• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Së bashku për vitalizmin e VATRËS!

January 16, 2018 by dgreca

FIGURA TË NJOHURA TË ARTIT DHE BIZNESIT SHQIPTAR THELLOJNË ANGAZHIMIN NË VATËR/

1 Gezimi11 ok Frederik1 elmi ok1 Simoni

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA ka kënaqësinë të njoftojë se:

  1. Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh” ka pranuar të jetë Këshilltar për Çështjet Artistike dhe Kulturore.
  2. Frederik Ndoci “Mjeshtër i Madh” ka pranuar të jetë Koordinator i Përgjithshëm i Veprimtarive Artistike.
  3. Elmi Berisha, President i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare për SHBA ka pranuar të jetë Këshilltar për Zhvillimin Ekonomik.
  4. Simon Qafa, pinjoll i familjes së njohur Qafa, Vatran dhe aktivist i respektuar në SHBA, ka pranuar të jetë Anëtar i Këshillit të Federatës.

Federata VATRA falenderon përzemërsisht personalitetet e mësipërme, të cilët janë njëkohësisht edhe antarë të saj prej vitesh dhe i shpreh mirënjohjen dhe besimin e plotë në ushtrimin e detyrave të reja.

Së bashku për vitalizmin e VATRËS.

Filed Under: Featured Tagged With: dritan Mishto, Elmi Berisha, Frederik Ndoci, Gezim Nika, Simon Qafa

Eshtë vrarë në Kosovë politikani serb Oliver Ivanoviç

January 16, 2018 by dgreca

– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dënon ashpër vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” në veri e vendit, Oliver Ivanoviç/

3 Ivanoviq

-Ambasadori Delawie: Nxisim të gjitha palët që të shmangin retorikën e rrezikshme dhe të mbesin të qetë në këtë kohë të ndjeshme/

Ivanoviq

-Media e Beogradit raporton se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka ftuar për sot në mesditë “mbledhje urgjente të Këshillit  për siguri kombëtare”/

1 Ivanoviq 2

 –BBC: Liderët e Beogradit po tentojnë të fajësojnë shqiptarët për vrasjen e Ivanoviqit/

1 ok Oliver

PRISHTINË, 16 Janar 2018-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/

Në veri të Kosovës është vrarë sot në mëngjes politikani serb Oliver Ivanoviç. Sipas medias serbe Ivanoviç është qëlluar “me pesë plumba nga prita” në hyrje te shkallët para zyrës së partisë së tij dhe sulmuesit kanë ikur nga vendngjarja me një veturë. Ndërkohë njoftohet se është gjetur një veturë e djegur.

Media e Beogradit raporton se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka ftuar për sot në mesditë “mbledhje urgjente të Këshillit  për siguri kombëgtare”.

PRESIDENTI THAÇI DËNON VRASJEN E OLIVER IVANOVIÇIT, KËRKON TË ZBARDHET SA MË SHPEJTË RASTI

 Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dënon ashpër vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” në veri e vendit, Oliver Ivanoviç.

“I ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka apeluar te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje.

DEKLARATË E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër aktin e vrasjes me armë zjarri të politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, përpara selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se akti i vrasjes së Oliver Ivanoviqit sfidon sundimin e ligjit dhe çdo përpjekje për të vendosur rendin në gjithë territorin e Kosovës.

Dhuna është e papranueshme pa marrë parasysh nga kush vjen dhe ndaj kujt drejtohet.

Qeveria fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit dhe njëkohësisht nga mekanizmat e sigurisë kërkon që të kapin autorët e krimit dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë.

KOMUNIKATË PËR MEDIA E POLICISË SË KOSOVËS

Policia e Kosovës dërgoi këtë komunikatë për media: Rreth orës 08:10 min, në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, është regjistruar një incident me përdorim armë zjarri, me ç’rast persona deri më tani të panjohur kanë shtënë në drejtim të z. Oliver Ivanovic, i cili fillimisht është plagosur në afërsi të zyrës së tij të punës.

Viktima është dërguar në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës për reanimim, ndërsa mjekët kujdestarë kanë konstatuar vdekjen e tij.Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje ndërsa këqyrja e vendit të ngjarjes është në vazhdim e sipër. Në vendngjarje janë gjetur prova materiale të cilat do të përdoren në procedurën e mëtejme hetimore.

Gjithashtu, rreth orës 09:15min, në rrugën “Vojvode Putnika” në veri të Mitrovicës, është lokalizuar një veturë private e markës “Opel Astra”, pa targa të regjistrimit, të cilës paraprakisht i ishte vënë zjarri, ndërsa Policia dyshon se mund të jetë e lidhur me rastin e vrasjes.

Për të gjitha rrethanat e rastit dhe veprimet e ndërmarra të Policisë është informuar prokurori i Shtetit, i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka dalë në vendngjarje.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen e personit/ave të dyshuar para organeve të drejtësisë.

MEDIA:KUSH ISHTE OLIVER IVANOVIÇ?

Oliver Ivanoviq fatkeqësisht nuk u mbijetoi plagëve, deklaroi drejtori i Spitalit në Mitrovicën veriore, Millan Ivanoviq, transmeton Koha.net.

Ai shtoi se Oliver Ivanoviqit nuk mundi t’i ndihmojë dhe se ai ndërroi jetë nga disa goditjet në pjesën e epërme të trupit.

Ai ka paralajmëruar se më shumë hollësi do të jepen në konferencën e shtypit të orës 10 e 30.

Mediat lokale në gjuhën serbe dhe ato të Beogradit raportojnë për shokun që ka shkaktuar vrasja e liderit të Iniciativës Qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”. Oliver Ivanoviqit u vra sot në orën 8 e 15 minuta, deri sa po hynte në ambientet e partisë që drejtonte, në pjesën veriore të Mitrovicës, transmeton Koha.net.

Raportohet se në vendin ku ka ndodhur vrasja janë gjetur katër gëzhoja plumbash të revoles, që u përdor me shurdhues, ndërsa vetura “Opel Astra”, nga e cila u shti derisa ishte në lëvizje dhe me të cilën ka ikur dorasi, u gjet e djegur më larg nga vendi i vrasjes.

Po ashtu theksohet se urgjencën e kishte thirrur një fqinje që kishte dalë për të blerë bukë.

Ksenija Bozhoviq nga Iniciativa Qytetare ka deklaruar se Policia e Kosovës ka bllokuar zonën ku ka ndodhur vrasja.

Oliver Ivanoviq ka lindur më 1 prill të vitit 1953 në fshatin Rëzniq të Deçanit. Shkollën fillore dhe atë të mesme të Makinerisë-teknike e ka mbaruar në Mitrovicë. Ka qenë kadet i Akademisë Ushtarake të Zagrebit, por të cilën e braktisi pas tri vjetësh. Ndërkohë kreu Fakultetin e Makinerisë në Mitrovicë, ndërsa në Prishtinë ka diplomuar edhe në Fakultetin Ekonomik.

Ivanoviq ka punuar në ndërmarrjen transportuese “TransKosova” në Mitrovicë, në Fabrikën e pllakave të qeramikës “Mozaik” dhe në përfaqësinë e kompanisë “Hepok të Mostarit (BeH). Nga viti 1991 deri më 1998 ishtre në krye të Qendrës Sportive në Mitrovicë.

Postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të kompanisë “Feronikel” në Drenas e ka ushtruar në periudhën deri më 2004, kur bëhet drejtor i, siç e quajnë mediat serbe, Shërbimit Kombëtar për Punësim në Kosovë e Metohi.

Kur më 1999 u formua Këshilli Kombëtar Serb, Ivanoviq bëhet kryetar i Këshillit Ekzekutiv për Kosovën veriore. Nga kjo pozitë u largua më 2001. Kur qeveritë e RFJ dhe të Serbisë formuan Qendrën Koordinuese për Kosovë e Metohi, zgjidhet shef i Shërbimit për zhvillim ekonomik dhe rekonstruksion. Nga viti 2008 ndodhej në postin e sekretarit shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovë e Metohi. Ishte anëtar i Partisë Socialdemokrate që tash nuk ekziston. Ishte instruktor dhe refer ndërkombëtar i karatesë. Ka qenë edhe instruktor i klubit të karatesë “Trepça”

Ka qenë i martuar dhe baba i tre djemve, – transmetojnë biografinë e tij mediat serbe.

Pas akuzave për krime lufte mbi shqiptarët në Mitrovicë , Ivanoviq kaloi tri vjet në arrest dhe qe dënuar me 9 vjet burgim. Ndërkohë, instancat përkatëse gjyqësore e lanë të mbrohet në liri, rikujton Koha.net.

SSP Tanin dënon ashpër vrasjen e Oliver Ivanoviçit
16 janar, 2018 – Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin, është tronditur nga vrasja e Oliver Ivanovic – udhëheqës i initciativës qytetare Liri, Demokraci, Drejtësi – afër zyrës së tij në Mitrovicë të Veriut sot në mëngjes, dhe dënon ashpër këtë akt.
Ai beson që organet hetuese do të punojnë shpejtë dhe në mënyrë efektive, duke siguruar që të gjitha agjencitë ndërkombëtare në terren janë të gatshme për të mbështetur autoritetet në çfarëdo mënyre që mund të ndihmojnë në kapjen e shpejtë të atyre që janë përgjegjës për këtë krim.
“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe ato të gjithë familjes së OKB-së, familjes dhe miqëve të Z. Ivanovic,” tha Tanin.

***

Ambasadori i SHBA në Kosovë dënon vrasjen e Oliver Ivanoviç

-Delawie: Nxisim të gjitha palët që të shmangin retorikën e rrezikshme dhe të mbesin të qetë në këtë kohë të ndjeshme/

PRISHTINË, 16 Janar 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie deklaroi sot se e dënon në mënyrën më të fuqishme të mundshme vrasjen e dhunshme të Oliver Ivanoviçit në mëngjesin e sotëm, dhe shpreh ngushëllimet më të thella të ambasadës për familjen e tij.

“Thërras në të gjitha institucionet e drejtësisë të Kosovës – veçanërisht tash që policia, prokurorët dhe gjykatat janë të integruara – që të hetojnë këtë incident shpejtë dhe profesionalisht, dhe që të bijnë kryerësit para drejtësisë. Nxisim të gjitha palët që të shmangin retorikën e rrezikshme dhe të mbesin të qetë në këtë kohë të ndjeshme, dhe të ripërkushtohen për të vazhduar punën drejtë normalizimit të marrëdhënieve dhe përmirësimit të jetëve të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë”, shprehet ambasadori amerikan në Prishtinë.

January 16, 2018

Ambassador Delawie’s statement on the murder of Oliver Ivanovic

I condemn in the strongest possible manner the violent killing of Oliver Ivanovic this morning, and extend the Embassy’s deepest condolences to his family.  I call on all Kosovo’s justice institutions – especially now that police, prosecutors, and courts are integrated – to investigate this incident swiftly and professionally, and bring the perpetrators to justice.  We urge all sides to avoid dangerous rhetoric and remain calm at this sensitive time, and recommit themselves to continue the work toward the normalization of relations and improvement of the lives of the citizens of Kosovo and Serbia.

DEKLARATË E KRYETARIT TË KUVENDIT TË KOSOVËS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dënon vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, si dhe ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq.Kryeparlamentari Veseli beson se organet e drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore që ky rast i rëndë të zbardhet sa më shpejtë dhe që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.

BBC: Liderët e Beogradit po tentojnë të fajësojnë shqiptarët për vrasjen e Ivanoviqit

Korrespodenti i BBC-së nga Beogradi, Dejan Aleksijeviq, gjatë një raportimi direkt, ka thënë se vrasja e Ivanoviqit mund të jetë e ndërlidhur me mafien.“Duket vrasje tipike mafioze. Ivanoviq ka pasur shumë armiq. Ka qenë figure kontroverse”, ka thënë ai, raporton Koha.net.Tutje, Aleksijeviq ka theksuar se Beogradi zyrtar po tenton që për këtë vrasje të fajësojë shqiptarët.“Liderët e Beogradit po tentojnë të fajësojnë shqiptarët por dihet mirëfilli që veriu i Kosovës kontrollohet 100% nga serbët”, ka theksuar ai gjatë raportimit direkt në lidhje me vrasjen e politikanit serb në Veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq.

Filed Under: Featured Tagged With: Oliver Ivanoviq, politisant Serb, Vritet ne Kosove

Gjergj Kastrioti Skenderbeu, përcaktues i rrugës së shqiptarëve

January 15, 2018 by dgreca

1 -550 vjet-Në Kosovë nisin aktivitetet e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut/

1 Shtatorja-Kryeministri Ramush Haradinaj: Gjergj Kastrioti ishte ndër të parët në Ballkan, që vizion e kishte rreshtimin me Perëndimin dhe ishte përcaktues i rrugës të cilën shqiptarët do ta ruajnë në vazhdimësi/

1 Ramushi ne qender

-Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova nw 28 Nëntor 2001:Sot është një ditë e madhe për Kosovën, sepse po e përurojmë monumentin e Heroit Nacional të shqiptarëve në Prishtinë. “Shumë gjenerata të mëparshme si dhe gjenerata jonë e kemi ëndërruar këtë ditë. Gjeneratat e reja, fëmijët tanë do të rriten me Skënderbeun, do të rriten me Heroin e vet dhe me fat të rinjve të Kosovës/1 front of

PRISHTINË, 15 Janar 2018-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Kosovë nisën aktivitetet e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, të shpallur në 28 Nëntor 2017 në Vlorë, në 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, pas mbledhjes së katërt një ditë më parë të dy qeverive, në Korçë. Në mbrëmjen e sotme, në Biblioteka Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe me pjesëmarrjen e tij, u mbajt Ora e Madhe Letrare “Ora e Gjergjit”, në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.1 Ramushi2

Në këtë manifestim morën pjesë artistë, shkrimtarë dhe personalitete tjera nga fusha e kulturës.“Gjergj Kastrioti – Skënderbeu u përket shqiptarëve por edhe ballkanasve tjerë, sepse ai u përkiste tre feve, ndërsa kronistët thonë se fliste gjuhët e Ballkanit”, u shpreh kryeministri.Gjergji ynë, vijoi ai, është pararendës i multikulturalizmit dhe multifetarizmit, që sot janë vlera të përbashkëta, por ideali i tij ishte liria e kombit.

“Hyjnitë ua falën arbërorëve Gjergjin për t’i frymëzuar, për t‘ua ndezë zjarrin e guximit, për të vepruar pareshtur për të mbajtur gjallë patriotizmin shqiptar, deri në pavarësinë e Shqipërisë dhe për ta sjellë edhe pavarësinë e Kosovës”, theksoi Haradinaj.Ai tha se, me manifestimin “Ora e Gjergjit” po nisemi në rrugëtimin epik përgjatë Vitit të Skënderbeut, sepse ideja e luftës për liri na bën bashkë dhe na mban në këmbë edhe sot pas 550 vjetësh.

“Gjergj Kastrioti ishte ndër të parët në Ballkan, që vizion e kishte rreshtimin me Perëndimin dhe ishte përcaktues i rrugës të cilën shqiptarët do ta ruajnë në vazhdimësi”, tha kryeministri i Kosovës.
Ai vijoi se, Gjergj Kastrioti ishte dhe vazhdon të mbetët fija e artë që na lidhë me aleatët tanë të përhershëm, por që na u gjendën edhe në ditët e vështira dhe me të cilët jemi edhe sot.“Gjergji na është bërë mburojë, përkrenare ndër shekuj, dhe inspirim për ta ruajtur lirinë kombëtare edhe me çmimin e jetës.Duke ju falënderuar të gjithëve, ju uroj Vitin e Gjergj Kastriotit!”, përfundoi kryeministri Haradinaj.Në manifestim, Shoqata kulturore artistike “Mirdita” kryeministrit Haradinaj në shenjë mirënjohje i ndau stemën e parë të shtetit të Arbrit, flamurin kombëtar shqiptar dhe numrat e plotë të revistës “Mirdita”.Në 17 janar në Prishtinë do të bëhen homazhe te Shtatorja e Skënderbeut, do të mbahet një akademi, do promovohen dy pulla postale të Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë, ansambli kombëtar “Shota” do mbajë një koncert  dhe do hapet ekspozita e piktorëve “55 portrete për 550 vjetorin”.Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 12 janarit 2018 formoi komisionin ndërministror për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Komisioni është i mandatuar t’i bëj të gjitha parapërgatitjet si dhe axhendën e shënimit të këtij jubileu.

***

ARKIV-28 Nëntor 2001: Sot në Prishtinë u bë përurimi i monumentit të Skënderbeut

M.Krasniqi: Skënderbeu do të mbetet frymëzim, prijës e udhërrëfyes i të gjitha brezave të sotëm e të ardhshëm

PRISHTINË, 28 Nëntor 2001 (QIK) – Sot aty rreth orës 15,30 u bë përurimi i monumentit të Skënderbeut në qendër të Prishtinës, në ditën e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ku që nga orët e mëngjesit ishin tubuar me dhjeta mijëra qytetarë të Prishtiëns, Kosovës dhe viseve të tjera etnike shqiptare dhe nga diaspora.Duke folur para mijëra qytetarëve të tubuar, kryetari i Këshillit organizativ për ngritjen e monumentit të Skënderbeut akademik Mark Krasniqi.Pasi përshëndeti dhe uroi të gjithë pjesëmarësve qëndrim të këndshëm dhe të paharrueshëm në Prishtinë në përurimin e monumentit të Heroti tonë Kombëtar, Mark Krasniqi tha se “sot po përurojmë me respekt e devocion, me mallëngjim e dashuri ndaj stërgjyshit tonë të lavdishëm e të pavdekshëm, ndaj babait shpirtëror të kombit shqiptar”.Në vazhdim tha akad.Krasniqi tha se do t’i drejtohet me një përshëndetje Heroit Kombëtar: “Mirëse erdhe në mesin tonë o i madhi Skënderbe”!

“Kaluan shumë shekuj që të presim me përmallim e dashuri me lot të zemrës e me shpresë të pashuar. Por padrejtësia historike ndaj popullit shqiptar ta preu rrugën e Dardanisë sonë antike, rrugës së Kosovës së sotme kreshnike. Ti ke qenë gjithmonë gjallë në shpirtin e zemrën e të gjitha gjeneratave tona gjatë gjithë këtyre 533 vjetëve, që na ndajnë fizikisht prej Teje”, theksoi akad.Krasniqi.Në vazhdim ai tha: “Ti sot erdhe në Kosovën tënde, e cila ende nuk i ka shëruar plagët e rënda të robërisë shekullore. Por megjithëse e plagosur, e djegur, e shkatërruar, Kosova sot qëndron në këmbë pa okupatorin, duke bërë hapat vemdimtarë drejt lirisë dhe pavarësisë së plotë për çka kemi luftuar shekuj me radhë deri në ditët e sotit të frymëzuar e të përkrahur nga heroizmi Yt i pashoq nga idelai Yt dhe yni kombëtar për të qenë të lirë dhe zot në shtëpinë tonë”.Pasi foli për bëmat e Skënderbeut kundër hordhive otomane dhe u bë digë e pathyeshme e regjimit shkatërrues aziatik, akademik Krasniqi përkujtoi fjalët e thëna për Skënderbeut nga të huajt.Në vazhdim z.Krasniqi tha: “Ti je krenaria jonë, Ti i bashkove i e pajtove në Kuvendin e Lezhës të gjithë krerët e prijësit shqiptarë, lidhe besën shqiptare për të mirën e kombit, për lirinë e Atdheut, duke u dhënë shembull brezave të ardhshëm për bashkim e bashkëpunim…Në Ty pasqyrohen të gjitha vyrtytet e larta të traditës sonë të lashtë kombëtare. Ti ke qenë dhe do të mbetesh përgjithmonë frymëzimi, prijësi, udhërrëfyesi i të gjitha brezave të sotëm e të ardhshëm në rrugën e ndershme të realizimit të të drejtave dhe aspiratave të tona për liri, pavarësi, demokraci dhe tolerancë, për një jetë më të lumtur dhe më të qetë në trojet tona etnike”.3Mark ok

Mark Krasniqi në përfundim të fjalës së tij tha: “Ti nuk i takon vetëm popullit tënd shqiptar, ti je personi më i madh i merituar i mbarë botës liridashëse të civilizuar. Ti je një ndër nejërëzit më të mëdhenj të shekullti 15, siç është Nëna Tereze gruaja më e madhe e shekullti 20. Mirë se ke ardhur në mesin e vëllezëve Tu”!Pastaj akademik Krasniqi foli për vetë monumentin i cili është kopje e atij që gjendet sot në Krujë, vepër e skulptorit Janaq Paço si dhe për kontributet që u dhanë për ndërtimin e monumentit të Skënderbeut në Prishtinë.

Dr. Ibrahim Rugova: Gjeneratat e reja dhe fëmijët tanë do të rriten me Skënderbeun

 Një falë përuruese e mbajti edhe Dr. Ibrahim Rugova, kryetar i LDK-së. Ai para mijëra qytetarëve të Prishtinës, Kosovës, territoreve etnike shqiptare dhe shqiptarëve që kishin ardhur enkas për këtë ngjarje nga diapsora iu drejtua:”Zonja dhe zotërinj, qytetarë të nderuar të kryeqytetit, qytetarë të nderuar të Kosovës, mysafirë të nderuar nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Presheva, të nderuar miq ndërkombëtarë dhe përfaqësues diplomatik në Prishtinë.Sot është një ditë e madhe për Kosovën, sepse po e përurojmë monumentin e Heroit Nacional të shqiptarëve në Prishtinë. “Shumë gjenerata të mëparshme si dhe gjenerata jonë e kemi ëndërruar këtë ditë. Gjeneratat e reja, fëmijët tanë do të rriten me Skënderbeun, do të rriten me Heroin e vet dhe me fat të rinjve të Kosovës”, tha Dr. Ibrahim Rugova.”Do të ndiehen edhe më të qetë edhe dëshmorët e shumë brezave dhe ata të luftës së fundit për liri dhe pavarësi të Kosovës. Sot Kosova është e lirë, e bënë të lirë nipat dhe miqtë e Skënderbeut. Gjergj Kastrioti ndihet i lumtur për lirinë e Kosovës, të Dardanisë antike.Ndihet i lumtur, sepse miqtë e tij janë në Kosovë dhe me Kosovën, se Kosova dhe shqptarët po bashkohen e integrohen në botën perëndimore, aty ku e kanë vendin. Në atë botë, që e mbrojti me dinjitet dhe hapi perspektiva për shekujt e rinj evropianë e perëndimorë, për prosperitetin e civilizimit njerëzor”.”Shekuj me radhë Skënderbeu ishte simbol i lirisë dhe i pavarësisë për shqiptarët, ishte simbol i lirisë dhe i pavarësisë për Kosovën. Poashtu, shekuj me radhë Skënderbeu ishte simnol i lirisë dhe pavarësisë për shumë popuj evropianë dhe të botës. Ishte simbol edhe për lirinë dhe pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai e vazhdon këtë mision edhe sot”, theksoi Dr.Rugova.Në vazhdim ai tha: “I nderuari profesor Krasniqi, ju falemnenderit për angazhimin tuj, që në Prishtinë e ngritet këtë monument, e kryet edhe një punë që i ka hije profesorit. Falenderoj edhe udhëheqjen komunale të kryeqytetit, që përkrahu angazhimin e profesor Krasniqit dhe të gjithë ata që kontribuan, pra TMK-ja, pastaj të tjerët që i përshendeti profesor Krasniqi që e sollën monumentin, apo shtatoren e Skënderbeut në Prishinë, që e kemi këtu para nesh.Me fat Prishtinë, me fat Kosovë, zoti e bekoftë Skënderbeun siç e ka bekuar. Zoti e bekoftë Kosovë, ju falenderit dhe urime për monumentin e Skënderbeut. I nderuari profesor e solla kët copë ari që ta vendosni në monumentin e Skëndebeut një copë ari-kristal të Kosovës.Ky është një ari natyral i kristaleve të Kosovës. Ju falendroj shumë juve qytetarë që keni ardhur ta ndani gëzimin së bashku këtu në Sheshin Skënderbe të kryeqytetit të Kosovës sonë ta dashur. Me fat”, tha në fund të fjalës së tij Dr.Ibrahim Rugova.Pastaj akademik Mark Krasniqi ia dorëzoi këtë objekt madhështor kryetarit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Salih Gashi. Ndërkaq, Sali Gashi në fjalën e tij të rastit tha: “Më në fund erdhi edhe ky monument i shumëpritur dhe i lavdishëm për popullin tonë,- ngritja e përmendores së Skënderbeut në Prishtinë.Ky momenti i Heroit tonë kombëtar, kjo fazë historike sot po përfundon. Ja sot me 28 nëntor të vitit 2001, ëndrra e kahmotshme kombëtare e shumë brezave u bë realitet. Tash si kurrë më parë Prishtina, Kosova dhe populli i saj ndjehet i privilegjuar, që pati fatin të realizojë këtë projekt madhështor”, tha ndër të tjerat prefekti i Prishtinës Salih Gashi.Pastaj folën edhe Namik Dokle, kryetar i parlamentit të Shqipërisë dhe Bujar Bukoshi, kryetar i Fondit UFORK.

Filed Under: Featured Tagged With: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Behlul Jashari, përcaktues i rrugës, se shqiptareve

REÇAKU-KUJTESA JONE KOMBETARE

January 15, 2018 by dgreca

Kosovë-19 vjetori i masakres së Reçakut/1 Thaci perulet-Në 19 vjetorin e masakres së Reçakut homazhe dhe akademi përkujtimore. Në Reçak, fshat i Kosovës në komunën e Shtimes, në 15 janarin e vitit 1999 forcat serbe rrëmbyen nga shtëpitë e tyre dhe ekzekutuan mbi 40 banorë civilë. Ambasadori amerikan William Walker, në atë kohë kur ishte shef i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e ngjarjes masakrën në Reçak e cilësoi krim kundër njerëzimit/1 Walker

REÇAK, 15 Janar 2018-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Me homazhet që kanë nisur në mëngjes në Kompleksin Përkujtimor dhe me një akademi në mesditë, u kujtua sot në 19 vjetor masakra në Reçak.

1 Lulet ne mes

Homeazhe në Kompleksin  Përkujtimor të Reçakut bënë  dhe folën në akademi presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nën patronatin e të cilit u mbajt akademia përkujtimore, kryeministri Ramush Haradinaj,  kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.1 ramushi RecakNë Reçak, fshat i Kosovës në komunën e Shtimes, në 15 janarin e vitit 1999 forcat serbe rrëmbyen nga shtëpitë e tyre dhe ekzekutuan mbi 40 banorë civilë. Ambasadori amerikan William Walker, në atë kohë kur ishte shef i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e ngjarjes masakrën në Reçak e cilësoi krim kundër njerëzimit. Ambasadorit amerikan Walker, në praninë e tij, para një viti iu zbulua shtatorja në fshatin Reçak dhe iu nda një pllakat-falënderimi e mirënjohje e përgjithmonëshme, i pritur në ambiente familjare nga kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli. Ambasadori amerikan Walker edhe sot ishte në Reçak shumë i mirëpritur.

1 Reçaku salle

Në Kompleksin Përkujtimor Masakra e Reçakut, në Murin e Përkushtimit janë skalitur në mermer fotografitë e 44 martirëve-dëshmorëve.Masakra e Reçakut është një nga dëshmitë rrënqethëse të krimeve në luftën e fundit në Kosovë, kur forcat serbe vranë, masakruan, por edhe zhdukën më shumë se 12 mijë shqiptarë, e në fushatën e gjenocidit e spastrimit etnik rreth një milion i dëbuan, shumicën drejt Shqipërisë.

PRESIDENTI THAÇI: REÇAKU ZGJOI NDËRGJEGJEN E BOTËS

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, dhe më pas mori pjesë në Akademinë Përkujtimore për Masakrën e Reçakut.Në fjalën e tij, presidenti Thaçi, tha se para 19 viteve Reçaku u bë emër i njohur në tërë botën dhe hyri në historinë moderne të Kosovës si fakt dhe simbol i sakrificës dhe martirizimit për lirinë që e gëzojmë sot.I pari i vendit tha se më 15 janar 1999 formacione policore dhe ushtarake serbe kryen vrasje  të rënda mbi popullsinë e paarmatosur.“Në Reçak u vërtetua edhe më mirë politika serbe e terrorit sistematik, e gjenocidit shtetëror dhe krimit kundër njerëzimit, që mori përmasa të mëdha në vitet 1998 dhe 1999”, duket shtuar më tej se “Mëngjesi i 15 janarit 1999, ishte i rëndë jo vetëm për Reçakun, por për tërë Kosovën”, theksoi presidenti Thaçi.

Presidenti tha se Reçaku me sakrificën e tij e zgjoi ndërgjegjen e botës demokratike.

“Emërtimi i krimit me emrin e vërtetë nga miku i Kosovës, ambasadori Uiliam Uollker ishte një akt sensibilizues i çështjes së Kosovës”, tha Thaçi duke shtuar se sakrifica e Reçakut e përshpejtoi vënien në lëvizje të diplomacisë ndërkombëtare.Kreu i shtetit tha se për herë të parë në historinë e Kosovës, u organizua një konferencë ndërkombëtare në Rambuje, ku pala shqiptare ishte e barabartë në tryezë. Kështu sipas tij, lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ndërkombëtarizua maksimalisht.“Nga kjo Konferencë doli dokumenti politik i cili i hapi rrugë intervenimit të NATO-s, për të mbrojtur popullatën e Kosovës”, duke theksuar se deri te këto zhvillime pozitive ne favor të Kosovës nuk do të arrihej pa mundin dhe sakrificën e të gjithë qytetarëve tanë, pa sakrificën e Reçakut.I pari i vendit tha se nuk do t’i harrojmë as krimet që regjimi serb i ka bërë në Kosovë, për të cilat një ditë do të japë përgjegjësi.Presidenti theksoi se Kosova u çlirua dhe hapi kapitujt e ri të jetës së lirë. “Së shpejti do të kremtojmë 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Brenda kësaj dekade janë shënuar të arritura të jashtëzakonshme në procesin e shtet-ndërtimit dhe konsolidimit të pavarësisë”, pohoi ai.Ai tha se Kosova është tregim i suksesshëm i bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës dhe përkrahjes ndërkombëtare.“Jemi bërë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, shtet demokratik, ku çdo qytetar është i barabartë, pa dallim etnie, kulture apo religjioni”, duke theksuar se ndërtimi i përditshëm i një Kosove të re, të përparuar, të lirë dhe demokratike, që ishte edhe amaneti të rënëve për liri, çdo herë e më shumë po bëhet realitet.Presidenti Thaçi theksoi se miqësinë e ndërtuar me miqtë dhe aleatët tanë, në kohë të vështira dhe në ditët e mira,  me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e BE-së, e ruajmë dhe e kultivojmë si vlerë të përhershme.“Kosova dhe qytetarët tanë kanë një orientim të qartë, integrimet euroatlantike. Në këtë rrugë askush nuk mund të na ndalë”, pohoi ai, duke shtuar më tej se vonesa mund të ketë, por ne nuk kemi rrugë tjetër.“Do të jemi në lartësi të përgjegjësive institucionale që sa më parë ta heqim izolimin për qytetarët tanë. Ne vetë mund t’i ndryshojmë gjërat për të mire”, pohoi ai.Në fund, presidenti Thaçi tha si shoqëri, të punojmë bashkë që në këtë vit jubile, Kosova ta forcojë edhe më shumë identitetin dhe subjektivitetin e vet shtetëror.

1 Thaci 1KRYEMINISTRI HARADINAJ: RRUGA E LIRISË NUK KA QENË E LEHTË1 Kryem Haradinaj

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot vuri kurora lulesh në Kompleksin Memorial dhe mori pjesë në Akademinë Përkujtimore që u organizua nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 19 vjetorit të masakrës së Reçakut.

Kryeministri Haradinaj, para të pranishmëve në këtë akademi, familjarëve të të vrarëve dhe personaliteteve të jetës politike e akademike, tha se këtë ditë e ndan dhe e kujton me shumë respekt.

“Kur jam këtu, e di që jam në Krushë, që jam në Meje, që jam çdo kund në Kosovë. Rruga jonë e lirisë nuk ka qenë e lehtë. Deri në liri kemi shumë dhimbje, shumë vuajtje, shumë flijime, njëkohësisht edhe rruga jonë për shtetin e Kosovës nuk është e lehtë, por nëse besojmë në të drejtën tonë ja dalim dhe do t’i mbetemi çdoherë besnik të drejtës sonë. Lavdi e përjetshme!”, tha kryeministri Haradinaj.Në këtë Akademi Përkujtimore para të pranishmëve foli edhe presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ambasadori William Walker, dhe Xhavit Jashari në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK. Në fund me një kronologji të pranishmëve iu drejtua Fehmi Mujota,  ndërsa në emër të fshatit Reçak, të pranishmit i falënderoi kryetari i fshatit, Adem Ramadani.

VESELI: VARRET E REÇAKUT PRESIN DREJTËSI1 Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak, për të kujtuar viktimat e njërës prej masakrave më të mëdha gjatë luftës në Kosovë.Pas homazheve, Kryeparlamentari Veseli, duke folur në Akademinë Përkujtimore, ka thënë se janari është muaji i rënieve të mëdha, i dhimbjeve të mëdha.“Është muaji i Reçakut, fshatit të martirizuar për lirinë e Kosovës. Sot bëhen 19 vjet nga dita e kobshme e 15 janarit të vitit 1999. Vitet po kalojnë, por kujtimi dhe përmasa e asaj dite nuk do të harrohen kurrë. Sot, ne jemi shtet i pavarur dhe sovran. Pas 1 muaji, festojmë 10 vjetorin e pavarësisë, por një gjë duhet ta kemi parasysh: Beteja e Reçakut ende nuk ka përfunduar. Kjo është beteja e drejtësisë për Reçakun. Kjo është beteja për të vërtetën e Reçakut”, ka thënë Kryeparlamentari Veseli.

Kreu i legjislativit ka theksuar se varret e Reçakut presin drejtësi.

“Ata që urdhëruan dhe ekzekutuan krimin mbi Reçak ende janë të lirë. Ky është turp për drejtësinë ndërkombëtare”, është shprehur Veseli.Kryeparlamentari Veseli ka shtuar se nuk mund të ketë drejtësi ndërkombëtare pa u vendosur drejtësia për Reçakun, si dhe për masakrat tjera të kryera në Kosovë gjatë luftës.“Nuk ka drejtësi ndërkombëtare aty ku synohet të vendoset barazimi në mes agresorit dhe viktimës. Nuk ka drejtësi aty ku tentohet të vendoset barazimi në mes një ushtrie gjenocidale dhe një lëvizje çlirimtare. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet unike në pastërtinë e kauzës dhe luftës së saj. Çdo përpjekje që përmes Gjykatave të deformohet karakteri i saj, paraqet një sfidë të madhe për të gjithë ne. Tanimë para nesh kemi një sfidë të pashmangshme, por të tejkalueshme. Sfida e Gjykatës Speciale është një betejë që duhet ta fitojmë, sepse e vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë”, ka deklaruar Kryeparlamentari Veseli.

Ai, po ashtu, ka thënë se masakrat serbe do të dënohen. “Masakrat serbe mbi njerëzit tonë do të dënohen, së bashku me këtë edhe kryesit dhe urdhëruesit e tyre do të dalin para drejtësisë. Shteti i Kosovës, institucionet gjegjëse, nuk do të lënë veprim pa ndërmarrë që t’i shkohet deri në fund holokaustit kundër shqiptarëve”, ka thënë Veseli.

MASAKRA E REÇAKUT, DISA NGA RAPORTIMET PARA 19 VITEVE:

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-01-15.ata.html

[05] Serb forces attack Shtimje areas

PRISHTINE, Jan 15 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that Serb police and army forces had started early on Friday an offensive against Recak village, Shtimje area.Sources of the Council for the Human Rights said that heavy artillery was bombing the village while Serb infantry was attacking Albanian villages.

There are no reports on the consequences of the attack but the population is fleeing the area. /pta/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[12] Rugova urges deployment of NATO forces to calm situation

PRISHTINE, Jan 15 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that President of Kosova Ibrahim Rugova told a news conference on Friday that the situation in Kosova was worse, dangerous and tragic and deployment of NATO troops would calm it.Rugova condemned the attempted assassination of the chief of the Kosova Information Office Enver Maloku calling it an attempt against the independent institutions of Kosova. He added that a “new climate of violence with unclear killings” was created in Kosova.

He called “dramatic” the presence of the Serbian army in Prishtina and blocking of access to Prishtina by Serb armed groups.

Rugova hailed the intervention of the OSCE chairman -in-office Knut Vollebaek and chief of the OSCE mission there William Walker and his staff in calming the worse situation created during the week.

But “the deployment of NATO troops in Kosova will calm the situation and guarantee safety for citizens and that part of Europe and world,” Rugova said. /pta/ak/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-01-16.ata.html

[22] 80 Albanians killed, massacred in Shtimje

PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that some 60 to 80 Albanians were killed and massacred by Serb forces in Recak village, according to sources of the Kosova Democratic League in Shtimje.

Most of them were women, old men and children. They were killed while trying to flee the attack and found dead out of the village. Killed and massacred people were also found in houses with 24 persons killed in a room.

Eight out of all killed and massacred in Recak are KLA members. LDK sources in Shtimje said that there were no reports on casualties in Mollopolc and Petrove villages, which were the targets of the attack of large Serb military, police and paramilitary forces.Sources said that identification of those killed and massacred was continuing. /lh/ak/

[24] Kosova leader urges NATO immediate intervention

PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the president of Kosova Ibrahim Rugova urged on Saturday an urgent intervention of NATO forces in compliance with the decision on immediate activation of the alliance.Rugova said that an energetic and decisive international intervention could stop the Serb military and police machine and create preliminaries for a political solution to the Kosova issue. Rugova made the statement after yesterday’s massacres of Serb forces in Shtimje region.He strongly denounced the massacre of the Albanian population and said that the heavy attack of Serb forces against the Shtimje region was undertaken while the international factors were engaged in finding a political solution to the Kosova issue.The attack against the civilian population was a flagrant opposition to these efforts, Rugova said in his statement.He urged international energetic intervention in Kosova in today’s meetings with an extensive delegation of the Foreign commission of the Norwegian parliament and Swiss ambassador to Belgrade Pol Vilfi.Many political parties and organisations condemned the massive execution of Albanians in villages of Shtimje and asked for urgent deployment of NATO forces in Kosova. /lh/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[26] Kosova president declares mourning day

PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the Kosova president Ibrahim Rugova declared Sunday a day of mourning in Kosova.Sources of the presidency said that “following the massacres of dozens of Albanians in the commune of Shtimje by Serb military and police forces, the president of the Republic of Kosova declares Sunday, January 17, 1998 a mourning day in Kosova to honour the victims.” lh/ak/

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-01-17.ata.html

[01] Massacres in Recak – monstrous crime against innocent people

TIRANA, Jan 16 (ATA) – Albanian Foreign Ministry condemned on Saturday the latest massacre in Recak, Shtimje, of Kosova, with over 40 innocent Albanians mostly women, children old men, executed by the Serb military forces.The Ministry said in its statement that this new act of fascist type committed by the grand Serb chauvinism units represented not only a monstrous crime against innocent people who were asking for their freedom and rights but it also was a crime against humanity as well as a worse challenge against the international community.Massacres in Recak showed once again that Belgrade regime was increasingly engulfing in a deep crisis. It was committing the most monstrous crimes and was experimenting fascist methods of massive extermination against Albanians in Kosova, the statement said.The new crime of the Serb chauvinism was at the same time a great challenge against international organisations which were engaged in finding a peaceful solution to the conflict in Kosova.

The statement said that this act showed that the regime of Milosevic (Slobodan, president Yugoslavia) had never been and would not be for a peaceful solution to conflicts and that this regime was a product of the most aggressive nationalism which lived in mid of continuous generation of conflicts.

The Albanian Foreign Ministry urged the international community, international institutions, government of the United States and those of the European Union to immediately intervene to stop the massive exterminating campaign against Albanians in Kosova and find a right solution as soon as possible to this bloody conflict. /dast/ak/

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, i masakres, Kosovë-19 vjetori, së Reçakut

NË VEND TË NJË “AVE MARIA” PËR INXHINIER ISMAIL FARKËN

January 15, 2018 by dgreca

visar-zhiti-ok

nga Visar Zhiti/

Inxhinier dhe shkencëtar, i burgosur politik dhe ambasador, dashamirës i mënçur i letërsië së madhe dhe pasionant i muzikës klasike, mik dhe i përzemërt me të gjithë që e kanë njohur, Ismail Farka, i mërguar së fundmi në SHBA, mbylli sytë përgjithmonë në shtëpinë e tij në Los Anxheles në moshë thyer, ku jetonte me vajzën e tij.

Ky lajm mortor pikëllon familjarët, të afërmit dhe miqtë e tij. Kësaj jete i iku kështu një njeri i veçantë, me kapacitet, dinjitoz, që dha e mund të jepte më shumë në një shoqëri të mirë si ai. Ajo që humbiste kështu ishte vetë shoqëria…

Në disa nga veprat e shkrimtarit Visar Zhiti tregohet për Inxhinier Ismail Farkën dhe, në nderim të tij, po sjellim disa pjesë si dhe një poezi. Jeta e tij sikur ngerthen nga historia e sotme e Vendit tone dhe kumte sfiduese humane.

Inxhinier Ismail Farka mbetet nga ata njerëzit e urtë që dinë të jetojnë dhe si personazhe…

Fausti i burgut/

(Inxhinier Farka)/1 visar-zhiti-1

Isha vërtet në një ditë timen, nuk e kisha blerë, vjedhur jo dhe jo, dhe kisha mall për miqtë. Lejohet. Si dikur në… burg, në antikitet.

– Ku është inxhinier Farka? 

– Ka ikur.

– Ku? S’di gjë.

– Në ditët e veta edhe ai. Ambasador në Pragë.

– Vërtet? Po dhe ai i artë është. Kanë bërë mirë! 

– Patjetër. Po shumë e shumë të tjerë… 

Jemi ende me ditë të vjedhura, me vite, pa mbështetje, pa dëmshpërblim. Gjithë ai burg, na rrënoi. Prapë nuk po e jetojmë në kohën tonë.

Në minierë, gjithë mekanikën e saj, kompresorët e mëdhenj të ajrit, që shungullonin në hyrje të galerisë nën shkëmbinjtë si xhinde, elektrovozat që shkulnin varganin me varreza nga pas, kovaçhanat ku kaliteshin barominat si shigjeta të lashta, martelat – qen metalikë, lehës të tmerrshëm; gjithë planin e pjerrët – atë Golgotá të frikshme e me rreziqe; shinat kudo – shirita të pafundmë zie; kavot – gjarpërinj të lidhur nyje, shkarkuesit rrotullues – si konstrukte torture; makinat e reja suedeze, që futeshin kudo, në shpella dhe ashtu të magjishme mbushnin vagonët me mineral, duke i shpëtuar nga mundi i madh të burgosurit, por që askush nuk ua dinte sekretet, sapo kishin ardhur – do të modernizohej puna kështu, s’dihej ku do t’i çonin, i provojnë me ne një herë, po ku u hidhet vaji, s’e merrnin vesh as inxhinierët e lirë – e deri te makinat qethëse të berberit të burgut, madje edhe stilolapsat e oficerëve, revolet jo, larg tyre, të gjitha, të gjitha, problemet e tyre, funksionimi i përditshëm, kur prisheshin ose jo, ndërhyrjet, i përballonte fare vetëm Ismail Farka. Të vetmit të burgosur që ia kishin nevojën e mendjes, që i kuptonte të gjitha. Prandaj e ridënuan, se u duhet, nuk duhet që të dalë. Fausti i burgut. Aspak krenar, përkundrazi: i natyrshëm, madje gazmor i hidhur, rrinte me këdo. Gati mesatar në shtat, pak fare i bëshëm, aq sa lejonte mosha e burrit dhe burgu, kokë e rëndë, vështrim i butë.

Ndonëse i mbytur në punë, gjente kohë dhe e pyeste atë që i ndodhej përballë, për gjëra krejt të tjera, ishte kureshtar si fëmijë, ashtu edhe qeshte, ndrinte urtshëm dhe, kur largoheshe prej tij, kuptoje se kishe mësuar diçka të re, nuk ta kursente, nga shkencat dhe artet. Jo këtu, jo, nga përmatanë telave me gjemba, edhe të kufirit, ku fillonte Europa. Pse, ka Europë, vërtet? Të tjera vende, qytete të mëdha, të bukura? Edhe njerëz të tjerë. Pse, nuk janë si ne, inxhinier? Nuk jemi ne si ata. Nuk të kuptoj. As unë nuk e kuptoj.

Gjendja e tij në përgjithësi dukej më e mirë se në burgun tjetër, atë të Spaçit, por ndihej tejet i bezdisur, ndonjëherë deri në acarim, jo me të tjerët, me çdo ligësi, me ato që duken të vogla, por që janë të përditshme, që nuk i përkasin vetëm injorancës, përkundrazi.

Një koleg i tij në Lenin…burg, ku?… në burgjet e Leninit, e, do të më pëlqente ta quaja me emrin e vjetër qytetin ku kam studiuar, Petërburg-un, por në shqip shkon mirë kështu, Leninburg, pra, atje një profesor më thoshte se bombë më të tmerrshme se atomikja dhe se ajo me hidrogjen e ato që do të shpiken më pas, është injoranca… trashtina…

Inxhinier Farkës i lejoheshin libra të trashë, që s’ishin të klasikëve të marksizëm-leninizmit, për dreq, në gjuhë të huaja, të pabotuar në Tiranë. S’dihej ç’armiqësi kishin të shkruar, por ashtu ishte urdhri, t’i jepeshin. Katalogë të mekanikës, doracakë, fjalorë. Inxhinierët e lirë të minierave të tjera larg vinin dhe këshilloheshin me të, mësonin funksionimin dhe si duheshin përdorur ato makineritë suedeze, që nga na erdhën, aq të vogla dhe lëvrijnë nëpër labirintet e minierës. E ngarkojnë vetë vagonin me mineral, pa të burgosur, por, po sikur të çajnë shkëmbin fare e ta hapin për të dalë ata, armiqtë? Inxhinier Farkën do të vras të parin, për ideal!

Polici nuk ikte që aty. Dëgjonte me veshët ngrehur, por i vinte plasje që nuk kuptonte gjë, jo ai vetë, jo, por as inxhinierët e lirë. Janë dhe komunistë. Të paktën të më lënë ta fut në birucë, se ka ndonjë shejtanllëk këtu.

– Dëgjo ti, shpjegoja mirë, jo me hile borgjezo-revizioniste, thjesht, siç flet shoku Enver.

– Por nuk thotë gjë, – nuk i rrihej Farkës pa u kruar.

– Si?

– Për makinat suedeze, dua të them.

– E ça kanë ata librat e trashë? – hetoi polici.

– Ja, gjëra që s’futen në kokët e trasha, – nisi të nxehej Farka. I vetmi që policët nuk i bërtisnin dot. Ishte inxhinier Farka që u bërtiste atyre. Nuk i mbanin më nervat, por me lezet të papërballueshëm shante këdo, që nga roja përballë e deri lart, edhe veten. Pastaj merrte një qetësues, janë barna për zemrën, thoshte.

– Ka raste që bëhem keq, – na tha. Thjesht, sikur nuk fliste për vete. Ndoshta që ta dinim, të bëheshim më të kujdesshëm me të. – E humb vetëdijen për minuta të tëra, – po vazhdonte të tregonte. – Ndihem i boshatisur dhe, nuk e kap boshin. Bëhemi një. – E merrte veten shumë shpejt. Fshinte djersët në ballin e madh dhe për të na qetësuar ne, që i gjendeshim pranë, do të bënte humor. – Çështje lëndësh, reaksione kimike, ju i quani ndjenja, gjendje… Do të shohësh film sonte? – më ngacmonte miqësisht.

– S’e di, inxhinier.

– Mos më thuaj inxhinier, me emër. Ku ka inxhinier këtu! Por ç’ka televizori, ë, ndonjë film të ri të “rreno-realizmit”? – Qeshja me të madhe, kështu më thoshte dhe në Spaç, dukej si “neo-realizmi”, ë? – E po në Shqipërinë e Mesme kështu flasim ne…

Njëherë, kur oborri lart qe mbuluar me borë, gati një metër lartësi, i gjithë burgu ishte bërë i bardhë, paqësor, as nuk ngjante si burg e askush nuk kishte dalë në atë të ftohtë, “eja, – më thirri Inxhinier Farka, – të shëtitim. S’ka “të tjerë”, të na shqetësojnë.” Të lëbyreshin sytë, duhej t’i mbroje me pëllëmbë në fillim (vërtet, pse nuk lejohen syze në burg, mirë orët jo?!). Bardhësia sikur ndiente a e ndienim, kishte frymë a ishte e tillë, e papërzier me hallet e këtejshme, sikur donte të kumtonte qiellin, një lloj shenjtërie të lartme, që komanda nuk mund ta pengonte, asnjë nen i Kodit Penal nuk e mynxyroste dot, ta bënte të kuqe me Kushtetutë, p.sh., sipas idealit të tyre. Megjithëse e përskuqnin vrasjet…

– Kjo borë është në burg, por e paburgosshme. Shkojmë më tej…

Telat me gjemba të rrethimit s’kuptohej të ishin të tillë, por, të mbuluar nga bora, qenë shndërruar në argjend kacavjerrës, si bimësi e bardhë përrallash. Ndalëm.

– Tani dëgjo një rekuiem, – tha befas Farka. – Një Ave Maria.

Zëri i tij bariton vërshoi nga krahërori me dufe. Tronditshëm. Shpendë dimërorë po endeshin mbi ne, i ndolli psalmi a mbase donin ta çonin hapësirave. Flatrat e tyre i ndieva që na mungonin mbi supe. Inxhinier Farka po dihaste. Unë mbeta pa fjalë.

– Më mistik është Bahu. Kurse Moxarti është po aq hyjnor.

Dhe përsëri zëri i tij u ngrit lart, si i spërkatur me lot dhe ngashërime erracake: “Ave Maria”. Një kupolë ere po lëkundej mbi ne. U bë e diel menjëherë. Varreza të anuara dhe kryqe të shembura. Dyllë qirinjsh mbi mermerin-borë. Tej, një organo e rrëzuar në humnerë… jo, vagon i hedhur.

– Ej, të dënuar, pse vetëm, ça bëni? – bërtiti polici, ndërsa llapashitej nëpër borë, që të na afrohej edhe më. Dukej sikur thoshte: ëhë, ju kapa! – dhe në fytyrë kishte ngazëllimin e të mirinformuarit. Ndonjë nga të burgosurit nuk e kishte duruar dot shëtitjen e çuditshme të inxhinierit me mikun e vet, prandaj dhe roja i brendshëm kthente kokën andej, nga dritarja ku rrinte ai.

– Pse keni dalë, a? Ku deshët me shkue? – po kërkonte hesap polici. – Me u arratis?

Inxhinier Farka nuk denjoi të përgjigjej. Unë mora siguri prej tij. Duke zbritur poshtë, vazhduam dhe bisedën. Bora nuk kishte ngrirë edhe aq, që të rrëshqisnim. Frikë ishin shkallët e mbuluara, aty ku afishohej “Zëri i popullit”, se mund të humbje drejtpeshimin, t’i bije me kokë stendës e të çaheshe te korniza metalike, mund të thyhej xhami e tehet e tij të mprehta të të çanin si për t’ia plotësuar qejfin asaj gazete.

– Mbahu tek unë!

Mbërritëm te ura e vockël me parmakë, sipër një si kanali të zbrazët. Ishte bërë kur këtu mendohej se do të punonin të lirët, dhe tani s’ia vlente ta shembje. Le ta kishin dhe të burgosurit! Kaptuam drejt portës.

– Më çudit vërtet, – më kishte thënë një ditë Farka, – që ti sheh ende tela me gjemba. Unë nuk e di që janë. “Telat me gjemba më bëhen qerpikë”. Figurë e gjetur. Tani dhe unë i shoh e s’do të më ndahen. Jo se janë, s’dua t’ia di fare, por ngaqë ka një poezi për ta, jo një, shumë. Bën mirë që shkruan. Të kujdesemi që t’i ruajmë… Vemi në dhomën time, pimë ndonjë sherbet, i shtrydhim dhe limon, se kam, më sollën. Dhe ti e di, krahun tonë policia e rreh më pak.

U ulëm në shtretërit poshtë, përballë njëri-tjetrit. Qenë rregulluar shkëlqyeshëm, sipas rregullores, pa asnjë rrudhë, çarçafi qe nxjerrë sipër batanijes, nën jastëk, me peshqirin e vogël pranë, palosur si trekëndësh; ata peshqirë të ashpër, me ata katrorët e dendur që të kujtonin poret e plëncave të bagëtive – pu-pu, ç’kope është masakruar! Më lehtë e kisha ta fshija fytyrën me mëngën e xhaketës.

Nga dritarja e vogël futej dritë bore. Gëzuar, thamë duke ngritur lart paguret e bardha plastike. Edhe ato sikur të ishin prej bore. Po pinim ngadalë ujin e ëmbëlsuar. Të ftohtë, ujë malesh me borë. S’kisha të ngopur të kundroja çezmat kur ngrinin dhe mbuloheshin me akull. Skulptura absurde, forma lloj-lloj të ndjenjave.

Në krye të shtratit të Farkës, mes librave shquhej edhe ajo, antologjia e bërë vetë, me copa letrash të shkulura nga revistat, grisur nga gazetat, pastaj qepur te këpucari. Kopertinën e sajoi ai piktori i ri dhe ia ngjitën te furra e bukës. Të zezë, pa titull sipër. Botimi më i fundit i kolanës së burgut. Ashtu si fshehurazi.

Ç’po ndodhte në dritare? Në shpatin përtej u shkëput një masiv bore, sikur ranë mermeret e një monumenti të gënjeshtërt. Vërtet, ku janë tani ata të burgosur që mbetën gjallë nga pushkatimi, ngaqë kishin dashur të hidhnin në erë statujën e Stalinit në Shkodër dhe Tiranë? I mbajnë të lidhur nëpër biruca të errëta? Edhe Farka për Stalinin u kujtua. Ritregoi anekdotën për të. Ç’të bënim? Kur humbi llullën në zyrë, në Kremlin, i sigurt se ia kishin marrë për ta sabotuar, që të shqetësohej, urdhëroi Xherxhinksin t’ia gjente, se nuk punonte dot pa atë llullë. “E gjeta, e gjeta, – telefonoi Stalini të nesërmen, – më kishte rënë në anë të mbështetëses së kolltukut… “Tavarish”, pse nuk gëzohesh?” Dhe nga ana tjetër e telefonit u përgjigjën: “Po deri tani kanë pranuar 5 anëtarë të Byrosë që e kanë marrë llullën tuaj. Dhe nuk i torturuam shumë.”

Unë tregova motërzimin shqiptar të anekdotës me koburen e Enver Hoxhës që u vodh në Muzeun e Luftës dhe e shqepën në dru drejtorin, i cili pranoi se ia kishte dhënë dikujt e ai, mbas arrestimit në mesnatë, rrëfeu se ia kishte dhënë një tjetri e ai një tjetri e kështu me radhë. I fundit nga të kapurit ulëriu se e kishte hedhur në pus. U futën atje me palombar, por nuk e gjetën koburen e shokut Enver. Veç kur pastruesja e muzeut na gjeti një kobure, pikërisht atë, kishte rrëshqitur pas stendës, te librat, që na i lexojnë edhe neve këtu e na çmendin, kanë kobure brenda. E sheh? Armiku i brendshëm, nga frika, e ka sjellë koburen prapë në muze. Por grupit të të arrestuarve u bënë tortura të tjera për të zbuluar lidhjet, kryetarin e rrjetit armiqësor, etj., etj.

– Dhe ju, inxhinier, kur jepnit leksione në universitet, nuk i vutë notën më të lartë djalit të diktatorit, student. Si guxuat?

– Nuk shquhej. Qe i rëndomtë.

– Po pedagogët e tjerë? Asnjë nuk është në burg nga ata.

– S’kisha pse trembesha. Morali i detyrës.

Ra një çangë. Një djall e di për çfarë thirreshim, për se do të rreshtoheshim. Prapë u rrokullisën gurë nga një gurore në anë të qiellit. Jo, jo ishin ortekë të mëdhenj bore. Ndoshta po ngrohej toka përbrenda.

– Dua që kjo borë të mbajë deri në fund të marsit, – do të psherëtinte inxhinier Farka një ditë.

– Pse, ç’rëndësi ka për burgun?

– Më vijnë në takim. Do të më sjellin dhe vajzën. E ç’t’i tregoj tjetër asaj? Asgjë s’kam, veç ornamentet e borës. Në Tiranë ka kohë që s’bie. Borë e bardhë, letër e bardhë… Do të më japin fshehurazi edhe një letër nga ime shoqe. Më shkruan gjithmonë.

– Dhe ta japin dot?

– Kur munden.

– Po ju i përgjigjeni?

– E bëj gati, e marr me vete. Nëse kam fat, e kaloj… Varet nga lloji i policit. Kur qëllojnë me shërbim të ligjtë fare, të egrit, ata me zell të tepruar, që të kontrollojnë edhe të brendshmet, nuk duhet rrezikuar.

– Mirë që ma the. Vajza juaj, inxhinier, e do borën?

– Si fëmijët. S’e di ajo që jam në burg. I kanë thënë se babi punon larg, në një minierë. Që të mos dëshpërohet, të mos i vijë zor në shkollë, bie dhe nga mësimet.

Heshtëm të dy. Pa e kuptuar pse, më vinte t’i kërkoja ndjesë.

– E di ajo… vajza juaj, që ka një motër në Bashkimin Sovjetik? Ndoshta po kërkoj si shumë, por jo nga kërshëria, besomë, ndiej dëshpërim, shumë dëshpërim.

– Të kuptoj. Më vjen mirë që më pyet – u përhumb Farka. – S’besoj se ia kanë thënë për motrën në Rusi, – dhe nuk u mundua ta fshihte mallëngjimin.

– Mëson rusisht vajza juaj?

– E kush t’ia mësojë? Unë jam këtu. Është mjaft mirë në anglisht dhe në shkencat ekzakte. Shkruan edhe poezi më kanë thënë.

– Ngjaka me babanë, – shtova buzagaz. – Po vajza në Rusi di shqip? – e nguca.

– Do ta ketë harruar. Ikën kur ishte shumë e vogël.

– Po ti a e përfytyron ndonjëherë takimin e dy motrave? E madhja di gjuhën e nënës së saj, rusishten, kurse e vogla, po të nënës së saj, shqipen, e nuk e dinë gjuhën e njëra-tjetrës.

Farka u brengos. Por e ngazëlleu përfytyrimi i takimit të dy motrave të largëta.

– Do të bisedojnë në anglisht, si fillim, – tha.

– Ka dhe gjuhë të heshtjes, gjithë dashuri dhe zemër, – thashë seriozisht.

– Unë e dija që babi ishte në burg, por bëja sikur nuk e dija, që të mos mërzitja mamin, as gjyshin, – më tha vajza e Ismail Farkës, kur isha për drekë në shtëpinë e tyre. Kisha ardhur në kryeqytet, siç vija ndonjëherë nga malli. Ecja bulevardit i vetëm dhe i urtë, si ata që kanë qenë në burgun politik. Isha punëtor në fabrikën e tullave, pa asnjë të drejtë… ende pa të dashur. Dhe shkruaja, si gjithmonë me lexues ilegalë.

– Po ti qenke i ri, simpatik, – më tha gruaja e inxhinierit, – më ka folur Ismaili për ty. Isha kureshtare të të shihja.

– Unë ju njoh përmes letrave tuaja dërguar në burg, zonjë, – thashë dhe patjetër do të isha skuqur në fytyrë. – Jeni me të vërtetë e mrekullueshme! – Ashtu, me flokët e shkurtër, nordikë, ajo më ngjante me atë aktoren që interpretonte Katerina Blumin e romanit të Bëlit.

– Ç’do të pimë? – tha inxhinieri duke hapur kanatin e një rafti me shishe lloj-lloj. – Ja, për të ruajtur këtë shtëpi, punën, Tiranën, e mbi të gjitha vajzën, ime shoqe bëri ndarjen me mua, kur ishim në burg, formalisht. Tani jemi bashkë.

– Ah, sa e kam vuajtur mungesën e Ismailit, – tha e zonja e shtëpisë. – E sidomos që nuk më linin të vija ta takoja

– Ime bijë ka turp të t’i tregojë vjershat e saj. Dëshiron t’ia shohësh? – më tha Farka. Ndrinte, dukej i paburg fare, qe mbushur paksa në faqe. Ndërsa shfletoja bllokun e bukur me poezi, i zhytur në kolltuk si kurrë ndonjëherë, thashë:

– Më pëlqejnë. Kanë ritëm e ndjenjë, por pse kaq pesimizëm? Është ende e vogël. 

– E dëgjon? – i tha me ton qortues e ëma, ndërsa po shtronte tryezën.

Kaq shumë trishtim, po thosha me vete, e ç’na mbetet ne pastaj? Apo është më e lehtë, kur jeton mbas vdekjes.

Nga libri “Ferri i çarë”

NJË TAKIM HALUCINANT

ME FANTAZMA E BUZËQESHJE…

                                                   Inxhinierit Ismail Farka

Duke mbajtur radhën për të hyrë në Hermitazh,

m’u shfaq një fantazmë, që dhe buzëqeshte

trishtueshëm.

S’po e gjeja e kujt ishte, as nga erdhi

dhe pse. Mbase halucinacion, parakujtesë?

E ndonjë bashkëvuajtësi, studenti të dikurshëm këtu,

kur ky qytet quhej Leningrad.  E ç’do nga unë, fantazmë?

– Eh, asgjë, – dëgjova një zë të njohur. – A s’do të ishte

e ardhmja e ardhme,

nëse ne, të kapur dorë për dore me ëndrrat…

lëri ëndrrat, kurva të gjitha, zhgënjime…

pra ne të nxitonim,

jo si në oborrin e burgut, kur na numëronin,

megjithëse ashtu ishim dhe atje, dorë për dore

me njëri-tjetrin,

si të marrë…

nëpër biblioteka  e muzeume të shkonim, operave

dhe parqeve, nëpër dashurira, në takimet

që s’ndodhën, të fluturonim

nëpër qiejt me anije kozmike,

aq do kushtonin biletat,

sa pagesa për artikujt tanë…

Na çudite! E ç’ishte ai ferr ashtu? Ç’do më thoshe

ti si inxhinier?

Si u ndërtua? Ferr që nuk po e mbyllim dot brenda librave

dhe hardalloset rrugëve?

Zë pa gojë, si buzëqeshja pa zot. Veç ne flasim kështu,

që kemi qenë burgjeve,

romantizëm tragjik, po ku më ike, fantazmë?

Dhe unë do nis fantazmën time flatrathyer

për të të gjetur.

Ta mbarojmë bisedën. Është gjithë kjo radhë

në Hermitazh…

Po në ç’mërgim ka ikur, ku?

Këtej stepave apo andej akullnajave?

Në Amerikë apo Azi? Se i jemi zhdukur burgut

për sa më larg, hakmarrje ndaj mbylljes

brenda telave me gjemba

në një copëz vend sa një plagë.  Por ai nuk na ndahet.

Kush? Burgu, pra…  Vitet shkojnë, por jo çastet dhe,

meqë ra fjala, në fakt ne e çojmë fjalën ku duam,

dhe nuk mbërrijmë ku do të donte fjala,

ky është gabimi i hershëm i njeriut, por po të them ty,

bashkëvuajtësi im i humbur,

se në qytetin ku ti studiove, nga qindra leninër që kishte,

statuja dua të them, që përshfaqeshin gjithandej,

nja tri a katër kanë mbetur,

se stalinër s’ka fare.

Janë rrënuar shtatoret e tiranëve si në një pyll,

ku drurët e sëmurë

i kanë prerë me sëpatë.

S’kishe tjetër të më thoshe?

Ç’bisedë kjo kështu? – do të ankoheshe ti si dikur,

mbasi e mbaronim bisedën. Ehu,

ata s’më duheshin të gjallë e jo më statuja!

I kishe rrëzuar me kohë.

Më kishin rrëzuar. Po rruga është tjetër,

gjithmonë me vonesë.

Jo, e kundërta, vonesa është brenda nesh. Vetëm

e keqja nxiton.

Po a do të dimë të lirohemi ndonjëherë?

A ia vlejnë kthimet?

Po radha në Hermitazh? Ik, futu… Tako djalin

plangprishës…

Ti je! Megjithatë, buzëqeshjet tona  të trishta,

të harruara, vijnë, s’dihet nga ku, si tufa korbash,

takohen njëra me tjetrën

pa ndonjë mall e zemërim, pa mëkate

dhe dalin përmatanë kornizës në Qiellin

që s’mban mend asnjë të keqe,

por që herë pas here shpik fantazmat tona.

(Nga libri “Si na erdhi ai, i ndaluari”)

Filed Under: Featured Tagged With: “AVE MARIA” PËR INXHINIER, ISMAIL FARKËN, NË VEND TË NJË, Visar Zhiti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 451
  • 452
  • 453
  • 454
  • 455
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT