• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Edhe një “takim konstruktiv”

October 8, 2013 by dgreca

Ka përfunduar në Bruksel takimi i radhës ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, i cili nga të dyja palët është cilësuar si konstruktiv dhe i suksesshëm.

Nga Valona Tela/
Duke folur para gazetarëve në Bruksel, Thaçi është zotuar se institucionet e Kosovës do të respektojnë marrëveshjen për lëvizje të lirë me Serbinë, pa qasje diskriminuese ndaj askujt.
Vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë, gjatë kohës kur në vend zhvillohet fushata për zgjedhjet e 3 nëntorit, kanë qenë temë e deklaratave kontradiktore të zyrtarëve kosovarë, ditëve të fundit.
Disa ministra të Qeverisë Thaçi kanë thënë se asnjë zyrtari serb nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë përgjatë 30 ditëve fushatë; të tjerë kanë thënë se ndalesa vlen vetëm për kryetarin e Qeverise serbe, Daçiq.
Këto paqartësi, të cilat në Beograd janë komentuar në forma të ndryshme, kanë bërë që  Daçiq të kërcënojë me heqjen dorë nga dialogu me Prishtinën.
Por, e gjithë situata është shtensionuar të hënën mbrëma në Bruksel me deklaratën e kryeministrit Thaçi, i cili ka thënë se “në rast të ndonjë kërkese për të vizituar Kosovën, institucionet do të marrin vendimin meritor në përputhshmëri me kushtet, rrethanat që mund të krijohen”.
“Lufta e ftohtë ka mbaruar; ne jemi për bashkëpunim, për fqinjësi, komunikim, lëvizje të lirë dhe pa qasje diskriminuese”, ka thënë Thaçi.
Ai po ashtu ka theksuar se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë test i rëndësishëm evropian për Kosovën. Thaçi ka thënë se pret që të gjithë të marrin pjesë në këtë proces, përfshirë edhe serbët e pjesës veriore, ku për herë të parë do të mbahen votimet që organizon Republika e Kosovës.
I kënaqur me takimin e së hënës është shprehur edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili nuk ka hezituar të thotë se kjo “ka qenë një nga ditët më të suksesshme të dialogut”.
“Kemi diskutuar për çështje që për kohë të gjatë kanë qenë aktuale dhe kanë paraqitur pengesë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, përkatësisht në organizimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Shpresoj që ajo për të cilën jemi pajtuar, të realizohet deri në fund të javës dhe me këtë të krijohen kushte për zgjedhje të ndershme lokale”, ka thënë Daçiq, për të shpjeguar se çështja kryesore në këtë rrafsh është ajo e regjistrimit të votuesve.
“Regjistrimi i atyre votues që kanë dallime në listat tona dhe të Prishtinës. Bëhet fjalë për më shumë se 10-12 mijë njerëz, të cilëve do t’iu njihet e drejta të regjistrohen në listat zgjedhore në katër komunat në veri. Kur bëhet fjalë për zgjedhësit jashtë Kosovës, jemi marrë vesh që përmes mekanizmave specifikë të krijojmë kushtet që sa më shumë njerëz të kenë të drejtë vote”, ka thënë Daçiq.

Takimi Thaçi-Daçiq është zhvilluar si rëndom me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton. Zëdhënësja e ndërmjetësueses, Maja Kocijançiq, ka thënë se takimi ka qenë i dobishëm dhe i rëndësishëm.

Filed Under: Featured Tagged With: Edhe një “takim konstruktiv”alona Tela, Takimi, Thaci-dacic

Nobel për fizikën shkon në Belgjikë dhe Britani

October 8, 2013 by dgreca

Çmimi Nobel për fizikën për vitin 2013 iu dha belgut Francois Englert dhe britanikut Peter Higgs.Komisioni i Çmimit Nobel i shpalli fituesit e çmimeve sot në Stokholm. Fizikanët Englert dhe Higgs u zgjodhën për “zbulimin teorik të një mekanizmi që kontribuon për të kuptuar origjinën e masës së grimcave elementare nënatomike”.

Dy shkencëtarët janë të njohur për zbulimin e grimcës Higgs, e quajtur edhe “grimca e Zotit” sepse vërteton një koncept bazë të fizikës së grimcave, që besohet se bën të mundur ekzistencën e vetë atomeve.
Shpallja e fituesve sot u bë me një orë vonesë, diçka e pazakontë për të cilën nuk u dha ndonjë sqarim.

Filed Under: Featured Tagged With: belgut Francois Englert, britanikut Peter Higgs, Nobel Fiziken

Çmimi Nobel për mjekësinë për vitin 2013

October 7, 2013 by dgreca

Dy amerikanë dhe një gjerman fituan çmimin Nobel për mjekësinë për vitin 2013. Të tre fituesit punojnë në universitete amerikane.

Amerikanët James Rothman dhe Randy Schekman dhe gjermani Thomas Sudhof u nderuan për studimin e tyre lidhur me organizimin e sistemit të transportit të qelizës.
Fituesit u shpallën sot në Stokholm.
Çmimi për mjekësinë është i pari mes çmimeve prestigjioze Nobel që jepen çdo vit.
Profesor Rothman është kreu i departamentit të biologjisë së qelizës në Universitetin Yale.
Schekman është profesor në departamentin e biologjisë molekulare dhe qelizore në Universitetin Berkeley të Kalifornisë. Ai është gjithashtu studiues në Institutin Mjekësor Howard Hughes.
Profesor Sudhof është gjithashtu studiues tek Instituti Howard Hughes dhe pedagog i fiziologjisë molekulare dhe qelizore në Stanford.

Filed Under: Featured Tagged With: Nobel ne mjeksi

Nderim për patriotin Tashko Ilo

October 7, 2013 by dgreca

Personaliteti që rrugëtoi në Korçën e vitit 1908 duke

sjellë me vete këngën “Reth flamurit të përbashkuar”/

 Shkruan:Niko Kotherja/

Studiues/

Një ndër figurat patriotike që ka shpalosur veprimtarinë e vet në dobi të çështjes së atdheut është edhe Tashko Anastas Ilo, për të cilin po botojmë disa shënime biografike.

Në një dokument të vitit 1959, lexojmë: “(…)  Tasi Iloja ose Anastas Iloja (plaku) duhet të ketë vdekur nga viti 1880 dhe se Tashko Ilon e la në bark të sëmës dhe ky u lint pas vdekjes së babajt (…) dhe për këtë shkak djalit që lindi, ja vunë emrin Anastas (emrin e babajt) dhe i thërresin Tashko.”

Emrin e babait të Tashkos, Anastasit, na e përmend  prof. Petraq Pepo në një studim të tij më 1981. Bëhet fjalë për vitin 1866, kur qytetarët e Varoshit të Korçës i dërgojnë Dhimigjeondisë së këtij qyteti një Kanonizëm mbi detyrat që anëtarët e saj duhet të respektojnë.

Personalitetin e tij Tashko Ilo e formoi në luftë për mbrojtjen e çështjes amtare, duke bashkëpunuar në rradhë të parë me vëllain e tij, atdhetarin Spiridon Ilo, e më pas me mëmëdhetarë si Hilë Mosi, Themistokli Gërmenji, Mihal Grameno, vëllezërit Tërpo, Dhimitër Zografin, Asdrenin, etj. Emigroi në Rumani, ku u lidh me rrethet patriotike shqiptare. Fillimisht Tashko anëtarësohet në shoqërinë “Shpresa”. Më pas e shohim si veprimtar të shoqërisë “Dituria”. Këtu lidhet me mjaft patriotë shqiptarë dhe mban letërkëmbim të pasur me ta. Në koloninë shqiptare të Bukureshtit forcon miqësinë me patriotin shkodran Hilë Mosi dhe bashkë me të, Tashko Ilo është i pari që sjell nga Bukureshti në atdhe partiturën e parë të himnit të ardhshëm kombëtar shqiptar dhe fillon ta shpërndajë atë në rrethet muzikure shqiptare. Kjo datohet që në vitin 1908 (“Vepra” Lasgush Poradeci. Tiranë, 1990, faqe 356-373). Mbërritja e tyre në Korçë i dha shtysë krijimit të shoqërisë muzikore “Banda e Lirisë”. Një vit më vonë, më 1909, Tashkon e gjejmë në ballë të punëve me karakter kombëtar në Rumani, nga ku ndihmon me të holla botimet shqipe. Emrin e tij e lexojmë në “Radhoj i emrave ndihmëtarë” në shtyllat e gazetës “Korça”, në botimin e përkthimit të Kosta Jani Trebickës “Genovefa”, më 1908, etj.

Tashko Ilo Korça, me përshëndetje të ngrohta vëllazërore, përcjell lajmin e shpalljes së pavarësisë dhe nga Bukureshti, ku punon si tregëtar, krenohet me vëllain e tij Spiridonin, i cili më 28 nëntor 1912 firmonte lindjen e shtetit të parë shqiptar në Vlorën heroike si delegat i Korçës. “Çdo 28 nëntor, Tashkoja vishej me kustum të ri dhe kravatë të re të kuqe dhe në mëngjez, me dorë në zemër, këndonte himnin kombëtar”- tregon Sanda Ilo, bashkëshortja e tij.

Në korrik 1914, bashkë me Themistokli Gërmenjin, Spiridon Iloja largohet nga Korça për në Vlorë, më pas për në Durrës (ku takon princ Vidin) për të përfunduar në Rumani e për të bujtur te Tashkoja, ku që të dy punojnë papushuar për çështjen shqiptare. Po në vitin 1914, Marigo Posio, kjo grua patriote, kushërirë e parë e vëllezërve Ilo, u shkruan atyre për ndihma financiare në favor të muhaxhirëve të Shqipërisë së jugut, të cilët u detyruan të braktisin vatrat e tyre për shkak të mizorive helene. Ushtritë shoviniste greke kishin vërshuar në tokat shqiptare dhe digjnin me helmin e zemrës dhe me zjarrin e pushkës gjithçka shqiptare që u dilte përpara. Edhe këtë herë Tashkoja e Spiridoni nuk i kursyen ndihmat. Në vitin e parë të Luftës së Parë Botërore ata ndihmuan vëllezërit e tyre në anë ekonomike e morale. Ata, për të kërkuar ndihma, iu drejtuan dhe kolonisë shqiptare të Bukureshtit e në përgjithësi shqiptarëve të Rumanisë. Në këtë kohë të trazuar, Tashkoja ve kurorë me zonjushën e nderuar Aleksandra Petro Ilo, e rritur në daja i saj, patrioti Dhimitër Mole. Aleksandra, ose Sanda e Tashkos siç njihej vite më vonë në Korçë, ishte një intelektuale që zotëronte 6 gjuhë të huaja e që gjithë jetën e saj iu përkushtua organizimit të shoqërive që i shërbenin emancipimit të gruas shqiptare. Ajo ishte nga të parat nxënëse të shkollës shqipe të vashave në Korçë dhe veprimtare e shoqërive patriotike në Rumani.

Në janar 1916 Tashkoja ka qënë nga themeluesit e shoqërisë muzikore e letrare “Lyra”, e përbërë nga shqiptarët e kolonisë  së Bukureshtit. Në statutin e kësaj shoqërie lexohet emri i tij si kontrollor i kësaj shoqërie (AQSH. “Statut al Societatei Muzica Literara ‘Lyra’”, fondi 99, dosja 112, faqe 8.)

Tashko Ilo në çdo moment të vështirë ka qënë pranë popullit të tij dhe ka mbrojtur me forcë interesat e kombit. Synimet shoviniste të shteteve fqinje, për copëtimin e vendit, ai i luftoi me po atë zjarr si dhe pushtuesit otomanë dikur. Ai luftoi energjikisht vendimet e padrejta të Konferencës së Paqes së Parisit në vitet 1919-1920, e cila rishkelte paturpësisht interesat e popullit tonë.

Edhe më pas Tashko Ilo nuk e ndërpreu aspak veprimtarinë përparimtare e atdhetare duke mos lënë pas dore punën si tregëtar.

Në gazetën “Koha”, datë 9 korrik 1921, lexojmë: “Arritën në Korçë nga Rumania me anë të Sërbisë z.Tashko Ilo me zonjën e tij.” Pas këtij viti ata vendosen përfundimisht në Korçë .

Nga viti  1921 Ilo ishte anëtar i shoqërisë “Vatra e Shqipërisë” në Korçë dhe si i tillë ka marrë diplomë ndihme në shenjë mirënjohje ndaj ndihmave të tij monetare kundrejt kësaj shoqërie. Gjithashtu shënohet si inisiator i shoqërisë anonime “Maliq”, shoqëri kjo që ka zhvilluar veprimtari patriotike. Anëtarët e saj u interesuan për ngritjen e nivelit të jetës kulturore dhe arsimore, etj.

Në vitet 1935-1936, me bashkëshorten, ndërmerr për here të fundit një udhëtim në Greqi, Rumani, Turqi e Jugosllavi ku takon dhe njëherë bashkatdhetarët, shokët e miqtë e tij, duke u lënë, si gjithmonë, porositë e një patrioti të shquar.

Më 1939, prefekti i Korçës, Agathokli Xhitom e fton patriotin Tashko Ilo të kontribuojë në mensën e nxënësve të varfër, kërkesë e cila mirëpritet nga Tashkoja dhe që sot dokumentohet në dosjen e materialeve të tij.

“Nga dëshira e madhe e Tashkos – tregon bashkëshortja e tij, Sanda – ne shkuam edhe në Vjenë, ku pamë armët e trimit tonë kombëtar, Skënderbeut.”

Pas vitit 1944, çifti Ilo nuk u vështrua me sy të mirë nga pushteti popullor, sepse ata admironin vendosjen e monarkisë në Shqipëri. Atyre iu shtetëzua shtëpia dhe Tashko e Aleksandra Ilo u strehuan mbi 15 vjet në familjen Kotherja.

Tashko Anastas Ilo, veterani i shquar i lëvizjes për çlirim kombëtar dhe ai që solli për herë të parë partiturën e himnit në Shqipëri, vdiq në gjendje të vajtueshme shëndetësore e mendore në vjeshtën e vitit 1964, aspak i respektuar nga regjimi i kohës, duke mbijetuar në harresën e madhe dhe indiferentizmin dashakeq, duke mos përfituar as titullin e veteranit të lëvizjes kombëtare dhe asnjë shënim që të flasë për veprimtarinë e tij patriotike.

Bashkëshortja e tij Sanda, vdiq në shtëpinë e ish-shtetëzuar më 17 dhjetor 1984, shtëpi kjo që është lënë me testament për zhvillimin e qytetit të Korçës. Sot shtëpia është pronë e Bashkisë së Korçës dhe sot e kësaj dite, kjo shtëpi e ndërtuar në vitin 1928 me material shqiptar, ka dy fasada: pjesën qytetare dhe atë fshatare. Kjo godinë që ndodhet më poshtë se shtëpia e patriotit Themistokli Gërmenji dhe që ka zbukuruar aq shumë kartolina e fotografi, me krenari mban mbi portën e saj pllakën me gërmat “T. T. I. 1928” që do të thotë “Tashko Tasi Ilo 1928”.

Shtëpia e patriotit Tashko Ilo në Korçë.

Filed Under: Featured Tagged With: Niko Kotherja, Tashko Ilo

SKËNDER H. HASANGJEKAJ – KOMANDANTI ME PLUMB NË TRUP

October 7, 2013 by dgreca

NGA REXHEP DEDUSHAJ/ New York/

Kishte shumë kohë, qyshse nga Lufta në Kosovë, që kisha planifikuar ta zhvilloj një bisedë me njërin nga komandantët e Luftës legjendare të Koshares, kolonel Skënder H. Hasangjekaj, për të cilin kisha dëgjuar se ende i mbante dy plumba në trupin e tij që nga ajo luftë, e cila e theu kufirin e mallkuar Shqiptaro-Shqiptar! Rastësisht e takova në Istog, më 7 gusht të vitit 2013. E zhvilluam  këtë bisedë;

– Çfarë ju shtyri të shkoni në shkollë ushtarake, a ju kujtohet?

–  Baba ishte iniciatori i parë, jo vetëm për mua, por për të gjithë ne vëllezërit, që të shkollohemi në shkolla sa më kualitative: ” Të bëhemi njerëz me autoritet e jo të mbetemi të strukur si pulat tanë jetën”- thoshte (tani i ndjeri). Fjalët e tij ishin “amin” për mua.

Në vitin 1984, pas kryerjes së gjimnazit në Plavë, u rregjistrova në Akademinë Ushtarake. Në fillim më dërguan në Beograd e më vonë në Sarajevë – në kambësori.

Menjëherë më ra në sy  diskriminimi që iu bëhej kadetëve shqiptarë :”Unë gjallë, ti s’do ta kryejsh këtë shkollë”!! më tha pas katër-pesë javësh komandant Rakocen, kurse  unë iu përgjegja me hidhërim: “Po, po, do ta kryej”!!

Në Sarajevë, pasi e kreva Akademinë, më dërguan në Dellnicë – Kroaci në vitin 1988, me gradën nëntoger dhe më vonë më emëruan komandant i kompanisë.

Në vitin 1989 e vizitova Kosovën. E pava se nuk u përputhnin  fare informatat që na i thonin ata me gjendjen reale në Prishtinë dhe filloi të më prishet mendja.

Meqë në Prishtinë u martova,  oficerët e mi u trenuen pse unë  s’isha martuar me ndonjë sllave. Më thonin: “A nuk gjete vend më të mirë për t’u martuar se sa nga vendi më irredentist në Jugosllavi- Podujeva?”

Kjo gjë ndikoi edhe më shumë në ftohjen time nga puna që kryeja në ushtri dhe vetëm prisja që t’i ruaj ata djemë shqiptarë që shërbenin aty. Pesëdhjetë përqind  të ushtarëve i kishim Shqiptarë, meqë ishim “kazermë e dënuar”  dhe i sillnin Shqiptarët (sit ë dyshimtë) që të vuanin sa më shumë. Ishim 8 eprorë shqiptarë: Unë, Rrustem Berisha, Florim Çelaj (i Strellcit), Afrim Bekaj (i Radishevës), Alush Myrtaj (i Istogut), Kujtim Zekaj (i Istogut), Naser Beqiri (i  Gjilanit) dhe një Ferati i Ferizajt…

– Si ikët nga ai ferr? – ishte pyetja ime.

Kur filloi lufta në Kroaci mua më caktuan komandant të logjistikës në Otocar afër Gospiqit. Aty, në mars të vitit 1991, u desht ta sulmonim një njësi “paramilitare” kroate. Në Kryesinë e Jugosllavisë nuk u pajtuan për luftë në Kroaci.

Rrustem Berisha ishte larguar e unë në çdo dalje në qytet merrsha armë e ia çojsha atij te kroatët. Unë arrita një marrëveshje me ta që në momentin e rënjes së objektit në Dellnicë, një pjesë e armatimit t’iu jepet Shqiptarëve prezent. Kur u sulmua objekti nga kroatët, unë sëbashku me Afrim Bekajn i kishim larguar (shpëtuar) Shqiptarët. Kishim mbetur vetëm ne të dy me dy të tjerë. Shumica e atyre që ua mundësuam ikjen shkonin te Rrustem Berisha, gjegjësisht në njësitë kroate. Ra objekti. Erdhën kroatët. Vetëm një boshnjak nga Peja u rezistoi (!!) të tjerët dezertuan.

Kur u nisën për në Rieke vetëm unë e Afrimi mbetëm në kazermë, tani kroate. Në vitin 1991 mbetëm që ti stërvitim ushtarët shqiptarë për luftën në Kosovë. Kishin filluar veç presionet e kroatëve që ta nisim luftën në Kosovë. Skena politike atje ishte kundër luftës njëherë për njëherë… dhe u ktheva në shtëpi, në Martinaj e pastaj dola në Gjermani. Më 3 shtator 1998 udhëtova nëpër Shqipëri e dola në Koshare, duke e lënë punën, gruan edhe djalin në Gjermani…

Para se të nisesha nga Gjermania u takova me Zymer Lulaj që posa ishte kthyer nga Kosova. Ma dha telefonin e Rrustem Berishës, i cili më priti në aeroport dhe sëbashku shkuam në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë.

Dualëm në Koshare ku u emërova Komandant i Batalionit të Parë. Prej  datës 9 deri më 16 prill 1999 isha aty ku sot janë varrezat e dëshmorëve. Kishte sulme shumë të ashpra nga të dy anët. Sali Çeku kërkonte ndihmë prej Rrustem Berishës. Ai  s’kishte ushtar të përgaditur për në front. Prandaj i shkova unë me njësitin tim në ndihmë Salihit, në Rrasë të Koshares. Kuptohet, me lejen e Rrustemit. M’u vra një ushtar pranë meje. Serbët e ndien zërin tim kur urdhërova: “Për sulm!” dhe aty një snajper i tyre më qëlloi në të dy këmbët e në krahrorin e majtë. Erdhi personeli mjekësor e më morën menjëherë.

Të shohim çfarë thonë dëshmitarët okular për këtë rast: “Luftimet nuk kanë të ndalur dhe papritmas nga largësia paraqiten disa luftëtarë të lodhur e të rraskapitur, të cilët bartnin një të plagosur. Ishin të goditur rëndë, sepse në barelë e kishin komandantin e tyre, Skënder  Hasangjekaj, i cili ishte plagosur rëndë në Rrasë të Koshares.Menjëherë vepruan mjekët që ta ndihmojnë .U afruam edhe unë e komandant  Rrustem Berisha. Skënderi dridhej nga të ftoftit. Ishte i tëri i lagur dhe i përgjakur. Fliste për ushtarët që i kishin mbetur në front, brengosej shumë për fatin e tyre dhe ecurinë e luftës. Ngushëllohej me faktin se atje ishte komandant Saliu “Veterani”, i cili do hakmerret edhe për plagët e tij, i urova shërim nga plagët Skëndes dhe fillova pregaditjen intensive për inkuadrim pikërisht në Rrasë të Koshares” – thotë Fadil Hadërgjonaj, komandant “BJESHKA” në intervistën dhënë Bahri Gashit në gazetën “Bota Sot” (11 prill 2013 f.8).

Në qytetin Bajram Curri – vazhdon Skënderi, ma dhanë ndihmën e parë e nga atje me helikopter më dërguan në Tiranë, në spitalin ushtarak e pas 12 ditësh në Mynhen të Gjermanisë…

Më 16 priil plagosem unë – vazhdon Hasangjekaj,e më 11 prill ishte vrarë “Katana” (Agim Ramadani), e menjëherë pas meje  “Veterani” (Sali Çeku).

Në korrik të vitit 1999, u ktheva në Kosovë, në Junik. Punova si komandant në Brigadën 323, në Rahovec. M’u vështirësue gjendja shëndetësore dhe përsëri më dërguan për shërim në Gjermani,në operimin e dytë, ku ma hoqën edhe një plumb, por tjetrin nuk guxuan se është në mes të zemrës e palcës kurrizore, ku po më pengon së tepërmi.

I prisha dokumentat e Gjermanisë eu ktheva në Kosovë.

Pas një odiseiade nëpër Kosovë, duke kërkuar punë u sistemova në Istog me ndihmën e bashkëluftëtarit Milazim Maraj…

 

Filed Under: Featured Tagged With: komandant, Rexhep dedushaj. skender Hasangjekaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 830
  • 831
  • 832
  • 833
  • 834
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT