• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MONUMENTET E KULTURËS TË KULTIT KATOLIK NË QARKUN E SHKODRËS DHE LEZHËS DHE RREZIQET E SOTME

March 3, 2022 by s p

Dr. Dom Nikë Ukgjini

Instituti Filozofik e Teologjik, Shkodër

Objektet e kultit i kanë fillesat e jetës në periudhën antike, kur themelohen si te tilla për nevojat e bashkimit të besimtarëve në një vend të caktuar për tu lutur Zotit. Jeta dhe pamja e tyre me themelet e lashta ka vazhduar të ndjeke kurbën e ngjarjeve historike gjatë gjithë periudhave pasuese të zotërimit romak, antikitetit të vonë dhe mesjetës. Këtë traditë e kanë konfirmuar si burimet historike ashtu edhe të dhënat arkeologjike, për Shkodrën, Lezhën e shumë qytete të tjera në Arbëri.

Me mbylljen e kishave dhe ndalimit të fesë në Shqipëri në vitin 1967, objektet më rendësi historike pësuan si në kohën e perandorisë së osmane, një goditje të rendë shkatërrimi.  Shteti ateist, pos që shumë prej objekteve më vlerë rrënoj, me një të rënë të lapsit, diktatura dhunoi e përdhosi brenda një viti shumë gjurmë të trashëgimisë fetare e kulturore në vend, duke mos i vendosur as në listën e Monumenteve të Kulturës. 

Sidoqoftë, në listën që patën fatin t’i shpëtojnë rrënimit në vitin 1967, në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës, duke i shpallur ato në vitin 1973 e 1984, Monumente Kulture, janë një varg objektesh të kultit të mbetura.

Pas hyrjes së demokracisë në vitin 1991, dhe organizmit të Kishës katolike në vitin 1993, dioqeza e Shkodrës dhe e Lezhës, si dhe të gjitha dioqezat të tjera në Shqipëri, objektet e kultit të cilat ishin në gjendje rrënimi, një pjesë prej tyre i meremetuan dhe i rindërtuan. Por, pjesa tjetër mbeten si detyrë e në mëshirën e fatit të Ministrisë se Kulturës. 

Gjatë kësaj kohe të demokracisë, kur pritej një ndërhyrje radikale në përmasimin e gjendjes në objektet kulturore e sidomos atyre të kultit, realiteti tregon të kundërtën. Gjendja e tyre dita e ditës vetëm sa është përkeqësuar. 

Qarku i Shkodrës

Monumentet e Kulturës, ato të kultit katolik në Qarkun e Shkodrës, sipas inspektim në terren, është jashtëzakonisht e rendë dhe e pa pranueshme, për shkak të mos ndërhyrjes në meremetimin e tyre  më vite më radhe. Edhe në ndonjë objekt që është ndërhyrë në mënyrë të pjesshme, ajo ka qenë me cilësi shumë të dobët, dhe vetëm sa për ta arsyetuar fondin e marrë nga shtetit. 

Ecim sipas një kronologjie të monumenteve të shek. XII-XIII.

Kisha Katedrale e Shën Shtjefnit, në kalanë e Shkodrës me një vlere të  jashtëzakonshme historike e cila i ka muret ngritura dhe harqet, ndërhyrja e parë dhe e fundit ka qenë në vitin 1988, pra në kohen e monizmit. Por sot ajo ka nevojë për meremetimin e mureve. Në rrënojat kishave Trikonkëshe, në Kalanë e Drishtit, nuk mbahet mend që ka pasur ndonjë ndërhyrje restaurimit të tyre, pos që, kohë pas kohë në ato ambiente ka pasur gjurmime të ndryshme arkeologjike për efekt studimi. Po të nijetin fat të keq e kanë rrënojat e kishës së Shën Nikollës në Shat (Mazrek), ku ende mbeten gjallë, absida dy katesh e një Kishe dhe Kambanorja e përgjysmuar. Kishat në Shurdhah (Sardë), ku disa prej tyre akoma i kanë një pjesë të mureve deri në 4 metra lartësi, nuk kanë pasur trajtime restauruese, për pos në disa rrënoja më pak vlerë nga një fond Evropian në vitin 2014. Për shkak të mos kujdesit të dukshëm nga shtetit, po këtu  në Shurdhah (Sardë), famullitari i zonës në vitin 2002, i ka ngritur muret e Kishës se Zojës së Bekuar, duke e mbuluar me çati e tjegulla vendi. Ndërhyrje në meremetimin e rrënojave apo gjysmë mureve ekzistues të monumenteve,  gjatë këtyre 30 viteve, nuk ka pasur as në rrënojat e kishave në kalanë e Nenëshatit, Vau i Dejës; rrënojat e kishave në Balezit, Reç, Malesia e Madhe; rrënojat e kishave në kalanë e Dalmacës në Koman, pos disa gërmimeve arkeologjike për efekt studimi; muret e kishave në Kabash, Fushë Arrëze; Kisha e Shën Mërisë, Vau të Dejës dhe rrënojat e Kishës së Shën Mëhillit, në kalanë e Sapës, Vau i Dejës.

 Në mungesën e kujdesit nga shteti, famullitari i zonës së Gruemirë, Vrakë, është kujdesur për  rrënojat e abacisë dhe Kishës së Shën Gjinit e shek. XII, në Rushkull, Grue e Mirë, Malesia e Madhe. Po aty famullitari e ka rikontruktuar dhe meremetua, kambanorin  e madhe deri në 7 metra lartësi në vitin 2012. Në rrënojat e kishës së Shën Markut në kalanë e Vau të Dejës, nga famullitari i zonës janë ngritur muret e kësaj Kishe dhe është vendosur çatia me tjegulla vendi, në vitin 2004.

 Rrënojat e kishës së Shën Shirqit e Bakut në Dajç të lumit Buna, apo abacia benediktine e shek. VI,  nga mos kujdesi i shtetit rrezikon të zhduket përgjithmonë. Studiuesit tanë në sensin e ngritjes se alarmit shprehen “Bizhuja e humbur e Shirgjit. Kjo kishë e stilit romano – gotike e rindërtuar në shek..XIII, e cila  strukturën e plotë të saj e kishte  deri në vitin 1900, sot e mbetur me një mur ballor, në pritje të një mëshire nga qielli, për mirëmbajtjen e tij. Meqenëse ky mur vazhdimisht është i rrezikuar edhe nga ujërat e lumit Buna, Ministria e Kulturës në viti 2013 ka ngritur disa agjenatura mbrojtëse ndaj gërryerjes së tokës nga ujërat dimëror dhe përmbytjet të vazhdueshme. Për shkak të dobësimit të themeleve nga ujërat e vazhdueshëm aty pran, muri ekzistues e ka fituar një plasje për në mes dhe dita ditës rrezikon të bie. Prandaj kërkohet një punë ma e specializuar dhe ma voluminoze, për jetëgjatësinë e tij. Në këtë objekt, një meremetim i thjesht dhe jo profesional është krye në vitin 2016, nga Ministria e Kulturës, por ajo nuk mjafton për ta mbajtur në jetë atë mur më një histori qindra vjeçar.

Kompleksin, Kishë e qelë, në Kukël, Bushat, ku poeti Mjeda ka jetuar për 30 vite me radhë, është ringritur dhe restaurua me fonde private nga famullitari i zonës Dom Nikë Ukgjini, gjatë vitit 2012-2014. Për shkak të vlera historike dhe arkitekturore që ia ka, Ministria e Kulturës në vinin 2012 sa  për ta pasur si evidentim e ka shpallur Monument Kulture. Po kështu sa për evidentim, qenë shpallur edhe rrënojat dhe muret e Kishës katedrale të Sapës në Nenshatë, në vitin 2016 ku ende spikat më madhështi pjesa ballore e Kishës.

Qarku i Lezhës

Po kështu gjendja e alarmuese është edhe në qarkun e Lezhës.

Në qarkun e Lezhës u bënë disa ndërhyrje, rindërtuese dhe restauruese nga ana e Ministrisë se Kulturës, në katedralen e Shën Nikollit dhe njëkohësisht vendvarrimi i Gjergj Kastriotit,  ku ajo e fundit ndodhi në vitin 2018. Por për rendësin e madhe që  ka i gjithë kompleksi historik, është bërë minimumi i mundshëm për rivitalizimin e tij. Po kështu edhe në kalanë e Lezhës dhe rrënojat e Kishës

së hershme antike, vërehet mungesa e kujdesit njerëzorë. 

Nëse i radhisim sipas rendit kronologjike objekte të tjera, duhet të nënvizojë problematikat e shumta të Kishës së mesjetare, Kisha e Balldrenit e shek..XIII e stilit gotik. Kisha e Balldrenit më vlera kaq të mëdha historike e artistike, si për çudi, në lidhje më afresket, në pjesën e absidës dhe gjurmë të tjera në tërë hapësirën e mureve, për vite të tëra kishte mbetur jashtë vëmendjes të diplomatëve studiues, austro-hungarezë, franceze, italian  e tjerë si: Hahn, Ippen, De Grand,  Jeriçek, Shufllaj, apo jezuitit skrupull, Zef Valentinit. Madje, edhe  studiuesit tanë që kontribuuan për shpalljen Monument Kulture të Kategorisë së parë për vlera arkitekturore, në vitin 1981, nuk e hamendësonin së brenda saj fshihej një pasuri e madhe qindra vjeçare me vlera jo vetëm shqiptare, por dhe ballkanike. U desh të vijë viti 2002, kur në një aksion të hartuar nga Ministria e Kulturës për shpëtimin e pjesës arkitekturore, u zbulua rastësish brenda suvatimit kjo pasuri e rrallë artistike e ideuar nga mendja arbërore. Një projekt tjetër i hartuar nga Ministra e Kulturës në vitin 2005 edhe pse ishte shumë ambicioze për rehabilitimin e plotë të këtij objekti, ai kishte mbetur i fjetur në sitarët e kësaj Ministrie. Nisur nga gjendja e mjerueshme e këtij objekti, situatën në dorë e mori, Dom Nikë Ukgjini dhe sipërmarrësi Gjergj Lejqeza, dhe me ndihmën e kontributeve të tjerë privatë, u arrite që objekti  të restaurohet dhe rikonstruktohet i plotë në vitin 2019, duke vendosur çatinë e re, dyer, dritare dhe zbulimin gjurmëve të afreske në muret e brendshme. Mbetet nevoja e restaurimit dhe konservimit të afreskeve murale në pjesën e absidës. 

Po e njëjta gjendje kishte ndodhur dhe më Kishën e Shën Barbarës (Shën Barbullës) e shek.. XIII, në fshatin Pllanë. Afresket e saj impresionuese, brenda e jashtë, në pjesën e hyrjes, po shpërlahen gradualisht si rezultat i mungesës së ndërhyrjeve dhe sidomos lagështirës së shkaktuar nga amortizimi i çatisë për gjatë 18 viteve me radhë. Ndërhyrjet e fundit në këtë objekt u bënë nga Ministria e Kulturës në vitin 2001-2002, duke vendosur një çati provizore mbi atë vjetrën, dhe sistemimi i dyshemesë. Më pas ajo që braktisur plotësisht nga Ministria e Kulturës, duke e lenë pa dyer e dritare e më çati të shkatërruar.  Në këtë rast u pa i nevoja e domosdoshme e një ndërhyrje të shpejt në baza vullnetare gjë që u bë nga Dom Nikë Ukgjini e sipërmarrësi Gjergj Leqejza si dhe disa sipërmarrës të tjerë,  dhe në fund të vitit 2020, u arrite të behët rikonstruktimi i plotë i objektit: çati të re, dyer e dritare, duk përshirë këtu sistemimin e ambientit për rreth dhe përkujtimoren për shkollën shqipe. Mbete nevoja e konsolidimit dhe konservimit të afreskeve murale të cilat akoma e ruajnë shkëlqimin e tyre. 

 Kisha e Shën Aleksandrit (Sh’Lledrit) në kodrën e Bokionit, e cila ndodhet midis fshatrave Spiten dhe Pruell, ka qenë kthyer në gërmadhë nga mos kujdesi i Ministrisë ë Kulturës, por në vitet 2010-2011 këtu kanë ndërhyrë vetë banorët së bashku me priftin famullitar, duke ringritur në këmbë muret e rrafshuara në përjashtim të 50% të absidës,  duke vendosur çatinë e re, dyer, dritare dhe sistemim i ambientit për rreth objektit.  

Në lidhje me Kishën mesjetare të Shën Shtjefnit në fshatin Blinisht, e shek. XIII, më tavan harkor më material guri, këtu është ndërhyrë pjesërisht nga ana Ministrisë së Kulturës sa për t’ia mbushur mendjen ndokujt së po punohet dhe për t’i arsyetuar shpenzimet e bëra. Aktualisht vetëm 60% e strukturave murale janë në këmbë, prandaj është shumë e nevojshme edhe një ndërhyrje konservuese, konsolidues, restauruese e ngritja e një çatie provizore, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë hyrjes së Kishës, absidës dhe asaj çfarë ka mbetur nga muri verior.

Kisha e Shën Nikollit në fshatin Zejmen e shek XIII, e ka humbur plotësisht madhështinë e saj të dikurshme. Pasi ka mbetur pa çati, reshjet atmosferike kanë shkaktuar dëmtimin, zhbërjen dhe fshirjen e plotë të afreskeve dhe rënien e suvasë, duke ekspozuar kështu të gjithë muraturën e brendshme. Gjatë udhëtimit të tij në vitin 1907, Theodor Ippen (diplomat dhe albanolog) ka konstatuar në faqen e majtë të murit të kësaj kishe, gjurmë të qarta afreskesh ku paraqitej Shën Maria e ulur në fron që mbante në prehër Jezu-Krishtin. Nga mos kujdesi i Ministrisë se Kulturës, u bë gërmadhë në muajin janar të këtij viti, duke iu shembure në dy muret anësore, ku muri perëndimorë mbartë në vete gjurme të afreskeve mesjetare.

 Kisha dhe Manastiri i Rubikut i shek. XII, falë mirëmbajtjes së etërve françeskan të cilët edhe sot kujdesen për te, në vitin 1998 ka qenë rekonstruktuar nga françeskanet më mjaftë sukses. Ajo tani ka nevojë për konsolidimin e gjurmëve të afreskeve që gjenden në pjesën e absidës të cilat kanë qenë skajshëm të dëmtuar nga acidet luftarake të depozituar në afërsi të objektit në kohën e komunizmit. 

Një ndërhyrje konsolidimi dhe sistemimi iu bë në vitin 2021, me fonde Evropiane.

Në vazhdën e atyre që po zhduken e rrënohen, janë dhe rrënojat të kohës antike, të Kishës së Shën Marisë në Shenmri, Mamuras, Kurbinë, ku në disa pjesë të mureve ekzistuese e gjysmë të shkatërruara,  akoma janë të dukshme gjurmët të afreskeve mesjetare të cilat nuk do i kemi me.

Në fshatin Gallat, Kurbin, kemi rrënojat e Kishës së Shën Premtës dhe Selisë ipeshkvore të Arbenisë, të cilat janë të pa konsoliduar. Ne shenje dashuria ndaj historisë së objekti, vetë banorët së bashku me priftin e zonës vitin 2013, kanë ndërhyrë duke ringritur në këmbë muret gjysmë të rrafshuara e mbi to kanë rindërtua kishën e re me çatinë e re, dyer, dritare. Nisur nga ky fakt Ministria e Kulturës, këto rrënoja ia ka shpallur Monomet Kulture në vitin 2016. 

Një ansambël ndërtimor e shek.. XIX, shpallur Monumente Kulture në vitin 2015, është dhe Selia e  vjetër e Durrësit në Delbenishtë, Kurbinë, e cila në vitin 2005, që  meremetuar nga famullitari i zonës, për sot është në rrenim e sipër për arsye të dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019. 

Kisha e Zojës së Papërlyer dhe Kolegji Françeskan i Troshanit, ndërtime të shek.. XIX, janë një ansambël ndërtimor madhështor i shpallur si Monument Kulture në vitin 2016, dhe gjendja fizike është e mirë nga rekonstruktimi i bërë në vitin 1995, nga famullitari i zonës. 

Përmbyllje

Në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës, vërehet dhe mungesa e evidentimit të shumë objekteve të kultit me vlera konsiderueshme historike, kulturore e fetare. Në mungese të dorës së shtetit, shumë objekte të kultit Monument Kulturës kanë rënë pre e gërmimeve pirate gjatë vitit 2007 dhe këto raste janë bërë publike në Media nga vetë banorët e revoltuar. Gjithashtu nga heshtje e braktisje e monumenteve, banoret në shumë zona, kanë dëmtuar sitet arkeologjike duke ngjitur varre pranë themeleve e objekteve të caktuar. Nga Ministria e Kulturës, jo vetëm në këto raste, por në gjithçka që ka lidhje me Trashëgiminë Kulturore në përgjithësi dhe për Monumentet e Kulturës në veçanti, presim që ky institucion kaq i rëndësishëm të kryejë funksionin për të cilin është krijuar, pra mbrojtjen, përkujdesjen dhe promovimin e çdo aseti të Trashëgimisë tonë Kulturore Kombëtare. Monumentet e Kulturës përfaqësojnë vertebrat e shtyllës kurrizore të identitetit tonë kombëtar dhe çdo objekt i rrënuar nga mungesa e vëmendjes, harresa, pakujdesia apo nga abuzimet e ndryshme, është krim dhe fatkeqësi kombëtare.

AKADEMIA “RRENJET TONA”, KUVENDI I IV MBARËKOMBTAR

 Tirane, 2-4 mars 2022 

Filed Under: Histori

KUVENDI  I  LEZHES, “INSTITUCIONI” KU BESA E BURRAVE, BASHKOI  SHQIPTARËT NË  FE DHE ATDHE, NDERTOI THEMELET E NJË  SHTETI UNIK  SHQIPTAR…

March 2, 2022 by s p

NGA  NDUE  BACAJ

https://i1.wp.com/balkansnews.net/wp-content/uploads/2019/03/53264627_830950133908194_5181853801828581376_n.png?resize=628%2C369

Pikturë që i kushtohet Kuvendit të Lezhës

578 Vite më parë, me 2 mars të vitit 1444 zhvillohet  Kuvendi i Lezhes. Në këtë kuvend të parët tanë , Arbërit, lidhën Besen, besen e Zotit e burrave (shqiptar) në mes njeri – tjetrit , dhe ketë besë ja “dorzuan” prijesit legjendar Gjergj Kastriotit –Skenderbe..  Kuvendi nuk ishte “thjeshtë” një bashkim burrash , për të lidhur besen e për të luftuar së bashku kunder armikut turko-osman , i cili u kishte pushtuar trojet, burgos lirinë, dhunua besimin dhe u rrezikonte ekzistencën.  Në këtë kuvend  për herë të parë Gjergj Kastrioti Skendërbe kishte arritur të bëjë bashkimin në  një kuvend të gjithë prijësat , princët dhe principatat shqiptare, bashkimi dhe Beslidhja e këtij Kuvendi bëri të mundur themelimin e një shteti unik e etnik Arbënor-Shqiptar. Vlen të kujtohet se  mbas  humbjes së koalicionit ndërballkanik në betejen e Fush-Kosoves në vitin 1389, (kundër invazioneve turko-osmane), vetëm nga trojet Arbnore  kishin dhënë jetën rreth 4000 luftetar trima me në krye  prijesin Teodor  Muzaka. Mbas këtij viti fatëzi trojet shqiptare “dalngadal” ishin pushtuar e coptuar nga ushtritë turke. Gjatë pushtimit turqit kishin vrarë  e prerë prijësit e njohur shqiptarë , kishin grabitur, shpronsuar e tjetersuar prona e pasuri , si dhe  kishin marrë pengje njerëzore të familjeve e fiseve themel të Arberisë. Njëra nga familjet më të goditura ashpërsisht nga pushtuesi turk , kishte qenë edhe familja e Gjon Kastriotit , të cilit perveç të zezave të tjera  i kishin marrë peng edhe djalin e vogël Gjergjin.. Vitet kaluan dhe atëhere kur perandoria aziatike  turke-osmane kishte shpresuar më shumë se kurrë, se Arberisë ja kishte mbytur shpirtin Arbënor-kristian , dhe pinjollin e familjes së lavdishme të Kastrioteve -Gjergjin e kishte “transformuar” (“me alkimin e saj” të shkollimit , titujve e gradave ushtarake) në një shpatë të “çelnikt” të Islamit , kishte ardhur ora e së vertetes. Siç dihet kjo orë kishte “trokitur me 3 nentor 1443 në betejen e Nishit (të Kosoves), kur Gjergj Kastriotin e kishte thirrur gjaku i të pareve… Me 28 nentor (1443) në Krujen e bekuar kishte valëvitur të lirë , e drejt qiellit flamurin Arbënor , atë flamur që kemi edhe sot. Gëzimi dhe sukseset e Shqiptareve nuk kishin të treguar , por edhe tërbimi i Sulltan Muratit nuk njihte kufi… Ndaj për të perballuar këto kohë të veshtira  prijesi legjendare i Arberisë Gjergj Kastrioti  e kishte kuptuar se Arbërit do ti ndihmonte , perveç fuqisë tyre, Zotit edhe bashkimi… Ndaj u bëri thirrje të gjithë princërve e prijësve që me daten 2 mars 1444 , të mblidheshin në një kuvend bese e bashkimi, ku si vend ishte zgjedhur Lezha (ndonse nën pretektoratin e Venedikut që “dridhej”..), ndersa si “seli” kuvendi do të kishte  Katedralen e Shenkollit.. Sipas shkrimeve të asaje kohe e më vonë , në Kuvendin e Lezhës kishin marrë pjesë perfaqesues të të gjitha principatave dhe krahinave shqiptare , ku më të shquarit ishin:  Gjergj Kastrioti  , Gjergj Araniti  , Andrea Topia me dy djemt e tij , Kominin dhe Muzakën dhe nipin e tij Tanushin , Gjergj Stres Balsha (nipi i Skenderbeut nga motra Jella) , Nikoll Dukagjini , Pal Dukagjini , Gjin  Muzaka , Teodor Muzaka (i riu) dhe disa pjestarë të kësaj familje , Lekë  Zaharia , Pjeter  Spani  , Lekë Dushmani  etjerë , por edhe perfaqesues të Venedikut , dhe  Stefan (Gojçini) Cernojeviç  (me dy djemt e tij Gjergjin e Gjonin), që perfaqesonte “berthamen” e Malit Zi (të mëvonshem). Kuvendi i  Lezhes mori disa vendime historike , si : Formimin e “Lidhjes  Shqiptare “ (ndonjë historian e quan lidhja e popujve shqiptarë ), ku per ta ruajtur këtë lidhje burrat e kuvendit dhanë BESEN ,ndaj kjo lidhje njihet edhe si BESLIDHJA e Lezhes. Në kuvendin e Lezhes u krijua një aleancë e madhe politike e ushtarake , në krye  të ciles u zgjodh Gjergj Kastrioti , që “emrohet”edhe  komandanti  suprem i  ushtrisë mbrojtese të Arberisë. Në kuvend u krijua arka e finances , ku secili kontribuonte sipas nje kuote të miratuar.. Gjithashtu ishte urdhëruar rikthimi i të gjithë arbërve (që kishin “perqafuar” besimin islam të pushtuesit..) në besimin kristian… Per të gjitha vendimet e Kuvendit të Lezhes që u miratuan , kuvendarët u betuan me dorë në Ungjill.. Kisha kartedrale e Shenkollit ishte dëshmitrarja dhe “garantja” para Zotit per respektimin e kësaj  beslidhje , që me  programin e bashkimit dhe veprimit të të gjitha principatave shqiptare, kuvendi i  2 marsit 1444 krijojë per herë parë të berthamen e një shteti të bashkuar Arbër-Shqiptar.. Në këtë shtet që do të “konsolidohej” nën udheheqjen e të madhit Skenderbe bënte pjesë (në mesin e shek.XV) edhe Dardania (Kosova)… Kuvendi i Lezhes dhe programi i saj kishin një jehonë të madhe kombetare dhe nderkombetare. Mbas  kësaj beslidhje  u shenuan edhe fitoret e para të rendësishme të betejave luftarake kundër ushtrive osmane… Nga këto suksese  lavdiplotë mendova të kujtoj ndër të parat  beteja, (fill pas Beslidhjes së Lezhës) të fituar nga ushtria trime arbënore e udhëhequr  nga Gjergj Kastrioti, në fushen e Torviollit (Dibër) me 29 qershor 1444. Gjergj Kastrioti  me ushtrinë e tij do ta shpartallonte   plotësisht  ushtrinë  turke-osmane  të  përbërë nga 25.000 ushtarë e oficerë të udhehequr nga Ali Pasha, një ndër komandantet më të shquar osaman… Ali Pasha kishte lënë në fushen e betejes  më shumë se gjysmen e ushtrisë së tij… Cilësoj  se si Gjrgj Kastrioti -Skenderbeu dhe Ali Pasha ishin të “vlersuar”si ndër komandantë më të zotët të perandorisë , ndaj  Marin Barleti, shkruan se u ndeshen luanët me luanë…Theksojmë se në ushtrinë “Skenderbegëjane” shquhen mjaft luftetarë trima nga “Malesia” , ku dallojnë edhe emrat dy kapidanëve “malësor” Nikollë Berisha dhe  Gjergj Kuka… Fitoret e ushtrisë së Arberisë të bashkuar nuk rreshten per më shumë se një çerek shekulli , ndaj fama e lavdia e komandantit legjendarë Gjergj Kastrioti mori dhenat e botes , madje  shpesh fama e tij merrte trajta hyjnore ,që me siguri i kishte pasur , pasi pa një shpirtë me një bekim të tillë do të kishte qenë e pamundur t’i bëhej ballë  ushtrisë të stermadhe të perandorisë turke-osmane , e cila  po të mos ishte ndalur në trojet arbënore , ajo do të kishte marshuar mbi Europen kristiane që dridhej shpesh nga frika… Gjithsesi Kuvendi i Lezhës  sot i perket historisë , por asaj historie me të cilen duhet të krenohemi në përjetësi ,sepse rreth gjashtë shekuj më parë , kemi qenë ndër të parët në Europë që kemi ditur të bashkojmë të gjitha forcat dhe trojet tona , dhe të krijojmë berthamen e një shteti unik , ku vetëm kështu të bashkuar kemi fituar…Ndaj ky është mesazhi kryesorë që nuk duhet ta harrojmë  as sot as mot…

BIBLIOGRAFI :

1.Gennaro Francione ,”Skenderbeu një hero Modern” ,fq30-31 , 189-190.

2.Dhimiter  Frangu , “Veprat e lavdishme  të Skenderbeut “ ,fq47 ,51-54 ,189.

3.Tajar  Zavalani ,” Histori e Shqiperisë”, fq.120-121.

4.At  Marin Sirdani , “Skanderbegu  mbas gojdhanave” ,fq.21-22 , 87-88.

Frang  Bardhi  ,”Skenderbeu”…

6.Serge  Metais ,”Histori e shqiptareve nga Iliret deri te pavaresia e Koseoves “,fq.244.

7.Edwin  Jacques ,”SHQIPTARET…” ,fq.204-205.

8.Marin  Barleti  ,”Historia e Skenderbeut…”

9.Virgjil  Kule , Gjergj Kastrioti Skënderbeu  -Kryqtari i fundit , fq.55-56.

10.Zhan  Klod Faveirial , “Historia më e vjeter e Shqiperisë” ,fq.283. 

11.Fan S. Noli ,Histori e Skenderbeut ,fq.34-35. 

Datë 02 mars 2022

Filed Under: Histori

NATA E FTOHTË E VRASJEVE PRANË URËS

February 27, 2022 by s p

C:\Users\Agim\Desktop\Documents\1_files\Scan_20211208 (5).jpg

Nga Agim  Xh. Dëshnica

Pas pyetjesh e kërkimesh të shumta, aty nga viti 1993, buzë lumit Erzen, nën një kodrinë afër Urës së Beshirit, u zbulua një gropë me eshtra njerëzish. Ç’qe ajo!? Prania e grave të përzishme dhe e burrave të tronditur,  ndër ta dhe të një antropologu, tregonte se nuk ishte gjetur një tumë ilire, por një varr i përbashkët, varr makabër i vitit 1951. Nga shenja të ndryshme ata njohën mbetjet nga trupat e 22 njerëzve të dashur, të pushkatuar në mesnatën e 26 shkurtit 1951, të lidhur tok me tela me gjemba, midis tyre dhe një vajzë. Oh, tmerr! Përse i vranë ata? 

Nuk do të mjaftonin vrasjet e shumë patriotëve, pa gjyq e me gjyq, që nisën qysh nga nëntori i vitit 1944, kur sadisti Mehmet Shehu, i njohur për epitetet “terror i bardhë”, “terror i kuq”, në vitin 1949 do të shprehej: “Ne duhet ta ashpërsojmë luftën kundër armiqve të pushtetit tonë, të vrasim njerëz, që të mundemi ta përballojmë situatën.”

Viti 1951 ishte një kohë, kur shumë qytetarë të zhgënjyer shpresonin, se pas prishjes me jugosllavët, do të ndodhnin ndryshime të thella. Ata që kishin radio, dëgjonin Radio Londrën, me sinjalin e njohur “Ju flet Londra!”, apo Ankaranë, me “Burasi Ankara!” Shpresonin më kot! Ndërkohë natën, aktivistët e Frontit Demokratik, kërkonin nëpër rrugët e tarracat e Tiranës fletushkat e hedhura, ndoshta nga qielli, kurse ditën nëpër trotuare, civilë të paguar gjurmonin kalimtarë të dyshimtë. Në mure u dukën pankarta me fjalën e rreptë “Vigjilencë!” Në Durrës, kur qytetarët ktheheshin në shtëpi, gjenin mbi radio letra me shënimin tronditës: ”Mos e hapni në kanalet italiane!” Në bregdet pushuesit porositeshin të ndërprisnin lojën me domino e të hynin ndër fjetore. Nga dritaret dukej në muzg patrulla e rojeve bregdetare me armë në duar. Banorët e majmur të Bllokut, natën shihnin ëndrra të frikshme me sulme të befasishme nga deti e ajri dhe nga malet. Ndaj zgjoheshin të trembur dhe në mbledhje të fshehta, hartonin lista arrestimesh me emra të diktuara nga krerët kryesorë të partisë, disa të njoftuara edhe nga agjentët e sigurimit.

Befas, në krahun e shkretë të oborrit të Ambasadës Sovjetike në rrugën e Durrësit në Tiranë, shpërtheu një sasi e pakët dinamiti, nga e cila u thyen vetëm disa xhama. Dhe ja, brenda një nate, sipas listave të përgatitura qysh më parë, u shoqëruan të lidhur mbi treqind vetë, midis tyre, Sabiha Kasimati, dijetare e Institutit të Shkencave, Jonuz Kaceli, nga familja e madhe e Kacelëve, Fejzi Dika, i lauruar në Montepelier për filozofi dhe pedagogji, poet e mendimtar patriot, Ing. Vasil Noçka, një prej yjeve të Universitetit të Shtutgardit, Prof. Ibrahim Babamusta, personalitet i njohur i kulturës perëndimore, Gaqo Qano, doktor i kirurgjisë dentare, i kthyer nga studimet në SHBA, Gani Strazimiri, inxhinier i shquar i ndërtimit, Rrok Radovani, profesor i kimisë, Tefik Gabrani, ekonomist, zotërues i disa gjuhëve, patriot i kthyer nga Selaniku në atdhe për Kosovën e shumë të tjerë. Nga listat e zeza nën diktatin e E. Hoxhës dhe të M. Shehut, u përzgjodhën për pushkatim 22 vetë, të gjithë banues në Tiranë. Shumë njerëz qenë të bindur se atentati dhe arrestimet u kryen me urdhër nga lart, me anën e shërbimit të fshehtë, me emrin Sigurimi i Shtetit, duke fashitur kështu ëndrrat e shpresat e qytetarëve për shembjen e diktaturës. Asnjë nuk u pyet për ngjarjen e bujëshme me dinamit, por veç për ndodhi e biografi të paraluftës. Madje, pati zyrtarë rusë, që ndërhynë për lirimin e disave prej tyre. Ishte koha, kur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, po bënin hapat e para. 

Ata 22 fatkeqë, pasi lindën, u rritën dhe u shkolluan, ecën nëpër udhën e jetës, herë me gëzime të pakta, herë të tronditur nga zhgënjime, apo nga dramat familjare, së fundi do t’i priste një mbarim tragjik, nga dora gjakatare e tiranit komunist E.Hoxha dhe e xhelatit M. Shehu. Pas arrestimit, u pushkatuan në mbarim të pesë ditëve, pa prokuror, pa gjyq e pa asnjë shpjegim zyrtar, në mesnatën e 26 shkurtit të vitit 1951, pranë Urës së Beshirit. Ky veprim u quajt i përligjur, sipas një dekreti mizor me gjashtë nene, për “veprimtari terroriste“, që u hartua me vonesë nga kreu i Ministrisë së Brendshme M. Shehu dhe u miratua rrufeshëm nga Presidumi i Kuvendit Popullor dhe Byroja e PPSH, më 26 shkurt 1951, kur gjithçka, pa gjyq, kishte marrë fund. Ministri i Drejtësisë u përjashtua nga kjo orgji juridike e pështirë. 26 shkurti shënon një datë të zezë të drejtësisë shqiptare që ngjeth jo vetëm çdo jurist në botë, por edhe njeriun më të thjeshtë. Një oficer i lartë i asaj kohe të mbrapshtë dëshmon: “Për pushkatimin e këtyre personave, nuk u bë gjyq! Ata u çuan direkt në vendin e pushkatimit dhe nuk u la kohë për gjykimin e çështjes.“ Pra, asnjë seancë gjyqësore nuk u zhvillua. Nuk u dëgjua as prokurori, as gjyqtari. Mungonin dëshmitarët dhe avokati. Viktimat, të lidhur me tela me gjemba të kohës së luftës, i hipën në një kamion. Jonuz Kacelin të vdekur nga torturat e hodhën nga dritarja. Askush  prej tyre nuk u njoh me vendimin. Sado i fshehtë qoftë vendi i krimit, papritur atje, shfaqen gjithmonë, si shënjtorë  dëshmitarët. Kështu një nga banorët pranë Urës së Beshirit sipas një zakoni te lashtë, u tregoi të afërmeve, sesi në mes të natës, kur era e maleve ulërinte si mallkim, i pushkatuan barbarisht të gjithë ashtu siç qenë, të lidhur tok. Kur krismat e armëve pushuan, u dëgjua britma e dhimbshme e një gruaje “Ç’i paskam bërë perëndisë!“  , plumbi nuk e kishte kapur! Atëherë iu sulën dhe ia shuan jetën, duke qëlluar egërsisht me kondakët e pushkëve. Pas disa çasteve, britmat e saj pushuan. Ndihej vetëm ulërima e erës dhe rrjedha e tërbuar e Erzenit. Një vetull hëne e pikëlluar rrezëllinte midis reve. Të vrarët, ashtu siç qenë, i mbuluan shkel e shko, në një gropë të përbashkët. Gjithçka kishte marrë fund. U dëgjua një motor që u ndez. Xhelatët, pasi mbaruan detyrën me sukses, u zhdukën si hajna nëpër natë. Të nesërmen nëpër shtëpitë e Tiranës, fshatarët e fshatit pranë, trokitën të tronditur në dyert e miqëve dhe rrëfyen ç’kishte ndodhur në mesnatë. 

Vite më vonë, ndërsa punohej për shpyllëzimin e asaj zone, një traktoristi i ra të fikët, kur pa që traktori nxori papritur një kufomë gruaje dhe po e hiqte zvarrë. Qe trupi i patretur i martires Sabiha Kasimati…

Pas ekzekutimit të viktimave, që shkuan drejt vdekjes pa e ditur pse, dokumentet gjyqësore u plotësuan të mangëta. Kur viktimat nuk jetonin më, nga një dokument i vonuar gjyqësor, merret vesh një vandalizëm i paparë, se më datën 27 shkurt 1951, një trup gjyqtarësh fantazmë i përbërë nga tre vetë, pa praninë e prokurorit, kishte dhënë vendimin e dënimit me vdekje për 22 të vdekur! Në atë dokument të turpshëm mungon sërish një nënshkrim. 

Pra, bllokmenët, uzurpatorët e Shqipërisë, me atë vrasje, kërcënuan gjithë popullin liridashës, kërcënuan drejtësinë, kërcënuan edhe Zotin. Me këtë rast, E. Hoxha u rek të tregonte dashurinë e madhe për miqtë e rinj sovjetikë, e mbi të gjitha të qetësonte jetën e tij të mbrapsht. As Shekspiri i tragjedive, s’do të mund të gjente fjalë për të treguar, sesi brenda një nate u krye ajo masakër e llahtarshme.

Pas atij akti kriminal, diktatori E. Hoxha do të hakërrehej me grushtin lart: “Reaksioni i brendshëm është strukur si miu dhe po lëvizi, e piu e zeza!”

Ja, cilët ishin ata, shumica në moshë të re, që humbën jetën, pa asnjë faj, nga pushkatimi mizor në natën e ftohtë të 26 shkurtit 1951:

Sabiha Kasimati, 

38 vjeçe. E lindur në Edërne të Turqisë, e diplomuar në Itali. Megjithëse iu ofrua një vend pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo vajzë patriote e ditur, dëshiroi vendin e saj, Shqipërinë. Pas kthimit në atdhe, punoi në Institutin e Shkencave, krahas shkencëtarëve të shquar në histori. Si ishte e mundur të dënohej me vdekje dhe të masakrohej një engjëllushe e atillë!? Fajtor për atë krim barbar ndaj asaj vajze të rrallë dijetare, ishte vetë dora e përbindëshit ziliqar E. Hoxha. 

Manush Peshkëpia, 

39 vjeç, poet patriot, lindur në Vlorë. Analistët e letërsisë e rendisin krahas me Fishtën, Poradecin, Koliqin, Kutelin etj. Ja, si është shprehur shkrimtari i shquar Vedat Kokona:“Shumë nga shokët e mi vdiqën zemërplasur pas dekadash me vuajtje dhe mjerime. Një nga këta fatzinj ishe edhe ti, Manush. Askush në këtë sallë dhe jashtë saj nuk të ka njohur si të kam njohur unë, si vëllai, gjashtëdhjetë vjet më parë… Shumë njerëz kam njohur në jetën time, pak kam çmuar, shumë pak kam dashur siç të kam dashur ty. Ti shkruaje vjersha pa e hequr veten poet, të mos jesh poet në vargje, nuk është faj. Faj është të mos jesh njeri. Ti, Manush, ishe poet njeri!” Edhe pas pushkatimit nga terrori i kuq në mesnatën e 26 shkurtit, ky poet njeri mbeti i gjallë në vargje e në dritë. 

Tefik Shehu, 

39 vjeç, lindi në Gjakovë. I diplomuar në Zagreb për ekonomi, financë dhe drejtësi. Në vitin 1939 u vendos e punoi në Tiranë. Pas pushtimit të Shqipërisë u kthye në Gjakovë. Atje u arrestua nga serbët, por mundi të shpëtonte me ndihmën e nacionalistëve shqiptarë. Më 1945 u arrestua nga komunistët shqiptarë në Tiranë, por me ndihmën e avokatit Koço Dilo, shpëtoi nga pushkatimi. Më 26 shkurt 1951, askush nuk mundi ta mbronte nga kriminelët.

Pjerin Guraziu, 

45 vjeç, lindur në Shkodër. Doktor i Shkencave Ekonomike, sportist me arritje të nivelit ndërkombëtar. Pedagog në shkollën tregtare të Vlorës. Drejtor i Doganës së Tiranës më 1938. Pas luftës, shef finance në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Bujqësisë. Anëtar i komisionit për organizimin e garave atletike në Ballkaniadën e vitit 1946. Për këto aftësi meritoi pushkatimin.

Jonuz Kaceli, 

43 vjeç, lindi në Tiranë, në familjen e madhe patriote të Kacelëve, e njohur për shërbime në dobi të atdheut, në ekonomi, kulturë, art etj. Më vonë, sipas një dëshmitari, për këto vlera, sadisti ministër i Ministrisë së Brendshme M. Shehu e vrau me tortura dhe e hodhi nga dritarja. 

Anton Delhysa, 

47 vjeç, lindur në Prizren. Specialist ndërtimi, kishte kryer me përfundime të shkëlqyera Shkollën Teknike të Fulzit. Njihet si drejtues i punimeve për ndërtimin e Shkollës Amerikane në Golem të Kavajës, të rikonstruksionit të Shkollës Teknike të Fulzit dhe të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Pas luftës drejtoi punimet për ndërtimin e fabrikës së sheqerit në Maliq, për spitalin eGjirokastrës, për fabrikën e tullave në Vorë, etj. Për punën e tij, u dekorua edhe nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Së fundi, u shpërblye me pushkatim!… 

Haki Kodra, 

30 vjeç. Lindi në Dibër të Madhe. Pasi u diplomua për ekonomi në Universitetin e Zagrebit, u kthye në Dibër, ku ngriti një biznes të madh, por u luftua nga serbët, ndaj u largua dhe u vendos më 1940 në Tiranë. Pas luftës punoi në sektorin ekonomik. Në vitin e zi 1951 u pushkatua pa mëshirë e pafaj nga terroristët e kuq shqiptarë. 

Gafur Jegeni, 

41 vjeç. Lindi në Dibër. Ishte një nga përfaqësuesit e shquar të Jegenëve të Dibrës. Kreu studimet e larta në Akademinë Ushtarake në Itali. Nga viti 1935 më 1937, komandant i kufirit bregdetar të Shqipërisë. Në ditët e prillit 1939 në Vlorë, me gradën kapiten, kreu detyrën si patriot për mbrojtjen e atdheut. U arrestua dhe gjyqi ushtarak e dënoi me vdekje, më pas u internua në Ventotene. U lirua nga anglo-amerikanët më 1943. Pas kësaj u tërhoq nga ushtria. Në shkurt të vitit 1951, në vend të plotonit ushtarak italian të ekzekutimit, u ndodh përballë skuadrës së pushkatimit barbar me ushtarë shqiptarë, që mbanin yll të kuq në ballë. 

Myftar Jegeni, 

36 vjeç. Lindi në Dibër. Kreu Akademinë Ushtarake më 1937 në Itali. Me gradën kapiten më 7 prill 1939, luftoi në Durrës për mbrojtjen e atdheut, më pas edhe kundër ushtrisë gjermane. Kundërshtoi masakrat jugosllave, ndaj serbët, pasi e arrestuan, e dërguan në duart e komunistëve në Shqipëri. Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, punoi llogaritar në një ndërmarrje ndërtimi në Tiranë, deri në vitin 1951. Nuk mundi të punonte më, sepse në atë mesnatë të zezë e pushkatuan pabesisht.

Reiz Selfo, 

lindur në Gjirokastër. U shqua si një nga sipërmarrësit e aftë në tregëti dhe në ndërtim. Disa nga veprat, si Firma “Selfo” në Vlorë, Ura e famshme e Dragotit mbi lumin Vjosë, Ura e Bënçës në Tepelenë, disa shkolla, ndër to, Gjimnazi në Gjirokastër dhe shumë të tjera, janë tregues të qartë të ndihmës së tij për lulëzimin e Shqipërisë. Si njeri bamirës dikur i dha ndihmë financiare edhe vetë E. Hoxhës, por dora e atij diktatori gjaktar, më 26 shkurt 1951, ia rrëmbeu jetën pa mëshirë biznesmenit të madh patriot.

Qemal Kacaruho, 

49 vjeç. Lindi në Gjirokastër. Ekonomist, zotërues i disa gjuhëve të huaja. Në vitet 20-40 punoi si kryeinspektor në doganën e Sarandës, më pas drejtor i përgjithshëm i Monopoleve dhe i Tatimeve në Ministrinë e Financave. Ndërkohë, mori pjesë në luftën kundër pushtueve italo-gjermanë. Pas luftës nuk u pranua të punonte si ekonomist në Tiranë, por jashtë saj, në minierën e Rubikut. Së fundi, e lanë jashtë edhe nga jeta, por nuk mundën ta fshinin nga kujtesa e kombit. 

Zyhdi Herri, 

30 vjeç. Lindi në Tiranë. Mësoi në Liceun e Korçës dhe në Gjimnazin e Tiranës, më pas vazhdoi studimet për drejtësi. Gjatë luftës bashkëpunoi me Frontin N.Çl. Pas luftës, ishte kryeredaktor i gazetës Bashkmi në Tiranë. Më pas e priti nata e ftohtë e pushkatimit pa gjyq e pa faj.

Gjon Temali, 

47 vjeç. Shkodran. Në vitet 40 studioi për farmaci në Universitetin e Firences. Nga viti 1946 deri në shkurt të vitit 1951, farmacist në Spitalin e Tiranës. Ky njeri, i përkushtuar në shërbimin human të mjeksisë, u desh të vritej si “terrorist”, pa gjyq e pa faj!

Petro Konomi, 

30 vjeç. Lindur në Kajro. Kreu studimet e larta në Turqi, në Robert Kolezh, mandej në Akademinë Ushtarake në Itali. Gjatë luftës përkrahu Frontin N.Çl. Pas luftës u emërua në ATSH. Edhe ky punonjës korrekt, duhej lidhur me tela, për t’u vrarë barbarisht!

Niko Lezo, 

50 vjeç. Lindur në Delvinë. Kimist. Zotërues i disa gjuhëve të huaja. Kreu Universitetin e Tuluzës në vitin 1921. Dy vjet më pas, ngriti të parin laborator kimik në Tiranë. Po atë vit zgjidhet deputet i Delvinës. Më 1940 arrestohet e internohet në Ventotene. Pas luftës, punon sërish kimist në laboratorin, që tashmë ishte nën vartësinë e Ministrisë së Shëndetësisë. Ky themelues i paharruar i laboratorit të parë shqiptar, u pushkatua pa mëshirë për kurrfarë faji!

Pandeli Nova, 

59 vjeç. Lindur në Opar, në një familje të pasur. Ekonomist. Zotërues i disa gjuhëve të huaja. Deri në vitin 1944 u mor me tregëti dhe njëkohësisht ndihmoi Frontin N.Çl. Pas luftës punoi në një shoqëri tregtare çeko-shqiptare. Prind i një djali partizan. Në mesatën e 26 shkurtit 1951, dëgjoni për herë fundit, zërin e ashpër të komandantit komunist: Zjarr! 

Thoma Katundi,

më i “vjetri” në moshë, 64 vjeç! Lindur në Katund të Korçës. Ish Vatran në SHBA. I djegur nga malli, u kthye në atdhe dhe punoi me ndershmëri. I edukuar nga idetë demokratike amerikane, duke përbuzur çdo tirani, humbi jetën më 26 shkurt 1951. Faji i tij nuk ishte vetëm dashuria për lirinë, por edhe malli për atdheun!

Mehmet Shkupi, 

58 vjeç. Lindi në Shkup dhe banoi në Tiranë. Ish pronar me arsim të mesëm dhe me profesion mjeshtër kaloriferi. Dyshohej si “agjent” i Legatës Franceze dhe se, gjoja, zhvillonte veprimtari terroriste. Pra, u dënua me vdekje pa asnjë provë e pa gjyq konkrete e pa gjyq!

Ali Qorraliu, 

61 vjeç, tiranas i pasur, jurist. Kreu studimet e larta në Kolegjin Juridik të Selanikut. Në kohën e luftës përkrahu Ballin Kombëtar, ndaj edhe u burgos nga regjimi komunist. Si u lirua, e arrestuan së dyti herë si “terrorist“ dhe e pushkatuan pa mëshirë, pa gjyq! Kur u zbulua ai varr i kobshëm masiv, u vu re se para pushkatimit ia kishin shkulur dhëmbët e florinjtë!

Fadil Dizdari, 

me origjinë nga Shkodra, lindur në Kavajë. Në kohën e Zogut kishte punuar si sekretar prefekture. I dashuruar pas librave, mbante hapur një librari në qendër të Tiranës. U arrestua dhe u pushktua pa gjyq, i dyshuar si “terrorist”, e “armik i pushtetit popullor.” Në të vërtetë, faji i tij ishte bujaria. Shiste pothuajse falas kryeveprat botërore, të ashtuquajtuar libra “të verdha” të autorëve me famë, si Viktor Hygo, Aleksandër Dyma, Frederik Shiler, etj. Nga ai shpëtoi vetëm unaza e fejesës, që u gjet në gropë, për të dëshmuar krimin e fshehtë e barbar në atë mesnatë të paharruar. 

Hekuran Troka, 

32 vjeç. Lindi në Kuçovë dhe banoi në Tiranë, me profesion tregtar. Në listën e zezë për atë djalë të hijshëm, ishte shënuar: “tregtar i dyshimtë spekulant”, “agjent i shërbimeve të huaja” dhe “ terrorist.” U pushkatua i dyshuar, pa gjyq. Familja iu internua dhe punoi në punë të rënda për bukën e gojës! 

Lluka Rashkoviç, 

51 vjeç. Lindur në Mal të Zi. Ardhur në Shqipëri me familjen në kohën e mbretërisë. Merrej me transport udhëtarësh. Ishte jashtë çdo rryme politike. Për jetën e pastër dhe punën e ndershme në shërbim të qytetarëve, e arrestuan dhe e pushkatuan pa gjyq!

Për atë gropë të braktisur në errësirën e ftohtë 71 vjet më parë nga xhelatët e nga fajtorët e shekullit, folën eshtrat, folën edhe gurët, folën arkivat e zbuluara edhe ato si gropa e të vrarëve. Foli kujtesa e njerëzve të ndershëm, e motrave, vëllezërive e nipave, foli kujtesa e një populli të tërë. Ishte një e folur me zë të lartë, që ta dëgjonte bota. për të marrë vesh, se ç’ishte në të vërtetë Republika Popullore Socialiste, ose Komuniste, e E. Hoxhës dhe e M. Shehut, “fanari ndriçues”, burgu e varri i përbashkët i shqiptarëve! 

C:\Users\Agim\Desktop\download.jpg

             RJEDHA  LUMIT  NËN URË                        

 -Kushtuar 22 intelektualëve të vrarë 71 vjet më parë, pa gjyq e pa faj, në 26 shkurt- 1951, pranë Urës së Beshirit. 

Erzeni trishtueshëm te Urë e Beshirit rrjedh,

e sillet e shtillet  vorbulla, te bregu nën gjeth.

Me psherëtimë në zall, mbi bar hedh lotë-stërkala

sado krim  në terr, me pëshpërimë përhapet fjala!

Dritaret e hijet, dushqet e shkurret, tregojnë,

për gropë martirësh ne heshtje dhe gurët vajtojnë.

Dhe toka e zezë për njerëz të mirë pa faj,

ndër tela me gjemba thurur gjallë, skaj më skaj.

Cilës epoke tiranësh u përkasin, o antropolog

këto eshtra shpupurisur në pluhur të lidhur tok?!

Mos janë ilire, në errësira kohësh vrarë

nga spata , shigjeta, ushta hordhish barbarë?

Jo jo! Vrastarët nuk janë prej fisesh leshtorë,

por komisarë të kuq, me yll të kuq gjëmborë!

Komisarë qelish, pa gjyqe, pa firmë e vulë.

Komisarë pa shpirt, pa besë, pa mend e pa turp.

Komisarë me hakërime e me mandatën, 

me ngjirje, plotonë, krisma e plumba natën.

Dhe bisha fle, kur ngryset në pyll a në shpellë! 

Dhe ujët fle, drurët prehen në gjumë të thellë!      

Më kot fërkojnë duart me gjak komisarët,

më kot mundohen të harrohen gjithë të vrarët!

Nga gropa, nga gropa shpirtrat fluturuan lart,

me fllad Perëndie u qetua çdo lëngatë!

Një poet qiejsh ndër muza, libra diturie,

një bir Kosove e burrë i urtë malsie!

Njeri fisnik nga derë artistësh lulëzimi!

Ekonomist një tjetër me ëndrra përparimi!

Tjetri vatran, zhuritur nga mall mërgimi!

 Një ëngjëllore, nimfa e gjallërisë ujore,

 Sabi, Sabihaja, puhiza mëngjezore!

Në lumej, det e oqean dëgjohet thirrje e saj,

shpirti fëminor endet livadhesh në parajsë.

Mërmërojnë valët: Sabiha! Sabiha!

Buçasin dallgët: Sabi! Sabiha! Sabiha!          

Erzeni u zgjua, te urë e Beshirit rrjedh,

e sillet e shtillet nën lule e gjeth,

me zhaurimë në zall e mbi bar hedh lotë-stërkala,

për krime terri me ushtim përhapet fjala… 

Filed Under: Histori

FLAVIO VALERIO KOSTANDINI, ILIRO-SHQIPTARI QË NDËRTOI THEMELET E QYTETËRIMIT PERËNDIMOR NË EUROPË E MË GJËRË

February 21, 2022 by s p

http://www.albdreams.net/wp-content/uploads/2012/10/Constantine.jpg

NGA  NDUE  BACAJ 

HYRJE:

Prej rreth shtatëmbëdhjetë shekujsh në historinë memoriale e monumentale (dydimensionalshe, toksore e qiellore) qendron si vlerë referimi ,  ngallnjimi,  qeverimi , besimi e qytetrimi për mbarë Boten , vepra dhe emri i perandorit Ilir , Flavio  Valerio Kostandinit , që historia e ka “pagëzuar” në perjetsi me titullin ; Kostandini i Madh … Ky emër (Kostandini i Madh) na bënë të ndihemi krenarë ne shqiptarëve mbasi ai ishte prej mishi e gjaku iliro-shqiptar. Trupi i tij kishte “aromen” e tokës Iliro-Dardane…Sytë e tij për herë të parë panë driten e diellit , nën hisen e qiellit  që “mbulonte” trojet etnike shqiptare…E qara e lindjes ishte përshëndetja e parë e Kostandinit me fisin e tij famëmadh -Dardanet.  Ndërsa lotët që lagen “djepin” ishin “balsami” që do të ruante drejtuesin e “rindërtuesin” më gjenial të perandorisë më të madhe të asaj kohe (Perandorinë  Romake) ,që perbehej nga troje të qënsishme të Botës dhe të gjithë Europes së konsiderueshme të kohës , që i “ngjasonte”  Europes së sotme të Bashkuar.

DITLINDJA DHE VENDLINDJA E KOSTANDINIT   

Ditlindja e Flavio  Valerio Kastandinit  është disi e mjegulluar nga kohrat , ndaj ka autor që shkruajnë se nuk ka një datë të percaktuar , por e vendosin me “siguri” në mes viteve 273-280..1, por ka edhe autor qe e “fiskojnë” vitin e lindjes 274..2.. Nese ka “paqartesi” per ditlindjen ,per vendlindjen nuk ka asnjë dyshim se ajo u perket trojeve Ilire.. Kostandini kishte lindur në trojet etnike shqiptare.. në dheun e Shqiperisë. 3..Më konkretisht në Nassius-in e Dardanisë moçme, të Ilirikumit Lindor,4, apo më qartë në trojet e  Kosoves sotme, në Nishin e grabitur nga Serbia me “bekimin” e kongresit të Berlinit (1878). (Me ketë rast vlen të kujtohet se fatësisht ardhacaket e vonë sllav të shekujve VII-IX , mbas Krishtit, ndonse grabiten troje shqiptare e ndryshuan raporte popullsie me luftra e genocid , nuk arriten të grabisin e ndryshojnë ketë histori krenare Iliro-Shqiptare..)

Flavio Valerio Kastandini  ishte djali i dardanit Kostanco Kloros , dhe i Elenes , një kamariere me të cilen bashkejetonte. 5. Ky “zog” ilir (babai i Kostandinit) , me zotesin e tij të treguar gjatë betejave luftarake  kishte fituar grada e hierarki nën perandorinë Romake ; si August i Milanos e Çezar i Masimianos..6, etjerë.. (Kujtojmë se një mundesi e tillë u kishte “ardhur” te dera edhe Ilirëve si armiqtë më të mëdhenjë të romakeve pushtues , me dekretin e vitit 212 mbas Krishtit të perandorit Karakala , i cili u kishte dhënë qytetarinë (shtetësinë) të gjithë banoreve  të perandorisë  romake).7. Iliret jo një herë dalin në plan të parë  të ngjarjeve politike dhe keshtu marrin në duart e veta edhe fatin e perandorisë…8. 

FËMIJËRIA, ADOLISHENCE DHE BURRËRIMI  

Fëmijëria , adolishenca dhe burrërimi i Flavio Valerio Kostandini  kishte kaluar në mes “shetitjeve dhe trokitjeve” të një edukate Ilire , që herë e trishtonte (si djalë i jashteligjshëm i Kostancos) , e herë e gezonte (si djalë i një iliri që me zotësinë e tij kishte bërë shenjë e vend në perandorinë romake).  Në ato vite në krye të perandorisë Romake ishte Diokleciani edhe ky prej mishi e gjaku Ilir , madje prej  trojeve të Malesisë Madhe Etnike , (që në ato kohë nuk emertoheshin keshtu , por kishin si qender të njohur urbane  Dioklen , nga ku trashigoi mbiemrin ky perandor ). Diokleciani që e kishte  emruar Kostancon Çezar në Treviri e kishte këshilluar të ndahej… nga Elena (nëna e Kostandinit) dhe të martohej me Teodoren… Nga kjo njerkë djaloshi nuk mori ndonjë edukatë për të qenë , pasi ishte rritur në një regjiment të ushtrisë , por këtu Kostandini u bë një oficer i shkelqyer… Në fakt Kostandini  kishte luftuar edhe si ushtar i ushtrisë romake të Dioklecianit në një ekspeditë në Egjypt në vitin 296 dhe në luften persiane.. Në atë periudhë perandoret romak ishin dy ; Diokleciani dhe Masimiani..9. Në vitin 305 perandoret Diokleciani dhe Masimiani abdikuan nga froni dhe në vend të tyre u emrua Galeri në pjesen lindore dhe babai i Kostandinit , Kostanco Klori në pjesen perendimore.10. Augusti ilir ,Galerio i Nikomedisë e thërret Koastandinin si oficer të shkelqyer, duke menduar se ky nuk shkonte mirë me të atin.., por në të vertet Kostandinit  nuk i pelqente  të ishte nën urdherat e Çezarit  Servio. Kostandini nuk u ndie i qetë as  në shtabin e pergjithshem  të Galerios , prandaj një ditë të bukur  iku dhe pasi pershkoi të gjithë Europen , shkoi te babai i tij në Britani dhe e ndihmoi të fitonte disa beteja radhazi , por i ati pas disa muajsh vdiq në Jork..11, apo siç shkruhet u vra në betejen fatale të Jorkut..(v.306).12.

KOSTANDINI DREJT TITULLIT PERANDOR…!  

Ushtaret (që kishte komanduar babai i Kostandinit, Kostanci) e admironin Kostandinin per cilesitë e larta , si njeri e si strateg i shquar , ndaj e proklamuan një zëri  August.  Kostandini parapelqeu me modesti  titullin Çezar ,”pasi”, mendoi se  “keshtu i lejohet të komandoj legjionet , pa të cilat jeta i vihej në rrezik”. Dhe Galerio , Augusti në fuqi , megjithëse nuk dëshironte u detyrua të pranojë vendimin e legjionarëve…13.  Në keto kohë në perandorinë romake po “zienin” problemet politike , kishte  revolta dhe luftra të brendeshme per pushtet, gjëra që e kishin çuar perandorinë që në vitin 308 ,(de fakto) të qeverisej nga  gjashtë perandor  njëheresh. Tre në pjesen lindore (Galerio , Licini dhe Masimini ) , dhe tre në atë perendimore (Kastandini , Masimiani dhe i biri i tij Masenci). Në vitin 309 , Masenci rrezoi baban e tij , Masimianin ,që si pasojë u vetvra. Në ketë mënyrë mbeten vetem Kastandini dhe Masenci që luftonin per zotrimin  e Perandorisë Romake të Perendimit..14… Me 27 tetor 312 mbas Krishtit, dy  pretendentet kryesorë per fronin , Kostandini e Masenci u gjenden perballë me ushtritë e tyre , nja 20 kilometra  në veri të Romës,15, te Ura Milvio,16.. Kostandini me një manover të mençur e detyroi armikun e tij (Masencin) t’i  vendosi trupat pergjatë lumit Tevere. Pastaj Kostandini, ashtu si i ka thënë peshkopi e historiani Eusebio , pa në qiell një kryq të zjarrtë, në cilin lexoheshin keto fjalë: In hoc signo vinces. “Me ketë kryq do të fitosh”. Atë natë , teksa flinte , degjoi një zë shugullues , që i kërkonte të vendoste kryqin e Krishtit  në mburojat e legjionarëve. Dhe në agim ai urdhëroi që në vend të flamurit të vjetër të ngrihet një tjeter  që do të mbante një Kryq të madh me inicialet e Jezu Krishtit. Mbi ushtrinë armike (të Masencit N.B.) valvitej flamuri me simbolin e Diellit të vendosur nga Aureliani , si zoti i ri pagan.. Ishte hera e parë, në historinë e Romes , që lufta bëhej në emer të fesë. Por Kryqi fitoi. Dhe (lumi) Tevere zvarriste , drejt grykëderdhjes kufomat e Masencios e ushtarëve të tij.. Dukej se ai po flakte tej mbeturinat e botës së vjetër…17. Kjo luftë në histori njihet me “emrin” Beteja Milviane.. Kostandini mbeti i vetmi perandor i pjesës perendimore (të perandorisë romake)…Ndersa në pjesen Lindore pas vdekjes  së Galerit në vitin 311…18, ende mbeteshin Licinio e  Masiminio.  Më pas Masimino vdiq dhe Licinio u martua me motren e Kostandinit.  Për një moment u duk sikur do të mbretëronte rregulli e qetësia. Por një vit më pas gjakrat u ndezen serish. Kostandini mundi në Panoni një ushtri të Licinios , që si hakmarrje ndaj kristianëve  të Lindjes, filloi persekutimin e tyre. Kostandini ende nuk ishte konvertuar në (kristianizem) zyrtarisht , por kristianet e shihnin mbrojtësin e tyre. Ata perbënin maxhorancen  dërrmuese , por jo tersinë e ushtrisë së tij prej njëqind e tridhjetë mijë burrash,  kundër njëqind e gjashtëdhjetë mijë mbrojtësish të paganizmit  nën komanden e Licinios . Ata u ndeshen së pari në Adrianopol  e më pas në Shkoder , të parët korren fitore. Licinios u dorzua , prandaj i fali jeten, të cilit ja mori pas një viti . Dhe në emër të Krishtit u reformua një perandori, e cila romane kishte vetëm emrin..19. Nga viti 324 Kostandini ishte i vetmi perandor i Romës..20. Në vitin 330 ai per të qënë në një pozicion më qendror e transferoi kryeqytetin e perandoris në Bizant , në qytetin që e kishte ndertuar dhe i kishte dhënë emrin e tij , Kostandinopojë.  Kostandini pas vdekjes ju a la perandorinë tre bijeve të vet , Kostancos , Kostandinit dhe Konstantes..21.

KOSTANDINI  DHE  KRISTIANIZMI…   

Flavio Valerio Kostandini kishte lindur e  rritur në një ambient familjarë tolerant. Babai i tij , Kostanco Klori (Kloros)  adhuronte Diellin , ndersa nëna Elena , ishte e krishterë. Pavarisht ketyre ndryshimeve në besim , babai i Kostandinit , ndoqi një politikë tolerante ndaj të krishterëve (veçanarisht)në GALIA  (Franë , Spanjë , Britani), ku ai qeveriste dhe nuk zabtoi disa Edikte (urdhera perandorak  të viteve 303 – 305) të cilat persekutonin dhe shpronsonin tmerresisht të krishterët..22. Kjo të bën të mendosh që në rini Kostandini u bashkua me prirjen e njejtë të të atit , i predispozuar drejt një feje , që ashtu si feja e tij  shpallte ekzistencen e një zoti të vetem..23. Përkundër ketij ambienti familjare , ai prendorak ishte pagan , ku  feja e krishterë ndalohej me “ligje”, ndersa perandori i atyre viteve , Diokleciani njihej si  një ndër perandoret më persekutor të krishterëve , edhe kur ata ishin nga familja e vetë ketij perandori. Po e “ilustrojme” ketë me  diçka që na servirë historia: Valeria e bija e Dioklecianit ishte detyruar të martohej  me Galerion dhe të hiqte dore nga Kristianizmi. Duke mos duruar ëtë ambient pagan Veleria së bashku me Prisken (gruaja e Dioklecianit , që ishte e krishterë e fshehtë) ishin arratisur ..dhe fshehur në Selanik… Diokleciani po i kerkonte…dhe Licinio (atëherë Cezar i Dioklecianit N.B.) kur i zbulon se ku fshiheshin, ato  paten një fat të mjerë, pasi i detyron të hillen në detë e të mbyten… (autori i këtyre rrjeshtave e mbyllë me pyetjen..) : A e kish parashikuar Licinio se bashkë me të birin e tij do të vriteshin , po aty më pas  nga Kostandini i Madh..?? .24. Më pakë se dhjetë vjet më parë se të ngjitej në pushtet Kostandini , të krishterët e kishin pësuar në lekuren e tyre…Vlenë të kujtojmë…se kjo  periudhë kishte zgjatur tre shekuj, në të cilen dhjetra dhe mijëra  martirë ishin detyruar të deshmonin  dhe të ruanin  fenë ,duke derdhur gjakun e tyre…25. Edhe në trojet Ilire u derdh mjaft gjakë nga i cili “linden” dhjetra e qindra martirë e shenjëtorë nga të paret tanë. Me këtë rast po kujtojmë vetem dy shenjëtoret dardanet , Florin dhe Laurin që u martirizuan në fillimet e shekullit II , dhe sot kanë si dëshmi në Kosovë  kishen  katolike të Grazhdanikut , me datë kremtimi e perkujtimi 18 gushtin..   Kosatndini pas ardhjes në pushtet filloi zbatimin e planeve të tija , për rindërtimin e një perandorie më të fuqishme ekonomikisht dhe ushtarakisht , por edhe më moderne e më njerzore.. Për këtë  nevoitej një filozofi e re shpirtërore e jetësore , tek e cila njeriu “takonte” mbi  të gjitha tokësoren dhe qielloren , paqen ,tolerancen , pendesen e faljen , të cilat e benin njeriun më të pergjegjëshem dhe të vlefshëm para shtetit ,shoqerise , familjes ,vehtes dhe Zotit , i cili i kishte meshiruar krijesat njerëzore me të  derguarin e tij , Jezu Krishtin , doktrina e të cilit vijonte të perhapej e fitonte “terren”edhe pse në luftë me djajtë e shumtë që kishte lindur besimi pa besim , paganizmi.. Kostandini që në vitin 311 (edhe në bashkëpunim me ilirin Galerio)  kishte miratuar një dekret që  ndalonte perndjekjet e të krishtereve. Por pas vitit 312 kur  me shenjën e kryqit të Jezusit  korri fitoren e parë të madhe , (fitoret pas kësaj nuk do ti shterronin kurrë ..) , Kostandini do të shpallte në vitin 313 Ediktin e Milanos , Edikt që u nënshkrua edhe nga Augusti tjeter (i lindjes) Licinio.. me të cilin u takuan në Milano (Mediolanun)..26. Në Edikt ndër të tjera “thuhej”:

“…Tash e tutje kush dëshiron të besoj në atë Fe mund  ta bejnë atë lirisht  ,hapur dhe pa pengesa…dhenien e të gjitha lirive të krishterëve per kryerjen lirisht të riteve të tyre… ne u kemi dhenë atyre të gjitha  të drejtat si feve të tjera , per hirë të paqës së kohes sonë… Në lidhje me të krishteret…është mirë të urdhërojmë që tu rikthehen  pa pagesë, apo ndonjë formë kompensimi pasuritë e tyre të demtuara. Ata që kanë fituar prej tyre ndonjë dhuratë apo shperblim tjeter , janë të detyruar  t’ua  rikthejnë. Atje ku të krishteret kanë patur vendet e tyre të mbledhjeve dhe kishat e tyre , jeni të urdheruar t’i riparoni pa ngurim , apo kundershtim dhe  t’ua  dorzoni. Ju duhet t’i ofroni sherbimin tuaj komunitetit të krishterë , që urdherat tuaja të jenë sa më  efektive , në mënyrë që permes  shpirtmadhësisë sonë rendi publik të jetë i siguruar. Le të behet siç kemi thenë ne. Faktori  hyjnor që na qendron pranë në situatat  më të rendesishme që kemi kaluar , mund të ruajë dhe të zhvillojë sukseset tona ,per të miren e shtetit . Me synim që ky Edikt  të njihet prej të gjithëve , duhet të behet predikimi i tij kudo ,që mirdashja jonë mos të mbetet e fshehur.”. 27. Nese Licinio gjatë luftes per pushtet e shkeli Ediktin e Milanos , Kostandini jo vetem e  zbatoi me perpikmeri ,por ndërmori edhe një seri masash të efekshme që e nxori krishterimin  nga katakombet në dritë të diellit , dhe kishat e katakombeve i zevendesoi me katedralet madhështore , ndër  ndertesat më të bukura që njerzimi kishte parë deri atëherë…28. Në fakt,  që nga viti 313 ,Osio , peshkopi i Kordoves  u bë këshilltar i perandorit , që dalngadalë nisi të marrë mësime per fenë e krishterë. Kostandini i dhuroi Papës  pallatin Lateran , që do të bëhej selia e ardhshme e papëve.29. Kostandini ndaloi heqjen e denimit  me vdekje në kryq,   ndaloi luftën e gladiatorëve, miratoi heqjen e të drejtes  së babait që të shiste apo vriste fëmijet e tij , kufizoi divorcin , “ligjeroi”denimin e shkelejes së Kurores dhe vendosi të drejten e trashigimisë.. Gjithashtu nxorri dekretin per ndihmë dhe mbrojtje të jetimëve (në vitin 315..),vejushave, të varfërve etjer.. Në vitin 321 dita e diel caktohet ditë pushimi..30, duke zevendesuar kështu të shtunden hebraike. Institucionit të Kishes pak nga pak i njihet statusi juridik , që më parë i takonte vetem  besimit pagan. Dalngadal festat e Krishtera  u bënë ditë pushimi…Në mbreterimin e Kostandinit  kthimi në  fenë e krishterë u bë në mënyre masive, sidomos në krahinat Ilire..31. Në vitin 323 shenjat e krishtera  u zënë vendin shenjave pagane në monedha… Terminologjia  e krishterë nis të perdoret në legjislacion.. Kishes i njihet e drejta të trashigojë etj.32.  Perandori Kostandini i Madh  në vitin 325 thërret koncilin e parë ekumenik të Nikeas …per ti dhënë fund ndarjes dhe mungeses së harmonisë  të provokuar nga herezia ariane… Koncili i Nikeas formuloi njërën nga doktrinat kryesore të fesë së krishterë , domethenë atë të Trinisë  së Shenjte, të përbërë nga Zoti Atë …i Biri (Jezusi..) dhe Shpirti i shenjtë…Koncili u mblodh me 19 qershor (325) dhe zgjati dy muaj. Sipas  raporteve të ndryshme  ishin të pranishem rreth 250 -320 ipeshkev.. Herezia ariane kishte filluar të gërryente  krishterimin pasi ajo mohonte natyren hyjnore të Jezu Krishtit. Arianizmi i kishte patur fillesat nga një “teolog” i krishter me emrin Arios nga Aleksandria e Egjyptit.. Ipeshkëvët në këtë koncil formuluan kredon nikeane  që thoshte: “Besojmë në një At të Shenjtë unik të plotfuqishem , krijues të të gjitha gjerave të dukshme dhe të padukshme. Dhe në një Zot  Jezu Krishtin , birë të Zotit, fëmijë i vetem dhe i lindur nga Ati , nga e njëjta lendë e Atit , Zot prej Zotit , dritë prej dritës . Zotë i vertetë prej Zotit vertetë , i përftuar dhe jo krijuar , bashkëthelbësor me Atin, nëpërmjet tij janë krijuar të gjitha gjerat , në qiell dhe në tokë , për ne njerzit  dhe për shpëtimin tonë zbriti prej qiellit  dhe u mëshirua  , u bë njeri , u zhbë dhe ditën e tretë u ngjall , u ngjit në qiell , dhe do të kthehet për të gjykuar të gjallët dhe të vdekurit.  Nëpër Shpirtin e Shenjtë.”.33. U fiksua dita (e parë) e Pashkëve në të dielen e parë që pasonte  hënën e plotë pas ekuinoksit të pranveres..34. Kostandini ndërton bazilikat e para ; baziliken e Lateranos , e Shen Pjetrit në Vatikan , e Varrit Shenjtë në Jeruzalem etj..35.Vlen të kujtohet se disa autor i spjegojnë shumë nga vendimet e perandorit Kostandin në favor të krishterimit , si të kryera nën ndikimin e nënës tij Helenës (Elenës apo Lenës…), me emrin e të ciles lidhen disa nga ngjarjet më domethenese si : zbulimi i Varrit Jezusit , Kryqit dhe Gozhdëve  të Kryqëzimit të Krishtit. Helena për këto është lumnuar shenjtore.. 36. Është “interesant” se megjithë perkrahjen dhe perqafimin që i bëri krishterimit ,Kostandini u pagëzua  vetëm në vitin 326.. Kostandini vdiq me 22 maj të vitit 337…37. Trupi i tij i futur në arkivol të artë dhe i veshur me purpur u varros në kishen e Apostujve  të Shenjtë , në varrin e pergatitur prej atij vet në mes dymbëdhjetë varreve simbolike të Apostujve të Jezu Krishtit. Për veprat e tij shpirtërore , ndërtimore, shtetrore e qytetare , Kostandini është quajtur i MADH , ndërsa Selia e Shenjtë e ka  shenjtëruar , dhe sot Ai është Shën  Kostandini , që njihet si padron i ruajtësve  së thesareve. Data e 21 majit  perkujtohet e festohet si dita e Shen Kostandinit per mbarë boten e  krishterë. Në të gjithë boten janë të ndertuara  kisha  me emrin e Shën Kostandinit . Një kishë e till deshmohet se ka qënë e ndërtuar edhe në Berat në vitin 1644.. Kisha me emrin e ketij shenjetori Iliro-shqiptarë ka të ndertuara te arbereshet në Itali , ku ka edhe një Fshat me emrin e Shen Kostandinit..38. Edhe vendi i rezidences të Fesë së re (Kristianizmin) , Roma , ishte “vendosur” de fakto gjatë qeverisjes së perandorisë Romake nga  Kostandini i Madh..Theksojmë se për-rreth dy shekuj kishte pasur debate për rezidencën (botërore)  të Kristianizmit (në mes Jeruzalemit dhe Romës), pasi siç dihet në  Jeruzalem kishte lindur kjo FE , ndërsa Roma ishte qëndra e perandorisë dhe citohej në fjalen e Jezu Krishtit, që i ishte drejtuar apostullit Pjeter duke i thenë ; dhe unë po të them : Ti je Pietër (shkemb , gurë ) dhe mbi ketë shkembë do të ndertoj Kishen time..39. Apostulli Pietër kishte predikua fjalën e Mesisë dhe kishte ngritur “rezidencën” e kristianizmit me gjakun e tij në Romë , aty ku edhe u martirizua në vitin 64, në të njejten kohë me apostullin tjeter Shen Pali..40. Prej asaj kohe e deri sot kanë kaluar rreth shtatëmbëdhjet shekuj ,por vepra shtetndërtuese , qytetare dhe hyjnore e Kostandinit Madh jo vetem nuk është mbuluar me asnjë hije harrese , por perkundrazi ajo ka ardhur duke u bërë burim drite , që edhe sot merret si vlerë  referimi e ndriçimi , me shpresë se do të kthiellohen sado pak rrugët tona shpesh me hije e mjegull , të së kaluares së larget e të afert.. Mjerisht ne shqiptaret që duhet të ishim të parët , për të marrë rreze dritë nga kjo dritë e birit tonë  të Madh , vijojmë të jemi të “vonuar”.. Por pa harruar se ne Iliro-Shqiptarët gjatë këtyre shtatëmbedhjetë shekujve i kemi dhënë Botes edhe një “ TRINI ” me trajta njerzore e hyjnore , në momentet më delikate për fatet e njerzimit..:

Së pari Kostandinin e Madh (që i kushtohet ky shkrim) , kur bota lëkundej në mes paganizmit shkaterrimtarë dhe Kristianizmit shpetimtarë ,

së dyti Gjergj Kastriotin –Skenderbe , “mesinë” që me shpaten  hyjnore mbrojti besimin e qytetrimin kristian në Europen e ligështuar të shekullit XV ,

 së treti Nënë Trezen , predikuesen hyjnore të  shekullit XX , e cila me fjalë e vepra shpëtoi nga mjerimi , mijera e miliona shpirtra , që dergjeshin në moçalin e varferisë  morale  e  shpitrore , të nënshtruar e mashtruar nga  djajtë e verdh , të kuq apo të zi… 

Në fund një Lutje , Shën Kostandinit si shenjetori padron i ruajtjes të thesareve ; lutu per ne se jemi “thesari”  i trashigimisë tënde Iliro-Arbënore-Shqiptare..!

REFERENCAT:

1.Jose Antonio Ullate Fabo , Kunder kodit Da Vinçit , fq.141,botimi shqip, Dituria, 2005.

2.Simon   Cox , Sekretet e kodit Da Vinçit (guidë mbi faktet, personazhet dhe misteret e kodit …), fq.97, sh.b. Bota Shqiptare, Tiranë 2005.

3.Simon  Cox ,po aty ,fq.97

4.Edwin  Jacques ,“SHQIPTARET” ,historia e popullit shqiptarë nga lashtesia deri në ditet e sotme ,fq.152,- Fondacioni Abraham Linkoln 1995.  

5.Indro   Montanelli , Histori e  Romes , fq.368, RCS S.p.A. Milano 1997.

6.Indro  Montanelli , po aty , fq.368

7.Ferdinand  Schevill ,BALLKANI  ,historia dhe qytetrimi , fq.37, sh.b. Eugen,Tiranë 2002.

8.Aleksander Stipçeviq , ILIRET , Historia , jeta ,kultura , simbolet e kultit ,fq.68

9.Simon  Cox , po aty , fq.97, botime Toena-2002.

10.Simon  Cox , po aty , fq.97-98

11.Indro  Montanelli , po aty , fq.368

12.Edwin   Jacques   , po aty , fq.152

13.Indro   Montanelli , po aty , fq.368-369

14.Simon  Cox  , po aty , fq.98

15.Indro   Montanelli , po  aty , fq.369

16.Jose  Antonio Ullate Fabo , po  aty , fq.142

17.Indro  Montanelli , po  aty , fq.369

18.Simon  Cox  , po  aty  , fq.98

19.Indro  Montanelli  , po  aty , fq.370

20.Edwin  Jacques  , po  aty  , fq.152-153

21.Simon   Cox  ,  po  aty  , fq.99-101

22.Michel  Lemonnier O.P.,Histori  e Kishes, (Zhvillimi i jetës  së kishës  nga Rrëshajat deri në ditët tona, fq.56-57, perkthye shqip Ferdinand Leka, Enti botues “Gjergj Fishta”.

23.Jose  Antonio Ullate  Fabo , po aty , fq.141

24.Zhan  Klod  Faveirial , Historia  (më e vjeter) e Shqiperisë ,fq.91, Plejad 2004.

25.Jose  Antonio  Ullate  Fabo , po  aty , fq.146

26.Michel  Lemonnier O.P. ,po aty , fq.88

27.Marrë nga“ILIRIA BIBLIKE”.pergatitur  nga Nikollë  Loka e Gjet  Kola, fq.25. 

28.Iliria  Biblike …perg. nga Nikollë Loka e Gjet  Kola , po aty, fq.24

29.Jose  Antonio  Ullate  Fabo , po aty , fq.142, GEER 2005.

30.Iliria  Biblike…perg. nga Nikoll Loka e Gjet  Kola , po aty , fq.57-58

31.Serge Metais, Histori e Shqiptareve (nga Iliret te pavaresia e Kosoves), fq.169.

32.Michel  Lemonnier O.P. , po aty ,  fq.89

33.Simon  Cox  , po  aty , fq.92-95

34.Simon  Cox  , po  aty , fq.100

35.Michel   Lemonnier  O.P.,  po aty  , fq.89

36.Iliria  Biblike …perg. nga Nikollë  Loka e  Gjet  Kola , po aty , fq.74

37.Simon   Cox  , po  aty  , fq.100

38.Iliria  Biblike…perg. nga Nikollë  Loka  e  Gjet  Kola  , po  aty  ,fq.58

39.Michel   Lemonnier O.P.  , po aty , fq.21

40.Indro  Montanelli, po aty , fq.299.

Filed Under: Histori

DON  LAZER  SHANTOJA

February 19, 2022 by s p

download

DON LAZER SHANTOJA 

(1892 – 1945)

Pergatiti Fritz RADOVANI:

Don Lazer Shantoja asht Martiri i Parë i Kishës Katolike Shqiptare që u pushkatue në Tiranë, nga vrastarët terroristë komunistë me 5 Mars 1945. 

Me dashtë me shkrue per figuren e Tij njeriu mendohet nga t’ ja filloj? Tek lindja apo tek vrasja e këtij demokrati, letrari, publicisti e vigani poliedrik të kulturës Shqiptare që vdekja mizore prej katilave komunistë, tue la me gjakun e tij tokën Shqiptare e ngriti meshtarin katolik Don Lazër Shantoja, të parin në atë Elterë të bekuem me datën 5 mars 1945, përkrah martirve që dhanë jetën për një Shqipni të lirë e demokratike. Yjet e Heronjve të Atdheut nuk shuhën me ujë e, as nuk mbulohën me baltë. 

Ata qëndrojnë nalt, fort nalt e gjithmonë mbas kthjellimit të kohës ata shndrisin e vezullojnë, tue u ba udhërrëfyesit e brezave të ardhshem për dashtni e sakrificë ndaj Atdheut. Nderimi dhe lavdia për tà asht e përjetshme, kur vendosja në këtë piedestal asht e meritueme dhe e pakundërshtueshme.

Ai u pushkatue i çuem zvarrë buzë Lanës (jo nga frika e vdekjës), porse nuk  ecte dot, mbasi kambët ia sharruen me sharrë druvarësh, krahët ia thyen dhe nuk i banin asnjë mjekim deri që e hodhën tek gropa, vetëm se ishte meshtar i devoçëm, publicist i njoftun dhe antikomunist i betuem. Këtë e vërteton fakti se ato tortura makabre që komunistët kanë ba mbi trupin e Don Lazrit, janë ndoshta ndër të rrallat raste që njeh historia e dhimbëshme e të vujtunve në Sigurimin famkeq komunist shqiptar.

Dikush kujton se historia mbyllët me dyert e furrave të gazit, por jo, gaboni! Si thoni, do të kënaqeshin komunistët me aq sa banë mbi nazistët? – Asnjëherë! 

Një dijetar thonte: “Çdo ditë e ma shumë shohim me sy, se në shekullin XX aqsa ecet përpara në shkencë e teknikë, aq ecët mbrapa në formimin e ndërgjegjës së njeriut.” 

Dihet se pushtuesit e këtij truelli përdorën forcën e dhunën për me na mbajtë me shekuj në robni. Turqit, jo vetëm na shndëruen, na dhunuen e na poshtnuen, por kur e lypte rasa përdorën ëdhe shpatën jo vetëm në fushat e betejës, po edhe në shtëpitë e katolikëve, dhe në qelat e priftënve, madje, klerikët edhe i ngulnin ndër hunjë. 

Vepronin ashtu mbasi nuk kishin të ngimë me kokat e tyne, por mos të harrojmë se ata ishin turq, ishin edhe pushtues, prandej vëpronin ashtu.

Ardhja e komunistëve në pushtet në vitin 1944 solli fakte të mnershme! Shka do të thonte Bota sot, po të shihte një dokumentar të përsekucionit komunist në Shqipni të bamë nga Sigurimi, kundër atdhetarëve apo dijetarëve dhe klerit katolik Shqiptar?

Shka do të mendonte Bota per rracen Shqiptare kur Don Lazër Shantojën e shef të lidhun për karrigë, me kambë të këputuna, apo i shkrryem përdhé në qeli mes ndytsinës dhe, Nana e Tij tek dera tue u thanë katilëve: “Ma vritni, ju lutëm ma vritni, banje këtë mirësi.., mos e leni kështu djalin!”

Sigurimi i Shtëtit vëpronte kështu, se, nën pelerinën e kuqe të komunizmit për mish kishte të ngjeshuna ndjesitë fundamentaliste që instruktoheshin nga shovinistët sllavo-aziatikë. Torturat e mizoritë e tyne nuk ishin tjetër veç shpërthimi i shfrenuem i epshit shtazarak të kafshëve të egra, që ndryhej ndër shekuj ndër këto qenje që për fat të zi edhe këto thirreshin “shqiptarë” edhe pse nuk kanë asnjë pikë gjak shqiptari. 

Për kaun e Sigurimit të shtetit ishte kënaqësia ma e madhe vërsulja mbi veladonin e zhgunin, tue e shkrrye e shkye copë copë edhe pa jetë për tokë, mandej qetësohëj e zgërdhihej kur duert e ndyta i lante në lamën e gjakut të pastër të presë së tij.

Don Lazri shkruante në gazetën “Ora e Maleve”(me siglën Y), nr. 48, viti 1924: “Ndodhjet politike të vjetve të fundit mund të thomi përgjithsisht u kanë dhanë arsye fjalve të publiçistit rus të mbytun nga bolshevikët”.

Shpirti i Demokratit të madh i shprehun në këtë gazetë si dhe në revista e fletore të tjera dhe qëndrimi i tij në 1926 kundër Ahmet Zogut, (në kontradiktë me vetvedin mbas 1940 ashtu si shumë të tjerë, ndoshta për shansët e krijueme të Shqipnisë Etnike), janë një fushë e gjanë për studjuesit e ardhshëm, mbasi na rreshtojmë faktet e vetëm ata të çliruem nga pasioni do të mundën me gjetë vendin e merituem për këta dijetarë, tue fillue nga Shantoja, hapsina kulturore e të cilit e ven Atè, përkrah penës ma të fortë të Jugut të madhit Faik Konica, si për kah forca e stili por edhe karakteri modern i shprehjës. Për këtë na Gegët duhët të krenohemi!

Prof. Dr. Angjela Cirinçione shkruen: “Historia e Letërsisë shqiptare pa emnin e Don Lazër Shantojës del e mangët dhe e vorfën”.

Jo, pa qëllim po i referohem shkrimit Z. Aurel Plasari në gazetën “Drita”, dt.15 gusht 1993, ku, citon Prof. Dr. Ernest Koliqin, që shkruen: “Shumë herë kam pyetun pse komunistat janë sjellun kaq egërsisht në një mënyrë kaq rrënqethëse me të mjerin poet, që mbas kthimit në Shqipni jetonte pa u impenjue në lamshin e rrymave politike të ndryshme që turbullojshin vendin, veçanërisht nga vjeti 1941 deri në 1944”.

Prof. Isak Ahmeti shkruen: “Ai ka krijuar disa nga vargjet ndër ma të bukurat në poezinë shqipe. Si poet për shembull, ai dallohet për hov të vetvetishëm frymëzimi dhe për ngrohtësi ndjenjash që bulzojnë si shembëlltyra të shkëndijshme.” (“Kleri Katolik Shqiptar dhe letërsia” fq. 177), dhe vazhdon po aty (fq.179): “Letërsisë shqiptare me siguri do t’i kthehët edhe Don Lazër Shantoja, që ishte me të vërtetë si një prijës i popullit, si një apostull dhe interpretues artistik i kohës kur jetoi dhe vëproi”.

E, tue lexue këta rreshta më epet me pyetë edhe mue:

Kush ishte ky Don Lazër Shantoja, që në gazetën “Ora e Maleve”, në vitin 1924, me datën 28 nandor shkruen: “Ligja ndalon cungimin e gjymtyrëve të trupit, por politika e Evropës pranon cungimin e organizmëvet të gjalla shoqnore që janë kombet”.

Njëzet vjet ma parë Shantoja shkruen: “Ligja ndalon cungimin e gjymtyrve të trupit.”

Mos ndoshta dikujt i kishte mbetë ndër mend kjo shprehje?!

Bota asht e madhe. Nuk kam ndigjue as lexue kund se ka pasë Nanë që ka kërkue pushkatimin e djalit të vet, di vetëm se një Nanë Shqiptare, nana e Don Lazër Shantojës, po! Ky asht komunizmi! Don Lazër Shantoja mbetët në Martirët e Krishtënimit model i masakrës së Sigurimit komunist antiatdhetar.

Më datën 31 janar 1945, ditë e martë, ora 15.00, në Shkodër, u dha vendimi nga Gjykata Ushtarake e Qarkut, me kryetar Esat Ndreu, antarë: Mustafa Iljazi e partizani Hysni Lame, prokuror Vaskë Koleci, sekretar Shaban Kuçi: “I pandehuri Dom Lazër Shantoja me vdekje, me pushkatim.” Me datën 2 shkurt 1945, aprovohet nga Gjykata e Lartë Usht. Tiranë, vendimi i dhënë në bazë të ligjit nr. 21, dt. 30 janar 1945, nga gjykata ushtarake e korparmatës së III, Shkodër: “Dom Lazër Shantoja, vjeç 52, nga Shkodra, dënohet me vdekje – me pushkatim”. “Vendimi u ekzekutue në Tiranë, me datën 5 mars 1945.” 

Nga Don Lazer Shantoja:

                                                      Zani i të vdekunit!

Carlyle e fillon historinë që shkroi mbi Revolucionin e Francës të vitit 1848 me këto fjalë të Montesquieu: “Lum ai popull që ka histori të merzitëshme!”….

Po kjé sé qetësia e monotonia e ndodhjeve historike përbajnë lumninë e një kombi, atëherë Shqiptarët e soçëm do t’ishin me të vërtetë njerëzit ma të mjerë të Botës. Historia e Shqipnisë së lirë asht një kaos luftash, ngatrresash, tradhëtinash, ambicionesh, partinash kaq të mëdhaja, të shpeshta, të ndyta e të damëshme, që nuk e gjen askund shoqen në Botë. 

Sot me hapjen e Kuvendit Kushtetues, Populli Shqiptar çilë një fletë të ré e ngulë një cak të ri që ka me shenue një Epokë në historinë tonë kombëtare. Me Kuvendin Kushtetues na shqiptarët dishrojmë e pretendojmë me e dijtë tek e mbramja se ku jemi! Do të kuvendim me letra të zblueme!

Jemi tepër të lodhun e të mërzitun prej ndodhjeve të viteve që shkuen: Lypim që historinë e kombit tonë ta përshkojë mbas sodi jo mâ era e duhisë, por flladi i një jete ma të stabilizueme e të normalizueme. Me datën e Kuvendit Kushtetues historia shqiptare do të fillojë me u bâ mâ monotone! Do ta dijmë mâ, njëherë, “ubi consistam” t’Arkimedit, pse me droje, dyshime, kërcënime, mos-sigurime të paprashme ekzistenca e jonë nuk mund të mbahët mâ.

Mjaft e kemi pa Shqipninë e mjerë të bâme dyqan për fitim ekskluziv të disa klasave të privilegjueme: Mjaft mâ ndêj livadh kulloset ku rend mbas rendit u lëshuen politikanët e improvizuem; mjaft u duruem porsi lâme eksperimentësh për aventurierë kosmopolitë; mjaft pësoi e bâme skakjerë lojnash diplomatike. Mjaft!

Sot popullit i ka ardhë shpirti në fyt: Sot populli don me dijtë kategorikisht: A ka a s’ka Shqipni?  Të mendojmë se kësaj pyetje qeveritarët tonë të deritashëm nuk i kanë përgjegjë ende! Se ka Shqipni e beson sot, ndoshta, ministri, deputeti, oficeri, nëpunësi: me njëfjalë i frangar-rroguemi; por populli që luftoi, që pagoi, që u dogj, që u vorfnue, që u fik.., nuk mund ta besojë kurrë!

Janë disa vjetë që Shteti ynë i Ri velëzon nëpër udhën e hapët të Lirisë. 

Si lexohët në një ndër vjerrsha ma të bukra e të përmenduna të Henrrik Ibsen, edhe Shqipnia i ka ngja “një anijes që udhëton me një të vdekun mbrendë”. 

Në barkën e Shtetit tonë të randuem ekonomikisht nuk gjejmë sot tjetër përposë një trup të vdekunit. Ky i vdekun asht Populli! 

Qeveritarët tonë deri më sot u  kujtuen me mbajtë Shqipninë e.., mbytne Popullin! 

Por, ky Popull sot flet! Prej gjumit të dekës çon zanin e me shpresë por edhe me guxim e kercënim pyet: A ka Shqipni edhe për mue? 

Po kjé sé Misët e Kuvendit Kushtetues me ligjët që do të bâjnë e me drejtësinë që do të ndjekin nuk kanë me mujtë me ju përgjegjë kësaj pyetje, atëherë ajo Mbledhje nuk ka me kenë tjetër veçse, mbaresa e një farse e fillesa e një tragjedisë!…

Hyu mos e premtoftë!                                                        Y. (Don Lazër Shantoja)

Shenim nga FR: Y. Asht pseudonimi i Don Lazer Shantojës. Ky artikull asht marrë nga gazeta “Ora e Maleve”, ditën e shtunë me 19 Kallnor 1924, nr. 4, fq. 1. D Lazër Shantoja.

Melbourne 18 Fruer 2022.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 199
  • 200
  • 201
  • 202
  • 203
  • …
  • 709
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT