“Alem Agaj ish komandant i parë i xhandarmërisë të krijuar rishtazi dhe me gradën major, por pa rrogë pasi nuk pranoi të shpërblehej”-Ago Agaj/
Nga Enver Lepenica /
Një nga më të pasurit, e sigurisht më i dukuri i parësisë së Vlorës, Alem Mehmet Tragjasi, u bë dhe një ndër më të parët e atdhetarisë së Shqipërisë, duke hyrë në lëvizjen kombëtare në çastet më dramatike të historisë sonë të dhimbshme.
Në maj të vitit 1907, çeta e Çerçiz Topullit me një anije zbriti në Gramë të Karaburunit dhe me kërkesë të tij u krijua “Komiteti Drejtonjës i Krahinës” në kryesinë e të cilit nga Tragjasi bënin pjesë Alem Mehmeti dhe Yzeir Muço. Ky Komitet kishte për qëllim që në bashkëpunim me klubin “Labëria”, të hapnin depot e armëve dhe të armatosnin popullin; për të çliruar vëndin nga pushtimi turk, për këtë arsye bënë edhe mbledhjen e parë në Fushë të Dukatit.
Në muajin shtator 1909, Sheme Sadiku (Kondi) nga Dukati është takuar në Ujë të Ftohtë të Vlorës me Çerçiz Topullin, dhe ranë dakort që të furnizojnë me armë krahinën e Dukatit. Nga fillimi i vitit 1910, Gaqo Kaporja e Alem Mehmeti u nisën për në Korfuz, blenë armë dhe i sollën në Himarë, Dhërmi dhe Bristan, Karaburun.
Më 26 korrik 1910, Ismail Qemali bëri në shtëpinë e Sharrajve në Vlorë një takim në të cilën kërkoi organizimin e fshatarëve në komitete. Tragjasi përfaqësohej nga Mustafa Selmani. Përfaqësuesit
e kësaj mbledhje bënë takime në çdo fshat dhe vendosën që shkëputjen nga Turqia ta kërkojnë me armë. Trimëria, zotësia, burrëria dhe besimi që populli kishte tek Alem Mehmeti i dhanë atij postin e Kryetarit të Krahinës së Dukatit. “Më 16 duke u gdhirë 17 korrik i vitit 1911, Kryetari i Malësisë së Dukatit Alem Mehmet Tragjasi, me rreth 4000 burra të armatosur, shkoi deri në periferi të qytetit të Vlorës ku ishte ngritur kampi i çadrave të redifëve nga Tepelena, të cilëve ju refuzua ndihma e shpresuar”.
Alem Mehmeti duhet të ketë marrë pjesë në Sinjë, në mbledhjen e protestës të Qishbardhës më 3 gusht 1912, ku është diskutuar memorandumi i Ismail Qemalit dhe Syrja Bej Vlorës, ku i kërkohej Sulltanit të pranoheshin 12 kërkesat e shqiptarve për pavarësi. Alem Mehmet Tragjasi, gjatë udhëheqjes së kryengritjeve antiturke, ishte bërë më i afruari tek Ismail Beu, i njohur me të gjatë emigrimit në Itali dhe kishte marrë pjesë në çdo lëvizje kombëtare kundër Turqisë. Në një nga këto përpjekje ushtria turke
u afrua shumë dhe Ismail Beu e pyeti:
-Po nashti Alem Aga nga do ja mbajmë?
-Ti peshk në det e unë si ujk në pyll – iu përgjigj qetësisht Alem Agai.
Dhe ashtu bënë. Ismail Beu u fut në gjemi, në det e shkoi në Europë dhe Alem Agaji shkoi në pyll e mbeti maleve, deri sa fituan lirinë dhe turqit mbenë me duar bosh. Përpjekjet shekullore të shqiptarëve dhe veçanërisht të heronjve legjendarë kosovarë, shpunë në Shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe krijimin e Shtetit të parë Shqiptar pas 500 vjet robërie.
* * *
Pasi kishte përshkruar udhën e një luftëtarit të vërtetë për liri, dhe përgatitjen shpirtërore të popullit për pavarësi e vetëqeverisje, arrijmë në fund të vitit 1912, kur mbi krye të Alem Mehmetit, qeveria e parë shqiptare vë kurorën e lavdisë, duke e bërë komandantin e parë të xhandarmërisë shqiptare, kurorë që ai e meritoi, e mbajti dhe e ngriti lart deri sa dha shpirt.
Kështu pra, në qeverinë e parë shqiptare të Ismail Qemalit, Alem Agai u emërua komandant i xhandarmërisë dhe iu dha grada major, por pa rrogë pasi nuk pranoi të shpërblehej.
Është rasti të ndalemi para këtij fakti kuptimplotë, para të cilit kanë se ç’mësojnë jo vetëm ushtarakët tanë por gjithë administrata shtetërore.
Është mësimi i parë për ne shqiptarët që të dimë se Shqipërinë e mbajtën dhe do ta shpëtojnë idealistët dhe nacionalistët, ata që “s’pranojnë të marrin rrogë nga shteti” edhe kur puna dhe detyra e tyre në çdo hap që hedhin është me rrezik për jetën e tyre dhe të Atdheut të tyre. Në detyrën e komandantit të xhandarmërisë, major Alem Mehmet Tragjasi, shpalosi edhe një herë virtytet si trim, besnik i vendit të tij dhe si polic me aftësi. Ai bashkë me major Ahmet Lepenicën dhe shumë burra të tjerë, treguan se trimat Shqipërisë s’i kanë munguar; ata së bashku me trimat kosovarë, ose 400 djemtë e mi, siç i quante Isa Boletini, mbrojtën qeverinë me forcën e armëve, vendosën qetësinë dhe rendin, dhe jo vetëm me armë po veçanërisht me fuqinë e shpirtit të tyre idealist.
Pa këtë mbrojtje kjo qeveri nuk mund të jetonte asnjë ditë, nën kërcënimin e çakejve të brendshëm dhe lakmisë grabitqare të grekëve nga jugu dhe të serbëve nga veriu. Është vendi të tërheqim vëmendjen e studiuesve dhe historianëve që akoma nuk u kanë dhënë vendin e merituar ushtarakëve tanë, që pa armët e tyre Shqipëria nuk mund të bëhej e nuk mund të mbetej Shqipëri, ishte koha kur vendoste pushka!
Janë të shumta përpjekjet që udhëhoqi dhe luftoi vetë Alem Agai. Luftime të rrepta janë bërë me forcat greke, nga fundi i muajit dhjetor 1912, veçanërisht në Kuç, në Bregdetin e Himarës dhe Delvinë. Në Bregdet forcat tona mund të thyheshin nga grekët dhe kështu rrezikohej edhe pavarësia, prandaj komandantët e çetave tona kërkuan ndihmë.
Krahina e Dukatit si gjithnjë e besës, nisi forca të reja nën komandën e trimit dhe atdhetarit Alem Mehmeti, që e kishte dërguar personalisht Ismail Qemali të cilin populli e përjetësoi në këngë:
Mua qeni më rrethoi (qeni = greku)
Dua ndihmë se më bloi
Në brigjet e Bregut të detit
Bën dyfek Alem Mehmeti
Katër ditë rrethuar mbeti
Kështu e thotë seneti.
Në këtë luftë ranë edhe dëshmorët Selim Gërneci nga Dukati dhe Mustafa Troqe nga Tragjasi etj. Pas katër ditë lufte Alem Mehmeti duke i mbajtur të rrethuar, si në darë, grekët, i shpartalloi duke lënë shumë të vrarë dhe plaçkë lufte. Kështu greku nuk mundi të kalonte asnjëherë Qafën e Llogorasë, sepse gjithmonë nga shpirti i popullit ka dalë thirrja: Të ngrihi burra e gra / Se greku sipër na ra.
Mid‘hat Frashëri shkruan për këtë betejë : “Edhe në Himarë janë 400 grekër, por shqiptarët kanë zënë Dukatin, Vranishtin dhe Kuçin dhe grekët nuk bëjnë dot asnjë çap.” 2)
Gjatë raprezaljeve të papara që bënë grekët gjatë viteve 1912- 1914, del në dukje fisnikëria e Alem Agait duke i strehuar e ndihmuar me ushqime e veshmbathje të shpërngulurit nga vatrat e tyre.
Në shtator 1913, Alem Mehmeti lirohet nga detyra e komandantit të xhandarmërisë të Shtetit të parë Shqiptar, por ai mbeti një ushtar besnik i Atdheut të tij, deri në frymën e fundit, një ushtar i mirë i lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Jeta e tij është ngjeshur plot vepra atdhetare. Heroike është qëndresa e tij në Qafë të Llogorasë, më 1914 kundër grekëve, në këtë luftë të udhëhequr nga Alem Mehmeti, morën pjesë edhe gratë e krahinës së Dukatit. E paharruar do të mbetet Sado Koshena, ajo heroina e 1920-tës.
Po më 1914 Alem Mehmeti është në krye të fshatarësisë së Vlorës, bashkë me Osmën Haxhinë, në bisedimet që bënë në Frakull, Fier më 23, 24 gusht 1914 me rebelët, mundën të shmangnin gjakderdhjen dhe të ruanin flamurin me shkabën dy krenare që rebelët nuk e donin.
Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, Vlora mbeti e pushtuar nga italianët, çka i bënte shqiptarët po veçanërisht vlonjatët të rënkonin.
Kështu filloi të gatitej Lufta e Vlorës. 28 nëntori 1919 u festua dhe u ngrit flamuri në Brataj, Dukat dhe veçanërisht në Vlorë, ku pati dhe përleshje me karabinerinë italiane. Ai që shquante në parinë e Vlorës në organizimin e një kryengritjeje kundër Italisë ishte Osmën Haxhiu, po ashtu Qazim Kokoshi, Ahmet Lepenica, Hazbi Canua, Ali Beqiri, Duro Shaska, Shero Emini, Ali Bej Këlcyra, Alem Mehmet Tragjasi, Hamit Selmani, Myqerem Hamzaraj, Halim Xhelo etj.
Kështu vijmë te “beja e Barçallasë” më 29 maj 1920. U quajt kështu se pjesëmarrësit nga gjithë Vlora u betuan për luftë kundër Italisë, për jetë ose vdekje.
Në organizimin e popullit për luftë shquan Alem Mehmeti. Ai bashkë me parinë e Vlorës, organizoi Barçallanë, dhe bashkë me pesë burra që përfaqësonin Vlorën, shkoi për bisedime me qeverinë e Tiranës. Me t’u kthyer nga Tirana ata lëshuan kushtrimin. Për organizimin dhe drejtimin e kryengritjes, u zgjodh Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” i përbërë prej 12 burrave nga më të shquarit e Vlorës, që gjatë jetës së tyre kishin dhënë jo një herë prova të trimërisë dhe atdhedashurisë me në krye Osmën Haxhinë ose Osmën Nurin siç i thosh populli. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” caktoi komandant të përgjithshëm të trupave kombëtare major Ahmet Lepenica.
Siç shihet, në elitën e atdhetarëve që do të ngrinin Vlorën në luftë për jetë a vdekje, bënte pjesë dhe Alem Mehmeti. Pas detyrës si komandant i parë i xhandarmërisë shqiptare, i Shtetit të pare Shqiptar, kurora e dytë e lavdisë e Alem Mehmetit, është zgjedhja e tij në drejtimin e kësaj lufte, që bashkë me Kongresin e Lushnjës kanë për historinë tonë të re, rëndësinë e 28 nëntorit 1912 dhe të Qeverisë së Ismail Qemalit. Për luftën e Vlorës ai nuk dha vetëm mendjen, zotësinë dhe atdhedashurinë por edhe pasurinë e shumtë
të tij, njësoj si dhe Osmën Haxhiu.
Kongresi i Lushnjës dhe Llufta e Vlorës, “shpallën” para botës pavarësinë e harruar të Shqipërisë, dhe vulosën me gjak sovranitetin e pakufizuar të vendit tonë. Në lindjen e shtetit tone më 1912, dhe në rilindjen e tij më 1920, është edhe dora, mendja dhe vepra e Alem Mehmet Tragjasit.
“Ai vishej me poture peshlli, ngjyrë të kaltër të errët, të qëndisur me gajtanë të zes prej mëndafshi, tirq të bardhë si bora, tizga të kuqe mëndafshi me xhufka, mbi supe hedhur një gunë të shkurtër të kaltër të errët, me astar të kuq përbrënda si guna dha kaçupi i saj. Gjithnjë hipur në pelë a kalë revan. Burrë më të bukur dhe pamje më piktoreske rrallë të shohin sytë” thotë bashkëluftëtari i tij Ago Agaj.
Me pelën doreshë të racës arabe të Alem Agait, që për bukuri e shpejtësi nuk kishte shoqe mbase në tërë Shqipërinë, i shpuri ultimatumin gjeneralit italian Piaçentinit, Mehmet Selim Mallkeqi. Alem Mehmet Tragjasi ka lindur në Tragjas të Vlorës, ku kaloi një jetë plot bukuri e gjallëri, me shokë dhe miq të shumtë që si munguan asnjëherë, plot lavdi e famë që rrallë t’i rezervon fati në histori, dhe e dorëzoi shpirtin e tij të bukur, po atje, në vitin 1926. Më poshtë Ago Agaj vazhdon: “Një nga më të pasurit e sigurisht më i dukuri i Parisë së Vlorës, Alem Mehmeti, kur nuk ishte i zënë me punë politike, bënte jetën më të rehatëshme e me më salltanet nga të gjithë shokët e tij…
Ishte më i afruari te Ismail Beu dhe kish marrë pjesë në çdo lëvizje kombëtare kundër Turqisë… Në kohën e krijimit të Qeverisë Provizore të Ismail beut, Alem agai ish komandant i gjindarmërisë të krijuar rishtas dhe me gradën major, por pa rrogë pasi nuk pranoi të shpërblehej… E dorëzoi shpirtin e tij të bukur në Tragjas… pas një jetë plot bukuri e gjallëri të përfunduar plotë famë.” 3)
* * *
Vdekja e Alem Mehmetit tronditi zëmrat e vlonjatëve dhe të gjithë shqiptarëve. Një djalë i ri që më vonë do të merrte famë për përkushtimin ndaj çështjes sonë kombëtare Tahir Hoxha nga Tragjasi, shkroi nekrologjinë në shtypin e kohë.
Lidhjet Shqiptaro- Veneciane në Optikën e Albanaloges Lucia Nadin
Nga Aristotel Mici,Massachusetts*/
Kumtesë/
Para se të shohim fakte dhe dokumente me rëndësi studimore nga burime muzeale, që sjell në fushën e lidhjeve veneto-shqiptare Prof. Lucia Nadin, le të njihemi sadopak me Republikën e Venecies, ose si e ka quajtur populli shkurt “Venetiku”. Jeta e këtij qyteti nis me shekullin e V pas Krishtit, kurse Republika e Venecies , si një shtet me parlament , që përfaqësohej nga Këshilli i Lartë (Maggior Consiglio), fillon nga viti 697 pas Krishtit, kur u zgjodh Doxha i parë i republikës, Paolo Luçio Anafesto, i cili drejtoi jetën e Venecies deri më 717. Nga koha në kohë Republika e Venecies do të zgjeronte dhe forconte gjithënjë kufinjtë e saj detar, që fillonin nga Adriatiku dhe shtriheshin në tërë pellgun e Mesdheut, duke u bërë shteti më i fuqishëm detar i Mesjetës. Republika e Venecies do t’i qendronte kohës deri në vitin 1797, kur do të pushtohej nga Napoleon Bonaparti. Kjo republikë jetoi një periudhë historike prej më shumë se një mij vjetësh, kohë në të cilën fitoi famë dhe reputacion si zonjë e Mesdheut dhe prandaj do të quhej edhe me emra figurativë: “La Regina del Mare Adriatico”, Republica di San Marco, dhe “ La Serenissima Republica di Venezia“.
***
Qytetet bregdetare të Arbërisë, pra të Shqipërisë Mesjetare, duke u ndodhur në zonat ujore, që dominoheshin nga Republika e Venecies, nuk kish si të mos ishin të lidhura përmes fijesh të ndryshme me botën e “Mbretëreshës së Adriatikut”. Pikërisht këto lidhje midis venetëve dhe shqiptarëve për kohën e Mesjetës përpiqet të ndriçojë përmes veprave të botuar në këto vite të fundit studiuesja L. Nadin, profesoreshë në Universitetin e Venecies. Në librin e saj “Venezia e Albania”, promovimin e të cilit në auditorin “Tomaseo”, pata rastin ta ndiqja si pjesëmarrës i ftuar, ajo parashtron materiale muzeale dhe fakte dokumentare, që hedhin më shumë dritë rreth lidhjeve Veneto-Shqiptare. Nëpër faqet e librit përshkruhen lëvizjet e njerzëve dhe të prodhimeve në hapësirën adriatike dhe më gjërë. Sipas Prof. L Nadin, në Mesjetë “deri në fund të shekullit XIV, lëvizja e njerzëve dhe e mallërave, mundësonte një tip emigrimi thuajse natyror. Në këtë hapësirë detare mund të lëvizje lirshëm nga njeri skaj në tjetrin, nga njeri port në tjetrin; dhe dalja në det do të thoshte një hyrje në një “rreth” të kësaj kulture mesdhetare, që për atë kohë, para se të krijohej mundësia e qarkullimit përmes oqeaneve, ish “zemra e botës”. .Mesdheu është një bashkësi rrugësh detare dhe tokësore për gjatë gjithë brigjeve të tij. Kështu edhe qytetet e Arbërisë atë kohë mbaheshin dorë për dore me qytetet e Republikës së Serenessimës, si dhe me çdo zonë të Ankonës dhe Puljes, gjë që e dëshmon edhe prania e ngujimeve shqiptare të regjistruara përkëtej Adriatikut për gjatë gjithë Mesjetës. Gjurmë të këtyre ngujimeve shqiptare në regionin e Venetos i gjejmë edhe sot e kësaj dite, madje dhe brenda në Venecia , përmes toponimesh të tilla si “Via di Scutari”(Rruga e Shkodrës) , “Calle degli Albanesi” në dialektin e Venetos do të thotë (Rruga e Shqiptarëve)“, Ramo degli Albanesi” (Rrugica e Shqiptarëve), “Campiello degli Albanesi” (Sheshi i Shqiptareve). Po edhe folmja e Venetos, si dialekt, ka disa huazime në leksikun e saj që përputhen me fjalë të gjuhës shqipe, siç janë fjalët “pirun”, ”karrike” “ullaster”, “minestra”. Pra, edhe këto konkordanca fjalësh shqiptaro-venete, sado të pjesëshme dhe të vogla qofshin, janë një shprehje e lidhjeve të herëshme midis dy vendeve. Po edhe në anën tjetër të bregut Adriatik, në Shqipëri, populli në mënyrë folklorike, ruan në kujtesë grimca detajesh nga lidhjet me Venetikun, sidomos me monedhat e tij si mjet shkëmbimi, ose stolisjeje:
.Konkretisht në jug të Shqipërisë ende këndohet në dasma:
“Lule, ballë-venetike,
Me pahir të zura mike”. Kurse në veri të vendit këndohet:
“Si dukat i vogël je,
Era karajfil po bje.”
Pra, populli me gjykimin e vetë, ka pas vlerësuar mekanizmin magjik të progresit venecian për kohën, “paranë” të shprehur me monedhat “dukat” dhe “venetike”.
*
Eshtë e qartë se marrëdhëniet më të hërëshme midis dy anëvë të brigjeve të Adriatikut, pra edhe midis Shqipërisë dhe qytetve të ndryshme të Italisë kanë qënë ato të tregëtisë. Venecianët vinin nëpër qytetet bregdetare të Arbërisë, ku blinin mallëra, që grumbulloheshin nga zonat për rreth. Atëherë karvanet tokësore me lloj-lloj plaçkash, shndrroheshin në karvane detare, që çanin ujërat. Dhe, ashtu, tok me prodhimet lëviznin e qarkullonin edhe njerëzit me idetë e tyre.
Për lidhjet tregëtare, Durrësi ish qyteti i parë si objekt i pikësynimeve veneciane në lindje, sepse ish porti kryesor i Perandorisë Bizantine, ish hyrja drejt rrugës së famëshme “Egnatia”, pra udhëkryqi i shkëmbimeve detare e tokësore nga Lindja në Perëndim. Në Portin e Durrësit, po edhe në Kepin e Rodomit, afër tij, arrinin nga zonat e brendshme të Shqiperisë, gjëra të ndryshme për eksportim, si prodhime gruri, punëra druri, e veçanërisht kripa e bardhë e Durrësit, shumë e kërkuar në tregjet e huaja. Në Durrës, qysh nga shekulli i XI figuronte një koloni e zhvilluar tregëtare veneciane . “Këtë realitet e konfirmon edhe historiania bizantine Ana Komnena, kur na kujton se që në shekullin e XI popullsia e Durrësit përbëhej edhe nga një mumër i madh amalfitanësh dhe venecianësh.”
Prania veneciane në bregdetin shqiptar, shton autorja e librit, dalëngadalë do të shtrihej edhe në qendra të tjera më në brendësi të vendit, nga të cilat përmendim:Butrintin, përball Korfuzit, Spinaritza, ishulli i Sazanit përball Vlorës, Lezha, Tivari, Shkodra, dhe kjo ndodhte nga gjysma e dytë e shekullit të XIII, në te njëjtën kohë, kur shumë vende po shndrroheshin në zotërime të mirëfillta veneciane. Po praninë e qytetërimit venecian në bregdetin e Arbërisë, Prof. L. Nadin nuk e sheh vetëm përmes shkëmbimit të mallrave, po edhe në aspektin e jetës civile, në qeverisjen e vendit dhe në komunikimin e përgjithshëm administrativ, gjë që konkretizohet sidomos me statutet e qytetve të ndryshëm bregdetare. Këto statute ishin si embrione kushtetutash për “qytete- komuna” arbërore të lidhura me Venecien. Ndër kohë, kur mendohej se këto dokumente, thuajse kishin humbur, albanolgia L.Nadin, me kërkimet e saj, ra në gjurmë të këtyre materialeve shkrimore, dhe zbuloi “Statutet e Shkodrës” (Statuti di Scutari) në arkivat e muzeumit Korrer (Correr), pranë pjacës së Shën-Markut në Venecia. Të marra së bashku ato “Statute” ishin një burim drite, që shprehnin një nivel të lartë qytetërim për qytetin e Shkodrës. Sipas Prof. P.Xhufit, “Ato janë përmbledhje ligjesh e normash që nga viti 1330 e deri sa ra Shkodra nën sundimin turk më 1479. Këto statute përfaqësojnë jo vetëm një fakt shkencor e kulturor, po edhe një vlerë të jashtzakonshme edukative.
Statutet e Shkodrës janë dokumente të çmuara për të njohur të kaluarën në aspektin juridik, në atë ekonomik, shoqëror, urbanistik e gjuhësor. Tre ishin temat kryesore të këtyre statueve: e drejta publike, e drejta civile, e drejta penale.
Teksti i Statuteve hapet me një fjalë kyçe, Liri -“Liberta”. Dhe ja cila është fjalia e parë e këtyre Statuteve: ”Liri kujtdo që dëshiron të jetë pjesë përbërse e e shoqërisë dhe qe respekton ligjet e saj” (f. 35 e librit).
Një aspekt tjetër social i Statuteve të Shkodrës ish edhe garantimi ligjor i disa të drejtave të grave. “Ligji mbronte gruan nga sulmet fizike dhe fyerjet gojore; ligji e lejonte atë të bënte tekst trashëgimie, të merrte pjesë në gjykime për çështje paje, a po të fëmijëve të vegjël.” Nuk është e vështirë të kuptohet ndryshimi i madh i të drejtave të grave në Statutet e Shkodrës dhe nënshtrimit të plotë të tyre para burrave, në rregullat e kanunit të maleve.
Çdo mosmarrëveshje zgjdhej para gjykatësit dhe dëmshpërblimi bëhej sipas rregullave. Ky ish qyteti i Shkodrës në optikën e Prof. L. Nadin –it për kohën kur u lidh në aleancë me Venecien, në vitin, 1396. Edhe pse kjo lidhje nuk zgjati më shumë se një shekull, ajo mjaftoi që Shkodra të fitonte një nivel të dukshëm civilizimi mesdhetar, që rrezatonte nga idetë republikane të Venecies.
Statutet e Shkodrës marrin një vlerë të veçantë informimi historik edhe për arsyen se hedhin dritë më tepër rreth lashtësisë së simbolit tonë kombëtar. Ajo që është e rëndësishme, të theksojmë në këtë rast, është fakti se në një faqe të këtyre statuteve gjendet e pikturuar “Shqiponja me dy krerë”. Prof. L.Nadin, duke komentuar këtë ilustrim të statuteve, shikon se në të pasqyrohet një stemë heraldike e bërë me kujdes. “…një shqiponjë dy krenare e kurorëzuar me ar në të dy krerët. (…aquila bicippite, coronata d’oro su e entrambe le teste). E nxitur nga zbulimi i këtyre dokumenteve po kjo studiuese do të theksonte me bindje se “Gjetja e “Statuteve të Shkodrës” rihap një faqe shumë të ndritëshme, po të harruar të këtij vendi, i njohur vetëm si vendi i shqiponjave” . Dhe më pastaj, Prof. L. Nadin, tek analizon simbolikën e kësaj embleme, shikon se në të, në mënyrë figurative “ pasqyrohet shqiponja triumfale, simbol i një autonomie të fuqishme qytetare”
Kështu, duke u mbështetur dhe në materialet e Statuteve të Shkodrës, krijojmë një ide historike më të qartë, për shek. XIII – XIV, rreth zhvillimit të jetës sociale , sidomos në qytetet bregdetare të Arbërisë, dhe jo vetëm në Shkodër, po si ajo, edhe në Durrës, Lezh, Vlorë, Himarë, Butrint, Ulqin e Tivar, qendra të zhvilluara ekonomike këto, të cilat ishin në kontakte të vazhdueshme me tregëtarë venecianë.
Po më vonë, nga fundi i shekullit të XIV dhe fillimi i shek. XV , situate në Shqipëri do të pësonte ndryshime serioze. “Shkak do të bëhej një ngjarje historike me përmasa të jashtëzakonshme, ekspansionizmi Turko-Osman.
Turqit osmanllinj shkelën në Gadishullin e Ballkanit më 1354, dhe, duke e ndjerë veten të fortë ushtarakisht, filluan sulmet agresive. Në ato kohëra, princat e Ballkanit, sado që u përpoqën të bashkoheshin kundër turqëve, u mundën keq prej tyre në betejën e Fushë Kosovës, më 1389, ku , siç shkruan kronisti turk Evlija Çelebiu “Sulltan Muradi shkoi 700 000 të pa fe në teh të shpatës. Në këtë betejë u vra edhe një nga princat shqiptar, Teodor Muzaka. Pra qe krijuar një situate historike e rëndë si për popullin edhe për princat shqiptarë. “Ishte pikërisht kjo gjendje kërcënuese nga ana e agresorëve turq që i detyroi prinjësit shqiptarë të kërkonin mbështetjen e Venecies, sepse ata nuk donin të humbisnin tokat e veta. Në këto rrethana “Durrësi bëhet venecian” në vitin 1391, kurse Shkodra në vitin 1396” Lidhur me këtë realitet historik, Prof. P. Xhufi shpjegon se “Kërcënimi osman ndihmoi në forcimin e marrëdhënieve veneto-shqiptare drejt një alence , që siguroi për shumë vjet paprekshmërinë e pjesës lindore të Adriatikut.Venediku kishte në këtë kohë interesat e veta që të mbështeste princat shqiparë”
*
Grindjet për fronin perandorak në Perndorinë e Bizantit si dhe luftrat për kurorat mbretërore në Europë, ua lehtësonin planet pushtuese Turko-Osmanëve për gjatë shekullit XIV dhe të fillimit të shek. XV. Mbretërit dhe princat europianë, jo vetrëm që ishin të papërgatitur lidhur me rrezikun e invazionit osman, po ishin edhe moskokëçarës. Kështu, kur sulltani i osmanëve synonte Europën, mbretërit e Anglisë dhe të Francës bënin Luftën 100 Vjeçare midis tyre për kurorë (1337-1453), në Angli princat e Lankasterit dhe të Yorkut bënin Lufën e Trëndafilave (1455-1485) , po ashtu edhe në Spanjë, zjenin luftime për forcimin e kurorës nga ana e çiftit mbretëror të Isabelës dhe Ferdinandit.
I vetmi vend, që guxoi të ndeshej me superfuqinë Turko-Osmane të asaj kohe, qe Arbëria e vogel, ku një grusht princash nën udhëheqjen e një strategu të madh, si Gjergj Kastrioti, Skenderbeu, arriti t’u bënte ballë hordhive barbare te drejtuara nga dy sulltanët më gjaksorë, Sulltan Murati II, dhe Sulltan Mehmeti II. Atëherë “Toka shqiptare, si vend kufitar midis Lindjes dhe Perëndimit, ishte e përcaktuar të mbante peshën e sulmeve të osmanllinjëve në synimet e tyre drejt Europës”. Ndërsa Skënderbeu, korrte fitore kundër turqëve, mbretërit europianë vazhdonin luftimet e tyre kundër njeri tjetrit, duke e lënë kryeheroin shqiptar pa ndihmat e nevojëshme. Vetëm Papati, Venetiku dhe mbreti i Napolit i dhanë Skënderbeut herë pas here ndihma, po edhe këto të kufizuara. Me luftrat e tij ”shumë shpejt Skenderbeu do të shëndrrohej në një hero ndërkombëtar, bëmat heroike të të cilit do t’i njohë gjithë Europa dhe në veçanti Venecia”. Pikërisht, në vitin 1463, vit kur Venecia u shpalli luftë turqve, Këshilli i Lartë i Republikës do të merrte masa për të gjallëruar aleancën me strategun shqiptar, Skenderbeun, i cili, me heroizmin e vetë e kish bërë Shqipërinë flamur mbrojtës të perëndimit… Që me Skenderbeun gjallë kish lindur miti i tij. Papa Kalisti i III do ta quante atë atlet të krishterimit, duke i dhënë dhe titullin “Kapiten i Përgjithshëm i Selisë së Shenjtë”.
*
Pasi pushtoi Konstantinopolin, më 1453, Sulltanit i u forcua edhe më shumë ambicia të zaptonte gjithë territoret e dikurshme të Perandorisë Bizantine dhe të Perandorisë Romake. Në këtë periudhë kohe, Papa i Romës, Republika e Venecies dhe mbreti i Nappolit filluan të shikonin tek figura e Skenderbeut strategun e vërtetë, që mund të udhëhiqte një kryqëzatë antiturke. Pikërisht për këtë arsye “në vitin 1464, Papa Piu II mbrrin në Ankona, ku do të hipte në anije së bashku me Skendebeun, për të udhëhequr kryqëzatën e re kundër Osmanëve. Po kryqëzata do të dështonte nga vdekja e papritur e Papës. Kështu që ky projekt i kryqëzatës anti-turke mbeti vetëm një ide si nga shtetet e tjera europiane, si nga vetë Venecia.
Po epopeja e heroit shqiptar, Skënderbeut, do të ndërpritej nga vdekja e tij mbas një çerek shekulli lufte , më 1468 dhe nuk do të dilte asnjë tjetër si ai. Skenderbeu vdiq, po jo fama e tij. Emri i tij qe futur ne legjenda. Për atë po shkruheshin , monografi, drama dhe poema.
Emri i Skenderbeut po nderohej në të gjithë Euopën, po në mënhyrë të vaçant ai do të kujtohej në Republikën e Venecies , ku mundën të gjenin strehë, njerëzit e një eksodi të madh, të shpërngulurish prej Arbërisë, sidomos pas rënies së Shkodrës nën pushtimin turk, më 1479 . Sipas Marin Beçikiemit, “ ky eksod ish masiv dhe përfshiu të gjitha shtresat shoqërore, nga të gjithë ata njerëz që mbijetuan, të pakësuar në numër për shkak të shumë viteve lufte. Po aq mbresëlënësë ishte mënyra se si Venecia drejtoi emigrimin shqiptar dhe vuri në zbatim politikën e mikpritjes. Vejushave shqiptare ju caktua një pension për sa kohë të ishin në jetë; po ashtu do të përfitonin djemtë dhe vashat e tyre deri sa të arrinin moshën e pjekurisë. Pra në Venecia, siç merret vesh nga deklarimi i Beçikemit, vajti dhe u ngulit gjithë bashkësia shkodrane, që nuk donte të pranonte poshtërimin e vetes nën sundimin turko-osman. Fisnikëve më të njohur iu dhanë pasuri, kurse gjithë të tjerëvë iu siguruan toka për të mbijetuar. Ndërsa klerkëve shqiptarë të emigruar në regionin e Venetos iu gjendën vende sherbimi priftëror nëpër kisha dhe konventa të ndryshme të provincave si në Venecie, Trevizo, Padova, Vicenca, Bergamo. Nga klerikët më të njohur që shërbyen në këto vise të Venetos përmendim në fillim Pal dhe Andrea Ëngjëllin, që u caktuan me sherbime fetare në zonën e Padovës, si miq dhe bashkohës të Skënderbeut. Po kështu Marin Beçikemi nga Shkodra, duke gjetur strehë në Padova, studjoi dhe arriti të jepte leksione në Studio Patavino të Universitetit të Padovës . Portreti tij ruhet midis profesoreve më të njohur të kohës edhe sot e kësaj dite në Pallatin “BO” .
Duke folur për shkodranët, që emigruan në krahinën e Venetos, nuk mund të rrimë pa permendur të famshmin Marin Barleti, që u bë prift po këtu, në zonënë e Venetos më 1494, dhe më vonë shërbeu si famulltar në Piovene të Vicencës. Që këtej Barleti do të shkruante dy veprat e tij historike: e para është De Obsidione Scodrensi (Rrethimi i Shkodrës) që e botoi në vitin 1504, në Venecia. Kjo vepër flet për shtetrrethimin e fundit të Shkodrës , 1479-ës, dhe nis me një përkushtim drejtuar Doxhes Loredan, me fjalë adhurimi dhe mirënjohje për të. Gjithë vepra ishte një rrëfim heroik nga historia e përbashkët shkodrano-venrciane, e cila duhej patjetër të kujtohej siç e thotë vetë Barleti. Libri dytë i tij titullohet “Historia De Vita Et Gestis Skanderbrgi…” ((Historia e Jetës dhe e veprave të Skenderbeut), që u botua më 1510. ”Kjo vepër biografike e Barletit për Skenderbeun u përhap me një herë dhe u bë shpejtë një best seller europian: libri u shpërnda në gjuhën latine si edhe në gjuhët e tjera europiane”.(f 40.)
Po në Venecia do të gjente strehë, pas pushtimit turk të Shqipërisë, edhe Dhimitër Frangu, i cili do shkruante në latinisht dhe do ta botonte në Venecia veprën e tij, të shkruar latinisht për Skenderbeun, me titull (në italisht): “Comentario delle cose dei Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg”
Një tjetër figurë madhore e kulturës shqiptare në viset e Venetos është Gjon Buzuku, autori i “Mesharit”, që është libri i parë i letërsisë shqiptare. Me fakte të gjetura dhe me studimet e saj këmbëngulëse, Prof. L.Nadin ka konfirmuar në librin e vetë të titulluar “Shqipëria e Rigjetur” (Albania Ritrovata) se Gjon Buzuku ka qënë prift franceskan dhe ka shërbyer në një bashkësi shqiptare të vendosur në Veneto, diku rreth Venecies. Ajo ka argumentuar gjithashtu me detaje se libri i Gjon Buzukut “Meshari” është botuar, së pari, në Venecia, më 1555, duke konfirmuar tezën e hedhur më pare edhe nga profesorët shqiptarë S. Rrota, Rr. Zoizi dhe E. Çabej. Po në këtë libër studiuesja Nadin ka rrëzuar idenë shekullore se vepra e Buzukut është një përkthim i Biblës.. Përkundrazi, ajo shpreh me fakte bindëse konkluzionin se Buzuku ka shkruar një libër origjinal, duke u mbështetur në kulturën e tij teologjike.
Një arritje tjetër me rëndësi sensacionale e Prof. L. Nadin është gjetja prej saj e simbolit tonë kombëtar në kishën e Shën-Sebastianit në Venecia. Në afresket e kësaj kishe ajo dalloi se një personazh ndodhej i pikturuar me flamurin shqiptar: i veshur me bluzë të kuqe dhe me shqiponjën dykrenare në gjoks. Kuptohet se autori i veprës, piktori i famshëm venecian, Paolo Veroneze, e ka vendosur simbolin tonë kombëtar në pikturat e tij, për të evokuar heroizmin shqiptar ndër betejat kundër turqëve, nën udhëheqjen e Skenderbeut legjendar. Gjatë gjurmimeve të saj në Veneto, albanologia Nadin, vë re se shqiptarët, duke u bashkuar vëllazërisht , ngrinin jo vetëm kisha për t’u falur, po edhe shkolla për edukimin e fëmijëve të tyre. E tillë ishte në Venezia “Scuola degli Albanesi” (Shkolla Shqiptare), e cila qe ndërtuar nga viti 1500-1504. Në murin ballor të së cilës ishte realizuar një bazorelif, që përkujton fillimin e“Rrethimit të Shkodrës”, 1474, dhe sipër në mur janë gdhendur fjalët “Scutari assediata dagli Ottomani”, si dhe data, MCCCCLXXIIII, 1474.
Ky memorial mban gjallë nderimin e përbashkët, si të shqiptarëve të ardhur në Veneto, po edhe të vetë venecianëve, lidhur me qendresën heroike të Shkodrës së rrethuar (1474-1479). “Për këtë heroizëm të shkodranëve në shtetrrethimit ottoman, kronikat e kohës tregojnë se në kishën e Shën-Markut valviteshin simbolet e të dy qyteteve, Venecies dhe Shkodrës: Luani marcian dhe Shqiponja dykrerëshe,” si shprehje e aleancës së vjetër .
Po gjurmët e lidhjeve të shqiptarëve me Mbretëreshën e Adriatikut, nuk i hasim vetëm nëpër faqe librash, në afreske të kishave, në emra rrugësh, a po në basoreliefe shkollash; këto lidhje gjenden deri në zemrën e Pallatit Dukal, ku dilnin vendimet historike të Republikës Veneciane për më shumë se një mijë vjet. Pikërisht në sallën më solemne të këtij pallati, në Sallën e Këshillit të Lartë (Sala del Maggior Consiglio), atje, në tavanin e saj, është pikturuar afresku për Shkodrën e rrethuar nga turqit më 1474- 1479, titulluar “Difesa di Scutari“. Edhe ky afresk është vepër e piktorit të famshem venecian Paolo Veronese. Ajo që të bije në sy, tek shikon pikturat e mrekullueshme, që veshin këtë sallë, është vendoja e pikturës Difesa di Scutari në tavan pranë afreskut në formë Ovale, e cila është shprehja më madhështore e Apotheozës së Veneciaes.
.Gjatë leximit të librit, duket edhe përpjekja që bën historiania, për të dhënë sa më qartë mithin e figures së Skenderbeut brenda në Venecia. Është fjala për kohën pas vdekjes së Skenderbeut, kur Shqipëria ra në duar të turqëve, dhe Republika e Venecies do të ndodhej ballë për ballë me kërcënimin e osmanëve. Shtetet e gadishullit italikë, si gjithë vendet europiane, e kishin të gjallë kujtimin e tmerrshëm të Betejës së Otrantos më 1480. Sulltanët e Turqisë vërtetë humbën atë betejë, po nuk humbën ëndrrën, që edhe Romën dhe Venecien t’i gllabëronin ashtu si Konstandinopolin më parë. Në ato rrethana, para këtij rreziku real, – shkruan autorja e librit – Senati Venecian, më 1601, kërkonte që emri i Skenderbeut, të përdorej si garanci e një trashëgimie ende të patreguar ( f.42).Dhe kështu, në vbazhdim të kësaj ideje, në Venecie, po në vitin 1601 filluan punimet për ndërtimin e një anijeje të re të quajtur Bucintoro . Në zonën e bashit, ndërmjet statujës së Drejtësisë , simbol i Venecies, dhe rreshtit të dytë, pikërisht aty ku ulej jo vetëm doxhe dhe përfaqësuesit e lartë politikë të Republikës, po edhe miq e të ftuar, aty u projektua dhe u vendos një statujë me përmasa të mëdha, shpesh e quajtur “Gjiganti”. Kjo shtatore ishte e mbuluar me fletë argjendi, dhe e vënë në pozicion sulmi, me kordhën në njerën anë,, kurse shtizën e gjatë e mbante nga ana tjetër. “Gjiganti” – deklarohet nga autorja e librit, – ishte Gjergj Kastrioti, Skenderbeu.”
Duke parashtruar materiale dhe fakte të reja, Prof. L. Nadin, shtron dhe pyetjen sugjestive se pse u zgjodh figura e Skenderbeut për atë vend të anijes Buçintoro? Dhe pastaj përmes arsyetimeve të saj, ajo shkruan se të vendosje në anijen e doxhes statujën e atij, i cili në botimet e kohës, për më tepër pas betejës së Lepantos, ishte cilësuar si “Flagelo dei Turchi”, nuk ishte tjetër veçse një veprim politik shumë i zgjuar: a)Venecia mbronte sigurinë e detit “të saj” paqësisht, por, në se do të duhej, edhe me armë;
b) Ndërsa Luftëtari i shquar kundër turqëve, Skënderbeu, që u kishte dalë zot atyre dhe që kish qënë fitimtar i shkelqyer mbi ta, shprehte garanci për çdo lloj plani veprues në të ardhmen (f.44).
Po, duke komentuar simbolikën e shtatores së Skenderbeut në anijen Buçintoro, albanologia, L. Nadin nuk rri pa dhënë edhe vërejtjen e saj kritike lidhur me doxhet dhe Senatin venecian, të cilët, me gjithë ndihmat dhe garancitë e tyre, nuk kishin qënë shumë korrektë me heroin e lavdishëm shqiptar. Ajo e shpreh mendimin e saj me këto fjalë: “ Kuptohet mirë se kjo ishte një zgjedhje vetëfestuese, dhe në kundërshtim me të kaluarën historike të politikës reale mes Venecias dhe Skënderbeut.” (Era, lo si capisce, una scelta autocelabrativa, anche in contrasto gli effettivi trascorsi storici della politica tra Venezia e Scanderbeg”) (f. 45-46) Pastaj, duke përshkruar anijen e Buçintoros, studiuesja, na sjell në kujtesë se po nga Venecia kemi pasur edhe operan historike “Scanderbeg” të kompozuar nga Antonio Vivaldi. Sipas saj, kompozitori i famshëm venecian, mbase është frymëzuar edhe kur shikonte nga shtëpia e vetë lundrimet e kësaj anijeje. “Vivaldi,- shkruan ajo, – shpesh pati mundësinë, të shikonte Buçintoron nga dritaret e banesës së tij , në afërsi të spitalit “Mëshira”, në Pellgun e Shën Marku-t, ku do të ketë gjetur frymëzim për të kompzuar dramën muzikore “Skanderbeg”, që u shfaq për herë të parë në teatrin Pergola të Firencës, më 22 qershor,1718.”
Nga sa parashtruam më sipër, kuptohet, përpjekja serioze e një studjiueseje si Prof. Lucia Nadin, e cila, me fakte historike, argumenton lidhjet Veneto-shqiptare në shekujt e Mesjetës dhe që i interpreton ato me një optikë të re dhe objektive. Të dy popujt, si dy fqinj në dy anë të Adriatikut, gjatë shekujve të mesjetës, i kanë qënë pranë njeri tjetrit. Kështu gjatë furisë së egër osmane, shqiptarët u bënë barrierë e madhe, që penguan vërshimet turke drejt viseve italiane dhe gjirit të Venecies. Kurse venetët, pas vdekje së Skenderbeut, do të bëhen strehë për eksodin shqiptar. Le të kujjtojmë vetëm hapjen e portave për të pranuar mijëra azilantë nga Shqipëria, që linin vatrat e tyre nga tmerri i egërsise turko-osmane dhe merrnin arratinë përtej detit. Shumë shqiptarë nga Shkodra, Drishti, Tivari, Durrësi,Vlora, Himara dhe Butrinti shkuan në provincat e Venetos, ku pritën bujarisht si nga populli si dhe nga Doxhe-t e Senati i Venecies. Midis të ikurve shqiptarë dolën edhe burra të ditur, të cilët punuan, studjuan dhe krijuan vlera kulturale, që janë gurë themeli për kulturën tonë mesjetare, si Marin Biçikemi, Marin Barleti e Gjon Buzuku. Ata i shkruan veprat e tyre në provincat e Venetos, dhe pastaj i botuan po aty, në Venecia, ne qytetin magjik , që populli e quan dhe Venetik.
Massachusetts
Dhjetor, 14- 2014
* Autori i Shkrimit(ne mes) me Prof. Lucia Nadin
Masakra e Bihorit në Natën e Bozhiqëve të 43-tës(I)
Sprovimet e vështira dhe vuajtjet e popullit të Sanxhakut janë përshkallëzuar sidomos në periudhën nga 5 janari deri më 7 shkurt të vitit 1943 kur është kryer gjenocid kryesisht kundër popullsisë së besimit islam të luginës së lumit Lim nga Bijello Polja deri në Foçë. Sipas dëshmive të dokumentuara në këtë periudhë janë masakruan rreth 9200 Sanxhaklinjë. Popullsia e kësaj treve është persekutuar pa dallim gjuhe, përkatësie kombëtare (shqiptarë apo bosh Jake). Kjo ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore – luftë e cila për çetnikët kishte edhe karakter “kryqëzate”.
Shkruan: Ismet Azizi/
Duhet përkujtuar se Pavle Gjurishiq ishte komandanti çetnik i cili, ndër të tjera, udhëhoqi një nga veprimet më brutale kundër popullit të Sanxhakut dhe Bosnjës lindore në fillim të viti 1943. Konsiderohet se Gjurishiq ka qenë krimineli më i madh në Luftën e Dytë Botërore në Mal të Zi por dhe më gjerë.
Myftiu i Sanxhakut, Muamer Zukorliq, për “Srebrenicën e Sanxhakut”, thotë: “Sipas raportit të komandantit çetnik Pavle Gjurishiq, Gjeneralit Drazha Mihajlloviq, në gjysmën e dytë të muajit shkurt të vitit 1943. në Luginën e lumit Lim njësitë çetnike të Ushtrisë së Mbretërisë Jugosllave kryen gjenocid ndaj 9200 sanxhaklinjve të pafajshëm. Në raport theksohet se 1.200 të vrarët ishin të aftë për ushtri, ndërsa 8000 të tjerë ishin gra, fëmijë dhe pleq”, shkruan bosnjaci.net
Historiografia shqiptare në dy dekadat e fundit ka bërë përpjekje të dukshme për zbardhjen e ngjarjeve dhe zhvillimeve politiko-ushtarake në trevat etnike shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për këtë qëllim janë organizuar me dhjetëra simpoziume shkencore në Tiranë, Prishtinë, Shkup etj, në të cilat janë ofruar fakte dhe dëshmi të pakontestueshme për krimin dhe gjenocidin ndaj popullsisë civile shqiptare nga ana e forcave të ndryshme pushtuese çetnike e komuniste.
Krimet çetniko-komuniste janë kryer në vijimësi, sa herë që u është dhënë mundësia, e që për fat të keq deri më sot kanë ngelur në errësirë.
Të dhënat burimore flasin qartë se forcat serbo-malazeze çetnike të përkrahura me logjistikë dhe me armë nga ushtria italiane, shkatërruan përtokë, me zjarr në 82 fshatra në Krahinën e Bihorit më 5 – 6 janar të vitit 1943 nga ana e forcave çetnike serbomalazeze, të udhëhequr nga krimineli i njohur çetnik, Pavle Gjurishiq. Siç bëjnë të ditur dokumentet arkivore shqiptare, brenda dy ditëve janë vrarë, therur, masakrua mbi 4 628 banorë shqiptarë, qindra të tjerë janë zënë rob (shumica gra e vajza të reja) kurse mbi 15.000 janë detyruar t’i lëshojnë vatrat e tyre për t’u vendosur në vende më të sigurta. Krahina e Bihorit ishte zonë neutrale midis vijës së demarkacionit të Shqipërisë dhe Malit të Zi, e cila mbikëqyrej nga autoritetet civile e ushtarake italiane.
Krahina e Bihorit gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte zonë neutrale midis vijës së demarkacionit të Shqipërisë dhe Malit të Zi, e cila mbikëqyrej nga autoritetet civile e ushtarake italiane.
Bihori i Sanxhakut ishte lënë zonë e demarkacionit midis zonës së interesit gjerman (Serbisë së Nediqit), zonës italiane (Mbretërisë së Malit të Zi) dhe farsës “Shqipëri e Madhe” nën kurorën mbretërore të Italisë. Mirëpo, mbi këtë teritor kishte vu dorë Mali i Zi, me përkrahje të plotë nga ushtria fashiste italiane.
Popullsia e zonës neutrale, konsideronte për gjendjen e krijuar dhe për masakrën në Bihor, janë fajtore autoritet shqiptare, si dhe autoritetet ushtarake italiane të Malit të Zi, për moskujdesje ndaj sajë. Sipas tyre zona neutrale e cila nuk i takonte askujt ishte mundësi e mire që sersbomalazezët të realizojnë qëllimin e tyre të pastrimit etnik të kësaj treve. Qeveria shqiptare nuk kishte marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e saj. Popullata akuzoi qeverinë sepse nuk ishte në gjendje as ta armatos popullin që të vetorganizohen në mbrojtjen jetës së tyre, edhe pse një gjë e tillë iu ishte premtuar, ose te e fundit populli nuk iu bë me dije që të gjinden vet ashtu si dinë dhe munden.
Pasi që tashmë për masakrën e Bihorit ishte dëgjuar gjithandej, qeveria e Tiranës formoi një komision i cili do ta analizonte gjendjen e krijuar në këtë trevë , dhe ta njoftoj qeverinë për masakrën e shkaktuar ndaj popullatës së Bihorit dhe pasojat e sajë.
Qeveria Libohova e Mbretërisë Shqiptare e dërgoi në Bihorin e martirizuar një komision shtetëror, në krye me Nënministrin e Tokave të Lirueme, juristin Qazim Bllaca. Në komision ishte edhe Thoma Luarasi, me karrierë politike në këtë ministri, dhe tre ushtarakë të lartë italianë, mandej një numër i parisë shqiptare të Dukagjinit me Demë Ali Pozharin, Emrush Miftrain, Bajram Gashin etj, kurse në vend komisionin e shoqëroi një delegacion i Sanxhakut në krye me patriotin e zjarrtë shqiptar Mulla Osmanin e Petnicës .
Dhe, nga të dhënat që mblodhi, emër për emër, ky komision, në Masakra e Bihorit nga serbo-malazezet, të mbështetur në ushtrinë italiane dhe të vështruar nga afër prej ushtrisë antifashiste – komuniste të Titos, pësuan: Burra – 590 të vrarë, 185 të therë, 119 të grirë; gra – 340 të vrara, 285 të thera, 266 të grira; fëmijë – 701 të therur, 705 të djegur, 447 të grirë. Të plagosur: burra – 359, gra – 275 dhe gra të reja e vajza të deportuara në kampet çetniko-drazhiste për t’i shfryer epshet shtazarake prej ushtarit kanibalist sllav ortodoks – 251. Asnjë nuk shpëtoi nga thika për të dëshmuar krimin shtazarak të serbo-malazezit. Ua humbën edhe varret. Pra, gjithsej viktima 4 628 veta – fëmijë, gra, burra.
Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në fondin arkivor të viti 1943 (janar – korrik), gjendet dosja nr. 5, me 57 fletë, ekzistojnë disa dokumente origjinale dërguara kryeministrit të atëhershëm të Shqipërisë z. Ekrem Bej Libohovës nga ana e Komisioni të zgjedhur enkas për ta konstatuar gjendjen faktike, të cilat në mënyrë të pakontestueshme dëshmohet krimi dhe gjenocidi serbo-malazias mbi banorët shqiptar të kësaj zone. Dokumentet në fjalë do t‘i paraqesim në formë origjinale.
Dokumenti i I -rë
“Tiranë, me 30 Kallnuer, 1943-XXI, Shkëlqesisë Ekrem bej Libohova, Kryetar i Këshillit të Ministrave
Shkëlqesi
Në vijim të kthjellimeve që patëm nderin të Ju apim mbi ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në Bihor, në krahinat e Senicës e të Bjelopolës, sikurse na porositët, po paraqitim së bashku me këtë shkresë, nji relacion mbi ato mizorina, i forcuem me dhjetë copë dokumenta provuese. Shkëlqesia e Juaj e din vehtë se ç’masa duhet marrë për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve – gadi 10.000 shpirt – që janë tue vuejtun keqas, si edhe mbi çka duhet bamë qi ata mizorina mos të përsëriten dhe populli mund të shkojë në vend të vet. Edhe mbi atë pikë simbas porosisë së Juaj, e kemi dhënë mendimin tonë këshillues. Tue qenë të sigurt se Qeverija Mbretnore do t’a merrë parasysh këtë çështje me rëndësin e me ngutësin që meriton, mbeteni me shumë nderime.
N’emër të muhaxhirëve të Bihorit
P.S.
I lutemi së ndershmes Kryesi t’ia përcjellë sa më parë Kryqit të Kuq Shqiptar dokumentat origjinale, mbasi atij instituti i janë drejtue.
Dokumenti i II-të
Promemoria mbi ngjarjet e tmerrshme në zonën e Bihorit
1.- Katundet shqiptare të Bihorit, ndër krahinat e Senicës e të Bjelopoles, në zonën që quhet neutrale, midis Malitzi dhe Shqipnis, sepse nuk mvaret prej Administratës malazeze por as nuk asht e bashkueme me Mbretnin shqiptare , janë ba lama e nji tragjedije të tmerrshme qi ndodhi në ditët 5 e 6 Kallnuer 1943.
2.- Banorët e atyne krahinave fatkeqe qi priteshin me padurim, por plot shpresë e besim, bashkimin e tyne me Nanën Shqipni, sikurse e don e drejta dhe vullneti i atij populli qi ka vuejtun për kohë të gjatë nën zgjedhën e Malazezve, u ban dëshmorë të nji dëshire të shejtë, ata kanë pa me sy, ndër ato ditë të zeza, çka nuk ka ndodhur kurrkund ndër vise t’ona.
3.- Çetnikët malazez e serb, katër a pesë mijë, dhe ndoshta ma shumë, nën komandën e Vojvodës Pavle Gjurishiq ose t’urdhënuem prej “tij” u avitën tinas katundeve të Bihorit, tue kalue lumin, togje – togje, në të mugët e natën. Sa t’a kuptojë popullsia rezikun, çetnikët, u vërsulën kundër saj si bisha t’egra dhe e filluan me terbim veprën e tyne shnjerëzore tue prishun, tue gjegun e tue masakrue. Në pak kohë 82 katunde u prishën e u shfaruen. Banorët e tyne, të tmeruem, duelën në mes të natës prej shtëpizave që të shpëtojnë prej zjarrit, të veshun e të shveshun. Por ranë në duert e çetnikëve t’egjër, të cilët i grinë me pushkë, me thika e me shpata. Nuk kuryen as pleq, as gra, as fëmijë të njomë. Kush shpëtoi prej dorës së çetnikëve, e gjet vdekjen në bjeshkë prej të ftohtit. Kush mundi t’i shpëtojë vdekjes tue ikur, ka me e pasë për gjithë jetën në trup e në shpirt, vulën e tmerit e të vuajtjeve. (vijon)
RISHKTIMI I HISTORISE(II)
Disa përjetime dhe mendime për të ashtuquajturën luftë antifashiste nacional çlirimtare/
Nga Niko Kirka- ish I burgosur politik që nga viti I largët 1946/
(Vijon nga numri i djeshem)
Nacionalistët me çetat e tyre qe aty këtu bënin luftime kundër pushtuësit edhe sëbashku me komunistët ishin më të shumtë në numur se komunistët ( pohohet se Safet Butka kishtë 150 luftëtarë, kurse Petrit Dumja me Josif Pashkon rreth 50), por këta të fundit ishin shumë më të organizuar e më të disiplinuar. Kështu që të dëtyruar nga rrethanat, pranuan të marrin pjesë në atë që u quajt Mbledhja e Mukajt, por, sipas zakonit, me shumë hile e me qëndrime tepër ambigue. Përfaqësia e tyrë ishte heterogjene, pak komunistë të nivelit të dytë, pa autorizim të plotë dhe me udhëzime as mish as peshk. Jugosllavët fshiheshin në hije, kurse çiraku I tyre ndejti larg. Megjithkëtë nacionalistët iu shtrinë dorën dhe I trajtuan si të barabartë. Krijimi I Komitetit për shpëtimin e Shqipërisë me nga 6 anëtarë, luftë kundër forcavë pushtuëse, çështja e Kosovës të zgjidhej me parimin e vetvendosjes, forma e regjimit dhe e qeverisjes me votim të përgjithshëm, demoktatik e të lirë, janë dëshmia më e mirë kësaj. Isha 16 vjëçar në atë kohë dhe e mbaj mënd shumë mirë se me sa gëzim e shprësë u prit thirrja drejtuar shqiptarëve. Por këtë nuk mund ta pranonin jugosllavët që synonin gllabërimin ë Shqipërisë. Pas Tëmpos, dy emisarët e më pas çiraku I tyre e kthyen fletën. Është tronditës shpërthimi I Ymer Dishnicës:”Letra jote e fundit më ra si rrufe në qiell të kaltër”. Nuk ndikoi as gëzimi i madh që ngjalli aksioni I përbashkët kundra armikut nën komandën e Abas Kupit. Shfajësimi së ishin shumicë dhe se kishin bërë luftën, pra nuk mund të pranonin të ishin të barabartë me Ballin, I demaskon më mirë se, deri sa kishin vendosur që çdo gjë do ta vendoste populli me votën e tij të lirë, atëherë fitoren në zgjedhje e kishe të siguruar e nuk kishe pse trembej. Dhe për të mbyllur çdo rrugë bashkimi në të ardhmen, filluan vrasjet e nacionalistëve. Kështu filloi vëllavrasja, pra lufta civile. Mbas një muaji kapitulloi Italia dhe forcat e saja ushtarake në Shqipëri shumicën I vrau ose I mori rob gjermani, një pakicë vanë si batalioni Gramshi me komunistët, kurse shumica u shpërndanë fshatrave si argatë dhe u riatdhesuan më vonë pas lufte. Pra dukë marë parasysh këtë të vërtetë historike a mund të festojmë sot 70 vjetorin e çlirimit nga Italia fashiste se I hodhëm në det ata?! Ata që këndonin “Bijtë e Stalinit jemi ne, që derdhim gjakun anembanë, sa të valojë përmbi dhe, flamuri drapër dhe çekan” e mbanin në ballë yllin komunist, kishin dalë të luftonin jo për atdheun e pushtuar, por për fitoren botërore të komunizmit kundër synimit të Boshtit për rindarjën e botës. Ajo që bie në sy kur lëxon librin e P. Milos është paralelizmi midis Jakomonit që I raporton rregullisht Duçes për karakteristikat e veprimtarinë e “kolaboracionistëve” të vet dhe Miladin Popoviçit që raporton tek Titua të njëjtat gjëra për “kolaboracionistët” e tij!
Tani të asyetojmë analizën për periudhën njëvjeçare (vjeshtë 1943-vjeshtë 1944), pra futjen e trupave gjërmane në Shqipëri. Me kapitullimin e Italisë nuk kishte më asnjë pikë dyshimi që luftën e kishin fituar aleatët dhe kapitullimi pa kushte I Gjermanisë naziste ishte vetëm çështje kohe. Pra qëndrimi I forcave gjermane në Shqipëri për të siguruar rrugët e ndërlidhjes të forcave kryesore të tyre në Greqi ishte I përkohëshëm. Përvoja në gjithë Europën tregonte se një goditje sa do e vogël ndaj tyre afer zonave te banuara, shkaktonte raprezalje të egra, barbare ndaj popullsisë civile. Ultimatumi gjerman ishte: ose një regjim ushtarak gjerman me pasojat që diheshin, ose një shtet shqiptar në punët e brendëshme të të cilit ne nuk ndërhyjmë, me një qeveri që të siguronte rendin e brendshëm. Historikisht është e njohur që bashkëpunimi e tradhtia e një individi me pushtuësin e vëndit të tij është ose ideologjia e përbashkët me të, ose përfitimet matëriale prej tij. Ata që qeverisën vëndin në atë kohë nuk pajtoheshin më ideologjinë naziste, sidomos në tëorinë e racave. Ata refuzuan në mënyrë kategorike të dorëzonin hebrenjtë që ndodheshin në Shqipëri, për më tepër mbrojtën edhe ata që erdhën nga vëndet e tjera.Është rasti të vemë në dukje që “kuislingët” e Tiranës mbrojtën njerëz të ndryshëm që strehuan hebrenjtë dhe ne mburremi sot botërisht se ne shqiptarët jemi njerëz të besës, kurse pak më vonë, po shqiptarë, të terrorizuar nga raprezaljet e egra të komunistëve, prenë në besë duke ia dorëzuar sigurimit famëkeq, miqtë pjestarë të fisit!! Përsa I përket përfitimeve materiale, edhe komunistët më fanatikë nuk përmëndin gjë, në pamundësi për ta sajuar. A mund, me ndërgjegje të qetë, t’I quajmë tradhëtarë Patër Anton Harapin, Lëf Nosin, Mehdi Frashërin, Mihal Zallarin, etj.?! Në atë kohë e në ato kushte, në shërbim të vëndit, ata vunë peng jo vetëm jetën e tyre, por edhe dinjitetin që I karakterizonte. Synimi I tyre ishte që vëndi ta kalonte me sa më pak humbje atë gjëndje të përkohëshme. Sa ia dolën? U munduan të ndalnin vëllavrasjen, por përpara vendosmërisë komuniste “për të marë e mbajtur me gjak pushtetin”, lufta civile filloi e vazhdoi deri në fund. Paskali e të tjerë thonë se kur vëndi është nën pushtim nuk ka luftë civile. Kush e ka thënë e ku është shkruar nuk jepet shpjegim. Po Greqia nuk ishte nën pushtim kur Eami komunist luftonte kundër Edesit nacionalist që përfaqësonte qeverinë greke në mërgim? Mendoj se njerzit më kompetentë për këtë janë ushtarakët dhe oficerët englezë që vepronin në vënd, në dokumentet e tyre, me plot gojën e pa asnjë hezitim, e cilësojnë luftë civile vëllavrasjen midis shqiptarëve, përmëtepër identifikojnë si nxitës të saj sërbin Dushan Mugosha. Në raportin që I dërgon Enver Hoxhës në prill 1944 Mehmet Shehu thotë se në luftimet për çlirimin e Pogradecit me rrethina, ku nuk kishte asnjë gjerman, nga robërit e kapur shqiptarë e kosovarë pushkatuan 40 veta dhe se dogjën Starovën. E me një farë ngazëllimi shton se nesër nuk do të ketë më Starovë! Nuk e dij nëse ndonjëri nga të bijtë do të vejë ndonjë ditë në Starovë për të lypur falje, ashtu si bëri gjermani në Borovë? Dhe një problem nuk e zgjidh dot: kur Mehmeti çliroi Pogradecin në prill, nga kaluan forcat gjermane në tetor për të vajtur në Tiranë? Pra si kudo nëpër Shqipëri, aty ku nuk kish gjermanë, goditeshin shqiptarët kundërshtarë më të pakët në numur e me disiplinë gadi të shturrur, “çlirohej vëndi” për të ikur përsëri sa fillonin të dukeshin forcat gjermanë që po largoheshin. Se si luftonin kundër gjermanëve e pasqyron mirë letra e Hoxhës për Nako Spiron:”..për ne fakir fukarenjtë që jemi këtu të mbyllur si miu në vrimë.” Edhe në kujtimet e Gjeneral Davis-it përshkruhet se si tentuan disa herë pa sukses të dilnin nga rrethimi e se si Hoxha I tha që do të iknin vetëm pak veta e më von do ktheheshin t’I merrnin, por ia mbërriti çeta e Azis Biçakut, sigurisht të njoftuar nga miqtë e Sami Bahollit. Ata që kanë qënë të pabesë me shokët e tyre, sigurisht nuk do të hezitonin ta bënin këtë për të shpëtuar vehten e tyre në kurriz të oficerëve englezë që I urrenin. Edhe autokollonën e fundit gjermanë, të shkatërruar e të copëtuat nga bombardimet e mitralimet e vazhduëshmë të aviacionit englez, nuk e ndalën dot të hynte në Tiranë e sëbashku me ata ushtarë që luftonin aty, të ikte nga Tirana në datën e paralajmëruar të 17 Nëndorit. Nuk kam dëgjuar dhe as lëxuar ndonjë shkrim për ndonjë luftim ose rrënien e ndonjë partizani për “çlirimin” e Gjinokastrës, Korçës, Beratit, Vlorës, Ëlbasanit, Durrësit,etj. Më e vërtetë është të thuhet kur iku gjermani I fundit. Data nuk ka asnjë rëndësi. Sipas Marenglen Kasmit, më 3 tetor ishtë dhënë urdhëri nga Shtabi I Përgjithshëm për tërheqjen e trupave gjermane nga Greqia e Ballkani. Kanë të drejtë grekët kur nuk përkujtojnë ditën kur iku gjermani, sepse nuk e detyruan ata. Ata përkujtojnë 28 tetorin kur Metaxa I tha “jo” ultimatumit Italian, ashtu si I tha edhe Zogu më 7 prill.
Nga fundi I majit të 44-ës, kur shihëj I afërt largimi I gjermanit, komunistët të komanduar nga dyshja jugosllave filluan pregatitjet për marrjen e pushtëtit dhe bënë Kongresin ë Përmetit. Zgjodhën delegatë kë donin e si dinin, hodhën poshtë vendimet e Pezës për pluralizëm pa dallim krahine e ideje, ndaluan hyrjen e Zogut në vënd, deklaruan mosnjohjen e marëvëshjeve të shtetit lëgjitim të mëparshëm, përvijuan parametrat e “demokracisë popullore”, pra përcaktuan rrugën që do të ndiqnin për vendosjen e diktaturës të proletariatit.
Pak muaj më vonë, në pleniumin e Beratit, emisarët ë Titos, për t’I nënshtruar plotësisht, I turpëruan duke I detyruar të pranojnë ato që kishin bërë si kolaboracionistë lakej të tyre! Aty Enver Hoxha pranoi faktin që nuk kish pasur komitet qëndror dhë çdo gjë e kish bërë e vendosur vetëm Miladin Popoviçi! Malëshova deklaroi se kishin vepruar si një bandë terroristësh! Gogo Nushi pranoi se kishin pushkatuar më shumë se njëqind persona, civilë të parmatosur, jo se kishin faj, por se mendohej që do t’I kishin kundërshtarë politikë në të ardhmen! Pra, e përsëris, lufta për Tiranën nuk u bë për ta çliruar nga pushtuësi, I cili terthorazi kish deklaruar se sipas planit operativ të largimit do ta linte më 17 nëndor, por për ta spastruar nga atdhëtarë të ndershëm që në të nesërmen do të kundërshtonin politikën antishqiptare të tyre! Çfarë ndodh më shumë në një luftë civile?! Në librin e tij P. Miloja, që ka aq për zemër Enver Hoxhën, mendon se e mbron kur thotë që ai nuk foli sinqerisht, por ishte taktikë dinake e tij. Por në vënd t’I verë vetulla, I nxjerr sytë. Enveri I tij (tamam ashtu si ishte) është një individ pa sedër, pa skrupuj, pa personalitet, I pabesë, hileqar, I gatshëm të bëhet baltë për ta shkelur kur ia do interesi.
Me urdhër të Titos brigadat partizane futen në Kosovë e që atëhere bëhen zyrtarisht komunistë kuislingë që vrasin e presin vëllezrit e tyre për t’I lënë nën sundimin jugosllav. Fillon kështu ai prostituim politik I komunistëve kuislingë me sërbët deri në 48-ën, pastaj me rusët dëri në 61-in, më vonë me kinezët deri sa I hedhin në plehra si ato lavirat e plakura që nuk vlejnë më. E më në fund, të tmerruar se populli I uritur mund të shpërthejë , nxjerrin nga depot në thellësi të maleve arin e thësarit të shtetit (atë ar që e kish vjedhur Zogu në 39-ën!) dhe e përdorin për të blerë ushqime, për të rruajtur amanetin e Enver Hoxhës që të mos merrnin kredi nga shtetet e huaja!!
Teza se komunistët e rënditën Shqipërinë me fitimtarët e Luftës së Dytë nuk është e vërtetë. Anglo-amerikanët asnjëherë nuk I pranuan komunistët shqiptarë si aleatë as gjatë luftës, as më vonë në Kombet ë Bashkuara. Në pranverë të 45-sës, si studentë na kanë nxjerrë në demostrata për të kërkuar të mernim pjesë në mbledhjen e San Franciscos për krijimin e OKB-së, ku u pranuam mësëfundi më 1955 sëbashku me Mongolinë etj. Por edhe Stalini nuk na konsideronte si alëatë, deri sa pyeste Gjilasin se kur do ta gëlltisnin Shqipërinë! Komunistët shqiptarë I mbështeste vetëm Titoja, po jo si aleatë, vetëm si yzmeqarë të nënshtruar. E në shënjë mirësjelljeje ndaj tij na pranuan në Konferencën e Paqes në Paris.
Edhe teza tjetër se komunistët mbrojtën tërrësinë territoriale të Shqipërisë nuk qëndron. Kush e rrezikontë atë? Pretendimët greke për t’ashtuquajturin Vorio-Epir të mbështetur fillimisht nga Churchilli. Por për kryeministrin britanik vetëm “interesat e vëndit të tij ishin të përjetëshme” dhe në atë kohë ato kërkonin të mbështetej Titoja për t’u shkëputur nga sundimi stalinian, gjë që do kish si rrjëdhojë sigurimin e Greqisë të lidhur me Përëndimin e mbrojtjen nga krahët të Italisë e Turqisë. Pra u ndihmua Titoja ta gllabëronte Shqipërinë më anën e çirakëvë që kish pregatitur. Kështu shpjegohet mos përmëndja e Shqipërisë në marrëveshjen që u arrit në Moskë midis Stalinit e Churchill-it, sipas projektit të këtij të fundit, për ndarjen e zonavë të tyre në Ballkan. Dhe që u shit jo një pjesë, po gjithë vëndi tek slavët nga komunistët kuislingë të Tiranës e vërtetojnë marrëveshjet e 47-ës për bashkimin doganor, parifikimin e monedhës, shoqëritë e përbashkëta, ëtj.
Në përfundim po ju drejtoj dy pyetje historianëve Frashëri, Puto, Milo e ndonjë tjetri: Në se komunistët shqiptarë të mos kishin tradhëtuar Mbledhjen e Mukajt dhe Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë të vazhdonte sipas programit luftimët kundër forcave gjermane deri sa I fundit prej tyre të largohej nga Shqipëria, të shtrinte zbatimin e ligjit e të rendit në të gjithë vëndin, të organizonte vërtet zgjedhjë të lira e demokratike, të orientonte Shqipërinë sipas amanetit të Rilindasve tanë të mëdhej se “për shqiptarët dielli lind andej nga perëndon” si do të ishte Shqipëria jonë sot? Sigurisht një anëtar I vjetër I Natos e I Bashkimit Europian, me një sistem demokratik të stabilizuar, me një ekonomi të zhvilluar e me një nivel jetese të begatë e të qëndrushëm. Pra nuk do të mahnisnim mbarë botën me ato pamje tronditëse anijesh të stërmbushura mizëri, si bleta kur rroit, me shqiptarë të llahtarisur e lebetitur që iknin nga vëndi I tyre!!
Dhe pyetja tjetër: në përplasjen historike midis nacionalistëve e komunistëve kush është fituësi? Ç’ka mbetur nga ajo që bënë komunistët duke rrobëtuar popullin e tyre për gadi 50vjet? Një sistem që filloi me triska e mbaroi me tallona.Të rinj që ndonëse të terrorizuar tepër thellë, urrejtjen e tyre të ndrydhur në shpirt e shpërthyen dukë pshurur e tërhequr zvarrë statujat e tyre. Po e përmbyll me një thënie popullore:”Ç’të të kujtoj moj qepë, çdo kafshatë e lot”!
Ndërsa nacionalistët, të munduar e të cfilitur, por krenarë e të pamposhtur, qëndrojnë fitimtarë para historisë, se ideali I tyre, çështja për të cilën punuan e luftuan-Bashkimi mbarë kombëtar-po bëhet realitet. Të parët tanë ikën nga kjo botë dukë lënë një atdhe të vogël me 28.000 km/katrorë. Ne sot me dy shtete shqiptare kemi një atdhe rreth 40.000 km/katrorë. Nesër, në kuadrin e Europës së Bashkuar ku kufijtë shtetrorë shuhen, bota shqiptare do shtrihet në një atdhe shumë më të madh. Pra do të realizohet ëndra e ideali I nacionalizmës shqiptare që “çdo shqiptar, në trojet e tija, të jetë I lirë dhe I qetë e I lumtur të gëzojë të mirat matëriale të krijuara nga puna e prona e tij” Ja kush është fitimtari!
Tani që po flitet për rishkrimin e historisë ata komunistë nostalgjikë trurrjedhur të çdo moshe qofshin, të nëmur e të përqeshur, të ulin kokën të mbuluar nga turpi për gjëmën që I shkaktuan vëndit te tyre. Historia I ka dënuar përgjithmonë.
New Jork 31 Dhjetor 2014
Niko Kirka ish I burgosur politik që nga viti I largët 1946.
Rishkrimi i Historise
Disa përjetime dhe mendime për të ashtuquajturën luftë antifashiste nacional-çlirimtare
NGA NIKO KIRKA, New York/
Ishte mbasdite dhe unë isha duke bërë detyrat e shkollës, kur dëgjova si një jehonë të largët të kënduar nga shumë zëra, të mirënjohurën këngë “Eja mblihuni këtu”. Vura në kokë kasketën me simbolet e Liceut tonë e shiritin kuqezi dhe vrapova jashtë drejt rrugës nga vinte zhurma. Më dolli para një turmë studentësh që mbanin në ballë flamurin tonë e këndonin këngët patriotike. Njëri prej tyre sa më pa kasketën në kokë, më thirri të futesha midis tyre. Kështu unë dymbëdhjetë vjeçari, student I vitit të parë të Liceut, u bëra pjesë e demonstratës. Të nesërmen në demonstratë mernin pjesë mijra vetë. Në krye ishin dy vajza të veshura me kostume kombëtarë, njëra prej tyre mbante flamurin, kurse tjetra një fotografi të madhe të mbretit Zog. Parrullat ishin kundër Italisë që kërkonte të pushtonte Shqipërinë. U mblodhëm në qendër të qytetit, para Bashkisë, nga ballkoni I secilës foli Fazlli Frashëri kundër pushtuesit. (Ky u internua nga italianët për disa vjet në ishullin Ventotene dhe në 45 u pushkatua nga komunIstët si “tradhëtar”!). Kurse në emër të rinisë foli Pullumb Dishnica.Këto ndodhën ato ditë të prillit 1939 dhe thëniet e historianit Paskal Milo për një aktivitet të dukshëm të Enver Hoxhës nuk qëndrojnë.Ato ditë atë s’e pashë në asnjë rast dhe e njihja mirë, se jepte mësim në vitet e dyta.
Shqipëria iu kundërvu me armë pushtuësit Italian. Në kujtimet e tija Churchill shkruan: “Më 7 prill 1939, në mëngjez herët, trupat italiane zbarkuan në bregdetin shqiptar dhe pas një lufte të shkurtër, e pushtuan atë” Në rrethanat ndërkombëtare të asaj kohe, kur para njëmuaji Çëkosllovakia I hapi dyert armatës gjermanë pa bërë zë dhe Mussolinin po e përkëdhelnin të gjithë, për Shqipërinë e vogël e të varfër ajo që bëri ishte mjaft.
Mbas pushtimit italianët u suall sikur nuk kishin hyrë me luftë, por ishin pritur miqësisht dhe me një farë mirëdashjeje nga shqiptarët. Pas komedisë së bashkimit vullnetar të kurorave mbretërore, ata nuk e prekën administratën e mëparshme. Arrestuan e internuan disa intelektualë të rinj nga ata më aktivët gjatë demostratave dhe filluan menjëherë programin e tyre për fazën e parë të asaj që ata synonin: krijimin e ish perandorisë romake në kuadrin e ndarjës së re të botës.Në stil të gjërë filloi ndërtimi I rrugëve, gazermavë,depove. Tregu u mbush me mallra. Unë nuk e dij ku ishte e çfarë bënte në atë kohë historiani Kristo Frashëri, por jam I sigurt që ai e din se në atë kohë kushdo që vintë në Itali për vizitë mjekësore dhurata më e mirë për doktorin ishte një kg. kafe, e cila në Itali ishte e racionuar, kurse në Shqipëri gjendej me shumicë. Në Durrës u bë proverbiale ajo thenia e puntorit të ngarkim-shkarkimit që kur pyetjes së tij se si do të ishtë socializmi, I deleguari I partisë iu përgjegj se do të kishtë bollëk, a I tha:”Si në kohën e Italisë!” Mos më dalë ndonjë birbo tani e të më thotë që po lavdëroj pushtimin Italian. Po flasim për historinë, pra duhet thënë e vërteta si ka qënë.
Si e përjetonin shqiptarët atë kohë? Sigurisht me hidhërim, se kishin humbur pavarësinë. Po le të përpiqemi ta analizojmë më hollësisht. Shumica jetonte në fshat, pra ishte popullsi rurale. Përveç fshatrave të mëdhej ku kishte dy tri familje të arsimuara e në gjendje të mirë ekonomike shumica dërmuëse ishte analfabete e shumë e varfër. Kështu lind pyetja: një njeri që nuk din e as I intereson jo vetëm çfarë bëhet në botë, por as në fshatin tjetër? Një njeri që mendon vetëm se si të sigurojë një copë bukë për të shuar urinë, a mund të mendonte se një I huaj që ai as e ka parë, I ka pushtuar vëndin që ai nuk e njëh e duhët luftuar kundër tij?! Pra për shumicën dërmuëse të popullsisë në atë kohë as që mund të flitët për luftë kundër pushtuësit.
Si po e përjetonte pushtimin Italian popullata urbane? Ajo përbëhëj nga puntorë, zanatçinj, tregtarë, profesionistë të lirë,zyrtarët shtetrorë e publikë dhe të rinjtë, sidomos studentët e shkollave të mesme. Mbas vrullit të demostratave kundër pushtuësit, me faktin e kryer, shumica iu kthyen punëve të tyre të përditëshme për të siguruar jetesën, kurse urrejtjen ndaj pushtuësit ë mbajtën të mbyllur thellë në shpirtin e tyre. Ndërsa shtresa shoqërore e atyrë që kishin luftuar për pavarësinë e vëndit dhe më vonë për ndërtimin e shtetit si dhe intelektualët e formuar gjatë viteve të pavarësisë vazhdonin të ndiqnin zhvillimet politike në botë që në të ardhmen do të vendosnin fatin e atdheut të tyre. Zakonisht orientimet politike të tyre përcaktoheshin nga politikat që ndiqnin shtetet ku ata kishin studjuar ose kishin jëtuar mjaft kohë. Po si ishtë gjëndja në Europë? Britania ë Madhë e Franca, mbas një periudhe lëshimesh shteteve agresorë të Boshtit, kishin hyrë në luftë kundër Gjërmanisë nazistë, e cila kishte lidhur një pakt (Molotov-Ribentrop) me Bashkimin Sovjetik dhe të dy sëbashku po plaçkisnin Europën. Mbas sulmit nazist, sovjetikët pushtuan pjesën e mbetur të Polonisë. Nazistët pushtuan Danimarkën e Norvegjinë, sovjetikët pushtuan Shtetet Balltikë e sulmuan Finlandën.Nazistët pushtuan Jugosllavinë e Greqinë, sovjetikët pushtuan territore të Rumanisë.Filofrancezët shqiptarë me hidhërim panë shpartallimin e turpshëm të Francës së madhe. Një pjesë e mirë e atyre që ishin të dojçekulturës, nisur nga teoritë raciste naziste që ne shqiptarët na konsideronin të barabartë me ta si racë ariane, dukë pare fuqinë e Boshtit, filluan të mendojnë se me ndarjën e re të botës, do të mund të realizonim bashkimin kombëtar të të gjitha trojeve shqiptare. Filo englezët e paktë kujtonin me hidhërim deklaratën e bërë në prag të pushtimit në Dhomën Komuneve të kryeministrit Chamberlen se ata nuk kishin interesa të veçanta në Shqipëri.Kurse një pjesë e vogël e filoitalianëve nga ata që në të kaluarën nuk kishin ndonjë aktivitet atdhetar as vetë e as familjet e tyre, filluan të bashkëpunojnë me italianët në realizimin e synimeve të tyre në Shqipëri e më tej. Filoamerikanët prisnin duke shpresuar që edhe njëherë tjetër gjigandi I largët të ngrintë zërin e fuqishëm në mbrojtje të vëndit të tyre të vogël. Ndërsa komunistët, simbas shëmbëllit të atdheut të tyre të përbashkët, pra Bashkimit Sovjëtik,mbanin qëndrim dashamirës ndaj fuqive të Boshtit dhe të përçarë midis grupeve të ndryshëm hidhnin idëra të tilla si p.sh. pushtimi sjell zhvillimin e vëndit, gjë që sjell fuqizimin e klasës puntore, premisën për formimin e partisë komuniste. Kurse në jetën praktike përfitonin nga pushtimi I vëndit. P.sh. Qemal Stafa shkruan në gazetën Fashizmi dhe me bursë shteti shkon për studime universitare në Itali sëbashku me “të fëjuarën” Drita Kosturi. Studimet në Itali I vazhdonin edhe Nako Spiro, Manush Myftiu, Arben Puto etj. sigurisht me paret e familjeve të tyre që ishin në gjëndje.Kështu ishin punët në Shqipëri deri më 28 Tëtor 1940, ditën që Italia sulmoi Greqinë. Pra për gati dy vjet, që përkon më një të tretën e gjithë kohës te pushtimit (fillimi I prillit 1939 kur hynë italianët dhe fundi I nëndorit 1944 kur iku gjermani) nuk ka pasur asnjë lëvizje kundër italianëve. Flasim gjithmonë për luftë kundër pushtuësit.
Sulmi Italian kundër Greqisë, dështimi I turpshëm I saj, hyrja e trupave greke në një pjesë të mirë të territorit shqiptar suallën ndërlikime të shumta në Shqipëri të natyrës ekonomike dhë politike. Pati shkatërrime e dëmtime ekonomike të mëdhaja si dhe rigjallërimin e politikës shoviniste greke me famëkeqen çështje të të ashtuquajturit “Vorio Epir”. Në Korçë u arrestuan e u internuan në Greqi më dhjetra njerëz, midis tyre edhe gra, shumica të besimit ortodoks. Qëndresa greke ndaj fuqive të Boshtit u vlerësua nga Londra e asaj kohë, mbetur e vetme para furrisë nazi-fashiste dhe mbeshteti pretendimet tokësore ndaj Shqipërisë. Shumë dokumenta të asaj kohe tregojnë qartë që sa herë Mbrëti Zog kërkontë të lejohej të formonte një qeveri shqiptare në emigracion si kombet e tjera të pushtuara, në Foreing Office vihej shënimi anash: “Të pyetet qeveria greke”. Ata asnjëherë nuk dhanë pëlqimin, sepse formimi I qeverisë shqiptare në emigrim do të ishte vazhdimi I legjimitetit të shtetit të pavarur shqiptar me kufijtë e njohur botërisht.Edhe mbas largimit të grekëve, qarqet atdhetare I shqetësontë me shumë se rigjallërimi shovinist grëk, qëndrimi britanik. Ata nuk mund të dinin atë që luhej në prapaskenë, por pyëtja “pse vëtëm ne pa qëvëri në emigracion” I mpinte e I detyronte të rrinin në pritje.
Ndërhyrja gjermane në ndihmë të aleates së saj solli pushtimin e Jugosllavisë e të Greqisë. E para u shpërbë dhe si rrjedhim Kosova (pa minierat e Mitrovices)e territoret e tjera shqiptare iu bashkuan Shqipërisë. U bë realitet ëndra shekullore e shqiptarëve për bashkim kombëtar, pavarësisht rrugës e mënyrës si u arrit. Historianët komunistë thonë së kjo ish pa vlerë se vetë Shqipëria ishte e pushtuar dhe nga ana tjetër lavdërojnë luftrat që bënë shqiptarët kundër vendimeve të Shën Stëfanit ndonëse ishim nën pushtimin turk. Përmëndin Kartën e Atlantikut që nuk njeh ndryshime kufijsh, kurse aty shkruhët se “Nuk do të dëshëronim ndryshime territoresh të bëra pa dëshirën e vullnetin e lirë të popullsive përkatëse”. Atdhetarët shkuan edhe më tej duke kërkuar parimin e vetvendosjes që ka qënë, është e do të mbetet parimi kryesor I të gjitha organizmave ndërkombëtare. Nuk mund të mos vemë në dukje që ata ”kolaboracionistët” e qeverisë së Tiranës çelën shkolla anembanë Kosovës ku u formuan ata që punuan, luftuan dhe arrijtën pavarësinë e Kosovës!!
Mbas sulmit gjerman kundër saj Rusia komuniste nëpërmjet Kominternit e rrjetit të tij ndërkombëtar filloi propagandën për ta paraqitur luftën deri dje kapitaliste, si çlirimtare. E stërholloi mashtrimin edhe më tej duke deklaruar shpërndarjen e Kominternit. Me këtë platformë të sofistikuar propagandistike, pra lufta për çlirim të popujve, filloi të paraqitej lëvizja komuniste sidomos në Europë.Ndërsa në Shqipëri disa individë gjoja të frymëzuar nga idetë komuniste, vazhdonin të vegjetonin të ndarë në disa grupe e duke akuzuar njëri-tjetrin. Këtë situatë e shfrytëzoi partia komuniste jugosllave, parti me përvojë shumë vjeçare, duke dërguar emisarët e saj, gjoja të ftuar nga shqiptarët. Shumë e errët është historia e formimit të partisë komuniste shqiptare. Paskal Milo thotë se ka gjetur dokumenta të reja. Ai shkruan se mamitë qenë jugosllavët, kurse fëmija qe shqiptar. Unë mendoj se balta qe shqiptare, kurse qypin e bënë duart e shkathta të ustallarëve sërbo-malazes.Ajo parti me mistere filloi e ashtu vazhdoi. Edhe nga viti 44 deri në 48, ndonëse ishte në pushtet, qëndronte e fshehtë, në ilëgalitet.Dhe gjatë gjithë diktaturës së proletariatit nuk pati kurrë një tabelë identifikimi në godinën ku ishtë selia e saj.
Viti 1941 u mbyll me futjen në luftë të Japonisë militariste në krah të Boshtit dhë gjigandit amerikan në krah të Britanisë. Në Shqipëri veç atentatit të Vasil Laçit, u bënë gadi tre vjet pa ndonjë veprim luftarak kundër Italisë. E kemi fjalën gjithmonë për luftë kundër pushtuësit.
Gjatë vitit 1942 ushtritë e trekëndëshit Romë-Bërlin-Tokio vazhdonin të zotëronin gjëndjen si në Europë, ashtu edhe në zonën e Pacifikut. Megjithatë kish filluar të ndjehej një lloj lodhjeje, shterim forcash. Dhe nga fundi I vitit, me betejën në El-Alamein dhe më pas në Stalingrad filloi kthesa e madhe që Luftën e Dytë Botërore do ta fitonin padyshim aleatët anglo-sovjeto-amerikanë.
Kjo situatë botërore sigurisht që filloi të pasqyrohej edhe në Shqipëri. Përvoja shumë e pasur e komunizmit ndërkombëtar po ndjehej edhe në vëndin tonë.Partia komuniste e sapo formuar,sipas udhëzimeve të ardhura nga jashtë nëpërmjet emisarëve jugosllavë, me parulla për një luftë nacional çlirimtare, filloi të ngjitë tek të rinjtë që ishin synimi kryesor I saj. Nga përvoja dihej se masa e të rinjve përpunohej më shpejt, indoktrinohej më lehtë me ndjenjën e fanatizmit e të urrejtjes për kundërshtarin. Me një disiplinë të hekurt në zbatimin e urdhrave të ardhur nga kupola lart që gjithmonë ishte e mbështjellë me mister, me frikën e ndëshkimit për mos zbatim e tij shumë shpejt ky I ri shndrohej në një terrorist gjakatar. Kështu që gjatë asaj kohe u bënë disa aksione kundër forcave italiane që u propaganduan me të madhë si luftë guerriljesh. Përballë kësaj veprimtarie të organizuar mirë, krahu nacionalist vazhdoi të punonte me mënyrën e vjetër që më parë kish dhënë rezultate të mira, pra më njohje përsonale me individë me influencë në zonat e tyre, pa një organizim efikas të përqëndruar në qendër, pa asnjë lloj disipline. Për më tepër duke përçmuar të rinjtë si “kalamanë”, si “çuna të çoroditur” e të tjera si këto. Dhe kur u kujtuan për gabimin që kishin bërë, ishte vonë. Dhe gjatë luftës civile, ata vazhdonin t’I mbronin të rinjtë me parimin “se ne nuk mund të vrasim bijtë e shokëvë tanë”, kursë ata djem të shndruar në krminelë terroristë ua prenë kokat shokëve të baballarëve të tyre. Duke shfaqur në këtë rast edhe ndjënjën e ndyrë e çnjerëzore të mosmirënjohjes ndaj atyre që vetëm pak kohë më parë I kishin mbrojtur.
Sipas të vërtetës historike, veprimtarinë kryesore partia e sapo formuar e filloi më terrorin kriminal duke vrarë anëtarët e saj në atë që quhej “spastrimi”. Të bije në sy fakti që emisarët jugosllavë, zotërit e vërtetë të partisë, në fillim shprehen për Enver Hoxhën si I ngathët, dembel, I paqëndruëshëm, me përbuzje e quajnë lopë, por pastaj kur ai aktivizohet në fushatën e “spastrimit” kundër shokëvet të vet, fillojnë e lavdërojnë dukë parë tek ai njeriun e duhur për t’u shndruar në vegël të bindur të tyre.
Për atë që propaganda komuniste e ka cilësuar si “likuidimi I fraksionit të Sadik Premtes” , prisja që historiani Milo edhe si me origjinë nga ajo zonë, ta shtjellontë hollësisht si aktin fillestar të terrorizmit komunist. Por jo. Vetëm me dy fjalë si “Anastas Lulua u vra në luftë” dhë “pasi iu vranë shokët Sadiku kaloi në ilegalitet të thëllë”. Po si more Paskal nuk thua se Lulon e vranë më plumb prapa kokës shokët e vet? Si nuk thua që krimineli I shndruar në partizan Idriz Seiti, I udhëzuar nga terroristi gjakatar Mehmet Shehu me përvojë të madhe nga lufta civile në Spanjë në likuidimin e shokëve të idealit, vret komisarin e Çetës Plakë Xhemil Çakërrin dhe plagos komandantin e çetës Neki Ymerin? Si nuk thua që ata “trima atdhetarë” që kishin dalë gjoja për të luftuar pushtuësin, pushkën e parë nuk e shkrehën kundër tij, as kundër “kolaboracionistëve”, por kundër shokëve të idealit? Ti duhet të flisjë për atë gjakderdhje që sipas atyre që janë thënë ka kushtuar jetën e afër një qind të rinjve dhe që është akti I parë I terrorit që do të vazhdonte gjysmë shekulli. Pra kish të drejtë Zonja Donika Omari (nënkuptohet Luani) kur në një shkrim të sajin thoshte se nuk mund të ndodhte që një lëvizje në fillim e mirë të shndrohej më von në të keqe, se e keqja brenda saj ka qënë që në fillim. Dhe sigurisht nipi e njihte mirë dajën e vet!
Synimi I komunizmit botëror për të marë pushtetin me çdo kusht e mjet në çdo vënd sigurisht nuk mund të realizohej vetëm me ca të rinj qofshin edhe fanatikë të vendosur. Ashtu si para lufte me të ashtuquajturit “fronte popullore”, në kushtet e luftës, u ideua e u përpunua skema djallëzore e “lëvizjeve nacionalçlirimtare” ku do të përfshiheshin individë pa dallim feje, krahine dhe ideje, bilem edhe me bindje antikomuniste. Dhe këto lëvizje, në prapaskenë, do të drejtohëshin nga komunistët. Kështu që edhe në Shqipëri, nën drejtimin e emisarëve jugosllavë, filloi aktiviteti për të arritur tek ajo që do të quhej Konferenca e Pezës. Kristo Frashëri gënjen kur thotë që partia komuniste hoqi dorë vullnetarisht nga programi I saj politiko-ideologjik. Ai e din mirë se ai vëprim ishte mashtrim. Vendimi që çetat partizane do të përdornin yllin e kuq në flamur e në kapelë përcaktoi që luftimet që do të bënin kishin karakter ideologjik e jo luftë kundër pushtuësit. Dhe më kryesorja vetëm partia komuniste në atë lëvizje do të ishte formacion I organizuar e do të përfaqësohej me delegatë, kurse kushdo tjetër do të pranohej vetëm si individ. Në synimet e në rrjedhimet që pati ajo mbledhje ishte një dështim që pasqyrohet qartë në kritikat e autokritikat e organizatorëve. Kështu po mbyllej edhe viti I katërt pa luftë kundër pushtuësit. Dhe vetvetiu lind pyetja: kur ka ndodhur ajo luftë që shkëlqen me bëmat e saja, ajo epope madhështore e popullit shqiptar? Vetëm në shtatë muaj të 43-shit kur Italia fashiste ishte në grahmat e fundit nga goditjet e forcave anglo-amerikane? A u rrëzua Duçja e bashkë me të edhe fashizmi më 25 Korrik? Po le të vazhdojmë.(VIJON)
- « Previous Page
- 1
- …
- 563
- 564
- 565
- 566
- 567
- …
- 706
- Next Page »