• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

REAGIM I SHQIPTARO-AMERIKANEVE ME ORIGJINE NGA MALI I ZI

February 5, 2014 by dgreca

SHOQATAT SHQIPTARE ME VEPRIMTARI NË SHBA,ME ORIGJINË NGA SHTETI I SOTËM I MALIT TË ZI, REAGIM RRETH ZGJEDHJEVE NË ULQIN/

Ka kohë që në krijesën e njohur gMali i Zi ka ngadhënjyer pseudodemokracia në stilin malazias. Kjo “demokraci” tash 23 vite vazhdon me avazin e vjetër ku nën perden e demokracisë përdorin dhe adaptojnë metoda perfide të çrrenjosjes dhe dëbimit të shqiptarëve etnik nga trevat e tyre autoktone.

Shteti malazias ka mëse 23 vite që në vendbanimet shqiptare, aty ku jetojnë në shekuj banorët autoktonë, shqiptarët etnik, nuk ka kryer asnjë cent investime. Kjo me siguri është dhuratë për lojalitetin që shqiptarët treguan me votën e tyre për pavarësimin e kësaj pseudo-demokracie (!)
Po le t’i shikojmë rradhazi të “arriturat” dhe të bërat e shtetit në interes të shqiptarëve: Suprimimi në mënyrë arbitrare i “Të Mirave Bregdetare” në Ulqin. Mos dhënia e komunës së Tuzit. Sjellja e kolonëve të përkatësisë boshnjake në Tuz, më qëllim të ndryshimit të strukturës demografike në dam të shqiptarëve. Arrestimin e malësorëve me opercione të inskenuara policore. Në Plavë-Guci. tentojnë për të ndërtuar hidrocentral në Vuthaj.  Krijojnë “Park Nacional” në prona të shqiptarëve dhe në territorin e tyre punësojnë punëtorë nga Podgorica (kur dihet për nivelin e lartë të papunësisë tek shqiptarët). Krijojnë deponi rajonale në fshatin etnikisht shqiptar të Martinajve. Tentojnë të ndërtojnë kishë serbe me përkrahjen e Policisë së Shtetit në prona private të shqiptarit në Martinaj. Kulminacioni arrihet me moslejimin e përdorimit të simboleve kombëtare. Këto janë vetëm disa aspekte të cënimit të të drejtave elementare të shqiptarëve nën Mal të Zi nga aparati shtetëror malazias.
Shteti i Malit të Zi me axhendë të integrimeve në Unionin Europian nuk duhet lejuar që të hyjnë në familjen e Botës Perëndimore duke shkelur dhe nëperkëmbur të drejtat elementare të shqiptarëve që përbëjnë 7 për qind të popullsisë të Malit të Zi.
Më 26 Janar 2014 në qytetin e Ulqinit apo si e shofim ne si “kryeqendër e shqiptarëve nën Mal të Zi”, u mbajtën zgjedhjet lokale. Ne jemi të vetëdijshëm me fustrimin e popullatës me subjektet tona politike që për fat të keq i kemi 8 sosh vetëm në Ulqin, por është e pakuptueshme se si pas 23 vitesh në qytetin tonë të lashtë ilir të dalë ngadhënjimtar ai që na e mori Ulqinin me luftë dhe tradhëtinë e Europës në vitin 1880.
Historia kur harrohet ajo edhe të përseritet, është thënie e mirënjohur në historinë e popujve. Shtrohet pyetja: ku janë subjektet politike shqiptare që veprojnë sot në Mal të Zi dhe a kanë interesa nacionale në axhendat dhe programet e tyre partiake.
Subjektet tona politike duhet që mbi axhendat personale të shofin qartë interesin kombëtar. Por sot, kur niveli i vetëdijes dhe edukimit dhe emancipimit të popullatës është shumë më i lartë se në vitin 1880, atëherë pyetja shkon tek qytetari i thjeshtë, tek ulqinku shqiptar: si vallë del në votim dhe me votën tënde e fuqizon, e aprovon vazhdimin e shtypjes tënde, me votën tënde aprovon të gjitha këto politika diskriminuese që në vazhdimësi bëhen ndaj teje dhe popullit tënd.
Disapora shqiptare dhe shoqatat me origjinë nga shteti i sotëm i Mali të Zi me veprimtari në SHBA u bëjnë apel subjekteve politike shqiptare që të unifikojnë dhe perafrojnë qëndrimet e tyre që Ulqini të jetë zot i shtëpisë në shtepinë e vet dhe të udhëhiqet nga shqiptaret që janë 80 për qind i ketij qyteti të lashtë ilir.New York, Detroit
5 Shkurt 2014

Filed Under: Featured

Serbia: edhe-edhe, Kosova: as-as

February 5, 2014 by dgreca

Nga Albin Kurti/

Duke iu falenderuar dialogut me Thaçin në Bruksel, Serbia nuk po ka fare nevojë që të zgjedhë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ajo po avanson në të dy drejtimet: edhe në integrimet evropiane, edhe në Serbinë brenda Kosovës. I fitoi edhe negociatat për anëtarësim në BE, edhe Asociacionin e komuave me shumicë serbe. Negociatat e Serbisë në këto dy rrafshe sot, po bëhen pakrahasimisht më të suksesshme sesa luftërat e saj në dy fronte para dy dekadash.

Askujt në BE, sikurse edhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë, nuk i shkon fare mendja të bëjë sadopak trysni mbi Beogradin zyrtar për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, nuk mund të jetë ndryshe përderisa Thaçi negocion për Kosovën me Serbinë pa kushte për të. Negociatat me Serbinë gjersa ajo nuk e njeh dhe pranon pavarësinë e Kosovës përkthehen në mirëkuptim për këtë mosnjohje dhe mospranim të shtetit tonë. E këtillë është pasoja edhe kur i këtillë nuk ka qenë qëllimi.

Paralelisht me këtë, BE-ja don që kur të zgjerohet me shtete të reja anëtare ato t’i delegojnë asaj sovranitet. Kosova nuk ka sovranitet dhe s’ka se çfarë realisht t’i jep BE-së andaj ajo nuk na e ofron e nuk na e mundëson anëtarësimin. Serbia është sovrane dhe ajo me anëtarësimin në BE ka se çka i bart BE-së.

Dialogu Thaçi-Daçiq në Bruksel paraqet platformën nga e cila Serbisë i hiqen pengesat në shtegun e integrimeve evropiane drejt anëtarësimit të plotë në BE, ndërkaq Kosovës i shtohen pengesat në shtetndërtim duke ia rrudhur perspektivën për sovranitet e integritet territorial, për demokraci dhe drejtësi. Pra, jo vetëm që Serbia po përparon kah Brukseli, por përparimi i saj brenda Kosovës e zgjat rrugën e i zvogëlon gjasat për inkuadrimin e Kosovës në BE (që aktualisht ka mbetur e ngujuar te premtimi bajat për liberalizimin e vizave).

Në anën tjetër, Serbia nuk po ka nevojë as të zgjedhë midis BE-së dhe Rusisë. Ajo sërish po avanson në të dy drejtimet. Mjafton të shikohen takimet e vizitat e ndërsjellta midis krerëve shtetërorë serbë e rusë për ta marrur vesh këtë. Nga përmbledhja e lajmeve për vitin 2013, kuptojmë që kryetari i Serbisë, Nikoliq, i ka zhvilluar tri takime me udhëheqësit politikë të Rusisë. Së pari, dy takime me Putinin: më 24 maj 2013 në Sochi ku nënshkruan Deklaratën për Partneritet Strategjik dhe herën tjetër gjatë vizitës së tij dyditore në Rusi më 29 tetor 2013. (Nikoliq me 25 shkurt 2013 e dekoroi Putinin për “merita të jashtëzakonshme në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve miqësore midis Republikës së Serbisë dhe Federatës Ruse” me urdhrin e Republikës së Serbisë me qafore.) Po ashtu, Nikoliq u takua edhe me Ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, me 12 nëntor 2013 kur ai e vizitoi Beogradin. Gjatë vitit që lamë pas edhe kryeministri i Serbisë, Daçiq, ishte në një vizitë dyditore në Rusi kur me 10 prill pati takim me Putinin. Ndërkaq, zëvendëskryeministri serb, Vuçiq, u takua me ministrin rus të mbrojtjes, Shoigu, më 22 maj 2013, kur po merrte pjesë në konferencën ndërkombëtare për sigurinë evropiane në Moskë.

Serbia nuk ndodhet para zgjedhjes a mundësisë ose-ose por pas përzgjedhjes e zgjidhjes edhe-edhe, kurse Kosova ndodhet në pamundësinë problematike as-as. E, sërish, nuk ka mundur të jetë ndryshe…

Para koncesioneve që vijnë nga negociatat kemi koncesionin që u paraprin negociatave. Negociatat e Kosovës me Serbinë tashmë janë koncesion. Negociatat janë ura që lidh koncesionin themeltar të përgjithshëm që shënon fillimin e negociatave me fundin e urës që shënon koncesionet e panumërta të veçanta. Mirëpo, dialogu Thaçi-Daçiq nuk është aty për t’u përfunduar por për të mos përfunduar. Ky është një dialog që e do vetveten dhe jo marrëveshjen. Marrëveshja e mbyll dialogun, ajo i lidh palët si të ndara për t’i përforcuar ato si palë. Jo edhe në dialogun e Brukselit ku ne s’njihemi as nga pala tjetër e as nga ndërmjetësuesi. Ky dialog na lidh pa na trajtuar ndaras. Ky dialog sjell marrëveshje për të pasur edhe më shumë dialog, edhe më shumë marrëveshje, edhe më shumë dialog, edhe më shumë marrëveshje, edhe më shumë dialog…  Dialogu i keq sjell marrëveshje të këqija për edhe më shumë dialog të keq. Nuk mund të ketë gjëra të mira nga zbatimi i marrëveshjeve të këqija. Çfarëdo zgjidhjesh të arrira në orientime të gabuara janë të kota në rastin më të mirë dhe kundërproduktive përndryshe. Problemi i negociatave Thaçi-Daçiq nuk është thjesht rezultati i keq por premisa e padrejtë; pra, jo gabimet në negociata, por iluzionet për to.

Kundërshtimet e Thaçit (ndaj kërkesave të Serbisë) janë veçse në funksion të prodhimit të iluzioneve (te qytetarët e Kosovës). Gjithçka në Kosovën e Qeverisë bëhet për imazh. Kosova është kthyer në një shesh gjigant xhirimi, në një film set enorm, ku horizonti nuk është ende kufiri.

Të gjithë ata që thonë se ka edhe më keq, duhet t’iu tregojmë që është duke u bërë më keq.

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Albin Kurti, kosova, Serbia

Harta si ushtarët britanik e morën New Yorkun në 1776

February 5, 2014 by dgreca

Harta e gjetur në arkivat britanike mund t’i ofrojë paraqitje të rrallë të Luftës Revolucionare  për të marrë Nju Jorkun në prag të pavarësisë së SHBA

Nga BEQIR SINA, New York/

ASTORIA NEW YORK CITY – Një hartë e zbuluar nga studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar mund të ofrojnë një vështrim të veçantë në ishullin e pushtuar nga Britanikët, të Nju Jorkut gjatë një kapitull të rëndësishëm të Luftës Revolucionare – në qoftë se ajo dëshmon të jetë autentike, thonë studiuesit amerikan .
Harta është sjellë në dritë nga Andrew Adamson cili themeloi Listat Trashëgimisë , një kompani britanike që gjen dokumentet në arkiva dhe i shet riprodhimet me cilësi të lartë , duke përfshirë edhe ato të anketave origjinale të bëra nga hartografët më të hershme britanike .
Disa vjet më parë , Adamson ishte duke kërkuar nëpër arkivat në hidrografik të Mbretërisë së Bashkuar në Somerset , Angli, kur ai erdhi nëpër një studimi tek një hartë ” plan shumë  ngjyrë kafe si me dyll dhe me pluhur ” që tregon ishullin e New York, sot ku është vendosur qyteti i New Yorkut dhe rrethinat e saj .
“Ajo ishte me shumë interes qysh në pamje të parë – andaj nxitova menjëher për t’a përfshirë në hartën që tregon si si në atë kohë  pozicionohen trupat britanike , për rreth ishullit të New Yorkut, duke përfshirë edhe selinë e Përgjithshme Howe në Newtown në Long Island , ” i tha Adamson shtypit amerikan .
Bazuar në ato pozicione të vendosjes së trupave Britanike, Adamson spejegon se harta tregon britanikët – duke zënë Nju Jorkun në verë të vitit 1776 , në periudhën midis Betejës së Brooklyn dhe betejën e Harlem Heights . Adamson tha se ai beson se dokumenti ishte pjesë e një harte të punës në terren nga ushtarakët në atë kohë , kohën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Gjithashtu me interes për Adamson ishte një pjesë e dytë , më e vogël e letrës në qendër të hartës e cila tregon Manhattanin në hollësi të ndërtimeve të asaj kohe . Ai tha se beson se kjo fletë është një vizatim nga Bernard Ratzer – një përpilues i famëshëm hartash të asaj periudhe – që janë kopjuar dhe përdorur për të bërë një hartë më të madhe , e njohur si harta Ratzer në New York, dhe që u botua në vitin 1776 .
” Nëse unë jam i saktë , kjo është ekuivalente dhe e afërt për të gjetur skicën e Leonardos për Mona Lisa ! ” thotë Adamson për shtypin amerikan.
Pjesa tjetër e hartës së gjetur nga Adamson ishte më pak e “mirëmbajtur”, dhe ai beson se pjesa më e vogël e letrës është përdorur si një pikënisje për anketuesit, ato janë pjesë të tjera të skemës së jashtë pjesën tjetër të saj . Ai gjithashtu beson se dokumenti është një pjesë e asaj që dikur ishte një hartë shumë më e mëdhe , që nga skajet e saj janë të grisura dhe zhubravitur të pa kuptueshme .
Ai thotë se ishte shumë i bindur se kishte gjetur diçka të rëndësishme , Adamson pastaj u përpoq të sjellë këtë hartë në vëmendjen e historianëve New York-ut dhe akademikët , duke thënë se New Yorku është me shumë fat me këtë hartë.
Ai më në fund ka marrë kontakte me Bob Singleton i “Greater Astoria Historical Society” , dhe ndërsa  zhvilloi një vizitë në Nju Jork , mori me vete një nga riprodhimet e tij të hartës (dorëshkrimi origjinal është pronë e arkivave britanike ) .
Singleton tha se pa testimin e duhur dhe të shqyrtimit nga ekspertët , ai nuk mund të komentojë mbi origjinalitetin hartës – por ai mendon se dokumenti është me vlerë për tu shqyrtuar , dhe ai është duke shpresuar që kjo hartë ka për të marrë vëmendjen e ekspertëve amerikan, të cilët mundet të vertetojnë autnicitetin e saj . Adamson me një ekspertë britanik janë duke shpresuar për të gjetur interesin e studiuesve të kualifikuar ose një institucion që mund të rishikojë hartën , dhe potencialisht ata kanë hartën e karbonit origjinal – dokumentin dhe datët për të përcaktuar vërtetësinë e saj .
” Për mua , dhe një juri që është ngritur për këtë qëllim , është e vlefshme për të ndjekur atë , ” tha Singleton drejtor i Institutit të Historisë “Greater Astoria Historical Society”, duke shtuar se në qoftë se harta është e vërtetë do të ishte një zbulim i rëndësishëm , një ” pamje e rëndësishme e një momenti tepër kritik të historisë së qytetit tonë . ”
Harta , tha ai :”Harta përmban monumentet e caktuara të asaj kohe – një “pellg” që ishte në Xhamajka , dhe një mulli me ujë në Queens Plaza – të cilën ai kurrë nuk kishte parë, të përshkruar në harta të tjera “.
” Pak gjëra të tilla kan marrë interesin e lart të studiuesve , ” tha Singleton .
Adamson , i cili thotë se ai ka kaluar disa nga vitet e fundit duke punuar me dokumentet e arkivuara të qeverisë Britanike, tha se ai është i sigurtë se harta është e vërtetë .
” Shumica e njerëzve nuk kanë asnjë ide se çfarë është e fshehur dhe të humbur në thellësi të institucioneve të tyre kombëtare , ” tha ai .

 

Filed Under: Featured Tagged With: Harta, Nju jorkun, pushtuan, si britaniket

KUSHTETUSJA RREZON AKTIN NORMATIV TE QEVERISE PER NEPUNESIN CIVIL

February 5, 2014 by dgreca

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur sot vendimin prej 41 faqesh në të cilin argumentohet rrëzimi i aktit normativ të qeverisë për ligjin e nëpunësit civil.Në vendimin e saj, Kushtetuesja thekson se ky akt normative është i papajtueshëm dhe në shkelje të parimeve të Kushtetutës dhe se ekzekutivi në këtë rast ka marrë kompetenca që i takojnë legjislativit.

“Urgjenca ‘thjesht subjektive’ e Qeverisë nuk mund të justifikojë përdorimin e institutit të dekretligjeve: ndonëse Qeveria ka një hapësirë të gjerë diskrecionaliteti, nevoja dhe urgjenca janë koncepte që nuk janë imune nga kontrolli kushtetues në kontekstin e kufizimeve të vendosura nga Kushtetuta.

Nisur nga vlerësimet e mësipërme, Tribunali Kushtetues spanjoll ka shfuqizuar dekretligje për mungesë të urgjencës, duke evidentuar se akti mund të ndiqte rrugën normale të aprovimit të ligjit, mbi arsyetimin se arsyet “teorike dhe abstrakte” nuk justifikojnë një situatë të jashtëzakonshme dhe urgjente nevoje (shih vendimin nr. 68, datë 28.03.2007 të Tribunalit Kushtetues spanjoll). Në vështrim të sa më sipër, Gjykata vlerëson se aktet normative mund të përkufizohen si instrumente ligjore të miratuara nga qeveria, bazuar në parashikimet kushtetuese, të cilat i njohin pushtetit ekzekutiv kompetencën për të zgjidhur situata të veçanta, subjekt i mbikëqyrjes së rreptë parlamentare. E drejta e pushtetit ekzekutiv për të ushtruar autoritet me anë të akteve normative me fuqinë e ligjit duhet të justifikohet në çdo rast me praninë e rrethanave të veçanta që e bëjnë të nevojshëm miratimin e rregullimit urgjent. Situatat e jashtëzakonshme, të cilat përcaktojnë legjitimitetin kushtetues të këtyre akteve qeveritare, përkufizohen në raport me nevojën dhe urgjencën e zgjidhjes së një situate, natyra e veçantë e së cilës nënkupton se duhet të merren masa të menjëhershme nëse duhet parandaluar një rrezik serioz publik”, thuhet në vendimin e Gjykates.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Kushtetusja, rerzon aktin normativ, te nepunsit civil

Arrestohet Ukë Rugova

February 5, 2014 by dgreca

Deputetit Ukë Rugova, pas arrestimit, i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Avokati i tij mbrojtës, Bajram Tmava, thotë se Rugova dyshohet për veprën penale krim i organizuar që ndërlidhet edhe me disa vepra tjera penale.

Pohohet se njëri nga të arrestuarit është zyrtar i Ambasadës italiane në Prishtinë, Florian Petani. Ndërkaq i arrestuari tjetër është Izet Beqirin, nga Mitrovica, një shok i Ukës.

I arrestuari, Florian Petani, është zyrtar kryesor për viza në Ambasadën italiane në Prishtinë. Është shtetas i Shqipërisë, por, pas martesës me një kosovare, ka marrë edhe shtetësinë e Kosovës. Ai jeton në Fushë-Kosovë.

Avokati i Ukë Rugovës, Bajram Tmava ka thënë se, bastisjet do të vazhdojnë deri në orët e mbrëmjes. Ai tha se klienti i tij dyshohet për katër vepra penale, mashtrim, krim i organizuar, ushtrim i ndikimit si dhe keqpërdorim i autorizimit, neni 4.

(E plotësuar) EULEX-i ka konfirmuar për “Bota sot”, bastisjen e disa personave të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale të krimit të organizuar.

“Sot në mëngjes ka filluar një operacion bastisje dhe arrestimi ndaj një grupi të pandehurish të cilët janë të dyshuar të jenë përfshirë në një grup kriminal që dyshohen për kryerjen e veprave penale të Krimit të organizuar, Mashtrimit dhe ushtrimit të ndikimit. Të pandehurve janë duke ju bastisur shtëpitë. Operacioni është pjesë një hetimi të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it”,thuhet në përgjigjen e EULEX-it, dhënë “Botës sot”.

Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se Policia e Uleksit përveç Ukë Rugovës, ka arrestuar edhe shtatë persona të tjerë, që lidhen me rastin krim i organizuar.

Policia e Kosovës, e cila thotë se tani s’ka qasje fare në këtë aksion, po ashtu thotë se bëhet fjalë për shitblerje vizash. Pohohet se njëri nga të arrestuarit është zyrtar i Ambasadës italiane në Prishtinë, F.P. mësohet se një nga të arrestuarit është edhe e I.B. nga Mitrovica, një shok i Ukës.

(E plotësuar) Eulex ka arrestuar Ukë Rugovën i cili ende ndodhet në ambientet e shtëpisë së tij, në Velani, lagje të Prishtinës.

Bëhet e ditur se ka edhe të dyshuar të tjerë në lidhje me këtë rast, të cilët pritet që gjatë ditës të arrestohen.

Më herët, një prokuror i EULEX-it ka dhënë urdhër për arrestimin e Ukë Rugovës.

Njoftimin e ka konfirmuar avokati i tij, Bajram Tmava. Ai tha se kërkesa e prokurorit është që Uka të ndalet për 48 orë. Avokati Tmava tha se EULEX-i dyshon djalin e ish-presidentit ë Kosovës, Ukën, për krim të organizuar e shpërdorim të detyrës zyrtare.

Avokati Tmava po ashtu tha se ka qenë i pranishëm gjatë bastisjes me kërkesën e të dyshuarit, Ukë Rugova. Ai nuk ka dhënë hollësi se për çfarë krimesh bëhet fjalë, por ka thënë se do të jetë avokati i tij.

EULEX-i bastisë shtëpinë e Rugovës

Njësia speciale e EULEX-it, herët në mëngjesin e së mërkurës ka hyrë në shtëpinë e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Tetë vetura të misionit të BE-së për sundim të ligjit janë parë të parkuara para shtëpisë në lagjen Velania, ndërsa forca të shumta të kësaj njësie, të maskuara po bastisin aty.
Jo zyrtarisht mësohet se i dyshuar është djali i ish-Presidentit, Ukë Rugova. Ky i fundit është aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës.(Kortezi:Bota Sot)

 

Filed Under: Featured Tagged With: Arrestohet, uk Rugova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 746
  • 747
  • 748
  • 749
  • 750
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT