• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUR KONICA DOREHIQEJ NGA PARLAMENTI, DHE DIELLIT I NDALOHEJ HYRJA NE SHQIPERI

August 11, 2017 by dgreca

 Agim Llojdia

Nga Gëzim Llojdia/

1 KonicaGazeta “Dielli’  lindur 100 vjet më parë në SHBA  i ishte ndaluar ardhja në atdhe në vitin 1924.”Gazetat e Korcës”,Drita”,”Përparimi”  i dërgojnë ndërkaq Kuvendit kushtetutes një telegram  për të prishur vendimin ,që ndalonte hyrjen në atdhe të gazetës Dielli”.Në materialet e kësaj dite të mërkurë të kuvendit shqiptar gjejmë një telegram tronditës ku publicisti  e patrioti Konica i dërgon Kuvendit Kushtetues  duke e akuzuar qeverinë për zgjedhjet e kryera nën frikësim si dhe arsyet për dorëheqjen e tij si anëtar i Kuvendit. Një Kuvend i tillë nuk përfaqëson popullin, por një klasë parazitësh, shprehet Konica ,në telegramin  i cili mbanë dt 11. Mars 1924.

Bisedimet e Kuvendit Kushtetues

E mërkurë 12.Mars 1924,ora 2.30 mb dreke

 

Këndohen emnat e ZZ. miseve   të Kuvendit Kushtetues e mungue Zotnia e tyre  e ZZ A Hastopalli .(leje), A.Zogu (smuet), H.Kadri leje, I.Xhindi i smuet) J Papadhopulli(mision), , L.Gurakuqi (smuet), P.Evangjeli, S Luniku (leje), S. Ko­prencka (leje),S.Vrioni Sif Kedhi (mision),Skënder Pojani,Shefqet Daiu. Si u gjet shumica, mbledhja u hap.

Këndohet proces-verbalet Nr. 21, 22 e 23 dhe vërtetohen. Këndohet nji telegram nga drejti­met e gazetave : “Gazeta e Korçës, Drita”“Perparimin, me te cila luten të prishet vendimi i dhanun për nda­limin e hyrjes se gazetës”Dielli” ne Shqipni.

Bashkohet me çështjen e rendit te ditës.

Këndohet nji telegram nga nji çetë djelmsh Shkodran me date 11. 111, 924 si pason e “Fletorja Republika,javën  e kalueme në krye thotë : se mbas 40 ditësh Kuvendi Kushtetues nisi punen me gjak tue i thirë kshtu Asemblislat gjaksor. Ne tue njoft nderin e Asemblesistave pa ndër ta realizimin e ideali’ kombëtar, protestojmë rreptësishtë kundra  këtij shndrimi e lypim dënimin e saj.

I referohet kornisjonit

Kendohet nji telegram nga Bostoni me date 11.111.24; prej Z. Faik Konicës  si pason:

Kuvendit Themeltar .Tiranë. Zoti Kryetar Shumica e Shqiptár e ka çfaqur sheshit se dishron ndryshime sociale me themel.

Stop.

Po zgjedhjet e bërë nën frikësime qeveritare edhe nen hijen –e vrasjeve  nxuarnë në Kuvend një shumicë e cila  mundohet të ruaj fabrikën  sociale  të vjetër qe ka lëne popullin  e n’errësirë  e varfëri. Stop .Një  Kuvend themeltari këtillë nuk përfaqëson popullin por vetëm nji klasëparasitash.Stop. Prandej kam nderin te Ju paraqes demicien time si misë i Kuvendit.Stop.Mjerimet që gatuani kundër popullit qofshin mbi krye të shumicës  vetzgjedhur të këtij Kuvendi çkatërronjës.

Z.Dr.S .Pojani Të vihet në  e rendin e ditës Z. Kryetar. Së biseduar dhe duhet dër­gue në  giyq.

ALI KELCYRA : Z,  në telegram cfaqë arsyet pse jep dorëheqjen  

Këto nuk na hyjnë në punë neve,po të pranoimë dorëheqjen dhe të lajmërojmë  me Qeverin t’ urdhërojë zgjedhje të reja për vendin vakant.

 V. GOXHOMANI : Nuk është nevoja të pranojmë dorëheqjen,   se pas 10 ditësh,quhet dorëheqës vetvetiu.

Z.F.VOKOPOLA: C’do Asemamblesitë  nuk ka ardhë të bëj ben e duhshme nuk ka të drejtë si nji Asamblesist. Sharjet që bën Z. e tija janë  pa edukatë. Z. e tija në vend, që këtu e të kolaburote këtu për të mirën këtij populli, vjen këtu e na bën sharje pa fare edukate. Pra­ndaj ti pranohet dorheqja dhe të marojë  çështja..

Z.KRYETARI : Kush është anëtar  i pranimit të dorëheqjes të ngrehin dorën.

Pranohet.

 Z.KRYETARI Bisedim mbi proponimin e lënjes së lire të hyrit në Shqipni  të gazetës”Dielli”.

 Z.M.I.P TË JASHTME (I.Vrioni)

Zotërinj. Mbi  këtë çështje  do të flas  si deputet, si Ministër si  edhe n‘Emën të Qeveris. Në kohen e kabinetit  t’ im Z. Konica, në kritikat, që ka botuar në gazeten “Dielli” si  person më ka hidhëruar, po si njeri i Shtetit nuk më ka ardhë aspak rëndë, pse një njeri, që merr fuqin e shtetit lypet të durojë të gjitha sharjet e kritikat  dhe t’i marre punët me gjakftohtësi.  Herën e fundit Z. Konica këtë hidhërim ,që kishte në  personin e tija ma ngriti e ma nderoi  me  simpati,

ZANA:Cilat jane shkaqet ?

Z. MIN. I P. TE JASHTME Vrioni):

 Z. e tij kur ngjau atentati kundra Z, Kryeministrit në fuqi, me një telegram ju drejtue  Kryeministrit ku deploronte  këtë ngjarje dhe tregona hidhërimin e vet duke uruar shërim të plot sa më shpejt. Z. e tij me këtë difton se atakon qeverinë e kritikon, me mejtim. Këjo sjellje e tij kundrejt Kryeministrit Z. Ahmet Zogut është një gjest chevaleresc dhe unë si depu­tet i jam mirënjohës.

Sa për Qeverinë, e dini mire Z. e juaj, se neve kemi hyp ne fuqi, jo të shtyem nga zelli për kulltuk ose nga ambicia po prej kohës anormale te shtrënguar nga detyra patriotike.

Prandaj Qeveria nuk ka aspak frikë as nga një kritik dhe ardhja

e gazetës”Dielli”  në Shqipni për neve është një gië e dashur dhe s’ kemi kur një  kundërshtim, qe ajo gazetë  të  hyjë  e lirë  në Shqipni.

Duartrokitje.

Z. KRYETARI : Gazetarët, që ju drejtonin Kuvendit për lenjen e lirë, të Diellit në Shqipni nuk e dinin se ndalimi ka qenë nga Qeveria e për këtë arsye i janë drejtue Aseamblés.Pranohet e hyemja e “Diellit”       lirisht në Shqipni.

Kuvendi pasdites së mërkurë i 12 marsit 1924 ka vijuar punimet  mbi ligjën mbi ndërrimin e disa neneve  në lidhjet me aktet noter

Filed Under: Histori Tagged With: dorehiqej nag Parlamenti, Grim Llojdia, Kur Konica

KUR NE TIRANE MARTOHEJ VAJZA E AMBASADORIT AMERIKAN

August 8, 2017 by dgreca

The New York Times writes about Violet Bernstein, daughter of U.S. Ambassador to Albania Herman Bernstein, getting married at the Embassy Rose Garden in Tirana./

vendi i dasmesambasador Herman_Bernstein

Ne Foto 1- Ja ketu u be dasma 2- Ambasadori amerikan Herman Berstain/

vajza e ambasadorit bernshtain

Lajm-Foto kujtim/

Në një postim të datës 7 gusht, të emërtuar Foto e Ditës, Ambasada e SHBA përcjell një lajm interesant, me të cilën opinioni ynë publik nuk është njohur më parë.

20 qershor, 1932 – Gazeta New York Times shkruan për Ms. Violet Bernstein, vajza e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Herman Bernstein, e cila u martua në kopshtin e trëndafilave të Ambasadës në Tiranë.

Photo of the Day | June 20, 1932 – The New York Times writes about Violet Bernstein, daughter of U.S. Ambassador to Albania Herman Bernstein, getting married at the Embassy Rose Garden in Tirana.

Shënim: Një shembull tjetër i qartë se, sa e donte Shqipërine Ambasadori i paharruar, miku i madh i shqiptarëve, Bernstein, aq sa dhe dasmën e vajzës e bëri në vendin tonë.

Ilustrimet nga Shefqet Kërcelli

 

Filed Under: Histori Tagged With: martesa ne Tirane, Shefqet Kercelli, Violet Berstain

VARRE ILIRE NË FORINË TË GOSTIVARIT

August 8, 2017 by dgreca

“Do të ishte mirë që Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi të na tregojë për fatin e pllakës së varrit të gjetur në verën e vitit 2007”./

1 Arben Llalla, Forine, Korrik 20072 Pllaka e gjetur ne Forine

Nga Arben LLALLA/Në Korrik të vitit 2007, në Forinë të Gostivarit gjatë punimeve të kanalizimeve të fshatit i zbulua një pllakë varri e shek.4-5. Atë periudhë kryetari i sotëm i Kuvenit të Maqedonisë Talat Xhaferi më bëri telefonatë për të shokuar këtë pllakë si historian.Sapo mora vesh këtë lajm u nisa për në vendin ku ishte gjetur ky fakt historik. Në Forinë më priti z.Talat Xhaferi i cili më tregoi ku ishte pllaka antike. Aty ishin edhe shumë banorë të fshatit të cilët e ruanin si gjë të shtrenjtë.

Cilës periudhë i përket? Në ç’gjuhë është shkruar?

Këto janë pyetjet që mundojnë banorët e këtij fshati.

Përsa i përketë kësaj dëshmie kemi të bëjmë me një pllakë mermeri në të cilën pasqyrohet një figurë njeriu dhe poshtë saj gjendet mbishkrimi: ΑΝΝΙΑΤωΥΙω, ΕΠΙΚΑΔωΜΝΗ, ΜΗCΧAΡΙΝ.Në lashtësi njerëzit shkruanin me shkurtesa, mirëpo me kalimin e kohës çdo gjuhë u zhvillua duke na bërë të vështirë për të kuptuar sot mbishkrimet e tyre.

Sipas meje Pllaka e gjetur në Forinë, është një pllakë varri e vjetër ndoshta e kohës së Bizantit shk. IV-V. Mbishkrimi është i shkruajtur me shkronja që sot njihen si shkronja greke. Në pllakë pasqyrohet figura e një vajze të re. Ku e përcaktojmë nga paraqitja, me një qafë të hollë dhe të gjatë, me ballë të ngushtë dhe flokë më të lartë se balli.Për mbishkrimin siç e dhashë më lartë është me shkronja të sotme greke, por ka edhe një shkronjë e cila nuk i përketë alfabetit grek, por alfabetit latin, ajo është shkronja C.

Mund të shtrohet pyetja: Prej nga në Forinë na del një gur varri me mbishkrim grek!?Shqiptarët e lashtë që njihen me emrin ilir shkruanin pothuajse me alfabetin e sotëm të përvetësuar nga grekët. Këtë gjë e kanë vërtetuar shumë shkencëtarë të huaj që janë marrë dhe merren me shkencën e Albanologjisë. Ndër ta përmendim albanologun austriak Johann Geog Von Hahn 1811-1869, i cili është shpëtuesi i ABC Pellazgjike të Teodor Haxhifilipit Elbasanit i njohur dhe si Dhaskal Todri.Pra, grekët e morën alfabetin e shqiptarëve duke e zhvilluan dhe përvetësuan. Shumë shkencëtarë të huaj kanë nxjerrë përfundimin se grekët janë më të vonshëm se shqiptarët në Ballkan. Bile grekët bënë bashkimin e 2-3 fjalëve të gjuhës shqipe, i bashkuan në një fjalë të vetme duke formuar një fjalë të re, një gjuhë të re, që sot është gjuha e grekëve. Çdo shqiptar që e njeh dhe merret me studimin e gjuhës greke këtë fenomen do ta vërejë me lehtësi.Duhet të dimë se deri më 1937 shqiptarët ortodoksë në ritet fetare përdornin gjuhën dhe shkrimin grek, derisa më 12 prill 1937 Sinodi i Shenjtë i Fanarit njohu zyrtarisht autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare (KOASH), që në të gjitha ceremonitë fetare të përdoret vetëm gjuha dhe shkrimi shqip.

Çështja është pas 10 vitesh ku gjendet kjo pllakë? Kush u morë me studimin e saj? A ka në Forinë varrezë ilire dhe u betonua pas zbulimit të saj?

Nga bisedat që kam bërë me pleqtë e fshatit Forinë ata më treguan se është gjetur një varrezë e vjetër me pllaka të tilla, por e mbuluan me pllaka betoni, më treguan për banorët shqiptar të dikurshëm të Forinës që i përkisnin besimit ortodoksë, por tashmë ishin asmiluar në sllavo-maqedonas dhe kishin themeluar një fshat të ri.

Do të ishte mirë që Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi të na tregojë për fatin e pllakës së varrit të gjetur në verën e vitit 2007.

Kjo është vetëm njëra nga ato historitë tragjike të shqiptarëve të cilët ndër shekuj kanë humbur gjurmët e trashëgimisë së tyre, kulturore e fetare, etj.

 

Filed Under: Histori Tagged With: arben llalla, NË FORINË, TË GOSTIVARIT, VARRE ILIRE

Kur ortodoksët shqiptarë anti-Janullatos përkraheshin nga PS dhe PD

August 7, 2017 by dgreca

Histori-Ndodhi 25 vjet më parë/

2 Janullatos

Një protestë e rëndësishme ka ndodhur si sot 25 vjet më parë, kur një grup besimtarësh ortodoksë të Tiranës, tentuan të ndalin shpalljen e priftit grek, Anastas Janullatos, Kryepeshkop të Shqipërisë. Protesta e nënshkruar nga besimtarët ortodoksë mbërriti në parlament pasi mori mbështetjen e 28 deputetëve të PD-së dhe 20 deputetëve të PS-së.Në deklaratën e besimtarëve ortodoksë evidentohej se disa të ashtuquajtur kishtarë shqiptarë, si ish-komunisti Aleko Dhima, po mbështesin përpjekjet e kishës greke për të emëruar  Janullatosin në krye të kishës ortodokse shqiptare.

Në emër të deputetëve të PD-së, i ndjeri Perikli Teta lexoi deklaratën e besimtarëve ortodoksë duke i kërkuar parlamentit të marrë vendimet e duhura dhe të bëjë të mundur sa më shpejt abstragimin e këtij kleriku grek nga Shqipëria dhe njëkohësisht krijimin e një komisioni parlamentar për të verifikuar aktivitetit e kishës greke në zonat jugore të vendit tonë.

Deklarata e Perikli Tetës u mbështet edhe nga ajo e Namik Dokles i cili tha se 20 deputetët socialstë të pranishëm në sale, e mbështesin protestën e besimtarëve ortodoksë.

Seancë parlamentare, e hënë, 3 gusht 1992, ora 17:00

Perikli Teta – Zoti Kryetar, Në emër të një grupi prej 28 deputetësh të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialdemokrate, desha të shpreh përkrahjen për një protestë që na ka ardhur nga një grup ortodoksësh shqiptarë me këtë përmbajtje:

P r o t e s t ë

Ne, besimtarët ortodoksë, të mbledhur sot në Kishën Ortodokse të Tiranës protestuam dhe protestojmë energjikisht ndaj përpjekjeve të kishës greke, të ndihmuar dhe nga disa të ashtuquajtur kishtarë shqiptarë, si ish-komunisti Aleko Dhima për të shpallur Kryepeshkop të Shqipërisë, priftin grek, Anastas Janullatos.

Këto janë atentate që i bëhen Autoqefalisë së Kishës Shqiptare, e cila është arritur me gjakun e sakrificat e atdhetarëve tanë të shquar, si: Papakristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Fan Noli etj.

Megjithëse opinioni ynë e ka ngritur zërin kundër ndërhyrjes brutale të kishës greke, të njohur për qëndrimin e saj dhe sot e kësaj dite antishqiptar, ata përsëri sot u përpoqën të realizojnë vendosjen e Janullatosit si Kryepeshkop të Shqipërisë, gjë që është në kundërshtim të hapur me statusin e kishës autoqefale shqiptare.

Ne, besimtarët e ndershëm ortodoksë, të fyer në ndjenjat tona fetare, kombëtare, i bëjmë thirrje mbarë opinionit ortodoksë shqiptarë të dënojë me forcë veprime të tilla dhe të bashkohet me ne për të mos e njohur as sot , as kurrë peshkopin e importuar. Shqipërisë kurrë nuk i kanë munguar klerikët e zotë, të ndershëm dhe atdhetarë. Të mos mendojnë shovinistët grekë se tashmë u erdhi koha për të realizuar synimet e tyre satanike.

Tiranë, më 02.08.1992.

Teta vazhon… Përveç kësaj, zoti Kryetar, unë në emër të këtyre deputetëve dhe të protestuesve, i sugjeroj Kryesisë së Kuvendit Popullor që të interesohet dhe të bëjë të mundur sa më shpejt abstragimin e këtij kleriku grek nga Shqipëria dhe njëkohësisht krijimin e një komisioni parlamentar për të verifikuar aktivitetit e kishës greke në zonat jugore të vendit tonë. Ju faleminderit!

Pjetër Arbnori – Ju faleminderit edhe unë, zoti deputet Perikli Teta për fjalën tuaj që thatë edhe në emër të disa deputetëve të tjerë dhe mendoj që i gjithë Kuvendi Popullor duhet të jetë dakord me këtë shprehje të patriotizmit të ortodoksëve shqiptarë dhe të patriotizmit të të gjithë deputetëve tanë që janë kundër ndërhyrjeve të huaja në kishat tona.

Namik Dokle – Meqenëse zoti Teta nuk përfshiu asnjë nga deputetët e Partisë Socialiste në këtë deklaratë, unë po them që të shtojë edhe 22 emrat e deputetëve të pranishëm socialistë që janë këtu.Përgatiti: Ermir Hoxha – /tesheshi.com/ 

Filed Under: Histori Tagged With: 25 vet, kunder Janullatosit, Ortodoksit

LE FIGARO (30 NËNTOR 1912) : SHKRESA E ISMAIL QEMALIT…

August 5, 2017 by dgreca

…DREJTUAR MARKEZIT TË SAN – GIULIANO-S/

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Gusht 2017/

Gazeta prestigjoze franceze, « Le Figaro », ka botuar të shtunën e 30 nëntorit 1912, në faqen n°2, shkresën diplomatike të Ismail Qemalit drejtuar asokohe Antonino Paternò – Castello-s (1852 – 1914), Markez i San – Giulianos dhe ministër i jashtëm i Italisë.Çfarë kërkonte udhëheqësi shqiptar ndaj zyrtarit italian ? Në vijim do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

1 Le FigaroRomë, 29 Nëntor/

Kryeministri i qeverisë së përkohshme të Shqipërisë, Ismail Bej Qemali, i ka dërguar Markezit të San Guiliano-s, shkresën në vijim :« Asambleja Kombëtare, e përbërë nga delegatë të të gjitha trojeve shqiptare, pa dallim feje, e mbledhur sot në qytetin e Vlorës, sapo shpalli pavarësinë politike të Shqipërisë dhe formoi një qeveri të përkohshme përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave dhe ekzistencës së popullit shqiptar – i kërcënuar me shfarosje nga ushtria serbe – si dhe përgjegjëse për çlirimin e tokës kombëtare të pushtuar nga ushtritë e shteteve aleate.

Duke i sjellë në vëmendje Shkëlqesisë Tuaj rrëfimin e sipërm, kam nderin t’i lutem Qeverisë së Madhërisë së Tij Mbretërore që të njohë këtë ndryshim politik jetësor të Kombit Shqiptar. Shqiptarët, duke u bërë pjesë e familjes së popujve të Evropës Lindore për të cilën janë krenarë si paraardhës të saj dhe duke ndjekur vetëm një qëllim, të jetojnë në paqe me të gjitha shtetet ballkanike e të jenë element stabiliteti, janë të bindur se qeveria e Madhërisë së Tij Mbretërore dhe e gjithë bota e qytetëruar do t‘u rezervojnë atyre një mikpritje të ngrohtë duke i mbrojtur kundër çdo sulmi të ekzistencës së tyre kombëtare dhe kundër çdo copëtimi të territorit të tyre. »https://www.darsiani.com/

Filed Under: Histori Tagged With: Arena Bebja, Le Figaro, Shkresa e Ismail Qemalit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 342
  • 343
  • 344
  • 345
  • 346
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT