• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kalendar- 69 vjet nga Masakra e Tivarit, shumë histori dhe enigma për ngjarjen e 30 Marsit

March 30, 2014 by dgreca

30 Mars- Sot bëhen 69 vjet nga masakra më e madhe që u bë ndaj shqiptarëve. Viti 1945, do të kujtohet edhe për shumë vite të tjera edhe pse institucionet e kanë harruar këtë ngjarje. Ajo është masakra që iu bë të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Tivar. Numri i të vrarëve në këtë masakër llogaritet nga 1700-4300.

Kur nazistët ishin në tërheqje nga territori i ish-Jugosllavisë, frontet u krijuan në Srem të Vojvodinës dhe në atë të Adriatikut në veriperëndim të Jugosllavisë. Shqiptarët u rekrutuan për tu dërguar në luftime në këto fronte ndërsa brigadat Serbe i forcuan pozitat e tyre në territorin e Kosovës. Gjithsej 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset tjera etnike u rekrutuan dhe u dërguan në luftime larg Kosovës.

Pikë mbledhja e këtyre ushtarëve u caktua Prizreni,ku të gjithë ushtarët shqiptarët u çarmatosen me arsyetimin se do të lodheshin nga rruga dhe se kur të mbërrinin në front do të pajiseshin me armë moderne angleze. Nga Prizreni shqiptarët u nisën fillimisht për në Mal të Zi të ndarë në tri grupe. Kur kolona mbërriti në Tivar, ndodhi një konflikt në mes katër shqiptarëve dhe rojave, të cilët shtinë dhe vranë dy shqiptarë. Ata qe i mbijetuan masakres besojne se numri i të vdekurve apo të vrarëve gjatë rrugëtimit për në Frontin e Adriatikut është gjithsej 4300 veta.

Përveç partizanëve, në vrasjen e shqiptarëve kanë marrë pjesë edhe popullsia vendase malazeze por edhe popullsia civile serbo-malazeze të cilët kishin qenë të larguar nga Kosova pas luftës së prillit. Por kishte dhe vendas të cilët të rinjtë shqiptarë i fshihnin nëpër shtëpitë e tyre ose në stoqet e sanës. Jo me kot ende sot, pas 69 vitesh, Tivari konsiderohet varri më i madh masiv i shqiptarëve.

 

Filed Under: Histori Tagged With: 69 vjet, Kalendar, nga Masakra e Tivarit

Kosta Çekrezi – Nga brezi i të zhgënjyerve

March 30, 2014 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Më 31 mars 1892 – Në Ziçisht, Korçë, lindi Kostandin Anastas “Kosta” Çekrezi, diplomat, historian, publicist, politikan, atdhetar. Dokumentet e shkollës tregojnë se ai ishte nxënës i shkëlqyer dhe për këtë arsye fitoi një bursë nga qeveria osmane për të studiuar në fakultetin juridik në Selanik. Pasi Shqipëria u shpall e pavarur, më 1912 deri në vitin 1914, Çekrezi punoi në Vlorë si sekretar Gjykate, pastaj si përkthyes i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit pranë qeverisë së Ismail Qemalit dhe në administratën e Princ Vidit.

Kur shpërtheu lufta e Parë Botërore, Çekrezi emigroi në SHBA. Vetëm 23 vjeç, Kosta u bë redaktor i gazetës Dielli në Boston dhe kryeredaktor i saj nga 1915 – 1919; gjatë kësaj kohe studioi për histori, ekonomi, administratës publike dhe gjuhën angleze në Universitetin e Harvardit, Boston; dha leksione për histori në Universitetin Kolumbia, Nju Jork, ku shkroi edhe monografinë Albania Past and Present, cilësuar si libri i parë për shqiptarët nga shqiptarët, në anglisht. Sipas Robert Elsie-t, Çekrezi u kthye për pak kohë në Shqipëri në vitin 1920 për të marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes. Në vitet 1920 – 1922, u caktua përfaqësues i Shqipërisë në Uashington.

Përsëri u kthye në Shqipëri, punoi si këshilltar në qeveri, morri pjesë aktive dhe organizator në kryengritjen anti-zogiste të Fierit, 1935, e cila u shtyp – dhe Kosta u dënua me vdekje në mungesë; Çekrezi ishte hedhur në Francë, “ku u mbajt për ca kohë në kampin e përqendrimit “Vernet de l’Aiege”. Këtu, u njoh me vullnetarët shqiptarë të Luftës së Spanjës, Skënder Luarasin, Mehmet Shehun, Hulusi Spahiun, me të cilët nuk pat marrëdhënie të mira, për shkak të ideologjizmit ekstrem marksist të tyre. Këta, sipas Çekrezit, “e shkonin kohën me studime të thella të filozofisë marksiste-englesiane, për të qenë gati t’i aplikonin në sovjetizimin e Shqipërisë” (Luan Malltezi, Balkanweb, 2013).

Më 27 tetor të vitit 1941, Çekrezi i nis për në Amerikë; dhe më 28 dhjetor 1941, së bashku me Tajar Zavalanin, formon në Boston organizatën Shqipëria e Lirë, dhe gazetën Liria si organ të saj. Çekrezi kishte një urrejtje të madhe për Zogun dhe qëllimi i krijimit të organizatës duket se ishte për t’iu kundërvënë njohjes së mundshme të qeverisë së Zogut në mergim, nga ana e vendeve aleate. Kjo kuptohet edhe nga një letër e Nolit dërguar Zavalanit në Londër më 1942, ku i kërkonte të mos pengonte përpjekjet e mbretit Zogut për njohjen e një qeverie në mërgim, sepse çështja lidhje me përcaktimin e fatit të Shqipërisë së pas-luftës dhe jo me formën qeverisëse. Në gjysmën e dytë të viteve 1940, Çekrezi u përpoq për afrimin e qeverisë së Tiranës me Uashingtonin dhe me vende të tjera perëndimore, por pa sukses.Ndërsa me gazetën e tij Liria në Boston, ai u ofronte shqiptarëve të Amerikës një pamje të çelët, optimiste rreth zhvillimeve në Shqipëri në vitet e para nën komunizëm: “Me fjalët e tua, ti më akuzon, se ato që shkruhen në gazetën LIRIA, nuk i përgjigjen realitetit të Shqipërisë. Mirpo, o Qaskë, realiteti ësht ashtu siç e shikon njeriu nga pikëpamje e tij”, i shkruante Çekrezi, më 1945, një miku të tij që e kritikonte rreth qëndrimit të gazetës.

Megjithatë, si shumë atdhetarë të tjerë shqiptarë jashtë, të djathë a të majtë, dënuar me mërgim të përjetshëm, edhe Çekrezi u la në hije ose nuk u përfill nga qeveria e Shqipërisë së pas-luftës – Konstantin Anastas “Kosta” Çekrezi vdiq pranë Arlington më 10 janar 1959, në moshën 67-vjeçare. Gazeta Liria në Boston vazhdoi të botohej – deri në fund të viteve 1980 – nga Dhimitër Trebicka – në të njëjtën frymë.

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Kosta Çekrezi – Nga brezi i të zhgënjyerve. Astrit Lulushi

VEPRIMTARI, ME DËSHMI PËR PRANIMIN DHE SHPËTIMIN E HEBRENJËVE, NË SHQIPËRI

March 30, 2014 by dgreca

Nga Murat Gecaj/Tiranë- Në sallën “Unesco” të Muzeut Historik Kombëtar të kryeqytetit,  u zhvillua veprimtaria me tematikë, “Shqiptarët dhe Hebrenjtë, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore”(Pranimi dhe shpëtimi i hebrenjëve). Ajo ishte organizuar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC), me drejtor dr. Ramiz Zekaj, në bashkëpunim me Fondacionin “Mbretëresha Geraldinë”. Veprimtaria u zhvillua me një Konferencë, ku u lexuan tema nga disa autorë dhe me shfqjen e flmit dokumetar “Besa”. Merrnin pjesë nga AIITC dhe Fondacioni “Mbretëresha Geraldinë”, punonjës të shkencës, kulturës e arsimit; diplomatë të ambasadave në Tiranë;  profesorë e akademikë;  nga institucionet zyrtare, shoqatat joqeveritare, media e shkruar dhe ajo elektronike e te ftuar të tjerë. Ndodheshin  edhe disa të ftuar nga Republika e Kosovës, ndër të cilët ishte z.Adem Demaçi.

Fjalën e hapjes e mbajti z. Faruk Borova, kryetar i Bordit të AIITC dhe ish-përfaqësues i Shqipërisë për Izrealin, në vitet 1993-1997. Pastaj u lexuan kumtesat e përgatitura: “Trajtimi i minoriteteve në Shqipëri” (nga prof.dr. Beqir Meta), “Shqiptarët dhe Hebrenjtë, gjatë kohës së Mbretit Zog”(nga Sulejman Gjana, kryetar i PLL) dhe “Një histori e shkurtër e pranisë së hebrenjëve  në Shqipëri” (nga Astrit Hykaj, regjisor-skenarist). Ndërsa më tej, në pamundësi ardhjeje në këtë veprimtarri, për të pranishmit u lexua “Dëshmia e një të mbijetuareje”, nga  Dr.Scarlet Epstein-OBE.

Përmes këtyre temave, u dhanë dëshmi e fakte të shumta për  pranimin e shpëtimin, strehimin dhe mbrojtjen e hebrenjëve (izrealitëve) në Shqipëri, që në kohën e mbretërisë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur ata ndiqeshin nga nazistët, për t’i  kapur e shfarosur në kampin famëkeq të Aushvicit, në Gjermani. Ato flisnin qartë e më së miri, për  shpirtin njerëzor, traditat mikpritëse dhe besnikërinë e  popullit tonë, ndaj kujtdo që i ka ardhur në shtëpi dhe ka kërkuar ndihmën ose mbështetjen e tij.

Pjesëmarrësit në këtë veprimtari i përshëdeti bashkëshortja e Princit Leka, që dhe ai ishte i pranishëm, bashkë me disa anëtarë të Oborrit Mbretëror.

Fjalën e mbylljes e mbajti znj. Elia Zaharia, drejtoreshë e Fondacionit “Mbretëresha Geraldinë”.

Në këtë veprimtari mbresëlënëse u shfaq dhe u ndoq me mjaft interes nga të ftuarit filmi dokumentar, me titullin “Besa”, realizuar nga Astrit Hykaj. Gjatë koktejit, që ishte shtruar me këtë rast, të pranishmit panë me kërshëri ekspozitën fotografike, e cila pasqyronte bashkëjetesën e familjeve shqiptare e hebreje.

Tiranë, 29 mars 2014

Filed Under: Histori Tagged With: Murat Gecaj, shpetimi i hebrenjve, veprimtari ne Tirane

Rikthimi i Eqrem bej Vlores në Kanine?

March 28, 2014 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*/

1.Eqrem bej Vlora   vjen në vendlindje. Udhëtimi i tij nga vendvarrimi  një varrezë në Neustift am Ëalde të kryeqendrës  austriake, drejt tokës ku erdhi në dritë.Që kur frymëmarrja e fundit e 25 maj, 1964 rrëzoi sytë e trupi i  beut u ftoh.I but shpirti i tij.I lehtë si ajri,shtegtoi në prerin qiellor.U zhduk në hapësirën kozmike,nëpër tunelin e frikshëm,përmes ngjyrave të hatashme rreth 50 vjet më parë. . Ç’praj aso kohe trupi i beut të fundit kur u kall në ftohtësinë e baltës së huaj, prehej jashtë vendit dhe shumë larg vendlindjes. “Fluturoi dhe shtërgu i fundit madhështor,me shpirt të gjorë..“

2.Eqrem beu kthehet ,në fshatin e njohur Kaninë të Vlorës. Vetëm 50 vite të zeza,qëndroi në errësirën pus,mes të ftohtit të madh, të varrezës së Neustift am Ëalde të kryeqendrës  austriake. Shqiptarët mbasi mbaruan punë me luftrat e gjithhershme të mbijetesës,mbasi krijuan shtetin e tyre,që gjithsesi pësoi një çarje ,prerje,kafshime  ujqëror nga fqinjët tinzar, bashkombasit nuk haruan që disa prej figurave,që dergjeshin  në dheun e ftohtë .Kësisoj,aty nga marsi i ftohtë i 2014 varri i Beut në Neustift am Ëalde të kryeqendrës  austriake ,mbeti pa trupin e tij. Trupi  i beut u tërhoq nga shteti i shqiptarëve,ndërkaq ai rrugëtonte, përtej mjegullës, brenda  një arkëmoti, për të mbajtur një premtim të rrallë,që koha  kaq mizore u tregua,sa qe gjallë dot nuk e përmbushi.

3.Eqrem beu rikthehet në Kaninë. Pranë kalasë që nga koha kur aty u varros Sinan Pasha themeluesi i familjes Vlora, thonë historianët pjesëtarët e tjerë të Vlorajve u varrosën gjithmonë aty duke u kthyer në një varrezë madhështore familjare. Në këtë tokë ka ekzistuar aty  varri i një tjetër veziri të Perandorisë, Ferid Pasha Vlora. Rreth viteve 77-78 dërguan në Kaninë 4 inxhinierë dhe  1 historianë Shkuan në Kaninë për të marrë mermerin e varrit që gjendej në tyrben e Kalasë së Kaninës. Ku ishte varrosur veziri. Në këtë tokë u varros edhe krye-engjëlli i familjes Vlora dhe i gjithë shqiptarëve Ismail bej Vlora.

4.Eqrem bej Vlora  një figurë komplekse me shumë dritë hije .Zbardhimi i kësaj figure mund të jetë atribut i ndonjë komisioni historianësh vendas por dhe të huaj.

5.Koleksionet e familjes Vlora kanë qenë ndër më të pasurat. Eqrem bej Vlora  ky pinjoll i Vlorajve dorëzoi në muzeun arkeologjik të Vlorës në kohën që në atë institucion, drejtor ishte D. Yzeir Ismaili ,dhjetëra objekte të cilat u mblodhën  nga banorët ose ishin gjetje arkeologjike të gjetura dhe të mbledhura  nga studimet dhe kërkimet e tyre.Koleksioni arkeologjik Vlora . Ugolini u strehua gjate revolucionit të qershorit 1924 ne shtepine e Syrja bej Vlorës dhe birit të tij Ekremit. “…te cilët kërkojnë, blejnë dhe ruajnë me dashuri te madhe objekte arkeologjike, te cilat dalin here pa shere nga toka shqiptare. Kështu, ne pallatin e tyre ne Vlore kanw krijuar një koleksion te mire arkeologjik, nga i cili këto janë objekte me interesante:” (fig. 111: armatimet dhe siper vazot). Komiku i Bylisit- Koke e Dionisit-mermer. Statuje e një muze, prej mermeri, 80 cm -Koke e Zeusit, mermer, 13 cm.-Koke burri, mermer, 11 cm -Koke gruaje, mermer, 9 cm -Hekata trikokeshe, mermer, 34 cm -Hyjni ujor (Triton), mermer, 32 cm. Skopas. Busti i nje gruaje ilire-Finteia, nga Berati. Gur, 48 cm. Me veshje si vajza e Vlores.Tre pllaka me mbishkrime nga Shkoza, Klosi -Terrakota nga Oriku, si dhe vazo qeramike -Figurina bronzi, 11 dhe 7 cm.Në kopshtin e kazermes, perballe xhamisë, ishin ekspozuar objekte te gjetura gjate ndërtimit: Diana, kapitele,

– Ne kopshtin e Bashkise ishte ekspozuar një stele prej guri me relieve ne dy faqe- shek V p. Kr. si dhe kionisku dopio i Teimas dhe Klaudia Seimaka.Vajza e Vlores, gur, 87 cm. Stele e Selenicës me mbishkrimin e prytanit dhe toksarkut shkruan Dr.Pr N.Ceka.

Një koleksion tjetër i pasur ishin librat. Biblioteka e këtij qyteti detar,në ringritjen e saj në zhegun e verës në 22 gusht 1946,ka regjistruar si fond themelor,bibliotekën private të familjes së njohur Vlora. Kjo pasuri kulturore ishte mbledhur me durim ,ishte  gjurmuar si bleta nga diplomati Syrja Vlora dhe intelektuali ,deputeti dhe diplomati Eqrem Bej Vlora.Mes pasurive të Eqrem Bej Vlorës studiues dhe i mjaft momenteve të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, ishte biblioteka e famshme, e cila u grabit dhe u shkatërrua menjëherë pas ardhjes në fuqi të regjimit te ri. Biblioteka e vendosur në sarajet e familjes Vlora, e njohur ndryshe me emrin “Shtëpia e Beut”.Studiuesi F.Sh thotë se, biblioteka ishte ndër më të mëdhatë në Ballkan, në dekadat e para të shekullit XX, por, pavarësisht,regjimi i shkatërroi vlerat e saj.“Prej saj u zhdukën vlera të jashtëzakonshme”,sipas të cilit, përveç një numri të jashtëzakonshëm titujsh, në këtë bibliotekë përfshiheshin dokumente të rralla. Mes tyre, një ditar të shënimeve të Hoxhës të fshatit Armen, Sali Efendiut e vitit 1757; shënimet e Hafës Zenel Efendiut nga Armeni, që përkojnë me vitin 1768; përmbledhje e kopjeve të letërkëmbimit të Ismail Pashë Velebishtit me njerëzit më të shquar të Vlorës; letërkëmbimin e Çelo Picarit me Ismail Beun,shënimet historike “Mbi “oxhaqet” e Shqipërisë e Azem Bej Janinës e vitit 1889; dy libra të shtypura në shtypshkronjën e Voskopojës, në vitet 1720-1769, korrespondencë e pinjollëve të kësaj familjeje me shkrimtarin Dyma etj. Në vitin 1914 në bibliotekën e Eqrem Bej Vlorës ndodhej një fond prej 14.640 vëllime në gjuhët arabisht, turqisht, gjermanisht, italisht, greqisht, shqip, mes të cilave, edhe dorëshkrime të rralla arabe, libra fetarë si Kurani, Bibla etj. Ato u vendosën në këtë bibliotekë në 22 gusht 1946, datë që shënon themelimin zyrtar të saj. Duke filluar nga viti 1974, gjatë 10 vjetëve, banesa e Eqrem Bej Vlorës, shërbeu edhe si bibliotekë duke krijuar kështu një lidhje simbolike mes dy periudhave të ndryshme, në fakt, të pangjashme me njëra-tjetrën.

*Msc. Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

 

Filed Under: ESSE, Histori Tagged With: Gezim Llojdia, Rikthimi i Eqrem Vlores

Të herëshëm ishim – Barkat e qepura ilire!

March 27, 2014 by dgreca

Nga Fahri Xharra/

E pa mundur dhe shumë e vështirë të mos e lidhësh historinë tonë me zbulimet e nënujit dhe të nëntokës që vazhdimisht na befasojnë me mrekullitë e të kaluarës sonë . Sa më shumë po zbulohet , po gjurmohet  dhe  po publikohet po shifet që historia na i ka ruajtur shënimet e saja në mënyrë të virgjër që një ditë të na e thotë ato që nuk guxonim ti thonim ne. Nuk guxonim , por edhe nëse guxonim  flisnim me të ”ndëgjueme ” , se nuk kishim prova. Provat , ah provat!

Sa e paturpshme më duket kur  më thonë që po kërkoj për të gjetur shqiptar në shpellat e Azisë , në jashtëtokësorët , në gjithësi. Ne një anë mosdija dhe qëndrimi absolut në  përkrahjën padhëmbje në mosdijën individuale  dhe atë kolektive, e në anën tjetër dëshira e  qëllimshme për mohimin e çdo gjëje shqiptare dhe  dhe të kaluarës së saj. Deri sa fqinjët e nxjerrin vetvetën të vjetër dhe vendas të këtyre tokava , të vjetër mbi 8 000 vjet ; disa nga ne në mënyrë absolute mundohen të zhvlerësojnë çdo gjë.

Por  kur të iu them që ne i kishim edhe barkat e qepura,  që ato ishin pjellë e mendjes së të parëve tonë për ta lehtësuar bartjen , lëvizjen dhe komunikimin ndërnjerëzor ; në atë kohë nuk kishte as  sllavë e sa turq këndej pari.  Barka e qepur e  gjetur këto ditë në ujërat e njlmtë të Kroacisë ,  që sipas arkeologëve daton mbi 3200 vjet e vjetër , është një falemnderim që na e ka bërë natyra duke na i ruajtur reliket e kohës që në kohën e sit të dokumentojmë që ishim këndej pari kur nuk kishte njeri tjetër , ishim  ne.

”Një barkë e kohës së Bronzit u gjet në Mesdhe ” shkruan gazeta Le Point.fr , duke i falëmnderuar syqeltësisë së një  peshkatari ”.Pra në lagunën Zambratia në Kroaci , arkeologët nën-ujor ia dhanë dritën një barkeje të vjetër mbi 3200 vjeçare , të mëshehur në fundin e detit . Një shpërblim i natyrës me ruajtjen e saj.

” Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm ” thoshte  e ngazëlluar Giulia Boetto , arkeologe detare e ngarkuar për hulumtime nga CNRS . E gjithë kjo ishte një vazhdim pune e bashkeshortëve kroat Ida Konçanit ( arkeologe) dhe burrit të saj Marko Uhaç (Ministër i Kulturës së Kroacisë ) të cilët që në viti 2008  në bazë të shenjave që iu kishte dhënë peshkatari , kishin ndërmarrur zhytje- hulumtim , dhe i kishin sjellur mbi ujë provat e një barkeje që mendohet të ishte romake (?) Por , falë rezultaeve të sondimit me karboni C 14 u pa që objekti ishte i kohës para romake , nja 1200 vjet para Krishtit. S´kishte as Romë atëherë , e as perandori Romake.
Fjala ishte për një konstrukt plotësish i veçant , tipik për Detin Adriatik :

“Barkat e qepura” ishin një teknikë e posaçme lundrimi e jetësuar në Adriatik , deri në ardhnje e romakëve, dikush thotë epokën romake. Mjeshtëria ishte në ate që dërrasat mbaheshin ndër veti me një “qepje” me litarë bimor.. Këta litarë futeshin nëpër zgavrat të cilat shpoheshin nëpër dërrasa , dhe këshu e krijonin tërësinë  që qëndronte.

Nga kjo barkë e madhe apo anije e vogël ,kanë mbetur vetëm 7 m nga gjatësia  dhe 2,5 m  nga gjerësia e sajë . dmth lidhjet dhe pjesa thetër është kalbur. Pjesa e mbetur pra është pjesërisht e ruajtur mirë. Dërrasat ishin  nga druri i bredhit ,verrit dhe elmit.

 

“Mënyra e rregullimt , teknika e të lidhurit dhe e të përforcuarit të dërrasave ndër veti , ishte tipike për Histritët dhe Liburnët dhe  me këte mund të the me sigurinë më të madhe se ishte fjala për një mjet lundrues të ndërtuar nga njerëzit  local” -thot arkeologëja Giulia Boetto.

Por nuk mbaron me kaq , arkeologët kroat  , nja disa qindra metra largë anijës së vogël gjetën mbi një sipërfaqe të madhe prej më shumë se një hektar  shumë shtylla të drurit, të cilat   ishin mbajtëset e shtëpive e vjetra mbi ujë. Pas analizimit bathymetrik te gjirit, qeramikave dhe kockat e kafshëve të ndryshme të gjetura në vendin e përmendur, duket se epokën e bronzit, gjiri ishte në të vërtetë … një lagunë.

 

Se ç’më ra laku në fyt dhe gati ma zuri frymën; gati më ngufati kur e pashë të shkruar që nuk paskemi vazhdimësi nga ilirët, se qenkemi të mbirë mbi këta mijëravjeçarë nga farët e kërpudhave të sjella nga Azia në një vend që i “kishte” banorët e saj që moti. E ne si ardhacakë, të vendosur si për “gjynah” në malet dhe bjeshkët e Ilirisë “pritnim” leje që të vazhdonim jetën. “Mirësia e vendasve” si kundërshpërblim për shërbimet që i bënim na mundësoi të bëhemi ata që jemi. “Duhet t’ua dimë për nder” që na dhanë pak tokë, pak ujë dhe pak frymë’! A jemi ne në vete? Po kush e pranon këtë? Ne duhet të jemi plotësisht të shitur, plotësisht të pagjak që të alivanosemi nën ndikimin e aromës së joshjes për të mohuar çdo rrënjë tonën. Krim! I madhi Gjergj Fishta kishte për të thënë: “O Perëndi a ndjeve, po lanë pa Histori dhe e kishte për ta fajësuar Zotin: “E ti rri e gjuen me rrfé, lisat n’per male kot!”.

Çudi! Liburnia! Çudi Histritët!

“Si ta përshkruajmë Liburninë?  Po, si një thesar të gjetur të vlerave unike të përzierjes së trashëgimisë natyrore, kulturore dhe historike.(“Liburnët, të parët e shqiptarëve” nga fxh)  Liburnia shkruajnë kroatët është një simfoni e pamjeve dhe e zërave nga aroma e shijeve dhe e kultit. Primorja dhe Gorski Kotari ( Kroacia e sotme) shtrihen mbi atë që dikur ishte pjesa perëndimore e asaj bote antike dhe mistike, e thurur si pëlhurat në veket e lashtësisë; nëpër thellësinë e hapësirës dhe kohës. Bota e natyrës, me llojllojshmërinë e saj ishte e bekuar nga Zoti. Valët specifike të habitatit të Alpeve Dinarike dhe ngrohtësia e Adriatikut, e bëjnë reliefin që të zgjon krenarinë e një toke të trashëguar. Pozita gjeografike e kësaj pjese të Ilirisë që e bënte lidhjen më të shkurtër në mes qytetërimeve të Mesdheut dhe asaj të Evropës Qendrore ishin të bekuar për një rënie të domosdoshme në lakminë historike. Historia e saj është aq e pasur sa trashëgimia natyrore nga ajo. Në një tokë aq të vogël shekujt e tërë janë përplasur me pushtues dhe mbrojtës, me luftëra dhe tregti, dhe famë e kulmim historik; deri në rënie në duar të ardhësve që ndërroheshin pa mëshirë. Liburnia në gjeografinë e lashtë ishte toka e Liburnëve, një tokë përgjatë Adriatikut verilindor, në kohët e sotme Kroacia, kufijtë e të cilit lundronin në zgjerimet e tij duke e rritur dominimin e Liburnisë në mes të shekujve 11-të 1 të epokës sonë.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Fahri Xharra, Të herëshëm ishim - Barkat e qepura ilire!

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 601
  • 602
  • 603
  • 604
  • 605
  • …
  • 702
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Ekzistenca e kombit shqiptar varet nga ekzistenca e kombit amerikan
  • Flamuri Shqiptar: Nga Emblemë Perandorake në Identitet Kombëtar
  • ATHANAS GEGAJ VEPRIMTAR DHE STUDIUES SHQIPTAR NË AMERIKË  I SHQUAR PËR ROLIN E TIJ NË ÇËSHTJEN KOMBËTARE 
  • DR. ATHANAS GEGAJ, EDITORI I DIELLIT DHE SEKRETARI I VATRËS U PËRKUJTUA NË NEW YORK
  • Ismail Qemali në gazetën franceze “Le Bloc”
  • Grupi artistik shqiptar “Albanian Eagles Dance” përformoi në “ArtFest Fort Myers” në Florida
  • INSTITUCIONALIZIMI I BARAZISË SË SHQIPTARËVE – NGA MARRËVESHJA POLITIKE TE GARANCIA JURIDIKE
  • ALBANIAN HERITAGE BOOKSHELF INITIATIVE
  • Stuhitë “Bomb Cyclone”: Kur natyra teston kufijtë e shoqërisë moderne
  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT