• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pesë ish-presidentë në koncertin për ndihmë të viktimave të uraganit

October 5, 2017 by dgreca

ne Foto:Ish-presidentët amerikanë Barack Obama (i pari majtas), George W. Bush, Bill Clinton, George H.W. Bush (në karrocë) dhe Jimmy Carter/1 pese presidentet

Të gjithë ish-pesë presidentët amerikanë, që janë gjallë, parashihet të marrin pjesë në një koncert në një universitet në Teksas, për t’i ndihmuar viktimat e uraganit. Koncerti do të mbahet më 21 të këtij muaji.

Në kumtesën e mbrëmshme, theksohet se Barack Obama, George W. Bush, Bill Clinton, George H.W. Bush dhe Jimmy Carter, do të paraqiten së bashku në koncertin në Universitetin A&M në Teksas.

Me këtë koncert do të tubohen fonde për viktimat e stuhive natyrore, që e kanë goditur pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara dhe rajonin e Karaibeve.Kjo shpallje u bë nga Libraria e Fondacionit Presidencial, George H.W. Bush, ku, po ashtu, theksohet se “të gjitha shitjet e biletave dhe të ardhurat e tjera” do të përdoren për ripërtritjet nga shkatërrimet e shkaktuara nga stuhitë në Teksas, Floridë dhe në Karaibe, përfshirë territorin amerikan, Porto-Riko.Në Teksas jeton familja Bush, nga e cila George H.W. dhe djali i tij, ishin presidentë të Shteteve të Bashkuara.

Filed Under: Featured Tagged With: ne concertino, Pese présidente, viktimat e Harrikenit

PERKUJTOHET MITHAT FRASHERI NE LEXINTON HOTEL,NY

October 4, 2017 by dgreca

Mithat Frasheri

Mithat Bej Frashëri kishte lidhje të forta me Vatrën. Së pari ai ishte një ndër delegatët e Vatrës në Europë, që prej vitit 1917-20, së dyti, ai ishte i dërguari i Qeverisë Shqiptare të dalë nga Kongresi i Lushnjës për të siguruar suksesin e Huasë Kombëtare të vitit 1921, ku vatranët mblodhën 197 mijë dollarë për të ndihur Shqipërinë.

2 Mithat Frasheri2

DEGA E FEDERATES”VATRA” NE QUEENS KUJTOI MITHAT FRASHERIN NE LEXINGTON HOTEL/

Dr. MurtezaniDega e Queensit të Federatës Panshqiptare të Amerikëse”VATRA”me Kryetar Dr. Skënder Murtezani,me rastin e 3 tetorit-ditëvdekjes të Apostullit të Shqiptarizmit, Mithat Bej Frashërin. Intelektuali i shquar, ajka e nacionalizmit, u shua në rrethana enigmatike me 3 tetor 1949 në Nju Jork, ndërkohë që udhëhiqte Komitetin Shqipëria e Lirë-Qeverinë në mërgim të shqiptarëve. Ashtu si për çdo  3 tetor, për të pestin vit radhazi që nga themelimi, dega e Queensit, e vijoi edhe këtë vit nderimin e figures së ndritur. Në këtë përkujtim mori pjesë edhe sekretarja e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra” Nazo Veliu. Këtij takimi përkujtimor iu bashkua edhe Akri Çipa.

1 Lexington

Në statusin e tij facebook-ut dr. Skënder Murtezani shkroi:”kujtuam Mithat Frasherin Gjeniun Patriotin dhe nje nga nje grusht diplomatrsh ne politiken Shqiptare qe donin kombin me shum se veten. E kujtuam si cdo vit per here te peste ne Hotelin Lexington ne Manhatten ku u gjet i pa jete Mithat Frasheri simbol i bashkimit.”

Mithat Bej Frashëri kishte lidhje të forta me Vatrën. Së pari ai ishte një ndër delegatët e Vatrës në Europë, që prej vitit 1917-20, së dyti, ai ishte i dërguari i Qeverisë Shqiptare të dalë nga Kongresi i Lushnjës për të siguruar suksesin e Huasë Kombëtare të vitit 1921, ku vatranët mblodhën 197 mijë dollarë për të ndihur Shqipërinë.

Mit’hat bej Frashëri lindi në Janinë më 25 mars 1880. Ai ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, nga familjet e frashërllinjëve të Përmetit. Mithati e njohu shumë pak babain e tij dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe Naimit. Edukimin akademik e mbaroi në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore. Ka qenë pjesëtar i klubit të Selanikut. Nisi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX. Një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX. Në vitin 1908, ai fillon botimin e gazetës “Liria” në Selanik. Gjatë kësaj periudhe bashkëpunoi ngushtë me Kristo Luarasin, i cili drejtonte shtypshkronjën/shtëpinë botuese “Mbrothësia”.

Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit më 14 nëntor-22 nëntor 1908. Mit’hat bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit, kryetar i Komisionit ishte Gjergj Fishta.

Në moshën 32-vjeçare u largua përfundimisht nga Stambolli dhe udhëtoi për në Shqipëri duke kaluar nga Kosova në Shkup dhe pastaj në Elbasan. Në vitin 1912, në Qeverinë e Shqipërise e krijuar nga Ismail Qemali ai u zgjodh ministër i botores. Më 30 mars 1913, dha dorëheqje nga detyra prej indinjatës kundrejt qëndrimit të kryeministrit ndaj rrethimit të Janinës. Më 20 janar 1914, në një letër që i dërgoi gazetës “Përlindja e Shqipëniës”, së bashku me G. Cilka e Taq Buda, shkruanin: “…duam të blejmë një kalem të florinjtë që t’ia dhurojmë zj. Edith Durham si kujtim për shërbimet që i ka bërë kombit tonë me shkrimet dhe botimet e saj”. Këtë nismë të Mit’hat Frashërit, për blerjen e kalemit të artë, kjo gazetë e pati botuar më herët, në dy letra, përkatësisht më 7 dhe 10 janar. Mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe ndihmoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit, Mit’hat Frashëri u largua nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jetoi në disa shtete të Ballkanit. Botoi në Sofje librin “Shënime mbi një udhëtim në Zvicër” më 1915. Në vitin 1916 u vendos në Bukuresht ku u arrestua nga policia dhe u internua në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, u lejua të largohet dhe vendoset në Luzern, Zvicër. Aty ai i drejtohet me një promemorie konferencës në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Në promemorje ai deklaron “Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufinjve në Ballkan“. Në vitin 1920 ai u vendos në SHBAKurse u kthye në Shqipëri në vitin 1922.

Në janar 1923 filli detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. Sipas Mehdi bej Frashërit: “Më 1924-1925 kishte qenë përfaqësues i Shqipërisë në Athinë, i cili interesohej tepër për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Çamëri”.

Në vitin 1927, filloi të botojë sërisht në Tiranë, revistën Diturija të cilën e kishte themeluar në Selanik më 1909 dhe më vonë në Bukuresht gjatë qëndrimit atje. Në Tiranë themeloi librarinë “Lumo Skëndo”. Ne 4 prill 1929 Mit’hat Frasheri në testamentin e tij thotë:

“Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka etj. i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë.”

Në vitin 1939, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste vendos të rikthehet aktivitetit politik. Pak muaj pas hyrjes së italianëve disa krerë mblidhen për të venduar një qëndresë të mundshme me bekimin e ardhur nëpërmjet Ali Këlcyrës prej stafit të Édouard Daladier. Pak ditë mbas hyrjes së italianëve nisi grupimi, dhe në shtator të 1939 nisi riorganizimi. Merr pjesë në Kongresin e Mukjes në gusht 1943. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali.

Mbas përpjekjeve për të krijuar Komitetet Ndërkombëtare, i afrohet autoriteteve amerikane më 1947 për t’u vendosë në krye. Pas 2 vjetëve, më 12 maj 1949 i jepet visa. Por Mit’hati nuk jetoi aq sa për të parë nisjen e Operacionit “Valuable”.Gjatë një udhëtimi për në New York ora 9.25 minuta në hotelin Winthrop, SHBA ai vdes si pasojë e një ataku kardiak. Tek trupi i tij kanë bërë roje nderi Shefqet Isaraj, Muho Xhakja, Astrit Sako, Braho Husi, Sulo Male, Hysni Aliko, Hajredin Peshkëpia, Skënder Omari, Iliaz Guri, Luan Dosti.

Gazeta përshkruan se ditën diell u vendos një sallë të madhe dhe filluan të vijnë kurorat, 25 kurora nga organizata, grupe e personalitete të huaj. Në orën 14 ka filluar ceremonia e varrimit. Imam Vehbi i ardhur ngë Detroit ka bërë lutjet, kanë folur: Nuçi Kota në emër të Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, Grigor Tashkovite, ish-senator jugosllav, në emër të Internacional Peasant Union, Dr. Bistrev ish-deputet bullgar në emër të Komitetit Kombëtar Bulllgar, Zj. Gold Veliko në emër të rinisë shqiptare të lindur në Amerikë, tërë fjalimet e fundit kanë qenë në gjuhën anglisht. Arkivoli ishte i mbuluar me flamurin kombëtar dhe në sallë ishin 200 veta. Kortezhi për në varrezat “Ferncliff”.Kryesinë e Komitetit “Shqipëria e Lirë” mbas vdekjes së Mit’hat Frashërit e mori juristi Hasan Dosti.

Veprimtaria letrare

Nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte Kalendarin kombiar, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Në shkrimet publicistike ai përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka, ndërsa në botimet e ndryshme përdori pseudonimin Ismail Malosmani. Më 1901 ka shkruar jetëshkrimin për Naim Frashërin, novelat “Hi dhe shpuzë”, studimin mbi shqiptarët dhe të ardhmen e tyre të pagëzuar si “Pritmi i Shqipërisë”, ese sociopolitike dhe etnike “Plagët tona” (1924) etj. Mit’hat Frashëri ka botuar edhe disa vepra në frëngjisht: “L’affaire de l’Epire (1915), “La population de l’Epire” (1915), “Les Albanais chez eux et a la l’Etranger” (1919), “Albanis et Slaves” (1919).

Mit’hat Frashëri ka përkthyer në shqip veprat “Guillaume Tell” të Lamartinit (1898), “Bëje të mirën pa hidhe në det” e Franc Hofmanit (1900), “Robinson Crusoe” e Defosë (1909) dhe “Psikologjia e edukatës” e G. Le Bon (1923).

Mbas çlirimit të Shqipërisë, u vendos sekuestro mbi pasurinë e Mid’hat Bey Frashërit. Një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e Mid’hat bej Frashërit. Sot rreth 40,000 vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Për këtë arsye Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë vendosën që çmimi për bibliofilinë të emërtohet Bibliofili Lumo Skëndo. Ky çmim do të ndahet çdo vit në Ditën Botërore të Librit, nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Për herë të parë ky çmim u dha në 23 prill 2006.

 

VEPRA

 

  • Bej mire pa hidhe ne det, (1902)
  • Dhe tregonje, (1902)
  • shkurtabiqi i verdhë, (1914)
  • Hi dhe shpuzë, (1915)
  • Letra mbi një udhëtim në Zvicër, (1915)
  • Një re e zezë për Shqipërinë, (1918)
  • Rilindja e Shqipërisë, (1918)
  • Mosmarrëveshjet shqiptaro-serbe, (1921)

Filed Under: Featured Tagged With: dega e Vatres Queens, Dr. Skender Murtezani, Kujtohet Mithat Frasheri

“VATRA” KA MBAJTUR E MBAN GJALLË SHQIPTARIZMIN

October 3, 2017 by dgreca

   -Mbresa nga një vizitë në qendrën e saj në New York/
1 Vatra ok

                                           Nga Fuat Memelli –Boston/

2 takimi

Prej kohësh kam dashur të bëj një vizitë në mjediset e Federatës Panshqiptare “Vatra” në Neë York. Kam shkruar për ngjarje të shënuara të saj siç ishte 100 vjetori i festimit të saj ku isha me një grup shokësh në Neë York, ku u zhvillua kjo veprimtari.  Kam shkruar edhe për veprimtarë të saj por në “shtëpinë” e re të “Vatrës” në Neë York, nuk kisha qënë. Siç e dimë të gjithë, “shtëpia” e saj e parë ka qënë në Boston, ku unë jetoj prej 6 vjetësh. Pas viteve ’90, ajo u çua në Neë York, por misioni i saj mbeti po ai: mbajtja gjallë e frymës së shqiptarizmit në diasporën shqiptare të Amerikës e më gjerë, në kushtet e reja pas viteve ’90.

1 dera e Vatres

Dhe ja më në fund dëshira për të vizituar “Vatrën” u realizua më 22 shtator të këtij viti. Nismëtar për këtë vizitë u bë veprimtari i palodhur këtu në Boston, Petrit Alibej. Pjesëtarë të grupit tonë ishin edhe Sami Ajdini e Xhoxhi Shehaj. U nisëm herët nga Bostoni për ta patur ditën përpara. Bisedat mes shokësh, këngët popullore që jehonin nga altoparlandi i makinës së Petritit, rrëfenjat e bukura e plot kripë të xha Samiut, bënë që të mos e ndjenim rrugën prej 4 orësh.

2 banda ok

Më në fund mbritëm në dyert e” Vatrës”.- Ja ku është!-na tha Petriti.  Tabela e saj në hyrje,  sikur na thoshte: “Mirëseardhët!” Ngjitim shkallët e pakta dhe hyjmë në katin e parë, ku na u shfaq një sallë e madhe, mbushur me fotografi të shumta të themeluesve  e veprimtarëve të saj të shquar. Në ballë të sallës flamujt e Shqipërisë e Amerikës, anash tyre fotografia e Skënderbeut, Nolit, Konicës, Nënë Terezës, Sotir Pecit, Kostë Çekrezit, Kolë Tromarës, etj si dhe faksimile të dokumetatave të saj, të personave që kanë kontribuar , foto të Bandës së “Vatrës”, të veprimtarive të ndryshme që ka zhvilluar ajo, etj.1 bandaok

Si të ishim miq të vjetër, na pritën plot ngrohtësi, kryetari i saj, Dritan Mishto, anëtari i kryesisë dhe arkëtari i saj,  Marjan Cubi, editori i gazetës “Dielli” Dalip Greca, kordinatori i medias Dritan Haxhia si dhe ish zv. kryetari , Asllan Bushati. Editori i “Diellit, gazetari i njohur Dalip Greca, si një nga të zotët e shtëpisë, na gostiti me raki e konjak Shqipërie.-Ma kanë sjellë miq të mi për ta pirë me shokë. Gezuar!- thotë ai. Pas urimeve të mirëseardhjes, kryetari i ri Dritan Mishto, na bëri një sintezë të punëve të “Vatrës” vitet e fundit si dhe synimet e saj për të ardhmën.-Boshti i punëve të “Vatrës” do të mbetet po ai që ka qënë : mbajtja gjallë e frymës së shqiptarizmit në diasporë, mbajtja gjallë e gjuhës shqipe, përtëritja  e rradhëve të saj, duke afruar të rinj e të reja, lobimi për çështjen shqiptare në strukturat e larta të shtetit amerikan, etj. “Vatra” nuk është pronë e asnjë partie por pronë e kombit shqiptar dhe e tillë do të mbetet” theksoi zoti Mishto. 1PetritiNë emër të grupit tonë të ardhur nga Bostoni, veprimtari Petrit Alibej, uroi kryetarin e ri të “Vatrës” për detyrën që ka marë përsipër. -Me përvojën tuaj në punët me komunitetin shqiptar në Amerikë, me përkushtimin që keni, së bashku me shokët e tjerë, me siguri do ta çoni atë në një stad më të avancuar. Më pas Petriti u ndal në mundësinë e çeljes së Degës së “Vatrës” në Boston, në qytetin ku ka lindur. –Tek ne ka mjaft shqiptarë që e duan “Vatrën” dhe me një kordinim të përbashkët të punëve, kjo ide mund të realizohet

1 dalipi spjegimVatrani me përvojë, Asllan Bushati, i cili e njeh si të thuash në themel “Vatrën”, foli për disa kritere të kanunores së saj, që duhen patur parasysh për krijimin e degës së saj, si minimumi prej 15 vetësh, pagesa e kuotës vjetore, mbledhjet që duhet të zhvillojë kryesia dhe dega e saj, etj. Dalip Greca, i cili ka mbi supe barën e madhe të përgatitjes së gazetës, theksoi se ajo do të jetë e hapur  jo vetëm për vatranët, por edhe të tjerë që kanë dëshirë të bashkëpunojnë me të, duke ruajtur frymën kombëtare, parimet e gazetarisë si vërtetësinë e fakteve, larg përçarjes e mllefeve personale. Me çeljen e degës  në Boston , “Vatra” vjen në qytetin ku lindi dhe u rrit, theksoi ai. Në takim foli edhe anëtari i kryesisë dhe arkëtari i saj, Marjan Cubi, njeriu që ka pak fjalë por që punon me përkushtim. Autori i këtyre rradhëve theksoi se për të patur  sukses në krijimin e degës së “ Vatrës” në Boston, duhet bërë një punë e mirë përgatitore e të zgjidhen në kryesi njerëz të përkushtuar , që u rreh zemra për shqiptarizmin. Mendimet për rolin e “Vatrës” si dhe çeljen e degës së saj në Boston, dha edhe Sami Hajdini, njeriu që ka mbi supe mbi 80 vjet, por që është i kudondodhur në veprimtaritë e shqiptarëve në Boston.

Kordinatori i  medias Dritan Haxhia si dhe si dhe fotoreporteri ynë, Xhimi Shehu,fiksuan disa foto, të cilat do të mbeten një kujtim i bukur për ne. Më pas editori i Diellit, Dalip Greca, na shoqëroi stendë pas stende në mjediset e “Vatrës”, duke na thënë plot hollësi për veprimtarinë 105 vjeçare të saj. Për të njohur dhe prekur gjithë “thesarin” që është aty, duhet kohë e gjatë,të cilën e kishim të kufizuar atë ditë, por që shpresojmë të rikthehemi përsëri. Një drekë nga përfaqësuesit e “Vatrës” në restorantin e bashkatdhetarit me origjinë nga rrethi i Përmetit, ne Lydig Avenue, mbylli vizitën tonë të paharruar në mjediset e “Vatrës” në Neë York.  Duke u larguar, na u duk sikur morëm me vete një  “copëz” nga zjarri i “Vatrës” , e cila ka mbajtur dhe mban gjallë shqiptarizmin. Çdo shqiptar që jeton në Amerikë, ose që vjen në këtë vend të lirisë, është mirë ta vizitojë atë, pasi do të gjejë aty një “copëz” të bukur Shqipërie, një “copëz” të ndritur të historisë së saj.

Filed Under: Featured Tagged With: atdhetarizmi, Fuat Memelli, Vatra

Tragjedia-57 të vrarë nga të shtënat në Las Vegas

October 2, 2017 by dgreca

1 Las VegasPolicia në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara tha se së paku 20 veta janë vrarë dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri.Personi i armatosur, i identifikuar si Stephen Paddock, 64 vjeç, ka hapur zjarr nga kati i 32-të i Hotelit Mandalay Bay, drejt një festivali të muzikës që po mbahej pranë.Policia tha se i dyshuari, banor vendas, është qëlluar dhe vrarë nga oficerët.Policia po ashtu tha se është vënë në kërkim të një gruaje, të identifikuar si Marilou Danley, e cila besohet se ka udhëtuar me të dyshuarin.Megjithatë, sherifi Joe Lombardo tha se policia beson se sulmuesi ka qenë nga të ashtuquajturit “ujq të vetmuar”, që do të thotë individë të frymëzuar nga ideologjia ekstremiste, por që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me grupe të njohura terroriste.

Lombardo tha se nuk mund të japë me saktësi numrin e të vrarëve dhe të plagosurve, por konfirmoi se dy oficerë jashtë detyrës janë në mesin e të vrarëve.Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu ngushëllime për viktimat dhe familjarët e tyre.Videot e postuara në mediat sociale tregojnë turma njerëzish duke ikur nga vendi i ngjarjes, derisa dëgjohet zhurma e armës automatike.

Një zëdhënëse e spitalit tha se 14 të plagosur janë në gjendje kritike.Shumë hotele pranë vendit të incidentit në Las Vegas mbeten të mbyllura.

Disa fluturime u devijuan po ashtu.Festivali i muzikës ishte duke u zhvilluar që nga e premtja, pranë disa hoteleve në shiritin e Las Vegasit.Nevada, shteti ku ka ndodhur sulmi, ka disa nga ligjet më të buta të armëve në SHBA.Njerëzit lejohen të bartin armë dhe nuk duhet ta regjistrojnë veten si posedues të tyre.Kontrollet e historikut bëhen kur njerëzit i blejnë armët, por ata gjithashtu lejohen t’i shesin ato privatisht.Numri i viktimave në Las Vegas bën që këto të jenë të shtënat më masive vdekjeprurëse në historinë e SHBA-së.

 

Filed Under: Featured Tagged With: ne Las Vegas, nga të shtënat, Tragjedia-50 të vrarë

Katër Klanet Kriminale që Kontrollojnë Shqipërinë

October 2, 2017 by dgreca

*Shqipëria është plot me Shullazë, Berishë e Balila/

*According to U.S. State Department reports, Albania is a center of organized crime activity which includes trafficking in drugs, weapons, and prostitution.  Four major clans control 20 crime families that manage criminal operations that include human trafficking, blackmail, car theft and money laundering. /

Nga Donald LU*/ambasadori Lu

I nderuar ish Presidenti Moisiu, Kryetar Zaganjori, Ministre Gjonaj, Ministër Xhafaj, Zoti Sadushi, kolegë ambasadorë, zonja dhe zotërinj,

Mirëmëngjës. Sot në këtë sallë shoh dy grupe. Grupi i parë është afër skenës, ata janë disa të huaj dhe disa, me respekt, të moshuar me shumë përvojë në sistemin e drejtësisë. Për mua grupi i dytë është më interestant. Grupi i dytë ata janë të rinjtë, larg skenës, me fytyrat plot me optimizëm dhe plot vetëbesim. Ata të gjithë japin shpresë për të ardhmen e Shqipërisë. Kjo duartrokitje është për ju.

Si të gjithë ju, edhe unë jam këtu për të njohur rolin e rëndësishëm të Shkollës së Magjistraturës në përgatitjen e brezit të ardhshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por nëse më lejoni, dëshiroj të shtoj diçka specifike për të diplomuarën tuaj, të ndjerën Fildes Hafizi, si dhe diçka për sfidën e ardhshme madhore të sistemit gjyqësor shqiptar – krimin e organizuar.

Pata mundësinë të merrja pjesë në ceremoninë e diplomimit në Shkollën e Magjistraturës vitin e kaluar. Atje, pata kënaqësinë të bisedoja me Fildes Hafizin për përkushtimin e saj për ta bërë më të mirë sistemin gjyqësor shqiptar. Si të gjithë të diplomuarit, ishte një e re e shkëlqyer dhe e talentuar që donte t’i shërbente vendit të saj.

Sistemi gjyqësor i Shqipërisë e la në baltë Fildesin. Sistemi dështoi ta mbante të shoqin e saj të rrezikshëm në burg. Dështoi ta mbronte kur ai u lirua. Fildesi, si të tjera gra në Shqipëri që janë viktima të dhunës në familje, meritojnë diçka më të mirë nga sistemi i drejtësisë.

Vdekja e Fildesit nuk duhet të shkojë dëm. Ajo duhet të jetë frymëzim për të gjithë të diplomuarit e Shkollës së Magjistraturës për të vazhduar punën e saj për t’i dhënë drejtësi të vërtetë popullit shqiptar. Ajo e la këtë përgjegjësi për të gjithë ne.

Ndërkohë që festojmë 20-vjetorin e Shkollës së Magjistraturës sot, kjo na ofron një çast për të reflektuar mbi zhvillimin e bërë dhe rrugën përpara.

Të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë për hapat përpara që kanë ndërmarrë gjatë viteve të fundit. Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të fillojë javën që vjen. Ka qenë rrugë e gjatë për të arritur deri këtu, por ky proces do të bëhet si duhet dhe me profesionalizëm, duke iu dhënë shpresë shqiptarëve se do mund të gjejnë drejtësi në gjykatat e tyre.

Shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë larguar kriminelët nga parlamenti. Në këtë drejtim, Kuvendi i 2017-ës është më i mirë se Kuvendi i 2013-ës. Më në fund, shqiptarët, në qeveri dhe në opozitë, duhet të jenë krenarë për përparimin domethënës kundër kultivimit të kanabisit.

Por sfida më e madhe dhe më e vështirë është ende përpara Shqipërisë – lufta kundër krimit të organizuar. Derisa peshqit e mëdhenj të arrestohen, ndiqen penalisht dhe të futen në burg, kanabisi do të kthehet, gjyqtarët do të marrin rryshfet dhe zyrtarët qeveritarë do të korruptohen.

Çfarë dimë lidhur me problemet e krimit të organizuar në Shqipëri?

Sipas raporteve të Departamentit të Shtetit të SHBA, Shqipëria është qendër e aktivitetit të krimit të organizuar që përfshin trafikun e drogës, armëve dhe prostitucionit. Katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave, dhe pastrimi i parave.  Shqipëria ka një treg të zi jo të vogël për mallra kontrabandë, në radhë të parë duhan, bizhuterì, makina të vjedhura dhe telefona celularë.  Vendi mbetet në rrezik domethënës nga pastrimi i parave për shkak të korrupsionit të kudogjendur dhe një sistemi ligjor të dobët.

Janë disa emra të famshëm kriminelësh shqiptarë, si trafikanti i dënuar i drogës Emiljano Shullazi, për të cilët media pretendon se vazhdon të kryejë trafik droge dhe armësh nga qelia e paraburgimit. Ose Lul Berisha, kreu i bandës së dhunshme të Durrësit që gabimisht u lirua herët nga zyrtarët e burgut. Kjo çoi në arrestimin e drejtorit dhe avokatit të burgut, por në mënyrë të mistershme, Lul Berisha mbetet i lirë. Dhe së fundi, magjistari Klement Balili, një trafikant ndërkombëtar droge, i kërkuar nga Greqia dhe Agjencia e Zbatimit Anti-Drogë (DEA) e SHBA, por që ia ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare për 18 muaj falë paaftësisë së prokurorëve, policisë dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Ka edhe shumë Shullazë, Lul Berisha dhe Klement Balilë të tjerë në Shqipëri. Pyesni cilindo oficer policie dhe ai apo ajo do të tregojë edhe një duzinë tjetër drejtuesish të krimit që meritojnë të jenë në burg.

Si do t’i mundim drejtuesit e fuqishëm të krimit të organizuar?

Drejtuesit e krimit në Shqipëri rrallë arrestohen dhe pothuajse kurrë nuk ndiqen penalisht. Në vitin 2016, policia arrestoi 1,349 persona për kundravajtje të lidhura me trafikimin e drogës. Më pak se 100 nga këto arrestime çuan në dënime për trafik droge në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Edhe më shqetësues është fakti që kishte zero dënime, zero arrestime, zero ndjekje penale për ndonjë peshk të madh për organizim, drejtim apo financim të organizatave të trafikut të drogës gjatë vitit 2016. Edhe në vitin 2015 ishin zero.

Në Shtetet e Bashkuara në vitet ‘20 dhe ‘30 pati një epidemi të krimit të organizuar. U krijuan task-forca elitë të agjencive të ndryshme për të vënë në shënjestër drejtues të mafias si Al Capone.  Kishin prokurorë, policë, dhe ekspertë të krimit financiar që punonin së bashku. Është me rëndësi kritike që policët, prokurorët dhe shërbimet inteligjente shqiptare të punojnë më ngushtë për të luftuar krimin e organizuar.

Nuk ka për të qenë e lehtë. Me gjasë do të jetë luftë e egër. Në vitin 2014, Shqipëria pati 72 bomba në makina dhe shumica besohet se ishin rezultat i dhunës mafioze. Populli shqiptar duhet të kërkojë veprim, por duhet të dijë se të arrish rezultate kundër drejtuesve të fuqishëm kriminalë kërkon durim, guxim dhe sakrifica.

Besojmë se është koha që qeveria e Shqipërisë t’i shpallë luftë krimit të organizuar.

Besojmë se disa nga ushtarët më të rëndësishëm në këtë luftë do të jenë të diplomuar të Shkollës së Magjistraturës.Faleminderit.

* Fjala e Ambasadorit Lu në 20 Vjetorin e Shkollës së Magjistraturës

***

Ja Original en gjuhen angleze

Remarks by Ambassador Donald Lu at the School of Magistrates Twentieth Anniversary

 

Honorable former President Moisiu, Chairman Zaganjori, Minister Gjonaj, Minister Xhafaj, Mr. Sadushi, fellow ambassadors, ladies and gentlemen,

Good morning! Today, I see two groups in this room. The first group is on the stage, they are some foreigners and some, with due respect, some seniors with a lot of experience in the justice system. To me, the second group is the most interesting. The second group, they are the young people, away from the stage, with their faces full of optimism and self-confidence. They all inspire hope for the future of Albania. [applause] This is for you.

Like all of you, I am here to recognize the important role of the School of Magistrates in preparing the next generation of judges and prosecutors.

But if you will allow me, I want to add something specific about your graduate Fildes Hafizi and something about the next big challenge to the judicial system of Albania – organized crime.

I had the opportunity to attend the graduation of the School of Magistrates last year.  I had the pleasure then of talking with Fildes Hafizi about her commitment to improve Albania’s judicial system.  Like all of the graduates, she was a bright and talented young person who wanted to serve her country.

The judicial system of Albania failed Fildes.  The system failed to keep her dangerous husband in prison.  It failed to protect her when he was released.   Fildes, like other women in Albania who are victims of domestic violence, deserve better from their justice system.

Fildes’ murder should not be for nothing.  She should be an inspiration to all of the graduates of the School of Magistrates to carry on her work to deliver real justice to the Albanian people.  She leaves that responsibility with all of us.

As we celebrate the 20th anniversary of the School of Magistrates today, it offers us a moment to reflect on the progress made and road ahead.

All Albanians should be proud of the steps forward they have taken over the last few years.  Judicial and prosecutorial vetting will begin in the next week.  It has been a long road to reach this point, but this process will be done well and professionally, giving hope to all Albanians that they can find justice in their courts.

Albanians should be proud that they have removed criminals from their Parliament.  In this respect, the 2017 Kuvendi is much better than the 2013 Kuvendi.  Finally, Albanians, both in government and in opposition, should be proud of the significant progress made against cannabis cultivation.

But the biggest and most difficult challenge remains ahead of Albania – the fight against organized crime.  Until the big fish are arrested, prosecuted and go to jail, the cannabis will return, judges will be bribed, and government officials will be corrupted.

What do we know about the Organized Crime Problem in Albania?

According to U.S. State Department reports, Albania is a center of organized crime activity which includes trafficking in drugs, weapons, and prostitution.  Four major clans control 20 crime families that manage criminal operations that include human trafficking, blackmail, car theft and money laundering.  Albania has a substantial black market for smuggled goods, primarily tobacco, jewelry, stolen cars and mobile phones.  The country remains at significant risk for money laundering because of rampant corruption and a weak legal system.

There are some famous names of Albanian criminals, like convicted drug trafficker Emiljano Shullazi, whom the media claims continues to carry out drug and arms trafficking from his pre-trial detention cell.  Or Lul Berisha, the head of the violent Durres gang who was mistakenly released from prison early by prison officials.  This resulted in the arrest of the director of the prison and the prison lawyer, but Lul Berisha mysteriously remains free.  And finally the magician Klement Balili, an international drug trafficker wanted by Greece and the U.S. Drug Enforcement Agency, but who has managed to escape Albanian justice for 18 months through the incompetence of prosecutors, the police and the Ministry of Justice.

There are many more Shullazis, Lul Berishas and Klement Balilis in Albania.  Ask any police officer and he or she will tell you another dozen names of criminal leaders who deserve to be in jail.

How will we defeat powerful organized crime leaders?

Albania’s criminal leaders are seldom arrested and almost never prosecuted.  In 2016, the police arrested 1,349 people for offenses linked to drug trafficking.  Less than 100 of these arrests led to drug trafficking convictions in the Serious Crime Court.  Even more troubling, there were zero convictions, zero arrests, and zero prosecutions, of any big fish for organizing, leading or financing drug trafficking organizations in 2016.  And there were also zero in 2015.

In the United States in the 1920s and 1930s, there was an epidemic of organized crime.   Elite interagency government task forces were created to target mafia leaders like Al Capone.  They had prosecutors, police, and financial crime experts working together.  It is critical that Albanian police, prosecutors and intelligence services work more closely together to fight organized crime.

This will not be easy.  It is likely to be violent.  In 2014, Albania had 72 car bombings, most believed to be the result of mafia violence.  The Albanian people should demand action, but know that to achieve results against powerful criminal leaders requires patience, courage and sacrifice.

We believe it is time for the government of Albania to declare war on organized crime.

We believe that some of the most important soldiers in this war will be graduates of the School of Magistrates.

Filed Under: Featured Tagged With: ambassador amerikan, Donald Lu, Katër Klanet që, Kontrollojnë Shqipërinë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 476
  • 477
  • 478
  • 479
  • 480
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT