• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shën Kozmai! Ne nuk jemi Grek, por të Krishterë!

August 29, 2014 by dgreca

Shën Kozmai një misionar i ortodoksisë dhe një kundërshtar i Greqisë së Lashtë e i gjuhës shqipe/
Nga Arben LLALLA/
Më 24 Gusht u festua në Kolkondas të Libofshës 300 vjetori i lindjes së Shën Kozma Etolis i cili ka propaganduar përhapjen ortodoksisë, por edhe asimilimin e popujve të tjerë si shqiptarët, bullgarëve dhe vllahët.
Propaganda për mbajtjen e këtij manifestimi hapi debate të ashpra deri në akuza të rënda. Ithtarët dhe përfaqësuesit e Kishës Autoqefale Shqiptare i akuzonin ata që ishin kundër këtij manifestimi si ateist, nuk i përkasin ortodoksisë dhe komunistë, ndërsa grupi që kritikonte madhështinë e këtij manifestimi thoshin se Shën Kozmai ka qenë një antishqiptar. Si pasojë e debateve të ashpra ky përkujtim kaloj i qetë, pa madhështinë e paralajmëruar, dështoj edhe Simpoziumi Shkencorë që do mbahej për nderim të tij.
Në tubimin kryesorë që u mbajt në Kolkondas nuk ishin më shumë se 500-600 veta, të cilët një pjesë e tyre kishin ardhur nga Greqia. Figura më e lartë e këtij manifestimi ishte deputeti i partisë greke Demokracia e Re (Nea Demokratia) i Larisës, ish-ministri Maksimos Harakopulos. Gjatë ceremonisë Kryepeshkopi Anastasios, si avokat mbrojtës i Shën Kozmait deklaroj se: “Në kohën kur veproj ai nuk kishte kufij shtetesh dhe gjuha shqipe nuk shkruhej, si e tillë ajo nuk mund të ishte pjesë e shërbesave fetare. Kështu, që Shën Kozmai kërkonte arsimimin e popullit duke hapur shkolla për të bërë të mundur njohjen e librave të shenjtë”.
Si diplomat dhe filozof, Hirësia e Tij, mundi ti radhisë mirë fjalët për të mbrojtur Shën Kozmain gjatë fjalimit para popullit, por ne do ti vërtetojmë me fakte dhe shkencë se Shën Kozmai hapte shkollat greke për të asimiluar popujt e tjerë jogrek. Kryepeshkop Anastasi disa herë ka përmendur se Shën Kozmain e kanë respektuar ndër vite shqiptarët. Kjo është shumë e vërtetë që një pakicë e shqiptarëve e respekton Shën Kozmain si imponim i bërë nga rrethanat e kohës dhe nga Patriarkana e Stambollit. Por nga ajo shumicë e shqiptarëve ortodoks që ka në Shqipëri, vetëm një pakicë i përkulet atij, kjo u vërejt edhe në 300 vjetorin e Kozma Etolos.
Interesant është fakti se Patriarku i Stambollit z.Bartholomeo qëndroj në Greqi nga data 20-24 Gusht, dhe nuk mbajti asnjë meshë në kujtim të Shën Kozmait dhe pse ka qenë Patriarkana e Stambollit që e ka shpallur atë të Shenjtë.
Kush është Kozma Etolos
Kozma Etolos lindi diku midis 1700-1714 (vit dhe datë të saktë nuk ka) në rajonin e Etolisë, në fshatin Mega Dhendron, afër qytetit Thermo, dhe u dorëzua murg në Malin e Agios Oros ku kreu shkollën Teologjike. Emri i tij i vërtet ishte Konsta Anifanti dhe prindërit ishin nga Epiri i Jugut-Çamëria, të rrethit të Prevezës. Familja e Kozmait ishte shumë e varfër, babai i tij mbante çantat e fshatarëve nga fusha për në shtëpitë e tyre për të siguruar bukën e gojës. Ka shumë mundësi që ai ta dinte gjuhën shqipe të përdorimit të përditshëm. (Për çudi edhe Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastasi është me origjinë nga ajo zonë, ndoshta është lidhja shpirtërore midis tyre që Kryepeshkopi e nderon kaq shumë Shën Kozmain, duke ndërtuar për nder të tij brenda 10 viteve rreth 6 kisha në Shqipëri). Në disa libra lexova se Kozma Etolos ishte vllah, këtë e shkruan edhe G.A.Papathanasiu, në librin, “Historia e Vllahëve”, botim, 1994, fq. 39. Në të vërtetë Kozma Etolos ishte nga zona që shumica e banorëve ishin vlleh, por kjo nuk do të thotë që ishte vlleh. Popullsia vllahe në Epir ka banuar vllezërisht vetëm me shqiptarët, prandaj edhe zakonet, veshja e tyre është pothuajse e njëjtë.
Pasi mbaroj shkollën fetare, ai filloj misionin për asimilimin e vllahëve, bullgarëve dhe shqiptarëve në Traki, Maqedoni dhe Epir. Sipas gojëdhënave ka hapur rreth 200 shkolla greke, fliste gjuhën turke, frengjisht, hebraisht, shqip dhe vllahishten. Që Kozma Etolos të ketë hapur rreth 200 shkolla greke në kohën kur nuk ekzistonte shteti grek është e pamundur. Kjo është thjeshtë një gënjeshtër sepse sipas të dhënave zyrtare të Greqisë, në 157 fshatra në Epir ka patur 78 shkolla greke më 1874. Pra, me gjithë financime dhe misionarë të shumtë, Greqia mundi në Epir të hapte vetëm 78 shkolla, ndërsa Shën Kozmai i vetëm 200. Kjo është e pamundur. Ka të dhëna se Shën Kozmai ka hapur vetëm një shkollë në Himarë më 1770, dhe një shkollë në Dropull më 1773. Shkollat greke kanë qenë të pakta deri në fillim të shek.19, ato numëroheshin me gishtat e njerëz dorë.
Kozma Etolos u arrestua në një fshat të Fierit nga turqit dhe u var më 24 Gusht 1779. Në një shkrim Gjergj Mihalit, shkruan se Shën Kozmai u vra nga Mullai i Ahmet Kurt Pasha i Beratit, i cili ishte paguar nga hebrenjtë. Për pagesën që bënë hebrenjtë për të varrë Shën Kozmain shkruajnë edhe shumë autor grek sepse ai i urrente shumë hebrenjtë. Kozma Etoli më shumë ka qëndruar në Epir, në atë zonë që e njihte mirë gjuhën e banorëve. Ai bëri një udhëtim në Traki dhe Maqedoni, por misioni i tij dështojë në këto treva. Shën Kozmai ishte një murg i thjeshtë, pa një vend të sigurt qëndrimi, nuk shërbente në asnjë kishë, por bukën e gojës e siguronte duke mbajtur fjalime ortodokse në çdo fshat.
Sipas shumë biografëve Kozma Etolosit bënte propagandën që dita e pazarit në Greqi të mos jetë dita e Diel ashtu siç e kanë vendosur hebrenjtë, por të jetë dita e Shtunë me qëllim që njerëzit të Dielën të shkojnë në kishë për tu lutur. Thirrja e Kozma Etolos që dita e pazarit të bëhej të Shtunën e dëmtojë rëndë bashkësinë hebrenj sepse të Shtunën ata kryenin rritet e tyre fetare. Në të vërtet nuk ishte ideja e Kozma Etolos që dita e pazarit të bëhej të Shtunën dhe jo të Dielën, por e tregtarëve shqiptar të Epirit. Marko Gjolas(Markos Gkolias), në librin e tij, botim 1972, me titull: “Kozma Etolos dhe Epoka e tij”, në faqen 18, shkruan se Shumica e popullsisë ishte e krishterë dhe tregtarët e krishterë dëshironin të kishin pazaret e tyre në ditën e Shtunë duke dëmtuar tregtarët hebrenj. Financuesit e kësaj ideje ishin tregtarët shqiptar të Epirit të cilët financuan predikimet e Kozma Etolos për Ditën e Pazarit të jetë e Shtuna. Kështu, nga një propagandë e thjeshtë për tregti, ajo kaloj në një propagandë fanatike fetare e cila mori formën e plotë të urrejtjes ekstremiste midis ortodoksëve dhe hebrenjve.
Në fillimet e shek.18, shqiptarët po hynin fuqishëm si tregtarë në tregun e Perandorisë Osmane, ata mundën të organizonin Ditën e Pazarit duke ua marrë ekskluzivitetin hebrenjve të cilët kishin gjetur hapësirën e pasurimit të tyre pikërisht duke organizuar këtë ditë.
Për urrejtjen e hebrenjve ndaj Shën Kozmai, ai vetë ishte i ndërgjegjshëm. Më 2 Mars 1779, Kozma Etolos i shkruante vëllait të tij, Krisanthos se : “Dhjetëra mijëra të krishterë më duan, por vetëm njëri më urren, mijëra turq më duan, por vetëm njëri kaq shumë, mijëra hebrenj duan vdekjen time, por askush nuk e do jovdekjen time”. Pra, siç del nga letra Shën Kozmai ishte i bindur se vdekja do ti vinte nga hebrenjtë sepse ata kishin shumë arsye për ta vrarë atë. Më 2013, Rabini hebre, Morntehai Frizi, deklaroj publikisht se Hebrenjtë e vranë Shën Kozmain. Sipas legjendës, Shën Kozmain e varën në një pemë dhe trupin e tij e hodhën në Lumin Seman, pas tre ditësh e gjeti famullai i kishës dhe e varrosi në oborrin e saj. Një gojëdhënë thotë se kokën e Shën Kozmai e mori Ali Pasha dhe e lau me argjend si shenjë respekti për profecinë në favor të tij. Kozma Etolos nuk mundi të shkelte të gjitha trevat e Shqipërisë së sotme që banorët ishin në ato vite shumicë të krishterë si në Korçë, Elbasan, Durrës etj. Misioni i tij u ndal atje, në Kolkondas të Fierit.
Shën Kozmai u shpall Shenjtor në 20 Prill të 1961, nga Patriarkana e Stambollit

Fakte që Shën Kozmai ishte kundërshtar i Greqisë së Lashtë dhe gjuhës shqipe

Në Doktrinë e parë Shën Kozmai i drejtohet grekëve:

Ne nuk jemi Grek, por të Krishterë!
Dhe Unë, Vëllezërit e mi, që denjësisht qëndrova në këtë apostoli të shenjtë për mëshirën e Krishtit tonë dhe të Perëndisë sonë, Ju nuk jeni grek, Ju nuk jeni mosbesues, heretikë, ateistë, por ju jeni të krishterë ortodoksë të devotshëm, se ju jeni të pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, ju jeni bijtë e bijat e Krishtit tonë.
Këto vargje të Shën Kozmait kanë shfaqur shumë polemika dhe diskutime në Greqi sepse ai shpreh hapët luftën ndaj kulturës dhe Greqisë së Lashtë. Asaj Greqie që besojnë grekët e sotëm se janë trashëgimtar. Shën Kozmai ishte i vetëdijshëm se ,,grekëve,, që ju fliste ishin trashëgimtarët e Greqisë së Lashtë, por ata nuk flisnin greqishten e tij, por gjuhën e perëndive të Olimbit, që ishte dhe është shqipja. Shqiptarët e shekujve të kaluar ishin të bindur se ishin grekët e lashtë, këtë e ka deklaruar edhe ish-zëvendëskryeministri i Greqisë, Teodoror Pangallos më 2003, në Athinë.

Lufta kundër gjuhës shqipe e Shën Kozmait

Në të gjithë librat grek që lexova për Shën Kozmain ndesha në fjalinë e tij kundër gjuhës shqipe që thoshte në trevat shqiptare: “Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd, se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t‘i marr atij të gjitha mëkatet në qafën time, që nga dita e lindjes së tij deri sot, do t‘i porosis të gjithë të krishterët që t‘i flasin dhe do t‘i shlyej të gjitha mëkatet. Ai nuk do ta gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra”. (Predikimi i shtatë, drejtuar shqiptarëve të Epirit).
Me këtë teori Shën Kozmai donte të çrrënjoste gjuhën shqipe nga shqiptarët. Këtë shpjegim e thonë të gjithë studiuesit grek të biografisë së tij. Në kohën që Shën Kozmai mallkonte gjuhen shqipe, ishte vetë Sulltan Abdulhamiti më 31 maj 1779, që lëshoj një Ferman ku thuhej që të merret në mbrojtje kultura, gjuha greke, të mbrohen grekët nga shqiptarët, të ndiqen ata që mësojnë shqip. Por lind pyetja: Përse Kozma Etolos kërkonte të ndalohej gjuha vllahe dhe shqipe që flisnin banorët në territorin e Greqisë së sotme? Pra, kjo kërkesë e tij tregon se popullsia nuk ishte greke në ato territore ku propagandonte Shën Kozmai si në Trakia, Maqedoni dhe Epir, por vllahe dhe shqiptare.
Ka të dhëna se në vitin 1777, Kozma Etolos qëndroj në fshatin Baieasa ose Vovousa që banohej nga vllahët afër Janinës, ai ju tha banorëve: “Gjuha greke është gjuha e Zotit, ndërsa gjuha vllahe është gjuha e Djallit”.
Këto janë vetëm disa vështrime historike për propagandën e Shën Kozmait për greqizmin e Jugut të Shqipërisë. Por sot, misionin e Shën Kozmait e vazhdon Kryepeshkopi i Shqipërisë z.Anastas Gerasimos Janaullatos. Ai me anë të gjuhës melankolike, i butë dhe me një buzëqeshje ironike e me kulturën bizantine, Hiqu sikur s’ke, Hiqu sikur s’je, ka arritur ti fusë në kurthe politikanët shqiptarë për të siguruar pavdekshmërinë e misionit të tij të vërtetë. Por Hirësia e Tij duhet ti trembet vetëm hakmarrjes së Zotit, ditën e gjykimit, jam i bindur se ai i trembet vërtet shumë asaj dite.
Çfarë ishte në të vërtetë Shën Kozmai

Shën Kozmai nuk ishte grek sepse nuk ekzistonte kombi grek, as Greqia si shtet. Ai ishte një misionar i përhapjes së ortodoksisë së Bizantit duke sulmuar gjuhët dhe kulturat popujve të tjerë. Kozma Etolos nëse do ringjallej sot do të çmendej nga nderimet e mëdha që i bënë Greqia, sepse ai punoj dhe luftoj për ortodoksisë nën Perandorinë Osmane.
Sot Greqia Shën Kozmain e ka shpallur Babai i Greqisë Moderne, ky është një vlerësim i drejtë sepse ai tërë jetën e tij ia kushtojë gjuhës dhe kulturës ortodokse të sotme greke që s’ka lidhje fare me gjuhën dhe kulturën e Greqisë së Lashtë. Sipas kësaj del se Kombi i sotëm grek nuk është ai kombi grek që kanë shkruar filozofët dhe historianët e lashtë nga frymëzohet e tërë bota. Pra, historia e Greqisë së sotme fillon me Shën Kozmain, kjo sipas vetëm grekëve.
Ka disa vite që thonë se është gjetur një letër e Shën Kozmait e nënshkruan në fund nga dora e tij para se ta arrestonin. Për mendimin tim kjo është një mashtrim sepse nuk mund ta vërtetojë askush origjinalitetin e kësaj letre duke u nisur nga koha që jetoj Kozma Etolos. Nuk janë ruajtur letra të tilla për shumë arsye sepse ai nuk ishte ndonjë figurë qendrore e Kishës Ortodokse të Patriarkanës së Stambollit. Ato që i referohemi si profecitë e Shën Kozmait nuk janë veçse tekste, të cilat janë bazuar në predikimet e tij. Nuk ka dorëshkrime origjinale të tij, sikurse nuk ka edhe data të sakta për secilin prej tyre. Besohet se ndonëse fillesat janë predikimet e tij, ato janë shkruar dhe kopjuar vetëm pas vdekjes së tij, sikurse mund të ketë edhe modifikime si rezultat i këtij procesi. Bashkë me profecinë që shkruesit e më vonshëm i sollën deri në ditët tona japin edhe komentet që lidhen me kohën që jetoj Shën Kozmai.
Kozma Etolos ishte një fanatik i kishës ortodokse i cili propagandonte gjuhën e saj, ai kishte për qëllim që popullsitë që jetonin nënpushtimin osman si shqiptarët, vllahët, sllavët etj., ti kthente në një popullsi Unike në shërbim të Patriarkanës së Stambollit e cila ishte vënë në shërbim të Sulltanit prej kaq vitesh. A ishte profet Shën Kozmai? Ai nuk mund të ishte profet, në atë periudhë shumë njerëz përdornin fjalitë që kishin lexuar nëpër libra për të përfituar të holla. Ishte koha ku në perandorinë Otomane njerëzit ishin injorantë, të pa shkolluar, të shtypur, ishin skllevër që punonin për të paguar haraç dhe ishte e logjikës që një njeri i shkolluar në Manastire në Malin e Agios Oros të gjente terrenin për të propaganduar për atë që ishte paguar.
Shën Kozmai në fjalimet e tij nuk i referohej asnjëherë filozofëve të Greqisë së Lashtë, por librave të hebrenjve, librave të krishterimit që nuk ishin të autorëve grek, por hebrenj. Në këtë pikë kemi përplasje midis ideologjisë së Filozofëve dhe të Ortodoksisë. Ai ishte një mbrojtës i pushtimit turk, sepse shpesh herë predikonte se pushtimi turk është i mirë, ata i mbrojnë grekët nga kërcënimi i perëndimit.
Në përfundim të këtij studimi i cili është mbështetur mbi bazë të të dhënave serioze le të hedhin akuzat ata që besojnë në gënjeshtrën. Le të na quajnë Ateist, Komunistë, Heretik, jo i Krishterë, Nacionalistë, por e vërteta mbetet e vërtetë, edhe vetë ZOTI përkulet para fakteve të pamohueshme. Shën Kozmai duhet nderuar vetëm për realizim e Profetësisë së Tij që Greqia e sotme është një shtet fanatik Ortodoksë, ku minoritetet nuk njihen, ku qytetarët grek që i përkasin sekteve të tjera si mysliman, katolik, jakuva etj., shtypen, kërcënohen në vendin që pretendon se ka patur Demokraci që në kohën e Lashtë.

Bibliografia
Gazeta, ANAPLASIS, Janar, 1953
Revista Istorika Themata, Gusht, 2003, Greqi
Revista, ISTORIKO Grnosia, 2001
Revista CONTACT, 2001, Agrinio
Marko Giolas, Kozmai dhe Epoka e tij, 1975
Κ. Simopulos, Udhëtarët e Huaj në Greqi,
Thoma Paskidhu, Pellazgët, 1879, Greqi
G. D.Metallinu, I Zoi toy Kozma Etolos, 2003
Efstathios Gieorgios, Kozmas Etolos…, Thessaloniki, 2010
Menun Ioannio, Kozmas Etolos…., Athinë, 1979
Theothoru Zish, Agios Kozma Etolos, 2008
Stergios Sakkos, Agios Kozmas-Profetis
Nikoslaos Psimenos, Etolakarmane Llogji, 1981
www.history-of-macedonia.com
www.pare-dose.net
www.agioskosmas.gr
www.freeinquiry.gr

Filed Under: Editorial, Histori Tagged With: arben llalla, por të Krishterë!, Shën Kozmai! Ne nuk jemi Grek

ALEKSANDRI -MISTERI I VARRIT NË AMFIPOLI…

August 29, 2014 by dgreca

Në shekullin e 8-të dhe të 7-të pes Amfipoli sundohej nga fiset ilire/
Nga Gëzim Llojdia*/
1.Amfipoli sot është një komunë në njësinë rajonale Serres e Greqisë ku selia e komunës është Rodolivos. Mori emrin Amfipoli (fjalë për fjalë, “nëpër qytet”), një emër që është objekt i debateve shumë për leksikografiSë. Thukididi pretendon emri vjen nga fakti se Strymon rrjedh “rreth qytetit” në dy anët,por një shënim në Suda ofron një shpjegim të ndryshëm të dhënë me sa duket nga Marsyas, bir i Periander: se një pjesë e madhe e popullsisë ka jetuar “rreth qytetit”. Megjithatë, një shpjegim më i mundshëm është ai i dhënë nga Julius Pollux: që emri tregon afërsinë e një isthmus. Për më tepër, Etymologicum Genuinum jep përkufizimin e mëposhtëm: një qytet i athinasit ose të Trakës, e cila u quajt dikur Nëntë Rrugët, për shkak se ajo është e rrethuar dhe i rrethuar nga lumi Strymon. Ky përshkrim korrespondon me faqen aktuale të qytetit dhe në përshkrimin e Thukididit.
Kjo qendër sot ndodhet pranë një zbulimi historik të lashtësisë. Në kohët e lashta, ishte një qytet në rajonin dikur të quajtur donisë në rajonin e sotme e Qendrore të Maqedonisë. Ajo është në një distancë prej rreth 5 km nga brigjet e Detit Egje.Thuhet nga të dhënat arkeologjike se daton rreth viteve 3000 pes. Për shkak të vendndodhjes strategjike të vendit u fortifikuar shumë herët. Në shekullin e 8-të dhe të 7-të pes, vendin e Amfipoli sundohej nga fiset ilire. Kserksit I i Persisë ka kaluar gjatë pushtimit të tij të Greqisë në vitin 480 pr. Krishtit dhe ka varrosur të gjallë nëntë të rinj dhe nëntë vajza si një sakrificë për zotin e lumit, në afërsi të vendit të mëvonshme të Amfipoli, Alexanderi I mundi ushtrinë e Kserksit në vitin 479 pr. Krishtit. Historia e saj bëhet më tej interesante.
Amfipoli më pas u bë baza kryesore fuqia e athinasve në Thrakë dhe, rrjedhimisht, një objektiv i zgjedhur për kundërshtarët e tyre spartan. Popullsia athinas mbeti snë pakicë brenda qytetit. Një forcë e re athinas nën komandën e Cleonka dështuar edhe një herë në 422 para Krishtit, gjatë një beteje në të cilën të dy Cleon dhe Brasidas humbën jetën. Brasidas ka mbijetuar kohë të mjaftueshme për të dëgjuar të humbjes së athinasit dhe u varros në Amfipoli me madhështi mbresëlënëse. Që nga ai moment ai ishte konsideruar si themelues të qytetit dhe i nderuar me lojëra vjetore dhe sakrificave. Qyteti në vetvete ka mbajtur pavarësinë deri në mbretërimin e mbretit Filipi II megjithë disa sulme të tjera të Athinës, veçanërisht për shkak të qeverisë së Callistratus të Aphidnae.
2.Zbulimi.Mediat botërore të shkruara dhe ato që përhapen ne eter kanë kthyer sytë nga ky zbulim i kohëve me mjegull.
Arkeologu Katerina Peristeri tha ANA-MPA se “pasi ajo tashmë është njoftuar hyrja e varrit është i ruajtur nga dy sfingave, dy metra i gjatë, ndërsa 497-metra të gjatë p varri me një luan 30-metra-i gjatë në krye, na çojnë të besojmë se ky është një monument spektakolar. Dy sfingave në hyrje janë të datës mes 325BC dhe 300 para Krishtit “.
Nuk është sekret që arkeologët shpresojnë se kanë ngecur mbi varrin e Aleksandrit të Madh.
“Varri ndoshta ka fshehur diçka krejtësisht të papritur”, thotë arkeologu i famshëm britanik Nicholas Saunders .Gërmimet e vazhdueshme në varrin e Amfipoli, nga KH Ephorate të Antikiteteve prehistorike dhe klasike, për të zbuluar monumentin e varrimit vijonë.Reporter shkruan se :Një historian i shquar grek pretendon se është e mundur që Muzeu Louvre në Paris për të posedojnë objekte nga varri të lashtë grek që është duke u zbuluar nga arkeologët në Amfipoli, Greqi. Fama e thesareve të lashta greke të fshehura në varr Amfipoli ka ngritur kohët e fundit shqetësimet se monumenti do të gjendet i paprekur, ose në qoftë se ajo ishte plaçkitur në të kaluarën. Historiani, SARANTIS Kargakos, duke folur për Antena TV, tha se varri është plaçkitur në të kaluarën dhe se pjesa e brendshme e monumenti nuk do të jetë e paprekur. “Në vendin ku njihej Amfipoli e lashtë është gjetur, një fshati, me emër Neochorion, ku bullgarët e kanë përdorur për të jetuar, u shkatërrua në 1941-1944. Banorët shkatërruan 20% të shtëpive të tyre, ndërkohë që është e mundur që në të njëjtën kohë ata plaçkitën varrin, duke gërmuar një vrimë në Amfipoli. Një tjetër skenar është se varri ishte plaçkitur nga zyrtarët francezë, që ishin në këtë zonë gjatë Luftës së Parë Botërore, të cilët ka përdorur gurët që gjenden rreth varrit të lashtë të ndërtuar, “vuri në dukje Kargakos.
Një shkrim interesantë është ai i Christopher Klein :Varri që daton nga koha e Aleksandrit të Madh, gjetur në Greqinë Veriore shkruan ai. Për dy vitet e fundit arkeologët kanë gërmuar një kompleks masiv një tumë varrimit pranë qytetit të lashtë të Amfipoli në rajonin verior të Greqisë. Të martën, Kryeministri grek vizitoi vendin arkeologjik 370 kilometra në veri të Athinës dhe njoftoi që ai të jetë një “zbulim shumë i rëndësishme” zbulimi daton nga epoka e Aleksandrit të Madh, që ishte shkas për spekulimet në lidhje nëse një nga komandantët ushtarakë Aleksandrit apo anëtarët e familjes është varrosur brenda. Sipas Samaras, që nga koha kur arkeologët filluan punën gërmues në vitin 2012, ata kanë zbuluar një tumë varrimi masive rrethuar nga një murr 1600-këmbë-gjatë, 10-këmbë të lartë rrethore të ndërtuara nga mermer të bardhë të importuara nga ishulli i afërt i Thassos. Një rrugë e gjerë, pesë-oborr të gjerë të çojnë në hyrje varrit, e cila është ruajtur nga dy sfingave pa kokë. Dekoratave mermer dhe muret e vizatuar zbukurojnë varrin, i cili u shkatërrua pjesërisht gjatë pushtimit romak të Greqisë, por me sa duket i ka mbijetuar pa grabitjet për më shumë se 2.000 vjet. Arkeologët besojnë luani mermer i Amfipoli, i cili u zbulua pak kilometra larg në shtratin e lumit Strymonas në vitin 1912.
Katerina Peristeri daton varrin e varrimit në mes të viteve 325 BC dhe 300 pr Krishtit, në epokën në fund të mbretërimit të Aleksandrit të Madh, maqedonas luftëtar-mbret i cili u ngrit nga vendi përreth e verilindje Greqisë për të krijuar një perandori të lashtë që preku tre kontinente dhe shtrihej nga lumi Danub në Indi. “Ai duket si varri i një maqedonas të shquar të asaj kohe,” tha një zyrtar nga ministria e kulturës për Reuters. Siti i sapo zbuluar i varrimit besohet të jetë varri më i madh i lashtë zbuluar ndonjëherë në Greqi, , duke përfshirë edhe babait të Aleksandrit Philip II, varrosur më shumë se 100 kilometra në perëndim të Amfipoli në qytetin e vogël të Vergina. tha Peristeri Agence France-Presse. “Luani i Amfipoli” statujë, fillimisht pjesë e kompleksit të varrit, e cila u zbulua në vitin 2012.Varri nuk është pothuajse me siguri vend pushimi i Aleksandrit të Madh, i cili vdiq në Babiloni, në Irak, në vitin 323 para erës sonë. Ai besohet të ketë qenë varrosur në Egjipt, pasi trupi i tij ishte vjedhur në rrugën për në vendin e tij nga Ptolemeu, një nga ish-gjeneralët e tij. Disa kanë spekuluar, megjithatë, se varri Amfipoli mund të ishte ndërtuar fillimisht me qëllim të mbajtjes së trupit Aleksandrit. Një shpjegim më shumë gjasa është që varri i madh është ndërtuar për një nga komandantët e Aleksandrit apo anëtarët e familjes. Perandoria Aleksandri u shpërbë shpejt në fraksione ndërluftuese pas vdekjes së tij, dhe gjaku përmbyt kodrat e thatë të Maqedonisë .Amfipoli, një ish-koloni athinas pushtuar nga Philip II në 357 para Krishtit, nuk i ka shpëtuar dhunës. Ajo ishte atje që gruaja e Aleksandrit, Roxana, dhe djali i tij dhe trashëgimtari i ligjshëm i fronit, 12-vjeçar Alexander IV, u vranë nga Cassander në 311 pr Krishtit Është e mundur se varri është ndërtuar për njërin ose të dy prej tyre. Një tjetër teori është se varri masiv i përkiste një prej gjeneralëve të shumtë të Aleksandrit dhe admiralët që banonin përreth Amfipoli. Monumente me Luan shpesh janë përdorur për të përkujtuar ushtarët e vdekur, dhe disa kanë teorizuar se Luani i Amfipoli shënoi varrin e Laomedon Mytilene, një nga komandantët ushtarakë të Aleksandrit që qeverisen Sirinë, pas vdekjes së mbretit.
Arkeologët kanë shpresë për të hyrë në varrin deri në fund të gushtit për të përcaktuar saktësisht se kush është varrosur brenda.Puna arkeologjike vazhdon nën roje të shumtë të policisë. Arkeologët shpresojnë që tokë e lashtë e Maqedonisë mban të paktën një surprizë më shumë dhe se së shpejti do të zbulohet thotë Christopher Klein në shkrimin e tij.
*studiues

Filed Under: Histori Tagged With: -MISTERI I VARRIT, ALEKSANDRI, Gezim Llojdia, NË AMFIPOLI

Jani Kondo, bashkë me luftëtarët e tij çamë, hyri i pari në kala…

August 28, 2014 by dgreca

Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo, para dy shekujsh ishte ai që ishte, sipas mentalitetit serb, kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurrë. Ose sikur mos të kishte bërë atë që e ka bërë, sepse serbët “më lehtë e kishin pasur të mbeteshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin -armikun, çlirimtarin e Beogradit”.
Shkruan Fahri XHARRA/
Cili ishte Jani Kondo?
Historia punon me fakte dhe dokumente, me gjurma tekstesh të cilat së bashku vendosën në një tërësi koherente dhe e cila e prodhon të Vërtetën.
Në natën e 5 dhe 6 gushtit 1804, pas një beteje të përgjakshme e shpëtuan Kalanë e Beogradit nga turqit, pra ky ishte nga fillimi i kryengritjes së parë Serbe.
Kryengritjen e përmendur jo vetëm që e udhëhoqën shqiptarët por e ndihmuan edhe shqiptarët që iknin nga ushtria turke edhe shqiptarët e Kelmendit, Grudës dhe Shoshit. Shënimet flasin se edhe shqiptarët e Toplicës dhe të Nishit ndihmuan në kryengritjen serbe,
Qëllimi i sintagmës i krishterit në ushtrinë turke, pra nuk është në atë që të zbulon por në atë që të fsheh dhe të heshtë prejardhjen kombëtare të Kondo Bimbashit. Petrit Imami në librin e tij “Serbët dhe Shqiptarët gjatë shekujve” citon që Kondo Bimbashi ishte komandant i çetës së Epirotëve, në ushtrinë turke të kohës, një shqiptar ortodoks i Epirit. Edhe historianit serb, pro-serbi i së “vërtetës serbe”, Vladimir Stojançeviqit, në librin e tij, ku shqiptarët nga urrejtja i quan Arbanas e jo Albanac thot: “Në mesin e kryengritësve ishte edhe Kondo Bimbashi, shqiptari ortodoks i kufirit të Toskërisë dhe Epirit”.
Kush ishte Kondo Bimbashi pra?
Vuk Karaxhiqi duke u bazuar në traditën popullore (Cilën, shqiptare apo serbe?) e ka të shënuar edhe këngën epike për Jani Kondon (Kondo Bimbashin), me prejardhje Arnaute dhe e ngritë atë edhe më lartë se mitin serb Kraleviq Markon.
Kështu serbët, në vend se t`i korrigjojnë padrejtësitë historike ose të forcojnë të vërtetën universale, paraqitën me figurën e shqiptarit si armik të përhershëm, një armiqësi e ngulur aq shumë në mendjen e tyre saqë iu është e pamundur të mendojnë diçka tjetër apo diçka ndryshe. Është interesant rasti i Jani Kondos dhe logjika serbe e urrejtjes shkon aq larg që meqenëse Shqiptarët janë armiq të serbëve kurse Kondo mik i tyre; Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo, para dy shekujsh ishte ai që ishte, sipas mentalitetit serb, kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurrë. Ose sikur mos të kishte bërë atë që e ka bërë, sepse serbët “më lehtë e kishin pasur të mbeteshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin -armikun, çlirimtarin e Beogradit”.
Kondoja nuk përmendet nga shqiptarët sepse ishte shka (shqiptar ortodoks), por as nga serbët sepse ishte shqiptar.
Serbët është mirë të heshtin se e kaluara e tyre nuk është se si e thonë dhe e tregojnë ata, por ashtu se si ka qenë; nuk duam te jemi vëllezër me ta por t’iu bëjmë të ditur (edhe pse e dinë fort mirë) se familjet e Lekiqëve, Nikiqëve dhe Daciçëve janë shqiptarë ortodoks.
Pra rrethanat favorizuese për ikjen e shqiptarëve ortodoks nga trungu i tyre ishte turku dhe mençuria e popave të kishës serbe, të cilët ishin promotorët e krijimit të shtetit serb. Zatën, edhe sot si kor, Kisha Serbe ta pranonte të vërtetën historike të tyre, gjërat kishin për të shkuar në rrjedhën e tyre natyrore.
Cili ishte Jani Kondo ?
Viti 1804,viti tërbimit turk mbi Beogradin. Çka është nënçmuese për Serbët për tu përmendur ky vit si dhe këtë tërbim turk?
Pra , , me ardhjen e turkut u hapën dy dyer të ikjes ,dy dyer të shkuljes nga trungu shqiptarë. Njëra nëpërmjet ortodoksizmit në shkije e më vonë në Serb ; e tjetra nëpërmjet muslimanizimit ,në muslimanë e vonë turqë. Në arën tonë të historisë është lëvruar shumë,është lëvruar që nga parmenda ,pllugu i tërhekur me buaj e deri te mjetet më moderne e lëvrimit; lëvruesit e kanë mbjellur farën e tyre në tokën tonë sipas dëshirës së tyre dhe ne kemi “dalur” ashtu si e kanë dëshiruar ata.
“Per Jani Kondo-n ose serbët si e quanin Kondo Bimbashi nuk mund të gjënden të dhëna në internet as nga ana Serbe e as ajo Shqiptare , arsyeja për Serbet është : sepse Jani Kondo dhe grupi i tij ishin Shqiptar që e çliruan Beogradin ne vitin 1813 , kurse nga ana jonë dikush në kohën e sotme mund ta merr sikurse tradhëtar pse çliroi Beogradin ose ndihmoi Serbinë .Merreni si te doni , është me rëndësi që Beogradi u çlirua nga shqiptarët në vitin 1813 .
Jani Kondo, bashkë me luftëtarët e tij, kryesisht çamë, hyri i pari në kala. Një tjetër luftëtar çam, Gjergj Olimpiasi, me 300 vullnetarë të tij shqiptarë luftoi për çlirimin e Serbisë, (Arbën Xhaferri, “Legalizimi i krimit)Fryti historik i kohës së caktuar ka qenë gjithmonë i klonuar sipas dëshirës së të tjerëve e aspak e as një fije nuk i ka ngjarë të vërtetës. Historia ,e më këte edhe e vërteta është mëshefur.
Si shkruajnë serbët per Kondon? («Конда Бимбаша (1783, Јањина, Епир –1807, Троноша код Лознице) учесник у првом српском устанку.По нацији био јеЦинцар. )
“Kondo Bimbashi , pjesëmarrës në kryengritjen e parë serb. Me kombësi ishte Cincar
Kur Karaxhorxhe e çliroi Beogardin ( 1806) , Kondo me pesë djemë të veshur si ushtarë turq , i hapi dyert e Savës (Сава капију )dhe ia mundësoi Mirko Uzunit që ai me 150 ushtarët e tij të futet në qytet. Sulmi mbi këtë Sava Kapija ishte vendimtar për çlirimin e Beogradit. Me rastin e këtij sulmi vdiqën 50 serbë e edhe me ata Vasa Çarapiqi «
Qartas shihet mohimi i krejt asaj që ka bër Jani Kondo.
Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo, para dy shekujsh ishte ai që ishte, sipas mentalitetit serb, kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurrë. Ose sikur mos të kishte bërë atë që e ka bërë, sepse serbët “më lehtë e kishin pasur të mbeteshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin -armikun, çlirimtarin e Beogradit”.
Pllaka e vetme ku përmendet Kondo në Beograd, shënimi i një rruge; ai s`është për krenarinë e serbëve. Në pllakë shkruan: “Kondo Bimbashi, I krishteri në ushtrinë turke, në kohën e rrethimit të Beogradit në vitin 1806 (?). Në momentin vendimtar ka kaluar në anën e serbëve dhe më të vetët i ka hapur Kapitë e Beogradit
Nga ana tjetër, sllavët e jugut kishin përkrahjen e pakursyer të Rusisë. Përmes tyre ajo avanconte interesin e vet gjeostrategjik në Ballkan. Që nga kjo kohë u vendosën kufijtë e bazuar në real-politikë apo në interesa kombëtare të mbrojtura ushtarakisht. Këto interesa nuk merrnin parasysh trashëgiminë kulturore, historike apo realitetet etnike në terren, por një aspekt të ri, atë të gjeopolitikës dhe gjeostrategjisë. Shkaku i tretë i pësimit të shqiptarëve që nga kjo periudhë e deri më tani janë dilemat qytetëruese që mishërohen në politikën e Haxhi Qamilëve. (A.Xh)
Herën tjetër për Çele/Kullën e Nishit , me koka të shqiptarëve .
Fahri Xharra 26.08.14 ,Gjakovë

Filed Under: Histori Tagged With: Fahri Xharra, Jani Kondo, kala, luftetaret came

HALIM DERALLA- PERSONALITET I SHQUAR I LËVIZJES AUTONOMISTE SHQIPTARE

August 28, 2014 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/
Padyshim që historia e një kombi,është historia e familjeve të mëdha të këtij kombi.Familjet e mëdha shqiptare,kanë qenë në çdo kohë barrikadat e para ndaj çdo rrebeshi,të paepura në stoicizmin e tyre ato kanë pritur e janë përballur me hordhi armiqësh gjithfarësh,duke mbrojtur njëherazi nderin e tyre dhe kombin.Padyshim në vargun e këtyre familjeve të mëdha,dera e Derallëve,zë vendin e saj të merituar,në historinë shqiptare të shekullit të kaluar.Ndër pinjollët e kësaj dere,Mehmet Pashë Derralla do të linte grada dhe ndere të ofruara nga Porta e Lartë,duke u vënë plotësisht në shërbim të Shqipërisë,në radhët e para të kalorësve që kërkonin pavarsinë e trojeve etnike arbërore.Këtë shqiptarizëm të kulluar,ministri i luftës i të parit shtet shqiptar (1912) do ta përcillte pos të tjerave edhe tek djemtë e tij,Halimi,Gajuri,Hyseni etj.
Halim Deralla,ka lindur në fshatin Gradec,në rrethina e Tetovës,në vitin 1879.Fëmijërinë e kalon aty e më tej,nis mësimet e para në shkollën qytetëse të Tetovës.Mbasi mbaron mësimet aty niset në Stamboll kryeqendra e Perandorisë Osmane,e lakmuar sidomos nga djemtë e dyerve të mëdha siç ishte Halimi.Në të vërtetë mëson shumë,ku kalon pjesë më të madhe të kohës mbi libra dhe pas mbarimit të shkollës së mesme vijon studimet,në vitin 1898,në fakultetin e drejtësisë.Falë reputacionit që Mehmet Pashë Derralla,gëzonte asaj kohe në rrethet patriotike shqiptare,Halimi do të binte në kontaktë me idetë e para të rilindasve shqiptarë,për autonominë e trojeve arbërore.Studentin e Tetovës do ta shihnin me respekt në Stamboll,jo vetëm për këmbënguljen në përvetsimin e dijeve por edhe për natyrën e tij disi të heshtur,fjalëpak dhe krenarë.Kështuqë me mbarimin e fakultetit të drejtësisë emërohet si nënpunës i lartë i administratës osmane në Serbi.Ai do të dallohej për korektësinë në funksionet shtetërore,çka ishte diçka e radhë në radhët e nënpunësve të korruptuar të perandorisë së asaj kohe.Madje shkallët e karrierës së tij në fushën e jurispondencës,mund të ishin tejet të lehta,nëse në agim të shekullit të kaluar,nuk do të kishte dalë në pah,çështja shqiptare.Në fillim të vitit 1908,i jati i Halimit,Mehmet Pashë Deralla,në bashkëpunim të ngushtë me Ismail Qemalin,Hasan Prishtinën,Dervish Himën,Ibrahim Temon, Mid’hat Frashërin etj,ideojnë lëvizjen autonomiste në Vilajetet shqiptare,tashmë atij i duhet të udhëtojë në krahina të ndryshme,të zgjojë vetëdijen nacionale,të zgjojë bashkëkombasit e vet prej territ osman.Por i duhet të qeverisë edhe pronat e mëdha që ka në Tetovë e rrethina,dhe në këto kushte ai thërret të birin e vet,Halimin,për ta ndihmuar në detyrën e madhe që duhet të përballonte.Halimi tanimë pothuajse 30 vjeçar,me shtratin e lartë me atë vështrimin e thellë e të menduar do të ngarendë për t’u vënë plotësisht në shërbim të kombit të vet,duke kuptuar se drejt pavarsisë të trojeve etnike,shkohej me pushkë dhe dituri.Halimi do të jepte ndihmesë të madhe, në vitin 1908,sidomos në përkrahje të shkollave shqipe,në Maqedoninë shqiptare.Me nismën e tij i përkrahur edhe nga Dervish Hima,biri i Derallave do të blente abetare dhe libra shqip për t’ua shpërndarë falas nxënësve në Tetovë e rrethina.Burime të diplomacisë austrohungareze,duke folur për këto troje na bëjnë me dije se ;”ndonëse zyrtarisht shkollat nuk janë çelur,në to zhvillohet rregullisht çdo ditë dy orë mësim për gjuhën shqipe”.(Arkivi i Institutit të Historisë – Tiranë. Fondi i dokumentave të Vjenës.Raport i konsullit Pollanc,dërguar Vjenës,dok.26 ).
Turqit e rinj pamvarsisht se patën premtuar shumë liri e të drejta për shqiptarët,kur panë se lëvizja autonomiste sa vinte e rritej u përpoqën të ndalnin me çdo mjet atë.Kështu,ata mundën të kufizonin deri diku pjesëmarrjen e gjërë të luftëtarëve të kosovës në Ferizaj,të cilët sidoqoftë arritën të lidhin besën në atë kuvend burrash.Autoritetet ushtarake osmane u përpoqën me çdo kusht të ndalnin këtë manifestim,kinse Stambolli do t’u plotsonte shumë shpejt kërkesat.. por atdhetarët shqiptarë e kuptonin se kjo ishte një manovër sa për të kaluar radhën.Sali Gjuka,Halim Deralla,Dervish Hima, Nijazi Resnja etj,bënë çësht e mundur që marshimi i shqiptarëve drejt Shkupit të mos ndalej.Ngase Korparmata e Dytë me qendër në Manastir përbëhej në pjesën më të madhe prej shqiptarëve,ngase patën nisur të vepronin komandat lokale të shqiptarëve në Tetovë,Gostivar,Dibër,Strugë,Ohër e Manastir etj,në mbrëmjen e 24 korrikut 1908,Porta e Lartë vendosi të ndal marshimin,duke dëgjuar kërkesat e shqiptarëve dhe duke iu dhënë atyre menjëherë disa prej të drejtave të mohuara.Burime të historiografisë sonë,na bëjnë me dije se në bisedimet e përfaqsuesve të luftëtarëve kanë qenë pos të tjerëve edhe Halim Deralla,i cili me autoritetin që gëzonte ka mbrojtur me logjik e vendosmëri të drejtat e shqiptarëve.Pas tri katër ditësh pothuajse në gjendje lufte,Shkupi u zbraz prej luftëtarëve shqiptarë të cilët mundën të fitonin disa të drejta elementare.Ndër këto të drejta ishte edhe largimi i punonjësve osman të korruptuar,të cilët populli nuk i duronte dot.”Komiteti shqiptar,njoftonte Pllanc,po urdhërojnë autoritetet lokale turke,të pushojnë nga detyra punonjësit që nuk i do populli”.( Arkivi i Institutit të Historisë–Tiranë.Fondi i doku. të Vjenës,dt.29 korrik 1908).
Në vitet 1908-1912 shtëpia e Derallave,në Tetovë do të shëndrrohej në një çerdhe të shqiptarizmës.Mehmet Pasha dhe i biri Halimi do të ishin kurdoherë në krye të lëvizjeve të mëdha atdhetare,duke dhënë ndihmesë jo vetëm me trimërinë,guximin,logjikën por edhe me pasurinë e tyre.Të dy sëbashku ata do të prisnin e do të përcillnin në shtëpinë e madhe në Tetovë,Trimat patriotë e atdhetarë si Sali Gjukën,Bedri Pejanin,Bajram Currin,Isa Boletinin,Mid’hat Frashërin, Hamdi Ohrin,Hoxhë Vokën dhe dhjetra atdhetarë të tjerë nga krejt viset etnike shqiptare. Ata do të merrnin pjesë në Kuvendin e Junikut e mandej në fillim të viteve 1912,do të komandonin çetën e parë të luftëtarëve tetovarë, e cila rroku armët për t’u bërë ballë sulmeve osmane dhe atyre serbo-bullgare.Në gushtin e vitit 1912,Hasan Pristina me cilësinë e përfaqsuesit shqiptar të trevave të veriut,zhvilloi disa bisedime me autoritetet e larta osmane,në Prishtinë dhe Ferizaj.Mandej në Ferizaj ai i paraqiti komisionit qeveritar osman edhe një memorandum prej 14 pikash.Ky memorandum iu dorëzua komisionit osman në 9 gusht 1912,duke deklaruar që në rast se brenda dy ditëve nuk do të pranoheshin,atëherë forcat shqiptare kryengritëse do të marshonin drejt Shkupit.Pas kësaj forcat shqiptare të komanduara prej Idriz Seferit,Isa Boletinit,Hasan Prishtinës etj,u riorganizuan dhe u nisën me tren drejt Shkupit.Meqenëse qeveria osmane e vonoi përgjigjen e memorandumit atëherë shtabi madhor i kryngritjes shqiptare,vendosi të marrë Shkupin,dhe brenda 48 orëve,qyteti u rrethua nga rreth 30 mijë luftëtarë shqiptarë,ndërkaq edhe brenda qytetit,atdhetarë të tjerë në mënyrë të fshehtë po organizoheshin.Valiu i Kosovës,Masar beu,i ndodhur në këto kushte të vështira dha dorëheqjen.Ndërsa komandanti i granizonit ushtarak të Shkupit,në pamundësi t’u bënte ballë kryengritësve,u largua fshehurazi duke vënë në dijeni Portën e Lartë për revoltën e madhe të shqiptarëve.Në këto rrethana më 12 gusht 1912 rruga ishte pothuajse e hapur.Shkupi qyteti i lashtë i trojeve arbërore ishte fare pranë lirisë së ëndërruar prej 5 shekujsh.Pasi patën marrë të gjitha masat,pasi kishin njoftuar atdhetarët shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë për çfar ishte arritur,burrat mëmëdhetarë,nuk munguan të hyjnë në Shkup.”Prijësit dhe udhëheqësit e shquar ;Hasan Pristina,Idriz Seferi,Isa Bolentini,Bajram Curri,Halim Tetova,Shan Prizëreni,Ramadan Zaskoci,prijnë drejt Shkupit me flamuj të shpalosur me bandën muzikore kryengritëse me brohoritje entuzijaste”.( Sh. Braha “Idriz Seferi “ – Tiranë 1982 , faqe 177 – 178 ).
Në nëntorin e vitit 1912,atëherë kur Mehmet pashë Deralla udhëtonte drejt Vlorës si një përfasues i popullit të Kosovës,i biri i tij Halimi në krye të një çete prej 200 luftëtarësh tetovarë do të virej në mbrojtje të trojeve shqiptare.Dihet tanimë se pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga Ballkani fqinjët tanë të përkrahur dhe nga Rusia Cariste,Franca e Anglia,kërkonin aneksimin e tokave tona.Orekset shovene parashihnin coptimin e plotë të Shqipërisë ndaj grekët,bullgarët,serbët malazezët,pasi krijuan Aleancën e krishtere ballkanike iu vërsulën ndaj tokave shqiptare me grykësinë e një lukunie ujqish,ndonëse formimi i shtetit të parë,të pavarur shqiptar pati dimensionet e veta historike,ky akt nuk mundi gjithsesi të shpëtonte Shqipërinë prej coptimit të saj.Dhe ndërsa përfaqsuesit e Fuqive të Mëdha,koteshin të përgjumur kur ndahej toka shqiptare,ishin bijtë e saj si Halim Deralla,të cilët pa marrë në sy rrezikun,luftonin viseve të atdheut për lirin e tij.Pas dorëheqjes së Ismail Qemalit-Vlorës,dhe kabinetit të tij,Mehmet Pashë Deralla,shkon sërish në Tetovë.Por serbët nuk mund të harrojnë as atë as birin e tij Halimin,të cilët organizuan një varg betejash për mosnështrimin e Tetovës,Gostivarit,Kumanovës e Strugës,prej çizmes sllave.Për më tepër,në luftërat e zhvilluara në këto treva në vitet 1913-1914 dera e shquar e Derrallave ishte vënë në shënjestër të qeverisë bullgaromadhe të asaj kohe.Është kjo arsyeja që atë e birë në vjeshtën e vitit 1914 e arrestojnë dhe e dërgojnë të lidhur në Karlova të Bullgarisë.Atë e bir,do të akuzohen rëndë prej gjygjit ushtarak bullgar,por ka qenë ndihma e pakursyer e disa atdhetarëve shqiptarë të Shkupit të cilët kanë ndihmuar në arratisjen e tyre prej burgut të Karlovës,dhe ç’prej vitit 1914 e deri në fund të vitit 1915-ës,Mehmet Pashë Deralla së bashku me të birin jetojnë maleve e pyjeve të Sharrit,të ndjekur prej hafijeve serbosllave e bullgare.
Në vitin 1921,atëhrë kur hap dyert parlamenti i parë shqiptar,Halim Deralla do të ishte deputet i trevave të Maqedonisë shqiptare.Ai do të sillte në këtë parllament,me zërin e lartë krejt barbarizmat serbosllavo-bullgare që luheshin në kurriz të bashkëkombasve të vet,nën regjimin e urryer serb.Deralla ashtu si kundër i ati,do të mbronte pa u friguar çështjen shqiptare,ndonëse kërcënimet i vinin nga të katër anët,madje duke i bërë edhe tentativa për ta eleminuar fizikisht.Në rast të shpërnguljeve të mëdha që Beogradi kishte planifikuar me Stambollin,për ekstradimin e shqiptarëve mysliman në Azi,Halim Deralla jo vetëm në parllament,por sidomos në Tetovë,Gostivar e Kumanovë madje deri në fshatrat e Prilepit,do të shkonte vet të bisedonte me bashkëkombasit e tij,duke potencuar idenë se trojet shqiptare askurrë nuk duhet të braktisen.Edhe në disa raste kur autoritetet sllavobulllgare u rrëmbyen me forcë fshtarëve shqiptarë shtëpitë dhe tokat e tyre,Halim Deralla i ndihmoi ata me flori duke u blerë shtëpi të reja.Tejet vizionar,në rrafsh të politikës shqiptare dhe asaj ballkanike,Halim Deralla do të mbante një qëndrim të prerë veçanërisht në ngjarjet e qershorit të vitit 1924,si rallë kush prej politikanëve të asaj kohe ai do ta konsideronte revulucion bollshevik tejet të gabuar dhe të dëmshëm madje në shenjë revolte do të linte Tiranën ku nuk i munguan edhe ofertat për poste të rëndësishme.Në shtëpinë e madhe të Derrallave në Tetovë,së toku me vëllezërit e tij Gajurin dhe Hysenin,do të kujdesej për pronat e trashëguara të familjes,pa harruar edhe kuvendet me prijësit e çetave të kaçakëve të Maqedonisë shqiptare.Lëvizjen kaçake në këto treva,Halim bej Deralla do ta ndihmonte jo vetëm me porosi e udhëzime,por sidomos me ndihmë të pakursyer materiale.Vetë shtëpia e tij në Tetovë,shpesh herë do të ishte strehë e sigurtë e prijësve kaçakë.Kur kryeministri shqiptarë Ahmet Zogu me ndihmën e shteteve të Evropës mori rrugën e udhëtimit për në Shqipëri,ai ka bujtur një natë së bashku me 200 burra,në shtëpinë e Halimit në Tetovë.Halim Beu e ka pritur siç e donte ndera e shqiptarit dhe sipas të dhënave familiare e ka përcjellë të nesërmen duke i bashkangjitur formacioneve të tij edhe disa trima të Tetovës,Gostivarit e Kumanovës,të cilët do të përcillnin deri në Tiranë,24 dhjetori i vitit 1924,i quajtur ndryshe si Triumfi i Legalitetit,mban kësisoj brenda tij edhe bujarinë dhe besnikërinë e Halim bej Derrallës.Në vitet 1925-1928 biri i Tetovës,zgjidhet përsëri në parllamentin shqiptar si përfaqsues i trevave të Maqedonisë shqiptare.Edhe në këto vite ai do të dallohej sa për frymën e vendosmërinë për shtetin ligjor në shtetin amë,aq edhe për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të bashkëkombasve të vet si në Kosovë,maqedoni,çamëri etj.Fjala e tij se “na jena përgjegjës përpara historisë për jetën e 2 milion shqiptarëve që padrejtësisht u ndan nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913”,do të dëgjohej e fuqishme në sallën e parllamentit shqiptar dhe do të pasohej edhe nga burra të tjerë të shquar si ; Ali bej Këlcyra, Rauf Fico,At Gjergj Fishta,Mustafa Kruja etj.
Në fillim të viteve 30 të shekullit të kaluar Halim Derralla shkon sërish në Tetovë të jetojë pranë gruas,vajzave,vëllezërve dhe bashkëluftëtarëve të vet të shumtë.Ndërkaq personaliteti i tij nuk mund të pajtohej me reformat kolonizuese serbosllavo-bullgare,si dhe me dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj banorëve të Maqedonisë shqiptare,ndaj ai e ngre lart zërin e tij në mbrojtje të fatit të bashkëkombasve të vet.Duke qenë jurist i sprovuar,Beogradi nuk mund ta arrestonte pasi gjyqi mund të demaskonte akoma më keq regjimin serbosllav.Për këtë shkak serbët,ashtu si kundër kanë vepruar edhe qindra herë të tjera,paguan njerëz për të vrarë Halim Derallën.Dy atentate radhazi në vitet 1930-1931 bënë jehonë të madhe jo vetëm në Tetovë por edhe në Beograd e Tiranë.Ndërsa forcat e errëta të Beogradit i tmerronte ideja se edhe pas këtyre atentateve Halim Tetova jetonte ende,ishte Mbreti i Shqiptarëve,Ahmet Zogu,i cili e ftoi bujarisht burrin e shquar të linte Tetovën dhe të shkonte në Tiranë.Një vit më pas,në pranverën e vitit 1932,Halim Derralla sëmuret në shtëpinë e tij. Populli i Tiranës dhe i gjithë viseve etnike shqiptare e përcollën me respekt birin e vet.personalitetin e shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare.
Bern-Zvicër

Filed Under: Histori Tagged With: Eugen Shehu, Halim Derralla, Levizja autonomiste, shqiptare

Gëzuar Ditën e Punës !

August 27, 2014 by dgreca

Abraham Lincoln: ”Nëse një njeri ju thotë, se ai e do Amerikën, por urren punën, ai është një gënjeshtar. Nëse një njeri ju thotë, se beson tek Amerika, por i druhet punës, ai është një i marrë”
Nga Rafael Floqi/
Çdo vit, në Shtetet e Bashkuara në të hënën e parë të shtatorit festohet Dita e Punës. Në këtë ditë nderohet kontributi i punëtorëve amerikanë në një shoqëri të lirë dhe të begatë. Qe forca vitale e punës që arriti materialisht standardin më të lartë të jetesës dhe prodhimin më të madh që bota ka njohur ndonjëherë dhe na ka çuar ne si shqiptaro- amerikanë më afër realizimin të idealeve tona tradicionale, të demokracisë ekonomike dhe politike. Pra, është me vend, që kombi ynë amerikan të nderojë në Ditën e Punës krijuesin e madh të fuqisë së kombit, të lirisë, dhe veprimit – punëtorin amerikan.
Historia e punëtorit amerikan është historia e sipërmarrjes, vizionit dhe punës së madhe, që transformoi një vend të shkretë në fuqinë më të madhe ekonomike të botës. Ajo është historia e njerëzve të ardhur nga shumë vende, të cilët krijuan një vend punëtorësh, që më pas u bënë punëdhënës, një vend i skllevërve, që u bënë qytetarë të lirë, të cilët krijuan qeverinë e tyre, që ajo t’u shërbente atyre dhe jo të ishte padroni i tyre.
Dita e Punës, e cila për herë të parë është festuar ne qytetin e Nju Jorkut, 132 vjet me parë, është ditë feste dhe pushimi kombëtar. Departamenti Shtetëror i Punës (DoL) thotë se, “ua ka dedikuar këtë ditë që e cila i bie hënën e parë të muajit shtator të çdo viti, të gjithë punëtorëve amerikanë për arritjet e tyre ekonomike dhe sociale”.
Origjina e kësaj feste daton qysh nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 shtator 1882. Dy vjet më vonë, më 1884, një manifestim i ngjashëm i Kavalierëve të Punës miratoi një rezolutë që kjo ngjarje të kremtohej për vit. Gjithashtu, organizatorët sindikalistë, afër lëvizjeve socialiste dhe anarkiste, sugjeruan si datë feste: 1 Majin. Ndërkohë ndodhën disa incidente të rënda në ditët e para të majit 1886 në Çikago (SHBA) dhe që njihet si kryengritja e Haymarket. Këto ngjarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima. Data është miratuar si festë edhe në Kanada në 1894 edhe pse koncepti i festës së punëtorëve u referohej këtu marshimeve të mëparshme të punëtorëve të mbajtur në Toronto dhe Otava në 1872.
Sipas arkivave të gazetës “New York Times”, në një editorial të vitit 1882, shkruhej për Ditën e Punës “ Labor Day” se ” Kjo ditë ishte caktuar në një vend me rreth 51 milionë njerëz, saç kishin atëherë SHBA-të, për t’u festuar së pari në Nju Jork në qytetin më të madh i asaj kohe me rreth dy milionë banorë. Kjo ishte edhe një ditë pushimi që paguhej, ishte një ditë ne vit për punëtorët, një ditë e mirë për të bërë pushim që nuk kishte nevojë për përgatitje për dallim nga Dita e Falënderimeve – Thanksgiving ! Në shumë vende të botës përkujtohet 1 Maji, si Dita e Punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 Maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin e gjendjes ekonomike-sociale të punëtorëve. Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin të drejta më të mëdha dhe që konsistonte në orarin 8 orësh të punës.
Në Shtetet e Bashkuara, pas paradës së New York-ut ajo u bë një ngjarje vjetore edhe në vitin 1894 u miratua nga presidenti amerikan Grover Cleveland për të konkurruar me Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve (Ditën e 1 Maj-it).Kështu protestat çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois. Ndërkohë, Kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratoheshin dhe në Evropë. Kështu në Evropë 1 Maji, Festa e punëtorëve u bë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të Kongresit të Internacionales së Dytë në Paris në vitin 1889 dhe u ratifikua në Itali dy vjet më vonë.
Në Shtetet e Bashkuara. Dita e Punës, përveçse debateve të forta ideologjike që e kanë shoqëruar atë thuajse për çdo vit, ka dy këndvështrime të ndryshme që janë subjekti i një debati dinamik rreth statusit të punonjësve amerikanë. Ndërsa Dhoma Amerikane e Tregtisë thotë se politikat ekonomike të administratës Obama kufizojnë krijimin e vendeve të punës, grupe të mirënjohura të punonjësve fajësojnë korporatat për grykësi dhe rregulla të parapërcaktuara për të goditur perspektivat e klasës se mesme amerikane.
Punëtorët amerikanë e shfrytëzuan pushtetin e tyre politik për t’i bërë standardet e punës në Shtetet e Bashkuara më të lartat në botë. Punëtorëve iu garantua e drejta që të organizohen në sindikata të lira e të pavarura dhe të hyjnë në negociata kolektive me punëdhënësit e tyre. Puna e detyruar u ndalua. Ata fituan kushtet më të sigurta të punës, rroga të drejta, sigurime për të papunët, kufizimin e punës së fëmijëve, ditën e punës 8-orëshe dhe përfitime të tjera që u garantuan me ligj. Në Shtetet e Bashkuara diskriminimi i marrjes në punë në bazë të racës, gjinisë, fesë dhe përkatësisë etnike u ndalua. Gjithashtu të moshuarve dhe të paaftëve iu garantuan sigurimet shoqërore dhe kujdesi shëndetësor.
Por gjatë 30 vjetëve të fundit numri i anëtarëve të sindikatave në Shtetet e Bashkuara , në kushtet e zhvillimit të teknologjisë dhe globalizimit të ekonomisë botërore ka rënë ndjeshëm. Kështu, në vitin 1983, 20 për qind e punëtorëve amerikanë bënin pjesë në sindikatë, ndërsa në vitin 2012 kjo shifër ishte 11 për qind. Megjithatë, në saje të përpjekjeve të sindikatave në vite janë arritur një sërë rezultatesh, si përmirësimi i kushteve në vendin e punës, java 5-ditore e punës, sigurimi shëndetësor për punonjësit dhe një numër i caktuar ditësh pushimi me pagesë.
Ndërsa në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e Punës, ku përveçse debateve të forta ideologjike që e kanë shoqëruar atë thuajse për çdo vit, ka edhe dy këndvështrime të ndryshme, të cilat janë subjekti i një debati dinamik rreth statusit të punonjësve amerikanë. Dhoma amerikane e Tregtisë thotë se politikat ekonomike të administratës Obama kufizojnë krijimin e vendeve të punës. Ndërsa grupe të mirënjohura të punonjësve, fajësojnë korporatat për grykësi dhe rregulla të papërcaktuara për të goditur perspektivat e klasës së mesme amerikane.
Njëqind vjet më parë, ju jeni konsideruar si klasë e mesme nëse keni bërë 577 $ në vit, sipas TheCostofLiving.com. Sot, shumë njerëz bëjnë më shumë se kaq në një javë. Të paktën, sipas Byrosë së Statistikave të Punës, të ardhurat mesatare javore të punonjësve me kohë të plotë për tremujorin e parë të vitit 2014 ishin $ 796. Një kut i dobishëm për të gjykuar nëse ju jeni të klasës së mesme: bazohet se të ardhurat mesatare familjare të një familje me katër veta që ishin 51.017 $ në vitin 2012, sipas të dhënave më të fundit të censusit të SHBA. Robert Reich, një profesor i Politikave Publike në Universitetin e Kalifornisë Berkeley dhe ish Sekretari i Punës, ka sugjeruar që si “klasë e mesme të përcaktohen familjet që bëjnë 50 për qind më shumë se mesatarja e të ardhurave më të ulëta, e cila do të thotë të ardhurat mesatare vjetore të klasës së mesme janë nga $ 25,500 në $ 76,500”.
Një pjesë e amerikanëve e kanë pushim të hënën, që është Dita e Punës në Shtetet e Bashkuara. Festimi i përvitshëm tradicionalisht shënon fundin e stinës së verës, por njëkohësisht, është dhe dita kur nderohet kontributi i punonjësve tek mirëqenia ekonomike dhe sociale e vendit. Por miliona amerikanë të papunë, nuk po e festojnë Ditën e Punës, si zakonisht. Në paradat që zhvillohen Ditën e Punës amerikanët kanë rastin të shijojnë edhe një herë ditët e fundit të verës dhe të vlerësojnë kontributin e punëtorëve. Por sipas Institutin Brookings,”Gjatë 15 vjetëve të fundit punonjësi mesatar nuk e ka pasur të lehtë jetesën”. Rreth 25 milionë amerikanë, tani ose e kanë të vështirë të gjejnë punë, ose bëjnë punë që nuk i përkasin kualifikimit të tyre. Se edhe ata që kanë punë, përpiqen së tepërmi të ruajnë arritjet e realizuara me vështirësi.
Një ndryshim i madh edhe me situatën e 5 vjetëve më parë, është dobësimi së tepërmi i sindikatave të punonjësve në SHBA. Sindikatat dikur përfaqësonin më tepër se një të tretën e të gjithë punonjësve amerikanë. Por pasi numri i anëtarëve ka rënë ndjeshëm për disa dekada me radhë, dhe për shkak të përpjekjeve kohët e fundit nga disa shtete, për t’ua hequr të drejtën e negocimit për kontratat e punës sindikatave, grupet e sindikatave tani përfaqësojnë vetëm 11 për qind të punonjësve amerikanë.
“Ne nuk durojmë kur ata thonë se vitet më të mira të Amerikës kanë kaluar, se ne nuk mund t’u japim qytetarëve tanë një punë të mirë, shërbim shëndetësor, mundësinë për të pasur një pension të sigurt dhe se duhet të tërhiqemi nga ëndrra amerikane, pikërisht këtu, në vendin më të pasur të botës. Ne nuk mund ta pranojmë dot këtë”, thonë sindikalistët.
Por disa thonë se janë viktima të ndryshimeve të mëdha globale. Vincent Reinhart i Institutit amerikan “Enterprise” thotë se globalizimi ka sjellë shumë ndryshime dhe amerikanët duhet të përshtaten në këtë mjedis të ri.
“Globalizimi i ekonomisë sjell me vete edhe të këqija, disa nga pagat mesatare ulen, për shkak se një sërë mallrash dhe shërbimesh mund të prodhohen gjetkë, ku fuqia punëtore është shumë më e lirë . Dhe nëse sindikatat i qëndrojnë modelit të vjetër, ku e gjithë lufta bëhet për pagat reale, kjo do të sjellë pakësimin e numrit të anëtarëve, ngaqë vendet e punës do të eksportohen në vende të tjera.”
Ekonomistët thonë se ekonomia amerikane nuk po rritet me shpejtësinë e duhur për të zëvendësuar më tepër se 8 milionë vendet e punës që janë shkurtuar që nga koha e Depresionit të Madh. Por mbështetësi i sindikatave, Steve Soule, ka besimin se amerikanët do të vazhdojnë të jenë këmbëngulës.
“Unë mendoj se ne amerikanët jemi të guximshëm, edhe pse ndodhemi në një periudhë rënieje ekonomike të përkohshme. Unë jam optimist lidhur me aftësinë e punonjësve amerikanë për të qenë të parët në botë, në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me punën, ashtu sikurse në të kaluarën.”
Kështu në kushtet kur ka rënë ndjeshëm mbështetja në anketat e opinionit publik për shkak të papunësisë dhe ekonomisë së dobësuar, presidenti Obama shpreson t’i rikthejë optimizmin amerikanëve.
Raporti i Departamentit të Punës për papunësi ka qenë subjekt i disa teorive konspirative. Kjo sipas sugjerimit të Jack Welch, ish-shefit ekzekutiv të General Electric, që thotë se staticienët e qeverisë i kishin ekzagjeruar shifrat e rritjes së vendeve të punës gjatë vitit 2012 për shkak të fushatës ri-zgjedhore të presidentit Obama. Të dy palët, si ekonomistët Republikanë dhe Demokratikë i hodhën poshtë këto akuza si pa kuptim. Por sondazhet e njerëzve që përpilojnë raportet për punësimin edhe kur, shërbyesit civilë jopartiakë janë të ndershëm, nuk do të thotë se raporti i nivelit të punësimit është i përsosur. Raporti përpiqet të vlerësojë punësimit në një vend të madh – duke e bërë këtë shpejt, për t’ua dhënë atë politikë bërësve , drejtuesve te biznesit dhe të gjithë të tjerëve të interesuar për kuptimin e asaj se si ka ecur ekonomia. Kjo është një detyrë e vështirë. Dhe kjo është bërë më e vështirë, për shkak se amerikanët janë më pak të gatshëm, për t’iu përgjigjur sondazheve që përdoren për to. Një dokument i ri akademik, sugjeron se niveli i papunësisë duket se është bërë më pak i saktë gjatë dy dekadave të fundit, pjesërisht, për shkak të rritjes të mos përgjigjes ndaj sondazheve . Në veçanti, nuk duket se ka pasur një rritje në numrin e njerëzve që dikur do të ishin kualifikuar si zyrtarisht të papunë dhe sot janë konsideruar jashtë fuqisë punëtore për shkak se nuk janë as duke punuar dhe as duke kërkuar punë. Por pse janë njerëzit më pak të gatshëm për t’u përgjigjur? Paraqitja e caller-ID dhe rënia e numrit të linjave shtëpiake luajnë një rol në rezultatet e sondazheve. Por këto nuk janë të vetmet arsye. Besimi i amerikanëve në institucionet në dekadat e fundit – duke përfshirë qeverinë, mediat, kishat, bankat, sindikatat dhe shkollat – ka rënë. Njerëzit u duket si i dyshimtë për qëllimi e një anketimi dhe janë më shumë të shqetësuar më shumë sesa në të kaluarën për ndërhyrje në jetën e tyre private . “Njerëzit janë skeptikë – a është ky është kjo një studim i vërtetë? Pse ata janë duke m’i kërkuar mua këto të dhëna ?”, thotë Francis Horvath, i Departamentit Amerikan të Punës. Shkalla e papunësisë në gjysmën e parë të vitit 2014 të njerëzve që u intervistuan në muajin e parë ishte 7.5 për qind. Por në mesin e njerëzve që u intervistuan në muajin e fundit ishte vetëm 6.1 për qind. Por sipas analistëve të Departamentit të Punës, duke krahasuar edhe me të dhënat historike , shkalla zyrtare e papunësisë në këtë periudhë ishte mesatarisht 6.5 për qind.
E pra kjo është Dita e Punës, ku pothuajse te gjitha lokalet shtetërore dhe zyrat federale e pushtetit lokal janë te mbyllura, siç janë edhe shërbimet e zyrave e postave dhe te tregjeve financiare, dhe shërbimi urban e ndër urban, ai hekurudhor lokal, tramvajet dhe metrotë e shërbimit transit. Kështu në një masë të përcaktuar sipas nevojave kjo ditë pushimi u bashkohet fundjavës të shtunës dhe të dielës, duke formuar një të ashtuquajtur -urë pushimi. Dita e Punës kremtohet edhe me piknikë të organizuar nga sindikatat, kështu shumë amerikanë e konsiderojnë Ditën e Punës, si të hënën e të fundjavën e fundit të gjatë të verës. Festimet jo-publike përfshijnë piknikë, shfaqje me fishekzjarrë, aktivitete uji, dhe ngjarje të artit publik si dhe fillimin e kampionatit të futbollit amerikan të kolegjeve. Meqë viti i ri shkollor në përgjithësi fillon menjëherë pas Ditës së Punës, familjet dhe fëmijët e moshës shkollore e kanë atë si mundësinë e fundit për të udhëtuar para fundit të verës. Për amerikanet, Dita e Punës shënon mbylljen tradicionale të stinës se verës – periudhë kur punonjësit pushojnë dhe shijojnë frytet e punës se tyre. Por me një ekonomi me rritje të ngadaltë dhe me numrin e të papunëve në rritje- Dita e Punës për mjaft punonjës është një thirrje për veprim. Por sidoqoftë, Amerika ka lindur nga puna dhe për punën. Siç thoshte presidenti – Abraham Lincoln ”Nëse një njeri ju thotë, se ai e do Amerikën, por urren punën, ai është një gënjeshtar. Nëse një njeri ju thotë, se beson tek Amerika, por i druhet punës, ai është një i marrë”. Dhe shqiptarët janë ata që këtu në Amerikë më mirë se në Shqipëri e kanë kuptuar këtë. Gëzuar pra, Ditën e Punës.

Filed Under: Histori Tagged With: Dita e Punës në SHBA, Rafael Floqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 578
  • 579
  • 580
  • 581
  • 582
  • …
  • 697
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT