• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DOSJA E PAVARËSISË, NJË SHFLETIM ME DHËMBJE…

November 28, 2023 by s p

Nga Visar Zhiti/

111 vjet më parë Ismail Qemali ngriti Flamurin Kombëtar në Vlorë, atë që 580 vjet me parë e kishte ngritur Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Krujë. Të dy në njëjtën datë, në 28 Nëntorin e lavdishëm.

DOSJA E PAVARËSISË – është më e rëndësishme e një vendi, është kurora e arritjes më të madhe të një populli, kur mbyllet porta e një të kaluare dhe hapet ajo e ardhmërisë së tij… 

Dosja e Pavarësisë është bota e një shteti, është shteti dhe bota, gjuha, mbijetesa dhe kultura, gjak dhe frymë, vdekje dhe lindje dhe rilindje, luftë dhe punë dhe dije, panteon dhe dramë, përditshmëri dhe festë, etj, etj. 

Do të doja të shfletoja dosjen e pavarësisë së vendit tim, te themelimit të shtetit tonë modern, mbart brenda një shekull e një dekadë e një vit, pra jemi sivjet në 111 vjetorin e Pavarësisë, ngjarje e madhe, por dhe jubile i veçantë..

Më 28 Nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë – duhet të jetë e shkruar me ar. Plaku i Bardhë Ismail Qemali ngriti atë ditë në Vlorën e tij Flamurin kuq e zi, me shqiponjën dy krenore në mes, kështu na thuhet nëpër shkolla. Ishte po ai Flamur që 5 shekuj para Ismail Qemalit, saktësisht para 469 vitesh, e kishte ngritur në Krujën-kryeqytet, në kështjellën e tij Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Pra është dhe 580 vjetori i asaj date të madhe që shenjoi të qenit shqiptar dhe identitetin. Që edhe pse ra nata 5 shekullore e pushtimit otoman, dhe Shqipëria “nga Europë u bë Azi”, prapë i mbijetuan. 

Skënderbeu bëri shtet shqiptar në luftë, shpata e tij për 25 vjet sa qe gjallë dhe 11 vjet pas vdekjes, pra 36 vjet rresht mbajti larg perandorinë otomane, supefuqin;e më të tmerrshme të kohës dhe u bë mburojë e Europës Perëndimore, ku sot në të gjitha kryeytetet kryesore ngrihen shtatore të tij e deri në Amerikë e Azi.

Në trojet arbërore, teksa kryqi i krishterë zëvendësohej gjithnjë e më tepër me gjysmëhënën e Islamit, ra nata e gjatë e pushtimit. Në të gjithë perandorinë vetëm gjuha shqipe ishte e ndaluar, por kryengetjet nuk pushuan asnjë herë. I filluam të parët dhe pavarësinë e arritëm të fundit. 12 vjet pasi kishte filluar shekulli XX.

Perandoria ra, por me shumë zore do të rimëkëmbëj Shqipëria. Shqipëria e copëtuar dhe copë-copë. 

Ismail bej Qemali iku nga kryeqyteti perandorak, Stambolli dhe mes shumë vështirësish erdhi në Shqipërinë e mbetur, pa kryeqytet, nxori nga sëndyqi metaforik Flamurin Kombëtar, e ngriti lart, të lirë, duke shpallur mëvetësinë e Shqipërisë dhe themeloi shtetin modern shqiptar. Varfëri dhe prapambetje shekullore. Vështirësi pa fund dhe intriga të jashtme dhe të brendshme. U ngritën sopatat primitive për ndarje prapë të Shqipërisë. Kosova dhe Çam:eria mbetën jashtë, etj. Luftërat Ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore. Pastaj Kongresi i Lushnjës, pavarësia e dytë e Shqipërisë dhe SHBA del në mbrojtje, duke mos lejuar copëzim të ri, duke u bërë kështu aleati jetik i shqiptarëve. Shpallja e Mbretërisë së Shqiptarëve dhe Zogu I Mbret. Shqipëria rimerr rrugën e Perëndimit. Festohet me madhështi të vobektë 15-vjetori i Pavarsisë dhe 2 vjet më pas Shqipëria pushtohet nga Italia fashiste. Shpërthen Lufta e Dytë Botërore. Partizanët shqiptarë renditen krah fitimtarëve dhe më pas vendosin në vend diktaturën më të egër në të gjithë perandorinë komuniste, aq sa, edhe pse festohej, vërtet me madhështi, por të frikshme, Dita e Pavarësisë, prapë themeluesit e saj harroheshin, të mbeturit gjallë edhe përndiqeshin, u futën dhe burgjeve, madje dhe bijtë e themeltarit Ismail Qemalit, edhe u pushkatuan. Paradokset e regjimit të ri komunist. Rëndësi të bujshme po merrte një ditë më pas, 29 nëntori, çlirimi i Shqipërisë nga nazi-fashistët, por jo i shqiptarëve, që ranë nën pushtim më të rëndë, gjysmëshekullor, të komunistëvë, të vetes së tyre.  

Me rastin e 50 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë ngrihet në Vlorë një monument i madh i Realizmit Socialist, Flamurtari lart dhe grupi skulpturor me shtatoret të Ismail Qemalit dhe rilindësave naimjanë.  

Bie dhe perandoria komuniste, Shqipëria demokratike serish i kthehet Europës. Në vitin e fundit të shekullit XX, forcat serbe, pas zhbërjes së Jugosllavisë,  detyrohen të lënë Kosovën, gjysmën e Shqipërisë natyrale dhe në 10-vjeçarin e parë të shekullit të ri në mijëvjeçarin e ri, në vitin 2008, në 17 shkurt, Kosova shpallet shtet i pavarur.

100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë e festuan bashkë, me sublimitetin madhështor të dy shteteve të vegjël, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës dhe në Tiranë u ngrit një memorial modern, me autor një skulptor shqiptar nga Kosova. I kushtohej firmëtarëve të Themelimit, madje monumenti është i Deklaratës dhe atyre firmave dhe i ngjan një dosjeje të hapur, prej ari.  

DEKLARATA

Dokumenti që s’është…

Nuk ka asnjë ornament a dafina anash, flatra shqiponjash a kolona panteonike me relief ari, etj, as vula të shtrenjta, madje as vula, një letër e thjeshtë, më se e zakonshme, me ca rreshta në krye, të drejtë, megjithëse fleta nuk duket me viza, të shkruara me dorë, shkrimi është i bukur, i shkëlqyer do të thoshte mësuesi i bukurshkrimit, shkronjat latine me alfabetin e Manastirit, fjalët shqipe të të dy dialekteve, megjithëse duken të dialektit toskë, te data sipër është “Vlonë” dhe fjala e fundit “e mosvarme”, nha me mesi ësht;e fjala “zâ”. Dora që i ka shkruar, duket e kultivuar. Nisi si process verbal i takimit dhe përfundoi si deklaratë e pavarësisë.

Nuk të besohet se ato pak rreshta do të ndërronin fatin e një vendi dhe të një populli me breza, deri në përjetësinë e tyre. Ja, teksti i plotë, origjinal i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë:

“Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912

Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme“.

Ka dy data në krye se është përdorur dhe kalendari hixhra, besoj, siç janë hedhur dhe në turqisht po ato rreshta më sipër. Po fillonte kështu zyrtarisht diplomacia shqipare dhe marrëdhënit me botën jashtë. Së pari me Turqinë nga cila po shkëputeshim. Dhe më poshtë firmat me radhë, fillon me Dom Nikollë Kaçorrin, ca duken si rrënjë, si shtigje e shkurre, ka dhe të shigjetëta, të hapura, siç ka dhe elagante, poetike frashërisht, do te thosha, vallëzuese, komanduese, etj. Janë 40 firmëtarë dhe 83 delegatë nga të gjitha trevat e Shqipërisë. S’kanë firmosur të gjithë, se ndoshta një pjesë kishin mbërritur me vonesë nga larg, mes rreziqesh e të ftohtit, shirave dhe garnizoneve të pushtuesit apo të atyre që do të donin t’i zëvendësonin. Mbase një pjesë e pakët nuk ka firmosur, sepse mund të mos kishin firmosur kurrë.  

Gjithsesi letra të mallëngjen, me gjithë rëndomtësinë e saj. Shqipëria zyrtare dukej se po fillonte nga hiçi, asnjë institucion, as ushtri, as universitete e as burgje, përveç atyre të patriotizmit dhe afshit për të qenë të lirë, patriarkalisht.

undefined

Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur, të drejtuar nga Ismail Qemali, si dhe Pleqësinë.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, aq sa na bën krenarë siç do t’u thuhej nëpër shkolla aradhëve të nxënësve, po aq të habit paradoksi, ajo mënyrën aq parake e pabesueshme e shpalljes.  Dhe dosja e saj është pothuajse e zbrazët. 

Mungon pikërisht ajo deklaratë, që mund ta mbante në kuletë kushdo nga firmëtarët, askush s’kishte pse e vidhte dhe përse. Dhe pse pikërisht kjo mungon? 

Studieusit tanë e thonë si zbulim që ajo s’është, por ende nuk e kanë zbuluar pse s’është dhe ku është.

Patjetër që ka dhe botime serioze për Shpalljen e Pavarësisë, studime e monografi e albume, vepra letrare, poezi e drama e romane…

Nga hulumtimet e tyre kemi këtë pasqyrë të qyteteve dhe krahinave dhe delegatëve të tyre: 

Berati: Sami Bej Vrioni, Ilias Bej Vrioni, Taq Tutulani, Babë Dud Karbunara (Jorgji Karbunara).

Çamëria: Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati

Delvina: Avni Bej Delvina

Durrësi: Abaz Efendi Çelkupa, Mustafa Agë Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikollë Kaçorri

Dibra: Myfti Vehbi Dibra, Sherif Langu

Elbasani: Lef Nosi, Shefqet Dajiu, Qemal Karaosmani, Dervish bej Biçaku

Gramsh-Tomorricë: Ismail Qemali Gramshi

Gjirokastra: Elmaz Boçe, Veli Harxhi, Myfit Bej Libohova, Petro Poga, Jani Papadhopulli

Janina: Kristo Meksi, Aristidh Ruci

Kosova, Gjakova, Plava-Gucija: Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Salih Gjuka, Mit’hat Bej Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Isa Boletini, Riza Bej Gjakova, Hajdin Bej Draga, Dervish Bej Ipeku, Zenel Bej Begolli, Qerim Begolli

Korça: Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiro Ilo

Kruja: Mustafa Merlika

Lushnja: Qemal Bej Mullai, Ferit Bej Vokopola, Nebi Efendi Sefa

Mati: Ahmet Bej Zogolli, Riza Bej Zogolli, Kurt Agë Kadiu

Ohri & Struga: Zyhdi Bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Hima

Peqini: Mahmud Efendi Kaziu

Përmeti: Veli Bej Këlcyra, Syrja Bej Vlora

Pogradeci: Hajdar Blloshmi

Tepelena: Feim Bej Mezhgorani

Tirana: Abdi Bej Toptani, Murat Bej Toptani, Ymer Sollaku

Skrapari: Xhelal Bej Koprencka, Hajredin Bej Cakrani

Shijak: Xhemal Deliallisi, Ymer Bej Deliallisi, Ibrahim Efendiu

Shkodra: Luigj Gurakuqi

Vlora: Ismail Qemali, Zihni Abaz Kanina, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Eqrem Bej Vlora

Kolonia shqiptare Bukureshtit: Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Berati, Dhimitër Ilo.

Siç shihet, delegatët më të shumtë kishin ardhur nga Kosova: 11; nga Çamëria: 4; po kaq dhe nga Kolonia shqiptare e Bukureshtit; nga Vlora: 6; nga Shkodra: 1, nga Gjirokastra: 7; nga Ohri dhe Struga: 6 delegatë; nga Janina: 2.

Si u lajmëruan? A kishte telefona e shtylla telefonike maleve? Me lajmëtarë që rendnin sin ë balada… Me zë nga njëri breg në tjetrin, nga një anë e malit në tjetrën, kushtrim… eeeehheeeej… Vërtet një mrekulli. Dhe u nisën përfaqësuesit, i zgjodhi kush apo e vendosën vetë, ata më me fame, që kishin bërë trimërira, po edhe shkollë nëpër Europë, një nga një, vetëm, në grup, në këmbë, me kuaj, me makinat e rralla, vinin nga jashtë me anije, nga kryeqytete nga vende të humbura e kulla maleve, kalonin rreziqe, kufij, garnizone të turkut, mjegull, të serbit e grekut, erë dhe shi… e nga është rruga për në Vlonë?… për në të ardhmen? 

KARTELAT E 40 FIRMËTARËVE

Ata që firmosën, të shquar, me Ismail Qemalin në krye, që mbetën në histori, të tjerë, që dhanë pasuri e jetë, flori dhe gjak, të vrarë, një pjesë sakrifikuan dhe emrin, të goditur, të përndjekur, të harruar, të pa shpërblyer kurrë, të gjithë… 

Po sjell kartelat e tyre, duke nisur nga i pari, por duke i ndarë, ata që ndërruan jetë në vitet pas Shpalljes së Pavarësisë, pra pas 28 Nëntorit të madh e deri në mbarimin e Luftës II Botërore, e ata që vdiqën në atdhe, që i vdiq atdheu, pas 29 Nëntorit të kuq që sundimtarët e rinj do ta vendosnin si datë të çlirimit të vendit, si festën konkuruese dhe më të rëndësishmen për ata. 

Pas festës do të ishte masakra…  

   
1. ISMAIL QEMAL BEJ VLORA (1844-1919)

Nga Vlora. Familje patriotike, e larguar qellimisht në Selanik. Më 1858 shkoi në  gjimnazin e famshëm të Janinës “Zosimea”, ku pati shokë Sami Frashërin dhe Naim Frashërin. Më 1860 filloi punë si përkthyes i frëngjishtes në ministrinë e Punëve të Jashtme, në Stamboll, ku dhe u diplomua për drejtësi. Më 1868 u emërua kryesekretar i ministrisë së Punëve të Jashtme dhe dy vjet më vonë, deri më 1875, guvernator në Varnë në Bullgari dhe guvernator i Danubit të Poshtëm. 

Si kundërshtar i Portës së Lartë, e inernojnë në Qytahi, pranë Anadollit, vend ku qendroi deri më 1882. 

Në fillim të shek. XX, Ismail Qemali filloi t’i përkushtohej Shqipërisë. autonomisë së saj. U lidh me të gjitha kolonitë patriotike të shqiptarëve jashtë e vendit duke forcuar bashk:epunimin me Vlorën. 

Në nëntor 1908 hyri në parlamentin osman si deputet i sanxhakut të Beratit. Një vit më vonë u arratis nga Stambolli, shkoi nëpër Evropë, duke nisur kështu kalvarin e patriotit shqiptar. 

Afrohet me Luigj Gurakuqin, ndihmon “kryengritjent përgjithshme” të viteve 1910-1912. Është organizatoi kryesor i mbledhjes historike të 5 nëntorit 1912 në Bukuresht, ku u vendos se si duhej të ishte e ardhjma e Shqipërisë. 

Më 28 nëntor shpalli Pavarësinë e Shqipërisë nga Porta e Lartë, shtet më vete. Firmoi i pari dokumentin e pavarësisë kombëtare në Vlorë, “Ismail Kemal”. U zgjodh kryeministër i qeverisë shqiptare dhe ministër i Punëve të Jashtme. 

Do t’i linte detyrat shpejt, do të dorëhiqej e do ta shpërndante kabinetin e tij duke e dorëzuar pushtetin pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe do t;e largohej nga Shqipëria. Vdiq në Peruxhia të Italisë, në rrethana misterioze, I helmuar në hotelin ku kishte bujtur, fjalët e tij të fundit ishin: “Më hëngër në besë!”. Varri i tij është në Vlorë me shtatoren  me Flamur në dorë.

Familja, fëmijët e tij do të përndiqeshin nga regjimi komunist, do të burgoseshin e do të iknin…


2. DOM NIKOLL KAÇORRI (1862-1917)

Nga Bajraku i Lurës. Babai katolik, nëna myslimane. Më 1884 mbaroi studimet filozofiko – teologjike për meshtar dhe u shugurua në Shkodër. U  emërua famullitar në Durrës. Papa i asaj kohe e nderoi me “Kryqin e artë” për Kishë dhe Paqe”. Emërohet Ipeshkv. 

Gjatë viteve 1905-1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundër turqve në Kurbin. Më 1908 Kaçorri mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Në nëntor të vitit 1912 si delegat i Durrësit mer pjesë në Kuvendin e Vlorës dhe firmosi Dokumentin e Pavarësisë: “Kaçorri”. U zgjodh nënkryetar i qeverisë shqiptare. 

Pas rënies së qeverisë, mërgoi jashtë atdheut, ku vazhdoi veprimtarinë politike e patriotike. Vdiq në Vjenë në maj 1917.

I harruar nga regjimi komunist…


3. VEHBI DIBRA AGOLLI (1867-1937)

Nga Dibra e Madhe. Biri i Myftiut atje, ku mori dhe mësimet e para. ndërsa studimet e larta i kreu në Stamboll. Kthehet në vendlindje si emëruar Myfti. 

Më 1909 mori pjesë në Kongresin e Dibrës. u zgjodh kryetar i Kongresit; më 1912. Firmosi Vendimin e Pavarësisë si përfaqësues I Dibrës me siglën në turqisht “Vehbi Dibra”. 

Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh kryetar i Pleqësisë si dhe nënkryetar i qeverisë. Në vitin 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës e ngarkon me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar të mbarë Shqipnisë. Më do të jetë Kryetar i Gjyqit të Lartë të Sheriatit, i Kongresit të Parë të Myslimanëve Shqiptarë. Shkroi, përktheu dhe botoi kryesisht në revistën “Zani i Naltë” në Tiranë, ku dhe e mbylli jetën. 

I harruar nga regjimi komunist. 


4. JORGJI KARBUNARA – BABË DUDË KARBUNARA (1842 – 1917)

Nga Berati… Mësues i shqipes… bashkëpun:etor me Kostandin Kristoforidhin. Meshonte në shqip, por iu ndalua nga turqit, të cilët më 1895 i dogjën shtëpinë. Iu përkushtua Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Korfuz. 

Kryen studimet e larta në Itali për italisht dhe në shekullin e ri u mor me hapjen e shkollave shqipe dhe mësimit të shqipes. 

Shkoi delegat i Beratit në Kuvendin e Vlorës, firmosi aktin e Shpalljes së Pavarësisë: “J. Karbunara”. U zgjodh anëtar i Pleqsisë. 

U konfliktua me ndjekësit e Esat pashë Toptanit, kurse ata të Haxhi Qamilit, kur hynë në Berat, e kapën dhe e tërhoqën zvarrë në qytet. Prej këtij dhunimi mbeti keq, me dëmtime derisa ndërroi jetë…

Ka një bust në vendlindje. 


5. ELMAS BOCE (1852-1925)

Nga Gjirokastra. Shok me Ismail Qemalin dhe me Naim e Sami Frashërin në gjimnazin e Janinës “Zosimea”. 

Mori pjesë në organizimin e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në qytetin e Gjirokastrës, themelues në klubin patriotik “Drita”, përkrahës i flaktë i shkollës shqipe të Gjirokastrës “Lirija”, etj. 

Ndërsa, në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Dokumentin e Pavarësisë Kombëtare: “Elmas Boce”.

I harruar…


6. VELI HARÇI (1850-1914)

Nga Gjirokastra. Studimet i përfundoi në Stamboll si economist. ku u lidh me veprimtarë të çështjes shqiptare. kthehet në Shqipëri, i emëruar i Portës së Larë në nënprefekturën e Vlorës. Përfaqësoi Gjirokastrën në kuvendin e Vlorës dhe firmosi; “Veli Harçi”. 

I harruar…

7. DHIMITËR TUTULANI (1875-1937)

Nga Berati. Përfundoi gjimnazin “Zosimea” në Janinë e më tej vazhdoi studimet për jurist në Athinë. U kthye në Berat, ku filloi të punojë si avokat, ndërkohë bashkëpunëtor i veprimtarëve dhe idealeve kombëtare. Në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Beratit në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi aktin e pavarësisë kombëtare: “Dh. Tout.” 

Në dhjetor 1918 – delegat në Kongresin e Durrësit, në 1920 – delegat në Kongresin e Lushnjes. Përkrahës i politikës së Fan Nolit dhe më 1925 u zgjodh kryetar bashkie i Beratit. Mori pjesë edhe në formimin e kishës autoqefale shqiptare, që doli nga Kongresi i Beratit, më 1922. 

Në testament pasurinë e tij ia falte qytetit për shkolla, rrugë, etj.

Është gjyshi i Kristaq dhe Margarita Tutulanit,  të varur nga fashistët. 

8. ABDI TOPTANI (1864-1942)

Nga Tirana. Në vitin 1902 organizoi forcat kryengritëse kundër osmanëve në Shingjergj dhe Shupal. Në nëntor 1912 priti në Durrës Ismail Qemali dhe e shoqëroi atë deri në Vlorë, ku ngritën Flamurin… 

Në kuvendin e Vlorës, përfaqësoi Tiranën e Krujën dhe firmosi aktin e Pavarësisë:”Abdi”.U zgjodh ministër i Financave në qeverinë e parë shqiptare. 

Me ardhjen e Princ Vidit më 1914, caktohet ministër i Bujqësisë dhe Industrisë. 

Viti 1915 e gjen jashtë atdheut, në organizimet patriotike të shqiptarëve në Zvicër. 

Në Kongresin e Lushnjes u zgjodh antar i Këshillit të Lartë. Përkrahu kryengritjen e marsit 1922, të udhëhequr nga Bajram Curri…

I harruar…


9. ABAS DILAVER CELKUPA(1855-1926)

Nga Durrësi. Patriot dhe bashkëpunëtor në kryengritjet anti osmane. Priti në Durrës Ismail Qemalin, shkuan në Vlorë. Aktin e pavarësisë kombëtare e firmosi si delegat i Durrësit “Abas Dilaver”… 

I harruar…

10. XHELAL KOPRËNCKA (1876-1919)

Nga Skrapari. Veprimtar i luftës për çlirim kombëtar, pjesëtar i komitetit të fshehtë “Për lirin’ e Shqipërisë” në Korçë dhe Manastir. Përkujdesës për shkollën shqipe të Korçës, atë të vashave dhe djemve, etj. 

Si delegat i Skraparit, merr pjesë në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare dhe firmosi Dokumentin: “elal Ko.” 

Merr pjesë në Kongresin e Durrësit si delegat nga Skrapari. I përndjekur, Koprëncka u vra pabesisht në vitin 1919 në Skrapar nga forcat greke.

 Djali i tij do të pushkatohej nga komunistët në 1979…


11. HAJREDIN CAKRANI (1860-1942)

Nga Fieri, i dinastisë së Cakranit. Shkollën e mesme e përfundoi në Janinë dhe u diplomua në Stamboll. Shërbeu si ushtarak në vilajete të ndryshme të perandorisë turke. Në vitin 1883 ai solli në zonën e Mallakastrës librat e para në shqip dhe hapi shkollën e parë shqipe në shtëpinë e tij.  

Veprimtar i lëvizjeve patriotike, shpërndarës i programeve kombëtare për emancipimin e vendit. 

Mori pjesë në Kuvendin e Vlorës, firmosi aktin: “Hajredin Cakrani”. Ai ka lënë një dëshmi të rëndësihme si askush, ditarët e tij mbi rrugëtimin e pavarësisë, ai ishte shoqëruesi kryesor i Ismail Qemalit nga Durrësi për në Vlorë. I besuan post ministror dhe kabineti i parë qeveritar i merrte pagat nga pasuria e tij. Dha ndihmesë të shquar në organizimin e ushtrisë së parë shqiptare, në pajisjen me armatime dhe stërvitje ushtarake. 

Mori pjesë si i mandatuar nga Mallakastra në Kongresin e Durrësit. Shkoi në Luftën e Vlorës, më 1920, komandoi me sukses disa njësi ushtarake 

Vdiq në vitin 1942, ndërsa teqeja, ku kishte varrin u hodh në erë gjatë regjimit komunist.

Familja e madhe e Cakranit, patriotike dhe veprimtare, do të përndiqej, me dënime të rënda, burgje, pushkatime e varje. 

12. ILJAZ VRIONI (1882-1932)

Nga Berati… Djali i Mehmet Ali Pashë Vrionit, patriotit të shquar, nënkryetarit të Lidhjes së Prizrenit, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë: “Iljas Vrijon” si delegat i Beratit.

Tre herë Kryeministër i Shqipërisë dhe disa herë si Ministër i Jashtëm dhe si Ministër i Plotfuqishëm i Shtetit Shqiptar (diplomat) në Paris e Londër. 

Deputet, i Parlamentit të Shqipërisë. Kryetari i delegacionit të Beratit në punimet e Kongresit të Lushnjës. Dekoruar nga Republika Franceze në vitet `20 me urdhërin e lartë “Grand Officier de la Légion d’Honneur”. Vdiq në Paris dhe u varros në Berat. Në vitin 1946, komunistët zhvarrosën eshtrat e tij dhe i hodhën ato në lumin Osum siç do të b;enin dhe me eshtrat e një deputeti tjetër, Poetit Kombëtar At’ Gjergj Fishta.

Iljaz Vrioni është babai i intelektualit të shquar Jusuf Vrioni, i burgosur politik dhe më pas përkthyes i parë I nivelit europian i Veprës së Kadares;e n;e frengjisht, ambasador në UNESCO, e dekoruar nga qeveria franceze…

13. SALI GJUKA (1876-1925)

Nga Peja… Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Shkup, ku familja e tij u shpërngul si shkak i përndjekjeve të pushtuesve osmanë. Ndoqi Fakultetin e Drejtësisë në Selanik dhe punoi në gjykatën e atij qyteti. Në vitin 1909 hapi shkollën shqipe në Pejë dhe një vit më pas do të jetë mësuesi i parë i shqipes në Normalen e Shkupit. 

Mori pjesë me armë në dorë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1910-1912. Me nismën e tij u formua në Selanik klubi shqiptar “Bashkimi”, 

Si përfaqësues nga Kosova dhe delegat i Pejës, Gjakovës, Plavës e Gucisë, mori pjesë në Shpalljes e Pavarësisë kombëtare dhe firmosi Aktin: “Salih Gjuka”. U zgjodh këshilltar i Pleqësisë (Senatit). 

Në janër 1913 filloi punën si drejtor i arsimit për qarkun e Beratit. Menjëherë hapi shkollën Normale të përkohëshme. Përkrahës i Kongresit të Lushnjes, mbështetës i Nolin, mori pjesë në lëvizjen e Qershorit 1924. 

U dënua me 10 vite burg për pjesëmarrje në vrasjen e Abdyl Ypit, akuzë që s’e pranoi kurrë. Bëri katër vite burg… 

Ka titullin “Mësues i Popullit”

14. MURAD TOPTANI (1867-1918)

Në internim lindi, në Aká (Turqi), ku kishin degdisur të atin e tij, Seremedin pashë Toptani për veprimtari patriotike shqiptare. 

Erdhi në Tiranë, kur po mbaronte shekulli XIX, kthehet në Stamboll, ku martohet me vajzën e Naim Frashërit, Asijen dhe sërish në Tiranë.  

Në një raport të shërbimit të fshehtë anglez të vitit 1916 shkruhet: “Murad beu: Nga familja e Toptanasve. kushëri ne Esatin, por në konflikt të vazhdueshëm me të; nga kjo shtrëngohet të jetojë jashtë shtetit. (…) Ka ndikim të madh në popullsinë e Shqipërisë së Mesme.”… 

Murad Toptani bashkëpunoi me shtypin e shqiptarëve jashtë atdheut. Mori pjesë në Kuvendin e Vlorës si delegat i Tiranës, firomosi Aktin: “Murad Toptani”. 

Pas rënies së qeverisë së Vlorës, Esat Pasha i dogji shtëpinë dhe një pjesë të madhe të pasurisë së tij që ndodhej brenda saj. Mërgon në Vjenë. Vjen për të vdekur në atdhe… 

Njihet si skulptori i parë shqiptar.


15. PANDELI CALE (1879 – 1923)

Nga Korça… Kreu liceun klasik francez të Aleksandrisë në Egjipt. Në vitet 1900-1904 punon në koloninë e Bukureshtit. 

Kthehet në Shqipëri. Bashkë me Themistokli Gërmenjin dhe Mid’hat Frashërin vuri bazat e Komitetit të Fshehtë Shqiptar në Selanik. Kryetar i shoqërisë “Banda e Lirisë”. Në 1909 sekretar i shoqërisë “Lidhja orthodhokse”. Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910-1912 drejtoi çetat e zonës së Korçës… 

Shoqëron kthimin e Ismail Qemalin në Shqipëri. Më 28 nëntor 1912 si delegat i Korçës, firmos Pavarësinë: “Pandeli Cale”. Emërohet Ministër i Bujqësisë, Industrisë dhe Tregëtisë. 

Vitet e Luftës së Parë Botërore i kalon në Zvicër, Ukrainë, Bullgari, Francë. 

Më 1919 kthehet në atdhe. Më 1920 hartues dhe firmëtar i Protokollit të Kapshticës. Më 1920 Prefekt i Korçës. Në shkurt 1921 deputet në të parin parlament shqiptar. Dhe vdes në një spital në Selanik.


16. LUIGJ GURAKUQI (1879-1925)

Shkodran… studenti i Kolegjit Saverian. Më pas në Kalabri, në liceun e Shën Adrianit, nënës i poetit Jeronim De Rada. 

Nga vitin 1906 takon Ismail Qemalin dhe nisi bashkëpunimin. U lidh me patriotin Bajo Topulli në organizimin e komitetit të fshehtë kombëtar. 

Në 1908 në Manastir, në Kongresin e Alfabetit, përfaqësues i Shkodrës, zgjidhet nënkryetar i Komisionit. Një vit më pas në Elbasan, themelohet shkolla Normale e mësuesve, drejtori i parë i saj.

Me armë në dorë në Kryengritjen e përgjithshme… takon sërish Ismail Qemalin nëpër kancelaritë e huaja në mbrojtje të Çështjes Shqiptare. Si përfaqësues i vetëm i Shkodrës merr pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. Shkruan Deklaratën e Pavarësisë firmos aktin: “Luz Gurakuqi”. Ministër i Arsimit.

Më 1913 prapë nëpër Europë për të drejtat e Shqipërisë. Pret Princ Vidin. 

Themelues i “Komisisë letrare” të Shkodrës më 1916 dhe më vonë pjesëmarrës në Kongresin e Durrësit. Bashkëpunëtor me Nolin dhe Avni Rustemin. Ne qeverinë e Nolit emërohet ministër i Financave. 

Me triumfin e legalitetit, në dhjetor 1924, u largua përgjithmonë nga Shqipëria. E vrasin në Itali, në qytetin e Barit. Kushëriri i tij i dytë, Balton Stamollës, i bën atentat në rrugën që tani mban emrin e tij. poet dhe gazetar shkruhet në tabelë. A ishte dora e mbretit Zog, që urdhëroi të zbarazej ai revolver? Ka mbetur ende enigma….

17. DR. MYRTEZA ALI STRUGA (1876-1937)

Dibran që lindi në Strugë… Nuk dihet shumë për të, thonë historianët. Studioi për mjeksi dhe teologji dhe ishte Hafiz. 

Në Kuvendin e Vlorës, përfaqësoi Strugën dhe firmosii Aktin e Shpalljes së Pavarësisë: “Dr. H. Myrteza”. 

Shërbeu në Tiranë si mjek dhe farmacist, ku dhe vdiq vitin 1937 dy vjet para pushtimit…


  18. NURI SOJLIU (1870-1940)

Nga Struga. Veprimtar i lëvizjeve për çlirim kombëtar. pjesëtar i Klubit patriotik “Bashkimi”, që bëri të mundur çeljen e shkollës së parë shqipe të Strugës në vitin 1910. Mbështeti dy kongrese, atë Manastirit dhe atë të Elbasanit. 

Nuri Sojliu bashkë me babain e shenjtores Nënë Tereza, përgatitën një grup nxënësish nga Shkupi për t’i dërguar në Normalen e Elbasanit. 

Në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Strugës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Aktin: “Nuri”. Mbështeti lëvizjet politico- demokratike të viteve `20. 

Në Strugë – rivarrimi i eshtrave të tij me ceremoni si firmëtar i Pavarësisë.


  19. YMER DELIALLISI (1873-1944)

Nga Shijaku. Mërgoi herët…

Bashkë me miqtë e tij Abdi e Murad Toptani, mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme dhe shkoi në Vlorë në Shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, ku firmosi: “Ymer”. Lajmëroi Shijakun që ta ngrinin Flamurin Kombëtar sa me parë dhe atje. 

Në Kongresin e Lushnjes ngarkohet me detyrën e kryetarit të bashkisë së Shijakut. U mpleks me kryengritjen e vitit 1922 dhe pas dështimit të saj, u largua jashtë vendit. Pas disa vitesh, i kthyer në atdhe, u arrestua dhe u burgos. 

Iu përkushtua luftës antifashiste. I dënuar nga nazistët, vdes në burg në Tiranë.


20. XHEMAL DELIALLISI (1880-1941)

Nga Shijaku. Veprimtar i lëvizjeve për çlirim kombëtar. Në nëntor 1912, delegat i Shijakut, merr pjesë në Spalljen e Pavarësisë. Firmosi Dokumentin në osmanisht “Xhemmalyyddin bej”. 

Gjatë viteve `20 përkrahu forcat e Bajram Currit dhe Elez Isufit. Më 1924 mbështeti kryengritjen e Fan Nolit. Pas dështimit të saj, u largua nga Shqipëria, për t’u rikthyer pas disa vitesh. U vendos në Tiranë, Vdes në Tiranën e pushtuar.


21. NEBI SEFA (1861-1942)

Nga Lushnja. Përkrahu Kongresin e Manastirit, shkrimin e shqipes me gërma latine dhe mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1911- 1912. Në nëntor të atij viti u zgjodh delegat i Lushnjes për në Kuvendin e Vlorës. Nënshkroi Aktin e Pavarësisë: “Nebi Sefa Lushja”. 

Mori pjesë në organizimin e njësive të para ushtarake të qeverisë së Vlorës në zonën e Mallakastrës si i Ministrisë e Luftës, kreu i së cilës ishte Mehmet pashë Kalkandeleni Tetova (Dërralla). Në vitet `20 përkrahu kursin politik të ndjekur prej forcave fanoliane. Në vendlindje është busti i tij


22. ZYHDI OHRI (1872-1938)

Nga Ohëri. Studioi në Turqi dhe mori pjesë në lëvizjen kombëtare dhe luftën për çlirim nga osmanët. 

 I zgjedhur nga Ohri si delegate shkon në Kuvendin e Vlorës dhe firmoi Aktin e Pavarësisë: “Zuhdi Ohria”. 

U zgjodh në Senatit e dalë nga qeveria e Ismail Qemalit. Më pas, shkoi në Elbasan, ku bashkëpunoi me Aqif pashë Biçakçiun. Mbështeti qeverinë e Sulejman Delvinës, të dalë nga Kongresi i Lushnjes më 1920.

U SHUAN PAS ÇLIRIMIT:

23. QAZIM KOKOSHI (1882-1945)

Nga Vlora… Mësimet e para i mori në shkollën turke të qytetit të tij, Vlorës dhe më pas shkoi në Janinë, ku mbaroi gjimnazin “Zosimea”. 

Me t’u kthyer, u lidh me Klubin “Labëria”, iu përkushtua përhapjes së gjuhës shqipe në fshatrat e Labërisë. 

Mori pjesë në Kuvendin e Vlorës në nëntor 1912 si delegat i Vlorës. Firmosi Aktin e madh: “Qazim Kokoshi”. 

Në gusht 1913, Qeveria e përkohshme e Vlorës e caktoi me detyrën e nënprefektit të Lushnjes dhe më pas kryesekretar i Prefekturës së Vlorës…

 Pas rënies së Qeverisë së Vlorës pati takime si anëtar delegacion me Princ Vidin. U zgjodh deputet i Parlamentit të parë shqiptar. Pas tre vjetësh, në Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924, u bashkua me grupin opozitar të Fan Nolit e Luigj Gurakuqit. Pas dështimit mërgoi në Itali e më pas në Austri. 

Pas amnistisë së mbretit, në 1928 u kthye në atdhe, por në vitin 1932 u arrestua me akuzën “Komplot kundër Zogut” dhe u burgos dhe lirohet në 1936. Pas vrasjes së dhëndrit të tij, dëshmorit Reshit Çollaku (i shoqi i së bijës), Kokoshi u arrestua nga GESTAPO dhe u internua në Bergamo. Kthehet në atdhe në 1945 dhe komunistët e arrestojnë menjëherë. 

Vdes nga torturrat në burgun e Vlorës.

24. JANI MINGA (1872-1947)

Nga fshati Shënpjetër i Fierit. U shkollua në Vlorë. U lidh me klubin patriotik “Labëria” që në vitin 1908. Duke qenë dhe mësues, mori pjesë në të gjitha kongreset arsimore, ndërkaq hartonte edhe tekstet shkollore: “Abetare kombëtare shqip përgatitore”, “Abetare shqip këndimore”, “Gramatikë e gjuhës shqipe” etj. 

Në korrik 1911 mori pjesë në kuvendin e Drashovicës, në mbështetje të Memorandumit të Gërçës. Në vitin 1912 fitoi në një konkurim në Janinë që të të jepte lëndën e historisë dhe gjeografisë dhe zgjidhet delegat i Vlorës për pavar:esinë dhe firmosi Deklaratën: “J. Minga” dhe, me t’u hapur shkolla e Vlorës, emërohet drejtor i saj. 

Do të jetë përkrahës i Nolit gjatë rebelimit të qershorit 1924 dhe mbajti fjalën e rastit kur u futën në Tiranë. 

Vite më vonë iu përkushtua arsimit. 

Në 1944 dy djemtë e tij, të përfshirë në luftën antifashiste, u mbyllën në kampet naziste të Mat’hauzenit. Kthehet vetëm njëri, që do të humbë jetën në “një aksident të çuditshëm”. Dhimbje pas dhimbjeje, Jani Minga. “Mësues i Popullit”


25. THANAS FLOQI (1884-1945)

Nga Korça… U laurua në Athinë në fakultetin e drejtësisë. Në vitin 1905 shpërngulet në qytetin Xhejmstaun. Merr pjesë në themelimin e shoqërisë “Malli i Mëmëdheut” më 1906. Shërben si kronikan i gazetës “Kombi” të Sotir Pecit. Kthehet në atdhe në korrik 1908, qëndron në Vlorë. Themelon mandolinatën “Labëria” dhe bëhet dirigjent i saj. 

Në Kongresin historik të Vlorës shkon si delegat i Korçës dhe më 28 nëntor 1912 firmoi Vendimin e Pavarësisë: “Thanas V. Floqi”. 

Caktohet gjyqtar në Elbasan. Ka përkthyer mjeshtërisht në shqip veprat “Tre muskëtjerët” e A. Dumasë, “Jeta Ushtarake” të E. de Amiçis, romanet “Ditët e prapme të Pompeit” të Lyttonit, “Arsen Lupeni kundra Sherlock Holmesit” të M. Leblanc; ka botuar dhe një fjalor italisht – shqip më 1939. Më 1910 botoi një gramatikë të gjuhës shqipe. 

Me të mbaruar Lufta II Botëore dhe vijnë në pushtet vdes në Elbasan.

 
26. ARISTIDH RUÇI (1875-1950)

Nga Sheperi i Zagorisë, fshati i Çajupit, shkoi në gjimnazin “Zosimea” në Janinë. 

Kthehet në Vlorë, i bashkohet klubit patriotik “Labëria” dhe nis dhënien e mësive të gjuhës shqipe te të vegjlit. Me armë në dorë merr pjesë në kryengritjen e përgjithshme më 1911. Si delegat i Vlorës shkon në Kuvendin që shpalli pavarësisë dhe firmosi Aktin: “A. Ruci”… dhe prapë në luftë, në atë të Vlorës të 1920. Anëtar i federatës “Atdheu” me kryetar Avni Rustemin. Zgjidhet në kryesinë e Bankës Kombëtare Shqiptare më 1937; frymëzoi krijimin e degës së Kryqit të Kuq në Vlorë. Pushtuesit fashistë e internuan në Itali… Vdes në Vlorë.


27. FERIT VOKOPOLA (1887-1969)

Nga Berati, lindur në Vokopolën e tij… Studioi në Stamboll, ku kishin mërguar. Kthehet në atdhe… 

Në nëntor 1912 – delegat i Lushnjes, shkon në Kuvendin e Vlorës. Aty firmosi Aktin e Pavarësisë Kombëtare: “M. Ferit Vokopola”. Ndërkaq babai i tij, Mustafa Vokopola, ishte prefekt i Vlorës. 

Iu përkushtua mësimeve fetare, përkthimit të Kur’anit. Më 1920 mori pjesë në organizimin e Kongresit të Lushnjës. Ishte ndër themeluesit e Medresesë së Tiranës dhe bashkëpunëtor i njohur i shtypit laik e fetar. 

Gjatë kohës së monarkisë do të jetë deputet i Beratit, ministër i Bujqësisë. Do të botojë veprën fetare “Gjëmimi i Tomorrit”, përmbledhjes me vjersha “Symbyllazi dhe ëndërrime”. La në dorëshkrim Kalendarin osman dhe Kur’anin. Mbylli sytë përgjithmonë në Durrës. I harruar…


28. SHEFQET DAJIU (1882-1946)

Nga Elbasan… Shkollën e lartë e përfundoi në Stamboll. U kthye në vendlindje, ku vazhdoi veprimtarinë patriotike, të nisur në kryeqendrën e Turqisë. 

Dhe ndihmesën e tij në organizimin e Kongresit të Elbasanit dhe hapjen e Normales. Kryengrita e përgjithshme e gjeti në Dibër, duke hapur shkolla shqipe e duke shpërndarë tekstet shqip. 

Në nëntor 1912 shkon në Vlorë si delegat i Elbasanit dhe firmosi aktin: “Shefqet Daji”. Iu përkushtua aktivitetit pedagogjik. Botoi një abetare për shkollat fillore. 

Në vitet `20 është deputet në Parlament shqiptar. Bashkëpunoi me Aleksandër Xhuvanin në shoqërinë kulturore “Kopshti letrar” dhe në revistën e këtij klubi me të njëjtin emër. 

Pas mbarimit të Luftë II Botërore fitimtarët e arrestojnë si bashkëpunëtor me pushtuesit për të vdekur në burg.


29. ZIHNI ABAS KANINA HAMZARAJ (1885-1957)

Nga Kanina e Vlorës, nga ishte dhe Ismail Qemali, por dhe bashkëshortja e Skënderbeut… 

Z. Kanina u dallua si politikan e diplomat. Që në vitin 1906 u emërua nënpunës i konsullatave turke në Greqi, Bejrut, Maltë, etj. U burgos prej autoriteteve turke, kur u kthye në Shqipëri dhe u aktivizua me grupet patriotike. Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1911. 

Në kuvendin e Vlorës si delegat i Vlorës, firmosi Dokumentin: “Zihni Abbas Kanina”. U zgjodh drejtor i përgjithshëm në ministrinë e Punëve të Jashtme. Do të ishte një nga themeluesit e shkollës tregtare të Vlorës, ku dha mësim gjuhën frënge. Iu përkushtua arsimdhënies. 

Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, Kanina u bë pjesë e Ballit Kombëtar, përkrah mikut të tij të vjetër të idealit Mid’hat Frashërit. 

Fitimtarët e arrestojnë në vitin 1951, e burgosin. Duke e lënë në harresë dhe mosmirënjohje, vdes në burgun e Tiranës…


30. QEMAL KARAOSMANI ELBASANI (1875-1949)

Nga Elbasani. Studimet e larta i përfundoi në Stamboll për shkenca politike dhe administratë. Filloi punën në Janinë e më pas u shpërngul në Berat, ku bashkëpunoi për çlirim kombëtar me patriotët si Jorgji Karbunarën dhe Iljaz Vrionin duke nisur dhe me shpërndarjen e librave shqip, 

Punoi në organizimin e Kongresit të Elbasanit në vitin 1909. Kishte popullaritet…

Në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Elbasanit në Kuvendin e Vlorës firmosi Dokumentin: “Qemal Elbasani”. 

Ajo penë me të cilën nënshkruan firmëtarët Aktin, shume vite më vonë do të gjendej në shtëpinë ë Karaosmanit dhe më 1962 iu dorëzua Arkivit të Shtetit.

Qemal Elbasani u bë pjesë e administratës civile në qeverinë e Vlorës.  Mbështeti qeverinë e Sulejman bej Delvinës, të dalë nga Kongresi i Lushnjes dhe për disa vite ishte asamblist. Ka qenë zgjedhur kryetar bashkie në Elbasan. 

Vitet e Luftës II Botërore i kaloi i mënjanuar. Pas çlirimit u harrua. Vdiq në Kavajë… Fëmijët e tij  do të përndiqeshin e persekutoheshin si klasë e pasur bejlerësh. 


31. DHIMITËR BERATTI (1888-1970)

Lindi në Korçë… Në Rumani përfundoi fakultetin e shkencave politike e atë juridik. Kthehet në Korçë, pas vitin 1905 punoi si mësues në shkollën e parë shqipe të Korçës. Anëtar i klubit patriotik “Dituria” që në themelim më 1908… sufler në shfaqjen e dramës “Besa” të Samiut… metafora e suflerit të besës në veprimtaritë patriotike… merr pjesë në Kongresin e Elbasanit. Në 1910 në Kongresi i dytë të Manastirit. 

Është me Ismail Qemalin në mbledhjen e Hotel “Kontinental”-it në Bukuresht. Zgjidhet delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Firmos Aktin historik të shpalljes së pavarësisë: “D. Beratti”. 

U emërua “drejtor i përgjithshëm” në gazetën e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës” dhe u zgjodh anëtar i Pleqësisë (Senatit). 

Më 1913 sekretar i delegacionit shqiptar në Londër, në Paris dhe Romë, etj. Po këtë vit administrator i spitaleve të vendit. 

Në korrik 1914 emigron në Rumani, ku punoi për krijimin e kishës ortodokse shqiptare të Rumanisë. Beratti është delegat i shqiptarëve të Bukureshtit në Konferencën e Paqes më 1919. 

Më 1924 në Sofje me detyrën e kryekonsullit. Ne vitet 1926 – 1934 punon si sekretar në Ministrinë e Jashtme. Më 1935 ministër i ekonomisë kombëtare. Një vit më vonë ministër në Romë. Ë pas sekretar shteti i kulturës popullore në qeverinë e Mustafa Merlikës. Antar i Institutit të Studimeve Shqiptare në Tiranë. Pas rënies së qeverisë së Rexhep Mitrovicës, u largua nga Shqipëria përgjithmonë, u vendos në Itali, ku u mor me veprimtari të shumta patriotike.

Mbretëria rumune më 1932 e dekoroi me medaljen “Grand Officer De La Courron Roumania”. 

Ka botuar dy vëllime me titull “Shqipëria më 1937”, model për shkrimin e historisë së shtetit shqiptar. Dekoruar me urdhërin “Për veprimtatri patriotike” të klasit të parë. 

Shuhet pas një aksidenti automobilistik në Romë.


32. DHIMITËR MBORJA EMANOIL (1884-1945)

Nga Mborja… Anëtar i shoqërisë “Dituria” të Korçës më 1908. Kryetar i shoqërisë patriotike të shqiptarëve të Bukureshtit. Boton e shpërndan programin e komitetit të fshehtë “Për lirinë e Shqipërisë”. 

Më 5 nëntor 1912 merr pjesë në mbledhjen e Bukureshtit me Ismail Qemalin.. Më 28 nëntorit 1912, firmos Aktin e Pavarësisë në Vlorë: “Dh Emmanuel” në emër të kolonisë së Bukureshtit. I dha qeverisë së parë një shumë prej 1000 frangave si fond i krijimit të Ministrisë së Financave. 

Në shkurt 1915 zgjidhet këshilltar pranë shoqërisë së “Komunitetit Ortodoks Shqiptar të Bukureshtit”, në mbrojtje të shkollës shqipe. 

Rreth vitit 1920 dhuroi shtëpinë e tij në Korçë për ta bërë Liceun Kombëtar. Më 1924 mbështet qeverinë e Nolit. Largohet në Rumani për t’u rikthyer në atdhe vite më vonë. Por do të vdesë në Bukuresht.


33. DHIMITËR ZOGRAFI (1878 – 1947)

Nga Korça… Kishin mërguar në Rumani nga fundi i shekullit XIX. Më 1906 merr pjesë në themelimin e shoqërisë patriotike të shqiptarëve te Bukureshtit “Bashkimi-Unirea”. 

Është një nga organizatorët e mbledhjes së Bukureshtit në fillim të nëntorit 1912 dhe në fjalën q;e mbajti tha se patriotët “kanë besim të plotë në veprimin e Kombit shqiptar pas udhës që tregoi z. Ismail Qemal Beu e se kanë për të bërë sa mundet me gjithë shpirt e me të gjitha mënyrat për shpëtimin e Atdheut”. 

U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit për të marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912 firmos Aktin: “Dimitri Zografi”. Anëtar i pleqësisë. 

Në dhjetor 1912 bashkë me Dhimitër Emanoilin shkojnë në Brindisi… Kundërshton vendimet e padrejta të Konferencës së Parisit në kurriz të popullit shqiptar dhe firmos protesta drejtuar kryesisë së saj në qershor 1919. 

Vdis në Bukuresht.


34. BEDRI PEJANI (1885- 1946)

Nga Peja… Shkollohet në “Robert Kolezh” dhe vazhdon studimet e larta për histori në Universitetin e Stambollit. 

Delegat në Kongresin e Dytë të Manastirit (1910), dhe sekretar i Komitetit të Kosovës” (1918-1924). 

Në nëntor 1912 u zgjodh përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës, mer pjesë në mbledhjen e Vlorës dhe firmosi Aktin e Pavarësisë: “Bedri Pejan”. Mbështetës i rebelimit të Fan Nolit dhe antar i KONARE-s. 

Iu përkushtua mbrojtjes së të drejtave të Kosovës dhe të Çamërisë. Ka bashkëpunuar edhe me aktorin e famshëm shqiptar Aleksandër Moisiu. Mori pjesë në Komintern dhe u fut në lëvizjen nacionalçlirimtare. Nga janari deri në mes të qershorit 1944 ishte kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit. 

Më 1945 u arrestua në Shkodër nga Sigurimi i Shtetit dhe iu dorëzua autoriteteve jugosllave. Vdiq i helmuar në spitalin-burg të Prizrenit.


35. SPIRIDON ILO (1876 – 1950)

Nga Korça… Mësues në shkollën shqipe të vashave. Mërgoi në Bukuresht ku u lidh me koloninë shqiptare të atjeshme. Mori pjesë mbledhjen e Bukureshtit. Thuhej se Spiridon Ilo solli flamurin shqiptar që u ngrit në Vlorë. 

Në mbledhjen e 28 nëntorit, si përfaqësues i Korçës firmosi Aktin e Pavarësisë: “Spiro T. Ilo”. Në vitin 1913 u kthye në Rumani. Në vitin 1916 shkoi në New York, ku vazhdoi veprimtarinë patriotike. Në vitet `20 botoi e shpëndau kartolina me temë patriotike. Botoi komedinë “Vërtet ëndërr” dhe përmbledhjen me vjersha patriotike “Dëshirat e zemrës”. Është autori i këngës “Eja, mblidhuni, këtu, këtu”.

Themeloi shoqërinë e parë diskografike “Albanian Phonograf Records” në vitin 1923. Regjistroi për herë të parë Himnin tonë Kombëtar. Kallëpet e pllakave i solli në Shqipëri dhe (në 1946) Komitetit Ekzekutiv, meqënëse ishin prej bakri, i dha për t’i futur në bazamentet e antenës së Radio Korçës. 

Iu lidh një pension si Patriot i Rilindjes Kombëtare. Por në heshtje. Vdiq në Korçë.


36. QEMAL MULLAJ (1881-1966)

Nga Berati… Shkollën e lartë e përfundoi në Stamboll, për gjeografi. Pas daljes së kushtetutës xhonturke dhe faljes së lirisë, u kthye në Shqipëri, zgjodhi të banonte në afërsi të Lushnjes dhe nis nga veprimtaritë patriotike kundër osmanëve dhe predikoi pavarësinë e atdheut. 

Si delegat i Lushnjes mori pjesë në kuvendin historik të Vlorës të nëntorin 1912 dhe firmosi Aktin: “Qem. Mullaj”. Pas rënies së qeverisë së Vlorës dhe me nisjen e Luftës I Botërore, u largua nga Shqipëria. U kthye në atdhe rreth vitit 1920. Deputet në parlamentin e parë shqiptar. Pas varrimit të atentatorit Avni Rustemi në Vlorë, më 1 maj 1924, mbështet forcat e kryengritjes. Pas rrëzimit të kabinetit të Nolit, ikën sërisht jashtë atdheut. Mendohet se mund të ketë organizuar një atentat kundër Ahmet Zogut… 

Vitet e fundit të jetës i kaloi në Tiranë, në qetësi. Nderohet me urdhërin “Për veprimtari patriotike të klasit I”.


37. MUSTAFA MERLIKA KRUJA (1887-1958)

Nga Kruja e Skënderbeut… Fundi i dhjetëvjeçarit të parë të shek. XX e gjen në Stamboll, në Institutin Superior, Fakulteti i Shkencave Politike. Herë e përjashtonin nga shkolla për veprimtari patriotike, teksa shkruante artikuj në shtypin liberal në njohje të gjuhës shqipe.  Diplomohet 1910… 

Kthehet në atdhe dhe punon mësues në Durrës, drejtor i arsimit në Elbasan, etj, por dhe sekretar në çetat kryengritëse… 

 Dy vjet më vonë për në Vlorë si delegat i Krujës. Shkon me Ismail Qemalin që të shpallnin Pavarësinë. E firmosi aktin: “Mustafa Asim Kruja” dhe caktohet sekretar i parë i qeverisë së parë. Pastaj nënprefekt i Vlorës. . 

Në qeverinë e Princ Vidit do të jet;e këshilltar i Arsimit Publik. Burgoset nga Esat pashë Toptani, autoritetet italiane e internojnë në ishujt e Favignano-s. Nis Lufta I Botërore dhe ikën në Caserta, kthehet në Durrës në 1918. Merr pjesë në Kongresin e Durrësit dhe propozon Shkodrën si kryeqytet. Merr pjesë në Konferencën e Paqes në Paris, etj.

Gjatë kohës së Kongresit të Lushnjës organizon qëndres:en antiserbe në Dibër e Lumë. Mbron Tiranën me 200 krutanë kundër esadistëve. Bashkëfarkëtoi “Bashkimin e shenjtë”, etj, etj.

Përkrahu “Lëvijen e Qershorit” të1924 dhe emërohet prefekt i Shkodrës e më pas, me ardhjen e Legalitetit, shkoi në Itali. Vendoset në Zara, ku ra në kontakt me intelektualët Xhevat Korça, Ernest Koliqi, Kostantin Kotte. I përkushtohet gjuhësisë. Me miqtë e tij punoi që veprimtaritë e komunistëve rusë të mos kishin lidhje me Shqipërinë.  

Kur vendi pushtohet nga fashistët Italianë, ndodhej ne Gjenevë, ku ndiqte me vëmendje dhe ankth zhvillimet në Shqipëri. Kthehet…

Më 1940 ishte pjesë e Institutit të Studimeve Shqiptare, pararendës i Akademisë së Shkencave dhe nis punën për hartimin e një Fjalori të Përgjithshëm të Gjuhës Shqipe. 

1941-1942: Kryeministër i Shqipërisë. Një lëshim ky që Italia u bënte “ekstremistëve të nacionalizmit shqiptar”. Iu dha rëndësi e dorës s;e parë çështjes së Koosvës. Merlika kërkon heqjen e sopatave liktoriane nga Flamuri i Shqipërisë. 

Gjithashtu Kruja ngadalësoi procesin e fashistizimit dhe të italianizimit të vendit dhe u bëri kërkesë partizanëve për bashkëpunim, gjë q:e u hodh poshtë prej tyre.

Me vrasjen e Qazim Koculit dhe prefektit Lele Koçi në Vlorë, Merlika-Kruja dha dorëhqejen. 

Mbas kapitullimit të fashizmit, i bëjnë atentat… shkon në Vjenë, I vdes djali i vogël dhe s’kthehet më në Shqipëri. 

Në Itali me Ernest Koliqin rithemelojnë Bllokun Kombëtar Indipendent. Shkon në Egjipt, Francë, SHBA… 

Familja në Shqipëri do të përndiqej, e persekutohej pa ndërprerje.

Mustafa Kruja-Merlika la një vepër me rëndësi gjuhësore, didaktikë dhe histori, monografi, kujtime, përkthime dhe letërkëmbim të vyer.

Me botimin e tyre nuk u morën shteti me institucionet përkatëse, por nipi i tij, Eugjen Merlika, duke shpenzuar paratë e dëmshpërblimit të burgut dhe të internimeve të tij.   

TRE KARTELAT E FUNDIT, NJË SIMBOLIKË TRAGJIKE:

FRASHËRLLIU DHE KOSOVARI DHE I PUSHKATURI

NË ATDHE… 

38. MID’HAT FRASHËRI (1880-1949)

Shkrimtar, politikan dhe diplomat, përkthyes, publicist e albanalog, veprimtar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe i Komitetit “Shqipëria e lirë”… 

Nga dera e frashërllinjve, biri i Abdyl Frashërit dhe nip i Naimit dhe Samiut… 

Lindi në Janinë. Shkoi në Stamboll, punoi  në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik. Në vitin 1908 filloi botimin e gazetës “Liria” në Selanik. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, më 14 nëntor – 22 nëntor 1908 dhe u zgjodh kryetar i Kongresit duke qenë 28 vjeç. 

Vjen në Kuvendin e Vlorës për të shpallur Shqipërinë të pavarur si delegat i Elbasanit dhe firmosi: “Mid’hat Frashëri”. Në qeverinë e Ismail Qemalit zgjidhet ministër i punëve botore. Më 30 mars 1913 jep dorëheqjen nga kjo detyrë. Mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe u angazhua në Ministrinë e Punëve të Jashtme. 

Shkon në disa shtete të Evropës. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht, ku arrestohet nga policia dhe internohet në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset në Lozanë të Zvicrës. Më 1920 shkon në SHBA. Kthehet në Shqipëri në vitin 1922. Në janar 1923 fillon detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë, deri në dhjetor 1925. I zhgënjyer nga zhvillimet politike në Shqipëri dha dorëheqjen dhe deklaroi largimin e tij nga aktiviteti politik. Më 1927, fillon të botojë në Tiranë, revistën “Dituria” dhe themelon librarinë “Lumo Skëndo”, emri i tij letrar. 

Pas pushtimit të vendit nga Italia, vendos të rikthehet në politikë. Më 1941 është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Organizatës “Balli Kombëtar”. Kundërshtar i komunistëve, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. 

Gjatë një udhëtimi për në Nju Jork në tetor 1949, ‘në rrethana misterioze”, në dhomën e një hoteli vdes papritur. 69 vjeç. E helmuan? Policia sekrete sovjetike ishte e lidhur me Sigurimin shqiptar…  

Eshtart e tij kthehen në atdhe pas shumë vite më pas, pas rënies së komunizmit me një ceremony të lartë shtetërore.

Ndërkaq historiani Uran Butka, kryetar i Fondacionit që mban emrin e Mithat Frashërit, ka risjellë verën e tij shumë vëllimëshe, me një titull kuptimplotë “Gjeniu I Kombit”

39. REXHEP MITROVICA (1888-1960)

Nga Mitrovica, pinjoll i një familje atdhetare. Të ikur nga Shkodra. Mësimet e para dhe dije fetare i mori në gjuhën turke në Mitrovicë, pasatj n:e gjimnazin mbretëror të Selanikut dhe shkollën e lartë në Paris, por e ndërpet me vdekjen e të atit… 

Njëzetvjeçar, në 1908, u fut me shokë të tij në veprimtaritë për Kongresin e Manastirit. Dhe nuk u ndal më, shkoi në Kuvendin e Vlorës me Sali Gjukan dhe Bedri Pejanin si delegatë të Gjakovës, Pejës e Gucisë, ndërsa Kosova ishte e pushtuar nga serbët. 

Firmoi Aktin Kombëtar: “Rexhep”. 

Më 7 mars 1914, Mitrovica mori pjesë në pritjen që iu bë princ Vidit në në Durrës. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore u largua në Austri. Më 1916 u vendos në Vjenë dhe studio në Universitet, katër vjet me radhë në shkencat pedagogjike, poliglot, me dije të gjera dhe do të bëhej ministër Arsimi në 1921 në atdhe. 

Menjëherë nisa nga puna per krijimin e një rrjeti arsimor dhe të një biblioteke kombëtare në Tiranë. Bashkëpunon me amerikan:et për shkollën profesionale Harry Fultz 

Mërgon sërish dhe kthehet sërish në fillim të viteve ’40. I përkushtohet aksionit të pajtimit të gjaqeve në Kosovë. Së bashku me Ago Agajn, Xhaferr Devën dhe Vehbi Frashërin ndihmuan hebrenjtë të mos kapeshin nga nazistët dhe te kalonin në Shqipëri. Goditi dhe ushtrinë italiane, që iu bë krah malazezëve kundër shqiptarëve dhe e arrestohet nga fashistët. Burgoset në Porto Romano… 

Zgjidhet kryetari i parë i Komitetit të Lidhjes II të Prizrenit dhe Kryeministër i Qeverisë së Regjencës nën pushtimin gjerman, mban dhe postin e Ministrit të Kulturës, gjithmonë në shërbim të kauzës së Shqipërisë. 

Në nëntorin e 1944, “grupi i kosovarëve”, pasi Rexhep Mitrovica dhe dorëheqjen, mori rrugën e mërgimit. Me fitoren e komunistëve në Shqipëri, Mitrovica shkon në Itali dhe më pas në Turqi… vdes në Ankara.

40. LEF NOSI (1873-1946)

Nga Elbasani… nga një familje e kamur ortodokse pranë Kalasë. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, të e mesmen e përfundoi në Athinë dhe nis të lartën për farmaci. Zotëronte pesë gjuhë të huaja, krijoi bagazh të madh kulturor, etnograf, numizmat, filatelisti i parë, njohës dhe mbledhës i antikuareve, koleksionist i famshëm në Ballkan, arkeolog.

U lidh me lëvizjen antiosmane, u lidh me Faik Konicën në Londër dhe 1907 shtypën Programin Politik të tyre, Shqip:eria me 4 vilajete, shteti laik, etj. Në vazhdim të çështjes, shkon në SHBA, Filadelfia. Kthehet në Elbasan dhe zgjidhet kryetar i klubit “Vllaznia”. Merr pjesë në Kongresin e Manastrit, që do të donte të bëhej në Elbasan, mbështet alfabetet shkodrane të Mjedës dhe Fishtës, prandaj dhe më pas mbahet Kongresi Arsimor i Elbasanit. 

Më 1910 botoi në Elbasan gazetën “Tomorri”. Shoqata “Afërdita” që e drejtonte, krijon Bandën Muzikore të Elbasanit. Mbështet hapjen e “Normales” dhe jep mësimin e shqipes në shkollën e mbrëmjes. 

Shkëlqen si gazetar dhe përkthen artikuj europianë, të shtypit francez, austro hungarez, etj, që lidheshin me Shqipërinë, prandaj dhe xhonturqit e arrestojnë dhe e interrnojnë duke krijuar një alarm të madh në patriotët dhe simpatizantët e tij. E lirojnë pas 9 muajsh. I rikthehet gazettes së tij “Tomorri” me Ciklin e Kreshnikëve dhe albanalogji dhe përgatit një abetare të përgjithshme.    

Niset për në Kuvendin e Vlorës në 25 nëntor 1912 si delegat i Elbasanit, bashkohet me ata të Kosovës, takohen me Ismail Qemalin te “lundra e Petovës” në Fier. Telegrafojnë në qytetet nga vinin, që dhe ata të ngrinin Flamurin Kombëtar. E firmosi Aktin: “Lef Nosi”. 

 Më 5 dhjetor 1912 mori detyrën e ministrit të postë-telegraf-telefonit. Mbi pullat turke u vu vula shqiptare me shqiponjën e krenore, sipër së cilës shkruhej: Shqipënia. 

Nosi u zgjodh delegat i Elbasanit në Kongresin e Durrësit në dhjetor 1918. Një vit më vonë ishte pjesë e delegacionit shqiptar të Versajës. 

Ndërkaq drejtonte si bashkëpunëtor revistën “Kopështi letrar”, që dilte në Elbasan, etj, etj. 

 Me lëvizjen e 1924 caktohet kryetar bashkie i Elbasanit. Ishte mbështetës i Nolit dhe kur ai ikën, i dhuron Nosit violinën e At’ Gjergj Fishtës dhe qenin e tij, Capin. 

Me fitoren e Legalitetit, tërhiqet nga jeta politike, i përkushtohet histories, etnografisë, albanalogisë, shkencave shoqërore, etj. 

Më 1924 botoi serinë e vyer të revistës “Dokumenta Historike – për t’i shërbye historis s’onë kombëtare”. Ruajti Dokumentin origjinal të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare dhe e botoi si fletëpalosje në jubileun e 25-të. Kështu ai dokument do të ishte i mbrojtur nga falsifikimet e mundëshme më pas. Gjë që ndodhi. Madje do të vidheshin dhe punë të Lef Nosit dhe arkivi i tij…

Antimonarkist, ruante bindjet demokratike dhe nuk pranoi kërkesën e Mbretit Zogu I për t’u bërë ministër. 

Fashistët Italianë, me ta pushtuar Shqipërinë, internojnë Lef Nosin. Ktheht në atdhe në 1942.  Një vit më vonë merr pjesë në Kuvendin Kombëtar që e shkëpuste Shqipërinë nga Italia dhe e rishpallte shtet të pavarur dhe neutral. 

Dëshmohet të ketë thënë, kur vjen në Tiranë dhe po banonte në hotel “Dajti” se po merrem me politikë në moshë të thyer se “Çunat janë të rinj dhe nuk e dine se serbi e ka me hile…”  

Zgidhet kryetar i Asamblesë Kushtetuese, anëtar i Këshillit të Regjencës, institucion i mbretit në mungësë. “Regjenca nuk ka patur lidhje me gjermanët, – do të deklaronte në gjyq Lef Nosi, – politika e Regjencës ishte ruajtja e pavarësisë së Shqipërisë dhe ikja e pushtuesve…” Në këtë kohë iu dha një ndihmë e madhe shpëtimit të hebrenjve. 

Por komunistët që kishin marrë pushtetin me grykën e pushkës, e arrestuan dhe gjyqi iu bë në Teatër, që kishte marë emrin “Kosova”. Letra në mbrojtje të tij erdhën nga jashtë, mikja e tij skoceze, albanalogia Margaret Hasluck i shkruajti dhe Enver Hoxhës, shkëlqesi i drejtohej… por si përgjigje shkëlqyen plumbat e skuadrës së pushkatimit  

 Qeni, që ia kishte dhuruar Noli, Capi, atë ditë angulliu, qau shumë, hapi një grope dhe thonj, u shtri atje dhe s’u ngri më…

Lef Nosi është ende pa varr. 

DOSJE QË S’MBYLLET…

Me rëndësi të përhershme, me vlera të patjetërsueshme, ekzistenciale, dramatike, e varfër nga grabitjet dhe pakujdesitë, me falsifikime, me mosmirënjohje dhe harrime të pafalshëm, gjithmonë e madhërishme deri në shenjtëri.

Po ku është Deklarata?    

Historianë zyrtarë e mendojnë të vështirë gjetjen e tij, aq sa duket, sipas tyre, sikur është më mirë të mos gjendet… 

Ndërkaq një albanalog me origjinë shqiptare, por që ka jetuar në Turqi, Alpan, autor i shumë librave studimorë, bën të njohur një dokument nga Arkivi Osmane që “Deklarata e Pavarësisë e 28 nëntorit 1912 i Shqipërisë ishte brenda pëlqimin Osman dhe miratimin e kabinetit…”.

Ndërkaq në Tiranë avokati Kujtim Cakrani, pasardhës i firmëtarit Hajredin Cakrani, të cilit i ka botuar kujtimet tepër të çmuara e Pavarësië, e kam shkruar, ka hedhur në gjyq institucione shtetërore, pra shtetin, që pse nuk është dhe nuk gjendet ku është Dokumenti autentik i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, 

Sipas avokat ai dokumet është si dokumenti i pronësisë së shtëpisë, ne e kemi shtëpinë e përbashkët, Shqipërinë, por nuk kemi dokumentin. Ku është? Pse fshihet? Pse nuk gjendet? Ai ka zbuluar se deri në 1944 ai dokument themeltar ka qenë, i ruajtur në Kasafortën e Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe kur çelsat i morën fitimtarët, ai dokument u zhduk dhe përdorej një i falsifikuar, ku qenë fshirë mjaft firma, hedhësit e së cilës ishin vrarë apo burgosur nga regjimi dhe ishin shtuar firma të atyre që nuk kanë qenë në shpalljen e Pavarësisë, si p.sh, xhaxhai i diktatorit Enver Hoxha. 

Avokati Kujtim Cakrani kërkon në emrin e gjithë shqiptarëve, për Shqipërinë…

Ne dhe shteti jemi të lirë dhe të të pavaruar aq sa është ky dokument vërtet brenda nesh. 

Duket sikur fatin e atyre firmave, të ngjashme me rrënjët, patën dhe vetë firmëtarët, me jetët si vdetëtima errësire. 

Ata mbeten personazhet e një drame të madhe të historisë. Të jashtazakonshëm, edhe kur janë trajtuar si të tillë, edhe kur janë goditur. Bronzi i fytyrave të tyre me ato plasaritje është bërë me heroik, duke marrë epicitetin tronditës të përjetësisë…

Duhet ndryshimi. Marrëdhënia e re, nderimi i thellë dhe lartësimi suprem i atyre 40 firmëtarëve dhe i 83 delagatëve që hodhën themelet e Shqipërisë së re, bënë shtetin e saj të parë modern. 

Një panteon për ata, me aq kolona sa ç’ishin, që do të mbanin qiellin që do të kishim mbi krye…

Fotografi
Restaurohet Monumenti i Pavarësisë - Tv Klan

           Monumenti i Pavarësisë në Vlorë                          Memoriali i Pavarsisë në Tiranë

Filed Under: Histori

Pavarësia e Shqipërisë dhe teatri diplomatik dhe ushtarak i Luftërave Ballkanike

November 28, 2023 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912 përbëjnë një faqe të re, një shkallë më të lartë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ato kishin si objektiv kryesor plotësimin e programit kombëtar të lëvizjes shqiptare, të përcaktuar qysh në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, krijimin e shtetit autonom e më pas të pavarur shqiptar. Lëvizja shqiptare e viteve 1910-1912 luajti një rol të rëndësishëm edhe në rrafshin e jashtëm, në zhvillimin e ngjarjeve politike në Turqinë Evropiane, në mënyrë të veçantë në dobësimin e pozitave të Perandorisë Osmane në këtë zonë. Kryengritjet e mëdha shqiptare dhe lufta italo-turke e kishin dobësuar pozitën e Turqisë në Ballkan dhe u kishin krijuar popujve të kësaj zone kushte të favorshme për zhdukjen e plotë të sundimit osman. Krahas luftës së armatosur që zhvillohej në Shqipëri, deputetët shqiptarë që bënin pjesë në parlamentin turk, nën udhëheqjen e Ismail Qemalit dhe të Hasan Prishtinës, e sulmuan haptas qeverinë xhonturke, për politikën e mohimit të të drejtave kombëtare, të njihte kombësinë shqiptare dhe të drejtën e saj për t’u vetëqeverisur.

Më 11 janar 1912 Hasan Prishtina, në emër të grupit të deputetëve shqiptarë, paralajmëroi qeverinë e Stambollit se po të vazhdonte të shkelte të drejtat kombëtare që u takonin bashkatdhetarëve të vet, në Shqipëri do të shpërthente së shpejti një kryengritje e re. Mohimit të vazhdueshëm të kombësisë nga Perandoria Osmane , deputetët shqiptarë që në vitin 1909 kur ministri brendshëm në parlament guxoi ta mohonte kombësinë shqiptare në Perandorinë Osmane, iu përgjigjën të gjithë pothuajse në kor, “Var, Effendim, var”-egziston zotëri egziston.Por qeveria turke e pushtuar nga nacionalizmi dhe dëshira për të turqizuar popujt e Perandorisë Osmane nuk hoqi dorë nga nga politika e saj antishqiptare. Ky qëndrim i xhonturqve dhe sidomos dhuna e mashtrimi që ata përdorën gjatë fushatës elektorale që u zhvillua në pranverën e vitit 1912, krijuan kushtet për shpërthimin e një kryengritjeje të re, të kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912. Kur zemërimi i shqiptarëve kishte arritur në kulm, në pranverën e vitit 1912, nën kryesinë e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Bajram Currit, e të tjerëve filloi në Kosovë kryengritja e armatosur. Brenda pak ditëve kryengritja e Kosovës mori përpjesëtime të mëdha. Nga mesi i korrikut forcat kryengritëse zotëronin pothuajse gjithë territoret shqiptare dhe numri i tyre arriti deri në 50.000 veta.

Më 30 korrik 1912 udhëheqësit politikë të kryengritjes shqiptare kërkuan që parlamenti osman të shpërndahej brenda 48 orësh dhe një qeveri e re të zevendësonte qeverinë egzistuese që dominohej nga figura centralizuese të Komitetit “Bashkim dhe Përparim”. Osmanët nuk kishin asnë mundësi tjetër përveçse të binin dakort me kërkesat e kryengritësve shqiptarë, kur ata prezantuan kërkesën e tyre specifike për autonomi; katër vilajet e Shkodrës, Kosovës, Janinës dhe Manastirit të bashkoheshin në një provincë, ushatarët shqiptarë të shërbenin vetëm në vendin e tyre, gjuha shqipe të ishte gjuha e administratës shtetërore dhe e arsimimit të popullsisë, të ardhurat nga taksat të shpenzoheshin brenda vendit, të gjithë shqiptarët të kishin të drejtë të mbanin armë, dhe disa politikanë xhonturq në Stamboll të dënoheshin për aktet e tyre të dhunës ndaj shqiptarëve. Qeveria osmane kundërshtoi shërbimin ushtarak brenda provincës dhe dënimin e politikanëve xhonturq por udhëheqja politike shqiptare këmbënguli në zbatimin e të gjitha kushteve.

Fitimi i autonomisë dhe krijimi i një shteti autonom shqiptar në territore që përfshin katër vilajetet i vuri në alarm mbretëritë ballkanike që pretendonin përfshirjen e shumë territoreve shqiptare brenda shteteve të tyre. Në këto kushte shpërtheu Lufta e Parë Ballkanike vjeshtën e vitit 1912. Më 8 tetor, Mali i Zi i shpalli luftë Turqisë. Më 17 tetor, i shpallën asaj luftë Serbia e Bullgaria dhe një ditë më vonë Greqia. Fuqitë e Mëdha fillimisht besonin se Perandoria Osmane do të mund të rezistonte por raporti i forcave kësaj radhe ishte ndryshe në terren. Mbretëritë e Ballkanit kishin rekretuar rreth 715.000 trupa ndërsa osmanët kishin rreth 320.000 pa guxuar të sjellin në Ballkan forca nga Azia dhe Arabia sepse i druheshin një sulmi rus dhe britanik. Ushtritë e vendeve ballkanike ishin më mirë të armatosura dhe shumë më tepër të motivuara për të fituar pasi prej rreth 100 vjetësh disa breza ishin rritur me urrejtjen ndaj osmanëve dhe të përfshirë nën ethet e nacionalizmit, ideologjisë shtetformuese që mbizotëronte në vendet e tyre dëshironin të dëbonin përfundimërisht osmanët dhe islamin nga Ballkani. Ushtria bullgare filloi luftimet për shkak të pozicioneve të saj afër Stambollit. Ushtria bullgare fitoi betejën e tyre të parë të rëndësishme më 22 tetor në Kirk Killisa duke i detyruar trupat osmane të tërhiqeshin nga linja e Burgas Lule. Pas një javë luftimesh të ashpra trupat bullgare përparuan drejt linjës Chatalja përpara Stambollit.Pas një muaji të luftimeve banorët e Stambollit dëgjonin topat e ushtrisë bullgare afër linjës Chatalja.

Vetëm Edërneja dhe Stambolli vazhdonin të rezistonin ndaj forcave fitimtare bullgare. Ndërsa forcat bullgare ishin të zëna në luftë me osmanët në drejtim të Stambollit, forcat serbe, malazeze dhe greke triumfuan në perëndim. Në 19 tetor forcat serbe kaluan kufijtë në Maqedoni dhe pesë ditë më vonë thyhen linjën vendimtare për mbrojtjen e Maqedonisë në Kumanovë. Më andej dërguan një pjesë të trupave të tyre për të ndihmuar forcat bullgare në rrethimin e Edernesë dhe pjesën tjetër për të pushtuar Sanxhakun e Novi Pazarit sëbashku me forcat malazeze. Pjesa kryesore e ushtrisë serbe vazhdoi drejt juglindjes , duke ndjekur turqit nga Prilepi, dhe duke përparuar drejt Ohrit dhe Manastirit. Duke pushtuar Kosovën, Maqedoninë Perëndimore, dhe Sanxhakun e Novi Pazarit, trupat serbe u kthyhen tashmë drejt perëndimit dhe pushtuan Durrësin duke iu ardhur në ndihmë forcave malazeze në rrethimin e Shkodrës. Ndërkohë forcat greke përparuan drejt veriut pa hasur shumë rezistencë. Ata pushtuan Grebenë më 31 tetor, Prevezën më 3 nëntor, dhe fitoren më të madhe Selanikun më 8 nëntor. Një detashment bullgar arriti gjithashtu në Selanik por me një ditë vonesë. Forcat greke i lejuan që të hynë në qytet por pasi e kishin bërë të qartë se nuk do të ndanin autoritetin mbi qytetin me ta. Kontigjente të forcave greke hynë dhe në Epir, ku rrethuan Janinën më 10 nëntor. Pothuajse brenda një muaji nga shpërthimi i luftës, ushtritë osmane filluan të thyheshin dhe të tërhiqeshin. Duke ndjekur ushtritë osmane, divizionet serbe, greke dhe malazeze marshuan në drejtim të territoreve shqiptare me shpresë se duke i pushtuar këto territore dhe duke u mbështetur në të drejtën e fitimtarit, do të siguronin aneksimin e tyre. Në këtë situatë kaq të zymtë për fatin e Shqipërisë, kur lindi rreziku që të mos përfilleshin të drejtat kombëtare shqiptare, politikani dhe patrioti i nohur shqiptar, Ismail Qemali lëshoi idenë për mbledhjen e kongresit kombëtar në një vend të lirë të Shqipërisë, i cili të vendoste dhe të merrte masat më të përshtatshme dhe më të ngutshme për të shpëtuar vendin nga rreziku i ri. I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit, në pragun e Luftërave Ballkanike shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t’u jepte Shqiptarëve autonominë. Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike ndërmori, së bashku me Luigj Gurakuqin, një aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun e për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë. Në mbledhjen e Bukureshtit më 5 nëntor 1912 gjeti përkrahjen e kolonisë shqiptare të atjeshme dhe prej andej shkoi në Vjenë, ku u takua me personalitete politike austro-hungareze e me përfaqësues diplomatikë të Fuqive të Mëdha dhe siguroi përkrahjen e tyre për çështjen shqiptare. Ismail Qemal Vlora ndoqi me kujdes ndryshimin e shpejtë të qëndrimit politik të Fuqive të Mëdha ndaj Perandorisë Osmane dhe arriti në përfundimin se duhej thelluar kërkesa politike, duke e çmuar shpalljen e pavarësisë si të vetmin mjet për shpëtim. Nga Bukureshti, Ismail Qemali i shoqëruar nga Luigj Gurakuqi, Pandeli Cale e disa patriotë të tjerë, kaloi në Budapest, pastaj në Vjenë. Para se të nisej në Shqipëri, Ismail Qemali kërkoi telegrafisht nga të gjitha krahinat e Shqipërisë zgjedhjen e përfaqësuesve për mbledhjen sa më parë të Kongresit Kombëtar, në Durrës ose në Vlorë. Të gjitha krahinat e Shqipërisë, me gjithë afrimin e ushtrive ballkanike zgjodhën menjëherë përfaqësuesit e tyre.

Gjate rrugës së Ismail Qemalit për ngritjen e flamurit dhe shpalljes së pavarsisë do shoqërohej nga Luigj Gurakuqi dhe pas shume ndalesash në vende të ndrysme më 21 nëntor 1912 do mbërinin në Durrës. Më 28 nëntor 1912 u mblodh Kuvendi i Vlorës, i cili zgjodhi si kryetar të qeverisë Ismail Qemalin. Në këtë Kuvend, që u mblodh nën kryesinë e tij më 28 nëntor 1912, lexoi deklaratën e Shpalljes Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngriti Flamurin Kombëtar. Ismail Qemali ndër të tjera tha: Të bëhet Shqipëria më vehte nën një Qeveri të Përkohshme; të zgjidhet një pleqësi për ndihmë e kontroll të Qeverisë, të dërgohet një komision në Europë për të mbrojtur çështjen shqiptare përpara Mbretërive të mëdha. Të gjithë delegatët me një zë i pëlqyen fjalët e Ismail Qemal Beut dhe vendosën që: Shqipëria të bëhet që sot më vehte, e lirë, e pamvarur nën një Qeveri të Përkohshme. Pо atë ditë (28 nëntor 1912), Kongresi i Vlorës ngarkoi Ismail Qemalin të formonte qeverinë e parë shqiptare. Më datën 3 dhjetor Perandoria Osmane arriti një armëpushim me Serbinë dhe Bullgarinë, ndërsa Greqia dhe Mali i Zi refuzuan ti bashkoheshin këtij armëpushimi pasi Greqia dëshironte që të vazhdonte rrethimin e Janinës dhe bllokadën detare ndaj Perandorisë Osmane, ndërsa Mali i Zi rrethimin e Shkodrës. Brenda dy muajve osmanët kishin humbur gjithëka në Ballkan përveçse fortesave të Shkodrës, Janinës , Edernesë dhe Stambollit.

Një ditë më vonë në Shqipëri, më 4 dhjetor 1912 Ismail Qemali miratoi qeverinë e përkohshme, si vijon: Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm, Ismail Qemali; Zv.Kryeministër, Dom Nikoll Kaçorri; Ministër i Brendshëm, Myfit Libohova; Ministër i Luftës, Mehmet pashë Dërralla; Ministër i Financave, Abdi bej Toptani; Ministër i Drejtësisë, Petro Poga; Ministër i Arsimit, Luigj Gurakuqi; Ministër i Punëve Botore (Publike), Mithat Frashëri; Ministër i Bujqësisë, Pandeli Cale; Ministër i Postëtelegrafëve, Lef Nosi. Kjo qeveri mori masa për reformimin e administratës gjyqësore, mbledhjen e taksave, fillimin e vitit shkollor 1913-1914 dhe nënshkroi disa marrëveshje koncensionare. Kuvendi Kombëtar i zhvilloi punimet prej 28 nëntorit deri më 7 dhjetor 1912. Gjatë kësaj kohe ai zgjodhi qeverinë, pleqësinë dhe caktoi komisionin që do të mbronte të drejtat e kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Këtu shihen dhe bazat e para të organizimit të shtetit shqiptar dhe aktet e tij të para legjislative. Megjithëse i formuar dhe i mbledhur në rrethana të jashtëzakonshme, kur Shqipëria ishte bërë fushë luftimesh ndërmjet ushtrive turke dhe ballkanike, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, që përfshinte delegatë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, përfaqësonte efektivisht vullnetin e gjithë kombit dhe u bë organi më i lartë i shtetit shqiptar, mbajtësi dhe shprehësi i sovranitetit shtetëror. Prandaj vendimet e tij kishin vlerën e vendimeve kushtetuese që sanksiononin vullnetin e popullit shqiptar për shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe për krijimin e një shteti të pavarur.

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe caktimi i kufijve të saj ishin guri i fundit i mozaikut të krijimit të shteteve kombëtarë në Ballkan. Për shkak se këto ngjarje të rëndësishme diplomatike , jo vetëm për popullsinë dhe etninë shqiptare që po materializonte një proces që popullsitë dhe etnitë e tjera të Ballkanit e kishin realizuar më herët, por edhe për vetë rajonin që për shumë kohë ishte kthyer në një skakierë diplomatike ku luanin kryesisht interesat e dy Perandorive të Mëdha, asaj Austro-Hungareze dhe Ruse si dhe të një Fuqie të re të Madhe ambicioze si Italia, shpallja e pavarësisë së Shqipërisë i dha fund rebusit mbi lidhjet e Perandorisë Osmane me Ballkanin. Vendimet e Konferencës së Londrës, rreth 8 muaj më vonë, 29 korrik 1913, njohën pavarësinë e Shqipërisë, por në një territor të cunguar. Shteti i ri kombëtar shqiptar pa një hapësirë të madhe të territoreve të banuara nga shqiptarët t’iu jepej vendeve fqinjë. Serbia në përfundim të Luftës së Dytë Ballkanike pushtoi 19 000 km (Kosovën dhe Maqedoninë), duke u zgjeruar në 82% territor, me një popullsi prej afro një milion shqiptarësh; Mali i Zi pushtoi 62% territor, ku jetonin 190 mijë shqiptar, gati po aq sa kishte vet shteti malazez; Greqia pushtoi 68 % të Çamërisë ku jetonin 67 % popullsi shqiptare.

Pavarësisht mbështetjes ndërkombëtare të përbërë kryesisht nga Austro-Hungaria dhe Italia, foshnja më e re e Europës kishte lindur e gjymtuar. Vendimet e mbrapshta të Konferencës së Londrës dhe Paqes së Bukureshtit në përfundim të Luftës së Dytë Ballkanike u shndrruan në instrumenta që mbajnë ndezur fitilin e konflikteve etnike për fat të keq edhe sot në Ballkan.

Filed Under: Histori Tagged With: Dorian Koci

DOM  NIKOLLË  KAÇORRI , ATDHETARI E MESHTARI QË LUFTOI ME PUSHKË E BEKOI ME KRYQ PËR PAVARESINË E SHQIPERISË..!

November 27, 2023 by s p

http://www.albdreams.net/wp-content/uploads/2012/10/dom-Nikollekacorri.jpg

(Një kujtesë e vogël per një “gurë” të madh themeli në “godinen” e shtetit të pavarur shqiptarë).

NGA  NDUE   BACAJ  

Nuk ka asnjë aresye të mos e themi “troç” se kleri katolik ndër motet e shekujt  e Shqiperisë së robërueme , (veçanarisht gjatë atyre të pushtimit turko-osman), ka qenë drita , zemra , shpirti , truri e frymezimi i pasosun i atdhedashurisë dhe vlerave më të mira morale e matriale të shqiptarisë , fatësisht gjithnjë me kahje nga perendimi… Në fletoren “Shqipëria e Re” të dates 10 janar 1933, do të “shkruhej” boterisht se:  “…Të tjer klerikë të Shqiperisë  mallkonin shqipen dhe Shqiperinë , kleri françeskan derdhte gjakë , djersë dhe inteligjencë , per të zhvilluar gjuhën dhe ndjejat kombetare të lirisë dhe pavaresisë..”.1.  Plejada e  këtyre klerikeve është e madhe sa vete historia jonë , por unë me rastin e këtij pervjetorit të pavaresisë së Shqiperisë mendova të “veçoj”, atdhetarin e meshtarin Dom Nikollë Kaçorri , firma e të cilit mbi aktin e shpalljes së pavaresisë , është sot e mot një qiri drite i pashuar, në altarin e Shqiperisë Europiane…

DOM NIKOLLË  KAÇORRI, “FRUT” I HARMONISË E BASHKËJETESË NDËRFETARE TË SHQIPTARËVE… 

Dom Nikolla lindi në vitin 1862 në familjen “Kaçorri” në fshatin Krejë të Lurës dhe ishte “frut i rrallë” i një dashurie të “ndaluar” per “ligjet” e kohes. Ai ishte djali i katolikut Vokërr Kaçori dhe muslimanes Hanë Vladi. Vlen të theksohet se përkundër ligjeve osmane Lura ishte  njëra nga trevat sfidante të kesaj “klime” që kultivonte pushtuesi shekullor turko-osman. Në Lurë muslimanet (shekulli XIX N.B.) ishin ende gjysëm të krishterë , e të krishterët gjysëm “musliman”.. Në Lurë njeri vella ishte musliman e tjetri katolik që ishte edhe kryeplak fshati , njeri festonte Krishtlindjen e tjetri  Bajramin…2.  Në ketë ambient “kontraditor” çifti “KAÇORRI” ndertoi familjen e vet , të mbeshtetur fortë mbi një dashuri të sinqertë të lindur e rritur natyrshem , pasi ata i kishte bashkuar dashuria , që siç perdikojnë hierarkë të lartë të besimit kristian , edhe vetë besimi është dashuri , edhe pse dashuri për Zotin , që është një e vetëm një për të gjithë besimtaret e vertet , qofshin keta kristian apo musliman e tjer.. Natyrisht per ato vite të shekullit XIX-të  nuk kishte qënë e lehtë as për këtë çift , i cili per fatin e tyre të keq do të vdisnin të rinjë duke lënë jetim  jo vetem Nikollen e vogël , por edhe dy djemët e tjerë më të mëdhenjë (se Nikolla) , Ndrecën e Dedën.. Se si u rriten keta jetim në ato vite të zymta të hyqameit turk këtë e dinë vetem Zoti që i kishte falë… Por natyra  ishte krejt tjetër dhe siç shkruan studiuesi Daniel  Gazulli ; Nikollë Kaçorri e rriti shtatin në mes pishnajave dhe kaltërisë të liqejve e të qiellit. Atje ai degjoi  baladat e para  që evokonin liri. I kishte ngelë veçanarisht në mendje  një këngë që thoshte :

”Të  gjithë gjaqet ju ti falni  /  

Luften  turkut mos ia  ndalni..” . 3.  

EDUKIMI  FETAR :  

Vlen të kujtohet se fati i mëtejshem i (fëmisë) Nikollë Vokërr Kaçorri do të  merrte “rrugë”  në vitin 1872 me viziten baritore të arqipeshkevit të Durresit Patër Rafaelo d’Ambrosio,  i cili kishte nën juridiksion edhe  Luren , ku bente ”ligjin” Shehu i kesaj krahine , që njihej si një turkoshak i devotshem dhe e kishte marrë nën “kujdesatri” jetimin Nikollë Kaçorri, të cilin  e kishte “dekleruar” musliman, dhe thuhet se i kishte “ndryshuar” emrin në “Nimet”.. Gjithsesi me ardhjen e arqipeshkevit D’Ambrosio në Lurë fisi “Kaçorri”  u gëzua pa masë , dhe bëri çmos  ta takojnë djalin e tyre jetim me arqipeshkevin e Durresit , i cili  pasi e takoi e kuptoi se kishte të bënte me një fëmijë me inteligjencë të jashtezakonshme për moshën , ndaj u propozoi të afërmeve të Nikolles ta marrin me vehte per ta shkolluar në Delbinisht… Ky propozim gëzoi jo vetem të afermit e Nikollës, por edhe vet ketë femijë , ndaj propozimi u bë realitet… Nikollë Kaçorri pas seminarit të Delbinishtit , kalon në  seminarin papnor të jezuitëve  në Shkodres , të cilin e perfundoi me rezultate shumë të mira. Me 1882 perfundon  kolegjin urban për retorikë e gramatikë.  Nga viti 1882 deri në vitin 1888 studion në Romë . Nga viti 1888 deri ne vitin 1893  studion për teologji , filozofi dhe shkenca politike  në Universitetin e “Zeking” të Zyrihut në Zvicer dhe në Austri…

DOM NIKOLLA  FETAR E ATDHETAR… 

Pas perfundimit të studimeve në dhjetor të vitit 1893 hynë në rrugën e bukur , por të veshtirë të meshtarisë duke filluar në Delbinisht si famulltarë, pra aty ku e kishte lënë vite më parë si shekullar… Në vitin 1894 emrohet famulltar në kishen e Shën Luçisë në Durres. Puna e tij si famulltar në  Durrës u vlersua  aq shumë sa në vitin 1906  emrohet Protonoter Apostolik , ndersa me 1908 bëhet sekretar i arqipeshkevisë e më pas Ndihmesipeshkev e Ipeshkev i Durresit.. Këto detyra  të shenjta fetare Dom Nikolla i kreu me besnikri fetare dhe me devotshmeri atdhetare,  për grigjen katolike që atehere njihej si “fara” e pa kuame e Shqiperisë Europerendimore..  Por atdhetarizmi i Dom  Nikollë Kaçorrit i kalonte keto “caqe” , pasi ndër vite (së bashku me atdhetarë të tjere klerik apo shekullarë ) kishte qënë palca e qendreses me pushkë e pendë , per liri e pavaresi të trojeve shqiptare të Krujes , Kurbinit , Milotit , Lezhes , Bregut Mates , Mirdites , Lures , Durresit , Malesisë së Madhe (Etnike) , Dukagjinit e deri në Kosovë e më gjërë. Nga ky aktivitet  po “rrugëtojmë” vetem në disa “segmente të autostrades” të atdhetarisë të Dom Nikollë Kaçorrit , gjurmet e të cilit  nuk i kanë fshirë vitet e dekadat , dhe nuk do ti fshijnë as njëmijë vite e dekada të tjera , qofshin këto edhe të një harrese të qellimshme… Dom Nikollë Kaçorri , me shoket e tij të pandarë të binomit Fe dhe Atdhe ; At Gjergj Fishta , At Pal Dodaj , At Karl Prenushi , At Lorenc Mitroviq , At Mati Prenushi ,  At Sebastian Hila , At Luigj Bushati , At Bonaventura Gjeçaj , At  Luigj Palaj, At Shtjefen Gjeçovi e tjer janë disa nga  frymëzuesit e mbeshtetësit  e korifejve të atdhetarisë si; Dedë Gjon Luli , Mehmet Shpendi , Luigj Gurakuqi , Isa Boletini , Gjin Pjetri , Abdi Toptani, Marka Gjoni , Llesh Marka Kola  , Ndrecë Prenga , Gjeto Coku , e tjer…Qendresa e stuhishme antiturke e zonave (disa nga të cilat i sipercituam) per të ruajtur apo rifituar të drejtat e tyre jetësore e zakonore , (veçanarisht) në fundin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX , janë kurora e lavdisë dhe heroizmit të trojeve Shqiptare të cilat janë të lidhura  pazgjedhesisht në perjetësi edhe me emrin dhe veprën e Dom Nikollë Kaçorrit. Për ta “ilustruar” ketë epope lavdie  po kujtojmë vitet heroike 1901-1907 , kur kriste pushka e shëndriste mendja , rrezet e së cilës u dalluan qartë në kongresin e Manastirit 1908 , ku u miratua alfabeti që kemi sot , dhe njekohesisht u ndertua ajo “urë” gjigande komunikimi me Europen e Boten Perendimore , dhe kontributi i Dom Nikollës së bashku me Atë Gjergj Fishten e tjerë  i “ngjason”një kolone betoni pa të cilen ura do të kishte qënë gjithnjë në rrezik “shembje”.. Dom Nikolla ka një kontribut të rendesishem jo vetem kur “luftohej” me pendë ,por edhe kur luftohej me pushkë per lirinë e të drejtat e shqiptareve..  Gjatë viteve 1909-1910 Dom Nikollë  Kaçorri edhe pse i survejuar në ekstrem nga hyqameti turk , ai nuk do të terheqej nga aktiviteti i tij atdhetar  antiosman. Kajmekani i Krujes  në veren e vitit 1910 do të urdhëronte arrestimin e disa atdhetarëve shqiptarë , dhe pas këtyre edhe Dom Nikollën , me pretekstin se zaptinjet turq kishin kapur në Shijak hyzmeqarin e tij me tre pushkë e fishekë, si dhe letra korespondence… duke e denuar me katër vite burg , por me nderhyrjen e autoriteteve  kishtare të Durresit e më gjerë pas rreth një viti e lirojnë. E lirojnë kur Malesia e Madhe kishte rindezur në votren e saj zjarrin e lirisë e flamurit , kryengritjen antiosmane të vitit 1911. Kryengritje e cila do të shpaloste në driten e diellit flamurin  kombetar të Gjergj Kastriotit  me 6 prill 1911 ,dhe do të  miratonte programin autonomist me trajta mvehtesie , memorandumin e Greçes 10-23 qershor , 4.  , në të cilin kishin kontributin e tyre korifenjet e pavaresisë së Shqiperisë Luigj Gurakuqi , Ismail Qemali , Isa Boletini , Dom Nikoll Kaçorri e tjerë. Viti 1912 do ti  gjente shqiptarët e Shqiperinë në një udhekryq , që nuk i dihej dalja , pasi perandoria e së keqes kishte filluar te skemoqej në të kater anët e saj , e shqiptaret e shkretë nëse nuk i delnin zotë vehtes rrezikoheshin të mbeteshin nën rrenojat e ngrehinës osmane… Dom Nikolla e kishte kuptuar me kohë ketë , ndaj  kishte shtuar aktivitetin e forcuar bashkepunim me Luigj Gurakuqin , Ismail Qemalin e tjerë korifejë të atdhetarisë , por njëkohësisht ishte angazhuar për sensibilizimin e Europës së  kohës  me në krye  perandorinë  Austrohungareze , e cila shpesh  ndër mote kishte qenë “Engjëlli” mbrojtes i Gegënisë e në veçanti i Grigjës katolike në Shqipëri.. Pikrisht duke patur besim te kjo perandori europiane me insisiativen e Dom Nikollës me 12 nentor (1912 nga Durrësi) ju dergua një memorandum  perandorit të Austro-Hungarisë së Franc  Jozefit, per të  perkrahur  pavaresinë e Shqiperisë , ku ndër të tjera “shkruhej” : “..I lutena madhnisë sate që Shqipnija prej katër vilajetesh… të bahet një mbretni në vehte me tre milion shqiptarë sikur të tjera shtete të Ballkanit… Shqiptaret janë kombi më i vjeter… me gjuhë e me zakone  fare të veçanta… gjaku i tyre nuk mundet me u pajtue  kurresesi me çdo gjak të kombeve që janë rreth… Sado që për një kohë të gjatë shekujsh u rrahën prej tallazeve politike shqiptaret qëndruan në kombësi të vet e në zakone të veta , si një shkemb i fortë në mes të detit.. Këtë e tregojnë edhe thelloritë e mëdhaja që shqiptaret hoqen në roje  të qytetrimit e perparimit të vet …Një mbretni shqiptare do të mbante jo vetem peshen  e ekulibrit të Ballkanit ,por edhe të gjithë Europes, e sidomos  me mujt me u ba sipas deshires tonë ,një mbretni e pa-anë (neutrale) , sikurse Zvicërra…”5.  Kur delegacioni shqiptarë shkoi në Vjenë  Ismail Qemali u befasua nga Ministria e Jashtme Austriake, që njihte shumë mirë gjendjen e Shqiperisë.. dhe për këtë njohje të realitetit shqiptar meriten kryesore e kishte  Dom Nikollë Kaçorri.. Ishte pikrisht Dom Nikolla ai që do të priste në Durres me 22 nëntor 1912 Ismail Qemalin me bashkepuntoret e tij kur do të vinin nga Triestja në Shqiperi për të realizuar misionin e Shenjtë të shpalljes së pavaresisë , të mbeshtetur edhe nga Perandoria  Austro-Hungareze… Durresi nga patriotet shqiptarë ishte “projektuar”, si qyteti ku do të shpallej pavarësia e Shqiperisë… Por kjo nuk do të ndodhte pasi do të “puqeshin” interesat e dhespotit grekë të kishes ortodokse Jakovit , dhe filoturqëve shqiptarë me në krye myftiun e Durrësit , të cilët perveç propogandes perçarëse gjetën mbeshtetje te qeveria e Stambollit e cila kishte urdhëruar vezirin e Janines ta pengonte shpalljen e pavaresisë së Shqiperisë në Durres me çdo kusht.. Për këtë turqit do të dergonin forca ushtarake , së bashku me urdherin për zhdukjen fizike të patrioteve shqiptarë që kishin marrur mbi vehte ketë mision.. Në këto kushte delegatet me në krye Ismail Qemalin dhe delegatin e Durresit Dom Nikoll Kaçorrin do të niseshin për në Vlorë , ku ishin njoftuar nga patriotët atje se ishin të mirpritur…Udhetimi siç dihet nuk kishte qënë i lehtë , por delegatet e pavaresisë kishin arritur në Vlorë. Perpara se të kryhej evenimeti historik i shpalljes së pavaresisë (me 28 nentor) ,delegatet kishin marrur “telegrafisht” lajmet e gëzueshme se disa zona të Shqiperisë kishin ngritur flamurin kombetar si simbol të mvehtesisë nga Turqia. E kjo kishte ndodhur në Elbasan me 25 nentor , në Durres (rrethina) me 26 nentor , në Kavajë, Peqin e Lushnje  me 27 nentor e tjer..6.  Delegatet e pavaresisë dhe pse me mungesen objektive të disa perfaqesuesve të krahinave të ndryshme të Shqiperisë (si Isa Boletini që arriti me një ditë vonesë etj.) , vendosen që  me daten 28 nëntor 1912 nga  ballkoni i shtepisë  së Xhemil Vlorës , të  lajmrojnë “botërisht” se Shqiperia mbas sodit ishte shpallur e lirë dhe e mosvarme…7.  Mjerisht kjo ditë historike që kulmoi me shpalljen e pavaresisë me simbol ngritjen e flamurit në Vloren  e vogël  me rreth 5 mijë banorë , nuk na ofron asnjë fotografi orgjinale , pasi ato nuk u realizuan në atë fillim mbrëmje të ftohtë  me pak shi dhe me një erresirë që shtohej… Fotografitë që na serviren sot  janë të cermonisë së pervjetorit të parë (28 nentor 1913) të ketij akti , të organizuar nga qeveria… (Këtu bëhët fjalë për fotografitë e pa censuruara e fallsifikuara nga regjimi i dreqneve të kuq..). Në aktin e nënshkruar të shpalljes së pavaresisë firma e Dom Nikollë  Kaçorrit është fill mbas asaj të Ismail Qemalit, dhe është ndër firmat më me dritë shqiptarie . Vlen të kujtohet se disa nga nënshkruesit e ketij akti madhor nuk dinin të shkruanin shqip e per rrjelloj e nënshkruajnë turqisht…

Per rolin e rëndesishëm të Dom Nikoll Kaçorrit në diten e shpalljes së pavaresisë  bënë fjalë edhe raporti i perfaqesuesit rus Shellkunov i dates 15 dhjetor 1912 , derguar Ministrisë së puneve të Jashtme në Peterburg , i cili ndër të tjera “tregon” se mbas Ismail Qemalit e kishte marrë fjalen Dom Nikollë  Kaçorri , i cili kishte lavdruar trimerinë e popullit shqiptarë dhe sakrificat e bëra  prej tij per të çliruar atdheun e vet , dhe njekohesisht shprehu  bindjen  se Shqiperia e re  e pavarur do t’i  kalonte  të gjithë fqinjtë ballkanikë…8.  

DOM  NIKOLLË  KAÇORRI NËNKRYETARI I PARË I QEVERISË  PARË SHQIPTARE PAS 433 VITEVE.

Pas aktit  madhorë të shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë , kuvendi kombetar vijojë punimet deri me 4 dhjetor (1912), ku perveç disa vendimeve të rendësishme organizative , miratoi edhe qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali , me Nenkryetar të Qeverisë Dom Nikollë Kaçorrin , i cili perveç aktivitetit të tij adhetar njihet si “bekuesi” i pavaresisë , por edhe si Nenkryetari i parë i Qeverisë së parë shqiptare pas 433 viteve roberi turko-osmane. Aktiviteti si Nenkryetar i Qeverisë shqiptare të Dom Nikolles pershkruhet nga puna e perkushtimi prej atdhetari të kulluar , që i kerkonte maksimumin vehtes në rallë të parë e pastaj kabinetit qeveritarë. Dom Nikolla “emertesen” e kishte Nënkryetar qeverie , por në shumicën e kohes ai bënte punën e Kryeministrit , pasi Ismail Qemali duke mbajtur edhe postin e Ministrit të Jashtem ishte vazhdimisht në “udhetim” nëpër kancelaritë europiane  për njohjen e pavaresisë së Shqiperisë.  Mjerisht në këto kohë Shqipëria ndodhej e pushtuar në rreth dy të tretat e teritorit saj , nga trashigimia osmane (që po jepte shpirt),  serbo-malazezet, bullgaret dhe nga shovenët grekë. Në keto kushte aktiviteti i Dom Nikollë Kaçorrit kishte  perveç entuziazmit , edhe shumë zhgënjime. Janë pikrisht zhgënjimet të cila e bënë Dom Nikollen të jap dorheqjen nga posti i Nenkryetarit të qeverisë , ku nëpermjet një letre  njoftonte kryeministrin per dorheqjen me 30 mars 1913. Dom Nikollë Kaçorri me intiligjencen e tij kishte arritur të kuptonte se antarë të rëndesishem të qeverise kishin filluar tja kishin me hile Shqiperisë , ndaj dorheqja do ta bënte të lirë në veprimtarinë e tij atdhetare. Në maj të vitit 1913 forcat serbe që kishin  pushtuar Durrësin po largoheshin dhe Esat Pashë Toptani kishte iniciuar në Krujë një tubim me perfaqësues të Shqiperisë së mesme e më gjërë (Durrës , Kavajë , Tiranë e deri Kurbin , Lezhë e tjer..). Këtu mori pjesë edhe Dom Nikollë Kaçorri , ndoshta duke “gabuar” për herë të parë , gabim që do ta korigjonte kur me 29 korrik 1913 Shqiperia do të njihej si  Principatë autonome nga konferenca e ambasadoreve në Londer. Pas këtij evenimenti turkofilet e kuptuan se Shqiperia nën Stambollin nuk ka të ardhme , dhe kolltuqet do tu shkisnin nën të ndejurat e tyre , ndaj  organizuan rebelimin e vitit 1914 , ku në skenë nxorren një injorant me emrin Haxhi Qamili , i cili në “krye” të turmave nisi një luftë nën flamurin e Turqisë me “sloganin”duam baba-dovletin ,sulltanin.9.  Gjatë ketij rebelimi u shkrumuan fshatra , qytete e deri (me daten 02 shtator 1914) u dogjë  kisha dhe qela ku banonte Dom Nikolla , si dhe u  shkatërrua biblioteka me pallatin Arqipeshkëvnor në Delbinisht , duke shprehur kështu urrejtjen pataologjike për gjithshka shqiptare dhe europiane nga rebelët filoturq. Mjerisht qeveria e Vlorës kishte dështuar edhe nga dorheqja plotë hije e kryeministrit Ismail Qemali , ku kjo dorheqje thuhej se kishte ardhur si rezultat i implikimit të tij në tentativen që xhonturqit  ndëmoren per të vendosur  një princ turk (Ahmet Izet Pashen)  në fronin e Shqiperisë. Gjë per të cilen (I.Qemali) u padit nga  kushriri i tij Syrja bej Vlora , Myfit Libohova dhe nga konsulli serb në Vlorë , tek Komisioni Nderkombetarë i Kontrollit.  Me 7 janar (1914) , oficeri xhonturk me origjinë shqiptare , Beqir Grebeneja , i cili kishte marrë mbi vehte  per të realizuar planin e mësipërm , sapo mbrriti në Vlorë u arrestua  nga oficeret holandezë të KNK-së , ndersa ushtaret e tjerë që ndodheshin në anije nuk u lejuan të zabarkonin.  Në procesin gjyqësorë oficeret turqë dekleruan  se kishin ardhur  në Shqiperi  me miratimin e kryetarit  të Qeverisë së perkohshme per të mbeshtetur kandidaturen e Ahmet Izet Pashes në fronin shqiptarë…Në gjyqë u paraqiten 35 telegramet që ju gjeten Beqir Grebenesë të cilat u zbëthyen dhe u vlersuan nga Keshilli Nderkombetarë i Kontrollit , ku sipas permbajtjes  së tyre tregonin se Ismail Qemali ishte implikuar plotësisht , pasi do të shkonte per t’u  takuar e biseduar diku në Europë me Ahmet Izet Pashen… Por pasi është kuptuar nga Ismail Qemali se Princ Vidi do të vinte patjeter në fronin e Shqiperisë është hequr dorë nga ky takim…10.  Gjithsesi ne sot nuk  mundemi të paragjykojmë veprimet apo mosveprimet e Ismail Qemalit , por ne po  kujtojmë se Dom Nikollë Kaçorri nuk ishte  perkulur  në rrugen e tij të atdhetarisë.. Me daten 21 shkurt (1914) Dom Nikolla  do të ishte një ndër antarët më të rendesishëm të delegacionit shqiptarë që do të shkonin në Gjermani per ti dorzuar kuroren  mbreterore  Vilhem von Vidit (Wilhelm von Wiedi-t).11.Mjerisht kur mbërriti në Durres me 7 mars 1914 Princ Vidi u perballë me rebelimin e turkofileve ,(per të cilet shkruam më siper) , dhe qeverisja e tij ishte tepër e veshtirë.  Këto veshtirësi u shtuan pas vrasjes së arqidukes Franc Ferdinandi me 28 qershor (1914) nga shovenet serbë, ku pas kësaj filloi lufta e parë botërore..dhe në shtator do të merrte fund edhe mbreterimi i Princ Vidit , e bashkë me ketë Shqiperia do të bëhëj një tokë e “nëpërmkëmbur”.. Dom Nikollë Kaçorri duke parë edhe gjendjen e tij të rënduar shendetesore do  të largohej për në Vjenë.. Mbas vdekjes së perandorit të Austrohungarisë Franc Jozefit me 21 tetor 1916, 12, vendin e tij e zuri perandori 29 vjeçar Karli i Parë. Elita shqiptare duke njohur kontributin e e perandorisë Austro-Hungareze ndër mote e shekuj për identitetin shqiptarë , perveç ngushellimit për humbjen  pergatiti edhe një delegacion prej 34 vetash , per tu  takuar me perandorin (Karli I ) , të cilit do ti uronin hipjen në fron… Në mes emrave të njohur të ketij delegacioni  shqiptarë që takaun Perandorin e ri Austro-Hungarez me daten 18 prill 1917 figuron edhe emri i Dom Nikollë Kaçorrit , së bashku me emrat impozant të Malesorëve :   Vatë  Marashi (Shkrel) , Gjelosh  Gjoka ( Kastrat) , Hasan Ahmeti (Postribë) , Avdi  Kola ( Shalë) , Dedë Coku (nga Kelmendi me banim në Lezhë) , Ndue Gjoni (Orosh)…Në ketë delegacion bënin pjesë edhe Ahmet Zogu (Matë), Hasan Prishtina (Kosovë) , Sami bej Vrioni (Berat) , Emin Vokopola (Lushnje) , Elez Isufi (Peshkopi) , Lef  Nosi (Elbasan) ,Kolë Ujka e Musa Juka (Shkoder) etjer.13.  

NË MES HARRESËS E KUJTESËS…

Atdhetarit e meshtarit Dom Nikollë Kaçorri me 29 maj 1917 i mbaron jeta toksore. Shpirti i fluturoi drejt qiellit per tu bërë dritë në perjetsi në kostelacionin e yllësisë së Shqiperisë , ndersa trupin ja ktheu tokës që ja kishte marrë perkohesisht. Dheu i Vjenës ja ruajti me besnikri eshtrat , të cilët pushuan në varrezat atje përreth 84 vite , sigurisht një pritje  tepër e gjatë per ketë meshtarë e atdhetarë , pa të cilin çdo jubile i Shqiperisë Europiane , do të ishte jo pa një dritë , por pa një prozhektor , që na ndriçon rrugën shpesh të terratisur edhe prej vetë shqiptareve… Gjithsesi vlenë të kujtohet se gjatë regjimit komunist Dom Nikollë Kaçorri edhe kur “delte” nga harresa e qellimëshme , më shumë perdorej  per “inventar historik” se sa si vlerë drite e pashuar atdhetarie… Në vitet postkomuniste të pluralizmit e demokracisë kujtesa për ketë meshtar e atdhetar e mundi disi me veshtirësi harresen e trashiguar…Në keto vite  në qytetin e Durresit (në një vend të dukshem të një lulishte afër portit)  u ndertua një bust i vlertë… U kerkua plot 20 vite që të gjindej varri në Vjenë të Austrisë , dhe si per “inatë” të “harraqëve” eshtrat e Dom  Nikolles u gjeten të mbeshtjellura me flamurin kombetarë shqiptarë… Me 13 shkurt 2011  arkivoli me eshtrat e  Dom Nikoll Kaçorrit u vendosen në kishen-katedrale të Shën Luçisë në Durrës , ku u tha mesha solemne nga Kryeipeshkevi (i asaj kohe), i  Durrësit e Tiranës imzot  Rrok Mirdita (tani i ndjer). Në homelinë e meshës së rivarrimit do të mernin pjesë edhe autoritete shtetërore dhe qeveritare me në krye kryeministrin e Shqiperisë (të asaj kohe), Prof.dr. Sali Berishën.. Në këtë shkrim-portret, nuk po mundem të “rri” pa cituar disa nga fjalët vlerësuese (të 13 shkurtiti 2011)…të Kryeministrit të asaj kohe, i cili ndër të tjera do të thoshte: “Jemi në ketë cermoni kishtare per tu përulur me nderim të madh , për të shprehur së bashku me të gjithë shqiptaret , mirënjohjen më të thellë , ndaj një prej burrave  më të shquar të historisë sonë kombetare…arkitektit kryesorë të pavaresisë së vendit Dom Nikollë Kaçorri , por edhe njërit nga themeluesit  e alfabetit shqiptarë bashkë me Atë Gjergj Fishten e motrat  Qirjazi , që i dhanë alfabetit vokacionin  shpirteror të kombit shqiptarë… Dom Nikolla është dhe do të mbetet shenjëtori i pavaresisë së kombit shqiptarë”… Ndërsa Kryeipeshkevi Imzot Rrok Mirdita atë ditë (13 shkurtiti 2011), do të kujtonte: “…Dom Nikollë Kaçorri qendron në themelet e Shtetit Shqiptarë , dhe është njëri ndër gurët e mëdhenjë themeltar, të atyre themeleve  që për natyren e tyre janë të padukshme por të domosdoshëm , pse mbi to qendron e mbështetet e tërë godina , Shteti i ndërtuar mbi të, prandaj pa këto themele nuk mund të ekzistojë “. Gjithsesi per një personalitet kaq të madh e të rendesishem per pavaresinë e shtetin shqiptarë si Dom  Nikollë  Kaçorri, çdo vlersim duket i paplotë…

REFERENCAT:

1.Fletorja “Shqipëria e Re” e dates 10 janar 1933.  

2.Lovro  Mihaçeviq; Nepër  Shqiperi 1883-1907 –mbresa  udhetimi, fq.31, enti botues “Gjergj Fishta”,2006.

3. Daniel  Gazulli, portali “zemrashqiptare.net”2010. 

4. Akte të Rilindjes  Kombëtare Shqiptare 1878 – 1912, Akademia e Shkencave të 

 Republikës së Shqipërisë, Instituti i Historisë, perg. nga Stefanaq Pollo e Selami Pulaha, fq.222-226, Tiranë 1978. 

5.Akte të Rilindjes Kombetare…po aty ,fq.257-258.  

6.Stefanaq  Pollo, Në gjurmë të Historisë Shqiptare -1- ,fq.315 ,botim  Akademise së Shkenecave të…Shqiperisë, Instituti i Historisë. 

7.Akte të Rilindjes kombëtare Shqiptare…po aty ,fq.261. 

8.Stefanaq Pollo , Në Gjurmë të Historisë Shqiptare…po aty ,fq.318. 

9.Sejfi  Vllamasi, Balafaqime politike në Shqipëri 1897-1942 , fq.84-88, sh.b. “Marin Barleti”, Tiranë 1995. 

10.Hasan  Bello, gazeta Standard, ,fq.14, dt.28.05.2011. 

11.Gazeta “Taraboshi” , me 7 mars 1914.  

12.Shpetim  Sala , Një Perandor në Prizren , fq.5.  

13.Gazeta “Vëllaznija”, datë 28 prill 1917, janë të cilësuar 34 emrat e  delegacionit….

Filed Under: Histori

27 NËNTOR 1971…SI PËRKUJTOHEJ FISHTA TEK ARBËRESHËT

November 27, 2023 by s p

Frano Kulli/

Na e përshkruan Ernest Koliqi një përkujtim syresh, në “Shejzat” e tij.  – Shqiptarët e diasporës – shkruan ai – të cilëve nuk ua ka helmatisë shqisen nji propagandë dinake e zhgatrrimtare e me burim të huej qi denon si shprehje antishqiptare mun undyrën mâ gjeniune shpirtnore të kombit t’onë, kanë përkujtue gjithkund në botën e lirë auktorin e Lahutës së malcís.

Është viti 1971, rasti për të cilin na bën me dije Koliqi, njëri prej atyre shkrimtarëve të shënuar në historinë e letërsisë shqipe. Qendra ndërkombëtare e Studimeve Shqiptare të Palermos, e cila “përsjell tash sa vjet me nisma të parreshtuna lartushtuese [që ushtojnë së larti], çdo rasë në shênj të historís ase të kulturës sonë” e kishte programuar qysh në prill të atij viti, atë që do të bëhej e rreth së cilës do të përbashkoheshin më të dallueshmit puntorë të kulturës kombëtare në diasporë. Atë Zef Valentini ishte në krye të kësaj qendre e, për rrjedhojë edhe në krye të këtij kremtimi. Italiani jezuit, ndër albanologët më të shquar në botë, i ndodhur aty, qysh prej 15 dhjetorit të 1955-ës, atëherë kur u vendos në drejtimin e Katedrës së Gjuhës e të Letërsisë Shqipe pranë Universitetit të Palermos, e cila u bë një nga qendrat e spikatura të kulturës së vërtetë shqiptare jashtë Shqipërisë. At Valentini me ardhjen e trupave gjermane më 1943, u largua nga Shqipëria drejt Romës e vijoi punët në Institutin Oriental Papnor. Rikthehej në Italinë e tij, mbas dy dekadave që kishte zatetë për herë të parë në Shkodër (me 1922) në Urdhnin e Jezuitve aty, tashma i realizuar në shkallë të epërme, me një vepër monumentale në fushë të Albanologjisë. Edhe më heret, para mbarimit të luftës së dytë botërore, më 5 dhjetor 1940 kur ende ishte në Shqipëri, qe emëruar anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Me 1941 u vendos në Tiranë, ku u caktua edhe sekretar i këshillit të Institutit e vijoi aty  derisa i riatdhesua. Pa iu ndarë asnjëherë, derisa mbylli sytë, albanologjisë e kulturës shqiptare.

E në këtë hulli, me 27 nëntor të atij viti (1971) në Aula Magna të Universitetit të Palermos (vërté e madhnueshme – e përshkruan Koliqi) u mblodh Kongresi i VII i Qendrës “Rozolin Petrota”, kushtuar i gjithi Fishtës, në përvjetorin e 100-të të lindjes. Me një varg referatash tue u mbajt fryma e naltë shkencore qi duhet të dallojë të tilla nisma,  përfundim ky i Koliqit, që mishërohej në vetë ligjëruesit dhe kapacitetin e tyre shkencor, kulturor e shqiptarídashës.

At Valentini, drejtuesi i Qendrës trajtoi argumentin zgjedhë prej tij: “At Fishta misjonar”. Në këtë pikëpamje At Gjergji njihet pak, arsyetonte ai edhe pse me zell të madh ka ushtrue detyrat e tij si famullitar e predikatar; si mësues në kurse fetare e si bashkëpuntor në të përkohëshme e fletore të përshpirtëshme. Mbas At Valentinit, i erdhi radha prof. Koliqit, tema e të cilit “Fishta në shërbim të politikës kombëtare”, parashtroi idenë  se veprimtarisë aq e dobishme dhe e frytëshme e Poetit Kombëtar në dobi të atdheut, qe frut i përkushtimit  të tij, tue qëndrue sipër rrymave politike siç e veçonte me theks të posaçëm kumtuesi.

Kurse prof. Namik Resulli i Universitetit të Napolit, historian i letërsisë, akademik shqiptar shtjelloi temën “Struktura të poezisë së Fishtës, një anë shumë interesante e prodhimit letrar fishtjan, tue vu në dukje ndikimin që pati në té fryma e ligjeve doksore, d.m.th. ajo e Kanunit. Prof. Resuli, bashkëkohës e bashkëpunëtor i Koliqit, pasi kishte doktoruar “Mbi shtresëzimet në gjuhën shqipe”në fillim të viteve ’30, gjatë viteve 1940 – 44 ai qe dhe anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare në Tiranë. Vijoi aktivitetin e vet intelektual si pjesëtar i Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Shqiptare në Universitetin e Palermos (1948-1957). Në vitin 1955 Resuli mori gradën shkencore (“libera docenza”) në Gjuhën e Letërsinë Shqipe dhe u emërua kreu i Studimeve Shqiptare në Institutin Universitar Oriental të Napolit (1958-1968) dhe vazhdoi aty si profesor deri më 1975. U mor me studime të ndryshme në fushën e Filologjisë Ilirike.U emërua kreu i Institutit të Studimeve Shqiptare në Romë më 1975, pasi ndërroi jetë Koliqi.

Martin Camaj i Universitetit të Mÿnchenit, gjuhëtar akademik, me hollësinë e pregatitjes së tij gjuhësore, kishte zgjedhur të fliste mbi “Gjuhen e Gjergj Fishtës në Lahuten e Malcis’ “. Me nji përimtim depertues ditunuer parashtroi lidhjet e ngushta të ligjrimit fishtjan me të folmen popullore dhe procesin krijues të shprehjeve typike fishtiane tue ndjekë për s’afërmi kallepin e trajtave të popullit.Në këtë shndërrim shpesh nuk mund të përcaktohet, përsa i përket njaj thanjeje a lokucjoni, a e mori Fishta prej popullit apo populli prej Fishtës.-kështu e përcakton Koliqi në “Shejzat”, thelbin e ligjëratës së Camajt, në atë takim përkujtimor.

I fundit që e mori fjalën për të kumtuar ishte Prof. Papas Ignac Parrino, docent i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Palermos, i cili “e ka begatë albanologjín me nji perkthim literal shumë të censhëm të Lahutës, përsjellë me shënime të gjithnuerta historike, gjuhësore, letrare, etnografike, juridike (të së drejtës kanunore), estetike etj”. Docenti i ri foli mbi temën “Fishta në prespektivën e kulturës shqiptare” dhe, tue prekë anët e ndryshme të veprës fishtjane u perqëndrue në caktimin e vlerës kryesore të saj, d.m.th. në zbulim të botkuptimit të shqiptarit, botkuptim i themeluem në vlera të nalta njerëzore si nderi, burrnija, mikpritja, kulti i Perendis e i trashigimit stergjyshuer”, shënon Koliqi.

Kurse nga preludi i Kongresit, në bisedat përgatitore, mbase duhet veçuar ky kumt i Koliqit: “Na, në botë të lirë ku nuk pengohet me mjete dhunëshme kulti i shqiptarizmit të njëmendtë e kemi për detyrë përkujtimin e auktorit të Lahutës së malcis’. Mirë qofshin të ardhuna kremtimet të çdo lloji, por mos të lehet mbas dore mënyra e dêjë për të nderue Poetin qi bani të nderueshëm gjakun shqiptar. Ajo mënyrë nuk asht tjetër veçse leximi i veprave të tija…ku tregohet rruga qi duhet ndjekun për t’u radhitë ndershmënisht përbri kombeve të përparueme”.

…Palermo, 1971. Asokohe, këtu në Shqipëri nuk pipëtinte asnjë tingull prej andej; përmendja e emrit të Fishtës ishte “blafemí ”.

“GJERGJ FISHTA”, Portret, Pashk Pervathi, 2022

Filed Under: Histori

PROJEKTI I SYRJA BEJ VLORËS PËR ORGANIZIMIN E NJË KUVENDI KOMBËTAR NË NËNTOR 1912

November 26, 2023 by s p

PROF.AS.DR. MAJLINDA PEZA PERRIU/

Ismail Qemali nuk ishte protagonisti i vetëm në veprimtarinë e tij për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Me fillimin e Luftës së Parë Ballkanike, në qendër të veprimtarisë për krijimin e shtetit shqiptar qëndronte edhe kushëriri dhe njëkohësisht rivali i Ismail Qemal bej Vlorës, Syrja bej Vlora, së bashku me të birin 27-vjeçar, Eqerem bej Vlorën. Syrja beu kishte krijuar kontakte të rëndësishme diplomatike për organizimin e një mbledhjeje të madhe me përfaqësues të popullit dhe krerëve shqiptarë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, ku do të vendosej për qëndrimin që do të mbahej gjatë ngjarjeve të pritshme të vjeshtës së vitit 1912. 

Për këtë problem, Eqerem bej Vlora shkruante: Im atë u lidh me njerëz në Vlorë, në Gjirokastër dhe Berat, ai shkroi letra dhe dërgoi lajmësa ngado. Mirëpo, për domosdoshmërinë e kësaj mbledhjeje nuk ishin të bindur as përkrahësit tanë më të afërt, pa folur këtu kundërshtarët. Në veçanti, kundërshtarët tanë, krejt specialë, të Vlorës thoshin se nuk mund të merrej asnjë vendim pa dëgjuar më parë se ç’thotë për këtë punë Ismail Qemal beu (se fundja ishte ai i pari i familjes Vlora). Që në fund të vitit 1911 disa prej tyre e kishin takuar politikanin plak në Korfuz dhe tregonin se ai kishte folur për kryengritje, por nuk kishte përmendur asnjë fjalë për nevojën e thirrjes në vend të ndonjë mbledhjeje. Veprimtaria e Syrja bej Vlorës u intensifikua përgjatë vjeshtës së vitit 1912, për shkak të rrethanave të reja të krijuara me fillimin e veprimeve ushtarake të shteteve ballkanike ndaj trevave shqiptare, në kuadrin e Luftës së Parë Ballkanike.

Nga fundi i shtatorit të vitit 1912, Eqerem bej Vlora [i biri i Syrja bej Vlorës] do të shkonte në Vjenë. Atje ai zhvilloi disa takime të rëndësishme me përfaqësuesit më të njohur të diplomacisë vjeneze, sikurse ishin: shefi i seksionit, kryekonsulli Alfred Rappaport, njohës i mirë i çështjes shqiptare; konti Berchtold, ministër i Punëve të Jashtme të Austro–Hungarisë dhe shefi i shtabit të përgjithshëm, konti Konrad fon Hëtcendorf. Pas kthimit të tij në Vlorë në ditët e para të tetorit 1912, në Vjenë do të shkonte i ati i tij, Syrja bej Vlora. Me fillimin e Luftës së Parë Ballkanike, në rrethin e gjerë të politikanëve austriakë, ekzistonte mendimi se Perandoria Osmane do ta përballonte me sukses sulmin e aleatëve ballkanikë. Të njëjtin mendim ndante edhe konti Berchtold, madje duke qenë mëse i bindur se ushtritë turke do të mobilizoheshin shumë më shpejt nga sa pritej për të siguruar fitoren e pritshme. Por ndërkaq, në prezencë edhe të kontit Berchtold, në parashtrimin e bërë nga Syrja bej Vlora rreth situatës së krijuar në Ballkan shprehej bindja se Perandoria Osmane nuk do të mund ta rimerrte më veten. Në këtë takim, Syrja bej Vlora pohon t’i ketë parashtruar kontit Berchtold dy kërkesa kryesore: së pari, mbështetjen e Vjenës për të siguruar autonominë e Shqipërisë, në rast se ushtritë turke dilnin fitimtare në përballjen me ushtritë e shteteve ballkanike dhe së dyti, mbështetjen e diplomacisë vjeneze në funksion të pavarësisë së Shqipërisë, në rast të mundjes së Perandorisë Osmane nga Liga Ballkanike. 

Sikurse shkruan në kujtimet e tij Syrja bej Vlora, ai mori garancinë e diplomatit vjenez se tashmë, kishte ardhur koha që shqiptarët duhej të fitonin të drejtat e tyre kombëtare, duke i parashtruar Syrja beut njëkohësisht edhe kufijtë brenda të cilëve duhej të krijohej Shqipëria. Gjithashtu, ai arriti të sigurojë edhe një sasi të konsiderueshme armësh të tipit Manhiler-Schonauer, të cilat ishin planifikuar të dërgoheshin shumë shpejt në Shqipëri përmes një shoqërie tregtare austriake. Për të sensibilizuar opinionin hungarez në favor të çështjes shqiptare, Syrja beu i kushtoi rëndësi të posaçme daljes në një konference shtypi në Deutscher Herren Club, pas së cilës, shtypi i Vjenës u mbush me artikuj ku theksohej se, mbrojtja e ekzistencës së Shqipërisë përbënte një garanci për ruajtjen e ekuilibrit në Ballkan. Syrja bej Vlora, nuk do të linte pa përmendur, gjithashtu, edhe takimin që ai pati me arqidukën Franc Ferdinand, pikëpamjet e të cilit, sipas tij, përkonin plotësisht me ato të Syrja beut. Arqiduka Franc Ferdinand ishte mëse i bindur se shumë shpejt Turqia do të shembej, duke krijuar koniunktura të reja në Ballkan. Pavarësisht se Arqiduka nuk ndante të njëjtin qëndrim me kontin Berchtold rreth së ardhmes së Turqisë në Ballkan, ata takoheshin në një pikë të përbashkët, në mbështetjen për çështjen shqiptare.

Pas premtimit të marrë nga Vjena zyrtare, Syrja bej Vlora do të niste menjëherë korespondencën me rrethet patriotike shqiptare për krijimin fillimisht, të një komiteti për mbrojtjen e interesave kombëtare, me synim organizimin e një kuvendi kombëtar, ndërkohë që në Vlorë vepronte i biri i tij, Eqerem bej Vlora. Për këtë problem, në 27 tetor 1912 ishin lajmëruar telegrafisht qytetet Berat, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Tiranë, Kavajë, Përmet, Leskovik, Delvinë, Tepelenë, Starovë, Lushnjë, Peqin, Krujë, Kolonjë e Skrapar. 

Përmes letrës që i drejtohej vëllezërve Toptani në Tiranë, Syrja bej Vlora kërkonte dërgimin për në Vlorë nga dy deri në katër përfaqësues për çdo nënprefekturë. Sipas tij, Elbasani dhe Peqini ishin njoftuar, ndërsa mbeteshin për t’u njoftuar Kruja, Shijaku, Kavaja, Dibra dhe Mati. Një informacion i ngjashëm, pasqyrohej gjithashtu edhe në raportet e konsullit austro-hungarez në Vlorë, Lejhanec, i cili njoftonte ambasadorin Pallavicini në Stamboll se, në 31 tetor të vitit 1912, qytetet e Shqipërisë së Jugut, si: Berati, Tepelena, Përmeti, Gjirokastra, Delvina etj., që ishin lajmëruar nga Syrja bej Vlora për organizimin e një kuvendi kombëtar në Vlorë, kishin njoftuar telegrafisht se pranonin të dërgonin delegatë në kongres. Gjithashtu, për t’u informuar rreth situatës në Shqipërinë e Veriut, si dhe për të njoftuar edhe atje për thirrjen e kuvendit kombëtar në Vlorë, në 31 tetor 1912 Syrja beu do të nisej përmes detit nga Vlora për në Durrës. Faktikisht, ai do ta ndryshonte itinerarin e tij, duke e vazhduar udhëtimin drejt Shëngjinit për në Shkodër. Kështu, në 1 nëntor të vitit 1912 Syrja bej Vlora gjendej në Shkodër, duke u vendosur në banesën e Esad pashë Toptanit, sipas të cilit, ai qëndroi në Shkodër deri në 10 nëntor të vitit 1912, prej nga ku u largua në rrugë detare. 

Syrja bej Vlora, në 2 nëntor të vitit 1912, përmes një telegrami që i dërgonte posaçërisht parisë së Elbasanit [personalisht Aqif Pashë Elbasanit, Shefqet bej Vërlacit,  Hasan bej Elbasanit parisë dhe klerit mysliman të Elbasanit], jo vetëm parashtronte pikëpamjet e tij, por njëkohësisht i informonte ata edhe për përpjekjet që po bënte, për të organizuar një kongres të patriotëve shqiptarë, me synim shpalljen e autonomisë ose pavarësisë së Shqipërisë, kjo në varësi të ndryshimit të koniunkturave politike ushtarake në Ballkan, në favor ose jo të Perandorisë Osmane. Përmes këtij telegrami, ai kërkonte mbështetjen e parisë së këtij qyteti dhe, në të njëjtën kohë, caktimin e përfaqësuesve të Elbasanit të cilët duhej të niseshin sa më shpejt për në Vlorë. 

Përgjigjja që Syrja beu priste, iu dërgua Eqerem bej Vlorës në emër të Elbasanit në 9 nëntor 1912. Por, nëse kërkesa i drejtohej Aqif Pashës, Shefqet Vërlacit dhe Hasan bej Elbasanit, përgjigjja telegrafike që u dërgua nga Elbasani, mbante firmat e Lef Nosit dhe Grigor Cilkës, përmes së cilës, shprehej gatishmëria për të marrë pjesë në Kuvend, pavarësisht se, sikurse thuhej në letër: Sa do që njoftimit që i bënit Elbasanit nuk i është dhënë ende përgjigja, jemi gati të marrim pjesë në mbledhje. Në këtë rast, mendojmë se Syrja bej Vlora, ishte në pritje të një përgjigjeje posaçërisht nga paria e Elbasanit [përderisa telegrami i tij i drejtohej posaçërisht Aqif Pashës, Shefqet bej Vërlacit dhe Hasan bej Elbasanit (Biçakut)]. Në një situatë të tillë, theksojmë se deri në 9 nëntor të vitit 1912, Elbasani  nuk i kishte dhënë një përgjigje zyrtare ftesës së Syrja bej Vlorës për të dërguar përfaqësues në Vlorë. Gjykuar nga përmbajtja e cituar e përgjigjes së letrës, mendojmë se gatishmëria e Lef Nosit dhe Grigor Cilkës për të marrë pjesë në këtë kongres rezultonte si një nismë individuale. Kjo nuk e përjashton faktin se ata mund të jenë konsultuar edhe me përfaqësuesit e tjerë të parisë së Elbasanit dhe, pse jo, mund të jenë autorizuar edhe prej tyre. Por, përmes burimeve të kohës nuk dëshmohet që Aqif Pashë Elbasani dhe pjesa tjetër e parisë së Elbasanit t’i jenë përgjigjur pozitivisht propozimit të Syrja bej Vlorës. Mendojmë se heshtja e tij në këtë rast kishte të bënte me simpatinë që Aqif Pasha kishte ndaj Ismail Qemalit, kushëriri dhe rivali kryesor i Syrja bej Vlorës. 

Ndërkaq, Ismail Qemali në 9 nëntor 1912, përmes një telegrami dërguar nga zyra telegrafike e hotelit “Grand”, njoftonte bashkinë e Vlorës: Arrij me anijen e parë. E ardhmja e Shqipërisë është e garantuar. Thuajse në të njëjtën kohë, telegrame për organizimin e kuvendit kombëtar vinin nga të dy kushërinjtë dhe, në këtë rast, qëndrimi i parisë së Elbasanit rezultonte më së shumti në mbështetje të Ismail Qemalit. Por, nga ana tjetër, përfaqësues të elitës politike të Elbasanit nuk nguruan të pozicionoheshin në mbështetje të Syrja bej Vlorës, për të marrë pjesë në kuvendin kombëtar, natyrisht nëse do të organizohej prej tij.

Në ditët e para të nëntorit të vitit 1912, situata në Vlorë nuk ishte e favorshme për mbështetësit e Syrja bej Vlorës. Ishte e pamundur, shkruante baronesha Amelie Von Godin, t’i bashkoje vlonjatët për të marrë vendimin shumë të thjeshtë, për caktimin e ditës së mbledhjes dhe mënyrën e drejtimit të saj. Pavarësisht vështirësive të shumta, Eqerem bej Vlora [i biri i Syrja bej Vlorës] kishte arritur të njoftonte një pjesë të delegatëve nga qytete të ndryshme shqiptare. Por, zvarritjet në caktimin e datës së mbledhjes së kuvendit dhe vonesat në hartimin dhe dërgimin e programit të kuvendit, krijuan përçarje edhe në parinë e atyre qyteteve që kishin shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në kuvend, sikurse ishin: Berati, Tepelena, Përmeti, Gjirokastra dhe Delvina. Në nëntor të vitit 1912, së bashku me Eqerem bej Vlorën dhe delegatët e Beratit, në Vlorë gjendeshin edhe delegatë të Elbasanit, porse nuk jepet ndonjë informacion për sa i përket emrave të tyre. Referuar burimeve të kohës, të gatshëm për të vajtur në Vlorë në 9 nëntor 1912 ishin shprehur Lef Nosi dhe Grigor Cilka.   

Në Shqipërinë e Mesme, ku Syrja bej Vlora gëzonte mbështetjen e plotë të vëllezërve Toptanas, deri në 10 nëntor të vitit 1912 kishin arritur të grumbulloheshin edhe përfaqësuesit e Shqipërisë së Veriut, të cilët ishin në pritje të njoftimit të Eqerem bej Vlorës për t’u nisur drejt Vlorës. Por, duke mos pasur mbështetjen e pritur në Vlorë, nisja e tyre u shty për disa ditë. Për më tepër, duhet thënë se, në Vlorë ndikim të madh kishin Ismail Qemali dhe përkrahësit e tij, gjë që përbënte një problem tepër shqetësues për Eqerem bej Vlorën. Kjo, pasqyrohej qartë edhe në letrën që Eqerem bej Vlora i kishte dërguar konsullit austro-hungarez në Vlorë, në 6 nëntor të vitit 1912, ku ai shprehej tepër i shqetësuar për faktin se në Vlorë mund të mbërrinte Ismail Qemali, që, sikurse shkruante konsulli Lejhanec: … mund të kërkojë të marrë në dorën e tij drejtimin e kongresit dhe të ndikojë që vendimet e saj të kenë një drejtim të favorshëm për miqtë e tij politikë të jashtëm. Konsulli austro-hungarez, nuk e konsideronte Ismail Qemalin si njeri të besueshëm të Vjenës zyrtare, duke nënkuptuar edhe mbështetjen që mund të kishte Ismail Qemali nga aktorë të tjerë ndërkombëtarë. Zgjidhjen e situatës së krijuar në Vlorë në nëntor 1912, Eqerem beu e shikonte në praninë e vetë Syrja beut në qytetin e Vlorës. Por vajtja e tij ato ditë në Vlorë ishte shumë e vështirë, sepse rrugët detare apo tokësore ishin të bllokuara nga flota dhe ushtritë ballkanike. 

Rivaliteti ndërmjet dy politikanëve (kushërinj) për organizimin e Kuvendit Kombëtar

Nga kontaktet e konsullit austro-hungarez në Durrës me Syrja bej Vlorën, informohemi për udhëtimin e tij në 12 nëntor 1912 drejt Vjenës, ku tashmë gjendej edhe Ismail Qemali i cili kishte udhëtuar nga Budapesti për t’u takuar atje me diplomatët vjenezë për çështjen shqiptare. Rreth këtij udhëtimi, baronesha Amelie von Godin shkruante: Përse shkonte Ismail Qemali në Vjenë? Ismaili kishte vendosur të luante kartën e diplomacisë. Ai kërkonte përkrahjen morale dhe ndoshta materiale të Vjenës. Aq më tepër i duhej konfirmimi i Austrisë tani që ishte bërë e qartë se një grup rival, ai i Syrja bej Vlorës po përpiqej të mobilizonte bejlerët në Shqipëri për ta arritur një qëllim të ngjashëm. 

Nëse i referohemi fjalëve të baroneshës, udhëtimi i Ismail Qemalit dhe qëllimi i tij për të vajtur në Vjenë [pavarësisht se nuk shihej si figurë politike e besueshme nga diplomatët vjenezë], më së shumti ishte një kundërpërgjigje ndaj lëvizjeve diplomatike që po bënte në Vjenë Syrja bej Vlora, i cili po përpiqej të merrte garanci të plota për organizimin e një Kongresi Kombëtar, për më tepër, kur dihej orientimi dhe prirjet e tij austrofile [duke qenë një nga njerëzit më të besuar të Vjenës zyrtare]. Me rastin e vizitës së Ismail Qemalit, në buletinin ditor të Ministrisë së Jashtme të Austro-Hungarisë, theksohej fakti se ata [diplomatët vjenezë] u treguan tepër të përmbajtur dhe të kujdesshëm në përgjigjet që i dhanë Ismail Qemalit për të ardhmen politike të Shqipërisë, duke u kufizuar më së shumti me deklarata të përgjithshme dhe jo specifike. 

Në intervistën dhënë nga Ismail Qemali gazetës “NEUE FREIE PRESSE” në Vjenë në nëntor 1912, gjejnë shprehje pikëpamjet e tij rreth së ardhmes politike të Shqipërisë për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Si përgjigje ndaj pyetjes së bërë nga gazetari austriak rreth kryeqytetit të Shqipërisë, me interes është përgjigja e Ismail Qemalit, i cili përmend  Elbasanin dhe Vlorën, duke u shprehur përmes fjalëve: Elbasani mund të ishte Uashingtoni, ndërsa Vlora, Nju Jorku ynë. Në telegramin dërguar nga Vjena në 12 nëntor 1912 Ismail Qemali deklaronte se e ardhmja e Shqipërisë ishte garantuar. Përmbajtja e këtij telegrami iu dërgua menjëherë qyteteve shqiptare, duke u kërkuar parisë së tyre dërgimin e menjëhershëm të delegatëve për në Vlorë. Por, në telegramin dërguar shqiptarëve të kolonisë së Bukureshtit në të njëjtën ditë [para se ai të nisej për në Budapest për të takuar kontin Berchtold], Ismail Qemali shprehte besimin se me mbështetjen e Austrisë, Italisë dhe Rumanisë autonomia ishte siguruar. 

Në Budapest, takimin më të rëndësishëm, Ismail Qemali e pati me kontin Berchtold më 13 nëntor 1912, takim ky që u mbajt i fshehtë dhe për të cilin nuk pati asnjë njoftim zyrtar, madje as zyrtarët e lartë austriakë nuk guxonin ta përmendnin. Pavarësisht përpjekjeve të diplomatit vjenez për ta mbajtur të fshehtë, takimi midis tyre u bë i njohur fillimisht nga vetë Ismail Qemali, në kontaktin e parë që ai pati me nënkonsullin Rudnay sapo zbriti në Durrës në 22 nëntor 1912. Konti Berchtold e garantoi Ismail Qemalin për mbështetjen e Vjenës zyrtare, në favor të shpalljes sa më shpejt të pavarësisë së Shqipërisë, duke mënjanuar rrezikun e pushtimit të porteve shqiptare nga serbët dhe daljen e tyre në Adriatik. Mendojmë se e rëndësishme për diplomacinë vjeneze tashmë ishte krijimi i një shteti të pavarur shqiptar, pavarësisht se kush do të arrinte ta krijonte i pari atë, Syrja bej Vlora apo Ismail Qemali. Pjesa më interesante e bisedës ndërmjet Ismail Qemalit dhe Berchtold-it na vjen përmes kujtimeve të At Anton Harapit, përkthyes për austriakët: Berchtoldi i parashtroi Ismail Qemal Beut që të delte sa më parë në Shqipni për të shpallë pamvarësinë. Ismaili iu përgjegj:’Mir se flamurin e kam, por nuk kam shtizën ku ta naltoj dhe flamurin pa shtizë e merr çdo erë që fryn. Atëherë Konti Berchtold iu përgjegj: Për shtizë të këtij flamuri keni bajonetën austriake. Në një kontekst të tillë, duhet parë edhe telegrami që Ismail Qemali dërgonte nga Budapesti në 16-17 nëntor 1912, ku ai njoftonte se së shpejti do të ishte në Durrës duke kërkuar që delegatët të mblidheshin në Durrës ose në Vlorë për kuvendin kombëtar. 

Në nëntor të vitit 1912, rivaliteti politik ndërmjet Ismail Qemalit dhe Syrja bej Vlorës, qëndronte në çështjen se cili prej tyre do të mund të siguronte në momentin e duhur mbështetjen më të madhe brenda vendit, në funksion të përmbushjes së synimit final, thirrjen e një kuvendi kombëtar. Ismail Qemali dhe Syrja bej Vlora po shfrytëzonin të gjitha njohjet dhe reputacionin e tyre për zgjidhjen e çështjes shqiptare, por pa bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Kushërinjtë ishin dy burra të mençur dhe nuk lejonin që rivaliteti t’iu infektonte dëshirën për ta parë racën e tyre të çliruar dhe të begatë. Por, Ismail Qemali dhe Syrja bej Vlora, më shumë se kushërinj ishin rivalë me një histori të vjetër. Në parlamentin e ri xhonturk të vitit 1912, Syrja bej Vlora ishte zgjedhur deputet i sanxhakut të Beratit, në të cilin përfshihej kazaja e Vlorës, pavarësisht se ai nuk jetonte në Vlorë. Ndryshe nga Ismail Qemali, ai i përkiste partisë xhonturke dhe e kishte marrë mandatin me përkrahjen e tyre. Mendojmë se kjo është arsyeja e mbështetjes së pakët dhe kundërshtive që gjeti Syrja beu dhe i biri i tij, në përpjekjet për organizimin e kuvendit kombëtar në Vlorë në nëntor 1912. Përpjekjet e Syrja bej Vlorës, kishin hasur në kundërshtimin e një pjese të parisë së Vlorës. Elmas efendi Kanina dhe Adem bej Risilia e akuzonin atë si të shitur tek austriakët. Madje, sipas Eqerem bej Vlorës, grupi kundërshtar kishte njoftuar edhe autoritetet osmane që, pavarësisht se nuk morën masa kundër Syrja beut, e paralajmëruan atë për pasojat që mund të kishte vijimësia e veprimtarisë së tij në favor të çështjes shqiptare. 

Në këto rrethana, organizimi i kuvendit kombëtar nga Syrja beu në qytetin e Vlorës ishte jo vetëm i vështirë, por edhe i pamundur. Mundësia e vetme mbetej që kuvendi të organizohej në Shqipërinë e Mesme. Sugjerimet e parashtruara në këtë drejtim parashikonin mundësinë e mbledhjes së kuvendit kombëtar në një nga qytetet më kryesore të Shqipërisë së Mesme, sikurse ishin: Tirana, Durrësi, Kruja, Elbasani. 

Si qyteti më i përshtatshëm nga organizatorët e kongresit, fillimisht, u mendua Durrësi, për faktin se atje Syrja bej Vlora dhe përkrahësit e tij gëzonin, gjithashtu, edhe mbështetjen e plotë të nënkonsullit austro-hungarez Rudnay. Por, pavarësisht kësaj, në 12 nëntor 1912 sapo u njoftua nga organizatorët mbledhja e një kongresi kombëtar në Durrës, kundërshtitë nga hoxhallarët dhe pjesa më fanatike e popullsisë së qytetit ishin aq të mëdha, sa që e bënë të pamundur organizimin e tij. Për më tepër, në kërkesën e tyre drejtuar mytesarifit, hoxhallarët e Durrësit kishin kërkuar dëbimin nga qyteti të delegatëve, ndërsa organizimin e një kongresi në Durrës, pjesa fanatike e popullsisë së këtij qyteti e konsideronte si rrezik serioz për rënien e vetë Kalifit. Edhe popullsia ortodokse e qytetit të Durrësit mbajti të njëjtin qëndrim sikurse pjesa fanatike e qytetit. Ishte mëse e kuptueshme se, në këto kushte, Kuvendi Kombëtar nuk mund të mblidhej.

Në një situatë të tillë, pa dyshim që diplomacia vjeneze nuk kishte qëndruar duarkryq. Përpjekjet e konsullit austro-hungarez në Durrës kishin vijuar në fshehtësi. Ai i kishte propozuar delegatëve nënshkrimin e një dokumenti, përmes të cilit të kërkohej “autonomia” nën sovranitetin turk, ose “pavarësia dhe neutraliteti”, në pamundësi të autonomisë. Referuar informacionit të nënkonsullit Rudnay, kërkesa e pavarësisë dhe neutraliteti i parashtruar në këtë dokument, ishte bërë më së shumti për të ruajtur balancat, sepse, në rast të kundërt, nuk do të mund të arrihej një marrëveshje me delegatët e pranishëm në Durrës. Kjo kërkesë duhej t’i drejtohej Madhërisë së tij, Imperatorit dhe Mbretit, – sikurse shkruante nënkonsulli austriak në Durrës, Rudnay, duke shpresuar që në 13 nëntor 1912 ai do ta kishte këtë dokument të firmosur. Sipas tij, ky dokument mund të përdorej në një kohë tjetër, në varësi të rrethanave që do të krijoheshin, por pa i premtuar shqiptarëve detyrime apo angazhime zyrtare nga ana e Vjenës. 

Delegatët shqiptarë që kishin ardhur në Durrës, ishin grumbulluar në kryepeshkopatën katolike që drejtohej nga dom Nikollë Kaçorri (një prift katolik me nënë myslimane), dhe që mbante lidhje të ngushta me konsullatën austriake. Referuar burimeve austro-hungareze, rezulton se takimi është zhvilluar në 12 nëntor të vitit 1912 ku ishin të pranishëm: 

Dom Nikoll Kaçorri 

Mustafa Asim Kruja 

Rexhep Mitrovica 

Fuad Toptani 

Abdi Toptani 

Murad Toptani 

Sali Gjuka nga Peja 

Bedri Pejani

Pas propozimit që nënkonsulli austriak i parashtroi dom Nikollë Kaçorrit dhe Murad bej Toptanit, në takimin që ai pati me ta dhe delegatët e tjerë të pranishëm, u pranua nënshkrimi i deklaratës. Në të, paraqitej kërkesa e përfaqësuesve shqiptarë të mbledhur në Durrës, për autonomi nën sovranitetin turk dhe, në rast se kjo nuk do të ishte e mundur, kërkesa për pavarësi dhe neutralitet. Një kërkesë e tillë i drejtohej posaçërisht:

Madhnisë së Tij,

 Franc Jozefit I, 

Perandorit e Mbretit të Austro – Magjurisë në

 Vienë

Theksojmë se nënshkruesit e kësaj deklarate, ishin përfaqësuesit e mbledhur në Durrës në pritje të organizimit të kuvendit kombëtar nga Syrja bej Vlora dhe Eqerem bej Vlora. Gjithashtu, në këtë kohë në Durrës ka qenë prezent edhe Midhat Frashëri i cili, pavarësisht se ka qenë dakord me deklaratën, nuk e ka vënë nënshkrimin e tij.

Në raportin tepër konfidencial të nënkonsullit Rudnay, drejtuar për këtë problem kontit Berchtold në Vjenë, thuhej: Edhe një herë marr lejen të njoftoj tepër përvujtërisht se unë vendimin për këtë hap e mora për rastin, që, edhe në qoftë se do të dështonte mbledhja e kongresit, ne të posedonim një dokument prej parisë shqiptare, i cili pa na ngarkuar ne me detyrime, mund të përdorej në situatë të veçanta. Referuar informacionit të nënkonsullit Rudnay, mendojmë se nënshkrimi i dokumentit në fjalë ishte një nismë vetjake e tij, duke përjashtuar çdo lloj detyrimi të Vjenës zyrtare ndaj Shqipërisë. Mendimi ynë përforcohet edhe më tepër, duke iu referuar përgjigjes që konti Bertold në Vjenë do t’i kthente brenda së njëjtës ditë nënkonsullit Rudnay, duke e këshilluar atë që në vend të nismave të tilla me personalitetet shqiptare, të arrinte t’i këshillonte ata që, përmes shtypit, t’i drejtoheshin opinionit publik evropian, për të treguar vendosmërinë dhe vullnetin kombëtar për ruajtjen e integritetit territorial kombëtar. 

Për sa i përket çështjeve që u diskutuan në këtë takim, një informacion më të plotë e gjejmë në kujtimet e Mustafa Asim Krujës (Mustafa Merlika), ku informohemi rreth disa propozimeve nga të pranishmit, ndër të cilat ishte edhe kërkesa drejtuar perandorit austro-hungarez, që Shqipëria të bëhej një shtet federativ si Zvicra apo Amerika. Në kujtimet e tij, Mustafa Kruja e konsideronte si interesant propozimin e Salih Gjukës, i cili, duke dhënë argumente politike dhe historike, kërkonte që Shqipëria e ardhshme të vihej nën protektoratin e Austro-Hungarisë. Kjo kërkesë e një myslimani, kujtonte Mustafa Kruja, çuditërisht u kundërshtua nga prifti katolik dom Nikollë Kaçorri, që kishte një simpati të madhe për Austro-Hungarinë dhe gëzonte, gjithashtu, përkrahjen e konsujve austro-hungarezë. Përmes parashtrimit të argumentit se, në koniunkturat e reja të krijuara, Perandoria Otomane ose i “Sëmuri i Bosforit” nuk e kishte jetën të gjatë, zgjidhja më e mirë, sipas Dom Nikollë Kaçorrit, do të ishte autonomia nën Perandorinë Otomane, me rënien e së cilës do të ishte më e lehtë të arrihej pavarësia. 

Parashtrimi në këtë mbledhje i disa alternativave rreth perspektivës historike të shtetit shqiptar [në rrethanat e reja të krijuara në nëntor të vitit 1912] dhe, për më tepër, që një mysliman kërkonte shkëputjen nga Perandoria Otomane dhe një katolik kërkonte të qëndronte akoma nën sulltanin, janë tregues i faktit se këta përfaqësues në mbledhjen e organizuar në kryepeshkopatën katolike në Durrës, në propozimet e tyre, më së shumti, gjykonin si politikanë vizionarë, duke parashtruar alternativën më të mirë të mundshme për të ardhmen e Shqipërisë, sikurse shprehej dhe Mustafa Kruja: …te patrijoti intelektual shqiptar ndienja e ideja e kombsisë qëndronte përmbi ato të fesë. Por, kongresi kombëtar nuk arriti të mblidhej në Durrës, ndaj delegatët do të drejtoheshin drejt Tiranës për të parë mundësinë e organizimit atje të kongresit. Precipitimi i shpejtë i situatës në nëntor 1912, dëshmohej në njoftimet telegrafike përmes të cilave raportohej sistematikisht për rrezikun e përparimit të shpejtë të ushtrisë serbe drejt Tiranës dhe Durrësit. 

Elbasani në pritje të organizimit të Kuvendit Kombëtar më 14 nëntor 1912

Në kujtimet e tij, Midhat Frashëri do të shkruante: Atëhere, duke u-lenë me nj’anë Tirana dhe Durrësi, vështrimet u këthyenë drejt Elbasant. Duke përmendur traditat patriotike të këtij qyteti dhe faktin se edhe më parë në Elbasan ishin organizuar kuvende kombëtare, ai theksonte se në Elbasan ishte më e lehtë që të mblidheshin delegatët, duke pasur, gjithashtu, edhe mbështetjen e parisë vendase. Ndaj, në pamundësi të mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të planifikuar për në Durrës apo Tiranë, Elbasani konsiderohej si qyteti më i përshtatshëm për organizimin e tij. Midhat Frashëri ishte i mendimit që kuvendi mund të mbahej në Elbasan, në kërthizën e Shqipërisë, ashtu siç e kishin pleqëruar edhe me imzot Preng Doçin, duke u nisur edhe vetë nga Durrësi drejt Elbasanit. Në nëntor të vitit 1912 ai u nis për në Elbasan, duke u vendosur në shtëpinë e Aqif Pashë Biçakut. Në Elbasan, ku ai gjen edhe Mahmut pashë Jellën, të cilin e kishte takuar në Shkup dhe në Pejë, informohet edhe për tejshkrimet që kishin ardhur nga Mehmet pashë Dërralla, Zenel Peja, Riza Jakova, Isa Boletini, Bajram Curri etj., të cilëve u kishte telegrafuar për të ardhur në Elbasan për mbledhjen që do të bëhej. 

Nën/konsulli austriak në Durrës raportonte se në 14 nëntor të vitit 1912, Elbasani ishte njoftuar për të bërë përgatitjet e duhura për organizimin e Kuvendit Kombëtar në funksion të përmbushjes së këtij qëllimi madhor, duke i raportuar eprorëve të tij: Ftesa në këtë drejtim janë bërë. Midhat Frashëri pohonte se Elbasani jo vetëm që kishte marrë njoftimin, por, gjithashtu, kishte nisur kontaktet me qytetet e tjera, duke u shprehur: Tek Elbasani zgjidhte përfaqësonjësit e tij dhe këmbente mëndimetë me qendrat e tjera, na se ku po faqetë një çështje e re …. 

Njoftimet për përparimin e shpejtë të ushtrisë serbe dhe mbërritjen e saj në Ohër dhe Strugë, përbënin një rrezik që shumë shpejt mund t’i kanosej edhe Elbasanit, sikurse shprehej Midhat Frashëri: Serbët janë tue zbriturë në Ohër dhe në Strugë, telegrafi është në rrezik të pritet. Në këtë kuadër, jemi të prirur të mendojmë se faktorët që e privuan Elbasanin nga kjo ngjarje me dimensione mbarëkombëtare, midis të tjerave, lidhen edhe me mungesën në këtë qytet të konsullatave të huaja dhe të lidhjeve telegrafike të Elbasanit me botën e jashtme. Kur bëjmë një pohim të tillë, i referohemi, gjithashtu, edhe pohimit të Midhat Frashërit në atë kohë: Në rast të sulmit të qytetit të Elbasanit nga ushtria serbe, qyteti i zgjedhur si vendi i mbledhjes jo vetëm që ishte i hapur [i ekspozuar] ndaj pushtimit, por edhe pa mjet komunikimi me botën e jashtme, që e bënte tashmë të pamundur mbajtjen e kongresit në Elbasan. Mendojmë që këto përbënin edhe arsyet më kryesore, pse plani për të organizuar kuvendin kombëtar në Elbasan mbeti një projekt i pa realizuar. 

Në një kontekst të tillë historik, përfaqësuesit më në zë të elitës politike të Elbasanit, jo më larg se dy javë para hapjes së Kuvendit Kombëtar në Vlorë nga Ismail Qemali, kishin qenë në rolin e organizatorëve të kuvendit kombëtar në Elbasan me iniciativën e Syrja bej Vlorës. Mendojmë se ata hezituan ta ngrinin flamurin në Elbasan deri në 28 nëntor të vitit 1912, për të vetmen arsye, që lidhej pikërisht me përmbushjen e ambicies më të madhe të tyre, synimit për ta organizuar kuvendin kombëtar në Elbasan dhe për ta shpallur më pas Elbasanin kryeqytet të Shqipërisë së pavarur. Me nisjen e udhëtimit të Ismail Qemalit nga Durrësi për në Vlorë, mendojmë se patriotët elbasanas, qëndronin në gatishmëri, në rast të ndonjë të papriture që mund t’i ndodhte rrugës [duke ditur se ishte dhënë edhe urdhri për arrestimin e tij] dhe që mund të pengonte seriozisht mbledhjen e kuvendit kombëtar, pse jo, në pritje për ta organizuar kuvendin kombëtar në Elbasan. Në pasditen e 28 nëntorit, pasi morën sigurinë nga Lef Nosi që gjendej në Vlorë, përmes fjalëve Kuvendi ndashti do të hapet, Elbasani jep përgjigjen: Ndashti po e ngremë [flamurin]. 

Në pasditen e 28 nëntorit 1912, kur në Vlorë po hapej Kuvendi Kombëtar, Elbasani njoftonte telegrafisht përfaqësuesit e tij në Vlorë se në Elbasan po ngrihej flamuri. Patriotët elbasanas hezituan ta ngrinin flamurin deri në 28 nëntor 1912 dhe një qëndrim i tillë,  mendojmë se shpjegohet me faktin se, patriotët elbasanas dhe jo vetëm, në kuadrin e ambicieve politike që kishin, shpresonin dhe besonin se Elbasani e meritonte të ishte kryeqyteti i ardhshëm i Shqipërisë së pavarur. Ishte mëse e qartë për ta se qyteti ku do të organizohej Kuvendi Kombëtar, ai qytet do të konsiderohej si qyteti më i rëndësishëm i Shqipërisë së pavarur dhe kryeqyteti i ardhshëm i saj. Elbasani i përmbushte të gjitha kushtet dhe kishte kapacitetet për mbledhjen e kuvendit kombëtar dhe, pse jo, për t’u shpallur kryeqendër e Shqipërisë së Pavarur. 

faksimile 1

Filed Under: Histori Tagged With: PROF.AS.DR. MAJLINDA PEZA PERRIU

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 114
  • 115
  • 116
  • 117
  • 118
  • …
  • 702
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DASHURIA NDAJ ATDHEUT – THEMEL I NDËRTIMIT DHE ZHVILLIMIT TË SHTETIT
  • THE SPHERE (1929) / HISTORIANI GJERMAN, FRANZ BABINGER : “VIZITA IME TEK DERVISHËT E KRUJËS, NJË KOMUNITET I JASHTËZAKONSHËM…”
  • Njoftim publik nga Shoqata Malësia e Madhe – NY
  • “Gjergj Kastrioti Scholarship Fund”
  • Gazeta “Shqiptari i Italisë”
  • KONSULLATA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË SHTUTTGART SHËNOI DITËN E PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE PËRURIMIN E HAPËSIRAVE TË REJA TË KONSULLATËS
  • “SKËNDERBEU SHQIPJA QË NDALOI PERANDORINË OTOMANE” E AUTORËVE ITALIANË: ALDO DIOMEDES DHE CLAUDIO DI GIÁ
  • KANDIDAT PËR KËSHILLIN BASHKIAK NË LEWISVILLE, TEXAS, ADRIAN DOKO: “SHQIPTARËT JANË SHEMBULL I INTEGRITETIT, FAMILJES DHE UDHËHEQJES”
  • Ekzistenca e kombit shqiptar varet nga ekzistenca e kombit amerikan
  • Flamuri Shqiptar: Nga Emblemë Perandorake në Identitet Kombëtar
  • ATHANAS GEGAJ VEPRIMTAR DHE STUDIUES SHQIPTAR NË AMERIKË  I SHQUAR PËR ROLIN E TIJ NË ÇËSHTJEN KOMBËTARE 
  • DR. ATHANAS GEGAJ, EDITORI I DIELLIT DHE SEKRETARI I VATRËS U PËRKUJTUA NË NEW YORK
  • Ismail Qemali në gazetën franceze “Le Bloc”
  • Grupi artistik shqiptar “Albanian Eagles Dance” përformoi në “ArtFest Fort Myers” në Florida
  • INSTITUCIONALIZIMI I BARAZISË SË SHQIPTARËVE – NGA MARRËVESHJA POLITIKE TE GARANCIA JURIDIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT