ditur, se ti s’ke nevojë për deklarata!) do të fitoj, patjetër. Se zemra ime dashuron, të ka ty shpirt. Ajo do të ketë një jetë që s’do të jetë më! O qiell i madh. Ma kthe diellin! Me jep dritën që ma ke errësuar, që po ma fsheh. Se kjo, zemra ime, jeta ime, me këtë ndriçim hyjnor që ka, më ruan nga parajsa e adhuruar e trimave, e atyre që s’e çajnë kokën, e horrave, e përbindëshave! Parajsa e tyre e mrekullueshme dhe e qorruar nga drita e epërme. Drita e shkallimit njerëzor. E di ti se Atila mbeti qorr për një javë? Dhe ikte pa i shtrirë duart përpara, as duke kërkuar pikëmbështetjen diku, as të trembej. Si me kokë prerë, Po me dritë të prerë jo! Nuk e fsheh dot jetën time me kokë të prerë, por më fshihet në thellësi të vetvetes jeta me dritë të prerë… Zot i madh! Merr pak frymë shpirt. Mos harro të thithësh ajër, mrekullia ime! E di, e di që të trishtojnë këto që të them. Por mua më ka rënë barra më e rëndë që kam parë ndonjëherë. Po shkarkoj nga supet atë që më mban gjallë: dashurinë! Sepse kam një frikë të vetne, mos atë ma vrasin… Se Atila, për çudi, nuk e kishte atë frikë, zemër. Duket, ta them ty, sa për ta ditur, ai nuk ka pasë dashuruar! Nuk e ka njohur këtë ndjenjë, përndryshe do ta kishte pikasur brenda dritës dhe do ta kish ruajtur mos ia vrisnin. Apo e ka fshehur? Po sikur? Vërtet…»
«Ç’po thua Koli! Të ka kërthndezur dashuria. Mos! Mos u bëj kështu… Të keqen!»
«Jo! Vetëm të keqen mos më thuaj. Është shprehja e nënës sime! Ah, ajo…! Zot, sa e dua! Sa e adhuroj. E di që s’kam për ta gjetur kurrë në udhëkryqet e andejshme. Ajo, vetëm ajo të mos ishte pas meje! Më kap tmerri i dhimbjes së saj. Me trupin tim le të bëjnë ç’të duan. Le të më presin çika-çika, s’ ka gjë. E duroj. E duron vetë mosqenia ime e lëndët… Por ajo, nëna ime, jo. Si do t’i duroj unë lotët e saj? Si do t’i duroj unë mërmërimat e pafryma të zërit të saj? Si? Më ruaj Zot, nga kjo e keqe. Se unë e di që shpirti im do të endet ja këtu, në këtë fushëbetejë të ngushtë… Brenda meje, teje dhe asaj, të mrekullueshmes, më të bukurës në botë, nënës sime! Nuk e beson? Vërtet? Të ka vajtur ndonjëherë mendja tek ekzistenca e nënës sate.? Jo? Po pse? Kaq e thatë paske mbetur? Ka rrezik që ti të mos kesh nënë. E di? Jo, s’ke si ta dish sa herë jam mbështjellë rreth e qark prehrit të saj duke u munduar të mos merrja frymë dhe të dëgjoja flladin e fjalëve të saj, gjithë çfarë belbëzonte vetëm për mua. Se kështu më dukej, sikur vetëm unë gjalloja në këtë botë, e dashura ime, drita ime, fryma ime…»
«O Zot ç’të paska hipur sot? Ke temperaturë. Kam frikë se në duart e mia do mbetet hiri yt!… Buh… Tmerr! Oh ç’tmerr!…»
«Shpirt, vetëm ti e di që unë jam Atila! Jo ai perandori që endej mjegullave të Evropës, por ai që endet edhe sot si shpirt i madh në mjegullat e shpirtrave, duke u përpjekur t’i zgjojë nga hataja e madhe që sheh! Njerëzit i ka zënë gjaku. Dhe kur të zë gjaku o ngrin, o kridhesh në kasaphanë. Unë kam ngrirë, kurse ata po vijnë. Pa trok kuajsh të ndezur nga një zjarr i dukshëm të etur brenda zjarrmisë së gjakut, me sytë që u ndrijnë nga tërbimi… Dhe ti, e mira ime, një ditë, kur njerëzit të arrijnë ta shohin gjakun e vërtetë, dhimbjen dhe dashurinë, ti atëherë do t’më gjesh mua. E di, do të jesh me frymë, se do të mbaj gjallë fryma e dashurisë, e kësaj magjie të hatashme, të fuqishme dhe të zjarrtë dhe do t’më marrësh aq sa dhe si të jem, do t’më mbash paraduarsh dhe do të kthjellesh e do ta kuptosh se jam unë, Atila yt, do të jem Koli, shpirti, jeta, vreri, ngushtësia, britma, ah edhe heroi yt dhe do të bërtasësh fort, aq sa të hajë zëri yt. Kjo të jetë e vërteta. Por le të jem i tretur, unë atë çast do të marr frymë, do të bërtas bashkë me ty, duke parë nga kati i pestë, atje ku është nëna ime, atje ku e kam lënë atë. Mos është hedhur nga ai kat i mallkuar? Mos! Mbaje dorën. Kjo s’duhet të ndodh. Kështu s’i ka ndodhur as Atilës, ndonëse në sy të tij u vranë dhe vdiqën të gjithë… Zot, po sikur? Ç’është kjo fanepsje e mallkuar?…»
«Pse, pse i ke këto mendime? Nga të erdhën? Dhe… aman, mos fol me këtë zë të shuar… Asgjë s’ka për të ndodhur. Unë e di këtë. E shoh qartë…»
«Ah, veç ta shihje njeriun si dritë! Kjo do të ishte edhe gjëja më e bukur në këtë botë. Pse? Po ne nga drita jemi bërë. Me dritë shohim, me dritë dashurojmë, me dritë jepemi… Ne shohim në errësirë? Po. Ta zëmë se kjo lëndë magjike dhe e mallkuar që e ka emrin jetë, ndjeshmëri, gjallje, kjo formë shpirtërore e asgjësë, vetë kjo ka për të mbetur. Plumbi të çpon, të lë pa frymë, kurse pa shpirt jo, edhe sikur fryma të jetë një shpirt më vete. A di si e mendoj këtë gjë? Ata, ti e ke të qartë se kush, do të më shoshitin me plumba, do të më korrin, do të shohin palosjen time, rënien time, por dëshirën time, ama, nuk do ta shohin dot. Do t’m’i lidhin sytë? Le t’m’i lidhin. Unë s’dua që t’m’i lidhin, por rregulli qenka rregull dhe ata do t’m’i fashojnë, por shpirtin edhe kur të jetë shuar fryma ime e fundit, nuk do ta shohin dot. As ëndërrimin tim nuk do ta gjejnë dot. As të puthurën e fundit të sime mëje. Se të puthurat më të dashura i kemi të padukshme, zemër… Oh, ç’mendime të vrugëta fshihen pas këtij istikami të tmerrshëm. Ah, po, jeta ime, në një istikam do t’më gjesh, se në buzë të një sfrati, në krye të bregoreje, në buzë të greminës, atje të pushkatojnë… Epo tek e fundit, nga zjarri i armëve vritesh, nuk digjesh. Edhe po të digjesh në turrën e druve (Atila e kishte fort për zemër djegien, se kishte bërë bast me zjarrin, kjo ishte e gjitha) mbetesh thjesht një shpirt i përvëluar, kurdoherë i nxehtë, kurdoherë pa hi. E mendon dot këtë? Kështu, shpirt, trupin tim edhe pas njëmijë vjetësh do ta gjesh të nxehtë, në zjarrin e dashurisë së pambaruar, në hirin e puthjes së pamundur të nënës, nën vështrimin e zjarrtë dhe aq të tmerruar të tim eti. Oh, atë mos ma kujto! Jo! Nuk dua! Mondin tim, të bukurin, të mirin. Do të lumturohesha edhe atje sikur ta dija saktë se ai s’do të ketë mendime të tilla! Kurrë. Dhe do ta këshilloja, do t’ia thosha në vesh: të shkonte në vise të ftohta, se atje je i detyruar ta mbash zjarrin ndezur si nevojë dhe si argëtim, atje edhe ajri ka tjetër vlerë, atje edhe loti i drerit të pikon në shpirt, të dhemb, atje dritës ia gjen edhe ngjyrën e pamundur. Atila zhvishej lakuriq kur bënte shumë ftohtë. Shoh, thoshte, gjëra të pamundura në këtë nxehtësi kaq të ftohtë! Prandaj ka qenë aq i bukur dhe aq i paepur Atila. Prandaj atij nuk ia prishte mendjen gjaku. Ta dish prej meje. Unë gjithnjë kam lexuar të pamundurën. Dhe e pamundura është ajo që nuk arrijnë dot njerëzit, njerëzit që nuk e vlerësojnë dritën, de! Për të e kam fjalën. A nuk është të fitosh të pamundurën kur të pushkatojnë? Me siguri. Dhe ata që do ta bëjnë këtë akt të çmuar (dhe të përçmuar! Ja, edhe nga çmimi, vjen e bukura, vjen edhe përçmimi, e mallkuara!) Ata do të rrojnë gjatë. Edhe sikur dora e vetë prokurorit tonë (prokurorët janë qeniet pa dritë dhe për fat rrojnë gjatë, shumë gjatë, aq sa nuk e mendon më edhe ai që u ka jeratisur jetën, apo jo? Unë dhe ti do t’i shohim sa të vobektë do të jenë kur shpirtrat e bukur do të gjenden nga një dritë e fshehtë. Se dritën e fshehtë, jo, nuk e shohin dot. Janë të paktë ata që e dallojnë. Ata janë edhe më të mjerët e kësaj bote, po edhe më fatlumët! Ata janë njerëzit prej drite. Drita dallon dritën, i jep fuqi asaj dhe mbretëron si dashuri e paskaj. Frymë e mekur, e endur në pezhishkë të marramendjes sime të tmerruar! Sikur!… Vetëm Atila jo!…
«Sokol, ç’pate?»
«Asgjë. Nuk e sheh? Jam zvogëluar, jam bërë Gishto, sa një lajthi dhe dua të zdërhallem me të Keqen! Veç ti mos më thuaj të keqen! Do t’u thosha të gjithëve: Mos po talleni me të gjorët e njerëzve të vdekur? Do të ishte e pamundur, edhe ata nxjerrin bukën e gojës. As me mend, edhe kur je në botën e shpirtrave, atje ku do të endem edhe unë së shpejti, edhe atje do të ndihesh i vetvetes, nën dritën e tmerruar. Këtë vuajtje Atila nuk e donte. Ç’buronte prej drite, t’i kthehet asaj, thoshte ai sikur të ishte çmendur nga çmenduria e plumbave (atëherë e shpatave dhe e shigjetave!). Edhe ndër ta, rrethuar me dritë do të ketë njerëz të bukur, servilë, qelepirxhinj, njerëz të hurit, të litarit e të xhepit, njerëz që qerasin, që tradhtojnë të dashurat (edhe truallin e tyre të ënjtur nga mëshira!). Ah në ngjërofsha pakëz dritë! Do të jem i lumtur…»
«Ç’të gjeti Sokol? Sonte s’ka hënë. Vetëm kjo dritë e mekur se nga vjen…»
«Mjafton, mjafton vetëm një pikëz e mekur drite dhe ajo bëhet burimi më i madh i dashurisë, edhe i dashurisë njerëzore. Ç’po të thosha pak më parë? Ah, po. Ata, prokurorët e mi, xhelatët, gjykatësit, pushkatarët, litarmbajtësit dhe trekëndëshvënësit, të gjithë do të jenë nën hijen e një drite që djeg dhe përvëlon. Ata, thashë, do të rrojnë shumë, sepse vetëm ashtu do të shpaguajnë gjatë, gjersa t’u kruhet zëri në zgafellat e frymëmarrjes njerëzore. ATA DUHET TË SHOHIN GJALLË VEPRËN E DUARVE TË TYRE! Edhe Atila i donte shumë. U dërgonte gjithnjë të puthura të ndritshme, ndaj dhe shpirti i tyre bubërron përmbi shpuzën e urrejtjes, nën një djegie sa më të gjatë, nën llahtarën e shikimit të tyre të skuqur nga tmerri… Por… A nuk i dëgjon? (Qesh. Qesh edhe më fort.) Mbajnë një litar të trashë dhe të fortë liri. Nuk gjen askund litarë të tillë. Janë bërë cironka, janë nxirë shpirtërisht, se si i gënjen mendja të gjorët, kanë frikë se nuk më gjejnë. Më mirë t’ua tregoj që jam me ty. Ik shpirt. Ik. Më mirë të të mos gjejnë këtu. E dinë, thua? Sigurisht që e dinë. Por tani s’duhet të të gjejnë këtu me mua. Po të jap të puthurën më të shkurtër që dhuron drita. Edhe Atila kështu puthte si një fshikje drite, si fraq i hollë nën rrezen e parë të dritës. Të puthurat e ftohta të verës, nën zjarrin e një drite të pashuar, nën mugullimin e acartë e të sertë të dritës besëprerë… Sikur… Fundja le të vijnë. Po i pres që pa lindur. Më bëhet se e kam ditur këtë mungesë të vërtete që po trashet nga e Mira. Ha, ha, ha! Qesh pa zë. Qesh edhe me ulërimë. Ata po vijnë. E njëjta gjë në shekujt e zinj e pa dritë. Një Heshtje e përshëndetur nga Kotësia e fëlliqur. Atila!… A mund të isha dot si ti?… Edhe ti shpirt e ke emrin Atila. Mos thirr më Sokol! Mos! Mos! Mos!…»
Vetëtima e një drite të largët i dha dritë gjithçkaje që ndodhi. Blici i madh u shkrep dhe e ngriu përjetësisht këtë pamje të ndritshme që i xiglon gjithkujt në shpirt…
Murtaja juaj ra. Ajo, drita e jetës së amëshuar, lartësohet. Një mbrëmje sa e gjithë jeta pa djaloshin e pafajshëm Sokol Sejko. Takoj papritur prokurorin aq jetëgjatë sa s’mbahen mend vitet (jo, jo vitedritë, se në vite të tillë është Sokol Sejko!). «U gjetën eshtrat e tij?» – e pyes. Ai më sheh me sytë pa dritë, sikur vjen nga një planet tjetër. E si mund të kenë dritë sytë e tij? E kam fjalën për Atilën, e gjetët apo jo? Qyqarë! Sëmundja e dashurisë pa jetë e pa dritë! Mallkim. Ajër i nxehtë. Pa frymë. Drita endet mbi kokat e njerëzve që rrinë bashkë kurdoherë të fajshëm e të pafajshëm, brenda kolonës zanore të dashurisë…
Tiranë, më 26 janar 2016
Dr. Ibrahim Rugova, prijës guximtar e largpamës
Reflektim ne dhjetevjetorin e ndarjes nga kjo bote te kryetarit historik te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugoves (1944 – 2006)/
Nga Sadik ELSHANI-Filadelfia/*
Muaji i ftohte i janarit i lindi burra te medhenj kombit tone: Ismail Qemalin (16 janar, 1844), Isa Boletinin (15 janar, 1864), Fan Nolin (6 janar, 1882), Ismail Kadarene (28 janar, 1936) e ndonje tjeter. Poashtu, ky muaj i ftohte i mori ne amshim disa burra te medhenj te kombit tone: Heroin tone Kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeun (17 janar, 1468), Isa Boletinin (23 janar, 1916), Ismail Qemalin (24 janar, 1919), Ibrahim Rugoven (21 janar, 2006) e ndonje tjeter. Eshte pikerisht dhjetevjetori i ndarjes nga kjo bote i Dr. Ibrahim Rugoves, qe na ben te reflektojme per kete udheheqes te fazes se fundit te perpjekjeve shumeshekullore te shqiptareve te Kosoves per liri e pavaresi dhe kryetar (president) i pare i Kosoves se lire.
Qe ne fillim duhet theksuar se paraqitja e Dr. Ibrahim Rugoves ne skenen politike te Kosoves ishte nje dukuri e papare gjer atehere ne hapesiren shqiptare dhe ate ballkanike. Gadishulli qe kishte perjetuar drama, tragjedi njerezore, luftera e dhune te panderprere, thuaja gjate tere historise se tij, nuk ishte mesuar te ndeshej me nje qendrese (rezistence), levizje paqesore. Por ja qe Dr. Ibrahim Rugova solli dicka te re, solli nje qasje te re, rezistencen paqesore, rezistencen kembengulese burrerore – zgjodhi forcen e parimeve te larta morale mbi forcen e vrazhde fizike. E mosperfillen pushtuesin, e refuzuan nenshtrimin dhe ngriten institucionet, shoqerine paralele. Shqiptaret te cilet ishin rritur me trimerite e Ciklit te Kengeve te Kreshnikeve, Gjergj Elez Alise, bemat e Skenderbeut, tani po provonin dicka ndryshe, dicka te re, dicka qe nuk e kishin provuar kurre me pare. Edhe Dr. Rugova qysh nga lindja e kishte perjetuar fatin e rende te Kosoves, sepse sapo kishte lindur ai, cetniket serbe ia kishin vrare babain dhe gjyshin. Ai ishte rritur duke i degjuar keto histori dhe shume histori te tjera te dhimbshme qe ka perjetuar populli yne. Pa dyshim, edhe ngjarjet e Vitit te Madh 1968 do te kene lene gjurme ne ndergjegjen, kalitjen e karakterit te studentit te atehershem, Ibrahim Rugova. Me strategjine e tij, me filozofine e tij politike e kishte projektuar pavaresine e Kosoves, qellimin perfundimtar, endrren e popullit te Kosoves. Armiku yne, sic kishte bere gjithmone, zgjodhi rrugen e dhunes, rrugen e krimit, gjenocidit. Barbarizmi nuk mund ta perqafoje qyteterimin dhe vertet eshte shume e veshtire qe barbarizmi te luftohet, mposhtet me mjete paqesore. Por koherat tani kishin ndryshuar, Europa dhe bota perparimtare ishin zgjuar nga indiferenca e tyre, sepse armiku yne, dikur miku i tyre, e kishte mbushur kupen. Dr. Rugova ishte bere simboli, flamuri i kesaj levizje dhe me forcen e personalitetit, intelektualizmit te tij e beri te ndjeshme, e nderkombetarizoi ceshtjen e Kosoves, e gezoi perkrahjen dhe mbeshtetjen e demokracive, fuqive me te medha boterore. Por cka eshte edhe me e rendesishme, ai e gezonte perkrahjen, dashurine, respektin e pakufishem te popullit te vet. “Keshtu ka thene Rugova”, “Keshtu ka porositur Rugova” – thonin njerezit. Qyteterimi europian e boteror qe i mbeshteti, qe i perqafoi vlerat e tij te larta intelektuale e njerezore, sikur u pajtua qe te bente dicka per popullin, vendin e ketij njeriu qe misheronte paqen, mirekuptimin, harmonine ne mes te popujve dhe jo dhunen. Me perkrahjen nderkombetare, luften e Natos dhe te shqiptareve, kjo qasje e re solli dicka qe nuk kishte mundur te realizohej me heret – solli pavaresine e Kosoves. Te tjerat i ka thene dhe do t’i thote historia.
Dr. Rugova ishte udheheqesi i duhur, ne kohen e duhur, ne castin vendimtar, ne vendin e duhur. Kishte shume kohe qe vendi yne e priste nje prijes te tille, te mencur e guximtar. E quajten Gandi i Ballkanit. por ai ishte edhe Moisiu i Ballkanit, Moisiu i shqiptareve. Ai nuk i priu popullit te tij drejt tokes se premtuar, sepse ata ishin ne token e premtuar, ne token e tyre – ai i priu popullit drejt fitores se lirise, heqjes se prangave te roberise shekullore. Iishte i begatuar me tipare shume njerezore, kurre nuk e ka fyer askend, nuk e ka share askend, nuk e ka kercenuar askend, nuk ka folur keq per askend, edhe pse te tjeret e sulmonin vend e pa vend. Nuk ishte nje udheheqes megaloman e fjalebosh, por gjithmone i qete, nje intelektual i armatosur me forcen e argumentit, te vertetes. I kishte ngarkuar vetes nje qellim, nje mision te larte e fisnik: te mos merrej me te tjeret, por vetem me ceshtjet, interesat madhore te Kosoves dhe te kombit tone. Kete mund ta bente vetem nje intelektual, humanist me shpirt fisnik e zemer te gjere si Dr. Rugova, njeri qe me veprat e tij: “Strategjia e kuptimit” (1980), “Vepra e Bogdanit” (1982), “Refuzimi estetik” (1987), kishte sjelle nje qasje te re edhe ne fushen e kritikes, studimeve letrare dhe te mendimit kombetar. U ngrit mbi nivel, gjithmone i matur, i miresjellshem: “Qetesia cmohet teper edhe ne diplomaci. Kurre nuk duhet te flase njeriu me nje fjalor te rende, me nje arsenal fjalesh qe ka shtypi, gazetat. Eshte edhe nje parim tjeter: kurre nuk duhet paraqitur as vajtues as eksploziv. Duhet shtruar gjerat ashtu sic jane. Pra, nuk duhet imponuar, nuk duhet te jesh emocional, as ekskluziv, as te urrehen popujt e tjere”. Cili nga politikanet tane i permbahet sot ketij parimi themelor e kaq te domosdoshem per te komunikuar me njeri – tjetrin ne menyre te qyteteruar e njerezore?!
I brumosur me ndjenjat e atdhedashurise dhe i edukuar me nje fryme liberale perendimore, sidomos gjate qendrimit te tij ne Paris, ai ishte shembellture e intelektualit te angazhuar. Si njohes i mire i historise, letersise, kultures e tradites sone kombetare, ai e dinte fare mire rolin e pazevendesueshem qe kishin luajtur njerezit tane te ditur, sidomos Rilindesit tane mendjendritur, per lirine e Shqiperise. Ne caste te veshtira, ne caste vendimtare, intelektuali nuk duhet te prese per te tjeret, por duhet te prije. Bindjet e tij te thella atdhetare dhe realiteti i vrazhde, i eger, i padurueshem qe po kalonte Kosova, i dhane nje shtyse angazhimit te tij politik, duke u bere udheheqes, figure emblematike e levizjes per lirine e Kosoves. Per angazhimin e tij politik, ai ne vitin 1990 eshte shprehur keshtu: “Si kritik letrar e shkencetar politiken e kam percjelle, sepse kjo eshte detyre e cdo intelektuali, i cili duhet te kete qendrim te vetin politik, te pavarur nga politika ditore. Qendrimi ne Paris me ka pasuruar ne kete pikepamje, me ka ndihmuar qe te krijoj nje koncept modern per intelektualin, i cili jo vetem qe duhet te mendoje e te shkruaje per demokracine e lirine, por ne raste konkrete, kur ato kufizohen, duhet te angazhohet edhe konkretisht edhe praktikisht. E deshi situata, e rasti me gjeti ne vendin e kryetarit te Shoqates se Shkrimtareve qe te merrem konkretisht me politike, ne te cilen angazhohem per krijimin e kushteve te favorshme qe neser te kemi mundesi e liri politike te shkruaj libra sic dua, qe te jetojme edhe ne ne liri e demikraci. ky fat ndoshta na eshte paracaktuar ne intelektualeve shqiptare. Keshtu sikur vazhdojme nje tradite te shkrimtareve tane me te hershem, te cilet ne mungese politikanesh u detyruan te merren me ceshtjet e lirise se kombit”. Me tutje ai vazhdon: “Ka historiane qe thone se shtetin shqiptar e kane themeluar intelektualet. Le te na kujtohet puna e Samiut, Naimit, Vretos, Gurakuqit, Nolit, etj., dhe e shohim me te plote kete kuader”. Kete rruge, kete tradite, keto ideale te Rilindjes Kombetare ne menyren me te mire e me besnike i vazhdoi, i coi perpara edhe Dr. Rugova, i cili me plot te drejte cilesohet si Rilindesi i fundit.
Periudha e ndritur e Rilindjes sone Kombetare dhe veprimtaria e levizjes se Dr. Rugoves jane deshmi te qarta se, asnje qendrese e armatosur nuk mund te jete e suksesshme pa patur perkrah nje levzje te drejte e te forte politike, gjitheperfshirese dhe mbarekombetare, qe gezon edhe perkrahjen e gjere nderkombetare. Me veprimtarine e tij letrare, shkencore e politike, Dr. Rugova ka vendosur standarde te larta qe duhet te jene shembull per te gjithe intelektualet dhe politikanet shqiptare. Intelektualet nuk duhet te heshtin perpara sfidave te veshtira qe po kalon Kosova e koheve te fundit – nuk duhet te behen peng i politikes se dites dhe te ambicieve te tyre te semura per pushtet, duke e percare popullin, madje duke nxitur edhe dhune. Ngjarjet e koheve te fundit ne Kosove jane duke pasqyruar qart se Kosoves sot po i mungon nje intelektual, nje politikan i kalibrit te Dr. Rugoves. Po ndihet dukshem mungesa e prijesit emblematik te Kosoves, udheheqesit qe rrezatonte vlera kombetare e miresi njerezore. Njerezit si Dr. Rugova rralle paraqiten ne jeten publike e politike te nje vendi, nje populli te vogel dhe kam frike se per nje kohe te gjate nuk do te kemi nje njeri te permasave, autoritetit te tij. Nderimi me i madh qe mund t’u bejme figurave tona te ndritura, ne kete rast Dr. Rugoves, nuk jane vetem fjalet e mira qe themi per ta , por eshte perkushtimi per te ndjekur shembullin e tyre, per te ndjekur rrugen e tyre, per ta vazhduar punen, misionin e tyre. Dr. Rugova e ka bere te veten me dinjitet e perkushtim, tani radhen e kane te tjeret.
I paharrueshem qofte kujtimi per Dr. Ibrahim Rugoven dhe vepren e tij madhore!
Philadelphia, janar, 2016
*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.
NJË ORË MËSIM HISTORIE NË KULLËN E ISA BOLETINIT
Me rastin e 100 vjetorit të rënies heroike dhe 152 vjetorit të lindjes së kreshnikut të maleve shqiptare ISA BOLETINIT/
Nga Abdurahim Ashiku-Athinë/
Ishte udhëtimi i parë në Kosovë…/
Ishte hera e parë që kaloja kufirin shqiptaro-shqiptar në Morinë…
Një vit më parë e kisha kaluar në Qafë Thanë për tu ndalur disa ditë në seminarin për mësimin plotësues të gjuhës shqipe që atë vit u zhvillua në Strugë…
Qafë Thanën e kisha kaluar për herë të parë në maj të vitit 1991 si gazetar me ekipin e futbollit të Peshkopisë “Korabi”. Në atë udhëtim i kishim rënë rreth e rrotull “botës shqiptare”. Kishim udhëtuar nga Peshkopia në Tiranë, Elbasan, Qafë-Thanë, Strugë, Dibër e Madhe… Kishim bërë rreth pesëqind kilometra rrugë kur duhet të kishim bërë vetëm tetë kilometra. Të ishim kthyer në Maqellarë prej ku Dibra e Madhe është katër plus katër kilometra larg…
…Në Mitrovicë ku do të tuboheshin “dy botët” e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, mësuesit shqiptarë nga Greqia dhe mësuesit kosovarë nga Evropa shkova me monografinë “Shkolla shqiptare e Athinës-Rilindësit e kohës sonë – 2”…
…Të jesh në Mitrovicë dhe të mos shkosh në Prekaz…
… Të shkosh në Prekazin e Adem Jasharit, të përjetosh heroizmin e njerëzve që i dhanë gjak krijimit të republikës më të re në botë, Republikës së Kosovës dhe të mos u ngjitesh bjeshkëve të Bajgores e mos mbledhësh lule e t’i vendosësh në kompleksin monumental që sheh si në avion bukuritë e Kosovës…
… Tu ngjitesh atyre maleve dhe të mos i ngjitesh MALIT të historisë kosovare e mbarë shqiptare Boletinit të Isës…
Në atë udhëtim do të merrja leksionin më të madh të jetës sime…
Nga ai leksion po shkëpus njërin nga zarfi i mbushur kompjuterik, “Kosova në shpirtin tim…”
Për tu ngjitur në Boletin i ramë rrugës siç i ramë asaj në majë të vitit 1991, udhëtimit për në Dibër të Madhe…
Rruga e shkurtër, e asfaltuar për Boletin, ishte e bllokuar nga serbët siç ishte bllokuar atëherë rruga e Dibrës së Madhe nga Jugosllavia në shpërbërje…
Udhëtuar rrugë pa rrugë me autobusin e rëndë…
Ndaluam tek një burim uji për të mbushur grushtet e për të pirë ujë nga “Çezma e Isës”…
Një e përpjetë disa metra dhe u gjendëm në oborrin e kullave të Isa Boletinit, në oborrin e historisë shqiptare.
Mbi gurët “ciklopikë” të themeleve të kullave-kala të rrënuara nga gjylet e osmanëve dhe serbëve, të gjithë, një nga një e në grupe, nuk mund të mos fiksonin momentin e shumëpritur.
Nuk mund të rrija pa iu lutur dikujt që edhe unë, ulur mbi gurin e rëndë të murit të merrja kujtimin e asaj dite së bashku me bashkëshorten time, mësuese nismëtare për gjuhën shqipe në Greqi…
Një nga një të gjithë iu ngjitën shkallëve të drunjta të kullës që quhej “haremi” i Isë Boletinit, apo shqip “shtëpia e grave” të Boletinëve…
Më pas, ndërsa dielli kishte humbë tej maleve e mbrëmja kishte rënë, ulur në shkallë të gurta do të fiksoja disa fotografi dhe një zë në shiritin magnetik…
Nuhi Gashi, drejtuesi i mësimit të gjuhës shqipe në diasporë në ministrinë e arsimit dhe teknologjisë të Kosovës tha…
“…Do të bëjmë një orë historie këtu…”
dhe në vijim, për të na prezantuar para mikpritësve…
“…Këta janë mësues shqiptarë që punojnë në të gjithë planetin tokë…”
Fjalën e mori stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini…
***
Së pari ju falënderoj për ardhjen. Unë quhem Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit. Do t’ju tregoj pak a shumë për historinë e këtij vendi.
Kulla atje poshtë, në ato gërmadha, ka qenë kullë e ndërtuar në kohën e babagjyshit të Isait, Mërselit. Kur kanë filluar luftërat për çlirimin e atdheut Isai atë kullë e ndërtoi në mënyrë strategjike. Një gur i asaj kulle është një metër i gjanë dhe një metër i lartë.
Ajo kullë është djegë shtatë herë…
Një herë në kohën e babagjyshit të Isait…
Një herë në kohën e babës së Isait…
Pesë herë në kohën e Isait…
Tri herë prej turqve…
Katër herë prej serbëve…
Dhe ajo kullë më nuk është ndërtuar asnjëherë…
Kjo kulla këndej ka qenë kulla e grave…
Është ndërtuar në vitin 1912…
Në këtë kullë gratë tona kanë gatuar për bashkëluftëtarët dhe luftëtarët e tjerë të këtij rajoni…
Në vitin 1947 familjes Boletini i sekuestrohet e gjithë pasuria që ka pas. Djemtë e Isait ishin antikomunistë. Keni dëgjuar për Adem Boletinin, Pajazit Boletinin dhe djemtë e tjerë që kanë qenë shkolluar në shkollat ma të mira të Evropës. Në vitin 1947 familja shpallet armike prej komunizmit dhe i zaptohet e gjithë pasuria.
Kjo shkollë prej vitit 1947 e deri në vitin 1963 i ka shërbyer këtij rajoni. Nga kjo shkollë sot kemi mjekë, inxhinierë, deputetë të Kuvendit të Kosovës…
Me planin e Atihisarit Kulla e Isa Boletinit qeveriset drejtpërdrejt prej qeverisë së Kosovës…
Do të hapet muzeu dhe së shpejti do ta sjellin gjyshin tonë atje ku e meriton, atje ku i ka dalë koka për herën e parë…
Kryeministri Thaçi ka premtuar se do të bëjmë një rivarrim që do të mbahet mend në historinë e shqiptarisë…
Familja e Isës është në Shqipëri. Janë djemtë e Adem Boletinit. Është djali i Tafil Boletinit, Ali Boletinit. Kemi në Bosnje…
Jemi vetëm unë e baba momentalisht në Mitrovicë…
Eshtrat e Isa Boletinit janë në Mitrovicë. Kryesorja është se Isën e kemi në Mitrovicë.
Bëhen shumë pyetje…rreth manastirit, tokë e Boletinëve, për rolin e grave, për origjinën e Boletinëve nga Deçani dhe Isniqi ku në atë kohë janë shpërngulur 180 familje…
Ai “leksion” i shkurtër, i gjallë, i përcjellë nga stërnipi që mban gjallë emrin dhe jetën e të parëve të tij në trojet e buletineve na zgjoi të gjithëve kërshërinë për të mësuar më shumë për Divin e Madh të trimërisë kosovare e mbarë shqiptarë, Isa Boletinin…
***
Isa Boletini lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës më 16 janar 1864. Fati e solli që po në atë muaj të vitit 1916, tashmë në moshën 52-vjeçare të vritet në pabesi së bashku me njerëzit më të afërt të tij, dy djemtë, dy nipat e tre bashkëluftëtarët që nuk iu ndanë deri në rrahjet e fundit të zemrës. Në këtë hark kohor të moshës së tij të prerë, 35 vjet Isa Boletini i vuri në shërbim të atdheut e të kombit i lidhur me një nga drejtimet më themelore të lëvizjes kombëtare shqiptare, me luftën e armatosur për çlirim dhe bashkim kombëtar.
…
Athinë, Janar 2016
Armata e pathyeshme..!
Paralele dramatike)
Nga Rexhep KASUMAJ/
Berlin, kallnor 2016/
1.Mendjelashti Plutark mësonte se në Greqinë antike, ambasadori i mbretit cilësohej në mirëbesim si vetja tjetër e tij…
Në fakt, kjo është tema e qenies imagjinare të Kipcit që, duke patur fatin të hyjë në laboratorin e magjisë krijuese të Borges-it, ka prekur pavdeksinë.
Më pas, ndër vite shtegëtimi të mugët, Kipci do të ketë ndikuar shëmbëllesa të tjera inspirative për dijetarë, filozofë e poetë. Ndërsa tek Pitagora, ndaj, miku është vetja e dytë, tek skocezët, ndërkaq, – është hija që fton njeriun n’takim me vdekjen e vet…
Mirëpo, natyrisht, përveç misionit diplomatik të sovranit, do t’më impresiononte, poaq, dhe Kipci i Allan Po-së (tregimi:” Uilliam Uillsoni”), që s’ishte pos ndërgjegja e heroit vetë…
2.
Po kje, prandaj, n’fillesë shestimi për një paralele të trishtuar, një regjim i pasmijëra vitesh kaq obskur, brutal e i njitur fatalisht për fron – aherë, gjithnjë brënda logjikës së kipcit, a s’është dhe korpusi diplomatik (me rregullin e përjashtimit ) i tillë: vetja tjetër e tij?
Mirëpo kodi kipcian, i riardhur njëj trajte të veçantë në rropamat e kohës, vijon tutje praninë dhe plojën makabre. Ai qenkësh, pra, ndërgjegja e heroit, thoshte Po, veçse tani në miljeun kosovar, kryeçështja është: i cilëve heronjë vallë? Përgjigja, për dallim nga mistika e sipërme hijerore, është e thjeshtë, profane dhe krejt tokësore. Nuk i përket të rënëve, sepse ata morën me vete atë, pa mundur ta vënë n’sprovën e netëve të amullta republikane. Rrjedhimisht, del të jetë ndërgjegja e të gjallëve që kanë grabitur këtë aureol dhe me stolinë e tij verbuese, plangprishin e rrënojnë…Por rrëzoma, mjerisht, ende s’ka të sosur.
Veçanësia është, njëmend, e denjë për këtë përskajim të vështirë. Rrallëkund të jetë totalizuar paraqitja e tij si në përditësinë e këtij shteti të pajetuar. Ata, si të mos mjaftonte damka e tyre, kanë prodhuar patericat ndihëse e kolosale – kipcat e tyre serikë, vetjet e tjera, në të gjithë rrathët e gjallimit…Dhe qëmtojnë, micërrojnë e gërryejnë gjithçka, posi armata e pathyeshme e brejtësve…E për të fortifikuar jetëkapjen kapërthyese, janë kacavjerrë e shtrënguar fort pas selive të tyre, publike e virtuale, në instancat e Politikës dhe në tempujt e Dijes. Të interferuar prorë – të parët, kultivojnë Idenë e mashtrimit, e të dytët, si për të bërë levën e saj mbajtëse, predikojnë zelltarisht Kulturën e nënshtrimit!
Duke qenë, pra, kreativisht komplementarë në ngasjen për mbijetesë, të dy palët bashkë bëjnë një organizëm unik e të sofistikuar për orët fatkeqe që mbajnë të tyren vulë të autorësisë.
3.
Ndoshta pikërisht ky nyjëtim, qëndron në thelbin e shkakësisë komplekse pse njerëzia që s’mund ti shohë ose arrin ti durojë, mbetet heroikisht jashtë statusit të një kombi të etabluar historik. Por, nëse pazotësia për ti parë është një mallkim hyjnie, mbanë tjetër, zotësia komode për ti duruar bindshmërisht – është një prirje robnie..!
Në mbyllje fare, në ndjekje t’një tagri të kryehershëm, aherë kur gjithëçka ngjan e mbaruar, e ngrirë përtej moteve e brezave, do jetë vetë hija, Kipci i bukur skocez që do ti josh ata në takim me vdekjen e vet..!
- « Previous Page
- 1
- …
- 395
- 396
- 397
- 398
- 399
- …
- 607
- Next Page »