SHOQATAT SHQIPTARE ME VEPRIMTARI NË SHBA,ME ORIGJINË NGA SHTETI I SOTËM I MALIT TË ZI, REAGIM RRETH ZGJEDHJEVE NË ULQIN/
Ka kohë që në krijesën e njohur gMali i Zi ka ngadhënjyer pseudodemokracia në stilin malazias. Kjo “demokraci” tash 23 vite vazhdon me avazin e vjetër ku nën perden e demokracisë përdorin dhe adaptojnë metoda perfide të çrrenjosjes dhe dëbimit të shqiptarëve etnik nga trevat e tyre autoktone.
Shteti malazias ka mëse 23 vite që në vendbanimet shqiptare, aty ku jetojnë në shekuj banorët autoktonë, shqiptarët etnik, nuk ka kryer asnjë cent investime. Kjo me siguri është dhuratë për lojalitetin që shqiptarët treguan me votën e tyre për pavarësimin e kësaj pseudo-demokracie (!)
Po le t’i shikojmë rradhazi të “arriturat” dhe të bërat e shtetit në interes të shqiptarëve: Suprimimi në mënyrë arbitrare i “Të Mirave Bregdetare” në Ulqin. Mos dhënia e komunës së Tuzit. Sjellja e kolonëve të përkatësisë boshnjake në Tuz, më qëllim të ndryshimit të strukturës demografike në dam të shqiptarëve. Arrestimin e malësorëve me opercione të inskenuara policore. Në Plavë-Guci. tentojnë për të ndërtuar hidrocentral në Vuthaj. Krijojnë “Park Nacional” në prona të shqiptarëve dhe në territorin e tyre punësojnë punëtorë nga Podgorica (kur dihet për nivelin e lartë të papunësisë tek shqiptarët). Krijojnë deponi rajonale në fshatin etnikisht shqiptar të Martinajve. Tentojnë të ndërtojnë kishë serbe me përkrahjen e Policisë së Shtetit në prona private të shqiptarit në Martinaj. Kulminacioni arrihet me moslejimin e përdorimit të simboleve kombëtare. Këto janë vetëm disa aspekte të cënimit të të drejtave elementare të shqiptarëve nën Mal të Zi nga aparati shtetëror malazias.
Shteti i Malit të Zi me axhendë të integrimeve në Unionin Europian nuk duhet lejuar që të hyjnë në familjen e Botës Perëndimore duke shkelur dhe nëperkëmbur të drejtat elementare të shqiptarëve që përbëjnë 7 për qind të popullsisë të Malit të Zi.
Më 26 Janar 2014 në qytetin e Ulqinit apo si e shofim ne si “kryeqendër e shqiptarëve nën Mal të Zi”, u mbajtën zgjedhjet lokale. Ne jemi të vetëdijshëm me fustrimin e popullatës me subjektet tona politike që për fat të keq i kemi 8 sosh vetëm në Ulqin, por është e pakuptueshme se si pas 23 vitesh në qytetin tonë të lashtë ilir të dalë ngadhënjimtar ai që na e mori Ulqinin me luftë dhe tradhëtinë e Europës në vitin 1880.
Historia kur harrohet ajo edhe të përseritet, është thënie e mirënjohur në historinë e popujve. Shtrohet pyetja: ku janë subjektet politike shqiptare që veprojnë sot në Mal të Zi dhe a kanë interesa nacionale në axhendat dhe programet e tyre partiake.
Subjektet tona politike duhet që mbi axhendat personale të shofin qartë interesin kombëtar. Por sot, kur niveli i vetëdijes dhe edukimit dhe emancipimit të popullatës është shumë më i lartë se në vitin 1880, atëherë pyetja shkon tek qytetari i thjeshtë, tek ulqinku shqiptar: si vallë del në votim dhe me votën tënde e fuqizon, e aprovon vazhdimin e shtypjes tënde, me votën tënde aprovon të gjitha këto politika diskriminuese që në vazhdimësi bëhen ndaj teje dhe popullit tënd.
Disapora shqiptare dhe shoqatat me origjinë nga shteti i sotëm i Mali të Zi me veprimtari në SHBA u bëjnë apel subjekteve politike shqiptare që të unifikojnë dhe perafrojnë qëndrimet e tyre që Ulqini të jetë zot i shtëpisë në shtepinë e vet dhe të udhëhiqet nga shqiptaret që janë 80 për qind i ketij qyteti të lashtë ilir.New York, Detroit
5 Shkurt 2014
5 Shkurt 2014
GAGELMANN says
U BEJ THIRRJE TE GJITHE SHQIPTAREVE ME BANIM NE AMERIKE TE NDIHMOJNE ME CDO KUSHT TE DREJTAT E SHQIPTAREVE SE ATA JANE TE PARE NE ATO TROJE DHE ATA DUHET TE RREPSEKTOHEN : ESHTE DHUNIM I TE DREJTAVE TE SHQIPTAREVE MOSKUJDESJA PER TERRITORET KU ATA JETOJNE DHE KANE PREJARDHJEN : TE GJITHE SE BASHKU DREJT NJI ZGJIDHJE KOMBETARE QE TROJET TONA ETNIKE TI BAJME NJI :QE TROJET TONA DHE SHQIPTAREVE TU JAPIM NE VETE VENDIN QE MERITOJNE NE DREJTESI DHE NE ARDHMENI: JEMI NE SHQIPTARET ATA QE KEMI TE DREJTAT LIGJORE PER TROJET SHQIPTARE DHE NUK ESHTE ASNJI POLITIKAN APO VEGEL E TYRE MBI SHQIPTARET VETE: KETE NE DUHET TA KUPTOJME DHE TA KTHEJME NE FORCE PER TE PREGATIT RIBASHKIMIN E TROJEVE DHE NATYRISHT DO JETE PLAVA E GUCIA PJESE E KOMBIT TONE KRESHNIK: LE TE JETE NE MENDJE TE KUJT TE DOJE DHUNIMI I TE DREJTES SE SHQIPTAREVE :KETE DO TA NDALOJME VETE NE NJIHERE E PERGJITHMONE: DHE KEMI PERVOJEN E KOMBIT TONE NE SHEKUJ : DREJT MARRJES SE VENDIMIT FINAL PER BASHKIMIN E TROJEVE TONA DHE DREJTIMIN E TYNE NGA NJEREZ TE POPULLIT DHE JO TE BIZNESIT PERSONAL : RROFTE BASHKIMI KOMBETAR: NATYRISHT ME DHEMB SHPIRTI KUR SHIKOJ DHKRIME TE TILLA QE TE TREGOJNE SA KEQ AQ GJENDJA E POLITIKES SHQIPTARE : ESHTE VETEM DIPLLOMACIA SHQIPTARE FAJTORE PER TE GJITHA KETO NDODHI: NDAH KETU DUHET TE FILLOJME : ME DIPLLOMACI SE PER PASURI TE TROJEVE DHE PER ARDHMENI NUK NA E MOHON KUSH MA KURREEEEEEEEEEEEEE:CDO GJA NE ATO TROJE ESHTE E SHQIPTAREVE DHE SHQIPTARI DO JETE I PARE EDHE SOT E NJIMISHEKUJ :