• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ALI PASHË TEPELENA – KONSULLIT FRANCEZ : NËNA HANKO, FRYMËZUESJA IME

January 29, 2017 by dgreca

1485704037Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Janar 2017/Në librin e Alphonse De Beauchamp, me titullin « Jeta e Ali Pashës » – botuar në korrik të 1822 në Paris – gjejmë një përshkrim për nënën e Ali Pashë Tepelenës, Hankon, një grua e zgjuar dhe e guximshme, e cila pas vdekjes së burrit të saj, Veliut, u kujdes me devotshmëri për djalin e saj. Pikërisht, për këtë arsye, në faqen 32 të veprës, Pashai i ka rrëfyer konsullit francez, François Pouqueville, të gjithë admirimin që kishte për nënën e tij.

Përshkrimi i Hankos nga De Beauchamp :

« Aliu, ende shumë i ri për të mbrojtur ato prona të pakta të babait, të cilat armiqtë e tij nuk ia kishin marrë akoma, do t’i kishte humbur të gjitha në qoftë se nëna e tij nuk do të merrte nën kontroll administrimin e tyre.Deri në atë moment Hanko, vajza e Beut të Konicës dhe e veja e Veli – Beut, dukej një grua e zakonshme. Pak kohë pas vdekjes së Veli – Beut, ajo vuri në dukje aftësinë e saj të madhe dhe forcën e saj shpirtërore të jashtëzakonshme ; por me një karakter të fortë, me disa ngjashmëri me Olimpian, nënën e Aleksandrit, e lindur si ajo në Epir.Duke mos pasur qëllim tjetër përveçse sigurimin e trashëgimisë së burrit të saj për të birin, Aliun, të cilin e donte shumë, ajo, me kujdesin dhe të gjitha përpjekjet, mori në dorë fatin e familjes (shtëpisë).Aliu ishte asokohe 14 vjeç. Shpirti i tij i turbullt dhe gjallëria e skajshme u shfaqën herët tek ai. Babai (Veliu) nuk arriti të përqëndronte vëmendjen e tij për të studiuar ; Aliu largohej prej të atit dhe kujdestarit të tij, ikte nga shtëpia fshehurazi dhe shkonte e vraponte nëpër male, duke u endur mes borës dhe pyjeve. Pas vdekjes së babait, duke u mbështetur tërësisht tek nëna  e tij e dashur, ai iu nënshtrua vullnetit të saj, mësoi të lexonte, dukej më i qetë, dhe ndoqi vetëm këshillat e Hankos. »

Rrëfimi i Ali Pashë Tepelenës me konsullin francez François Pouqueville :

 « I detyrohem për gjithçka nënës time, sepse babai pas vdekjes me patë lënë vetëm një strehë dhe disa fusha (ara). Imagjinata ime, frymëzuar prej këshillave të asaj që më dha jetën dy herë, për faktin se ajo më bëri burrë dhe vizir, më tregoi sekretin (rrugën) e fatit tim (të ardhmes). Që nga ai moment, nuk shihja më në Tepelenë vetëm se vendlindjen nga e cila përgatitesha për të sulmuar gjahun që kisha në mendje. Ëndërroja vetëm për pushtet, thesare, pallate, ku me kohën i kam realizuar dhe do të vazhdoj ; sepse pika ku ndodhem, nuk është fundi i shpresave (ëndrrave) të mia. »

Këshilla e Hankos :

Faktikisht, Hanko, duke e rritur Aliun që të jetë mbështetësi dhe trashëgimtari i pasurisë së saj, i mbante atij maksima, të cilat në një farë mynyre ishte i detyruar t’i ndiqte :

« Biri im, ai që nuk mbron pasurinë e tij, e meriton që t’ia rrëmbejnë. Kujtohu se pasuria e të tjerëve u përket atyre vetëm se janë të fortë (të aftë) ; në qoftë se ti fiton mbi ta, atëherë pasuria do të përkasë ty. »( Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France….Publikohet me deshiren e autorit- Kortezi: Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : https://www.darsiani.com)

Filed Under: Histori Tagged With: Ali pashe Tepelena, Aurenc Bebja, Hankua

Kujtese- 28 janar 1990, demonstrata e heshtur e Tiranës

January 29, 2017 by dgreca

1 demonstrata e 28 jan 1990

Nga Kastriot Dervishi/Demonstrata e heshtur u zhvillua në sheshin “Skënderbej” të Tiranës më 28 janar 1990. Është protesta e parë në kryeqytet kundër diktaturës komuniste, shenja e parë se edhe Shqipëria nuk mund të mos i bashkohej ngjarjeve në Europën Lindore. Meqë ngjarja u mor vesh disa më parë, Sigurimi i Shtetit ndaloi disa persona. Në një raport të Hetuesisë së Përgjithshme të datës 14.2.1990, thuhej se më 26.1.1990 nga Sigurimi i Shtetit u ndaluan 15 persona nga Tirana (në fakt 14 rezultojnë të shkruar) “për agjitacion e propagandë kundër shtetit”. Të ndaluarit ishin:

16299220_1211552685559231_6506605419385312795_n

1-Ardian Skëndo, 27 vjeç, ndihmësmjek në spitalin nr.2

2-Vasil Dhimitri, 36 vjeç, punëtor në kombinatin e autotraktorëve
3-Faruk Pica, 33 vjeç, punëtor
4-Zeqir Gollobani, 35 vjeç, elektricist
5-Shefki Glina, 33 vjeç, punëtor
6-Aleksandë Budo, 35 vjeç, ndihmësmjek
7-Nikolin Prifti, 35 vjeç, inxhinier mekanik
8-Romir Papa, 31 vjeç, i papunë
9-Dorjan Alla, 28 vjeç, infermier
10-Ilir Duro, 29 vjeç, mekanik
11-Enver Tomani, 38 vjeç, minator
12-Agron Llapo, 35 vjeç, punëtor
13-Nezir Stërmasi, 53 vjeç, punëtor, tre herë i dënuar politik
14-Eno Kapo (më datë 30 janar)
Më datën 29.1.1990 Hetuesia e Përgjithshme u vu në dijeni të këtyre ndalimeve. Me miratim të prokurorit, këta u arrestuan në bazë të neneve 55/1 dhe 13 të Kodit Penal, me përjashtim të Romir Papës. Nga hetimet dilte se gjatë ditëve të fundit të muajit janar 1990, në Tiranë është biseduar për organizimin e një demonstrate në datën 28.1.1990, fakt të cilin e kishin mësuar edhe të arrestuarit. Më 10.2.1990, të gjithë u liruan ndërsa për shtetasit Vasil Dhimitri, Faruk Pica dhe Zeqir Gollobani hetimet vazhduan, sigurisht nën torturat me çnjerëzore.
Aktakuza e datës 19.5.1990 sulmonte Vasil Dhimitrin se kishte humbur besimin te vija e PPSH-së, i ushqyer nga propaganda e huaj nëpërmjet radiove e televizioneve të huaja, ishte nxitur nga ngjarjet e ndodhura në Europën lindore. “Në bashkëpunim” me dy personat e shënuar në aktakuzë si dhe me persona të tjerë kishin konsumuar nenet 55/1 dhe 13 të Kodit Penal. Në fakt të tre të pandehurit nuk njiheshin me njëri-tjetrin.
Pretenca e prokurorit i ngjan një pamfleti politik, në të cilin flitet për një Shqipëri të lumtur me standarde, me papunësi, jetën e njeriut 70 vjeç, pa harruar të përmendeshin ndërtimi i kombinateve, fabrikave, e fitoret e tjera. Si kundërshtarë të këtij “realiteti” paraqiteshin tre të pandehurit që “nuk kishin formimin e duhur ideologjik”. Si përfundim, me vendimin nr.285, datë 21.6.1990 Gjykata e Rrethit Tiranë, i deklaroi fajtorë të pandehurit në bazë të nenit 55/1 duke i dënuar si vijon:
-Vasil Dhimitri, 2 vjet burgim
-Zeqir Gollobani, 1 vit burgim
-Faruk Pica, 9 muaj burgim
U la në fuqi me vendimin nr.71, datë 30.7.1990 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Protagonistët e kësaj demonstrate kanë ngelur siç ishte ajo vetë, e heshtur. Prej tyre unë njoh vetëm Vasil Dhimitrin, të cilit i dërgoj një përshëndetje me anë të këtij postimi.(fb)

Filed Under: Histori Tagged With: 29 janar 1990, Demonstrata, Sigurimi

KUNDËR RRYMËS- KUSH PO E LARTËSON FIGURËN KONTRAVERSE TË ALI PASHË TEPELENËS?

January 27, 2017 by dgreca

Kjudes, Shqipëria është një vend i shenjtë në një mbrojtje hyjnore. Veprat djallëzore do të kenë një ndëshkim hyjnor./

1363703327-ali_pash_tepelena

NGA PETRO DANGELLIA/

Në rrëmujën dhe rrumpallën e ketij çerekshekulli tragjik për shqiptarët e Shqipërisë trung, e ashtuquajtura Shqipëri Londineze, krahas luleve dhe barërave shëruese mbinë dhe u harlisën bimët helmuese. Gazetarë perversë, anarkistë, mashtrues dhe batakçinj, njerëz të shopingut që e kanë shitur veten disa herë në blerës të ndryshëm në varësi të çmimit të ofruar; menduan se u erdhi dita dhe me pallë në dorë nisën të rishkruajnë historinë, duke tentuar të ngrenë disa figura që historia i ka dënuar, madje si tradhëtarë  dhe duke zhvlerësuar figura të tjera që historia i ka ngritur lart. Qysh në vitin 1992 pamë se si nga këta sharlatanë u hodh baltë mbi Fan Nolin, madje tentativë bënë edhe ndaj vëllezërve Frashëri. Më pas u hodh dhe po hidhet baltë edhe sot mbi figurën e Ismail Qemalit. Së fundmi, në mënyrë djallëzore shikojmë t’i thurren dithirambe edhe kryetradhëtarit të Shqipërisë, Esat Pashë Toptanit.

Por le të flasim për Ali Pashain, të cilin e kanë quajtur edhe Luanin e Epirit. Por dihet që luani është një kafshë gjaksore dhe një epitet i tillë për njeriun nuk është për mirë. Mjafton të lexosh Alipashaidën e Haxhi Shehretit që të kuptosh thellë se sa gjaksor ishte banditi tepelenas me gjak turk nga shkretëtirat e Anadollit, Qutahija turke. Pra në rrënjë dhe në gen Ali Pashë Tepelena nuk është shqiptar, pavarësisht se nëna e tij është shqiptare nga bejlerët e Konicës, por fara e tij helmuese vjen nga gjarpërinjtë dervishë të Qutahisë.

Kush ishte origjina e Aliut? Fisi i tij-sipas Spiro Mellait- rridhte nga një dervish aventurier, njëfarë  Huseini nga Qutahija e Azisë së Vogël, i cili përdhunoi një vajzë në teqe. Nga që e kërkonin për ta vrarë, e mbajti vrapin nga Azia e Vogël në Tepelenë. I biri i tij Mustafa Huseini u caktua tagrambledhës dhe më vonë Muteselim i Tepelënës. Ky ishte stërgjyshi i Aliut. Nëna e tij, Hankoja, që kur ishte më burrë kishte pasur marrëdhënie me shumë burra të tjerë. Pra Aliu, si i thonë sot, ishte “bir kurve”.  Ajo helmoi dy vëllezërit e Aliut, që babai i Aliut i kishte me gruan e parë.

Kush ishte Aliu: Spiro Mellai në librin e vet “Luani i Epirit” (Ali Pasha dhe Suli) na e tregon këtë me vet gojën e Aliut: Shqiptarët më shikojnë si një krijesë të jashtëzakonshme (Ashtu po përpiqen të na i nxjerrin edhe sot ca myteberë). Fuqia ime qëndron mbi floririn, mbi hanxharin dhe mbi kamzhikun.

Kush janë veset të cilat e nxjerrin Ali pashain si një aziatik mizor dhe jo shqiptar?-Pabesia dhe paburrëria në marrëdhënie njerëzore. Vrasja me të pabesë ishte një virtyt i Aliut. Vrasja e 700 burrave të paarmatosur të Kardhiqit në hanin e Valaresë, do të ishte një turp për çdo shqiptar të vërtetë. Batalioni mirditor që i shërbente Aliu nuk pranoi t’i  vriste Kardhiqotët. Mirditorët në nderin e tyre si shqiptarë të vërtetë i thanë Aliut; Armatosi dhe ne do të luftojmë me ta për ty, por ne nuk qëllojmë kundër njerzëve të paarmatosur. Po kështu edhe ushtarët toskë dhe lebër në ushtrinë e Aliut nuk pranuan, pasi kjo nuk ishte një vepër e denjë për një shqiptar. Ky ishte një rebelim i ushtrisë dhe Aliu u xhindos. Atëhere  Kardhiqotët i vrau Thanas Vaja me sopiqotët. Ndërsa 70 burrat e parisë së Kardhiqit dhe të Vlorës që mbaheshin peng, i vranë djali i Aliu me jevgjit, të cilët ishin xhelatët e Aliu. Kështu na thotë Spiro Mellai.

Po e tillë qe edhe vrasja me të pabesë e 500 burrave të Hormovës, të cilët i ftoi për të biseduar në Manastirin e Tërbuqit dhe aty i vrau të gjithë. Kreun e tyre, Caush (Dhimo)  Priftin e shkoi në hell. Pastaj ju kthye fshatit Hormovë duke vrarë gratë, fëmijët, pleqtë dhe çdo gjë të gjallë. Dogji shtëpitë dhe shkuli pemët. Ali pashai, gjaksori aziatik ishte kthyer në një përbindësh, që siç thotë Spiro Mellai, ja kaloi Makbethit dhe Shejllokut për nga mizoria.

-Pabesia në marrëdhënie shtetërore dhe ndërshtetërore. Ajo që ngrihet lart si një diplomaci e hollë e Ali Pashait, në të vërtetë është një pabesi dhe kthim pllake 180 gradë sipas interesit. Ashtu si një femër e përdalë që në mënyrë instiktive tradhëton dhe flirton me më të fuqishmin dhe më të pasurin; kështu vepronte dhe Ali Pashai. Por ndërsa femra e përdalë i ben këto thjesht për interesa vetiake; Aliu i shtrinte në marrëdhënie shtetërore. Ai nuk i ndërtonte marrëdhëniet me shtete e tjera sipas disa principive dhe interesave shtetërore, thjesht ai bëhej me më të fuqishmin. U bë me Francën e Napoleonit, kur ky i fundit ishte në Zenith dhe me rënien e tij, u bë me anglezët.

-Intrigant. Intriga tek Aliu ishte kthyer në Art dhe vrastare. Për nga zotësia për intrigë ja kalonte shumë herë dhe vet Jagos.

-Mizoria. Shkuarja në hell e trupit të njeriut, thyerja e gjymtyrëve, vrasja nëpërmjet therrjes  e burrave shqiptarë në sy të grave të tyre, vrasja nëpërmjet therrjes  e djemve në sytë të nënave të tyre, vrasja e baballarëve nëpërmjet therrjes në sytë e fëmijëve. Kjo mizori përshkruhet qartë nga Spiro Mellai në skënën e therrjes massive të 200  burrave dhe djemve të Prevezës shqiptare në prani të grave dhe fëmijve të tyre nga xhelati i Aliut, Etopiani lëkurzi dhe barkmadh. Këtë skenë Spiro Mellai e emërton: Orgjia Masakër. Shteti i Ali pashait kullonte gjak shqiptarësh. Shteti i Ali pashait, që ndonjë autor sot e quan një vepër madhore,  u ngrit si Kulla e Babillonit mbi kufomat e shqiptarëve.

Mizoria e tij shfaqet edhe në faktin se ai donte ta shijonte vetë mizorinë e vet duke e parë me sytë e tij me një epsh shtazarak dhe gjaksor. Kështu veproi në Prevezë, ku para syve të tij u therën 200 burra; Në Valare ku para syve të tij u vranë dhe u therrën 700 burra; Në Manastirin e Tërbuqit ku vranë 500 hormovitët.

Cila krahinë shqiptare në Toskëri nuk e ndjeu këtë: Suli i lavdishëm që u bë therror, ku grykat dhe ckërkat e tij u lanë me gjak suliotësh dhe u kthyen në Termopile shqiptare kundrejt këtij aziatiku gjaksor; Hormova, Lekli, Kardhiqi, Himara, Dhërmiu, gjithë Labëria, Preveza, Çamëria e tërë.

Vargjet e Nolit; o stërnip i Kainit, tebdil si bari, ti na  ther e na grin e për qejf na bën fli, o kukudh e lubi, Hosana Baraba; sikur janë shkruar pas shtatit të Ali gjaksor aziatikut.

–Etja për pushtet  nuk njifte skrupuj moral. Vrasja tinzare e krushqve të tij; Ibrahim Pashës, vjehrri i djemve; vrasja e vjehrrit të motrës Asllan Pashës dhe helmimi i burrit të motrës Shanisashë dhe martesa e saj e saj me detyrim me kunatin, vëllain e burrit të vrarë;  Veti të cilat nuk janë të denja dhe përbuzëse për një shqiptar.

Ngaqë ishte i pabesë nuk besonte as tek djemtë e tij. Kur u pajtua me djalin e tij Veliun, për garanci i mori peng të dy djemtë, pra nipërit e vet. Ishte një nga rastet e ralla në histori, që një baba të pranonte për pengje nipërit e vet, si garanci që i biri nuk do ta gënjente.

– Etja për pasuri nuk njihte kufij; Me grabitjet dhe uzurpimet kishte kryer një shkundje marramendëse të pronës publike dhe private ishte kthyer në pashain më të pasur të perandorisë otomane. Për nga pasuria vinte direkt pas sulltanit, madje mund ishte më i pasur se edhe vetë sulltani. Pas vdekjes së tij, thesari që u gjënd u vlerësua me 40 milion dhrami të asaj kohe.

-Pederastia. Krijimi i haremit me djem të rinj, dylberët. Një ves që ngjall përbuzje tek shqiptarët; por që ka qënë i ligjshëm në Lindjen aziatike, prej nga e ka edhe prejardhjen.

– Inçesti me nusen e djalit, Zejbedenë.

Ali Pashain historia do ta nxjerrë si vrasësin e shqiptarëve, ose si Drakula shqiptare, pas princit vrastar të Transivalnisë, ose Drakulës rumune. Mjafton të lexosh Spiro Mellanë, ku ai e nxjerr figurën e tij lakuriq në mënyrën më objektive dhe më të paanëshme.

Ky ishte Aliu, pashai i Janinës. Po përse vllehtë këtë figurë të errët të historisë shqiptare duan ta ndriçojne dhe ta ngrenë lart duke i thurrur kurora me aureola lavdie. Mos ndoshta do të thoni ju, nga që ai ishte dhëndër i vllehëve në pleqërine tij, kur u martua me Vasiliqinë. Pasi dihet që Vasiliqia ishte vllahe e bija e vllahut Kiço Kondakçiu nga fshati  Pleshivicë i krahinës së Filatit.

Jo, nuk e mbrojnë se ishte dhëndur i tyre. Por sepse Aliu qe i pari që vuri në jetë helenizimin e Epirit shqiptar nëpërmjet hapjes së  shkollave greke. Aliu që bashkëpunëtori dhe mbështetësi i murgut Kozma nga Etolia për hapjen e shkollave greke në Epir dhe gjithë Toskërinë. Misioni i Kozma Etolianit nga Patrikana greke e Stambollit ishte i kufizuar vetëm në krahinat shqiptare, ku ai duhej medoemos t’i greqizonte nëpërmjet hapjes së shkollave greke; mission i cili vinte në kundërshtim të hapët me misionin e tij fetar. Misioni i Kozma Etolianit ishte një mission politik, ashtu si sot misioni  i  Anastas Janullatosit, i cili është në Shqipëri në një mission politik për realizimin e ëndrës së së çmendur të Vorio-Epirit.

Më tej. Aliu me shkatërrimin e qyteteve, fshatrave dhe krahinave shqiptare, shpërnguljen me dhunë të popullsisë së tyre; I hapi rrugën mbushjes së tyre me grekë; pra i hapi rrugë greqizimit të tyre, sidomos pas aneksimit nga shteti grek më 1878 dhe më 1913.

Më tej. Duke vrarë shqiptarët e krishterë nëprmjet ushtarëve të tij shqiptarë myslymanë (që zakonisht ishin toskë, ose lebër) vuri një kufi gjaku midis shqiptarëve të krishterë dhe atyre myslymanë, ngjalli urrejtjen midis tyre dhe i parapriu vëllavrasjes të arvanitasve të krishterë me ata myslymanë gjatë kryengritjes greke të 1821. Krijoi urrejtjen tek shqiptarët e krishterë të Epirit të poshtëm për shqiptarët myslymanë të Epirit të sipërm të Shqipërisë së Jugut. Urrejtje që sot e kësaj dite e shohim të shfaqet të Kristo Papai.

Urrejtje që u shfaq në shpërnguljen e popullsisë myslymane të Çamërisë, Konicës dhe Kosturit në vitet 1923-1926, si dhe në masakrën dhe genocidin ndaj popullsisë çame nga bandat zerviste në vitet 1940-1944.

Më tej. Aliu kishte në plan të krijonte një shtet greko-shqiptar, ku te futeshin Moreja, Atika, Beotia, Thesalia, Epiri dhe e gjithë Toskëria deri  në Shkumbin. Ku në këtë shtet gjuha zyrtare do të ishte greqishtja, pra shqipja duhej të shkonte drejt asimilimit dhe shqiptarët drejt shkombëtarizimit. Ky ishte shteti i Aliut, që sot po na i tundin si kokën e Ali pashait.

Ky shtet sot, nuk është as më pak dhe as më shumë se vetë shteti grek sot, të cilit kërkojnë t’i bashkangjisin të ashtuquajturin Vorio-Epir, ose Shqipërinë e Jugut. Prandaj Ali Pashai duhet ngritur në qiell, se ai që në atë kohë do të na i kishte dhuruar Vorio-Epirin, që sot e kësaj dite nuk po e marrim dot.

Po ç’hyjnë vllehtë këtu do të thoni ju?  Po hyjnë. Autori i “Megall-idesë” kryeministri Jani Koleti ishte vllah. Klerikët grek dhespotlerët ministra të qeverisë së Vorio-Epirit më 1914, ishin vlleh. Napolon Zerva zbatuesi i kësaj teorie dhe masakruesi i popullsisë çame ishte vllah. Sebastianoja krijuesi “SFEVAS” ishte vllah. Politikanë shqiptarë që synojnë pushtetin sot janë zogj të dalë nga vezët e ngrohura  nga Sebastianos. Drejtuesit  shtetërorë të  sotshëm të Çamërisë janë vllehë. Anasats Janullatosi nga nëna është vllah. Drejtuesit e partive politike të minoritetit grek në Shqipëri janë vlleh. Drejtuesi i Omonias është vllah. Prandaj edhe Vasil Bollanua u shkakrkua si kryetar i Omonias, pasi ishte himariot dhe me gjak shqiptari. Politikanë në funksione të larta shtetërore që hapën shkollat greke në Korçë dhe Himarë janë po ashtu vlleh.

Që të gjithë këta vllehë, andej dhe këndej kufirit, të cilët krijonë një qark të rrezikshëm që punon natë e ditë për bashkimin e Jugut të Shqipërisë me Greqinë. Pra, realizimin e ëndrës së tyre, që vllehtë e Greqisë dhe ata të Shqipërisë të jenë në një shtet të vetëm, në shtetin grek. Për këtë ata I fryjnë me tam-tame borisë dhe daulleve të Vorio-Epirit. Është për të ardhur keq, që me djallëzi, ata kanë përdorur dhe po përdorin si mashë dhe po i tërheqin për hunde himariotët dhe Suliotët, që janë gjak i pastër shqiptar. Nuk është rastësi që suljoti  Kristo Papai dhe himarioti Vasil Bollano janë kthyer pa dashje në vegla të tyre. Ata  kanë dhënë “Agimit të Artë”,  cili në masën dërmuese është i përbërë nga arvanitasit, një frymë antishqiptare. Pra, vllehtë kërkojnë të krijojnë shtetin e tyre në Ballkan, pasi po e arritën të bashkohen nën shtetin grek, nuk është e vështirë që Greqia përfundimisht të bjerë në kthetrat e tyre dhe të kthehet në një shtet vllah, vetëm se do të flasin  greqisht, por mund ta fusin vllahishten si gjuhë të dytë zyrtare. Greqia ndër vite ka njohur shumë kryeministra vllehë, i fundit ishte Andon Samarxhiu. Sot, presidenti i Greqisë, Prokopi, është vllah. Asgjë nuk është e pamundshme.

Pra, po ta shikosh hollë hollë, këtu rreziku është për Shqipërinë, por është edhe për vetë Greqinë, e cila kur ta ndiejë ujin nën vete do të jetë shumë vonë. Janë këto qarqe vllahe që i fryjnë zjarrit të armiqësisë midis grekëve dhe shqiptarëve, që nga ky zjarr i ndezur t’i nxjerrin gështenjat pa ju djegur duart. Shqiptarët dhe grekët kanë një origjinë të lashtë të përbashkët, Pellazgët.  Nisur nga kjo origjinë shumë e lashtë ata janë popuj vëllezër dhe nuk ka pse të jetojnë në armiqësi me njeri tjetrin.

Pra, shqiptarët, që janë në trojet e tyre për dhjetra mijëra vjet, nuk i lejojnë që të bashkohen në një shtet të vetëm, dhe kur ndonjëri ngre zërin për bashkim e quajnë nacionalist, shovinist, që përpiqet të destabilizoje Ballkanin.

Ndërsa vllehtë, që janë ardhës (jabanxhinj) në Shqipëri, përpiqen hapur dhe nën rrogoz për t’u bashkuar në një shtet të vetëm, në dëm të shqiptarëve, duke u ngulur thikën mbas shpine dhe duke  tentuar për t’u marrë atyre territore.

Mund të thoni, që kështu nuk janë të gjithë vllehtë. Po, është e vërtetë që këta vlleh, të cilët unë i përmënda janë drutë e shtrëmbër që prishin barrën. Këto janë qarqe të caktuara brenda rradhëve të vllehëve, të cilët punojnë natë e ditë për Vorio-Epirin. Por, edhe ata vlleh që për një arësye ose tjetrë kanë marrë shtetësinë (pashaportën) greke, dashje pa dashje  janë vetëshpallur grekë, duke shtuar në mënyrë artificiale numrin e grekëve në Jugun e Shqipërisë dhe nesër dej mund të krijojnë preçedentin e një mase të madhe grekërish që duan të bashkohen me “shtetin amë”. “Virgjëria” e tyre, pavarësisht arësyeve, është prishur.

Ne shqiptarët kemi një fjalë të urtë, kush do t’i hapi gropën tjetrit, bie vetë brenda.

Kjudes, Shqipëria është një vend i shenjtë në një mbrojtje hyjnore. Veprat djallëzore do të kenë një ndëshkim hyjnor.

 

Petro Dangëllia. 27 janar 2017.

Filed Under: Histori Tagged With: figuren. Ali pashe Tepelenes, kush po e larteson, Vllehet

Familjet dhe besa shqiptare që shpëtuan hebrenjtë

January 27, 2017 by dgreca

1 RezniqiFamilja Rezniqi nga Prishtina, me prejardhje nga Rrafshi i Dukagjinit, është një nga shumë familje nga Kosova që kanë ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.Kontributi i kësaj familje është njohur në Kosovë dhe me gjerë.Kjo familje [Arsllan Mustaf Rezniqi] është vlerësuar me titullin ‘Fisnik mes Kombeve’ nga institucioni i përkujtimit të martirëve të Holokaustit (Yad Vashem në Jerusalem).Kujtimet dhe tregimet mbi ngjarjet që ndodhën në atë kohë në këtë familje janë përcjellë brez pas brezi, nga Arsllan Rezniqi, iniciues i nismës për strehimin e hebrenjve, tek i biri Mustafa, nipi Adnani, e deri te stërnipi, Lekë Rezniqi.

“Në komunikim të drejtpërdrejt me ‘Yad Vashem’ pas pothuajse 20 vjetësh më në fund është vërtetuar që stërgjyshi ka shpëtuar hebrenj”, tha Rezniqi.

Rreth 42 familje hebre janë shpëtuar apo kanë kaluar nga familja Rezniqi për në vende të tjera, thotë Rezniqi.

“Ata kryesisht kanë ardhur nga Maqedonia dhe Greqia të cilët pastaj kanë kaluar në Shqipëri, ku kanë mundur tu sigurojnë dokumente false”, tha Rezniqi.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë familje shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, strehuan dhe mbrojtën hebrenj.

Lekë Rezniqi thotë se ndihma që shqiptarët e Kosovës i kanë bërë për hebrenjtë është pjesë e historisë për të cilën duhet të krenohet e gjithë Kosova.

Por, ai thotë se familjet apo personat të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në këtë çështje, nuk po respektohen siç do të duhej.

“Nuk po bëhet asgjë dhe përkundrazi veprohet në të kundërtën e promovimit të vlerave të të parëve tanë të cilët kanë shpëtuar hebrenj në kohën kur tërë Evropa kishte një qasje tjetër ndaj një grupi shoqëror”, tha Rezniqi.

Studiuesit e marrëdhënieve shqiptaro-hebraike dhe historianet kanë treguar se motivet e mbrojtjes masive të hebrenjve nga shqiptarët janë bërë për disa arsye. Së pari, konsiderohet se ishin zakonet dhe traditat e shqiptarëve, ngase në këtë rast, hebrenjtë kishin rënë në besën e shqiptarëve dhe nikoqirët kanë qenë të detyruar që, sipas traditave, t’i mbrojnë ata.

Në Kosovë ka shoqata të cilat kanë si qëllim të kujtojnë dhe të mos i lënë në harresë veprat e jashtëzakonshme humane të treguara nga shqiptarët e Kosovës dhe jashtë saj gjatë periudhës më të errët të njerëzimit në kohët moderne, apo Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë, pa asnjë lloj kompensimi.

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Holokaustit, në Kosovë janë mbajtur aktivitete të ndryshme për të nderuar viktimat e Holokaustit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se në këtë ditë ndihet krenar për gjithë ata bashkëkombës që në momentet më të rënda gjatë Luftës së Dytë Botërore u kanë ofruar mbështetje dhe strehim hebrenjve.

“Përvjetori i Holokaustit një histori shumë e rëndë. Askush më mirë dhe qartë se edhe vetë populli jonë nuk e përjeton këtë histori pavarësisht se ka ndodhur mbi 72 vite më herët, por në popullin shqiptarë pothuajse dy dekada me herët që i jemi nënshtruar të njëjtit realitet”, ka thënë Veseli.

Holokausti përkujtohet në çdo 27 janar, në ditën kur forcat sovjetike e çliruan kampin Aushvic-Birkenau në vitin 1945.

Vlerësohet se afro 1.5 milionë hebrenj evropianë janë vrarë përgjatë Holokaustit, së bashku me 4.5 milionë hebrenj të tjerë, përfshirë meshkuj dhe gra.

Holokausti mbetet njëra nga tragjeditë më të mëdha të kohës moderne dhe megjithëse njihet botërisht, në vete ngërthen edhe miliona tragjedi personale dhe rrëfime të patreguara. (REL)

Filed Under: Histori Tagged With: Familja Rezniqi, nga Prishtina

KOL BIB MIRAKAJ: MË NË FUND NJË E VËRTETË HISTORIKE

January 24, 2017 by dgreca

1-Frank-300x212-1Nga Frank Shkreli/Më në fund, historia flet, njihet e vërteta.  Të pakën në një rast.  Deri tashti dikush tjetër dhe të gjithë të tjerët — emër e pa emër, të merituar e të pa merituar, — morën kredinë për shpëtimin e hebrenjve shqiptarë nga nazistët gjermanë, në Shqipërinë e okupuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por asnjëherë, në këto 25 vitete fundit, nuk iu përmend emri protagonistit kryesor të shpëtimit të hebrenjve shqiptar, Kolë Bib Mirakajt, të cilin historiografia komuniste e karakterizon me epitete fyese të lloj-llojshme.Shumë vite më parë, unë e kisha dëgjuar rolin që kishte luajtur Kol Bib Mirakaj në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore nga babai i bashkshortës time Vitores, (Pashk Ademi Markgjonaj), por edhe nga bashkohas të Kol Bibës, si Ernest Koliqi, e të tjerë.  Por në mungesë të ndonjë dokumentacioni si ky që ka zbuluar dhe botuar në librin e tij Faik Quku – i mbajta të dhënat e tyre, të qeta, në heshtje mbrenda vetes.  Ishte një heshtje, jo vetëm për mua por edhe për shumë të tjerë që kishin dëgjuar të njëjtën bisedë, por në mungesë të dokumentacionit sip është ky i paraqitur nga autori Faik Quku, duhej pranuar në heshtje ato që dëgjonim e lexonim për shpëtimin e hebrenjve shqiptare, megjithse jo të gjitha të dhënat e këtij rasti që kemi dëgjuar deri tani, i përgjigjeshin të vërtetës.  Mbarë Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët kudo, me të drejtë duhet të jenë krenarë për shpëtimin e hebrenjve shqiptarë nga nazistët, por është një njollë e zezë mbi ata që kanë promovuar këtë akt me të vërtetë humanitar të shqiptarëve, por përmendur kurr rolin që ka luajtur Kol Bib Miraka në këtë mes.   Por, ja tani, gazeta e Tiranës Telegraf sjellë një lajm për lexuesit e saj, në lidhje me librin e autorit Faik Quku me titull, “Qëndresa Shqiptare Gjatë Luftës së Dytë Botërore”, ku dokumentohet roli i Kol Bib Mirakës në shpëtimin e hebrenjve, dokumenta të kohës këto, të nënshkruara nga dora vet e tij, si Ministër i Mbrëndshëm i Shqipërisë sëa saj kohe.  Tashti, kemi librin e Faik Qokut dhe dokumentacionin siç duket të padiskutueshëm që përbën mbrenda vepra e tij në lidhje me rolin që ka luajtur Kol Bib Miraka gjatë luftës.Sipas gazetës Telegraf, në librin e tij, autori Faik Quku, bazura në dokumentacion, ka paraqitur disa të vërteta rreth jetës dhe veprës së Kol Bib Mirakajt.  Siç mund të shihni në linkun e gazetës Telegraf http://telegraf.al/politike/kole-bibe-mirakaj-ministri-shqiptar-qe-shpetoi-2000-hebrenj, spikaten dy gjëra me rëndësi historike, sipas dokumentave të zbuluara nga autori.  Një nga këto të vërteta ka të bëj me vendimin e Kol Bibë Mirakës për të paisur me pasaporta shqiptare 2000 hebrenjtë që gjatë Luftës së Dytë Botërore ndodheshin në territorin shqiptar, një akt ky që mundësoi strehimin e tyre në Italinë jugore, të çliruar nga anglo-amerikanët, duke i shpëtuar ata nga forcat naziste.  E vërteta e dytë me rëndësi është fakti i zbuluar me këtë libër se Ministri “fashist” Kol Bib Mirakaj kishte refuzuar shumën e parave që hebrenjtë donin t’i jepnin atij si shpërblim për vendimin e tij humanitar, jo një herë, por refuzoi parat dhe napolona ari, dy herë: një herë Shqipëri dhe tjetrën herë në Romë, ku Kol Biba ishte i mërguar dhe ku jetonte në skamjen më të madhe, për të cilin kujdesej urdhëri françeskan, nga të cilët varej për bukën e gojës.

Ta merr mendja se vendimi i Kol Bib Mirakës, si ministër i Mbrendshëm i asaj kohe — duke paisur me pasaporta hebrenjtë shqiptarë për tu larguar shëndosh e mire nga vendi — mund të kishte pasur pasoja të rënda për ‘të, po të ishte zbuluar ky akt humanitar i tij nga nazistët.    Thonë se burri dhe miku i mirë njihet në ditë të vështirë!  S’ka dyshim se për hebrenjtë shqiptarë Kol Bib Mirakaj, jo vetëm që ishte burrë dhe mik i mirë në një ditë tejet të vështirë për ta, por autori Faik Quku provon se ai në të vërtetë ishte diçka më tepër, ai ishte shpëtimtari i tyre, i cili  madje edhe refuzoi çdo shpërblim nga hebrenjtë shiptarë për paisjen e tyre me pasaporta shqiptare, gjë që tani dihet se bëri të mundur largimin e tyre për në Itali.  Si do që ta merrësh, për atë kohë, por edhe për sot, ky ishte një akt heroik nga ana e Kol Bib Mirakës!

Tashti, kemi librin e Faik Qukut dhe dokumentacionin që përbën mbrenda vepra e tij, mbi rolin e Kol Bib Mirakës në shpëtimin e 2000 hebrenjve shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, që vet Pal Bib Mirakaj do të shprehej se nuk kemi më nevojë tani, “Me pranue më heshtjen tonë për një cilësim të tillë që nuk i përgjigjet së të vërtetës”, sepse ka shkruar ai në librin e tij “Vrasja e Nji Kombi” se me heshtje, “Mua më është dukë se bajmë krim kundër vetetes, kundër historisë e kundër fëmijve e njerzëve tanë, që do të mbeteshin me kryeultë për breza të tanë, para shoqënisë.”
Kol Biba do të falenderonte Faik Qukun, se me librin e tij mbi këto të vërteta të dokumentura nga jeta e Kol Bib Mirakës, ai i jep “histori-shkruesit të së nesërmes nji dokument që ta kenë të gjithë Shqiptarët për studim”, një dokument që ai do të pohonte se ia “nxjerrë kartat në shesh dhe ia parashtron haptas Gjyqit të Historisë”, ngjarjet e asja periudhe.  Ndonse nuk e kam lexuar librin, duke vlerësuar nga këto të dhëna të paraqitura në Gazetën Telegraf, me librin e tij, autori Faik Quku zhdukë  jo vetëm heshtjen por edhe shumë paragjykime dhe të pavërteta të promovuara nga disa pseudo historianë shqiptarë mbi rolin dhe veprimtarinë e shumë personaliteteve shqiptare, përfshirë Kol Bib Mirakën gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Filed Under: Histori Tagged With: 2000 hebrej, Faik Quku, Frank shkreli, Kol Bibe miraka, te shpetuar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 372
  • 373
  • 374
  • 375
  • 376
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT