

DIELLI-Sportistë shqiptarë të mundjes në Amerikë në vitin 1925/
Nga Gëzim Llojdia/
Në gazetën Dielli të Bostonit ditë e martë të 6 janarit të vitit 1925 gjejmë një artikull interesantë mbi sportistët shqiptarë të mundjes në Amerikën e atyre viteve. Charlers Mitrua ,champion shkruhet në dy kolona. Gazetari i Diellit më poshtë shkruan:Në mundjen që u bë njëditëzaj të enjten ditën motit të ri ,midis të dëgjuarve mundës shqiptarë Charles Metro dhe Peter Snirgis, i pari dolli i fituar dhe u deklarua kampion i mundësve shqiptarë të SHBA.Mundja ishte një nga më të pastërta që janë bërë në Boston,sikundër dëshmuan me një zë të gjithë spektatorët amerikanë dhe shqiptarë. Të dy mundësit herë në gjakftohtësi të plote herë me një ashpërsi të disiplinuar vazhduan mundjen gjer në fund pa dalë as njëri as tjetri nga rregullat e mundjes dhe pa i dhënë kur shkak mësuesit referent që ti qortonte. Kjo ishte një gjë e jashtëzakonshme për ne shqiptarët dmth që të hahemi ose në bisedim ose me duar dhe të mos humbasim kontrollin mbi ndenjat. Po edhe kjo disiplinë është një pemë e lodrës e atletikës dhe ushtrisë. Kjo është një tjetër arsye përse duhet ta zhvillojmë dashurinë tonë për lodrat dhe atletikën. Që të kthehemi në mëndje. Opinioni im personal ishte që Strugi është shuam i fortë. Është për të çuditur lehtësia më të cilën i shpëtonte Mitros,nga zaptimet që nga këmbët e lartë. Mitrua si një mundës i vjetër e dinte pikën e dobët të Strugit dhe ju vu ta mundte kundërshtarin në atë mënyrë. Në një mundje sipas stilit greko-romak i cili është më i bukur dhe më human s’mund të gjendet shok i Strugit në peshën e tij. Po është puna këtu Mitro fitoi dhe duhet ti japim krediten që meriton. Ai është sot kampion i klasit të mesëm në mes të mundësve shqiptarë të Amerikës. Strugi fitoi të parën ne 32 minuta me zaptimin e quajtur ,Mitrua fitoi të dytën dhe të tretin sic thamë më sipër në 20 min të dytën dhe 30 min të tretën.
Duke përmendur mundësit e organizmit të këtij evenimenti për shqiptarët emigrantë në tokën e largët autori shprehet se:Financialisht mundja ishte një humbje madhe për garantonin Z,Koli Panche i cili për të mbushur këtë dëshirë të shqiptarëve harxhoi sic marrim vesh 1000dollarë nga të cilat mblodhi në mundje një shumë që është për të zënë në gojë fare 300 dollarë.
Brezi nuk u bë gati që ti jepej fitimtarit në mundje edhe nga shkaku që nuk kishte kohë dhe se të ardhurat ishin më pak se të prishurat. U hap një listë ndihmash në mes të spektatorëve c brezi me të vërtet një dhurate popullore dhe u mblodhën 47 dollarë dhe ca senca. Të hollat janë në duar të editorit të Diellit i cili do të vazhdojë fushatën me anë të gazetës deri sa të mbushën 100 dollar që t blihet brezi dhe ti dhurohet Mitros një ditë të caktuar. Ata që kanë dëshirë të ndihmojnë le të dërgojnë shuma të vogla të adresuara te Dielli. Z. Tom Pappas (Nasi Prifti)një mundës i vjetër shqiptar nga Ëorcester kërkojë fitimtarin në mundje për chempioshipin edhe brezin. Z. Ëaino Ketonen, campioni i botes në klasin emesme nuk mundi të ndodhet në mbledhje sikundër ishte zotuar Zoti Tomas S. Anastas,promotorin e mundjes në një letër në të cilën i shkruante se do ti jap rast fitmitarit që të mundet me të për chempioshipin e botës
Në mundjen e pare, Z. Tommv Record dhe ai vajtën barabar. Mundja qe e kufizuar në 15 minuta. Ne mundjen e dyte, Z. Nick Bozinis dhe Jack Ibrighit u deklaruan dhe këta barabar. Mundja qe e kufizuar në 30 minuta
Nga 
Masa e gjerë e popullsisë shqiptare që jetonin në fshatrat e Kosturit dhe Follorinës nuk e mbështetën këtë kryengritje sepse ajo nuk kishte karakter për çlirim e popujve që jetonin në Maqedoninë Gjeografike, por qëllimi ishte kontrollimi i Maqedonisë nga forcat bullgare./

Nga Tolin Kona*/Historia Ilire është e mbushur me shumë ngjarje dhe konflikte ushtarake të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në ndryshimet politike, shoqërore jo vetëm për shtetin e vjetër ilir por edhe për mbarë rajonin ballkanik. Me një hapësirë territoriale nga lumi Savë në veri e deri në Gjirin e Ambrakisë në jug, nga rrjedha e lumenjve Moravë e Vardar në lindje e deri në brigjet e detit Adriatik dhe Jon në perëndim, Ilirët për nga pozita gjeografike kanë zënë një vend të konsiderueshëm në Ballkanin perëndimor. Pikërisht brenda kësaj hapësire ata krijuan një nga qytetërimet më të lashta të Mesdheut, një qytetërim i mbështetur në fise të shumta me tipare të përbashkëta etno kulturore, që nga liburnët në veri e deri tek thesprotët në jug. Por tiparet e përbashkëta etnokulturore nuk u njehsuan asnjëherë në unitet politiko-shtetëror tek ilirët, ose më saktë ende nuk ka dalë ndonjë burim nga historia ilire që të na e dëshmojë këtë. Shteti Ilir gjatë ekzistencës së tij nuk përfshiu dot asnjëherë në përbërjen e tij të gjitha fiset ilire. Shumë nga këto fise krijuan organizma vetëqeverisëse si federatat,ose mbretëri të vogla.Por fiste të vecanta ilire me ritjen e fuqisë ushtarake përfshinë në përbërje të tyre hapësira të gjera territoriale dhe shumë fise të tjera,duke krijuar kështu mbretëritë e para të mirëfillta ilire.


