Më 4 e 5 gusht, në Tuz e në Trish të Malit të Zi u përkujtua Patër Luli – Andrea Gjekaj. Meshtari, jo shumë i njohur për shqiptarët e trevave të tjera, përmendet akoma në këngët e rapsodëve të Malësisë së Madhe. Ra heroikisht në frontin e Shkodrës, gjatë luftës së vitit 1911, duke kryer detyrën e kapelanit ushtarak, duke bekuar e varrosur të vdekurit me të gjitha Sakramentet e krishtera. Ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare, duke u kujtuar nga populli si martir


Kosova pret nga Asambleja në Pekin që të bëhet pjesë e INTERPOL-it
“Në politikën e jashtme, e cila është një fushë ku kontesti ndërkombëtar është i ndryshueshme, shpeshherë vendimet nuk varen nga puna jonë, por varen nga qëndrimet e shteteve të caktuara”.“Është vështirë të lëvizet me parametra se a mund të jesh optimist apo pesimist. Unë mendoj se jam një realist dhe optimist se Kosova mund të arrijë një cak të tillë. Kemi mjaft kohë që të punojmë dhe gjatë tetë javëve të ardhshme do të bëjmë një punë të madhe me qëllim që të arrijmë një objektiv të tillë”, deklaroi Hoxhaj.Autoritetet në Kosovë thanë se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, do të avanconte shumë kapacitetet e vendit në luftimin e dukurive negative dhe do të avancojë dhe fuqizojë shtetësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.Ministri Hoxhaj theksoi se për të qenë pjesë e këtij mekanizmi duhet të plotësohen kriteret, për të cilat Hoxhaj tha se institucionet dhe mekanizmat përkatës i kanë plotësuar tashmë.Hoxhaj tha, po ashtu, se nuk parasheh që në ditën e votimit të ketë ndonjë pengesë, pasi që, sipas tij, Kosova do të arrijë që të marrë votat e mjaftueshme.
“Duhet mbështetja e dy të tretave të shteteve anëtare të INTERPOL-it dhe nuk ka ndonjë numër të saktë. Por, kjo varet nga prania e tyre në takimin ku mbahet në Pekin në fund të shtatorit”.“Ne nuk kemi ndonjë informatë aktuale se shtete të caktuar janë duke lobuar apo kundërshtojnë pranimin e saj. Në pikëpamjen tonë pranimi i Kosovës në INTERPOL është mbi të gjitha e rëndësishme për sigurinë e çdo vendi qoftë në rajon, në Evropë e botë”, u shpreh Hoxhaj.Qeveria në largim e Kosovës, tashmë ka miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, e njohur më shkurtesën INTERPOL. Kosova në prillin e vitit 2015, ka aplikuar për anëtarësim me të drejta të plota në organizatën ndërkombëtare për siguri, INTERPOL.
Nevoja e Kosovës për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare policore INTERPOL, sipas ekspertëve të sigurisë, është e madhe, veçanërisht për parandalimin dhe luftimin e krimeve që tejkalojnë kufijtë shtetërorë.Dy institucionet ndërkombëtare të sigurisë, EUROPOL dhe INTERPOL, janë mekanizmat më të rëndësishëm dhe njëra nga detyrat e tyre shtrihet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë në luftimin e krimit, të çdo lloji.(Anton Konushevci RFL)
VONESAT E KOSOVES
KOSOVA, VONESA PAS ZGJEDHJEVE/
-Kosova gati 2 muaj pas zgjedhjeve, nuk dihet kur do përfundojë konstituimi i Kuvendit e zgjedhet qeveria/
-Marrëveshjet u dhanë fund vonesave pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2001 e të 8 qershorit 2014/
-Presidenti i parë i Kosovës nën okupim në kohën e Lëvizjes për Liri e Pavarësi dhe i Kosovës së pasluftës në liri, Ibrahim Rugova, deklaronte: “Çdo ditë ne duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”/
PRISHTINË, 6 Gusht 2017-Behlul Jashari/ Nuk dihet kur do vazhdojë e përfundojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të zgjedhjeve të parakohshme të gati para dy muajve – 11 qershorit 2017, ndërsa për javën e ardhshme është paralajmëruar një takim i partive parlamentare.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nisi në 3 gusht paradite me vonesë dhe vijoi me tre pushime dhe një ndërprerje në mesditë, pastaj e ftuar për në orën 15:00 për vazhdimin që u bë i pamundur nga mosardhja e deputetëve të koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-Nisma. As në 4 gusht nuk vijoi seanca meqë vijoi mungesa e deputetëve, ndërkohë që vetëm gjysma e tyre kishin ardhur në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Në axhendën trepikëshe të seancës u përfundua e para – Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, si dhe e dyta – dhënia e betimit të deputetëve, ndërsa vazhdon vonesa për të tretën, shumë të rëndësishme për konstituimin – Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Pas këtyre zhvillimeve, në 4 gusht në mesditë, lidhur me vazhdimin e seancës konstituive u mbajt takim konsultativ i përfaqësuesve të subjekteve politike parlamentare, i ftuar e drejtuar nga deputeti më i vjetër kryesues i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Pas diskutimeve, u vendos që të mërkurën, në 9 gusht, në orën 10:00, të mbahet një takim i ngjashëm konsultativ, përkitazi me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit”, theksonte deklarata zyrtare dërguar nga Kuvendi.
Takimi konsultativ u pasua edhe me deklarata dërguar në formë komunikatash nga partitë parlamentare.
Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se, asnjëherë nuk është udhëhequr prej mendësive bllokuese dhe deri më tash ka lëshuar rrugë shumë herë, duke lënë anash interesin partiak në dobi të ruajtjes së unitetit dhe interesit të shoqërisë dhe shtetit tonë.
“Si subjekt politik, për ta shmangur krizën politike, ne e kemi bërë publike edhe ofertën tonë, e cila është vetëm në shërbim të krijimit sa më të shpejtë të institucioneve dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëhet për të kënaqur animozitetet individuale apo partiake të të tjerëve”, theksoi PDK.
Lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, kandidat për kryetar Kuvendi i koalicionit fitues të zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma, një ditë para komunikatës partiake, në një intervistë televizive deklaronte se do të ofronte një kandidat tjetër për kryeparlamentar nëse do të votohej brenda ditës në seancën konstituive udhëheqja e Kuvendit dhe qeveria e Kosovës me kryeministër Ramush Haradinajn dhe për këtë u bënte thirrje publikisht koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizjes Vetëvendosje, partisë me numrin më të madh të deputetëve.
Reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje ishte i menjëhershëm duke theksuar se, “e përshëndesin tërheqjen e Veselit nga kandidatura për kryeparlamentar” dhe se “ka qenë koha e fundit për reflektim”.
Por, vijonte deklarata e VV-së, sa i përket kërkesës që ne ta votojmë Haradinajn, ne nuk mund
të bëjmë marrëveshje me Veselin.
“Është Veseli ai që ka marrëveshje me Haradinajn. Pas dështimit të Haradinajt për të formuar qeverinë, radha
i kalon të nominuarit tonë”, përfundonte deklaratën Lëvizja Vetëvendosje.
Po në 4 gusht, në takimin e Kryesisë së LDK-së është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, posaçërisht rreth seancës konstituive të Kuvendit.
“Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerëson se Kosova nuk ka kohë dhe nuk mund të përballojë gjendjen pa institucione dhe se çdo ditë e humbur pa institucione është humbje për qytetarët e Kosovës. LDK i bën thirrje tërë spektrit politik që secili të merr përgjegjësitë e tyre politike dhe t’i ushtrojë ato konform Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth seancës konstituive, duke mos i bllokuar institucionet”, theksonte deklarata e dërguar.
Ndërsa, Lista Serbe deklaronte se “si parti politike e përgjegjëshme” me pjesëmarrjen në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës në 3 gusht “tregoi se nuk dëshiron të frenojë formimin e institucioneve, të cilat duhet të zgjidhin problemet e qytetarëve”.
Ndërsa për mospjesëmarrjen në vazhdimin e seancën në 4 gusht, Lista Serbe theksonte se me këtë “japim hapësirë që partitë shqiptare të gjejnë numër të mjaftueshëm votash për vazhdimin e punës së parlamentit”.
Vetëm koalicioni PDK-AAK-Nisma, si fitues i zgjedhjeve, sipas një vendimi të para tre viteve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit, por për ta zgjedhur me 39 mandatet që i ka dhe përkrahjen e siguruar nga deputetë e subjekte tjera parlamentare duket nuk ka numrin e duhur të votave, së paku 61 nga 120 anëtarët e parlamentit, 100 prej tyre shqiptarë e 20 të komuniteteve pakicë.
Mungesa, të paktën edhe e një vote, u pa gjatë zhvillimeve të seancës konstituive në 3 gusht. Pas betimit të deputetëve, koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma, i cili erdhi me vonesë në seancë, kërkoi 2 orë shtyrje të pikës së tretë të axhendës që është zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. Ky propozim u rrëzua me barazim votash, pro 60 edhe kundër 60. “Kur është rezutati i barabartë propozimi bie poshtë dhe nuk aprovohet”, tha kryesuesi i seancës, deputeti më i vijetër, Adem Mikullovci, nga Lëvizja Vetëvendosje që po ndihmohej nga deputetja më e re, Teuta Rugova e LDK-së, e cila votoi pro propozimit të koalicionit PDK-AAK-Nisma, e vetmja nga 61 deputetët e VV-së (32) dhe koalicionit LDK-AKR-Alternativa (29).
Pas kësaj, deputetët e PDK-AAK-Nisma lëshuan sallën e seancës, më pas edhe të tjerët dhe mbeti e paqartë se kur do vijonte seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e papërfunduar, kur do votohet për kryeparlamentarin, kryeministrin…
Në votimet në konstituimin e Kuvendit dhe për zgjedhjen e qeverisë, si dhe në vendimmarrje tjera parlamentare, pjesë e rëndësishme e procesit janë edhe 20 deputetët e komuniteve pakicë në Kuvendin e Kosovës. Komuniteti serb ka 10 vendet e garantuara, 9 të Listës Serbe dhe 1 të Partisë së Pavarur Liberale, ndërsa edhe 10 deputetë janë të komuniteteve tjera pakicë.
Një muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në 10 maj, Kuvendi i Kosovës u vetëshpërnda me kalimin me shumicë votash, të opozitës e edhe të partisë më të madhe të maxhorancës – PDK, të mocionit të mosbesimit për qeverinë e udhëhequr nga LDK, të zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë me vonesë gjashtë muajshe pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
Atëherë, pas gjysëm viti humbje kohe, marrëveshja për koalicion e dy partive më të mëdha kosovare, PDK e LDK, i dha fund situatës së “ngrirë” dhe mundësoi konstituimin e Kuvendit e zgjedhjen e qeverisë së Kosovës.
LDK e PDK, që pas zgjedhjeve të para 3 viteve u bënë së bashku partnerë në qeverisjen e Kosovës, janë historikisht edhe partitë e rivalitetit më të madh politik në të gjitha zgjedhjet. Por, me koalicionin që bënë, treguan edhe se më shumë se rivale janë shtetndërtuese.
Edhe pas zgjedhjeve të para parlamentare në Kosovën e lirë nga qershori 1999 që u mbajtën në 17 nëntor 2001 kishte vonesë, rreth 3 muaj e gjysmë, për zgjedhjen e presidentit e të qeverisë. Vonesa dhe humje kohe kishte derisa u arrit marrëveshja dhe në 4 mars 2002, Kuvendi i Kosovës, për vetëm 45 minuta seancë, në një atmosferë të mrekullueshme, e bëri Kosovën me të gjitha institucionet e zgjedhjeve të përgjithshme: President i Kosovës u zgjodh Ibrahim Rugova (LDK), kryeministër i Kosovës – Bajram Rexhepi (PDK).
Presidenti i parë i Kosovës nën okupim në kohën e Lëvizjes për Liri e Pavarësi dhe i Kosovës së pasluftës në liri, Rugova, deklaronte: “Çdo ditë ne duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”. Kështu e citonte në 5 mars 2002 në kryetitull gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, për të cilën lideri historik Rugova ka folur menjëherë pas zgjedhjes President.
Në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit 2017 ishin të gjashtat në liri, të tretat pas pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008 të njohur deri tani nga 114 shtete anëtare të OKB-së, ndërsa u zhvilluan tre vjet pas zgjedhjeve të kaluara që ishin poashtu të parakohshme pas vetëshpërndarjes së Kuvendit.
AMBASADORË TË DENJË TË KULTURËS SHQIPTARE
MERITA HALILI DHE RAIF HYSENI:AMBASADORË TË DENJË TË MUZIKËS DHE TË KULTURËS SHQIPTARE/


Nga Frank Shkreli/Pikërisht pas ditën e së djelës me 6 gusht në Qendrën e famshme të Arteve Lincoln, të shfaqjeve dhe të koncerteve mu në qëndër të lagjës Manhattan të Nju Jorkut, zhvillohet koncerti, “E djela e Trashëgimisë – Nga Tirana në Tashkent”, dmth me një pjesëmarrje të grupeve muzikore dhe vallëzuese nga disa vende, duke filluar nga Shqipëria e deri në Tashknet të Uzbekistanit. Shqipëria dhe Kosova përfaqësohen në këtë koncert ndërkombëtar grupesh evropiano lindore dhe ish-republikave sovjetike, nga ylli i muzikës popullore shqiptare e mirënjohura në Shqipëri, Kosovë e në diasporë, Merita Halili dhe bashkshorti i saj Raif Hyseni dhe Orkestra e tij, të cilët me performancën e tyre “live” do të sjellin këngët dhe muzikën tradicionale shqiptare në qëndër të Nju Jorkut. Organizuesit e këtij festivali ndërkombëtar muzikor në Nju Jork edhe po të kishin dashur, nuk mund të gjenin përfaqsues më të mirë dhe as ambasadorë më të denjë të muzikës dhe të kulturës shqiptare, për një përfaqësim të tillë të muzikës dhe kulturës shqiptare në këtë vend, siç është koncerti ndërkombëtar i organizuar në Qendrën Linkoln të Arteve këtë fund jave.Ashtu siç dihet, çifti Merita Halili dhe Raif Hyseni kanë emigruar në Amerikë në mesin e 1990-ave nga Shqipëria ku Merita ka zhvilluar një karierë të gjatë dhe të pasur në fushën e muzikës popullore të këngëve dhe valleve të Shqipërisë së Mesme, ndërsa Raifi nga Mitrovica edhe ai i njohur në Kosovë dhe më gjërë si ekspert i dalluar i fizarmonikës dhe si kompozitor i shumë këngëve dhe melodive. Puna dhe vepra e këtij çifti vlerësohet aq shumë jo vetëm këtu në Shtetet e Bashkuara– si në radhët e komunitetit shqiptaro-amerikan ashtu edhe në në radhët e amerikanëve dhe jo vetëm. Megjithse në mërgim për më shumë se 20-vjetë – ata nuk janë harruar në trojet shqiptare ashtu siç u vu në dukje nga pritja entuziaste që iu bë atyre gjatë vizitës në Shqipëri muajin që kaloi.Në të vërtetë, Merita Halili dhe Raif Hyseni u rikëthyen në Tiranë, ku dhanë një koncert të hapur në Sheshin Skënderbej me një repertor të pasur të këngëve të Shqipërisë së Mesme dhe më gjërë. Natyrisht, se ky ishte një rikthim emocionues në Tiranë për Meritën dhe Hysenin,gjë që u pasqyrua gjërësisht nga media shqiptare, përfshirë edhe intervistat e shumta në televizion, por deshta që me këtë rast të performancës së tyre në Qendrën Linkoln në Nju Jork të theksoj aktivitetin, muzikor, kulturor dhe artistik të këtij çifti të njohur këtu në Shtetet e Bashkuara, aktivitet i cili ndoshta nuk njihet aq mirë nga disa, por që është tepër i rëndësishëm dhe që po bëhet shumë më i njohur tani – jo vetëm nga komuniteti shqiptar por edhe nga amerikanët. Kjo për hir të pjesmarrjes së tyre në shfaqje të shumëta, në festivale shumë etnike dhe ndërkombëtare në Amerikë, por edhe falë pjesmarrjes së tyre në raste festimesh dhe dasmash të komunitetit shqiptaro-amerikan.
Këtu në Shtetet e Bashkuara, në komunitetin shqiptaro-amerikan veprojnë shumë këngëtarë, përfshirë edhe ata që vinë për raste të posaçme nga Shqipëria, Kosova dhe viset tjera shqiptare, të ftuar ose të angazhuar për raste të tilla të veçanta, kryesisht familjare. Por Raif Hyseni dhe Merita Halili, së bashku, qëndrojnë mbi të gjithë të tjerët, sidomos kur kemi të bëjmë – për të përdorur në fjalë nga politika – me ndërkombëtarizimin ose me përhapjen dhe me njohjen më mirë të muzikës dhe kulturës shqiptare jashtë trojeve të kombit – e nepërmjet tyre, të huajt njohin më mirë vetë shqiptarët, kulturën, vetitë dhe identitetin e tyre kombëtar. Në këtë rast, njohje më të mire të shqitarëve nga amerikanët dhe të tjerë këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vepron e jeton për më shumë se dy dekada, çifti Merita Halili e Raif Hyseni.
Natyrisht, se si të gjithë artistët dhe muzikantët e tjerë shqiptarë, me profesionin e tyre dhe me punën e palodhur, duhet të sigurojnë jetesën si gjithkush, për veten dhe familjen, por çifti Raif Hyseni dhe Merita Halili duket se përveç këtij detyrimi që e kemi të gjithë, kanë vendosur që talentet e tyre t’i përdorin për diçka edhe më të madhe se sa thhjeshtë sigurimin e nevojave bazë materiale të jetës. Duket se I kanë caktuar vetes një thirrje më të madhe. Ç’prej ardhjes së tyre në Shtetet e Bashkuara ata e kanë bërë të qartë, nepërmjet punës së tyre, se janë të interesuar për diçka më tepër, për diçka më sublime: se nuk është mjaft të këndonin dhe të merrnin pjesë në raste të organizuara nga komuniteti shqiptaro-amerikan, megjithse edhe këtë e bëjnë me shumë dashuri e kënaqësi dhe janë shumë të kërkuar, në fakt. Por, si asnjë artist ose grup tjetër shqiptar, çifti Hyseni-Halili i ka caktuar vetes misionin e shenjtë që talentin e tyre ta përdorin edhe për promovimin me entuziazëm të muzikës dhe kulturës shqiptare para amerikanëve dhe të huajve në këtë vend – të cilët dinë pak ose aspak për kulturën dhe muzikën shqiptare, duke shërbyer njëkohsisht edhe si promovues të vërtetë të një imazhi më të mire për shqiptarët kudo!
Këtë promovim Merita dhe Hyseni e kanë bërë në vazhdimësi, pa lodhje dhe me entuziazëm, ndërsa vazhdojnë të marrin pjesë në festivale si ky i të djelës më 6 gusht në Qendrën Linkoln në Manhattan “Nga Tirana në Tashkent”, ndërkohë që kanë njoftuar edhe pjesmarrjen e tyre në një koncert tjetër që do të mbahet në tetor në, “Symphony Space në Broadway” të Manhatan-it. Këto dy koncerte janë vetëm ndër më të fundit në të cilët janë ftuar të marrin pjesë. Çifti Merita Halili dhe Raif Hyseni janë paraqitur para publikut amerikanë shumë më heret, pothuaj me të ardhur rishtas në Amerikë më 1995. Më kujtohet gjatë punës time në Washington, kur papritmas por me kënaqsinë më të madhe zbuluam — me bashkshorten time ndërsa po vizitonim festivalin veror të Washingtonit të organizuar nga Instituti Smithsonian që organizohet çdo verë — pjesëmarrjen e Hysenit dhe Meritës në “Smithsonian Folklife Festival”, mu në qëndër të kryeqytetit amerikan, festival i cili frekventohet nga qindra mijëra vizitorë të huaj dhe vendas. Duke ecur, papritmas dëgjuam muzikë shqiptare dhe i drejtohem bashkshortes time, more a më bëjnë veshët a po është me të vërtetë muzikë e trojeve tona. Ishte hera e parë që në Festivalin Smithsonian merrte pjesë një grup muzikor nga trojet shqiptare: pikërisht Merita dhe Hyseni me ç’rast patëm nderin dhe kënaqësinë të takoheshim dhe të përshëndeteshim me ta, për herë të parë.
Përveç Festivalit Smithsonian dhe raste të tjera, ata kanë interpretuar gjithashtu edhe në qëndrën prestigjoze Kennedy në Washington si edhe në sallat e Kongresit amerikan. Përveç muzikës nga të gjitha trojet shqiptare, ata promovojnë gjithashtu edhe veshjet dhe kostumet shqiptare, pasi në shumë prej shfaqjeve të tyre si Merita ashtu edhe Hyseni veshin rroba kombëtare. Dihet tashmë, se Merita nepër festivale të tilla, shpesh vishet me një kostum tiranas 100 vjeçar, i qëndisur me ar dhe argjend, ndërsa Hyseni paraqitet me kostume kombëtare gjithashtu.
Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo veprimtari për promovimin e kulturës dhe muzikës shqiptare para botës amerikane dhe ndërkombëtare, Hyseni dhe Merita, për disa vite tani, kanë themeluar në universitetin, “Montclair State University” Katedrën e Parë të Muzikës Shqipe për studentët e shtetit Nju Xherzi, të cilët kanë mundësi tani të mësojnë muzikën dhe zë thellojnë njohurinë e tyre mbi kulturën shqiptare në përgjithsi. Ndonëse studentët amerikanë nuk kanë dijeni as njohuri për kulturën apo muzikën shqiptare, Raif Hyseni është shprehur për media të ndryshme se këtë boshllëk të nxënsëve amerikanë në njohurinë e kulturës dhe të historisë së shqiptarëve, ai e plotëson duke u folur atyre për historinë e kombit shqiptar në përgjithësi. “Unë nuk u jap vetëm muzikën shqiptare, por u jap informacione edhe mbi kombësinë tonë shqiptare, si gjuha, historia, kultura, traditat, gjeografia, etj”, është shprehur ai në një prej intervistave të tija.
Merita Halili, është një prej emërave më të njohur të muzikës popullore shqiptare, sidomos muzikës së Shqipërisë së Mesme dhe Raif Hyseni është i mirënjohur gjithashtu në këtë fushë, falë punës së përkushtuar dhe sukseseve të arritura të tyre në Shqipëri dhe në Kosovë, respektivisht, por sidomos për realizimet e konsiderueshme këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata janë shpërblyer edhe me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për sukseset e tyre. Mirëpo, për shqiptarët, me veprimtarinë e tyre të palodhur, Merita dhe Hyseni zenë vendin e parë si ambasadorët më të mirë e më të denjë të muzikës dhe të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si të tillë – në kapacitetin e tyre — janë njëkohësisht edhe përfaqësues të vlerave shekullore të kombit shqiptar dhe identitetit të tij arbëror ndër shekuj, në një botë që nuk i njihte më parë, por që është në njohje e sipër të këtyre vlerave — falë pjesërisht edhe punës së palodhur të Merita Halilit dhe Raif Hysenit — qoftë në skenat e folkloreve amerikane dhe ndërkombëtare siç është koncerti këtë të djelë në Qendrën e Arteve Linkoln në Nju Jork, qoftë në univeristet ku edukohet brezi i ardhëshëm i amerikanëve, siç është angazhimi tyre akademik në universitetin , “Montclair State University”, të shtetit Nju Xherzi.
Çifti Merita Halili dhe Raif Hyseni meritojnë respektin dhe falënderimet tona sepse me punën e tyre në promovim të muzikës dhe kulturës shqiptare, ata jo vetëm na nderojnë para botës amerikane si përfaqsues të denjë të komunitetit shqiptaro-amerikan këtu në Shtetet e Bashkuara dhe të kombit shqiptar në përgjithësi, por si askush tjetër po bëjnë atë që munden për përmirësimin e imazhit në botë, të Shqipërisë, të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.
Çmim Ndërkombëtar pullës postare dedikuar Himnit të Nënës Terezë
-Nga Juria e Çmimit Ndërkombëtar të Arteve të Filatelisë “San Gabriello”/
-Pulla postare me Nënën Terezë, më përmbajtësorja me karakter fetar/
-Në 16 gusht 2016, në ceremoninë e promovimit të emisionit të jashtëzakonshëm të Pullës Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë” ishte edhe delagacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”/
PRISHTINË, 5 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ Juria e Çmimit Ndërkombëtar të Arteve të Filatelisë “San Gabriello” e ka përzgjedhur pullën postare dedikuar, Himnit të N pullën postare dedikuar, Himnit të Nënës Terezë ënës Terezë,si pullën më përmbajtësore me karakter fetar.
Ne Foto-Dielli-arkiv: Nje grup vatranesh ne Katedralen”Nene Tereza” ne Prishtine me Ipeshkevin Dode Gjergji/
Autore e pullës postare është Dijana Toska, ndërsa është dizajnuar nga organizata “Little People of Kosova”, Hilmnijeta Apuk dhe emetuar nga Posta e Kosovës me datë 15 gusht 2016 me rastin e Shenjtërimit të Nënës Terezë.Siç merret vesh ndarja e çmimit do të bëhet më 24 shtator 2017 në Legnano të Veronës në Itali. Si shpërblim Postës së Kosovës do t’i akordohet një certifikatë dhe plaketa e lajmërimit “L’Annunciazione” e punuar nga mjeshtri Enrico Manfrini, njofton Koha.net.Në 16 gusht 2016, në Prishtinë është zhvilluar ceremona e promovimit të emisionit të jashtëzakonshëm të Pullës Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”. Pas një takimi në Ipeshkëvinë e Kosovës dhe vizitës Katedralës “Nëna Terezë” në Prishtinë, të pritur nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me ftesën e tij, në ceremoni mori pjesë edhe delagacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, Agim Rexhaj – zv/kryetar i “Vatrës” dhe Nderi i Kombit – i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë, Marjan Cubi – kryetar i Komisionit për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, si dhe Laura Rexhaj, Dila Cubi, Fran Shala, Mhill Gjuraj, Mëhill Velaj, Pashk Maksuti. Delegacionin e “Vatrës”, gjatë pjesëmarrijes në cerëmoni, e takoi kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, si dhe kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha.
Në 15 Korrik 2017, Ipeshkvia e Kosovë shpalli Programin e Shugurimit të Katedrales Nënë Tereza, që do të jetë në 5 shtator 2017, ditën e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Shenjëtëreshes Shqiptare. Kremtimi solemn i Meshës së Shugurimit do bëhet në mesditë, nga ora 11:00./b.j/
- « Previous Page
- 1
- …
- 493
- 494
- 495
- 496
- 497
- …
- 902
- Next Page »




