• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LETËRKËMBIMI I GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT ME SULLTAN MEHMETIN II, BURIM I RËNDËSISHËM PËR HISTORINË KOMBËTARE SHQIPTARE

January 3, 2023 by s p

Prof. Dr. Musa Ahmeti 

Center for Albanian Studies

Budapest

“Ne nuk kërkojmë këshilla e as mëshirë nga armiku për veprimet dhe qëndrimet që marrim, por, me ndihmën e Perëndive, fitoren e  mbrojmë vetë, me gjakun dhe jetën tonë” [Skednerbeu].

Në shumë arkivae biblioteka evropiane, si në ato: italijane, spanjolle, françeze, malteze, hungareze, austriake, gjermane, portugeze, kroate, angleze, daneze, greke, rumune… etj [të cilat i kemi hulumtuar me kujdes të veçantë], ruhet një dokumetacion dhe material burimor dokumentar i pasur, i cili hedh dritë të re mbi figurën e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut dhe epokën e tij. – Ka mundësi që zyra kancelarike që ishte pranë Skenderbeut të ishte vazhdimësi e të njëjtës zyrë, e cila funksiononte te i ati Gjon Kastrioti, për të cilin kemi njohuri se kishte një zyrë të tillë nga fundi i shek XIV dhe fillimi i shek. XV. Natyrisht që kancelaria e Skenderbeut ishte shumë më moderne dhe ju ishte përshtatur rrethanave dhe kohës kur vepronte. – Por, po më dëgjove mua, po deshe të kthehesh në fenë e vërtet të Krishtit, të mendosh më në fund për shpirtin tënd, ti do të mundesh, pasiqë të heqesh dorë nga pabesia jote dhe nga verbërit e besimit Muahmedan, edhe pushtetin, edhe emrin tënd nga i madh që është ta kthesh e ta bësh shumë më të madh, nga i lumtur, shumë më të lumtur,  nga i dëgjuar shumëmë të dëgjuar; ti që shquhesh fort mbi të gjithë të parët e tu nga shpirti i lartë dhe nga madhëria e karakterit, mos qëndro për më gjatë bashkë me të tutë, si nga ndonjë e drejtë trashëgimore, në këtë kokëfortësi  dhe verbëri dhe bëje lirisht, me vullnetin tënd, atë që së shpejti do ta bësh nga nevoja. Kësaj radhe kemi kemi pregaditur për botim dy letra, origjinalet e të cilave ruhen në Arkivin Apostolik i Vatikanit. Dokumentet janë nxierrë nga fondi: Miscellaniae – ARM. II. Vol. 3, f. 653r – 654v; [ose paginimi i vjetër: 648r–649v] dhe: Miscellaniae – ARM. II. Vol. 3, f. 655r – 658v[ose paginimi i vjetër: 650r-653v]. Për botim ne kemi shfrytëzuar përkthimin zyrtar.

Prof. Dr. Musa Ahmeti 

Center for Albanian Studies

Budapest

Studimet dhe hulumtimet shkencore për epokën e Skenderbeut, çdo ditë e më shumë, po japin rrezultate të reja në fusha dhe lëme të ndryshme, për të cilat më parë nuk kishte fare njohuri. Është deri diku e çuditshme që nëpër arkiva e biblioteka shtetërore e private, muzeume e koleksione të ndryshme të ruhen thesare kaq të çmuara, të panjohura dhe të pabotuara deri tani. 

Gjatë mesjetës, sundimtarët dhe princërit shqiptarë kishin zyrat e tyre të kancelarive në nivele të ndryshme si notarë, sekretarë apo përkthyes, të cilat ishin mjaftë të zhvilluara dhe mund të renditen në radhën e kancelarive të ngjashmemë të njohura, në Evropë, gjë që tregonte për nivelin e lartë të zhvillimit dhe kujdesit që tregonin princërit dhe sunduesit shqiptarë në komunikim me sundimtarët tjerë. Nga këto zyra dolën akte, diploma, mandate dhe dokumente nga më të ndryshmet, në disa gjuhë që në atë kohë ishin në përdorim zyrtar. Deri sot, ne kemi njohuri për ekzistimin e një numri të vogël të këtyre dokumentave në origjinal. Pjesa dërmuese e tyre si duket janë zhdukur përgjithmonë; pjesa tjetër pret hulumtuesit që ato ti nxierrin në dritë dhe ti botojnë, derisa vetëm disa i kemi në duar, të zbuluara rishtazi. Një numër i caktuar janë të botuara në vëllime dhe korpuse të ndryshme të dokumentave, që asnjëher nuk janë përmbledhur në një botim të veçantë nga autorë shqiptarë. Karakteristikë e përgjithme e këtyre akteve të botuara është se ato nuk ndryshojnë nga ato të sundimtarëve të tjerë, fqinjë apo evropianë.

Zakonisht në këto kancelari janë përdorur gjuhët kulturore të kohës si: latine, greke, sllave, italijane osmane dhe ndonjë tjetër. Ende nuk kemi asnjë dokument që është shkruar apo përkthyer në gjuhën shqipe nga aktet diplomatike, noterijale apo të tjera nga koha për ku bëjmë fjalë.

Hulumtimet nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme, kanë mundësuar zbulime të reja të këtyre akteve, për të cilat më parë është menduar se janë zhdukur apo nuk kanë ekzistuar fare. Për fat të keq, edhe sot, ka studiues e shkencëtar shqiptar, të cilët janë mbështetës të idesë se: “çdo gjë që ishte me vlerë dhe e rëndësishme nga arkivat e bibliotekat e njohura, është botuar”. Këta studiues e historianë, shfrytëzojnë burimet e botuara nga autorë të huaj, të cilët, vërtet kanë botuar dokumente, por assesi në atë shkallë, sa të shterronin fondet dhe trezorët e arkivave e bibliotekave, në të cilët edhe sot e kësaj dite, ruhen thesare të paçmuara për kulturën, traditëm dhe hsitorinë tonë kombëtare. Këto mendime janë shumë të dëmshme, sidomos për studiuesit dhe hulumtuesit e rinj, te tek të cilët mund të ketë ndikime negative dhe dëshpruese. 

Ka mundësi që zyra kancelarike që ishte pranë Skenderbeut të ishte vazhdimësi e të njëjtës zyrë, e cila funksiononte te i ati Gjon Kastrioti, për të cilin kemi njohuri se kishte një zyrë të tillë nga fundi i shek. XIV-të dhe fillimi i shek. XV-të. Natyrisht që kancelaria e Skenderbeut ishte shumë më moderne dhe ju ishte përshtatur rrethanave dhe kohës kur vepronte. 

Sipas hulumtimeve të bëra, kemi në dorë një të dhënë tepër interesante, se nga zyra e Skenderbeut, ka ndodhur që mbrenda një dite të nxirren 13 akte të ndryshme diplomatike, të shkruara në disa gjuhë. Kjo e dhënë tregon se cili ishte komunikimi i Heroit tonë kombëtar me shtetet tjera mjesjetare dhe me fqinjët, si dhe roli shumë i rëndësishëm që luante kjo diplomaci në ruajtjen e pavarësisë shtetërore dhe teritoriale.

Botimi i letërkëmbimit dhe dokumeteve të pabotuara, e të panjohura deri tashi nga epoka të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, çdoherë ka zgjuar interes të jashtëzakonshëm te studiuesit, shkencëtarët dhe krijuesit e profileve të ndryshme, meqë bëhetj fjalë për burime të dorës së parë, me një vlerët tepër të veçantë, të pakrahasueshme dhe të jashtëzakonshme.

Deri me sot, janë bërë disa përpjekje për botimin e letërkëmbimit dhe dokuemteve nga epoka e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, por asnjëri nuk ishte i një niveli të lartë shkenocr dhe profesional; për të plotësuar nevojat shkencore të kohës, duke qenë të pregaditur me një aparaturë shkencore, literaturë dhe komente kritike përcjellëse; analiza të shumëanshme, të vështruar nga këndvështrime të ndryshme. Duhet cekur se botime të dokumeteve për Skenderbeun, deri me sot kanë bërë kryesisht të huajt, me disa përjashtime të vogla, nga ne, vetë shqiparët.

Është e njohur tashmë, se botmimin më komplet të dokumenteve për epokën e Gjergj kastriotit Skenderbeut, deri me sot, e ka bërë akademiku serb, Jovan Radoniq, në përmbledhjen: “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu dhe Shqipëria në shekullin e XV-të” (1942); botim ky i llogaritur si më i ploti në shkencën historike!!!; ku është përfshirë një numër i caktuar dokumetash dhe epistolarit të Skednerbeut. Ky botim, është i njëanshëm dhe jo korrekt [thënë më së buti], ngase Radoniq, në shumë vende, ka bërë shkurtime ose ka hequr pjesë origjinale të dokumeteve, duke mos e shënuar askund një veprim të tillë. Kjo gjë dëshmohet lehtë, duke bërë një krahasim me origjinalet që ruhen në arkiva e biblioteka të ndryshme, anëkënd Evropës, Azisë e Afrikës.

Hulumtimet sistematike disavjeçare, të përqëndruara kryesiht në letërkëmbimin e Skenderbeut me të tjerët dhe të tjerët me të, si dhe dokuemtave nga kjo periudhë kanë dhënë rezultate të jashtëzakonshme. Janë zbuluar me mijëra faqe dokumente të panjohuara dhe të pabotuara deri me tashi, duke ofruar kështu të dhëna tepër të çmuara, me një rëndësi të posaçme.

Në shumë arkivae biblioteka evropiane, si në ato: italijane, spanjolle, françeze, malteze, hungareze, austriake, gjermane, portugeze, kroate, angleze, daneze, greke, rumune… etj [të cilat i kemi hulumtuar me kujdes të veçantë], ruhet një dokumetacion dhe material burimor i pasur, i cili hedh dritë të re mbi figurën e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut dhe epokën e tij. Kanë mbetur për hulutmime në të ardhmen, arkivat: turke, egjiptiane, malaziase, bulgare, ruse dhe ato serbe, ku sipas të dhënave që disponojmë, ruhen letra dhe dokumete origjinale të Skenderbeut.

Është më se i njohur qëndrimi i historianëve shqiptarë, se deri në vitet ’50 të shekullit të XV-të, nuk na është ruajtur letërkëmbim burimor origjianl, qoftë i dalë nga kancelaria e Skenderbut apo nga kancelarit e mbretërve, princërve e prijsve të tjerë, sidomos ai diplomatik por edhe ai karakterit tjetër.

Një qëndrim i tillë bie poshtë, si i pa themeltë dhe i gabuar, ngase ne disponojmë me dhjetëra letra origjinale [dokumete e letërkëmbim] të dalura nga kancelaria e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut. Gjithashtu është i gabuar dhe tendencioz edhe pretendimi i disa studiuesve të epokës së Skenderbeut se letrat që i përmendin Marin Barleti, Dhimitër Frengu, etj. janë të imagjinuara dhe nuk janë të sakta. E vërtreta qëndron ndryshe. Ato letra janë të sakta, dhe origjinali i tyre në osmanisht së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën latine, të bërë në kohën kur ka arritur origjinali, ruhen në Arkivin Sekret të Vatikanit në Vatikan, gjë që tregon se M. Barleti kur shkroi veprën e tij madhore “Histori e Skenderbeut” kishtenë dorë burime origjinale, të dorës së parë nga Arkiva tepër sekrete të kohës, siq ishte psh. Arkivi Sekret i Vatikanit (sot Arkivi Apostolik i Vatikanit).

Kësaj radhe kemi kemi pregaditur për botim dy letra, njëra e Sulltan Mehmetit II-të dërguar Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe tjetra, përgjigja e Gjergj Kastriotit Skenderbeut për Sulltan Mehmetin II-të, origjinalet e të cilave ruhen në Arkivin Apostolik i Vatikanit. Dokumentet janë nxierrë nga fondi: Miscellaniae – ARM. II. Vol. 3, f. 653r – 654v; [ose paginimi i vjetër: 648r–649v] dhe: Miscellaniae – ARM. II. Vol. 3, f. 655r – 658v[ose paginimi i vjetër: 650r-653v]. Për botim ne kemi shfrytëzuar përkthimin zyrtar. 

Të dy letrat janë të shkruara gjatë vitit 1463, në një periudhë kohe prej 49 ditësh, pra njëra në fillim të muajit maj ndërsa tjera në fund të muajit qershor. 

Pas një leximi të vëmendshëm, të këtyre dy letrave, mund të nxierrim disa përfundime të vlefshme të cilat mund të shërbejnë me të dhëna të reja për një njohje më të saktë të jetës së Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Gjëja e parë që bie në sy është fakti se edhe më parë ka ekzistuar një letërkëmbim, bile mund të themi mjaft i dendur në mes Mehmetit II-të dhe Skenderbeut.

Momenti më i rëndësishëm është kur Skenderbeu në letrën e tij pohon për veten e tij: “mua një mbret, të vogël”, dmth. e quan veten mbret.

Në të dy letrat trajtohet prishja e marrëveshjes që ishte nënshkruar në mes të sulltan Mehmetit II-të dhe Gjergj Kastriotit – Skenderbeut në Shkup më 27 prill të vitit 1462. [Së shpejti do të botojmë edhe këtë marrëveshje të shoqëruar me faksimile përkatëse e cila ende nuk është e botuar dhe pothuajse nuk përmendet fare!].

I veçantë është stili dhe mënyra e komunikimit e dy burrështetasve. Derisa Mehmeti II-të me një fjalor shumë përbuzës, i rikujton Skenderbut nderimet, respektin dashurinë, miqësinë dhe privilegjet që ka gëzuar nga ai perosnalisht, por, edhe nga Oborri Perandorak, duke mos i mohuar: besën, ndershmërinë, trimërinë, zgjuarsinë, mençurinë dhe kryelartësinë. Ndërsa në anën tjetër, Skenderbeu, me shumë mençuri, me fjalë përmbajtësore dhe tepër domethënse i bën një përgjigje të shkëlqyer, duke mos i mbetur borgj për asgjë, por edhe e paraljamëron për rreziqet që i kanosen, duke u thirrur në miqësinë dhe respektin që kishte për të, Mehmetin e II-të, në të njëjtën kohë duke i dhënë për të kuptuar se është i gatshëm për çfardo lloj sfide dhe sakrifice, për të mirën dhe lirinë e atdheut.

**********************************

Letra e Mehmetit të II-të, dërguar Skenderbeut

I MADHI DHE I FUQISHMI MBRET MEHMETI I II-TË, PERANDOR I MBARË RRUZULLIT QË NGA LINDJA NË PERËNDIM TË MADHËRISHMIT SKENDERBE, PRINC TË EPIRIT.

Konstandinopojë, 7 maj 1463

I madhi dhe i fuqishmi mbret Mehmet i II-të, pernador i mbarë rruzullit që nga Lindja në Perëndim, të madhërishmit Skenderbe, princ të Epirit.

Besën dhe ndershmërinë tënde, o princ fort bujar Skenderbe, unë e kam nderuar gjithmonë. Për këtë arsye nuk mund ta besoja, që ti, princ shpirtëmadh e fisnik, t’i shkelje aq lehtë dhe pa menduar shumë, besën e paqen, që kishe prej kohe me mua. Me të vërtet, ti, siç marr vesh, pasi kalove me një ushtri të shumë në tokat e mia, more që andej me vete një plaçkë me të vërtet fort të madhe, duke shkretuar gjithçka me zjarr e hekur. Unë e kam hetuar dhe e di me siguri se shkaku i kësaj ngjarje kanë qenë venedikasit, me këshillat dhe porosit e të cilëve ti u nxite që ta bësh këtë. Ti fillove luftën kundër meje; ti u bëre shkelës i besëlidhjes dhe dhunues i së drejtës së popujve; i gabuar sigurisht nga lavdërimet, nga dredhit dhe dhelpërit e tyre [venedikasve, m.a.]. Prandaj unë, duke patur parasysh më tepër shkakun e turpit se sa vetë turpin, mendoj se ty duhet të të vihet një faj i vogël fare ose asnjë faj, përkundrazi, unë gjithë fajin ua hedhë atyre, [venedikasve, m.a.] të cilët kanë qenë për mua gjithmonë armiq e kundërshtarë të përbetuar.

Po çfarë rëndësie kanë këto për mua, o Skenderbe? Të pafundme dhe shumë të mëdha janë zotërimet e mia. Mos pandehe se i sjell ndonjë humbje të rëndë perandorisë sime me plaçkitjet, që po bën pa pikë turpi si ndonjë hajdut, më fort se sa si armik i vërtet, në viset tona duke rrëmbye bagti e duke djegur me zjarr e hekur vendbanimet e popullit tim? Përkundrazi, unë as që e quaj këtë për dëm, por vazhdo, në rast se të duket kështu e drejtë, sepse unë miqësinë dhe dashurinë tënde e quaj më të shtrejtë se çdo gjë tjetër që kam në këtë botë. 

Dhe me të vërtet, unë, siç e di, të kam dashur gjithmonë me një mënyrë të veçantë dhe të kam rrethuar ngahera me një dashuri të rrallë dhe sa herë që sjell ndërmend atë moshën tonë të njomë dhe shoqërinë tonë, kur jetonim së bashku në pallatet e tim eti, në Adrianopojë, është e pamundur, që të mos ndjej se kam për detyrë të të nderoj në mënyrë të veçantë. 

Prandaj o Skenderbe, unë kërkoj prej teje, me tepër të këshilloj, që ne, duke përtëritur kushtet e mëparshme të paqes sonë, ta vazhdojmë atë përsëri duke e forcuar atë me be, [besë shqiptare, m.a.] sepse, po ta kishim siguruar që më parë me be, ti nuk do të kishe lejuar vetes, në asnjë mënyrë që atë ta prishje, i shtyrë nga venedikasit apo të bije në grackat dhe lajkat e tyre. 

Për këtë gjë është e domosdoshme tashi që ne ta sigurojmë dhe forcojmë përsëri dhe përjetë besëlidhjen dhe paqen ndërmejt nesh me be të shenjtë nga të dy palët. Në qoftëse do ta bësh këtë siç shpresoj, dhe do të më dëgjosh mua, pa dyshim që ti do të mbretërosh për gjitmonë bashkë me pasardhërist e tu dhe do t’i kesh të pacënuara gjithë pronat dhe zotërimet tua. 

Përndryshe, besom mua, do të pendohesh shumë shpejt. Ti i di tashmë fuqitë e mia dhe mendohu a mund t’u bësh ballë me sukses. As mbretërit, fqinjë të tu, as venedikasit mendjemëdhenjë e mashtrues, nuk mundin të të shpëtojnë nga dora dhe tërbimi im. A nuk e sheh se të gjithë grekërit pothuajse janë zhdukur; se perandori i Trapezunit është rrëzuar nga froni prej nesh; se princërit rashianë [serbë, m.a.] dhe tribalë [shqiptarë, m.a.] janë rrënuar; se ilirët [kroat e boshnjak, m.a.] janë shpartalluar dhe se mbretëritë e gjithë Azisë dhe mbretër e princër të tjerë, janë vënë nën zgjedhën dhe nën sundimin tim?

Dëgjo pra, o Skenderbe këshillën time, qëndroju zotimeve, sepse për Allahun, s’ke për të gabuar.

Prandaj, shikoni me kujdes edhe njëher, sa keni bërë për marrëveshjen tonë të mëparshme; ju rekomandoj të pranoni mundësit e ofruara nga ne dhe të bëni një marrveshje të re; të pranoni paqen me vullnet të mirë, në mënyrë që të mbeteni Zot i vendit tuaj.

Për këtë punë ne kemi ngarkuar Mustafanë, shërbëtorin dhe lajmëpruesin tonë, i cili po vjen tek ti; atij ti zësh besë pa asnjë dyshim për të gjitha çëshjtet që do tiu thotë.

Qofshi me shëndet të mirë e jetë të gjatë.

Nga Konstandinopoja qyteti ynë mbretëror, 7 maj 1463 

Mehemti II, mbret i turqve dhe perandor i Lindjes e Perëndimit.

*****

Origjinali ruhet në Arkivin Sekret të Vatikanit në Vatikan. Fondi: Miscellaniae – ARM. II. Vol. 3, f. 653r – 654v; [ose paginimi i vjetër: 648r – 649v]

***************************************************

Letra e Skenderbeut, dërguar Mehemtit II-të.

ATLETI I KRISHTIT GJERGJ KASTRIOTI, NDRYSHE I QUAJTUR EDHE SKENDERBE, PRINC I ARBËRISË DHE I EPIRIT, I DËRGON SHUMË TË FALA MEHEMTIT II-të, PRIJËSIT TË SHKËLQYER TË TURQËVE

Arbëri, 25 qershor 1463

Atleti i Krishit Gjergj Kastrioti, ndryshe i quajtur edhe Skednerbe, princ i Arbërisë dhe Epirit, i dërgon shumë të fala Mehmetit II-të, prijësit të shkëlqyer të Turqëve.

Me sa marr vesh prej letrës suaj që solli te ne ambasadori juaj, Mustafa, ti o prijës i shkëlqyer Mehmet, qenke befasur shumë që ushtarët e mij, qenkan futur, siç thua ti, kundër besëlidhjes që kishim ne, në tokat tua, duke shkelur kushtet e paqes sonë, duke marrë që andej, një plaçkë shumë të madhe. 

Shkaktarë për këtë veprim të ushtrisë sime, ti sjell venedikasit të cilët i quan armiqtë e tu, më të tërbuar dhe shton se këto gjëra pak të prekin ty, si prijës shumë i fuqishëm që je dhe që, për shkak të dashurisë fort të madhe ndaj meje, i duron të gjitha pa u turbulluar dhe madje, me që unë e bëra këtë i gabuar nga këshillat e të tjerëve, mi fal të gjitha. 

Sipas teje mjafton që ta siguroj me be [besë shqiptare, m. a.] dhe ta lidh përsëri me po ato kushte, marrëveshjen që kishim më parë mes nesh. Për këtë gjë më këshillon e më nxit që ta pranoj këshillën tënde, sepse, në rast se nuk do të veproj kështu do të vuaj pasojat e zemrimit tënd; duke ju shmangur dëshirave të venedikasve, ngase kjo gjë është e dobishme për mua dhe pasëardhësit e mij. 

Përveq këtyre, me qëllim që të më tregosh forcën tënde apo ndoshta edhe të më frikësosh ke renditur një varg të gjatë, duke numruar me radhë, njërin pas tjetrit, fiset, popujt, mbretërit, princërit, që janë shkatërruar e pushtuar nga ti dhe ushtrija jote e pathyeshme.

Por çfarë gjëje të papritur, po të pyes në emër të Zotit të pavdekshëm, paska në këtë mes, o prijës Mehmet, pse jeni kaq shumë i befasuar. Filimisht, pse ndjeheni i befasur që ushtarët e mij bënë kundër vendit tënd atë, që shpesh herë më parë është bërë mbi gjërat e tyre nga ushtarët tu. Përkundrazi, në rast se ata muarrnë masat e veta, duke u shpaguar për padrejtësinë e bërë me një farë pafrenësie, siq e ke zakon të pohosh ti, dhe duke e larë dëmin me dëm, pa bërë padrejtësi të re, atëherë s’ka asgjë, për të cilën ti të befasohesh dhe të më akuzosh mua. 

Unë po pohoj fare hapur të vërtetën. Mund ti kisha ndalur ushtarët e mij, me gjithëse të cënuar shumë rëndë, dhe do ti kisha qetësuar zemrat e tyre aq fort të ndezura për çfardo shpagimi sikur ti, prijësi më i pasur dhe më bujari ndër të gjithë, të ishe kujdesur që tu ktheheshin aytre gjithë ato që humben dhe sikur ta kishe ndëshkuar ne këtë rast, siç ishte e drejta, ç’thurjen dhe pafrenueshmërinë e ushtarvëe tuaj.

Fatkeqësit kudo janë të rënda, sidomos në punët ushtarake, duhen gjykuar shumë ashpër. Çfarë të lutem? Mos do që të ketë pafrenueshmëri të ushtarëve tu, ta shpejgoj unë, sidomos pas dëmit aq të madh që pësuan ata, të cilët ti vetë i kishe në dorë edhe ti frenoje më parë, edhe ti dënoje më pas, si i kryen ato veprime; por ne skemi çfarë të themi ty më tepër, o Mehmet fort i mençur, përve këtyre fjalëve tona të cilat ti na i ke servirur gjer me sot dhe na i ke shitur për bukuri, duke e mbuluar gjithmonë dredhinë me çfajësime dhe nën maskën e drejtësisë. 

Megjithëse për fajin që u hedh venedikasve, ndërsa mua më shfajsonë, të mbuluar para miqësisë dhe dashurisë sonë të dikurshme, për Herkulin nuk ke fare të drejtë. Me të vërtet nuk duhej shpifur, për të nxierrë si mashtrues ata prindër shumë të mirë, shumë të drejtë dhe fort të ndershëm. Pastaj, cila është dobia që ka Republika e Venedikut të merret vesh me mua dhe të më bëjë për vete, me qëllim që të zemrohem kundër teje dhe të të luftoi si armik, derisa vetë ajo, [Republika e Venedikut, m.a.] vetë them, është në gjendje edhe të të sfidoi dhe matet sheshit me ty, kur ta dojë puna në fushëbetejë.

Është e kotë, o prijësi im, që të ma mbushesh mendjen të heq dorë nga miqësia me ta [venedikasit, m.a.]. Me të vërtet, cili nga vdektarët është aqë i nderuar, aq i urryer ndër të vetët, sa që të mos i pëlqejë, më mirë të jetë i gabuar, qoftë edhe shumë, me atë Senat të nderuar, se sa i pagabuar me ty. Aq më tepër unë, ngase ka një kohë të gjatë që jam i lidhur me ta,  edhe mik i tyre mbi të gjitha, gjë që ti me gjithëkëtë se more aspak parasysh, duke i sulmuar, si i pabesë që je, dhe duke plaçkitur çdo ditë viset e tyre në Peleponez, pasi more nepër këmbë marrëveshjen e paqes që kishe bërë kohë më parë me ta.

Por as kërcënimet e tua, o prijësi i madh Mehmet, që po i shfaq këtu, kundër meje, sipas zakonit barbar, nuk më trembin  sepse, edhe të pësosh kur e do puna edhe të bësh trimërira është veti arbërore kjo. Nuk ke për të më frikësuar, mua një mbret, të vogël, por as venedikasvet të mij. 

Cili qënka ky sundimtar, siç e quan veten ti, kaq i madh i Lindjes e i Perëndimit dhe i gjithë viseve të botës? Me të vërtet, këtu më bëre të qesh! Po qeshim gjithashtu edhe princër e tjerë të krishterë. Si ja vure me kaq lehtësi që të mos them me kaq paturpësi, sundimin e gjithë botës vetes. Çfarë janë këto fjalë të kota; çfarë zotëron në Azinë e Madhe; asgjë sigurisht; mos janë të tuat ato që ndodhen në Azi të Vogël; aspak; çfarë ke në Evropë përpos Thrakës, Misisë, një pjese të Greqisë dhe të Peleponezit, të Militenës dhe të krahinës së Taurikës; në Afrikë këmba jote ska shkelur kurrë; mos është vallë ky sundimi i gjithë botës?

Mos u mendo o prijës i ndritur Mehmet, se gjithë bota, që nga ana e anës së oqeanit, ka rënë skllave në këmbët e tua; nga kjo gjë nuk duhet të krenohesh aq shumë sa të mos i përfillësh gjithë të tjerët. Pusho, pusho së mburruri dhe merr mësime po të jesh i zoti nga shëmbëllat e shënuara të paqëndrueshmërisë njerzore. Me të vërtet, ku janë asirët, që patën dikur në dorë sundimin e gjithë botës; ku janë medët; ku janë persët; ku janë grekët; ku më në fund romakët, zotërit e botës?

Më i madh, sigurisht se ti, ka qenë Tamerlani, mbreti i skythasve, tmerri, siç shkrujanë, i  njerzisë, i cili pasi e mundi në tokat e Armenisë së bashku me 200.000 mijë ushtarë strëgjyshin tënd, Bajazitin e dëgjuar, që kishte sa e sa suksese të mëdha në luftëra dhe pasi e zuri në arrati e sipër, e solli si triumfator të lidhur me pranga para qerres së vet. Në ushtrinë e tij thonë se kanë qenë një milion e dyqind mijë ushtarë, më i madhi Kserksi dhe Dariu, nga ushtritë e të cilëve të vjetrit thonë se janë mbuluar detrat, e tharë lumenjtë. Me gjithë këtë ata i fshiu nga siprfaqja e dheut, dora e Perëndisë. Prandaj, kupto se edhe ti njeri je. 

Mos ke shumë besim në mizërinë e fuqive dhe të ushtrive, se historia na dëshmon se: shpesh ushtëri të mëdha janë prapsur nga ushtri të vogla. Prandaj jo pa të drejtë është thënë: “Mos e lumno trimërinë e kapedanit, veçse kur të vijë triumfator”.

Pastaj mos kujto se duhet dyshuar, o i ndrituri perandori im, Mehmet që vetë Perëdnia e ndihmon çështjen më të drejtë? Dhe ti e di, e di mirë se kudo ke përdorë dhunë, se të gjitha i ke shtënë në dorë dhe i mban me dredhi e padrejtësi. Për këtë arsye mua nuk më mungon guximi, o prijës i madh otoman, që jo vetëm të dal përpara ty, një sundimtari kaq të madh, kur më sulmon, por edhe të të sfidoj i pari pa frikë dhe tërë zemër në fushë dhe të shpresoj se do tia arrij, me ndihmën e Zotit, një fitoreje të shënuar kundër teje. Edhe ne kemi ushtarë që dinë të qëllojnë, të marrshojnë përpara, të hidhen në mes të betejës dhe të vdesin për liri.

Çfarë më flet pra, për nevojën e paqes, që duhet siguruar përsëri mes nesh. Më kot kërkon të më shtiesh në dorë me favore të tilla. Për mua, shumë e dyshimt është besa jote dhe krejt e urryer dashamirësia, sepse për çdo gjë që flet, për çdo gjë që më zotërohesh, ti vepron gjithmonë duke ndjekur zakonet e të parëve tu, në mënyrë të mbuluar dhe dredharake, ti i bën të gjitha me qëllim që të më shkatërrosh, që të më lësh pa mbretëri dhe pa pronat e mija. Megjithë këtë, unë u kam shpëtuar gjer me sot, me ndihmën e Zotit, gjithë pusive tua, gjithë dredhërive dhe dhelpërive tua. Por për së shpejti, siq shpresoj, do ti lash ti duar nga gjithë këto, kur as dredhitë tua e as dhelpëritë skanë për të lehtësuar, kur as zgjuarsia otomane, as mburrja jote prej barbari, skanë për të vlejtur më.

Nuk i ushqejmë vetëm ne, këto ndjenja kundër teje. E gjatë është radha e princërve të krishterë, dhe me të vërtet, ja ata, po armatosen kundër teje dhe po vrapojnë me tërë forcat e tyre, kudo që janë. Bashkë me shumë të ndriturin shkëlqesinë e Tij, papën Piun e II, ta kanë bërë ty benë; gjithë mbretërit e dukët dhe thuajse kanë ardhur për të të përmbysur e lënë pa mbretëri. 

Prandaj unë, në mbështetje të miqësisë sonë të dikurshme, sado ti e ke dëmtuar atë rëndë dhe e ke dhunuar shumë, mendova prapëseprap, o prijësi im i ndritur, që të të bëj të ditur për këto gjëra, me qëllim që pas një farë këshillimi me mendje ndriturit që ke, të mbledhësh mendjen, dhe të marrësh masat, për veten tënde dhe për mbretërinë tënde. Ti e merr me mend vrullin dhe forcën e prijësve aq të mëdhenj, nga të cilët, nuk jam shumë i sigurtë në do të mund shpëtosh. 

Por, po më dëgjove mua, po deshe të kthehesh në fenë e vërtet të Krishtit, të mendosh më në fund për shpirtin tënd, ti do të mundesh, pasiqë të heqesh dorë nga pabesia jote dhe nga verbërit e besimit Muahmedan, edhe pushtetin, edhe emrin tënd nga i madh që është ta kthesh e ta bësh shumë më të madh, nga i lumtur, shumë më të lumtur, nga i dëgjuar shumë më të dëgjuar; ti që shquhesh fort mbi të gjithë të parët e tu nga shpirti i lartë dhe nga madhëria e karakterit, mos qëndro për më gjatë bashkë me të tutë, si nga ndonjë e drejtë trashëgimore, në këtë kokëfortësi dhe verbëri dhe bëje lirisht, me vullnetin tënd, atë që së shpejti do ta bësh nga nevoja. Çdoherë është quajtur një turp i madh të dëgjosh nga goja e prijësit: “nuk e pandehja”. Eja më në fund më vehte, mblidh mendjen.

Ja Zoti i madh e i vërtetë po ta sjell rastin se si edhe në gjithë punët e tua të jesh i qetë, edhe mbretërit e princërit tanë të të duan, të të respektojnë, të të nderojnë!

Kështu as lakmia për të mbretëruar, as meraku për të mirat që ke, nuk do të të mundojnë, sepse çdo gjë që ke fituar pa të drejtë, çdo gjë që në mënyrë të plaigjshme e ke bërë tënden, prijësit [mbretërit dhe dukët, m.a] e krishterë, do të ta lejojnë me siguri që ta zotërosh; pra ata çdo gjë që ke, do të ta pranojnë, do të ta njohin, si tënden.

Ti do të jesh prijës i vërtet dhe do të sundosh në mënyrë të ligjshme, mjafton që ta përqafosh këtë fe dhe adhurimin e vërtetë të Zotit, dhe sapo ta kuptosh do të të vijë keq për Perëndinë e pavdekshme, që se ke njohur më parë; do të të vijë keq për kohën e humbur. 

Kështu pra unë nuk e ndryshoj mendjen as me lajka, as me kërcënime, derisa të mos keni përqafuar besimin e krishterë, për të cilën ju keni dëgjuar e mësuar që në fëmijërinë tuaj, duke vepruar në këtë mënyrë, do tiu mundësoni edhe njerëzve tuaj që të pagëzohen. 

Pra, vetëm në këtë mëyrë, o prijës i shkëlqyer, Mehmet, unë do të hijqa dorë nga të gjitha, duke ju njohur ju si Zot; ndryshme, ju duhet ta kuptoni se unë do të jam i detyruar, të mbroj vetën time, edhepse jo pa lëndime e dhembje shpirtërore, por duke pasur ndihmën e Zotit, shpresoj tiu sjell turpin juve dhe ushtrisë suaj.

Shumë i përuluri, të ndriturit prijës të shkëlqyer, Mehmetit, mbret të turqëve.

Në Arbëri, në Kështjellën tonë, më 25 qershor 1463.

*****

Origjinali ruhet në Arkivin Sekret të Vatikanit në Vatikan. Fondi: Miscellaniae – ARM. II. Vol. 3, f. 655r – 658v[ose paginimi i vjetër: 650r-653v]

Filed Under: Histori Tagged With: Musa Ahmeti

VËMENDJE  E VOGËL PËR NJË VDEKJE TË “MADHE”

December 30, 2022 by s p

(Kushtuar 82 vjetorit të vdekjes të At Gjergj Fishtës)

NGA  NDUE  BACAJ/

82 Vite më parë, me 30 dhjetor 1940 në spitalin civil të qytetit të Shkodrës do të ndërronte jetë Át Gjergj Fishta. At Fishtën do ta zinte vdekja ndërsa kishte ndër duer përkthimin e Petrarkës në gjuhën shqipe, sikurse kishte përkthye kaherë “Hymnet e shenjta” dhe “Pesë Maj” të Manzonit, disa nga ariet e Metazit dhe lirika nga shumë poetë të tjerë italianë. Pak para se të vdiste At Gjergj Fishten  e  viziton Arqipeshkvi i Shkodres, Imzot Gasper Thaçi. Këtë  vizitë  Arqipeshkvi e bënte  edhe per  t’i  kryer  sakramentet (e fundit) të rrëfimit e vajimit , por  At Fishta edhe pse në çastet e fundit të jetës ai do të thoshte :  “ Nuk po më vjen keq se po vdes , mbasi të gjithë atje do të shkojmë , por po më  vjen e randë se të tanë  jeten e kam shkri për të pa nji Shqipni të  lirë e në vedi , ndersa sot po e lâ të shkelun prej ushtrive te hueja.”.1.  Po ditën e vdekjes do të perhapej si rrufeja lajmi i ndarjes nga jeta i njerit prej koloseve më të medhenjë të fjalës e vepres. “Yndyra” e intelektualizmit , nacionalizmit , por edhe i qytetarisë  së thjeshtë të Shkodres , Malesisë e  Shqiptarisë do të “vishej” në zi , për  humbjen e  njëres nga mendjet më të ndritura të letersisë , artit , historisë ,filozofisë , enciklopedisë , publicistikes , satirës , diplomacisë e mbi të gjitha të atdhedashurisë… Arkivoli me trupin e tij u vendos në Kishën e Gjuhadolit prej nga u përcoll në banesën e fundit nga pothuaj i gjithë qyteti si dhe autoritetet ma të nalta të kohës. Meshën e përmotshme e mbajti Imzot Gasper Thaçi, Arqipeshkëvi Metropolit i Shkodrës. Arkivoli i përmotshëm i At Fishtës ishte mbuluar me Flamurin autentik të Dedë Gjon Lulit të pa shenja robnie…2.  Telegrame të shumta ngushëllimi muer Provinçiali Atë Çiprian Nika. Më 31 janar 1941 edhe Akademia Mbretnore e Italisë mbajti nji Meshë Drite në kishën artistike të saj të Shën Lukës dhe Shën Martinit, meshë të cilën e udhëhoqi Gjenerali i Urdhnit Françeskan At Leonard M. Bello, këndue nga Schola Cantorum e Vatikanit, ndërsa pjesën muzikore të saj e drejtoi muzikanti i njohurn Akademik Don Lorenzzo Perosi, ndërsa një tjetër ceremoni përkujtimore u mbajt Reale Accademia d’Italia më 9 mars 1941. Përmbledhim këtu tue ba tonin vlerësimin e bamë nga Ernest Koliqi se: “… tek Fishta u shkrinë në nji, tana cilsitë e tij prej murgu, oratori, edukatori e politikani, ndërthurun në mënyrë të shkëlqyeme në përkushtimin e lindun ndaj poezisë.” Pranë i rrijnë shumë nga Franceskanët e mëdhenj që bënë epokë, në mes të cilëve edhe At Viktor Volaj, studiuesi i njohur i krijimtarisë letrare të Fishtës. Fjala e fundit u mbajt nga Prof. Aleksander Xhuvani (31 dhjetor 1940),  i cili ndër të tjera do të thoshte: 

“Zotnij të ndershëm! 

Si vetëtimë u-perhap an’e kand të Shqipnisë lajmi i idhët i vdekjes së poetit t’onë kombëtar At Fishtës,  dhe e mahnitun mbetet sot mbarë bota shqiptare, tue kujtue emnin zamadh të autorit të Lahutës së Malcisë, që ka këndue, si dikur Omeri, burrnin’e besën e fisit tonë, që ka ndezë zemrat e Shqiptarvet, si dikur Tirteu i vjetërsisë. E me të drejtë i kanë thanë Fishtës Tirteu i Shqipnisë, se sikurse ai me elegjit’ e tij ndezi zemrat e Spartanvet për luftë, njashtu edhe epopeja e Lahutës, odet edhe elegjit’e Mrrizit të Zanavet e të poezivet të tjera kanë mbjellë në zemër të djelmnisë s’onë dashunin e pamasë për truellin e të parëvet dhe për gjuhën amtare. Nji këto dy ideale, atdhedashtënija dhe ruejtja e gjuhës si dritën e synit, lavrimi e përparimi i saj kanë qenë polet, rreth së cilëvet shtrihej gjithë vepra e çmueshme e Fishtës. E s’ka kush tjetër veç neve arsimtarëvet që kemi pasë e kemi nëpër duer edhe ua kemi mësue nxanësvet poezit’e tij, që e çmon mâ mirë veprën zâmadhe të Fishtës, e cila si nji far i madh dritëdhanës ka ndriçue mendjen e djelmënisë sonë, si nji Ungjill shkëndimath morali ka zbutë e ka edukue zemrën e saj…. Le t’i lutemi Fuqimadhit Perëndi, që t’i caktojë pranë fronit nji vend të meritueshëm, si në këtë dhê, prej kah të vijojë me i lutë për lumnin e Shqipnisë”. At Fishta Heshti, por këngët e tija do të tingëllojnë të gjalla deri sa të flitet shqip nën kupë të qiellit. 3.  Në këtë cermoni mortore një fjalë të shkëlqyer e domethënëse  mbajti edhe miku i Fishtës, kleriku i nderuem, publicisti e  patrioti Hafiz Ali Kraja, nga i cili citoj: 

“Poet  kombëtar, o Patër Gjergj!

Një orator, tue dashtë me folë mbi veprat Tueja, rrin shtang e hutohet, sepse ata janë shumë, janë aq të mëdhaja e të madhnueshme, sa asht vështirë me caktue se mbi cilën aso veprash duhet me folë. Vepra Yte o Poet, ka për të formue nji  faqe të shkëlqyeshme në historinë politike të kombit shqiptar, pse, në aktivitetin që ke zhvillue ndër konferencat  politike  ndërkombëtare, nuk kje tjetër veçse me i sigurue kombit tonë të drejtat, qi ai i ka jetike e si ma i vjetri komb në Ballkan. Shkrimtarët e ardhshëm të historisë shqiptare jetën tande politike do ta gjykojnë në bazë të “Lahutës së Malcis”  kryevepra  jote monumentale. Të jesh i bindun o Poet i Madh, se shqiptari me “Lahutën e Malcis” ka për të qenë gjithmonë kryenaltë, siç janë helenët me Iliadën e persianët me Shahnamenë, mbasi, ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psiqikën e karakteristikat ma të ndjeshme të popullit shqiptar. Sot djelmnia intelektuale me “Lahutën…” Tande në dorë të nep besën shqiptare tue t`u betue se idealin Tand të naltë që shprehe për kombësinë shqiptare, do ta ruejnë e do ta mbajnë si gja të shenjtë morale. Gjithashtu edhe populli  mbarë, i fushave dhe i maleve, anë e kand  në Shqipni sot nep besën, se “Lahuta…” e jote në shpirtin e tyne do të sundojë sa të jenë stinë e mote. Trima e gra, djelm e vajza, me fjalën shqiptare të napin besën, se vllaznimi kombëtar, që ti çfaqe në “Lahutë…”, do ta mbajnë me forcë të madhe… Me Ty, patër Gjergj, kombi shqiptar mburret, naltësohet dhe madhnohet para  popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet; djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot në faqe të përcjellim me mallnjim e dhimbje në jetën e pasosun”.4. 

PAK NGA JETSHKRIMI I AT GJERGJ  FISHTËS :

Siç është bërë traditë në këso rastesh edhe unë mendova të kujtoj sado pak nga jetshkrimi i At Gjergj Fishtës. At Gjergji lindi me 23 tetor te vitin 1871 në Fishtë  të Zadrimes , ose në Sapen e Shenjt historike , në shtepinë plot atdhedashuri e filiza të njomë (femijë) të Ndokë Simon Ndocit  dhe bashkeshortes së tij Prenda Lazri. Femijrinë e parë Zefi i vogel (apo famulltari i ardheshem At Gjergji)  e kaloi në  katundin e vetë Fishtë , në mes  tufave të bagëtive dhe luleshqerrave, në mes tregimeve , prrallave , por edhe në mes ninullave dhe kengeve të trimerisë ,që në pergjithsi mesoheshin pranë votrës, shkollës epike të trashigimisë historike nga njeri brez në tjetrin… Fishten e vogel e futen në seminarin e Shkodres, e pastaj në atë të Troshanit , që u hap nga austrohungarezet…Kuvendi Françeskan e dërgoi Fishtën në vitin 1886 për studime teologjike e filozofike, të cilat i perfundoi në  Manastirin e Livnos e të Sutiskes në Bosnje. Me 25 shkurt 1894 celebron meshen e parë ,dhe njëkohësisht fillon rrugën e bukur, por të veshtirë e me privime të meshtarisë në vendin e tij… At Gjergj Fishta sa ishte gjallë botoi mbi 20 vepra origjinale, si dhe ka  lënë në dorëshkrime dhjetra të tjera (që do të botoheshin më vonë). Por një kontribut të çmuar Fishta ka dhënë edhe në publicistikë, ku kjo është e pasqyruar në mbi 50 organe shtypi të kohës, madje disa prej tyre të themeluar e të drejtuar po nga ai vetë me në krye Hyllin e Dritës. Vepra madhore e Fishtës kishte marrë vlerësime të rëndësishme të kohës, ku u përfshin në “fondin e Artë” të leteraturës Botërore, duke vënë epitete “superlative” si për: “Lahutën e Malësisë” – Iliada e shqiptarëve, dhe ungjilli i shqiptarizmës, për “Mrizin i Zanave” e “Vallen e Parrizit” – Gëtja Shqiptar, për “Judën Makabe” e “Jorinën” si Shileri shqiptar, për “Anzat e Pernasit” e “Gomarin e Babatasit” u mbiquajt Juventali… “Lahuta e Malësisë” u përkthye në Italisht, Gjermanisht, Anglisht e tjerë duke u bërë kështu pjesë e pandarë e artit, kulturës e qytetërimit Europian e më gjerë. Duke e konsideruar si të tillë këtë vepër shqiptarie e më gjerë, Fishta nderohet nga institucionet shqiptare e të huaja me një sërë dekoratash, çmimesh e titujsh, kombëtar e ndërkombëtar… At Gjergj Fishta është shqiptari i Parë i propozuar për çmimin Nobel. Në vitin 1939 e bënë anëtar të Akademisë Italiane e tjerë… At Fishta ka qënë kryetari i komisionit të caktimit të alfabetit në kongresin e Manastirit 1908, ka perfaqësuar Shqipërinë në konferenca ndërkombëare , ka “ndërmjetësuar” vendosjen e mardhenieve diplomatike (me 1922) të Shqipërisë me SHBA-n, ka qënë deputet dhe njëri ndër zërat më të fuqishëm të parlamentit, dhe më kritik të qeverisë , ministrave të asaj kohe, dhe çdo fenemoni apo çfaqje autokratike e që ishte kundër interesave të shqiptarëve… Por për “çudi” kur vepra e Fishtës ndalohej në atdheun e tij që e kishin marrë në dorë dreqnit e kuq (komunistët) 1944-1991, nëpër universitetet e Europës  ajo studiohet përkrah veprave të Homerit, Dantes, Gëtes e tjerë, duke u realizuar kështu edhe fjalët e Gjonit, Apostull e Ungjilltarë që thotë: Vetë Jezusi tha se asnjë Profet nuk nderohet në vendin e vet”… Ndërkohë më e keqja do të ndodhte nga komunistet shqiptar kur perveç  ndalimit të vepres (per tu bërë qjefin Moskës e Beogradit), në vitin 1967 do ti tretnin edhe eshtrat e tij ,(thonë në lumin Drin…) së bashku me eshtrat e trimit të urtë Dedë Gjon Lulit e tjerë.. 

“Kur të varrosen , 

edhe gurët kjanë! 

Kur të zhvarrosen, 

të shkelen e shanë! 

Eshtnat rrugicave , 

prap i gëlltiti dheu, 

dhe ti mbete pa vorr,

 si Skenderbeu! 

Tashti dikun në qiell, 

me shgun frati, 

pret e shikon përposht 

se ç’rrengje punon fati…”.5.  

Me gjithë ndalimin e egër që i bëri diktatura komuniste dhe propoganda e  sherbëtorëve të saj (edhe pse disa nga këta letrar të njohur e me famë), At Fishta dhe vepra tij , në trojet shqiptare , kryesisht në ato Gegë , nuk u harrua e nuk ishte e mundur të ndalohej kurrë. Vepra  e At Fishtës e veçanarisht kryevepra e tij Lahuta e Malcisë lexohej e mësohej permendësh , sigurisht në fshehtësi absolute nga syri vigjilent i partisë (sigurimi i shtetit komunist dhe spiunëve të tij). Këtë e tregon më së miri një eveniment i perkujtimit të At Fishtës dhe veprës tij pas rreth 45 viteve  ndalesë, heshtje e harresë, kur me 5 janar 1991 në Shkodër (në teatrin “Migjeni”)  gjatë recitalit të parë publik nga vepra e At Fishtës , aktori recitues ngeci , dhe menjëherë u ndihmua spontanisht  nga spektatorët në sallë, të cilët ende i mbanin mend përmendësh  shumë pjesë të Lahutës së Malcisë…6.  Dielli  s’xëhet me shoshë – thotë një fjalë e jona e vjetër . Fishtën e shkrimtarët e mëdhenj të së kaluemes  s’pat si ti terratisë gjatë kohës së komunizmit  e aq më pak tani… as  s’pat  si t’i asgjesojë mënia që me hov të vet  të pakontrolluem helmoi mendje dhe u vuni lepë  syve të shumkuj në Shqipni e ndër Shqiptarë.  Drita shijohet ma tepër mbas territ , se sa përpara. Kurrë  s’duket aq shëndritshëm dielli sa mbas shtërngatës.7.  Këtu gjejnë vend fjalët e Zef  Palit (Flaka) , kur do të thoshte: “Shkrepsa staliniane , ndezi kryevepren epike të kombit t’onë , por nuk u dogj . Lahuta asht vetë zjarr. Zjarri me zjarr nuk shuhet”.8.  Fatkeqësisht ne malësorët  e Malesisë Madhe që duhet të ishim të parët në perkujtimin e pervjetorëve (të lindjes e vdekjes) të At Gjergj Fishtes , në promovimin e vlerave të vepres tij , si dhe në memorizimin e perjetsimin e emrit të ketij “Homeri” shqiptar , që perjetësoi  historinë tonë  në “Iliaden” Lahuta e Malësisë e në vepra të tjera , ne malësorët jemi ndër të fundit… Nuk kemi asnjë shkollë , shesh , rrugë apo institucion në Bashkinë e Malësisë së Madhe që të kenë emrin e At Gjergj Fishtes.  Gjithashtu nuk kemi asnjë bust  memorial apo diçka tjeter të këtij kolosi të mendimit e veprimit , që të jenë vendosur në  kryeqendren e bashkisë  apo në qendrat e njësive administrative të Malesisë së Madhe.  Kjo mungesë e pajustifikueshme,  mjerisht  sot  duket se na thotë : “ se  ata  trima të urtë e atdhetarë  malësorë, të cilëve u këndon At Gjergji nuk paskan lanë  kurrkënd  mbrapa…”. Në vitet e demokracisë  (ish) presidenti i Republikës së  Shqipërisë (Alfred Moisiu) me 28 nëntor 2002 i ka  akorduar At Gjergj Fishtës , dekoratën më të lartë “NDERI I KOMBIT”…Nderkohë disa pushtete vendore, duke perfshirë  edhe Bashkinë e Malësisë së Madhe , (me rastin e 150 vjetorit të Lindjes  të At Gjergjit) e kanë nderuar (pas vdekjes) me titullin më të lartë vendor “Qytetar Nderi”. 

At Gjergji kudo që të pushojnë eshtrat e tu,  paç dritën e pambarueme, ashtu siç na  ke lënë veprën tënde të pavdekshme letrare, artistike, psikologjik,  filozofike  , publicistike , historike e mbi të gjitha patriotike!.  

REFERENCAT:

1.Prof. Filip Fishta, Fletë Kujtimesh , për vdekjen e At Fishtës, Hylli i Dritës nr.1-2, Kallnuer-fruer, XVII 1941, fq14.  

2.Prof. Filip Fishta, Fletë Kujtimesh , për vdekjen e At Fishtës, Hylli i Dritës.

3.Ernest Koliqi, rev. Shkëndija, fq.4, nr.7, kallnuer 1941. 

4.https://telegraf.al/speciale/hafiz-ali-kraja-nderi-i-fese-dhe-krenaria-e-kombit-shqiptar-2/. 

5.Tringë Dukagjini, Pogradec ,1976, At Daniel Gjeçaj , po aty , fq.254.

6.Robert Elsie , Fjalori  Historik i Shqipërisë , fq.195 , Sh.B. Eugen-Tiranë 2011.  

7.Daniel  Gjeçaj , GERGJ FISHTA -Jeta dhe Vepra, fq.13 , Botime Franceskane , Shkodër 2007. 

8.Daniel Gjeçaj , po aty, fq.269, citim nga Flamuri: nr.73-74, fq.2, dt.29.II.1956.   

9.Më hollësisht shih në librin tim me titull: At’Gjergj Fishta, Patrioti i madh pendartë i kombit shqiptar – Në vend të një monumenti nga një malësor. Botua me rastin e 150 vjetorit të lindjes të At’Gjergj Fishtës Botimi që u bë i mundur nga sponsorizimi i  Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe”, Michigan-SHBA. 

Filed Under: Histori Tagged With: Ndue Bacaj

ARKIVI APOSTOLIK I VATIKANIT BURIM SHUMË I RËNDËSISHËM KU RUHEN DOKUMENTAT ORIGJINALE PËR STUDIMIN E EPOKËS SË GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT

December 28, 2022 by s p

Prof. dr. Musa Ahmeti
Center for Albanian Studies
Budapest/

Origjinali i të dy letrave ruhet në Arkivin Sekret të Vatikanit /ASV/, Fondi: Miscellanea: ARM. II. Vol. 3. f. 643r-645r [ose paginimi i vjetër, f. 638r-640r]; përkatësisht: Miscellanea: ARM. II. Vol. 3. f. 645r-648v. [ose paginimi i vjetër: f. 640r-643v]. – Letra e parë, ajo që Sulltan Murati i II-të i dërgon Skënderbeut, është në osmanishte, por ka të bashkangjitur, përkthimin e kohës, në gjuhën italiane. Ne kemi shfrytëzuar për përkthim, tekstin në gjuhën italiane. – Dokumenti i dytë – letra që Skenderbeu i dërgon Sulltan Muratit II-të, gjithashtu është e shkruar në gjuhën osmane; edhe me këtë rast ne jemi shërbyer me përtkthimin zyrtar që është në gjuhën italiane. Në të dy dokumetet ka nga një vulë të rrumbullakët.

Populli shqiptar gjatë shekujve krijoi dhe zhvilloi një kulturë të lartë materiale dhe të pasur shpirtërore, përmes së cilave ruajti identitetin e tij etnik dhe kombëar duke shrpehur kështu një vitalitet të jashtëzakonshëm historik. Që nga lashtësia e deri në mesjetë, në skenën politike shkëlqyen figuara të shumta prijësish, princërish dhe sundimtarësh të cilët lanë gjurmë të pashlyera në kujtesën e popullit shqiptar.
Rrethanat historike, në të cilat kaloi populli shqiptar nën sundimin dhe okupimin e perandorive të mëdha, nën administratën fetare të Vatikanit, Bizantit dhe Stambollit, nën ndikim kulturor të gjuhëve: greke, latine, turke e sllave, krijuan zbraztësi të shumta për periudha të rëndësishme të histroisë sonë kombëtare. Burimet e shkruara, kryesisht u ruajtën jashtë Shqipërisë, në shtete të ndryshme, në arkiva dhe biblioteka të shumta, shtetërore, kishtare, por edhe private dhe kryesisht në gjuhë të huaja. Njëri ndër arkivat më të pasura për histroinë e Shqipërisë në veçanti, e Ballkanit në përgjithësi, është Arkivi Sekret i Vatikanit, për shkak të rolit të rëndësishëm që kishte Vatikani në teologji por edhe në sferën e mardhënjeve ekonomiko-shoqërore, finaciare e kulturore me vendet ballkanase. Një vend i rëndësishëm i takon Shqipërisë dhe familjeve pricërore e bujare të saj, në këto marrëdhënje, të cilat kanë lënë gjurmë të shumta të shkruara. Familja më e dalluar, është ajo e Kastriotëve, për të cilën në fonde të shumta, të këtij arkivi, ruhen dokumente, akte dhe testamente të ndryshme, të karakterit publik dhe privat.
Për të ndriçuar në përgjithësi, një epokë të caktuar apo një personalitet të veçantë, të shquar në histori, siq është Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, domosdo duhet mbështetur në burime dokumentare që ruhen nëpër arkiva të ndryshme, qofshin ato të botuara, pjesërisht të botuara apo të pa botuara; të cilat janë si një hallkë ndërlidhëse në mes historisë kombëtare shqiptare, me historinë e vendeve të Balknait, Lindjes së Afërme dhe Evroës në veçanti. Shumë herë, një gjë e tillë është e pamundur, për shkak të mungesës së burimeve të shkruara; po në raste të caktuara, edhe kur ato ekzistojnë, faktori njeri, me veprimet e tija, të njëashme, tendencioze dhe të mbrapështa, ka bërë që shumë fakte, ngjarje e data, të shtrembërohen, të keqë-interpretohen, deri në skajshmëri ekstreme, për qëllime të caktuara.
Ballafaqimi i studiuesve me raste të tilla, është i shpeshtë, shkakton vështërsi të shumta dhe herë-herë krijon rrëmujë të vërtetë, duke nxitur debate të ashpëra, për saktësimin dhe vlerësimin kritik të një burimi apo dokumenti i cili është botuar e ribotuar, në edicione të ndryshme. Është tashmë e njohur, se botimi i parë i një burimi [dokumenti] zakonisht shfrytëzohet, nga studiues e krijues të fushave të ndryshme, si akt i kryer, dmth. i skatë dhe preçiz, pa pasur mundësi që të konsultojnë origjinalin, repektivisht të krahasojnë dhe ballafaqojnë, atë, që ju është servuar, me dokumetin e vërtetë.
Vend shumë i rëndësishëm në mesin e këtyre burrështetasve dhe personaliteve të popullit tonë i takon Gjergj Kastriotit Skenderbeut, ndoshta nga vetë fakti, se epoka e tij dhe personlaiteti i tij, u studiuan më shumë se të tjerët. Studimet skenderbegiane janë të shumëanshme dhe datojnë që nga bashkëkohanikët e tij e deri në ditët e sotme. Të gjithë studiuesit, biografët dhe hulumtuesit e kësaj periudhe, kanë bërë përpejkeje të thellohen në fushat e tyre, pët të nxierr përfundime konkrete, duke mos lënë vend për dyshime dhe hamendje. Megjithatë, jo gjithëher, kanë qenë të suksesshëm, ngase rrugët e ndjekura për studim nga disa të tillë, shumë herë të vetëquajtur “historianë” dhe “studiues”, nuk kanë qenë qëllimira, por destruktive.
Biografitë e ndryshme dhe studimet e shumta, të cilat kalojnë numrin në mbi një mijë, [duke mos llogaritur këtu krijimatirët letrare], nuk ishin të mjaftueshme për të pasur një pasqyrë komplete për epokën e dhe figurën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Mbetej të bëheshin hulumtime dhe kërkime shkencore nëpër arkiva dhe biblioteka të ndryshme, qofshin ato shetërore, private apo kishtare. Një punë e tillë është tepër e rëndësishme, ngase në mënyrë autentike, me dokumenta të kohës, do të pasurohej gjithë ajo që më parë quhej e “imagjinuar” e “trilluar” apo e “shpikur” nga të ashtuquajtur “historianë dhe studiues” që në asnjëher gjatë “gjithë jetës së tyre shkencore” nuk kishin shkelur në ndonjë arkivë apo bibliotekë ku ruhen këto dokumentata dhe dorëshkrime origjinale, ngase nuk kishin përgaditjen e duhur profesionale, si njohje gjuhësh apo edhe njohuritë elementare në fushën e paleografisë latine, greke e sllave apo në diplomatikë, etj.
Hulumtimet nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme, kanë mundësuar zbulime të reja të dokumeteve dhe dorëshkrimeve, për të cilat më parë është menduar se janë zhdukur apo nuk kanë ekzistuar fare. Për fat të keq, edhe sot, ka studiues e shkencëtar shqiptar, të cilët janë mbështetës të idesë se: “çdo gjë që ishte me vlerë dhe e rëndësishme nga arkivat e bibliotekat e njohura, të rendësishme, është botuar”. Këta stduiues e historianë shfrytëzojnë burimet e botuara nga autorë të huaj, të cilët, vërtet kanë botuar dokumente, por assesi në atë shkallë, sa të shterronin fondet dhe trezorët e arkivave e bibliotekave, në të cilët edhe sot e kësaj dite, ruhen thesare të paçmuara për kulturën, traditëm dhe historinë tonë kombëtare. Autorë të huaj që kanë botuar dokuemte për periudhën në fjalë janë: Babingeri, Cerone, Fallmerayeri, Gelçiqi, Gise, Hahni, Hopfi, Jorga, Katona, Ljubiqi, Makushevi, Marinesco, Nagy, Nyary, Padilione, Palli, Parrino, Pastori, Pisko, Pray, Radoniqi, Shafariku, Tajani, Tajneri, Takella, Trinchera, Valentini… etj, dhe pothuajse asnjë shqiptar. Botimet e këtyre korpuseve me dokumenta, kanë lëshime dhe gabime të ndieshme, të cilat domosdo se duhet të krahasohen me origjinalin, sidomos kur është fjala për Shqipërinë.
Në shumë arkiva e biblioteka ruhen dokumentat origjinale, në disa të tjera, vetëm përshkrimet e origjinalit! Pos dokumentave, ne kemi pasur fatin të zbulojmë edhe pesë vula të panjohura deri më tash dhe atë një prej dylli të kuq e shtypur në letër, një nga floriri dhe tri të tjera, nga dylli i kuq.
Është më se i njohur qëndrimi i studiuesve dhe historianëve shqiptarë se deri në vitin 1445, nuk na është ruajtur letërkëmbim i pasur, origjinal, qoftë ai i dalë nga kancelaria e Skënderbeeut, qoftë nga kancelaritë tjera që kanë shkëmbyer letërkëmbim. Një qëndrim i tillë bie poshtë si i pa themeltë, ngase ne disponojmë me dhjetëra letra origjinale të lëshuara nga kancelaria e Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut. Botimi i dy letrave nga viti 1444, është dëshmia më e mirë për një pohim të tillë!
Origjinali i të dy letrave ruhet në Arkivin Sekret të Vatikanit /ASV/, Fondi: Miscellanea: ARM. II. Vol. 3. f. 643r-645r [ose paginimi i vjetër, f. 638r-640r]; përkatësisht: Miscellanea: ARM. II. Vol. 3. f. 645r-648v. [ose paginimi i vjetër: f. 640r-643v].
Letra e parë, ajo që Sulltan Murati i II-të i dërgon Skënderbeut, është në osmanishte, por ka të bashkangjitur, përkthimin e kohës, në gjuhën italiane. Ne kemi shfrytëzuar për përkthim, tekstin në gjuhën italiane. /Me këtë rast, falënderojmë monsign. Kroce-n, për ndihmën e ofruar, ngase bëri krahasimin e tekstit në gjuhën osmanishte me atë italiane/.
Dokumenti i dytë – letra që Skenderbeu i dërgon Sulltan Muratit II-të, gjithashtu është e shkruar në gjuhën osmane; është autograf dhe në fund ka firmën e Skenderbeut. Edhe me këtë rast ne jemi shërbyer me përtkthimin zyrtar që është në gjuhën italiane. Në të dy dokumetet ka nga një vulë të rrumbullakët, në të parin një vulë plumbi, ndërsa në të dytin një vulë dyelli, të cilat nuk janë të botuara.
Dokumentat i ka përmendur edhe Marin Barleti në veprën e tij madhore: “Historia de Vita et Gestis Scanderbegi Epirotarum Proncipis…”, por si zakonisht, pa referenca përkatëse, për vendruajtjen e origjinalit! Në letrën të cilën Sulltan Murati II-të i dërgon Skenderbut, te Barleti gabimisht ka shënuar datën 15 qershor në vend të 16 qershorit siq është në origjinal; si dhe në letrën që Skenderbeu i dërgon Sulltan Muratit II-të, muaji është shënuar gabim, në vend të korrikut është shënuar gusht.
Pas një leximi të vëmendshëm, të këtyre dy letrave, mund të nxierrim disa përfundime të vlershme, të cilat mund të shërbejnë për njohjen e jetës dhe veprës së Skënderbeut! Gjëja e parë që të bie në sy është, se duhet të ketë ekzistuar një letërkëmbim më i hershëm në mes Skënderbeut dhe Sulltan Muratit të II-të, nga ky që ne kemi në duar! Pastaj, Murati i II-të, në disa raste, Shqipërinë e quan: Mbretëri, e në disa raste principatë! Në anën tjetër, Skënderbeu, na njofton se Murati e “kishte ndarë nga vëllëzërit”, por na lë të kuptojmë se nuk kishte qëndruar gjithë kohën në Oborrin Perandorak. Ne këto pohime të Skënderbeeut mund ti vërtetojmë me dokumenta përkatëse, në të cilat vërejmë se vëllezërit e Skënderbeut nuk ishin të helmuar nga Sulltani. Reposhi kishte vdekur në Manastirin e Hilandarit si prift; Stanishin, më shumë se njëherë e ndeshim si bashkëluftëtar të Skënderbeut dhe së fundi Konstandinin, e gjejmë si ambasador të Skënderbeut te Alfonsi i V-të, në Napoli!
I veçantë është edhe stili dhe mënyra e komunikimit të të dy burrështetasve. Derisa Murati i II-të, me një fjalor shumë përbuzës, i rikujton Skënderbeut nderimet dhe privilegjet që ka gëzuar nga ai personalisht, por edhe nga Oborri Perandorak, duke mos i mohuar trimërinë, zgjuarsinë dhe kryelartësinë; Skënderbeu, në mënyrë shumë të mençur, me fjalë të matura dhe shumë domethënëse i bën një përgjigje të shkëlqyer, duke mos i mbetur borgj për asgjë, e në të njëjtën kohë, e paralajmëron, se është i gatshëm në çdo kohë të mbrojë lirinë e atdheut.

********************
Letra që Sulltan Murati II-të i dërgon Skenderbeut

MURATI I II, MBRET I TURQËVE E PERANDOR I ORIENTIT, I DËRGON
LETËR BUKËSHKALËSIT, SKENDERBE, ME SHPRESË SE DO TË
VËREN GABIMET E BËRA NGA ANA E TIJ.

Unë, Murati, mbret i turqëve, e perandor i Orientit, të përshëndes ty o bukëshkal i mbrapësht, që të kam rritur e ushqyer në oborrin tim, me përkujdesje e dashuri atërore. Nderet dhe favoret që kishe, gjatë gjithë kohës, që ke jetuar pranë meje, nuk të kanë munguar kurrë, o djal bukëshkal e sofër përmbysur. Më mungojnë fjalët me të cilat duhet të të flas, ngase e lënduar së tepërmi shpirtin tim, e aq më tepër më ke cenuar nderin, me pabesinë tënde të pa parë, duke më kthyer shpinën, edhepse ti ke qenë bir i familjes time të ndritur! Dhe vërtet, as fjalët më të ashpra nuk do të mund të shlyejnë pabesinë tënde, ngase ti ke një natyrë të ashpër dhe nuk përkulesh dot para askujt, pra ti, nuk je i denjë as për fjalë më të buta, e këshilla; sepse ti ke kalaur kufijtë e çdo egërsie, dhe tashi së fundi, duke ditur shpirtin tim të butë, nuk ke lënë gjë pa bërë, për të më nxehur mua, duke më bërë dëme të pallogaritura, ndaj shtetasve të mij, e veçanërisht, me tradhtinë e bëre, në favor të hungarezëve.
Veprimet tua tinzare, më bëjnë që përkundër keqardhjes së madhe, nga ana ime, të ti them gjithë ato poshtërsi që bëre ti, përkundër asaj që ma bëjnë zemrën plagë, ngase ti mohove çdo mirësi, nder dhe respket që të ofrova, duke rrëmbyer armët kundër meje. Me gjithë këtë, isha i bindur se ti o bukëshkalë, shpejt do të mblidhje mendjen, duke mos lejuar që të futesh në humnerë, jo vetëm vetëveten, por edhe atë mbretërinë tënde të zezë, se do të kërkoje ndjesë për gabimin e bëre, duke ditur se fuqia ime, do të jetë ajo që do të të shkatërrojë. Më në fund, nuk do të ketë gjë në këtë botë, që do të ndal zemrimin tim, për gjithë këto paudhësi që bën, nëse unë nuk do të zbusja zmerimin tim, duke pranuar përkuljen dhe ndjesën tënde!
Mjaft kam duruar deri tashi dëmet, shkatërrimet dhe djegjet; mjaft më ke mërzitur me dhunimet tua të shumta, duke më bërë të ndej gjithë ato të zeza; mjaft më ke bërë të vuaj në shpirtin tim; mendon se nuk do të denohet veprimi yt, tradhëtar, ndaj ushtrisë sime në Hungari, mendon se lehtë do të harroj, humbjen e gjithë atyre qyteteve të perandorisë sime në Epir e Maqedoni, se unë do të falë, gjakun e gjithë atyre ushtarëve të mij, të vrarë, mendon se nuk do të denohen vepriemt e tua të fundit, shpartallimi i ushtrisë së Ali Pashait, shkretërimet e fushave pejllore, djegja e të lashtave; pastaj, nuk u ndale me kaq, por plaçkite dhe shkretërove principatën e vjehrrit tim Gjegjit [është fjala për princin sllav, Gjergj Brankoviqin, m.a.], ngase ai, nuk mori pjesë në anën e hungarezëve; pra mblidh mendjen njëher e mirë, o i prapë; e mos prit më shumë, se kur të shpërthejë zemërimi im, atëher, do të tjetë tepër vonë për ty dhe principatën tënde.
Këto suksese të parëndësishme dhe të dorës dytë, nuk guxojnë të lejojnë kënaqësinë tënde, gjer në atë pikë, sa të rritësh orekset tua ndaj tokave të mija, se pastaj, fati yt, do ti nështrohet armës sime të pamëshirmëshme, dhe besoj se e ke të qartë, se të pret shkatërrim i vërtet, për çka më vjen shumë keq!
Rikujto më në fund, poqese ka mbetur ndonjë fije njerzie, në karakterin tënd të egër dhe kryelartësinë e veçantë, nderet që të kam bërë, që të mos them me zemër të helmuar, se i pakskësham bërë kot. Sado që nuk është nderë, për një shpirt fisnik, si ky imi, që ti përmend gjithë ato favore, që i ke shfrytëzuar bujarisht; është nga ana tjetër, shenjë e njeriut bukëshkalë, që ti përbuzësh me kaq padinjitet dhe lehtësi, kohën, vitet dhe çastet e kalaura në shërbim të oborrit tim dhe familjes sime.
Prandaj o Skenderbe, unë ndjej një dhembje të tmerrshme, për fatin tënd të keq; prekem thellë në shpirtë, duke qenë i gatshëm të arsyetoj në njëfar mase, veprimet tua; sepse, që të lë me një anë, qështjen e shpëtimit të shpirtit, që ti o bukëshkalë, o njeri përbuzës, e quan asgjë, duke lënë në heshtje këtë, gjë madhështore, ligjet e Muhametit, profetit tonë hynjorë, i përbuz me mospërfillje; përballë besimit të kotë, të krishterë; pa më thuaj çfarë të ka munguar ty, këtu në shërbimin tim, në Oborr apo gjetiu, për të kënaqur dëshirat tua të verbëta njerëzore; që tashi, po e çmon e lartëson kaq shumë, atë fundërrinë mbretërie tënde të varfër, për të cilën flet me aq zjarr e respekt?
Mos vallë të munguan armët, kujat e shkëlqyeshëm arap, skllevërit e panumërt, gjithë ajo pasuri, të cilës, as ti vetë nuk i dije fundin, gjëra këto që janë tërheqëse dhe të preferuara për çdo moshë; apo të mungonin rastet për të provuar trimërinë tënde, për të fituar nam e lavdi? Mos vallë në kohë lufte e paqeje, të janë mohuar titujt dhe gradat, që me aq nder i mbaje; grada kapiten dhe të tjera, të cilat i ishin përshtatur moshës sate? Pa më thuaj më në fund, cilin kam dashur në pallat më tepër se ty? Kush karakter më ka pëlqyer më shumë, jo vetëm nga të huajt, por edhe nga njerzit e rrethit tim dhe ata familjarë? Me çfarë zelli, përkujdesi dhe dëshire atërore, jam munduar të të edukoj, duke mos kursyer as kohën time të çmuar, kur të sollën, në oborrin tim?
Të kam rritur nën kujdesin e njerzve të ditur, duke të mundësuar njohjen e arteve të bukura dhe mjeshtërisë së artit luftarak, zakoneve të mira dhe çdo gjë tjetër të vlershme. Trimërinë dhe zgjuarsinë tënde, e kam lvadëruar, madhëruar dhe shpërblyer në shumë mënyra, duke të nderuar e stolisur, me tituj të luftës, gjë që nuk ka gjë më të bukur në botën njerëzore, saqë asnjë ushtar a komandant, nuk kam pasur më të dëgjuar, e më të ndritur se ty, në çdo betejë apo luftë! E ti, në vend se këtyre të mirave, o Skenderbe, t’iu përkuleshe dhe ti nderoje; po tregohesh i tillë, sa që vërehet qartë, se unë paskam rritur brenda mureve të pallatit tim, jo atë burrë fisnik e trim që prisja, po një muratjë të vërtet! Por, ja do të thuash, se ty të digjte dashuria e madhe për atdheun; mirë, po mos vallë unë, nëse të kujtohet, nuk të kisha premtuar kaq herë, me dëshriën time të sinqertë, principatën tënde, mos vallë unë, do të mohoja fjalën e dhënë, sikur ti të më kërkoje një gjë të tillë? Megjithatë, ti zgjodhe rrugën e turpit, more me të pabesë, në vend se të kërkoje nga unë, më të mirë, gjë që të siguroj se do të plotësoja dëshirën!
Mbaje pra, me pëlqimin e prindërve, e timin së bashku, se unë me zemërgjerësinë time fisnike, që më karakterizon çdoherë, kundrejt gjithë atyre, që dikur më kanë qenë familjarë, farefis dhe të njohur, po të fal tashi për çdo gjë, jo se pse ti më shërben dhe nderon mua; por, ngase më pëlqen, që edhe këtë urrejtje të fortë e të përgjithëshme, që shpreh ndaj meje. Të rikujtoj nderimet e bëra nga ana ime, qofshin ato private apo të tjera, duke e theksuar, veçanërisht besnikërinë tënde që ke treguar, dikur pranë meje; sigurisht, koha që ti më ke shërbyer, ka qenë shumë më e gjatë, se sa koha që më ke fyer e urrejtur.
Mbretërinë tënde atërore dhe Krujën, megjithëse i fute në dorë me dhelpëri të pashoqe dhe të kobëshme, po ti fal, me kusht, që të gjtha qytetet tjera të Epirit dhe Maqedonisë, të cilat i mban tashi, pa asnjë të drejtë; të cilat unë i fitova me luftë dhe trimëri të shkëlqyer, dikur për veten time, duhet ti kthesh, vullnetarisht.
Vjehrrit tim, Gjergjit, [është fjala për princin sllav, Gjergj Brankoviqin, m.a.], ti kthesh menjëher gjithë gjërat që i plaçkite e i rrëmbeve, sidomos ato të zotërve të tij; ndërsa ato që i mungojnë, pasi të vlerësohen drejtë, t’ia kompenzosh me të holla ose në ndonjë formë tjetër; dhe tash e tutje, çdo dhunim që i bën atij, ta e llogaritësh si veprim edhe kundër meje; gjithashtu, nuk do të ndihmosh armiqtë e tij, ngase ai është miku ynë.
Kështu, ti do ti shpëtosh urrejtjes së turqëve, njëher e përgjithmonë. Unë do të ruaj për ty, të njëjtin respket dhe dashuri, që kam ndjerë edhe më parë, përpos, nëse e vëren ti, si të arsyeshme, që për krenarinë dhe guximin tënd, të pavend, të vij unë atje, e të shpaguhem, me forcë dhe në mënyrë të pamëshirshme; atëherë, ti veq do kesh pësuar dëme të mëdha, sa do të mbash mend, njëher e përgjithmonë, se unë më, nuk do të pranoj pendimin e as mëshirën tënde, që ti do të kërkosh te unë.
O Skenderbe, ti tashmë, njeh forcën time, ushtrinë time dhe urrejtjen time, para vetes ke si dëshmi, fatkeqësinë e hungarezëve, prandaj nuk ndjej dëshirë, të të preferoj këshilla tjera, si dëshmi të armës sime të pamposhtur.
Më në fund, është dëshirë e imja, që ti o Skenderbe, të shkruaje përmbledhëtas, qëndrimet dhe qëllimet tua, për fatin dhe ardhmërin tënde dhe të principatës, të cilën tashi e zotëron. Do të kesh gjithashtu mundësi, të debatosh sy me sy me Hajredin Pashain, njeriun tim të sigurtë dhe shumë besnik, i cili do të njoftoi edhe me shumë gjëra të tjera, të cilat nuk janë shkruar në këtë letër, të cilën do ta e marrësh dorazi, nga i dërguari im.
Këto ishin fjalët dhe këshillat, që të bëra me zemër hapur, duke ndjerë helm në zemër për veprimin tënd.
Nëse jemi mirëkuptuar, Zoti qoftë me ty!
Qofsh me shëndet të mirë!
Në Adrianopojë, Pallati im, 16 qershor 1444. [848, Hixhri].
Murati i II, mbret i turqëve dhe perandorë i Orientit.

Origjinali ruhet në Arkivin Sekret të Vatikanit /ASV/, Fondi: Miscellanea: ARM. II. Vol. 3. f. 643r-645r [ose paginimi i vjetër, f. 638r-640r]. Letra është e shkruar në pergamen, ka një vule plumbi, të rrumbullakët. Pergameni është i spërkatur me flori [dmth. pergameni është i praruar në flori]. Dimensionet: 59.5 x 96cm. Origjinali është i shkruar në gjuhën osmanishte dhe ka të bashkangjitur përkthim zyrtar të kohës në gjuhën italiane. Ne jemi shërbyer me tekstin nga gjuha italiane, për të bërë përkthimin e këtij dokumenti /letre/.

**********************
Letra e Skenderbeut që i dërgon Sulltan Muratit II-të

GJERGJ KASTRIOTI, I QUAJTUR NDRYSHE EDHE SKENDERBE,
PRINC I SHQIPTARËVE, I DËRGON PËRSHËNDETJE
TURKUT TË MADH, /MURATIT II-të/, OTOAM, PRIJËSIT TË TURQËVE

I nderuari prijës i Otomanëve, dikur, siç shkruan, më paskëshit bërë shumë borxhli me gjithfarë nderimesh e privilegjesh. Unë sot do ti shlyej me urtësinë dhe gjuhën time të peshuar mirë, sepse mendoj se asgjë, nuk është aq e ulët, sesa mospërmbajtja e vetëvetes, nga një ligjërim aq i shëmtuar dhe nga fjalë tepër të ulta, si ato Tuajat, qoftë edhe kundrrejt një armiku, nga më të pamëshirshmit. Prandaj ne, letrën Tuaj, dhe të dërguarin Tuaj, i pritëm dhe i pranuam me respketin më të thellë, pa u shqetësuar fare, madje, që të të themi sinqerisht, letra Juaj, na bëri më shumë për të qeshur, sesa që duhej të zemroheshim! Ju, nga njëra anë, merrni guximin që në fillim dhe menjëher të na padisni, për mosmirënjohje dhe pabesi të madhe, e nga ana tjetër, të shtyrë nga ndjenjat e thella të shpirtëbutësisë, të cilat mbretërojnë në shpirtin Tuaj, më përmendëni humbjen e shpirtit tim, pa menduar Tuajin, shumë të mjerë, duke qenë mbrojtës dhe ruajtës i zellshëm i një feje të tillë, siq është ajo muhamedane /islame, m. a./. Më në fund, Ju, nuk respektoni asnjë rregull apo të drejtë lufte dhe më parashtroni, në një mënyrë vulgare dhe të trashë, për të mos thënë të turpëshme, si ndonjë mundës të mundurit, kushte të panumërta paqeje, veçanërisht të atilla, të cilat vështirë mund ti besoj dhe dëgjoj njeriu, pa i zënë veshët me duar!
Të gjitha këto sharje e fyerje Tuajat, o Murat i madh, do të mund ti jepnin të drejtë kujtdo, edhe atij më të duruarit, për të sharë dhe fyerë, por unë, prapseprap, një pjesë të tyre po i fal moshës e prirjes gojëlëshuar dhe mendjes sklerozikre të një plaku; pjesën tjetër, pikëllimit Tuaj, që nuk është fare lehtë për ta zbutur, sidomos ku kam vendosur që të luftoj me Ju, jo me sharje e më të gëlthitura, por me forcën e armëve, mërinë dhe inatin e luftës së drejtë për liri.
Megjithëkëtë, Ju lutem, o Turku i madh, pse talleni kaq fort me Perënditë, e me njerzit, sikur të ju kam rënë unë Ju në qafë, e jo e kundërta, Ju mua! Kështu pabesi, Ju e quani largimin tim të domosdoshëm prej Jush?! Krim ma e llogarisni edhe çlirimin e Atdheut tim, që e bëra me trimëri e zgjuarësi? Por, o njerëz, unë jam i gatshëm, që të pranoj me gjithë dëshirë, që të shpallem prej Jush, përgjegjës në jetë të jetëve, për këto krime!
Repsketi dhe nderimet Tuaja, gjithashtu kundrejt nesh, që mi kishit shkruar, e mi radhisni si litar vargor i pafund, unë, do T’iu kujtoja me kënaqësi, sikur të mund të harroja gjithë ato të këqija dhe tmerre, të cilat po të viheshin radhazi në peshojë; me siguri se mirësitë Tuaja, aq të shumta, do të zhdukeshin nga faqja e dheut, prej mbrapështive Tuaja, tepër të mëdha. Megjithëkëtë ne, nuk na pëlqen që ti radhisim këtu, e të Ju bëjmë që të skuqeni, por e shohim të udhës që t’iu kujtojmë, që Ju vetë, të vëni në peshë të gjitha këto radhazi.Për një gjë të vetme, do të habitej, pa dyshim, kushdo që mund të dëgjonte, se si kam mundur unë, ti duroj të gjitha ato mizori, neveri dhe mëri Tuajat, të cilat nuk kishin fund. Dominionin /Mbretërinë, Principatën, m. a./ atërore mi rrëmbyet; më keni ndarë nga vëllëzërit dhe mua vetë, që nuk i trembësha vdekjes, më kishin dënaur me përbuzje, dinakëri dhe vuajtje që të shuhesha me turp, para botës.
Tashi, ju duket shumë e çuditshme, o Muart i madh, që ky shpirt, që kjo zemër, që kurrë nuk e harruan lirinë, kërkonte të shpëtonte me çdo mënyrë, nga kjo robëri e tmerrshme dhe fyese. Deri kur, më në fund, kujtuat, se do të mund të duroja, sundimin Tuaj të harbuar dhe të tmerrshëm? Vërtet, unë durova shumë; shumë më gjatë se ç’mund të durohej. Asnjëher si bishtërova zgjedhes pranë Jush. Gjatë gjithë kësaj kohe, kam përballuar rreziqe të përbashkëta dhe të veçanta, si me vetë dëshirën time, si me urdhërin Tuaj!
Në biseda të përditshme, miqtë e mi të nderuar, shpesh më flisnin për pusitë dhe dredhitë që më bënit Ju! Megjithatë, unë, për një kohë të gjatë kam besaur, se as në fjalët, e as në veprat Tuaja, nuk fshihej ndonjë dhelpëri, derisa, planet Tuaja të prapta, dolën vetëvetiu sheshit! Pas gjithë kësaj, as mua nuk më mbeti gjë tjetër, pos që më kujdes dhe veprime të matura, gjithsesi në mënyrë diskrete, të përcillja të gjitha dhelpëritë dhe dinakëritë Tuaja, gjersa nuk më buzqeshi fati i shumëpritur, për të fituar lirinë time dhe të atdheut tim. Nuk ka pse t’iu vijë keq tashi, kur Ju, siç e cekëm më lartë, e keni marrë vetë – vetën në qafë, me veprimet tuaja dredharake dhe të pabesa. Unë mendoj se këto janë të pakta, o Murat i madh, në krahasim me ato që kam shpresuar e dëshiruar. Prandaj është shumë më e favorshme, që tashi e tutje, Ju, ti leni anash kërcënimet e rrepta, dhe të mos përmendëni më rastin e fatkeqësisë së madhe hungareze, që ju katandisi fare.
Çdo njeri ka zemrën e vet, ka orën e vet, ka fatin e vet, o Prijësi im; të cilin na e kanë caktuar Perënditë, që ne do ti dalim zot me durim, mençuri dhe vendosmëri të palëkundur.
Ne, o Muart i madh, nuk kërkojmë këshilla, e as mëshirë nga armiku, për veprimet dhe qëndrimet që marrim, e as që kërkojmë paqe prej Jush, por, me ndihmën e Perëndive, fitoren e mbrojmë vetë, me gjakun tonë.
Shumë i përuluri,
Me nderime. – Qofshi shëndoshë!
Në Kështjellën tonë, në Arbëri, më 14 korrik 1444.
Gjergj Kastrioti i qaujtur edhe Skenderbe.

Origjinali ruhet në Arkivin Sekret të Vatikanit /ASV/, Fondi: Miscellanea: ARM. II. Vol. 3. f. 645r-648v. [ose paginimi i vjetër: f. 640r-643v]. Letra është e shkruar në pergamen, ka një vule dylli të rrumbullakët. Dimensionet: 54 x 89,5cm.

Shënim: Fotografia eshte bere keto dite ne Biblioteken Apostolike te Vatikanit ne Vatikan.

Filed Under: Histori Tagged With: Musa Ahmeti

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) i dërgon një letër të hapur Presidentit të SHBA Joe R. Biden

December 27, 2022 by s p

Tiranë, më 26 Dhjetor 2022

Presidentit të SHBA SH.T. Z. Joseph R. Biden

Shtëpia e Bardhë

Washington, DC 20500

Në vëmendje të Zotit:

Anthony J. Blinken

Sekretar i Shtetit,

I nderuari Zoti President,

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dëshiron ta shfrytëzojë këtë rast për t’iu falenderuar Juve dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen Tuaj të vazhdueshme për Shqipërinë dhe Republikën e Kosovës. Gjithsesi, ne jemi të shqetësuar nga zhvillimet e fundit, të cilat kërcënojnë në veçanti Kosovën.

Republika e Kosovës synon të bëhet shembull i demokracisë dhe mbrojtjes të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perendimor, dhe kontribues i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Mirëpo, këto objektiva dhe paqja në rajon janë ende të kërcënuara. Ne jemi thellësisht të shqetësuar dhe skeptikë lidhur me përkeqësimin e gjendjes në veri të Kosovës, si kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin.

Bllokadat e vendosura në Veri kanë paralizuar jetën dhe kanë ndërprerë lëvizjen e lirë të njerëzve në rrugët kryesore që lidhin Kosovën me Serbinë. Banorët që jetojnë në Veriun e populluar kryesisht nga serbë po përballen me vështirësi dhe ndodhen në një atmosferë frike dhe kërcënimi të përhershëm nga grupet kriminale që veprojnë me mbështetjen e Beogradit.

Pavarësisht përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për të qetësuar situatën dhe për të ulur tensionet, jeta në atë pjesë të Kosovës vazhdon të jetë në rrezik dhe e pasigurt. Ata që i hedhin benzinë zjarrit brenda Kosovës ndihmohen dhe nxiten nga qeveria serbe. Kjo përbën një kërcënim serioz për sovranitetin dhe shtetin e Kosovës, paqen dhe stabilitetin rajonal.

Serbia është angazhuar në një luftë të vazhdueshme hibride kundër Kosovës dhe institucioneve të saj, ndërkohë që ky vend i ri bën përpjekje për forcimin e shtetit të së drejtës në bashkinë e tij veriore.

Veç kësaj, Serbia ka vepruar në rajonin tonë si proxy e Rusisë. Lidershipi i saj po punon me të njëjtin skenar që ka përdorur Rusia përpara se të fillonte pushtimin ndaj një vendi të pavarur dhe sovran si Ukraina në vitin 2014. Kjo fushatë hibride destabilizuese drejtohet kundër pavarësisë, demokracisë dhe natyrës së hapur të Kosovës, paqes e sigurisë në rajon.

Thirja e pajustifikuar dhe e paprovokuar e Beogradit për të dërguar 1000 ushtarë serbë në territorin e një vendi tjetër të pavarur fqinj nuk është vetëm kërcënim i hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, por, nisur nga roli i NATO/KFOR, si garantues i sigurisë rajonale, ajo rrezikon të kthehet në një konflikt dhe më të gjerë.

Marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, të cilat vazhdojnë pa asnjë lloj smbrapsje, pavarësisht vazhdimësisë së sulmeve brutale të Kremlinit mbi Ukrainën duhet të ishin kundërshtuar shumë kohë më parë. Serbia ka importuar armatime të rënda gjatë shumë viteve të kaluara nga Rusia, duke shkelur ligjin amerikan mbi sanksionet. As tre muaj më parë, Serbia nënshkroi me Rusinë një marrëveshje të rëndësishme në fushën e politikës së jashtme. Gjithashtu, Serbia është i vetmi vend europian, përveç Bjellorusisë, që nuk ka zbatuar sanksionet ndaj Rusisë.

Ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar dhe nga zgjerimi i marrëdhënieve serbe me Kinën. Tani Serbia importon armë nga Kina, duke blerë nga Pekini dhe një sistem të mbrojtjes kundërajrore dhe dronë të armatosur ushtarakë.

Ne jemi të shqetësuar nga moskundërshtimi i vazhdueshëm i SHBA-ve dhe BE-së ndaj Serbisë dhe shpresojmë të shohim rishikimin e qëndrimit tuaj në favor të një përqasjeje, e cila e konsideron përgjegjës Beogradin. Retorika që po përdor lidershipi serb në Beograd është kujtese e të kaluarës dhe nuk do lejuar të rishfaqet. Skenarët që zbatoi rregjimi i Milosevicit gjatë viteve 90 kundër pjesës tjetër të Jugosllavisë po vihen në skenë sërish. Presidenti Aleksander Vučić, i cili ka shërbyer si Ministër i Informacionit i Milosevicit sot udhëheq makinën serbe të dizinformimit, e cila e drejton foninë e saj të viktimizimit dhe propagandën e mbushur me urrejtje kundër Kosovës.

Si vend i pavarur, Republika e Kosovës ka bërë përparime shumë të mëdha në rrugën e saj për krijimin e institucioneve demokratike funksionale dhe një demokraci vibruese, ku të mbizotërojnë liritë njerëzore dhe shteti i të drejtës. Sot në Kosovë, pakicat etnike gëzojnë të drejta individuale dhe kolektive si asnjëherë më parë dhe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Në një rajon në të cilin ekzistojnë probleme akute ndërshtetërore të brendshme dhe të jashtme, gjendja në pjesën më të madhe të Kosovës është e qëndrueshme dhe nuk përbën kërcënim për paqen dhe sigurinë rajonale.

Qeveria e Kosovës është angazhuar me përkushtim dhe dedikim të plotë në Dialogun me Serbinë. Ne do të dëshironim të shihnim zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara deri tani, si shenjë e vullnetit të mirë dhe përkushtimit ndaj përpjekjeve të vazhdueshme, për të arritur në normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve, çka do të forconte stabilitetin dhe bashkëpunimin në gjithë rajonin.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e mbështet këtë proces dhe shpreson se ai do të finalizohet me njohjen e ndërsjellë diplomatike midis Serbisë dhe Kosovës, si dy shtete fqinje, të pavarura dhe sovrane. Pavarësisht nga shqetësimet tona të tanishme mbi politikën serbe, ne shpresojmë fort se eventualisht të dy vendet do të pranohen në Bashkimin Europian dhe në NATO. Ne mirëpresim angazhimin e Administratës Tuaj për përparimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Ne besojmë fuqimisht se rezultati i dialogut të lehtësuar nga BE-ja do të jetë në përputhje me parimet e miratuara mbi zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, të mishëruara dhe në dokumentat e Grupit të Kontaktit, i cili monitoroi dhe mbikqyri politikën ndërkombëtare në Kosovë, si dhe me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të njohur dhe si “Plani Ahtisaari.”

Këto parime udhëheqëse njohin integritetin territorial të Republikës së Kosovës brenda kufijve të saj, të njohur ndërkombëtarisht dhe ruajtjen e karakterit shumë-etnik të shtetit. Përqasjet që mbështeten mbi nocionin e rishikimit ose ndryshimit të vijave kufitare sipas linjave etnike bartin rrezikun e minimit të stabilitetit të Kosovës dhe vendeve të tjera shumë – etnike në botë.

Kjo është arsyeja përse ne, Zoti President, kërkojmë vëmendjen tuaj ndaj zhvillimit të këtyrte situatave, me qëllim që të krijohet një mjedis i sigurt, duke i bërë presion Serbisë dhe aleatëve të saj në Kosovën Veriore që të heqin të gjitha pengesat dhe bllokadat dhe të lejojnë rikthimin e shpejtë në kushtet normale, çka do lehtësonte përparimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Së fundi, Ju lutemi, Zoti President, pranoni sigurimet e konsideratave tona më të larta!

Me respekt,

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

https://www.albanianambassadors.al/…/the-council-of…/
https://www.albanianambassadors.al/…/keshilli-i…/

Filed Under: Histori

NJË KUJTESË E VOGËL PËR 103 VJETORIN E NJË MASAKRE  TË MADHE… 

December 26, 2022 by s p

NGA NDUE  BACAJ /

26 Dhjetori i vitit 1919 na kujton masakren serbo-malazeze mbi banorët e Hotit. Rrënojat e Qytezës janë të vetmet dëshmitare okulare të “mbijetuara” tash 103 vite… Po ti vizitosh edhe sot rrënojat e Qytezës, edhe pse nuk kanë gojë me folë, sapo të ulësh në mes tyre, të mbyllësh sytë dhe ta imagjinosh këtë krim apo masakër të mbi një shekulli më parë, të duket se çdo gur i këtyre rrenojave të lëshon një za, një za të thekshëm, që vjen nga thellësia e kujtesës të lame me gjakë e lotë, të tregon një histori trimërie, qëndrese e papërkulshmerie, të atyre hotjanëve që u vranë  trupin, por kurr zemren e shpirtin e patriotizmit të këtyre trojeve nga më shqiptaret e Shqiperisë Etnike… Për realizimin e synimeve të tyre shovene, serbo-malazezët kishin si piksynim të nënshtronin Hotin, me anën e një ekspedite ndëshkimore ushtarake, me qellim masakrimin e të gjithë atyre burrave (mashkujve të aftë për pushkë)… Realizimi i këtij qellimi ogurzi nuk ishte i lehtë pasi pjesa më e madhe e hotjanëve (trojeve nën Malin e Zi)  të aftë për armë ishin larguar nga shtepiat e tyre dhe ishin strehuar në trojet e Hotit në Shqipëri… Ushtria serbo-malazeze nuk kishte tager ta kalojnë kufirin, prandaj vendosën t’i  çojnë njerzit e vetë për të bisedua me hotën, dhe për t’i  bindin të kthehen në shtëpitë e veta duke u thënë: “Kthehuni në shtepiat tuaja në besë të Zotit e Savo Pjetrit.”. (Gjon Toma Berishaj,Deçiqi Krenaria e Malësisë, Tua 2009, fq.254). Por kjo “besë” siç dihet kishte qënë fatale, ndaj edhe sot thuhet për besëprerit, si “besa” e Savo Pjetrit…Ushtria serbo-malazez duke “shfrytëzuar” edhe ditën e festës të Krishtlindjes me “armën” e tyre “diplomatike”, pabesinë, mashtrimin e tradhtinë arritën që me daten 25 dhjetor 1919 të hynte në Hot, dhe nga familjet hotjane që i konsideronin si pengesat kryesore në arritjen e qellimeve të tyre shovene, të marrin peng qindra hotjanë. Dhjetra nga këta do ti ekzekutonin me 26 dhjetor 1919 në Qytezen e Hotit (në Drume të Borës), ndërsa qindra të tjerët, të lidhur duarsh do t’i dergonte në hapsanën e Podgoricës, ku shkjau u kishte “menduar” një vdekje më të ngadaltë, por më të mundimshme. Kam dëgjuar nga trashigimia gojore (por edhe e shkruar…) se numri i të vrarëve hotjanë në këtë masakër serbo-malazeze “varion” nga 64 deri në 74 hotjanë, (në mesin e tyre nga ndonjë trashigimi gojore thuhet se ishin edhe dy kastratas që kishin ndodhur në Hot si miq), ndërsa mendohet se u burgosen rreth 200 vetë… Hotjanët e ekzekutuar “akuzoheshin” për të vetmin “faj” pa faj se ishin shqiptar autokton që donin pa hile trojet e veta etnike, të cilat i kishin banuar të parët, që me krijimin e jetës njerzore në këtë cep të Europës e Ballkanit, kur siç shkruan në “Iliaden shqiptare” (Lahuten e Malcisë fq.105), patrioti i madh i pendë-artë i kombit shqiptar, At Gjergj Fishta, shkjetë serbo-malazezë në ato kohë endeshin: 

“… Atje larg, po kah Urali ,   

nëpër ato breshta  t’larta,

sillej shkjau si shkerbe mali , 

tuj kerkue per molla t’tharta , 

kur  n’këto  vise të Ballkanit , 

të parë tonë Pellazgët  motit,

 ………………………………

Kishin ligje e frone të  mbara,

 e gjatë shtegut  t’qytetnimit ,

ishin shty ata larg përpara … 

Në perkujtim e nderim të të vrarëve nga ushtria serbo-malazeze në Kushe Hot është ngritur një memorial me këta 31 emra: 

Zef  Vuji  Junçaj,  

Zef  Vaseli  Junçaj,  

Gjeto  Luka  Junçaj,  

Bac  Elezi  Junçaj,    

Maç  Çuni Junçaj, 

Tomë  Kola Junçaj, 

Zog Alia  Junçaj,  

Zef  Marku Lajçaj,    

Gjon  Preka Lakaj,    

 Gjeto  Preka Lakaj,    

 Zef  Gjetja  Lakaj,    

Nikollë Gjetja  Lakaj,   

Gjon Mark Bori,   

Mark Haxhija,  

Lukë  Nikë  Anaj,    

Pretash Preka  Deçkaj,    

Gjon  Lulashi Deçkaj,    

Zef  Marku Deçkaj,    

Zef Mark Drekaj,    

Gjon  Preçi  Gjonaj,    

Pjetër Preçi Gjonaj,    

Lulash Zefi  Gjonaj,  

Gjeto Zefi Gjonaj,  

Martin  Keqi  Gjonaj,    

Gjon Nika  Pepaj,    

Prekë Gjoni Pepaj,    

Nikë  Gjoni Pepaj,    

Nikollë  Gjoni  Pepaj,  

Pjetër Gjekë Ujkvukaj, 

Marash  Gjekë Ujkvukaj,    

Dodë  Prekë  Drekaj.  

Por në memorial ka mundësi  për t’u shënuar  edhe emra të tjerë të vertetuar si të rënë në këtë masaker. 

Ngritja e memorialit në Kushe-Hot, me 31 emra të pushkatuarve nga serbo-malazezët me 26 dhjetor 1919, (edhe pse jo e plotë me emra), na kujton atë çfarë thoshte mbi një shekull më parë patrioti i madh Luigj  Gurakuqi: “Një popull që nderon burrat e vet, një popull që pavdekson kujtimin e tyre, jo vetëm ndër faqet e historisë, por edhe mbi rrasa e monumete, ai popull tregon se ka ndergjegje, ka ndjesi të holla, se e njeh mirësjelljen e ka dëshirë me u sjellë simbas shembullit të të mëdhenjëve dhe heronjëve të vet”.(Histori e Popullit Shqiptar, fq.343, Prishtinë 1969).. Duke dashur t’a mbyllë këtë kujtesë m’u kujtuan disa vargje nga “Lahuta e Malcisë”, vargje të cilët nuk po mundem pa i cituar: 

“…E njaj gjak që kanë dikue, 

bane Zot që t’jesë tue vlue
per m’i nxe zemren shqiptarit, 

për kah vendi e gjuha e t’parit…”. ( At jergj Fishta, Lahuta e Malcisë, fq.60, Romë 1991)..

V00: Më hollësisht, madje edhe me disa emra të tjerë të vrarësh përveç 31 emrave të memorialit gjindet në librin tim me titull: “LUFTA E KOPLIKUT” 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË”, fq.51-61, botim i vitit 2020, nga ku “mora” me shkurtime këtë shkrim-kujtesë…

Në foto: Memoriali i ngritur në Kushe Hot në përkujtim të të vrarëve  nga ushtria serbo-malazeze…  

Filed Under: Histori Tagged With: Ndue Bacaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 198
  • 199
  • 200
  • 201
  • 202
  • …
  • 738
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GJON MILI – IMAZHET PA FORMË DHE ONEIRIZMI POETIK
  • Nëntori i historisë dhe i kujtesës kombëtare
  • FILATELIA PËRBALLË HISTORISË – 118 VJET NGA KONGRESI I MANASTIRIT
  • Portreti i një intelektuali …
  • Lulash Nikë Palushaj – Gjuha dhe kujtesa e Malësisë së Madhe
  • KOSOVA, E VËRTETA DHE DREJTËSIA: NJË SFIDË QË KËRKON PËRGJIGJE INSTITUCIONALE
  • HAGA NUK ËSHTË MBI SOVRANITETIN E KOSOVËS!
  • PËRTEJ BASHKËJETESËS KULTURORE: A JANË SHQIPTARËT VËRTET TË BARABARTË NË MAL TË ZI?
  • 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶
  • Arbëreshët e Argjentinës – Një histori e dy emigrimeve dhe e mbijetesës së identitetit shqiptar
  • SKËNDERBEU, VASAL APO ALEAT I ALFONSIT TË ARAGONËS?
  • HIJESHIA LIGJËRIMORE DHE APOTEOZA E SHQIPTARISË NË KËNGËT E NIKOLLË NIKPRELAJT
  • LEGJITIMITETI DHE PUSHTETI
  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT