• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUR FJALA FLET SI ZEMRA

January 23, 2014 by dgreca

Nga  Rrustem Geci – Dortmund/

Qe  një  ëndërr  që më solli tek ti. Në ëndërr kështu ndodh, asaj kam qejf  t`i besoj. Shkrimet për burgjet, për plagët, zakonisht  s`i pëlqej .Por jeta s`i   për  inat   kah   burgu   më  shtyri. Poetët  jo  rralë  janë  akuzuar  për  tema  të  burgut dhe plagëve, sepse, temat  e  tilla po e dëmtuakan letërsinë. Mendimi im në këtë  temë  është  i  kundërt. Ata që  ngrisin  burgje e vrasin  njerëz , ata  e lëndojnë  letërsinë  e jo  poetët  që i  këndojnë  lirisë. Burgu  pra, nuk e do të vërtetën, as temat rreth saj.  Shqipëria e kohës së poetit ishte një  burg , ku të  burgosurit  ishin shumë të dhunuar. Poetin  Ibrahim Agimgostivarin e njoha në Dortmunt, në  një  moshë  të shtyrë. Libri poetik”Në treje të muzgut” i botuar në Tiranë nga shtëpia botuese, „ Dardania “,  dhe në „ Në   tretje  të  muzgut“ janë  libra poetik me  vlera  të  mirëfillta, poezi që  burojnë  nga zemra dhe terratisjet e jetës. Çdo plagë që e them, më djeg , më dhemb, thotë  poeti; kjo liri në gjuhë  të  huaj , s´më lë  lot  në dritare. Vetmia dhe heshtja jo rrallë më gërryjnë. Emrin burg , emrin qeli, emrin diktaturë e proletariatit, asgjëkundi  s`dua ta dëgjoj. Sepse, vetë  e  kam përjetuar burgun dhe atë jetë të rëndë. Vrasjet dhe krimin, shprehet poeti i  fshikulloj, se të  vrarë  kam birin tim. Në  këtë jetë trazimesh e  keqja  më  shumë po  vika  nga  jeta se nga vdekja. Në Shqipëri në gjithë jetën time, tepri  e patëm shtypjen dhe dënimet, ato na e sterrosën  jetën. Diktatura e Enverit ishte përtej çdo realiteti. Nën qeverisjen e tij çdo gjë ishte e dobët, parullë dhe, sterile.  Pyeteni tokën, rrugët, shtëpitë tona të varfëra, aty mund të lexoni vuajtjet tona, imazhin e përdhunuar të njeriut. Në regjistrat e asaj kohe, kudo janë eshtrat tanë,  gjaku ynë, të rënët me emra të rrëzuar. Ky  stacion s`mbaron këtu, Shqipëria është adresa ime, gjaku im i padukshëm, shkruan  poeti, Ibrahim Agimgostivari. Libri i Ibrahimit, „Në tretje të muzgut“, po edhe libra të tjerë të këtij autori, shprehin vlerën e mirëfilltë artistike. Ibrahim Agimgostivari , i dënuar i Enver Hoxhës, përjetoi ferrin e diktaturës së tij. Poezia e Ibrahim  Agimgostivarit, me një stil krejt origjinal, krejt të  veçantë, është një dëshmi e kohës së tij. Shpirt, ende pa u tharë lotët e pritjes , . . ti  ike.. e në çastin e  mbërritjes , m´u desh mua të iki. Këto dhe vargje  të tjera tregojnë se fjala flet s´i syri , si zemra , ndryshe, do ishte fjalë koti. Shpirt, pse të heshtim,.. ata do na vrasin,.. ata kanë shumë errësirë brenda. , lexoj në një poezi të tij. Jeta e poetit, Ibrahim Agimgostivarit është një histori me shumë beteja. Ibrahim Agimgostivari  u  lind  në Tiranë më  1934. Shumë vite punoi mësues në fshatrat e Kukësit. Që në moshë të re interesimet  e tij për poezi ,  ishin të veçanta. I  dashuruar pas teatrit, ai  shkroi  dramën „ Pas shpine “ që u censurua nga regjimi komunist dhe u bë shkak për  të kaluar 5 vite të plota në burg. Ibrahimi  ishte  dënuar  me pesë vjet burg, ndërsa vëzhgimet e sigurimit do vazhdonin deri në përmbysjen e atij regjimi. Ibrahim Agimgostivarin deri më tash ka botuar katër libra; “Mall”, 2. “Në tretje të muzgut”, “Intervistat e mia dhe dy drama”,  dhe së fundi “Fjala flet s´i zemra” . Më 1990, Ibrahim Agimgostivari bashkë me familjen e tij dhe mijëra të tjerë, shqiptar rebelohet, dhe me trimat e  ambasadave, në korrik të vitit 1990 , kryengritet për ta shembur pushtetin e Hoxhës, dhe të Ramiz Alisë. Ai   regjim  i    shtypjes dhe i burgut   që  vrau Shqipërinë për disa dekada, ishte Enver Hoxha, dhe shpura e tij e pushkatarëve. Që nga viti 1990, poeti, Ibrahim  Agimgostivari   jeton  dhe krijon   në Dortmund të Gejrmanisë. shëndet poetit, Ibrahim Agimgostivarit!

Ibrahim Agimgostivari – tufë poezish nga libri “Fjala flet si zemra”

Mall

Prej tokës sime u mërgova

Nën një qiell tjetër

I lumtur s´jam aspak

Malli për atdheun më gërryen

Dhe sa herë shihem n´pasqyrë

Më i mplakur dukem

Lulet

Lulet s´çelin vetëm për vete

Po edhe për hiret e kësaj jete

Kështu e ndjeja këtë botë

Në pranverën e tokës sime

Ndarja

Sa qemë së bashku

Nuk ndihesha keq

Por gjërat ndryshuan

Kur ne u ndamë

Lotët e zemrës

Sa herë zbres në Shqipëri

Dheun e tokës sime e puthi

Se aty i kam të  mbjellë

Lotët e një jete të rëndë

 

Urtësia e barit

 

Në këtë jetë me trazira

Çfarë tu them syve  tuj

Pranverës në degët e pemës

Barit të urtë në kopësht

Shpirti tim prej shkrimtari

Z o g u

Ishte një gjetje zemre
Që më ndau nga ti
Nga ajo betejë e imja
Nga ajo luftë  me  ty

Vështrim
Sa  herë  vjen  korriku
Më kujtohet  e kaluara
kohën që ma mori burgu
dhe xhelatët e atij burgu

Kujtime

Shpirt, me çaste të kujtoj
Unë nuk njoh  kohë tjetër
zemra nuk po harroka
as në këtë moshë të shtyrë

Mbetje vajesh

Unë tani  jam  në  kërkim
Si zogu që kërkon çerdhe
Nëse t´i  do të pajtoheshe
s´do të ndahesha prej teje

As në një vdekje të dytë

1.

Fjalët si ura mendimesh
Me ty mua më afrojnë
Ato më shpjejnë tek ti
Dhe ty të shpjejnë tek unë

2.

Ëndërr  qenka   jeta
Në flakët  e  së cilës
hyjnueshëm digjemi
duke lënë pas vetes
dhimbje dhe shpresë

3.

Në frymën me poezi
fjalët flasin si zemra
fjalët flasin si shpirti
fjalët  flasin  si  jeta

4.

Shqipja jonë e bukur
Shqipja jonë  e mirë
ëmbël unë  e  ndjejë
edhe  këtej  n´egzil!..

5.

Për këtë jetë kam ca pyetje
Por askush s´më përgjigjet
Këtë jetë kështu e harxhova
E dhimbja kurrë s´mu nda

Drithërimë

Sot isha i trazuar
shëtita deri në lodhje
deri në raskapitje
për ta mbytur mërzinë
dhe mallin për
Shqipërinë

Kujtime

Kam rendur pas teje
Që të takoj njëherë
Por fati nuk deshi
Na ndau përgjithnjë

Fjala shqip
Në vëndet ku mërguam
Kudo na quajnë të huaj
Fjala shqip këtej s´kuptohet
Në të gjitha zyrat
Ajo duhet të përkthehet

Çaste intime
Sa herë unë i sodis yjet
shpesh me ty i ngatërroj
me duart tuaja të buta
me buzët tuaja të vala

I arratisuri
Ika nga vuajtjet e mia
pa e ditur se ku po shkoj
mërgimin nuk e njihja
as gjuhën kurrë ia mësova

Kështu më ikë 20 vjet!..

Dallgë

O  e  bukura  Shqipëri
çdo gjë që shkruaj për ty
del nga prushi i zemrës

Në shpirti tim të trazuar
motivet me Shqipëri
kudo  më  bëjnë  dritë

çdo çast më japin jetë

Intime
Sa herë mbetem vetëm
fjalë zemre  m´afrohen
plagën  nuk  e  flaki dot
dhimbja mbetet brenda

Aktakuza
Në të gjitha ato hetuesi
Hetuesit kërkonin emra
Unë ua  tregoja  gjakun
dhe  vrajat  nëpër  trup

Mesazh
Shpirt, mos  qaj  për  mua
Edhe në vdekshim një ditë
Këto vargje do t´ua lëmë
Në vend të amanetit tonë

Monolog
Sa herë kam pyetur veten
çfarë  mund   të   fali  sot
fjala  më  zihej  në  grykë
s´ kam  plumb për vëllain

KOHA IME

Koha ime kishte

Formën e një molle

Njëra ëndërr, dhe

Tjetra dhimbje

Po ta ndash në dy pjesë

Do e shohësh gjëmën

Të ngjashme me të

Pangjashmen!..

SHQIPËRI

Shqipëri, të fala prej

meje. Shpirti im, zemra ime

çdo çast jam brenda teje

në damarët me ujë e me

tokë, jam në këngët tua

dhe të përqafojë shumë!..

VJESHTA

Vjeshta vjeshtoi dhe këtë herë

E përrojet derdhen nëpër det

Eklipset vazhdojnë punën e tyre

E mua mallin më gërryen brenda

Jam larg nga atdheu im, hartën

E Shqipërisë e kam në kraharor

Një zjarr në shpirt më djeg, kam

etje për lumejtë e atdheut tim

 

Digjem për një rreze të Shqipërisë

Përplasem me jetën si me një

Kafshë, Të fituar s´jemi asnjëri

As unë dhe as vetvetja ime!..
Tim birit

O i bukuri im, o i miri  im

Ty të vranë aksidentalisht

Por plaga më mbeti mua
( Nga  ajo  gjysmë  luftë )
Që e përgjaku Shqipërinë

Klinikat e botës

Plot janë klinikat e botës, po

plagët e mia  s´mi shërojnë

këto plagë janë plagë Shqipërie

pesëdhjetë  vjet  të  vrara!…

 

Filed Under: Featured Tagged With: Ibrahim Agimgostivarin, poeti, Rrustem Geci

NEW YORK : Kremtohet me një aktivitet ndërfetar Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s.

January 23, 2014 by dgreca

* Ligjerues : Honorable Congressman Michael Grimm, (nuk arriti të mbërrij në kohë, por kishte konfirmuar prezencën e tij dhe ishte në listën ligjeruesve).Honorable Bekim Sejdiu Consul General of Republic of Kosova, Honorable Assemblyman Mark Gjonaj/ Bronx,Honorable Assemblyman Michael Cusick,Honorable/

* Profeti Muahmmed a.s. drejtësinë e lartësonte përherë, ndërsa shprehte bindjen e tij se nderi dhe respekti i njeriut mund të ruhet e mbrohet në një shoqëri ku sundon vetëm drejtësia/

Nga  BEQIR SINA, Staten Island – New York/

STATEN ISLAND NYC : Në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare / AICC, të premten më 17 janar 2014 është organizuar një celebrim ndërfetar me rastin e ditëlindjes së Prophet Muhammed a.s. me titullin ” Festojmë jetën e Profetit Muhammed a.s.”.

Kjo ditëlindje festua me moton e më të Dashurit shoqëruar me fjalime dhe me një program i cili nisi me rastin Javës Festive të Ditëlindjes së Shenjtë, që i kushtohet ditëlindjes së Prophet Muhammed a.s. .

Në kremtimin e lindjes së shenjtë morën pjesë edhe personalite të shquara njujorkeze, liderit fetar të besimeve të ndryshme, të krishter, ortodoks, Jews, veprimtar të organizatave jo qeveritare,  liderët lokal dhe politikë, disa nga udhëheqësit më të lart të qytetit të Nju Jorkut, dhe përfaqësues të Departmentit të Policisë së qytetit të Nju Jorkut, besimtarë të ishullit të Staten Island, ku ndodhet edhe xhamia më e madhe shqiptare, dhe, një ndër më të mëdhat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ligjerues : Honorable Congressman Michael Grimm, (nuk arriti të mbërrij në kohë, por kishte konfirmuar prezencën e tij dhe ishte në listën ligjeruesve).Honorable Bekim Sejdiu Consul General of Republic of Kosova, Honorable Assemblyman Mark Gjonaj/ Bronx,Honorable Assemblyman Michael Cusick,Honorable

(Pjesmarrës nga NYPD Officers: Honorable Thomas M. Chan,Chief  Community Affairs Bureau of NYPD,Chief Edward Delatorre, NYPD,Commanding Officer Staten Island/ Deputy Chief Michael Marino, Inspector James Klein, Commanding Officer Crime Prevention Section NYPD,Honorable Inspector John Sprague/ NYPD  120 Precinct, Captain Flamur Cani  NYPD, Lt. David Goodwin  Community Affair Staten Island, NYPD, Sergeant Raffet Awad,  NYPD  Community Affairs Division,  Detective Karim Zada, NYPD, Detective Ahmed Nasser NYPD, Detective Elton Shametaj NYPD,  Honorable Philip Banks III  Chief of NYPD, Honorable Raymond Kelly former  Police Commissioner of NYPD .

Imamët: Honorable Imam Dr. Rufat Halili, Honorable Imam Nexhat Abdovic, Honorable Imam Kemal Bekteshefic, Honorable Imam GulamRassul/ Pakistani Mosque, Honorable Imam Edin Gjoni, Honorable Imam Mehdija Demirovic,

Klerikët – Staten Island Clergy : Father Liam O’Doherty (OLGC), Mrs. Mona Zaloom Building Bridges Coordinator  Rev. Terry Troya Project Hospitality Dr. Ram Nair Hindu Temple.

Aktivistët : Mr.  Bobby Digi, SINSIBA Org. Mr. Gonzalo Mercado Director of El-Centro Immigrant Council of Staten Island Mr. Marko Kepi/ Albanian Roots,)

Në ditëlindjen e Profetit Muhamed a.s. u tha se ky celebrim ka për qëllim të sjell grupet e ndryshme ndërfetare në Staten Island të festojnë jetën e Pejgamberit Muhammed me komunitetin musliman e Shqiptar të Staten Island. Vlen të theksohet thanë ata se festime të tilla ndërfetare në Staten Island janë të respektuara shumë dhe kan një trajtim të veçant. Në këtë aspekt AICC është nji ndër qëndrat prijatare në këtë mjedis. Në Staten Island përndryshe nga komunat tjera të New Yorkut celebrohen se bashku edhe festat e tjera ndërfetare si : Kërshëndellat, Honekan, Sederet dhe Thanksgiving.

Këto festime ndërfetare, dikur nuk kan qenë as të imagjinuara në formën sikur ato organizohen tani në Staten Island, por fal lidershipit fetarë në Staten Island – kjo gjë është arrirë dhe është për t’u marrë shembull në të gjithë Nju Jorkun. Duhet cekur se në këtë drejtim janë dalluar dhe Imamët shqiptarë, të kësaj qëndre cilët janë edhe lidershipi i qëndrës Islamike – AICC , Imam Dr. Zurkani Vardar, Imam Ferid Bedrolli dhe dr. Tahir Kukaj, të cilët kan kontribuar në afrimin e komuniteteve të ndryshme ndërfetare. Sipas, tyre thuhet se AICC, është një ndër qendrat islame me aktive në New York.

Kjo qendër ka fituar disa mirënjohje dhe vlerësime nga lidershipi politik, i New Yorkut, nga ish Mayor Bloomberg, Police commissioner Raymond Kelli, Kongressmani Michael Grimm, Assemblymani Michael Cusick, Borough President James Molinaro si dhe nga institutet akademike si Wagner College dhe poashtu nga organizatat joqeveritare si Project Hospitality.

Pjesmarrja në këtë mbrëmje ishte impozante dhe masive. Këtë eveniment e përshëndetën edhe i nderuari  Thomas M. Chan Chief  Community Affairs Bureau of NYPD, i cili foli në emër të policisë së Nju Jorkut.

  Shefi i Çështjeve të Komuniteteve nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut, Thomas M. Chan, tha se :”Falenderoj imamët e kësaj qëndre për rolin e tyre, në nivel të qytetit të New Yorkut, që kjo qëndër e cila është një prej qëndrave të para që kemi parasyshë në bashkpunimin dhe partneritetin me qëndrat fetare. Dr. Tahir Kukaj, është njëherit edhe antarë i këshillit musliman pran zyrës së Police Commissioner of New York, Ne tha ai me AICC kemi parneritet afër një dekadë, ku rinia e kësaj qëndre merr pjesë në aktivitetet sportive që organizohen nga NYPD si futbolli, basketbolli dhe kriket.

Ne së bashku me AICC kemi arganizuar kurse të Akademisë së policisë së New Yorkut, ku pjesmarrja e komunitetit ishte shumë e madhe dhe e vlerësuar. Ne si NYPD vlerësojmë shumë punën dhe lidershipin e kësaj qëndre dhe shikojmë që të kemi edhe më tutje partnership me AICC. Urime edhe njëherë ditëlindja e Profetit Muhammed.” ka përfunduar fjalën e tij shefi i policisë Thomas M. Chan,

Më pasë në emër të politikanëve përshëndeti Assemblymani Michael Cusick , nga Distrikti 63të Staten Island

I cili, pas urimit të rastit, iu drejtua masës që ishte mbledhur në sallë, duke u shprehur se kjo qëndër është nji qëndër që  me të vërtetë është në shërbim të gjithëanshëm të komunitetit në Staten Island. AICC , tha asamblesiti Cuisck, është një qëndër që shërben si shembull se si duhet organizatat dhe qendrat joqeveritare të funksionojnë dhe shërbejnë në qytetin e tyre. Propheti Muhammed a.s, tha ai “Ishte njeri modest, që shërbeu popullin e tij, dhe në këtë aspekt AICC, është duke zbatuar shëmbëlltyren e Prophetit Muhammed me aktivitetet e saja”.

Në emër të klerikëve të feve të tjera përshëndeti ditëlindjen e Profetit Muhamed I Përndershmi Liam O’Doherty (OLGC – Our Lady of Good Council)

Ai foli për rolin e AICC dhe se si kjo qëndër Islamike ishte pikërisht ajo që i hapi e para dyert e aktiviteteve të saj, pasiqë, ai kishte ardhur nga Bostoni të shërbente në Staten Island. Father Liam tregoj se si një nga qytetarët e Staten Island – kur e kishte takuar në rruge i kishte thënë atij, “të njoh ty, ti je ai prifti musliman,” dhe ky i drejtohet, kalimtarit se “ ne fakt jam prift katolik e jo musliman, por jam shok i muslimaneve dhe ndihem krenar që kam bashkëpunuar me qëndrën islame kulturore Shqiptare.” Father. Liam, tregoj se si AICC dhe OLGC realizuan vizitën e Kardinalit  Timothy Michael Dolan në qershorin e 2013. “Aktualisht, tha Father Liam, aktivitetet tona me rininë e dy qëndrave vazhdojnë, vetëm në muajin dhjetorë dhe janar, ne së bashku kemi përgatitur ushqime për të vorfrit në ishullin Staten Island,  ku rinia e AICC dhe OLGC kan bërë përgatitjen e ushqimeve dhe pakove, shpërndarjen e tyre nëpër shtëpia dhe qëndrat e të moshuarave. Ndërkaq, në emër të diplomatëve foli Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, ambasadori Bekim Sejdiu

Në fillim të fjalës së tij, Ambasadori Sejdiu, uroj AICC për këtë organizim ndërfetar kaq të mrekullueshëm si e quajti ai.”Ne populli shqiptar, tha ambasadori Sejdiu vlerësojmë shumë diversitetin fetar, nga që ne jemi popull që i përkasim tri feve qiellore dhe dua të theksoj se vëllazërimi fetar e kombëtar ndër shqiptarët është shembull për mbarë botën. Në, AICC, ne si diplomat kemi ardhur edhe disa herë tjera për celebrime të ndryshme, dhe jemi përherë krenar me të arriturat e kësaj qendre në fusha të ndryshme. Fjalët e mira që dëgjojmë, sot këtu nga liderët e ndryshëm të New Yorkut, na bejnë të ndihemi krenar me ju komunitetin shqiptar në Staten Island” theksojë Ambasadori Sejdiu – Konsull i Përgjithshëm i Kosovës Në New York.

Kurse, fjalimi  dr. Tahir Kukaj, Imam i kësaj qëndre, u përqëndrua rreth prezencës së të krishterëve dhe jahudive në jetën e Pejgamberit a.s.

Dr. Kukaj, potencoj se të krishterët i gjejmë si personalitete të rëndësishme në jetën e Pejgamberit a.s.  dhe të muslimaneve. Prifti Behira, tha ai ishte prift krishterë i cili ishte i pari që i tha axhës së Pejgamberit a.s. Abu Talibit, se ky djal ka një ardhmëri të shëndrritshme, ky duhet të jetë pejgamberi i fundit. Pastaj mbreti i drejtë i Etiopisë , mbreti i krishterë ishte ai mbreti, që ju ofroj muslimanëve strehim dhe mbrojtje.

Ndërkohë, duke folur posaqërisht për gazetën tonë, Dr. Tahir Kukaj, një ndër Imamët e kësaj qëndre, tha se :” Qëllimi ynë në organizimin e një celebrimi ndërfetar ishte që të paraqesim Pejgamberin a.s. edhe atyre që nuk e njohin për pejgamber, por që e njohin si figurë ndërkombëtare  me një influence të madhe madje edhe të pakrahasuar.”

Qëndra jonë shtoi ai është prej qëndrave fetare dhe kulturore prijatare në fushat të ndryshme të jetës fetare, sociale e shoqerore në New York. AICC, është themeluese e dy  organizatave ndërfetare në Staten Island në parteneritet me qendrat tjera në këtë qytet, ku bashkërisht shërbejmë në ishullin Staten Island dhe New Yorkun.

Më tej ai, shprehet se të pranishmëve u treguam se muslimanët në New York, janë saktësisht sikur çdo komunitet tjetër, ne jemi besnik këtij qyteti e shteti, pohon Imam Kukaj duke shtuar se figura jonë themelore e personalitetit tonë na mëson se nuk mund të jesh fetare i mirë, derisa njerëzit të besojnë me jetën, pasurin dhe nderin e tyre.

“ Muslimanët, sipas tij janë besnik dhe duan këtë vend, e në mënyre të veçant ne shqiptarët, ne i jemi shumë mirënjohës popullit Amerikan dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për atë që e kan ndihmuar në kohët më të vështira popullin shqiptar , ishin ata që ndihmuan popullin shqiptarë më shumë se kushdo nga e gjithë bota, sidomos në rastin e luftës së Kosovës, si dhe me rastin e formimit të shtetit të Kosovës.”

Duke folur me rastin e kësaj dite, ai përmendi rastin e studimit të jetës së Pejgamberit a.s. ku si shpejegon Dr Kukaj, duket qartë se jeta e tij ishte e lidhur me popullin e librit, sikur e thirrën të krishterët dhe jahudit. Andaj edhe mesimet e pejgamberit Muhammed a.s. janë po ato mësime që pejgamberët e tjerë para tij i sollën njerëzimit.

Andaj me këtë rast “Ne dëshirojmë, që ti njohim të tjerët ashtu sikur janë e po ashtu dëshirojmë, që të tjerët të na njohin ashtu si jemi, drejtë për së drejti e jo të na njohin përmes dikujt që në fakt nuk prezenton Islamin e as muslimanët. Ne kultivojmë vlerat fetare dhe kombëtare që janë në sherbim të qytetit dhe vendit ku frymojmë dhe veprojmë.” u shreh Dr. Tahir Kukaj – një ndër Imamët e qëndrës Islamike AICC, në Staten Island ku u mbajtë edhe kjo veprimtari ndërfetare kushtuar: Ditëlindjes së Profetit Muhamed a.s.

   Nata përkujtimore, u ndoq me këndimin e Kuranit të Madhëruar dhe Ilahitë e interpretuara nga Kori i Muzikës djemëve dhe vajzave nga Shkolla islamike Miraj, e cila i bashkoi të gjithë besimtarët në frymën e Profetit Muhamed a.s..

Ky aktivitet përcolli mesazhe të rëndësishëme të natës festive të cilat edhe në fjalët përshëndetëse nxorën në pah drejtësinë e profetit. Ku ata  theksuan se Profeti Muahmmed a.s. drejtësinë e lartësonte përherë, ndërsa shprehte bindjen e tij se nderi dhe respekti i njeriut mund të ruhet e mbrohet në një shoqëri ku sundon drejtësia.

Në fund të festimit, nxenësat e MIS, shkollës islame Miraxh, prezentuan disa Ilahi në tri gjuhët, shqip, anglisht dhe arabisht. Pas këtij programi, musafirët u shërbyen me ëmbëlsira, kafe, çaj dhe lëngje të ndryshme frutash.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Beqir Sina, Kremtohet ditelindja e profetit, Muhamet, New York

SHOQATA “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”, (SHSHASH) SUEDI MBAJTI KUVENDIN

January 23, 2014 by dgreca

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, mbajti Kuvendin vjetor, më 18 janar 2014, në Ängelholm, Suedi nën udhëhqejen e Kryesisë së punës nga Qibrije Hoxha, nënkryetare, Prof. Fetah Bahtiri dhe Sokol Demaku, anëtarë të Kryesisë së ShShAShS-së. Për punën njëvjeçare raportoi kryetari z. Hysen Ibrahimi. Për arkën raportoi arkëtari z. Rrahman Rrahmani, kurse për librin ”Thesar Kombëtar 3” që është në përgatitje e sipër foli kryetari i Komisionit redaktues Prof. Fetah Bahtiri.

Kuvendi vjetor i miratoi raportet unanimisht pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim. Kuvendi falënderoi raportuesit për punën e tyre,. Në mënyrë të veçantë u duartrokit Mr. Fadil Geci i cili ishte deklaruar se vullnetarisht me mjete të veta do ta financojë botimin një numri të librit ”Thesar Kombëtar”.

Gjithashtu me kënaqësi të posaçme u mirëprit ndarja e mjeteve për botimin e librit ”Thesar Kombëtar 3” në shumën prej 3.350 € nga Ministria e Diasporës. Ky njoftim erdhi nga znj. Shukrije Ramadani, udhëheqëse e Divizionit për Kulturë, Rini e Sport për Diasporë pranë Ministrisë së Diasporës.

Kuvendi vjetor falënderoi ngrohtësisht të gjithë sponsorët që ndihmuan dhe janë duke ndihmuar ShShASh-në, si: Halim Hoti, Albert dhe Artan Jashari, Qazim Hoti, Burim Muharremi, Naim Latifi, Robert Hoti, Haki Ademi.

Kuvendi, ndër të tjera mori këto vendime:

– Shoqata e ndryshon emrin. Ajo tani e tutje do quhet: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

– Shoqata shpalli anëtar nderi: Prof. dr. Shefkije Islamajn, Prishtinë, Prof. Salih Zogianin, Prishtinë dhe Prof. Flora Dervishin, Durrës.

– Shoqata mori vendim që për punën dhe ndihmën e dhënë asaj, t´u ndajë Mirënjohje publike këtyre individëve: Sadri Mustafës, Avdullah Pllanës, Rrahman Rrahmanit dhe Mursel Shkupollit.

Mirënjohjet për anëtarë nderi dhe mirënjohjet e tjera, do të dorëzohen me rastin e promovimit të librit ”Thesar Kombëtar 3” në Biblotekën Kombëtare Universitare të Kosovës në Prishtinë, kah mesi i muajit korrik 2014. Për promovimin me kohë do të jepet njoftimi.

Në emër të SHSHASH-së,

Hysen Ibrahimi, kryetar.

Filed Under: Featured Tagged With: Kuvendi i shoqates. Papa Klementi

SHQIPTARET NE SIRI, Bedel për IHH

January 23, 2014 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
1.
Shqiptarët në Siri,çfarë mund të jenë përveçse-bedel në shërbim të IHH.
Organizata bamirësie turke, IHH , ka rekrutuar qindra shqiptarëve myslimanë dhe i dërgoi në Siri pas trajnimeve ushtarake në Turqi për të marrë pjesë në luftë të armatosur kundër qeverisë  së Damask kanë cilësuar agjenci lajmesh.
Si vepron IHH? ” IHH , e cila vepron nën mbulesën e ndihmave bamirësie dhe të aktiviteteve dhe akteve në koordinim të plotë me MJT dhe grupeve ekstremiste saudite vahabiste deri tani ka rekrutuar dhe ka transferuar një numër të 769 shqiptarëve në Siri për t’u bashkuar me të ashtuquajturën ushtria siriane  pa pagesë. Ky burim për dërgikmin e kësaj shifre të lartë shqiptarësh në Siri duhet marrë me rezervë sepse vjen nga raportimi i një agjencie  iraniane e cila mundohet të shtojë numrin e të rekrutuarve në Siri,ngase dihen lidhjet dhe avantazhin që ka Irani me dominimin në Siri ku rrënjët e kësaj të fundit janë shtrirë thellë në Siri, ne ekonomi dhe ushtri,arsim etj.
Burimet thonë se:ata që janë rekrutuar nga IHH ” janë transferuar në Turqi nëpërmjet Tiranës kanë kryer trajnime ushtarake nga oficerë të stacionuar në bazën Reyhanli ushtarake në krahinën jugore të Turqisë Hatay “. ” I fundit i këtyre grupeve të rekrutuar ishte  përbërë 90 shtetas shqiptarë të cilët u dërguan në Stamboll nga Tirana në fluturimin turk Air nr 1078 . Më 30 qershor, 2013.
Sidoqoftë shifrat e referuara nga iranianët për rekrutimet e shqiptarëve nuk mbeten shumë të besueshme për faktin se iranianët kanë arsyet e tyre  për shkak të tokës së djegur ku po rrëshqet Siria prej tre vjetësh në luftë ,mbështetësja e tyre dhe me këtë rast ata mundohen që të artikulojnë fakte se lufta në Siri bëhet nga grupe të jashtme terroriste.
” Përkundër përpjekjeve të IHH -së për të rekrutuar njerëzit, rreth 450 prej këtyre shqiptarëve myslimanë kanë dezertuar pas disa javë të luftës dhe u bashkua me grupet e lidhura al – Qaeda ,posaçërisht Front al – Nusra ” si grupet e al – Kaedës që gëzojnë furnizime më të mira.Nëse do të kërkojmë arsyen përse agjencitë iraniane theksojnë këto shifra duhet kuptuar  me ikjen e Assadit,këputet litari që ka mbajtur varur politikën e Iranit në Siri.Dhe a duhet të besojmë këtë shifër që sjellin agjenci lajmesh të cilat kanë interesat e tyre në këtë rajon dhe për të mbrojtur këto interesa fryjën shifrat reale?Burimet nga Kosova flasin për një numër të pakët shqiptarë të Kosovës që kanë shkuar si luftëtarë kundër regjimit të Assadit dhe kjo duhet pranuar si shifër e vërtetë,burimet e Kosovës.
2.
Çfarë është IHH si lindi në Stamboll dhe misionet e saj në Ballkan. Burimet flasin se
IHH është themeluar në Stamboll në vitin 1991 nga avokatët e Partisë së Mirëqenies të Turqisë themeluar nga ish- kryeministri turk Nexhmedin Erbakan . Ajo ka luajtur një rol pozitiv në mbështetjen e muslimanëve boshnjakë gjatë luftës së Bosnjës ( 1992-1995 ) .
Gjatë gjithë viteve të ardhshme , IHH distancuar veten nga të Mirëqenies dhe lumturia Palëve të Turqisë . Pas shpërthimit të trazirave në Siri  në mars 2011 ajo mori pjesë në mënyrë aktive duke ndihmuar grupet opozitare siriane .
IHH ishte menduar për të ofruar ndihmë humanitare në rast të shpërthimit të luftës , tërmeti , uria apo konflikti . Presidenti aktual i IHH është Fehmi Bulent Yildirim , por zëvendësi i tij Osman Atalaj është praktikisht i ngarkuar me çështjet IHH -së .
Atalay vepron në koordinim të plotë me vehabitët , dhe është e angazhuar në operacionet e ndihmës humanitare në sipërfaqe .Sipas Fondacionit të Vëllazërisë islame , nuk ka dëshmi konfirmuese se IHH ( nën mbulesën e ndihmës humanitare ) është duke siguruar luftëtarve  në Siri me armëve të rënda , duke përfshirë edhe raketa anti -ajrore dhe gazetat turke dhe zyrtarëve perëndimore në Siri e kanë përmendur këtë ndihmë për të rebelët sirianë .Në tetor , IHH ka dërguar armatime të rënda të rebelëve sirian nën maskën e ndihmave humanitare .
3.
“Agjencia sekrete turke dërgoi 93 anëtar të  Al – Kaedës dhe taleban nga Vaziristanin për provincën Hataj pranë kufirit me Sirinë në një fluturim të  Air Airbus turk  me fluturimit Nr 709 më 10 shtator, 2012 dhe përmes rrugës fluturimit Karaçi – Stamboll .
Të 93luftëtarët   kaluan transit  kufirin turk me Sirinë përfshirë militantë të Al – Kaedës nga Arabia Saudite , Kuvajti, Jemeni , Pakistani, Afganistani dhe një grup i arabëve me banim në Vaziristan .Anëtarët e rinj të al-Kaedës janë trajnuar në Vaziristanin e Veriut deri pak ditë më parë dhe pastaj të dërguar në Siri , por tani ata janë transferuar qendrën e tyre komanduese për kufijtë midis Turqisë dhe Sirisë , si një hap i parë për t’u ndjekur nga një fundit të lëvizur direkt në pjesët e trazuar të Sirisë në anën tjetër të kufirit .
” Turqia ka keqpërdorur grupet  ekstremiste Selefite dhe Al – Kaedës t për intensifikimin e krizës në Siri dhe se kohët e fundit ka shtuar përpjekjet e saj në këtë drejtim duke ndihmuar degë e re të  Al – Qaeda duke  ngritur një kamp në Vaziristanin e Veriut në Pakistan për të trajnuar  taleban të Al – Kaedës , si dhe Selefite turke dhe arabe muxhahidët të cilët më pas janë dërguar në Siri për operacione luftarake. Duhet përmendur se jo të gjithë ata çka janë dërguar në frontin sirian janë shqiptarë dhe se ky numër nuk duhet marrë shumë për bazë sepse dihet burimet nga ka rrjedhur informacioni i përket mbështetësve të politikës së Assadit në rajon.
Ç’punë kanë shqiptarët në këto rajone,duhet thënë se shqiptarët që nga koha e perandorisë osmane kanë luftuar në këto rajone dhe shumë prej tyre kanë  humbur në këto luftëra pa nishanë. Kënga’Mbec more shok mbec përtej urës së Qabes është një këngë nizamësh, për ata shqiptarë që u vranë  apo mbeten në rërat e Arabistanit në kohët e perandorisë  osmane. Dikur ishte perandoria osmane që dërgonte nizamë në rërat e Arabistanit e  më thellë,dhe po të besosh burimet e sotme,kupton se burimi është i njëjtë vendi nga ku dërgoheshin  nizam shqiptarë.

Filed Under: Featured Tagged With: bedel per IHH, Shqiptaret ne Siri

Heshtja që flet bukur me shqisën e penelit….

January 22, 2014 by dgreca

Nga Raimonda MOISIU/

Pikturistja e talentuar Lidia Capa, vjen nga shtresa e Personave me Aftësi të kufizuar, ajo nuk flet dhe dëgjon. Por kjo mungesë aftësie, ku realiteti i zhurmshëm nuk depërton te ajo,  nuk e ka ndaluar atë që të sfidojë në jetë, të shprehet  bukur nëpërmjet talentit dhe pasioni për pikturën, nëpërmjet ngjyrave që ajo me penel në dorë hedh “fjalët”, që asaj i mungojnë në botën e saj. Situtata më mbresëlënëse ka qenë ekspozita e parë më mbështetjen e Zonjës Liri Berisha. Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar në ambientet e  Muzeut Historik Kombëtar, ditë  që përkonte edhe me 25 vjetorin e  Artistes, -Lidia me mbështetjen e familjes dhe shoqërisë  celi ekspozitën “Heshtja flet”,  dhe promovoi pikturat e saj. Morën  pjesë shumë prej figurave të njohura nga bota e artit, letrave shqipe dhe jetës social-ekonomike politike e kulturore të shoqërisë shqiptare. Ja si shprehet intelektuali e politikani Arben Malaj, pjesëmarrës në këtë ekspozitë: “Lidia është një nga pak shëmbujt e përkyer që na tregojnë se si vullneti dhe pozitiviteti mposht cdo kufizim edhe kur padrejtësisht një person mund të ketë kufizime të ndryshme. Lidia nuk flet dhe nuk dëgjon, por ajo është një piktore e talentuar. Lidia flet shumë bukur me pikturat e saj dhe dëgjon shumë mirë kur tregon se cfarë mesazhi përcjell me artin e saj”.

Edhe Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, znj. Eglantina Gjermeni, e pranishme  në Ekspozitën e 25-vjeçares me aftësi të kufizuar, por shumëë të talentuar, Lidia Capa, të titulluar “Heshtja që flet” ishte befasuar nga kolori i ngjyrave plot jetë, shpresë e optimizëm, ndërsa rektori  i Akademisë së Arteve z.Petrit Malaj,  i cili e ka njohur Lidian që në moshë të re  dhe ka ndjekur atë hap pas hapi në artin e pikturës, njohës mbresëlënës i sukseseve të saj, u shpreh se ai dhe institucioni që drejton do të mbështesin gjithmonë Lidian. Për më shumë ndiqni intervistën.

-Zonjusha Lida, jeni diplomuar në Akademinë e Arteve. Cila është eksperienca tuaj më e preferuar si një artiste, në Skulpturë apo pikturë?

Po është mëse e vërtetë që jam diplomuar në Akademin e Arteve, biles  kam mbaruar edhe Masterin. Të dyja janë degë të bukura, pak më e vështirë është  skulptura për delikatesën femërore. Nëse dëshiron të jesh piktore e mirë duhet të jesh më parë skulptore e mirë. Këtë  ide ma  mësoi xhaja im Dashi, si një  nga  zgjedhjet e mia të para. Kjo më bëri më pas që unë  vendosa të mos i ndahem penelit e t’i përkushtohem artit të bukur të pikturës .

-Cfarë  do të thotë për ju të bësh skulpturë? Po pikturën! Ku qëndron ndryshimi mes të dyjave, që janë pjesë e artit?

Të bësh skulpturën është pak vështirë, sikundër e theksova më lart. Do  punë e përkushtim, me procese të ndryshme kohore.Ndërsa  piktura gati është e përcaktuar në imagjinatën time. Piktura më duket më e leht, ka variacione e bukuri në ngjyra që mund të luash simbas emocioneve e ndjenjave.Ky është   mendimi im.

-A mund të më  përshkruani  lidhjen  që ju keni me artet, vecanërisht me pikturën? Pse jeni kaq e apasionuar pas pikturës? Cfarë ju ka inspiruar e motivuar të bëhen artiste në artin e bukur të pikturës?

Lidhja ime me artin është gjenetike. Babai im e ka pas ushtruar e punuar me skulpurë që  në rininë e tij.Po ashtu edhe dy xhajat e mij.Ndërsa halla ime që është poeteshë   më ka mbështetur dhe inkurajuar me këshillat e saj. E palodhura nëna ime më ka shoqëruar kudo në konkurse dhe ekspozita. Piktura ka qenë për mua gjithshka e munguar tek unë, ka qenë pjesë e jetës, mbushja e ushqimit tim shpirtëror e mendor. Motivet kanë qenë të ndryshme, të kohës e të moshës.

– Cila ka qenë piktura tuaj e parë, tema dhe subjekti i saj?

Piktura ime e parë ka qenë një shtëpi e vogël, në një kodrinë, mes gjelbsrimit, buzë një përroi dhe një varkë pranë. Por nuk ka qene vetëm kjo e para. Shtysa ime ka qenë disi e vecantë; në një ditë me shi dhe unë  nuk mundesha të dilja në oborr të luaja me dy kushërinjtë e mij më të vegjël. Kështuqë halla ime na bëri një lojë. Të përfytyronim  sikur ishim në klasë në një  minikonkurs të improvizuar.  Mua më caktuan që të pikturoja dicka , ndërsa ata që dinin dikush të  imitontë dikë e dikush të këndonte. Në fund panë të befasuar, që unë kisha bërë një kopje identike me kopertinën e një reviste. Halla e gëzuar sikur kishte gjetur celësin e Aladinit, dhe  e mori fletën në dorë dhe me vrap jau tregoi pjestarëve të tjerë të familjes.Që nag ai moment intersant e mbresëlënës  u vendos fati im. Te nesërmen u regjistrova te një mësues privat, që të vazhdoja trajnimin me  pikturën. Ai e pëlqeu punën time  dhe kështu unë më pas  vazhdova Liceun me  konkurim si të gjithë të tjerët.

-Punimet tuaja të para janë disi të ndryshme nga ato aktualet. A mos në penelin tuaj udhëhiqeni nga  vizioni konceptual?

Unë nuk ndjek një linjë,  unë eksploroj, unë pikturoj edhe kur jam e mërzitur, edhe kur kam shi brenda meje, edhe kur kam gëzim, unë edhe fantazoj shumë,  perdor imagjinatën.Kolorin e ngjyrave e përdor simbas emocionit aktual të gjendjes.

-Nga ju vjen inspirimi në pikturat abstrakte, peisazhe të natyrës, –duke rënë shi, apo borë, lindja apo perëndimi i diellit, deti i qetë apo me valë?

Natyra më pelqen në pikturat e mia, cdo gjë që ka toka më bukurit e saj edhe shiu edhe dimri me ftohtësinë e tij edhe vera me detin, malin. Cdo gjë që ka lidhje me natyrën, më inspiron. Perëndimin shpesh e kam filmuar në ikjen e diellit mbrapa kodrës, me nuancat e tyre të ndërmjetme, pemët që kanë atë madhështi zogjtë kafshët më dhimbsen, jam vetë vegjeteriane .

-Keni piktura që kanë gati të njëjtën mënyrë trajtimi si në fillesën tuaj.Pra jeni shumë e vetëdijshme për sipërfaqen dhe ngjyrat, por kur i shihni mbas një kohe, vini re bojë të pasur dhe material, por duke punuar me të njëjtën teknikë që nuk gjendet në origjinal, pse ndodh kjo?

Mundohem të jem vetvetja, të kem imazhin tim original, sepse edhe bota ime kështu është e vecantë.

-Cfarë stili të artit, do e klasifikoni talentin tuaj ?

Stili i Artit tim është Modern, më pëlqejnë aplikacionet e ndryshme e të tjera si këto.

-Jam kurioze të dij si lindi ideja për të celur  ekspozitën që ju promovuat paradokohësh në Tiranë, në Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara? C’mund të na thoni për burimet origjinale të pikturave tuaja?

Ideja ishte se ditëlindja ime përkon me këtë ditë.  Kjo më dha  mundësinë që ta bëja në këtë ditë, por edhe me rastin e mbarimit të Akademisë e Masterit më duhej të hapja këtë ekspozitë, plus që ditlindja ime ishte përvjetor e kështu u bënë tre mundësi për këtë ekspozitë. Burimet origjinale të pikturave janë  ndjeshmëria, talenti, vullneti e dëshira për të qenë dikush në jetë.

-Si ja keni arritur të jeni kaq e sukseshme? Si ia keni dalë që pikturat tuaja janë bërë të mirënjohura e plot talent?

Suksesi nuk arrihet pa punë, pa talent e pa dashuri për atë që do e bën në jetë.

-Kur dhe ku keni lindur? A mund të na tregoni fakte interesante nga jeta tuaj?

Unë kam lindur në Tiranë nga dy prindër shëmbullorë, nga një baba që unë i kam ngjarë në cdo gjë, si nga ngjashmëria fizike. Talentin e kam nga ai të trashëguar. Unë jam vajza e vetme e tyre, mbasi kam pasur  një vëlla që e doja e më donte aq shumë sa betohej për kokën time. Jeta ka dhimbjet e saja, dhe mua më goditi në të dyja anët e saja më të errta. Si sprovë më vuri durimin dhe  unë luftoj e sfidoj të përballem me të gjitha vështërsitë e saj, e vetme në mes dallgëveqë rrahin cdo ditë të jetës..

-Një moment i vështirë në jetën tuaj?

Moment i vështirë në jeten time, sikundër e përmenda më lart ka qenë ndarja nga jeta me vëllain tim të vetem që e doja si sytë e ballit. Nuk ka më vështirë dhe dhimbje  se të humbësh njeriun tënd të vetëm dhe më të dashur e të shtrenjtë  të familjes, aq më tepër  në prag të martesës, mua më ikën gjysma e gëzimit tim. Ai ishte gjithshka për mua , gjithshka që kishim ëndërruar u shemb brenda një dite, brengë që më duhet ta vuaj gjithë jeten time.

-Një situatë mbresëlënëse?

Situata më mbresëlënëse është një surprizë që ma bëri halla ime me  hapjen e ekspozitës time të parë nga prezantuesja Rudina Magjistari, ku të ftuar kishim edhe znj. Liri Berisha e shuëe Artistë të Artit e Kulturës. Në një kohë që jeta  ime ishte kthyer mbrapsh, në vetëm gri e pa shpresa, që nga ndarja e vëllait tim të dashur.

-Cfarë këshille do ju jepni artistëve fillestarë?

Artistët fillestarë duhet të kuptojnë a kanë talent. Më pas duhet ta dashurojnë punën me vullnet që të arrijnë sukseset.

-Cfarë po pikturoni aktualisht? Cilat janë projektet e pikësynimet në të ardhmen?

Tani kam disa piktura të pa mbaruara të lëna përgjysëm.

-Cili është mesazhi tuaj optimist, për personat me Aftësi të kufizuara?

Kam dëshirë të filloj  punë në mesin e personave me aftësi të kufizuara që të jap shëmbullin tim personal edhe duke u frymëzuar nga sakrificat që bëjnë për jetën e tyre .

-Kush janë artistët-pikturistë  famozë të preferuar nga Ju, të huaj e shqiptarë?

– Artistët që  me frymëzojnë  janë nga e madhja Helen Keler  e Dalia dhe  shumë artista famozë , librat e  të cilëve i kam në komonë time, që miq të ndryshëm m’i kanë dhuruar

Ju faleminderit,

Bisedoi :Raimonda MOISIU

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Heshtja qe flet, Lidia Capa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 760
  • 761
  • 762
  • 763
  • 764
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT