• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ita Bartuv: Unë u linda dhe jetova falë besës shqiptare

January 26, 2018 by dgreca

epa05925152 People review portraits of Jews, victims of the Holocaust, during Yom Hashoah, a Holocaust Remembrance Day in the Holocaust Memorial Center for the Jews of Macedonia, in Skopje,The Former Yugoslav Republic of Macedonia on 24 April 2017. A Holocaust Memorial Center in honor of the 7,148 Jews from Macedonia who were killed in the Treblinka Nazi concentration camp in March 1943, was opened in a ceremony on 10 March 2011. Israel remembers the 6-million Jews who were exterminated at the hands of the Nazis during World War II on 24 April.  EPA/GEORGI LICOVSKINe Foto:Disa vajza shikojnë portretet e hebrenjve, të vrarë gjatë Holokaustit, në Qendrën Përkujtimore për Hebrenjtë, në Shkup të Maqedonisë. 24 prill, 2017/

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit, që përkujton 27 janarin e vitit 1945, kur forcat sovjetike e çliruan kampin Aushvic-Birkenau, të premten në Shkup është bërë promovimi i librit, i botuar në tri gjuhë, i autores hebreje, Mimi Kamhi Ergas–Faraxhi me titull: “Jeta ime nën pushtimin nazist” .

Vajza e autores së librit, Ita Bartuv apo siç na përmirëson ajo duke qeshur (Drita Faraxhi), emër ky që sipas dokumenteve i është dhënë asaj në atë kohë nga shteti shqiptar (Shqipëria), thotë se nëna e saj tërë kohën i ka përsëritur se ajo ka lindur dhe ka arritur të mbijetojë me tërë familjen, “falë besës shqiptare”.

Zonja Bartuv, tha për Radion Evropa e Lirë se nëna e saj gjithë kohën i ka rrëfyer për, siç e quan ajo, tehun therës që ka ndjekur rrugëtimi i familjes së saj dhe vetë asaj si foshnje e porsalindur, rrugë kjo në mes tmerrit dhe shpëtimit duke u nisur nga Shkupi, përmes Kosovës për të arritur në Shkodër të Shqipërisë, ku janë pajisur me dokumente shqiptare. Aty, kanë qëndruar për një kohë dhe më pastaj janë nisur për në Kili dhe në fund të vendosen në Izrael.

“Gjersa nuk u publikua në tërësi rrëfimi i nënës sime, unë nuk kam pasur njohuri të plota rreth identitetit tim. Kur më quajtën sërish Drita, unë sikur u përmenda, më përshkoi gjithë trupin rrëfimi i nënës sime”, thotë Bartuv.

“Besa dhe fuqia e papërshkrueshme mbrojtëse e kësaj fjale”, thotë Ita Bartuv, duke folur për besën shqiptare.

“Copëzat e rrëfimeve të prindërve se si shpëtuan familja ime duke më mbajtur mua në krah si foshnje, duke lëvizur nga oborri i një shtëpie në oborrin e shtëpisë tjetër, përmes një dere të vogël që lidh oborret dhe fjalës që thuhej gjatë rrugëtimit: ‘këta i kam marrë dhe po t’i dorëzoj në besë’”, rikujton rrëfimet që ka dëgjuar nga e ëma, zonja Ita Bartuv.

“Jam mirënjohëse që dikush erdhi dhe pas 70 vitesh e nxori në një të vërtetë që ishte e ruajtur për aq kohë në dorëshkrim nga nëna ime. Shpresoj që ky rrëfim do të shërbejë për studiuesit e historisë dhe mbarë njerëzimin, për të mësuar se ç`të keqe solli lufta“, thekson Ita Bartuv.

Libri autobiografik “Jeta ime nën pushtimin nazist“, me kujtimet e Mimi Kamhi Ergas-Faraxhi është botuar në tri gjuhë, në shqip, maqedonisht dhe anglisht nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë.

Kopertina e librit "Jeta ime nën pushtimin nazist"

Kopertina e librit “Jeta ime nën pushtimin nazist”

Drejtori i këtij institucioni, Skender Asani tha për Radion Evropa e Lirë se një periudhë historike, si pasojë e sistemit monist nuk është ndriçuar në mënyrën e duhur, duke nxjerrë në pah se ishin familjet shqiptare ato të cilat ndihmuan në shpëtimin e një pjese të familjeve hebreje që të mos depërtohen në vendet e rajonit.

“Rrëfimi i Ita Bartuv apo Drita Faraxhi është vetëm një shembull se si ka qenë në atë periudhë kohore shpëtimi i jetës së hebrenjve dhe në ato momente të vështira se si shqiptarët u kanë dalë në mbrojtje duke rrezikuar dhe jetët e tyre”.

“Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë e ka parë të udhës të zbardhë një periudhë historike të Luftës së Dytë Botërore, kur hebrenjtë ishin në shënjestër dhe i vetmi shpëtim për ta ishin shqiptarët dhe veçanërisht Shkupi si qytet, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për shpëtimin e hebrenjve nga Maqedonia, por përmes Bosnjës, Kroacisë, Sllovenisë dhe Serbisë erdhën në Shkup, që pastaj përmes Kosovës të kalojnë në Shqipëri, siç theksohet edhe në këtë libër”, thotë Asani.

Aushfic

Aushfic

Ndryshe, të premten në Shkup është organizuar një akademi përkujtimore me rastin e 73-vjetorit të çlirimit të kampit fashist Aushfic nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe Shoqata qytetare “Acta Non Verba” – Shkup, në bashkëpunim dhe me Sekretariatin për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.( Kortezi:Zërijeta Hajro Jajaga RFL)

Filed Under: Featured Tagged With: falë besës shqiptare, Ita Bartuv:, Unë u linda dhe jetova

DEPUTETI ROMEO GURAKUQI,TAKIM NË VATËR

January 25, 2018 by dgreca

Prof.Romeo Gurakuqi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, takim në Vatër/

1 Gurakuqi 11 Gurakuqi me udhe1 salle21 flet Gurakuqi1 grup me rik

Profesor Romeo Gurakuqi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, të Mërkurën, 24 janar 2018, vizitoi selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”. Deputeti Gurakuqi u prit nga kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, nënkryetari Agim Rexhaj dhe anëtarë të kryesisë dhe Këshillit të Vatrës. Në fillim të takimit, Kryetari Mishtoi i ftoi të pranishmit që të mbanin një minut heshtje në nderim të vatranit Halit Nezaj, i cili u nda nga jeta me 20 Janar dhe u varros të mërkurën me 24 Janar 2018.

Kryetari i Vatrës i ka uruar mirëseardhjen mysafirit dhe i ka shprehur falenderimet e Vatrës për kumtesën e mbajtur në Simpoziumin e organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës dhe Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” me 17 Janar 2017 në Qendrën”Nënë Tereza”. Më pas z.Mishto e ka informuar Prof. Gurakuqin për përpjekjet që po bën Vatra për rivitalizmin e saj dhe për të sjellë rininë në Vatër si dhe intelektualë të fushave të ndryshme.

Dy nga lëvizjet e fundit të ndërmarra kohët e fundit është ajo për ridimensionimin e marrdhënieve Shqiptaro-Amerikane dhe rritjene rolit të Vatrës në këtë mision.Vatra është shumë e shqetësuar që qeveritarët shqiptarë, nisur nga interesat e castit vetiake apo interesat e partive politike, nuk po vlerësojnë realisht marrdhëniet me aleatin tonë strategjik-Shtete e Bashkuara të Amerikës, duke arritur deri në votë kundër ne OKB.Federata Vatra, tha Kryetari Mishto, ka shpalosur para disa ditësh Strategjinë e re të vlerësimit të marrdhënieve Shqiptaro-Amerikane.

Një lëvizje tjetër e Vatrës, është ajo rreth dënimit të krimeve të komunizmit.Vatra e vlerëson të pamjaftueshme punën e deritanishme të shtetit, politikës dhe shoqërisë shqiptare për zbardhjen e krimeve të komunizmit, për mekanizmat e funksionimit të diktaturës,për mosinformimin e brezit të ri me krimet e komunizmit etj. Kryetari i Vatrës tha se duhet të punojmë në mënyrë më të kualifikuar për edukimin antikomunist të brezit të ri këtu në SHBA. Vatra po e studion dhe së shpejti do të ketë në platformë të saj, ku do të përfshihen veprimtari konkrete. Po ashtu Vatra ka vendosur që të sjellë në gjuhën angleze botime cilësore që zbardhin krimet dhe represionin e diktaturës komuniste.

Profesor Romeo Gurakuqi ka falenderuar Kryetarin Mishto dhe bashkëpunëtorët për pritjen e ngrohtë. Ka qenë ëndërr e kahershme tha ai, për të qenë në këtë Vatër Kombëtare, punët e mëdha të së cilës i kam ndeshë nëpër arkiva gjatë punës sime studimore, tha ai.

Ndjehem i nderuar për respektin tuaj dhe më shtohen detyrimet ndaj qytetarëve që më kanë votuar kur shoh se ju edhe pse 8 mijë Kilometra larg vendlindjes shqetësoheni për fatet e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë,Maqedoni,Mal të Zi, Luginën e  Preshevës. Ju keni të drejtë të shqetësoheni pasi gjendja e qytetarëve shqiptarë është tepër e vështirë për shkak të keqqeverisjes, korrupsionit,kriminalizimit të sistemi,të zhbërjes së demokracisë,të zëvendësimit të parimeve të demokracisë me ato të militantizmit politik, të ndërtimit të administratës shtetërore me militantë, me vijimin e luftës së klasave për bijtë e nacionalistëve në forma moderne etj.

Deputeti Gurakuqi bëri këtë tablo të situatës së sotme: Dy shtetet shqiptare,Shqipëri dhe Kosovë, pavarësisht mbështetjes së jashtëzakonshme të dhënë nga Aleati ynë themelor strategjik, krijuesi, mbrojtësi dhe garantuesi ndërkombëtarë i qenieve tona shtetërore në kohë të ndryshme, SHBA, gjenden sot në një moment frenimi në aspektet e ndërtimit të strukturave bashkëkohore të shtetit të së drejtës, respektimit të lirive, demokracisë funksionale. Sfidat e antishtetit, tha z. Gurakuqi, janë të lidhura me korrupsionin politik, krimin e organizuar, dobësia e shtetit para depërtimeve antialbanianiste, fryma e largimit të forcave të mirëfillta intelektuale dhe profesionale, kanë ndalur kohën e ecjes së procesit integrues europian dhe i kanë kthyer dy vendet shqiptare, nga pararoja të procesit integrues Euro-Atlantik, në vagonin e fundit të trenit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Brukselit. Dhe ky pozicion duhet të ndryshojë. Por mos harroni, se Shqipëria dhe Kosova, vetë, pa ndihmën e kualifikuar të burimeve të ditura shqiptare, të mbeshtetura nga Aleati ynë strategjik, nuk do të munden dot ta ndryshojnë këtë pozicion aspak optimist.

Fatkeqsisht,dy shtetet shqiptare janë shkelës flagrantë të Kushtetutës dhe të demokracisë. Vetë demokracia mbetet në trysninë e tranzicionit të tejzgjatur.Deputeti i Kuvendit të shqipërisë kërkoi që diaspora duhet t’i bëjë më shumë presion shteteve shqiptare për përgjegjësi ndaj qytetarëve. Ai tha se në Kuvend do të luftojë që diaspora të jetë pjesë e votimit, por në Shqipëri, mbi të gjitha duhet ndërhyrje në sistemin e votimit.

Ai u ndal edhe në Reformën në Drejtësi, për të cilën, tha se kishte qenë që në krye mbështetës, por duket se gjithcka është fallcitet. Mjafton të përmendet rasti i kandidatit -bashkëpunëtor i Sigurimit!

Nënkryetari Agim Rexhaj e ka falenderuar për vizitën në Vatër deputetin Gurakuqi dhe solli në kujtesë pritjen e  ngrohtë që iu bë qytetarëve kosovarë gjatë luftës së fundit, ku Shkodra, bujare si gjithëmonë , ashtu si gjithë Shqipëria hapi dyert dhe zemrat.

Më pas pjesmarrësit kanë diskutuar dhe kanë bërë pyetje.Kanë marrë pjesë në debat Frederik Ndoci, Kujtim Pore, Asllan Bushati, Bujar Skëndo, Idriz Lamaj, Dritan Haxhia, Ramadan Gashi etj.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, DEPUTETI ROMEO GURAKUQI, Takim ne Vater

NJOFTIM I FEDERATËS PANSHQIPTARE TE AMERIKES VATRA

January 25, 2018 by dgreca

 

1-logo-vatra

Njoftojmë se z. Gjon Bucaj,  pa asnjë leje dhe asnjë miratim nga Federata VATRA, ka shpërndarë me postë, në emër të Federatës VATRA dhe nga adresa e saj, një material të shtypur, që ai përpiqet ta paraqesë si Kanunore të Federatës.

Federata Panshqiptare VATRA sqaron sa më poshtë:

Materiali NUK është botim zyrtar dhe NUK pranohet si Kanunorja Zyrtare e Federatës Panshqiptare VATRA.

Asnjë individ, i paautorizuar nga Federata VATRA nuk mund të kryejë veprime në emër të saj. Në këto rrethana z. Gjon Bucaj ka kryer veprime antikanunore dhe antiligjore, pasi ushtrimi i funksioneve të tij ka pushuar së egzistuari në 10 Qershor 2017, ditë që ai u dorëhoq dhe u zgjodh kryetari i ri.

Marrja e “një eksperti ligjor amerikan” nga ana e z. Gjon Bucaj, pa asnjë miratim nga Federata Vatra është ushtrim jashtëligjor i autoritetit të Kryetarit të Vatrës. Nga ana tjetër askush nuk mund të prekë dhe përpunojë Kanunoren e Federatës Panshqiptare VATRA pa miratimin paraprak të vetë Federatës. Kjo përbën shkelje të rëndë të kodit të etikës profesionale edhe nga ana e “ekspertit ligjor amerikan” (i cili për Federatën është ende anonim).

Në letrën e tij shoqëruese postuar vatranëve, dërguesi i saj z. Gjon Bucaj shkruan: “Përkthimi profesional asht pa nga nji ekspert ligjor amerikan dhe, ndonjë ndryshim që ky i fundit ka ba në tekstin anglisht, asht reflektue në tekstin shqip”. Federata Panshqiptare VATRA pyet: Me cfarë të drejte ligjore e kanunore z. Gjon Bucaj ndërhyn në tekstin e Kanunores së Nolit e Konicës sepse kështu paska sugjeruar “eksperti ligjor amerikan” dhe me cfarë autoriteti z. Gjon Bucaj bën ndryshimet në tekstin shqip, kur kjo është një kompetencë e delegatëve në Kuvend? Cili është enti botues që kopjon dhe përpunon logon zyrtare të Federatës Panshqiptare VATRA dhe e vendos në një material të pamiratuar nga vetë Federata?

Gjon Bucaj ka pasur kohën e mjaftueshme nga viti 2013 deri në 2017 të përfshinte në votim në kuvendet e Vatrës këto drafte qarkulluese dhe të botonte Kanunoren e Federatës Vatra, detyrim të cilin megjithë kërkesat e përsëritura të anëtarësisë z. Bucaj nuk e ka plotësuar.

Federata VATRA bën me dije publikisht se ndryshimet e propozuara në Kuvendin 2015 NUK janë miratuar asnjëherë. Bazuar në dokumentet origjinale dhe proces-verbalet, Kuvendi 2015 ka vendosur: “Ribotimi dhe shpërndarja nëpër degë e Kanunores së vitit 1926, duke i bashkangjitur amendamendet shtesë të miratuara në Kuvendin 2014”. Draftet dhe projektet e ndryshme që kanë qarkulluar dhe që nuk u miratuan në Kuvendin 2015, duhet të paraqiteshin dhe miratoheshin në Kuvendin e rradhës 2016, Kuvend i cili nuk u tentua as të thirrej nga ish kryetari Gjon Bucaj. Po ashtu, këto drafte qarkulluese nuk u paraqitën për miratim as në Kuvendin 2017. Si të tilla këto drafte ngelen vetëm drafte, pa asnjë fuqi ligjore.

Në këto rrethana Federata Panshqiptare VATRA ka ngarkuar z. Bashkim Musabelliu (ish kryetar i ndryshimeve në vitin 2014), z. Kujtim Porja (ish anëtar i kryesisë së Kuvendit 2015) dhe z. Mehmet Kadria (vatran i vjetër dhe me kredibilitet të lartë) që të grumbullojnë të gjitha draftet qarkulluese dhe ti paraqesin për miratimin përfundimtar në Kuvendin e Punës 2018. Vetëm pas miratimit në Kuvendin 2018, draftet qarkulluese marrin fuqi ligjore dhe do të botohen konform standarteve të Federatës.

Kanunorja Zyrtare e Federatës Panshqiptare VATRA do të botohet vetëm pas miratimit të drafteve qarkulluese nga delegatët  në Kuvendin 2018.

Materiali i shpërndarë nga z. Gjon Bucaj mbetet thjesht “Zarfi Bucaj” dhe Federata Panshqiptare VATRA distancohet nga veprime të tilla.

FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKES VATRA

Filed Under: Featured Tagged With: NJOFTIM I FEDERATËS PANSHQIPTARE, te Amerikes Vatra

Kosovë-Shpërblehen xhudistët për sukseset

January 24, 2018 by dgreca

-Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit  e Qeverisë së Kosovës do të vazhdojë të jetë në mbështetje për xhudon dhe të gjitha disiplinat sportive/

 1 distria Krasniqi.JPG1 akil 35001 grup shperblimet1 shperblimet ulur

 PRISHTINË, 24 Janar 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës, Kujtim Gashi, ka ndarë sot shpërblimet shtetërore për xhudistët Distria Krasniqi e Akil Gjakova dhe për trajnerin Driton Kuka, pas rezultateve të arritura në Kampionatin Evropian të Xhudos i cili u mbajt në nëntor të vitit të kaluar në Podgoricë, në një vlerë të përgjithshme prej 12.750 euro.

 Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare, ministri Gashi i ndau shpërblimin prej 5,000 euro xhudistes Distria Krasniqi, e cila fitoi Medaljen e Artë në këtë kampionat në kategorinë deri në 52 kg.Xhudistit Akil Gjakova i takoi shpërblimi në vlerë prej 3,500 euro për fitoren e Medaljes së Argjendtë në kategorinë deri në 73 kg, kurse trajneri Driton Kuka mori shpërblimin 2,500 euro si trajner i Distria Krasniqit dhe 1,750 euro si trajner i xhudistit Gjakova.

Ministri Gashi duke vlerësimin për sukseset që kanë arritur sportistët e Kosovës tha se, Ministria do të vazhdojë të jetë në mbështetje për xhudon dhe të gjitha disiplinat sportive. “Përkushtimi jonë si ministri nuk do të mungojë edhe në ditët në vazhdim. Sportistët të cilët po i sjellin rezultate Kosovës në vazhdimësi e veçanërisht sportistët e xhudos janë vërtetë krenaria jo vetëm e jona si Ministri por edhe e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ministri, duke shprehur falënderim edhe për trajnerin Kuka që si rezultat i punës dhe angazhimit të tij vijnë edhe këto suksese.Ministri Kujtim Gashi nënvizoi edhe nënshkrimin e Rregullores për sponorizim nga ana e MKRS-së e cila ju mundëson sportistëve dhe sportit në përgjithësi që të kenë edhe një mënyrë të re të financimit, përmes bizneseve dhe donatorëve të ndryshëm dhe kjo mundëson edhe më shumë zhvillimin e sportit në përgjithësi por edhe të sportistëve në veçanti.Nga ana e saj, xhudistja Distria Krasniqi falënderoi ministrin Gashi për fjalët dhe mbështetjen. “Është kënaqësi kur mundi jonë shpërblehet në këtë mënyrë dhe kur e shohim që edhe institucionet shtetërore po na përkrahin dhe po besojnë në punën që po e bëjmë ne. Shpresoj që edhe në të ardhmen do të kemi suksese dhe këso lloj bashkëpunimi”, u shpreh xhudistja.

Akil Gjakova, tregoi se ndjehet i gëzuar që ka arritur të kthehet me medalje nga Kampionati Evropian. “Do të vazhdojë të punojë që rezultatet të mos mungojnë. Sigurisht që këto shpërblime janë një shtytje më e madhe për neve që të punojmë edhe më tutje”, tha ai.Kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka, tha se është kënaqësi e veçantë që ndodhet në këtë ngjarje ku MKRS shpërblen sportistët për arritjet e tyre me çmime me vlerë monetare. “I ftoj publikisht bizneset e në veçanti bankat që të bashkëpunojnë me sportin në përgjithësi duke mos i harruar sportet që i kanë sjell rezultatet më të mëdha sportit të Kosovës si sporti i xhudos, i karatesë dhe i boksit”, tha ai.Kurse trajneri Driton Kuka e falënderoi ministrin Gashi dhe punën që po bën MKRS-ja në fushën e sportit.Ai tha se xhudoja qysh në fillim të vitit ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm duke theksuar faktin se është hera e parë që një garues mashkull të fitojë medaljen.Po ashtu tha se kategorizimi i sporteve, sportistëve dhe trajnerëve dhe Rregullorja për sponsorizime është ajo që i ka munguar legjislacionit për sport.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Kosove, për sukseset, Shpërblehen xhudistët

….KËTU KU KA VARRE GREKE, ËSHTË VORIO EPIR

January 23, 2018 by dgreca

IDRIZI: FËMIJËVE TANË DO T’I THONË KËTU KU KA VARRE GREKE, ËSHTË VORIO EPIR/

2.-2

Të Martën me 23 Janar 2018 është organizuar protesta përpara Ministrisë së Jashtme, me pjesëmarrjen e Shoqatës Çamëria e dhjetra qytetarë të tjerë, të cilët kanë kërkuar reciprocitet në negociatat me Greqinë.

1varret-greke

I pranishëm në protestë ishte dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili ka kërkuar trajtimin me dinjitet të të rënëve çamë. Sipas Idrizit ndërtimi i varrezave greke në territorin shqiptar është rrezik për sovranitetin e vendit.Kreu i PDIU tha se në një të ardhme shteti grek do pretendojë se aty ku ka ushtarë grekë të rënë është tokë greke.

Fajla e Idrizit:Të mos harrojmë se grekët kanë ardhur si pushtues në Shqipëri, sot ato janë varreza historike dhe do të bëhen me ceremonial shtetëror. Ne i referohemi presidentit Papulias që tha këta ushtarë që kaën rënë këtu, kanë rënë për atdheun e tyre.

Kjo është ajo që kur ne të mos jemi në këtë botë, nipërve dhe stërnipërve tanë do t’i thonë këta janë të rënët tanë dhe kjo është toka jonë, Vorio Epiri.

Të vijmë pastaj te ajo, që çamët janë gjallë. Ne kemi kërkuar kaherë të ketë një varrezë për batalionin Ali Demi të çamërisë. Edhe para zotit nuk duhet t’i lemë njësoj?

Apo të vazhdojmë me minoritetet, e nxorrën Shqipërinë me 9 minoritete duke i bërë qoka të gjithëve. Ka një rezolutë për shqiptarët e çamërisë që të kërkojnë të drejtat e tyre. Atdheu tonë është aty.

Na thonë që do heqin Ligjin e Luftës, natyrisht që është një hap i madh përpara por nuk mjafton se pala shqiptare duhet të jetë e vëmendshme që të heqë gjithë efektet e Ligjit të Luftës, efektet për pronat e shqiptarëve. I fundit është ligji i vitit 1998 për kadastrën greke, ku ne kemi qenë në pamundësi të çojmë dokumetet. Apo marrëveshja për ujërat. Unë jam shumë i shqetësuar për profesionalizmin e palës shqiptare.

Ajo që është akoma më e rëndë është se na thonë që jemi të detyruar se Greqia do të vë veton për Shqipërinë në BE. Tani kanë nevojë të marrin statusin, hapjen e negociatave. Të mos lëshojmë sovranitet sa herë që na kërcënon Greqia me vetot e saj.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Idrizi, Varret greke, Vorioepiri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 450
  • 451
  • 452
  • 453
  • 454
  • …
  • 903
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT