• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUSH ISHIN SHQIPTARET QE EMIGRUAN NE SHBA NE VITIN 1961 PERMES KOMITETIT SHQIPERIA E LIRE?

August 23, 2013 by dgreca

Lista e plotë e refugjatëve shqiptarë që u ishin plotësuar dokumentet dhe priteshin të vinin në Amerikë në dy muajët e fundit të vitit 1960 dhe qe mberriten ne Amerike gjate vitit 1961?/

Nuri Dalajani nga Korça

Riza Jakubovski nga Bela Crkva

Loro Stajka me familje nga Shkodra

Qamil Fakja nga Shkodra

Gjelosh Kola nga Tropoja

Gjin Nikolla nga Kashnjeti

Abdula Zhuta me familje nga Veleshti

Selim Shazi

Mehdi Veliu

Ibrahim Beqiri nga Kukësi

Riza Vaka nga Mati

Ligor Behari nga Kavaja

Llazar Anastas nag Shkodra

Llesh Koraçi me familje nga Kukësi

Aki Maliqi nga Prishtina

Ndue Doda nga Puka

Abas Kaboci nga Kukësi

Ismet Sallku nga Fieri

Rexhep Hyka nga Shkodra

Nexhdet Zero nga Bilishti, Korçë

Muhamet Selim nga Pogradeci

Bajo Saliu nga Gjirokastra

Ruben Kuçi nga Peshkëpi, Vlorë

Leven Bobi nga Lazari, Gjirokastër

Nezir Cane nga Bilishti,Korçë

Lek Përlika nga Mirdita

Julian Çefa nga Shkodra

Deti Cakovski nga Shkodra

Xhemil Siqeca nga Kurjani,Fier

Feta Kuçi nga Peshkëpia

Nexhat Hoshafi nga Blaca

Selfo Këndezi nga Erseka

Halil Tërnaku, nga Borovija, Peshkopi

Myrteza Nazari me familje nga Peshkopia

Shaban Xhani nga Shkodra

Qemal Boriçi nga Tirana

Rifat Lina nga Shkodra

Fran Matusha nga Shkodra

Shaban Pranvaku nga Shkodra

Veis Hoxha me familje, gruan dhe katër fëmijë nga Markat, Delvinë

Gjok Tusha me familje, gruan dhe një fëmijë nga Fushë Arrësi, Pukë

Idriz Broja nga Mitrovica

Llesh Nokaj nga Laçi, Krujë

Musa Çoku nga Lushnja

Fejzi Dërguti nga Shkodra

Daut Vathi nga Tirana

Nevruz Selimi nga Basmesh, Korçë

Xhaferr Butka, Korçë

Inxhinier Ernest Gjeçi, Shkodër

Leon Dukagjini nga Tirana

Mark Dukagjini nga Tirana

Asaf Hoxha nga Tirana

Muslija Osmanaj nga Lubovec

Isa Vranica nga Prizreni

Ramadan Sala nga Mborja, Korçë

Luan Sadiku nga Starova, Ersek-Korçë

Thoma Leko nga Shtika, Korçë

Avdia Burlovic nga Kepenik, Kukës

Bardhyl Babo nga Korça

Skënder Mukaj nga Fratar, Fier

Tahir Kërnaja nga Tropoja

Huzri Muda nga Peshkopia

Demira Asan me gruan dhe një vajzë nga Pogradeci

Nazmi Islami nga Ostreni, Peshkopi

Nikolla Noka nga Laç, Krujë

Xhevat Hoxha nga Bicaj, Kukës

Islam Deda nga Ulmisht, Kukës

Shefqet Vata me gruan dhe djalin nga Burreli

Sulejman Arifi nga Tetova

Jakup Avdiu me familjen prej 10 vetash

Ragip Lohja nga Shkodra

Adem Doçi nga Shkodra

Ismail Rukaj

Ibish Nela nga Kolovosh, Kukës

Besim Stafa nga Tirana

Rrahman Nela nga Kolovash, Kukës

Xhevat Neziri nga Obok, Peshkopi

Hidajet Musaraj nga Vlora

Zaim Murati nga Shishtovaci

Pjetër Marashi nga Gruda

Haki Kaloshi nga Kinder, Peshkopi

Hazis Jonuzi nga Tirana

Musafer Dibra nga Shkodra

Ahmet Vodulla nga Shenovlash, Durrës

Ibrahim Muhadri nga Vlahen Kukës

Mirvet Muça nga Blati

Marash Mirakaj nga Iballë, Pukë

Hasan Mema nga Ujmisat, Kukës

Qerim Muhadri nga Vlahen, Kukës

Sulejman Likaj nga Vasije, Kukës

Isa Gusija nga Shkodra

Nezir Demusaj nga Geghysenaj, Tropojë

Feim Çela nga Velican, Mokër

Qazim Mahmuti me zonjën nga Bicaj, Kukës

Jak Mirakaj me gruan, Pukë

Tonin Mirakaj me familjen, nga Puka

Komiteti për Shqipërinë e lirë në këtë numër të gazetës shpreh keqardhjen se zoti dhe zonja Hasan Kartaxhi dhe Muharrem Morina , megjiëthse të regjistruar për emigrim, nuk e përfituan ardhjen në Amerikë për shkak të ligjit të ri të emigracionit, por ky Komitet shpreh shpresë se ndoshta Komisioni i lartë për refugjatët i Kombeve të Bashkuara mund t’i kualifikojë pas ankesës. Po ashtu Komiteti kishte mësuar nga informatat e marra se zoti dhe zonja Bek Grimci dhe Haki Avdi Panca, për të cilët Komiteti Shqipëria e Lirë u kish mbushur garancitë, u ishte shtyrë udhëtimi për shkaqe shëndetësore.

Po në atë numër gazete Komiteti Shqipëria e lirë njoftonte emigarntët që ishin nëpër kampe dhe ende nuk ishin kompletuar me dokumente për emigrim duhej t’u drejtoheshin organizatave të Kishave duke dhënë emrin e Komitetit Shqipëria e Lirë, si garant i tyre dhe Komiteti premtonte solemnsiht set ë gjitha garancitë do të plotësoheshin shumë shpejt.Do të njihemi në numrat e ardhshëm me ngjarjet pasuese si dhe me lsitat e atyre viteve.(Përgatiti: Dalip Greca)

 

Filed Under: Histori Tagged With: ne vitin 1961, Shqiptaret qe erdhe ne SHBA

Dy memorandume të Fan Stilian Nolit në “Somerset Record Office”

August 23, 2013 by dgreca

Materialet janë gjetur nga eksperti shqiptar i arkivave britanike, Dr. Bejtullah Destani, “Kosova Information Center, London”, nga Repulika e Kosovës /

Çështja shqiptare/

prej Rev. Fan Stilian Noli/

Një paraqitje e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” në Konferencen e Kombeve të Shtypura dhe të Varura në Washington D.C. 1918 (?)./Sipas Somerset Record Office, DD/DEU/35, 1919/

Të gjitha kombet ndërluftuese të Europës, menduan se ishte e nevojshme të dërgonin në SHBA misionarë për të paraqitur kauzat e tyre përpara opinionit publik amerikan. Ata kanë bërë të njëjtën gjë në të gjitha vendet e tjera asnjanëse, por këtu në Amerikë, për me tepër, ata kanë organizuar edhe sistemet e tyre propagandistike në një shkallë aq të gjërë, saqë ky vend u bë një fushëbetejë aq e rëndësishme për t’u fituar, sa edhe çdo fushëbetejë tjetër reale në Europë. Unë mendoj se arsyeja është e qartë: Ata kanë kuptuar se mbështetja morale dhe materiale e këtij vendi është e një rëndësie aq të madhe sot dhe mund të ketë një karakter përcaktues në të ardhmen, mbasi SH.BA mund të marrin përsipër rolin e arbitrit të Botës. Kjo luftë, sipas të gjitha gjasave, nuk do të përfundojë me një fitore shkatërrimtare të ndonjërit grup të kombeve ndërluftuese. Bismark-u, duke folur dikur rreth mundësisë dhe rezultatit të një lufte në mes Anglisë dhe Gjermanisë bëri vërejtjen e mëposhtme: “Anglia është një balenë dhe Gjermania një kalë. Si mendoni ju që një balenë do të mundë një kalë? Ose, si mendoni ju, se një kalë do të mundë një balenë”? Ne mund të kemi atëherë dy fuqi fituese: Anglinë dhe Gjermaninë, ose dy fuqi të mundura, por asnjëra prej tyre nuk do të jetë në gjendje të marrë një dëmshpërblim lufte. Madje, edhe duke korrur një fitore vendimtare mbi kundërshtarin, pa dyshim, finaciarisht, fitimtarët, ashtu sikurse edhe të mundurit, do të jenë plotësisht të rraskapitur. Kjo gjë është pranuar nga autoritetet financiare si të Gjermanisë ashtu edhe të Anglisë.

Në çdo rast rezultati i kësaj lufte do të jetë pak a shumë i njejtë për të gjithë ndërluftuesit: Taksa të rënda në planin e brendshëm dhe hua të mëdha të jashtme nga vendet e huaja, për të mbuluar shpenzimet e luftës. Tani, SHBA do të jenë i vetmi vend që mund të marrë cilësinë e një huadhënësi të madh të jashtëm. Ky fakt shpjegon pse të gjithë shtetet ndërluftuese kanë zgjedhur Amerikën si hapësirë të lojës së tyre politike dhe propagandistike. Sipas të gjitha fakteve, zëri i Amerikës do të jetë më i fuqishmi në Konferencën e ardhshme të Paqes. Asnjë fuqi, në fund të kësaj lufte, nuk mund të ketë kurajon të sfidojë thesarmbajtësin e botës, fuqitë më të pacipëta dhe krenare ndërluftuese do të përulen para Uncle Sam aq poshtë për parâ, saqë ju do të keni kënaqësinë të shikoni nga prapa majat e hundëve në mes këmbëve të tyre. Le të aplikojë Amerika këtë moto: “Asnjë parâ për shtypësit e kombeve të dobëta dhe të pambrojtura”! atëherë drejtësia, paqa dhe liria do të mbretërojnë mbi të gjithë Botën. Prandaj unë kam kënaqësinë të apeloj ndaj opinionit publik amerikan dhe qeverisë, në emër të Shqipërisë, si përfaqësues i 60000 shqiptarëve të SHBA, përpara audiencës së shquar të kësaj Konference, të organizuar nga zonjat më të mira të tokës më të mirë, në kryeqytetin më të mirë të botës së qytetëruar.

Shqipëria është një vend i vogël dhe një problem i madh ndërkombëtar. Edhe pse e panjohur për opinionin e përgjithshëm publik amerikan, ajo është një prej vendeve më të lakmuara të luftës në të gjithë Europën. Austria, Italia, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia janë duke luftuar për atë rrip të ngushtë toke që shtrihet përgjatë bregut lindor të Detit Adriatik. Në të vërtetë, krijimi i shtetit të pavarur shqiptar prej Konferencës së Londrës, më 1912, është një nga shkaqet e konfliktit aktual europian. Princi trashëgimtar i fronit austriak ,Franc Ferdinandi, u vra nga një student serb në Sarajevë, pikërisht sepse ai konsiderohej si njeriu që detyroi Europën për të krijuar shtetin e ri shqiptar, duke ndaluar kështu Serbinë nga fitimi i një daljeje të lirë në bregdetin e Adriatikut.

Rëndësia ndërkombëtare e Shqipërisë është e përcaktuar nga pozicioni i saj strategjik. Shqipëria shtrihet përgjatë bregdetit lindor të Detit Adriatik, përballë Italisë, duke pasur në Veri Malin e Zi, Serbinë në Lindje dhe Greqinë në Jug. Ajo zotëron dy porte të mrekullueshme, Durrësin dhe Vlorën, vlerat ushtarake dhe tregtare të të cilëve nuk mund të mos mbivlerësohen. Vlora është konsideruar prej specialistëve ushtarakë si çelësi i Detit Adriatik. Kontrolli i bregdetit shqiptar është i një interesi jetësor për të dy fuqitë e mëdha të Adriatikut, Austrinë dhe Italinë. Të dyja këto janë të etshme për ta mbajtur Shqipërinë me qëllim që të përmirësojnë situatat e tyre ushtarake dhe tregtare, dhe, në pamundësi të kësaj, të pengojnë njëra tjetrën, ose ndonjë shtet tjetër nga marrja në zotërim e saj.

Përveç Austrisë dhe Italisë, shtetet fqinje ballkanike, Mali i Zi, Serbia dhe Greqia, pretendojnë nga një pjesë të Shqipërisë secila. Gjatë luftrave Ballkanike të vitit 1912, këto tre shtete vunë në zotërim Shqipërinë, e cila deri në atë kohë ishte një provincë turke, dhe shpallën solemnisht qëllimet e tyre për të qëndruar atje. Megjithëse ata patën deklaruar në fillimin e kësaj lufte se objektivi i tyre ishte ai i çlirimit të racave ballkanike nga zgjedha turke, ato ende e mendojnë si në përputhje me rolin e tyre prej çlirimtarësh, veprimin shkatërrimtar ndaj shqiptarëve dhe proçesin e ndarjes së tokave të tyre. Por kjo zgjidhje nuk i pëlqeu Austrisë dhe Italisë, të cilat ishin aleate atëherë dhe e dëshironin njëra-tjetrën në mënyrë pasionante. Një gjë e tillë nënkuptonte që Serbia, pararoja e Rusisë, të mund të kishte një pjesë të kontrollit të Detit Adriatik, dhe do të bëhej një kërcënim i vazhdueshëm për të dyja këto. Prandaj, Austria, e mbështetur nga Italia, mobilizoi dhe propozoi krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë, si e vetmja zgjidhje e pranueshme e çështjes ballkanike. Rusia u kundërmobilizua, dhe në këtë mënyrë një konflagracion europian ishte i mundshëm. Një gjë e tillë u shmang nga Konferenca e Ambasadorëve e mbajtur në Londër nën kryesinë e Sir Edward Grey-t, e cila zgjidhi çështjen ballkanike dhe vendosi që Shqipëria duhej të bëhej një shtet i pavarur nën një prijës europian dhe nën mbrojtjen e përbashkët të Fuqive të Mëdha të Europës.

Shqipëria doli nga dhomat e errëta të diplomacisë europiane e gjymtuar pas një operacioni të vështirë nëntëmujor. Zona të mëdha të territorit të vlefshëm shqiptar me dy milion banorë shqiptarë iu prenë dhe iu dhuruan Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, si fryti i fitoreve të tyre kundër turqve. Çfarë mbeti, me rreth një milion banorë, të gjithë shqiptarë të pastër etnikisht, u vendosen në atë që quhet shtet i pavarur i Shqipërisë dhe Princi Wilhelm Wied u zgjodh prej Fuqive europiane për të mbretëruar këtë vend. Dhe ky ishte vetëm fillimi i tragjedisë, mbasi shtetet ballkanike refuzuan të evakuojnë territorin e caktuar për shtetin e ri. U deshën dy ultimatume dhe një demonstrim ndërkombëtar detar për të imponuar evakuimin e Shqipërisë Veriore dhe Qendrore prej trupave serbe dhe malazeze. Edhe Greqia i dredhoi problemit. Ajo tërhoqi ushtritë e saj vetëm pas dekretimit të komedisë së përgjakshme të së ashtuquajturës qeveri revolucionare e Epirit, Shqipërisë Jugore, të cilën ajo e mbështeti me armë, municion, topa, parâ, ushtarë dhe oficierë grekë.

Kur Princi Wilhelm Wied arriti në Durrës për t’u vendosur në krye të shtetit të ri, ai u detyrua fillimisht të vinte nën kontroll këto kryengritës të shtirë të Jugut, të cilët vepronin nën urdhërat e drejtëpërdrejta të qeverisë greke. Pothuajse në të njëjtën kohë, një tjetër revolucion, i nxitur dhe i financuar prej fuqive të huaja shpërtheu në Shqipërinë Qendrore. Princi Wilhelm Wied nuk kishte ushtri për të shtypur këto revolucione të importuara, as parâ për të krijuar një ushtri dhe të mbajë në funksion të vazhdueshëm makinen qeveritare. Fuqitë e Mëdha, në kundërshtim me premtimet e tyre solemne, refuzuan t’i jepnin shtetit të ri shqiptar një hua. Për më tepër, Princi Wilhelm u detyrua të merrej me ndërthurjen e intrigave të Austrisë, Italisë e të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, ku të gjashtë Fuqitë e Mëdha ishin të përfaqësuara. Ky Komision u mendua të vendosej në Shqipëri me synimin e përpilimit të Kushtetutës së shtetit të ri, për të organizuar financat dhe administratën e tij. Por ky nuk bëri asgjë të tillë: çdo masë e propozuar nga përfaqësuesi i Austrisë hidhej poshtë nga pëfaqësuesi i Italisë dhe anasjelltas; ose çdo masë e propozuar prej përfaqësuesve të Aleancës Trepalëshe hidhej poshtë prej përfaqësuesve të Bllokut të Antantës e anasjelltas. Për më tepër, Austria dhe Italia i vendosën Princit dy këshilltarë privatë, të cilët ishin në të vërtetë rojet e tij, që e tërhoqën ate dhe qeverinë e tij në drejtime të përkundërta. Pas shpërthimit të luftës europiane (Fjala është për Luftën e Parë Botërore shënim i përkthyesit), Princi Wilhelm Wied u largua nga Durrësi, më 3 shtator 1914, pas një mbretërimi të shkurtë prej gjashtë muajsh, duke e lënë Shqipërinë pa qeveri.

Menjëherë pas nisjes së Princ Wilhelm Wied-it, grekët pushtuan përsëri Shqipërinë e Jugut nën pretekstin e rivendosjes së rendit; Italia mbërtheu portin shumë të lakmuar të Vlorës “me qëllim që të sigurojë asnjanësinë dhe pavarësinë e shtetit shqiptar” dhe, me hyrjen e saj në luftën europiane, deklaroi një bllokadë të bregdetit shqiptar; malazezët dhe serbët bënë të njëjtën gjë dhe pushtuan Shqipërinë Qendrore dhe Veriore; gjatë vjeshtës së vitit 1915 austriakët dhe bullgarët pushtuan Shqipërinë Veriore dhe Qendrore, duke përzënë serbët, malazezët dhe italianët; dhe, së fundi, një muaj më vonë, italianët pushtuan Shqipërinë Jugore duke përzënë grekët. Gjatë këtyre serive pushtimesh, mijëra shqiptarë u përzunë prej shtëpive të tyre, fshatrat dhe fermat e tyre u dogjën, vendi u shkatërrua sa nuk njihej dot më dhe qindra mijëra vdiqën ose janë duke vdekur nga uria, nga mbetja në mes katër rrugëve, apo nga sëmundjet e sjella nga pushtuesit. Asnjë anije ndihmash nuk udhëton për në Shqipëri dhe asnjë punonjës i Kryqit Kuq nuk kujdeset për të sëmurët. Të varfërit dhe nevojtarët duhet thjeshtë të vdesin nga uria, dhe të sëmurët duhet thjeshtë të vdesin.

Rasti i Shqipërisë ka disa ngjashmëri me atë të Belgjikës, me ndryshimin se i pari është më tragjik dhe më me pak shpresa. Traktati ndërkombëtar që garantoi pavarësinë dhe asnjanësinë e Shqipërisë ishte po aq solemn sa ai i Belgjikës. Belgjika ka qenë e pushtuar vetëm prej Gjermanisë. Shqipëria ka qenë e pushtuar me radhë prej grekëve, malazezëve, serbëve, austriakëve, bullgarëve dhe italianëve. Shqiptarët nuk i provokuan sulmuesit e tyre as edhe i ftuan ata; ata janë fajtorë vetëm se ndodhen në zotërim të një toke dhe të një bregdeti të lakmuar prej fqinjëve të tyre. Vuajtjet e belgëve zbehën kur krahasohen me martirizimin e shqiptarëve gjatë kësaj periudhe të errët pushtimesh. Belgët mund të luftojnë kundër pushtuesve teutonë, mbasi ata kanë ende një ushtri dhe janë të mbështetur prej aleatësh të fuqishëm; shqiptarët janë të pashpresë mbasi ata nuk kanë ushtri për të mbrojtur veten e tyre. Belgët mund të protestojnë edhe pse fuqitë jo asnjanëse mund të jenë indiferente ndaj apeleve të tyre, ndërsa shqiptarët duhet të durojnë agoninë e tyre në qetësi, mbasi nuk kanë as miq dhe as mbrojtës, dhe për ta mund të aplikohet vargu i famshëm i Alfred de Vigny-së: “Souffre et meurs sans parler“! Belgët mund të shpresojnë të rifitojnë pavarësinë pas një fitoreje të forcave Aleate dhe racat e tjera të shtypura mund të kenë të njejtën shpresë pas një fitoreje mbi Teutonët. Shqiptarët nuk mund të ushqejnë shpresa të tilla. Në qoftë se Aleatët fitojnë luftën, Shqipëria mund të aneksohet nga Italia; në qoftë se gjermanët fitojnë, Shqipëria mund të aneksohet nga Austria. Prandaj ne shqiptaret jemi rreptësisht dhe absolutisht asnjanës dhe shpresojmë se kjo luftë do të përfundojë me një barazim ose tërheqje, dhe se asnjëra palë ndërluftuese nuk do ta mposhtë tërësisht palën tjetër.

Shqiptarët janë duke vuajtur jo prej gabimeve të tyre. Ata janë viktima të intrigave dhe agresioneve të huaja. Diplomacia europiane krijoi një Shqipëri të pavarur, duke e vendosur këtë shtet nën tutelën e vet; por kjo diplomaci bëri gjithçka që mundej për të shkatërruar veprën e krijuar. Shqiptarët nuk e provuan dot paaftësinë për me qeverisë veten e tyre, mbasi atyre nuk u është dhënë ndonjë rast për të provuar se çfarë janë në gjendje të bëjnë ata. Të sulmuar nga të gjitha anët ata u detyruan të dorëzoheshin. Ata tani presin nga sensi i drejtësisë e i ndershmërisë europiane dhe nga simpatia morale e mbështetja amerikane, një shans të drejtë dhe të ndershëm. Çështja e tyre është e drejtë dhe ata meritojnë simpatinë e botës së qytetëruar. Ata kërkojnë vetëm të jetojnë në paqë dhe liri, kërkojnë të zotërojnë tokën që u përket, një tokë që atyre u takon qysh nga një periudhë mjaft e hershme, mjaft përpara se grekët dhe sllavët të vinin në Gadishullin Ballkanik.

Shqiptarët janë raca më e vjetër e Europës. Ata janë pasardhës të ilirëve të vjetër dhe maqedonasve që pushtuan Lindjen nën Aleksandrin e Madh dhe mundën Romën nën Pirron, mbretin e Epirit. Kjo racë luftëtarësh ka ngulur këmbë qëndrueshmërisht në Gadishullin Ballkanik, ndërsa të gjithhë popujt e tjerë u helenizuan, latinizuan apo sllavizuan. Me trupin e tyre mbi shkrepa të zhveshur, ata luftuan kundër ushtrive të panumërta të romakëve, të sllavëve, të gotëve, të venecianëve dhe të turqëve, pa u ndier përmes shekujve, të pamposhtur deri në arritjen e ndonjë armëpushimi, pa miq ose me protektorë të painteres, me mbështetje jo dashamirëse nga ndonjë anë, të pathyeshëm dhe të paasimiluar mbi skenën e Europës njëzet shekullore. Ata qenë të fundit që iu dorëzuan turqëve në Gadishullin Ballkanik, dhe ky dorëzim ishte vetëm nominal. Ata kurrë nuk e njohën regjimin turk dhe kurrë nuk iu nënshtruan atij. Lord Byron-i i ka bërë homazh besnikërisë dhe trimërisë së tyre në poemat e tij.

Miku dhe simpatizanti ynë fisnik, zoti George Fred Williams, ish ambasadori amerikan në Athinë, në pamfletin e tij të titulluar ” The Shkypetars”, i përshkruan në këtë mënyrë ata: “Shqiptarët janë një popull krenar, i papëkulur, që e mbajnë kokën përherë lart. Natyrisht nuk është një racë që mund të frigohet apo thyhet. Trimëria e tyre është e pakufishme; ata përballen me vdekjen e torturën pa u tërhequr; fjala që ata të japin është më e shenjtë se betimi i popujve të qytetruar para Zotit; mikpritja e tyre vazhdon deri sa atyre nuk u mbetet asgjë në shtëpi; ndershmëria e grave të tyre është tradicionale”; askund në botë nuk është një grua më e sigurtë nga ofendimet se në Shqipëri; gruaja mund të udhëtojë nga një cep i Shqipërisë në tjetrin me një siguri absolute dhe burri që e shoqëron atë është në këtë mënyrë i mbrojtur”.

Raca shqiptare i dhuroi botës tre burra të mëdhenj, emrat e të cilëve shënuan epoka në historinë njerëzore. Konstantini i Madh, mbreti i parë kristian, i cili pati kurajon ta shpallë Krishtërimin si fe zyrtare të Perandorisë Romake, ishte shqiptar. Shën Jeronini, që përktheu Biblën në latinisht ishte shqiptar. Përkthimi i tij ndihmoi në një shkallë të gjërë të kristianizojë Europën dhe është ende në shërbim të Kishës Katolike Romane. Heroi kombëtar i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skanderbeg, mbreti ynë i fundit e njëkohësisht një prej mbrojtësve më të mëdhenj të Krishtërimit, luftoi në mënyrë ngadhënjimtare kundër turqëve për më se një çerek shekulli, nga 1443 deri më 1468, dhe shpëtoi Europën nga tmerret e invazionit turk. Heroit tonë të madh shqiptar i këndoi poeti i madh amerikan Henry Longfellow në veprën e tij “Tales of a Wayside Inn”. Raca shqiptare mund të sfidojë mirë çdo komb të madh ose të vogël, në qoftë se do të krahasojmë ndihmesën e njerëzve të tyre të shquar për Krishtërimin me atë të këtyre tre shqiptarëve.

Shqiptarët e meritojnë pavarësinë. Ata kanë luftuar për vite me radhë për ta shkëputur Shqipërinë nga Turqia. Lufta Ballkanike u parapri prej katër revolucionesh shqiptare, të cilat, në vitin 1912, e detyruan Turqinë t’i jepte autonominë Shqipërisë.

Fuqitë Europiane njohën pretendimet e shqiptarëve pikërisht në traktatin solemn ndërkombëtar të Londrës, më 1913. Dhe, në interes të paqes ata duhet të respektojnë detyrimisht traktatin e tyre dhe të mos ta trajtojnë atë si një copë të thjeshtë letre. Nuk do të ketë paqë në Ballkan dhe në Europë derisa Shqipëria të mos jetë e lirë, ndërsa një Shqipëri e pavarur do të përmbajë Austrinë, Italinë dhe shtetet e tjera ballkanike nga grindjet me njëri-tjetrin. Prandaj shqiptarët i bëjnë thirrje botës së qytetruar për pavarësi në emër të paqes, drejtësisë dhe moralitetit ndërkombëtar; këto fjalë nuk nënkuptojnë shumë tek kjo Europë e marrosur nga lufta sot, por ato mund të peshojnë thellësisht mbi te nesër, kur këto shtete ndërluftuese do të jenë nën peshën e rezultateve shkatërrimtare të kësaj gjakderdhjeje mjaft të kushtueshme, dhe kur këto fjalë do të jenë çmuar para së gjithash nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtet ky asnjanës, paqedashës, drejtësidashës dhe drejtësibërës.

Përktheu nga anglishtja Romeo Gurakuqi.

Shumë të nderuarit D. Lloyd George, M.P., K.C.

I nderuar Zotëri,

Ne të nënshkruarit, anëtarë te Komitetit Kombëtar Shqiptar të Gjenevës, si zëdhënës besnikë të vullnetit të popullit shqiptar, kemi nderin të shprehim mirënjohjen tonë ndaj Qeverisë së Madhërisë së Tij Britanike, dhe veçanërisht ndaj anëtarëve të Dhomës së Lordëve dhe Dhomës së Komuneve, për interesin dashamirës që ata kanë treguar kohët e fundit për sa i përket Shqipërisë.

Ne marrim guximin të deklarojmë që në këtë rrugë, kombi fisnik që ju përfaqësoni gjatë kësaj lufte, nuk ka qenë kurrë i pasinqertë ndaj traditave të tij dhe ndaj përgjegjësisë së tij të edukimit të popujve të Lindjes, pas çlirimit të tyre nga barbarizmi. Dhe kjo përgjegjësi, duke kaluar nga një brezni në tjetrën në Kombin Britanik, u shenjtërua duke u shndërruar në ligj prej fitores e triumfit të drejtësisë dhe të drejtave të kombeve, të cilat ju, i nderuar Zotëri, po shkoni t’i mbroni në Konferencën e Paqes.

Populli shqiptar besnikërisht e bashkon veten me gëzimin e njerëzimit dhe, përmes nesh, dëshiron të shprehë gëzimin e tij të sinqertë mbi këtë triumf, mbi det dhe mbi tokë të ushtrive të Perandorisë Britanike, të cilat ju keni qenë i aftë t’i udhëhiqni drejt fitores, i udhëhequr nga Hyu i gjithëpushtetshëm.

Shqipëria, një prej shumë kombeve të vogla, tek të cilët fitorja juaj frymëzon shpresa të ligjshme, Ju drejtohet si Juve, ashtu edhe Presidentit Wilson, si dy burra shteti që Hyu ju ka emëruar si shpëtimtarë të kombeve; ajo ju kërkon të përkrahni të drejtat e saja, të dhunuara nga fqinjët e vet ballkanikë, ju lutet t’i dëgjoni me simpati ankesat e popullit të vet.

Të drejtat dhe kërkesat e popullit shqiptar janë më legjitime duke pasur parasysh faktin se shqiptarët kurrë nuk kanë shkelur mbi tokën e fqinjve të tyre; ndërsa këto të fundit, për shekuj me radhë, nuk kanë pushuar së invaduari nëpërmjet inkursioneve të tyre të përjetshme, propagandës dhe diplomacisë së tyre intensive, në territorin e pellazgëve të lashtë ose të kombit ilirian, pasardhës të të cilëve janë shqiptarët.

Profesori i ditur i gjeografisë në Universitetin e Beogradit, serbi Jovan Cvijic, në “The Geographical Reviev of New York“, të muajit maj 1918, në artikullin e tij, “Shpërndarja gjeografike e popujve ballkanikë”, shkruan: “Shqiptarët, ashtu sikur është e mirënjohur, janë Ilirët antikë. Përpara invazionit të sllavëve të Jugut, ilirët zotëronin pjesën përendimore të Gadishullit, nga Danubi i Mesëm deri në Epir…. Epirotasit dhe maqedonasit qenë gjithashtu ilirë….. Të gjithë ilirët e tjerë, me përjashtim të Shqiptarëve (Albanëve) të sotëm, u sllavizuan gjatë Mesjetës”.

Pas luftrave të vazhdueshme kundër bullgarëve sllavë, princërit shqiptarë të Epirit dhe të Maqedonisë formuan Republikën Shqiptare ose Republikën Epirote, aq mirë të përshkruar prej dijetarit francez Duplessis, në historinë e tij mbi mbretin shqiptar Gjergj Kastrioti, Skanderbeg, të mbiquajtur “Princ i Epirit dhe i Maqedonisë”.

Në këtë vepër të gjithë dijetarët, poetët dhe fisnikët francezë, pranojnë që “Shqiptarët ose Epirotasit (dy emra sinonimë, flisnin shqipen ose gjuhën epirotase, gjuhë që nuk ishte as greke dhe as sllave), pasardhës të Pirros dhe Aleksandrit, sikurse edhe stërgjyshërit e tyre, kanë luftuar për më se 30 vjet kundër invadorëve turq, ndërsa serbo-bullgarët, nën udhëheqjen e princit të përbuzshëm serb, George Vicovich, tradhëtuan shqiptarët dhe u bashkuan me Sulltan Muratin”.

Në këtë mënyrë, Republika Shqiptare, e vetme në të gjithë Gadishullin Ballkanik, “pati ndalur,- sipas akademikut francez Xavier Monnier- sulmin e vrullshëm të turqve” dhe shpëtoi Europën Përëndimore dhe Krishtërimin nga barbarizmi.

Por kjo republikë konfederative, pas vdekjes së udhëheqësit heroik, ushtarit të madh Skanderbeg, u përfshi me forcë në Perandorinë Otomane, nën emrin turk Arnamtlau (vendi i shqiptarëve), me të njejtët kufij që respektivisht ishin, Adriatiku në Perëndim, rrjedha e Vardarit në Lindje, Dalmacia dhe Bosnja në Veri (Mali i Zi nuk ekzistonte) dhe Gjiri i Artës e kufiri klasik i Greqisë në Jug, duke pasur Janinën kryeqytet të Shqipërisë së Jugut. Kjo shtrirje territoriale përfaqëson katër provincat shqiptare të ditëve tona, që janë: provinca (vilayet-et) e Monastirit, e Kosovës (Shkupi), e Shkodrës dhe Janinës, territore këto ku shqiptarët kanë qenë në gjendje të ruajnë të pacënuar tipin e tyre kombëtar e gjuhën e tyre, dhe disa privilegje të respektuara prej turqëve, falë kryengritjeve të vazhdueshme që bënë grupe të caktuara të këtyre luftëtarëve trima kundër despotizmit të pashallarëve otomanë.

Karakteri i pastër shqiptar i këtyre katër vilajeteve (provincave) është plotësisht i njohur nga të gjithë historianët modernë, nga të gjitha raportet konsullore dhe diplomatike, dhe zyrtarisht prej Kongresit të Berlinit (1878) kur Anglia frenoi oreksin e bullgarëve, e së fundi prej Komisionit Ndërkombëtar (1880) nën kryesinë e Shkelqësisë së Tij, Lord Fitz Maurice, i cili është ende gjallë dhe mund të dëshmojë për këtë.

Mes autorëve sllavo-bullgarë ne do të përmendim këtë: Profesori Schircoff përmend faktin historik të mëposhtëm në librin e tij mbi Maqedoninë: “Në vitin 1689 shqiptari Mustafa Pasha Kaprula, nxori përjashta trupat austriake të gjeneralit Piccolomini nga Kosova në drejtim të Veriut. Patriarku Arsen mblodhi të gjithë objektet e tij të vlefshme dhe i ndjekur prej një numri të madh arqipeshkësh, ipeshkvësh e murgjish, e drejtoi eksodin e turmave të serbëve dhe bullgarëve të tij, përtej Moravës dhe kufijve të Maqedonisë, drejt Beogradit dhe Bosnjës. Ky rrëfim i treguar tek Ambasadori rus është krejt i qartë”.

Kleri katolik i Kosovës dhe Ohrit e konfirmon këtë fakt në të përkohshmen “Pro fide” të Romës (1703), ku thuhet se të gjitha këto rajone të Maqedonisë janë shqiptare. Fancezët Ami Boné dhe Caboge de Regouse pohojnë se atje, në provincat e Shkupit dhe të Kosovës , kishte, në vitin 1706, vetëm pak kasolle bullgarësh jashtë qytetit; dhe se shqiptarët luftëtarë të luginës së Toplicës, të Mëzisë (Moesie) së Epërme dhe të Shqipërisë së Epërme, vazhdimisht i ndalonin serbët dhe i shtypnin bullgarët.

Dy shkrimtarët anglezë, Mackenzie dhe Ivy, të cilët vizituan Shqipërinë rreth vitit 1838, shkruajnë: “Sipas raporteve konsullore, në mes Serbisë së Jugut dhe Maqedonisë është Serbia e Vjetër, përfshirë në Shqipërinë e Veriut”.

Serbi Dimitri Daridovitch, gjithashtu pohon se; “Në jug të Serbisë. Prishtina dhe Novi-Bazari janë jashtë tokave të banuara prej serbëve, pra në Shqipëri”.

Murgu Paissis shton: “Prishtina, Gjakova, Elbasani dhe Shkodra i përkasin Shqipërisë etj.etj.”

Pavarësisht nga ekzistenca e këtyre provave të qarta, fqinjët ballkanikë dëshiruan, me ndihmën e sistemeve të tyre të pacipa arsimore dhe propagandistike, të depërtonin përmes këtyre rajoneve shqiptare të katër vilajeteve të lartpërmendura dhe. në këtë veprimtari, ato patën si bashkëpunëtore qeverinë turke e cila e pengoi me të gjitha mënyrat arsimimin e shqiptarëve, dhe duke ia lejuar këtë të drejtë turqve, grekëve, serbëve dhe bullgarëve. Lidhja Liberale Shqiptare e Prizrenit, me qëllim që të rregullojë këtë gjendje shkatërrimtare të problemeve, organizoi revolucionin shqiptar të vitit 1908, kundër Sulltan Hamitit…. Shqiptarët, përmes Kushtetutës, realizuan me shpejtësi, në hapësirën e pak viteve, evolucionin e tyre kombëtar me anën e shkollave dhe klubeve me një shtrirje të gjërë, të cilat shovinistët xhonturqë donin t’i shtypnin. Më pas vijuan revolucioni shqiptar në Kosovë dhe disfata e Turqëve të Rinj në Shkup, falë të cilave liberalët shqiptarë garantuan institucionet liberale të të gjithë kombësive të tjera ballkanike dhe mbështetën politikën anglo-franceze të kabinetit të Qamil Pashës me të gjitha energjitë e tyre.

Fatkeqësisht, kjo ringjallje kombëtare shqiptare, duke shkatërruar planet ziliqare të miqve tanë fqinjë, i nxiti ato, nën pretekstin e luftës kundër Turqisë, të pushtonin katër provincat shqiptare të përmendura paraprakisht, të cilat i plaçkitën dhe i shkatërruan. Komisioni Rockfeller në raportin e tij përmendi metodat e shfarosjes të zbatuara prej pushtuesve të palavdishëm ndaj popullsisë së çarmatosur dhe të varfër shqiptare të kapur në befasi.

Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913), serbët dhe malazezët, në sajë të veprimtarisë imperialiste cariste, aneksuan më shumë se gjysmën e territorit shqiptar dhe të gjitha këto vende të pasura dhe luftëtare të cilat, sipas shkrimtarit francez Hanoteaux, “jetojnë vetëm në liri dhe në pavarësi”. Mbreti Constantine, nga ana e tij, aneksoi Janinën, “kryeqytetin e Shqipërisë së Jugut”, për arsyen e thjeshtë se atje kishte banorë që flisnin greqisht, madje mund të thuhet se gjysma e Greqisë së sotme është thjeshtë një koloni shqiptare.

Kjo Shqipëri e vogël e krijuar në Londër, ndërsa e bënte jetën kombëtare shqiptare të pasigurtë, kënaqte oreksin e pangopur të ringjallur të fqinjve ballkanikë, të cilët, nën pretekstin e ndihmës ndaj udhëheqësit shqiptar Essad Pasha, i flakur tej tani prej të gjithë shqiptarëve, pushtuan Shqipërinë përsëri dhe e martirizuan atë. Dhe mania e këtyre shteteve ballkanike për të pushtuar Shqipërinë ishte e tillë saqë gjatë luftës së tanishme, si Constantini, ashtu edhe Nikolla (i Malit të Zi) e Pjetri (i Serbisë) nuk i lëshuan zotërimet e tyre në këtë vend, madje as kur armiqtë e tyre depërtuan brenda vendeve të tyre.

Tërheqja serbe përmes Shqipërisë (që u lejua nga shqiptarët mbasi ishte në pajtim me traditat e tyre mikpritëse), i solli këtij vendi epidemi të tmerrshme nga Serbia. Pushtimet e vazhdueshme armike të territorit shqiptar, epidemitë që e shoqëruan, përfunduan shkatërrimin e Shqipërisë në të njëjtën shkallë, madje mos më shumë se sa Serbia dhe Belgjika.

Shqiptarët, me ndihmën e tyre, i shërbyen edhe çështjes së shenjtë të vendeve aleate, p.sh. duke lehtësuar mjaft detyrën e trupave franceze,…ndihmuan në mënyrë të konsiderueshme proçesin e përzënies së austriakëve, dhe gjithashtu në Kosovë, me anë të revoltës së tyre kundër bullgarëve dhe gjermanëve, ata penguan çdo orvatje për rekrutim. Ne, këtu në Zvicër, kemi dhënë të gjithë mbështetjen tonë morale me të gjithë fuqinë tonë, dukë bërë të njëjtën marrëveshje për të njëjtin objekt, ashtu sikurse bashkatdhetarët tanë të Amerikës dhe të Rumanisë, ku kolonia shqiptare ofroi koefiçentin e vet të nevojshëm në ushtrinë rumune.

Dhe tani që fitorja, më së fundi, ka kurorëzuar punën e ushtrive aleate dhe imperializmi është përmbysur, ne marrim guximin të shpresojmë se kombet ballkanike të nxitura prej realizmit të aspiratave të tyre të verteta nacionale mbi parimin e të drejtave të kombeve, do të njohin të drejtat tona personale, dhe do të jenë të gatshëm të rikthejnë territoret shqiptare të shkëputura aq padrejtësisht nga Shqipëria.

Eshtë kjo arsyeja që ne kemi ardhur, i nderuar shkelqësi, të apelojmë tek ju, si njeri i drejtësisë, dhe tek qeveria britanike, duke Ju lutur të mbështesni të drejtat dhe pretendimet e popullit shqiptar të trajtuara aq padrejtësisht në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Vetëm me një zgjidhje të tillë, Konferenca e Paqes do të bëjë një veprim të dobishëm dhe do të shmangë, për vendet ballkanike, trazirat të cilat do të jenë të pashmangshme në qoftë se drejtësia nuk do të bëhet dhe shqiptarëve nuk do t’u njihet autoktonia e tyre në trojet ku jetojnë në Ballkan.

Me këtë shpresë, ne kërkojmë të mbesim, i nderuar Shkelqësi,

Shërbëtorët tuaj të bindur dhe të përvuejtun

Për Komitetin

F. S. Noli, Ipeshkëv.

Përktheu nga anglishtja Mirela Kamsi Gurakuqi

Marrë nga revista “Phoenix”, nr. 1 (9), Shkodër, 1999(Dielli Arkiv)

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: Dy memorandumet e Nolit, Mirela Kamsi Gurakuqi, Romeo Gurakuqi

Letra e Leka Zogu I, kundër Janullatosit

August 22, 2013 by dgreca

Ankesë Patrikanës: Jeni tue ndërhy në të drejtat e Kishës Autoqefale Orthodokse./

Eminencës së Tij Arqbishop Vasalomeos I, /
Patriark në Istambul/
Rruga Sadriazën Ali Pasha, Istambul, Turqi/

Eminenca Juej,/
Na ka tërhjekë vëmendjen gabimi i madh që asht ba nga këshilltarët e Juej, kur sugjerojnë që Ju të emnoni Kryepeshkopin e Kishës Autoqefale Orthodokse Shqiptare. Me një veprimë të atillë Ju Eminencë, duhet ta dini se jeni tue ndërhy në të drejtat që i takojnë Kishës Autoqefale Orthodokse Shqiptare.Një e drejtë e tillë vendimi i takon Mbretit në konsultim me klerikët orthodoksë shqiptarë.Prandaj, Na me respekt kërkojmë që Ju të rikonsideroni vendimin, para se të bahet nji incident diplomatik.Kisha Orthodokse Shqiptare, në nji të ardhme të afërt, ka me pas mundësinë me zgjedhë nga gjini i klerit ortodoks shqiptar, personin e merituam për atë detyrë. Të drejtat e garantuese me Kushtetutën e vitit 1928, në marrëveshje në mes Mbretit dhe Klerit Orthodoks Shqiptar janë të kjarta dhe Na nuk lejojmë Ndërhymjen nga jashtë mbi këto të drejta.Këshillate Jueja, do të jenë të mirëprituna si bashkvëlla i besimit me Kishën Indipendente Orthodoks Autoqefale Shqiptare, dhe na shpresojmë, që në të ardhmen, relata në mesin e Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare dhe Patrikanës së Instambulit kanë me qenë të përzemërta.
Johanesburg, Më 8 shtator 1992
Leka I – Mbret i Shqiptarëve

Pas ngjarjes së Përmetit, ku një ndërtesë është kthyer në mollë sherri mes Kishës Ortodokse dhe shtetit, dhe reagimeve të Athinës, që kanë reflektuar menjëherë në mbarëvajtjet e kalimeve në kufirin shqiptaro- grek, një përgjigje vjen edhe nga përfaqësues të diasporës shqiptare. Bëhet fjalë për një deklaratë të Skënder Zogut, nip i Mbretit Ahmet Zog, me banim në Francë, i cili përveç qëndrimit të tij në lidhje me këtë çështje, ofron edhe një dokument, që dëshmon protestën e familjes mbretërore shqiptare ndaj shugurimit si kryepeshkop i Kishës Shqiptare Ortodokse, Anastas Janullatosin, në vitin 1992. Skënder Zogu shpreh indinjatën e tij ndaj problemeve që po u shkaktohen bashkatdhetarëve tanë në Greqi, por sipas tij çështjet fetare nuk do të mund t’i përçajnë shqiptarët dhe se Shqipëria ka ditur të jetë gjithnjë një shembull sa i përket bashkëjetesës mes besimtarëve të të gjitha feve.
PROTESTA
“Mbas rrëzimit të regjimit komunist, shteti shqiptar pranoi me vend pluralizmin politik dhe lirinë fetare. Vetëm në këtë çështje shteti shqiptar gaboi dhe nuk e respektoi vendimin kombëtar që me veprën e Imzot Fan Nolit dhe me Kushtetutën e vitit 1928, që deklaronte zyrtarisht Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Në vitin 1992, i pari personalitet shqiptar që kundërshtoi Patrikanën e Stambollit për emërimin e Janullatosit, ishte Mbreti Leka I. Në Diasporë, shqiptarët i kanë mbajtur gjallë të tria fetë sipas lidhjes kombëtare dhe kanë vepruar vëllazërisht, pa nevojën e klerikëve të huaj”, shprehet Zogu. Për këtë ai sjell si shembull historik për diasporën datat 6-7 maj 1980, kur u shpall në Paris sheshi i Skënderbeut. Sipas tij, në ceremoni morën pjesë me qindra shqiptarë të tri besimeve, në krye të të cilave ishin patër Mark Shestani, Papas Sotir Ferrara, Imam Isa Hoxha, në Katedralen e Notre Dame të Parisit. Ishte Mark Lipa i Kishës Ortodokse Shqiptare në Boston, po ashtu kolonel Lazer Bojaxhiu (vëllai i Nënë Terezës) dhe zonja Nermin Vlora Falaschi. Sipas Zogut, tashmë është koha që në krye të Kishës Autoqefale Ortodokse të vendoset një klerik shqiptar.
LETRA
Në shtator të vitit 1992, kur Patrikana e Stambollit kishte emëruar si kryepeshkop të Kishës Autoqefale Shqiptare klerikun grek Anastas Janullatos, pretendenti për fronin e Mbretit të Shqipërisë, Princi Leka I, i dërgoi një letër-protestë arqipeshkvit Vasalomeos I. Në të ai e quan gabim emërimin e Janullatosit, duke shkelur kështu të drejtat që i takojnë Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Të drejta këto të përcaktuara që me Kushtetutën e vitit 1928. Sipas tij, vendimi i takon Mbretit në konsultim me klerikët ortodoksë shqiptarë. Në këtë letër, ai shprehet se së shpejti Kisha Autoqefale Shqiptare do të ketë në krye të saj një klerik shqiptar.

(Kortezi:Alma Mile-Panorama)

Filed Under: Histori Tagged With: kunder Janullatosit, Letra e Leka zogut

DOKUMENT-TESTAMENTI I LËSHUAR NGA GJYKATA E TETOVËS NË GJUHËN SHQIPE E VITIT 1943

August 22, 2013 by dgreca

Nga Arben LLALLA/

 Gjatë viteve 1941-1944 Tetova dhe shumë qytete të Maqedonisë së sotme i përkisnin Mbretërisë së Shqipërisë. Çdo dokument shtetëror jepej vetëm në gjuhën shqipe, kudo ishin hapur shkolla shqipe etj. Gjatë kësaj periudhë edhe sllavo-maqedonasit veprimet juridike i shprehnin në gjuhën shqipe, qytetarët e Tetovës ishin shtetas të Shqipnisë, ndërsa sot kjo shtetësi ju mohohet.(Të vetmit që e rifituan shtetësinë e Shqipërisë ishin shqiptarët nga Çamëria të cilët u përzunë në vitin 1945 nga shtëpitë e tyre në Greqi).

Dokumenti i mëposhtëm tregon Testamentin e një sllavo-maqedonasit që është në gjuhën shqipe. Ky Testament rastësisht më ra në dorë dhe e pash të udhës që ta botoj me qëllimin e vetëm për ti treguar klasës politike që shqiptarët në Maqedoni dikur ishin shtetas të Shqipnisë dhe gjuha shqipe nuk ishte gjuhë e pakicës me përdorim në bazë të përqindjes. Rëndësia e materialit të mëposhtëm është historike sepse ende shqiptarët në Maqedoni ngurojnë të nxjerrin në dritë të tilla materiale me vlera të larta.

Këtë dokument e ka shkruar gjykatësi dhe noteri Nexhmedin Besimi nga Pirroku i cili pasi erdhën komunistët në pushtet në Ish-Jugosllavi, ai vuajti disa vite burg si nacionalist shqiptar. Njëri nga dëshmitarët është edhe Shaip Kamberi, Prefekti i parë shqiptar i Komunës së Tetovës të cilin komunistët e zhukën në Shkurt të vitit 1945. (Për fat të keq busti i Prefektit të Tetovës Shaip Kamberi duhej të ishte vendosur në godinën e Komunës dhe jo në periferi të qytetit për ta nderur këtë njeri të shquar).

Gjuha e shkrimit nga shkruesi është e gegërishtes së Pollogut dhe dokumenti mban pullat e Taksave të Mbretërisë së Shqipnisë si dhe vulën e Gjykatës Paqtuese të Tetovës.

 

PËRMBAJTJA

Shteti Shqiptarë

Gjyqi Paqit Tetovë

Zyra e Noteris

Nr. Rep. 1209

Nr.Kol. 497

N’Emen të Shtetit Shqiptarë

T e s t a m e n t.

 

Viti nji mijë nëndë qindë e dyzet tre me nji zet e tre të muajt Tetuer, ditën e Shtunë, përpara meje Gjyqtari Paqtues të Tetovës, Nexhmedin Besimi bir i Besimit, nga katundi Pirok i Tetovës, i deleguer dhe me detyrë Noteri, u presentue testatori Arsa Serafimi Stefani, i lindun në katundin Varvar, tash me banim në Tetovë, rruga Fejzi Alizoti Nr.71, në prani të katër dëshmitarëve të poshtë shënuer: 1) Shajip Kamberi avokat, 2).Gjergje Avrami, furtar, 3). Hilmi Kamberi, dhe 4). Toma Ace, të gjithë nga Tetova, të njohur prej meje dhe pa ndonji ndalim tjetër ligjuer, t’aftë por pohim dhe nështetas Shqiptare, prej …me u vërtetue identiteti i testatorit si dhe për kapacitetin e tij juridik, i përmenduni Arsa Serafim Stefani, më kërkoj redaktimin e këtij testamenti me termat e poshtë shënëm: Unë zotëroj dhe posedoj pa pjestar tjetër pasunin e poshtë shënëme: 1).Nji Shtëpi e ndodhur në Tetovë rruga Fejzi Alizoti Nr.71 e kufizuer me Nazif Xhaferin, Dime Damjanin, Xhemile e veja e Ejyp Islamit, rruga Fejzi Alizoti, e Mustafa Selmanin, me vleftë prej (6000) gjasht mijë Franga Shqiptare, 2).Nji are prej 6 Dynymesh e ndodhur në rajonin e Tetovës, e kufizuer me Isa Dautin, Sulejman Ahmetin, Koço Andre dhe Shaban N. me vleftë prej (6000) gjashtë mijë Franga Shqiptare. 3).Nji are prej 4 dynymësh e ndodhur në rajonin e katundit Poroj në vendin e quajtur “Drenovec” e kufizuer me Osman Rexhepin, Zeqir Seidin, të dy nga katundi Poroj, e Shuajib Jusufi, nga Tetova dhe me rrugën e katundit, me vlerë prej (6000) gjashtë mijë Franga Shqiptare. 4).Nji are në rajonin e Tetovës, në vendin e quajtun “Taboshnica” prej1/2 dynymësh e kufizuer me Mate Serbinin, Mahmut Mehmetin, të dy nga Tetova, dhe me dy anë rruge, me vleftë prej (2000) dymijë Franga Shqiptare. 5).Nji livadh prej 1.1/2 dynymesh me nji copë pyell në vendin e quajtun “Livadhi i Ujtun” në rajonin e katundit Bobreg, e kufizuer me Gligorije Miton, Risto Misto, dhe rruga, me vleftë prej (2000) dymijë Franga Shqiptare. 6).Nji pyll prej 1 dynymi në vendin e quajtun “Bistrica” në rajonin e katundit Bobreg, e kufizuer me Gligorije Miton, dhe Jazin, me vleftë prej (400) katërqind Franga Shqiptare. 7).1/4 e Furës dhe e dyqaneve të ndodhura në Beligrad rruga Kradujevaçki drum Nr.22 e kufizuer tansisht me rrugen e përdhenun, dhe me dyanë me pasunin e Kooperativën e Palillullës, e cila vlen (4000) katër mijë Franga Shqiptare.

Gjithë këto pasunija ia le për trashëgim bijës të tij Terpana e shoqa e Ace Milan Terpes, nga Tetova, dhe të shoqit të saj Ace Milan Terpes, nga Tetova, dhe të bijës tjetër Dankes e shoqja e Terpe Gjores, nga katundi Neproshten, i’a lë: 1).Nji arë prej 4.1/2 dynymesh në vendin e qujtun “Glladnia” në rajonin e katundit Ratai e kufizuer me Gligorije Mito, Jastre Jovani, Petre Bllazhe, Mihail So…, me vleftë prej (9000) nande mijë Fr.Shqiptare. 2).Nji livadh prej 2 dynymesh në vendin e quajtun “Livadhi i Ujtun” në rajonin e katundit Bobreg, i kufizuer me Gligorije Mito, Ilija Bobregu, Marko Andre, e Jazi, me vleftë (2000) dymijë Franga Shqiptare. Trashigimtarët me këtë testament, Terpana dhe Ace pasunin e shënuer ma sipër me nji do t’a trashëgojë në pjesat e njëjta-barabarta, dhe trashëgimtarja Dukja do ta trashëgojë vetë-personalisht, por mbas vdekjes së testorit, dhe të shoqes së tij. Ky asht vullneti t’em i mbramë dhe kështu dëshiroj që të respektohet. Mbasi testatori përfundoj deklaratën e tij në mynyrë të sipërme përshkruer u shkrue prej meje Noterit në nji faqe dhe në prani të testatorit dhe të dëshmitarëve të sipër shnuer u dhjin ndë konforme me deklaratën dhe vullnetin e tij të mbarmë të testatori nënshkruehet prej meje dëshmuesve dhe testatorit.

Dëshmuesit                                Testaroti                               Nd. Gjyq, Paqt. e si Noter

Sh. Kamberi                            Arsa S. Stefani                                 Nexhmedin Besimi

Gjorgji Avrami

H. Kamberi

Tomo Ace

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: me 1943, ne gjuhen shqipe, ne Gjykaten e tetoves, Testamenti i leshuar

DETINA ZALLI, VAJZA QË E PËRZGJODHI HARVARDI PËR KËRKUSE SHKENCORE DHE PEDAGOGE TË BIOLOGJISË MOLEKULARE

August 20, 2013 by dgreca

NGA DALIP GRECA/

 * Historia e Shkencëtares 26 vjecare,Detina Zalli,që kapërceu racizmin  e bashkemoshaterve angleze ne shkollen publike si një e fëmije emigrantësh dhe ngjiti shkallët e dijes me një shpejtësi të pazakontë./

* Si nisi ëndrra e Harvardit, si një lojë dhe u kthye në një garë të ethshme, ku ajo u shpall fituese mes një grupi të madh nga e gjithë bota, që e kërkonte atë vend?/

* Dy motrat binjake, doktore të Shkencave, Detina në degën e biologjisë molekulare, ndërsa Argita në atë  të Imunologjisë/

*Në shtator shkencëtarja e re do të nisë të provojë edhe një fushë të re, atë të pedagoges. Ajo do t’u japë studentëve të mjekësisë lëndën “Facial Anatomy Development and Genetics”.

               Nga Detina Zalli pata marrë një përshëndetje me shkrim kur ajo pat ardhë  në Universitetin emërmadh të Harvardit në Boston për doktoraturën në Biologji molekulare. Ndërmjetëse e lidhjes ishte Aurora Karameti Ndrio, vajze nga Lushnaj, e bija e Zoi Ndrios. Deti, sic e thërrasin shkurt, më shkruante se do të vinte në Nju Jork dhe se mund të takoheshim.Takimi i atëhershëm nuk u realizua, edhe për shkak të shëndetit tim.Prezantimi i Detinës ishte fare i shkurtër:”Edhe unë si ju jam nga Lushnja. Në fakt babai im është nga Bubullima e Lushnjës, por unë kam lindur në Patos-Fier dhe jam larguar andej në vitin 1999 së bashku me prindërit dhe motrën binjake, Argitën. Jam përzgjedhur përmes konkursit që të realizoj doktoraturën për Biologji Molekulare në Harvard”.

  Kur mësova nga Vera Mjeku se Detina Zalli ishte përzgjedhur si një nga kandidatet e Albanian-American Success sotories”, natyrisht që më erdhi mire dhe mendova se ishte koha për të shkruar për të.U lidha me Detinën për të mësuar historinë e jetës së saj për  t’ua përcjell lexuesëve bashkombas. Lexojeni, ia vlen. Është një histori me të papritura, tamam si në përralla. Familja Zalli është nisur si qindra e mijëra familje të tjera shqiptare në rrugët e panjohura dhe pa destinacion të paracaktuar të refugjatëve.

                    ***

    Histori e dy motrave binjake nga qyteti i Fierit është sa e vecantë aq dhe  me të papritura. Janë fëmijë të prindërve emigrantë që ia nisën aventurës drejt shtetit britanik me para të marra borxh dhe në një rrugë me shumë të papritura.Iu premtua rrugëtimi me avion, por përfunduan si thasë sipër një mauneje.

Ishte vitit 1999. Qëndrimi në Fier ishte bërë i pamundur. Prindërit vendosën që të emigronin. Po ku? Aso kohe flitej shumë për Anglinë e cila krahas Amerikës ishte një nga mbështetëset potenciale të luftës në Kosovë. Vetë kryeministri Tony Blair qe shprehur se “ duhet të korrigjojmë historinë në marrdhëniet e Evropës me kombin shqiptar.”

    … Dhe familja Zalli vendosi që të nisej drejt Anglisë. Grupet e “bizneshit” të trafikut kishin krijuar zinxhirin e zgjatur që niste nga Shqipëria dhe kalonte nëpër shtete të Evropës, e zgjatej deri në Anglinë e largët. Duheshin para. Shumicën e shumës familaj Zalli u detyrua që t’i merrte borxh. U premtuan për të shkuar në Londër shumë shpejt me aeroplan, por pastaj përfunduan sipër një mauneje, ilegalisht.Pas një udhëtimi raskapitës prej 8 ditësh e tetë netësh arritën.

-Kur e kujtoj atë udhëtim, më dridhet trupi, shprehet Detina në një rrëfim për gazetën Dielli.

  Ajo dhe motra binajke, Argita, ishin fëmijë 11 vjecarë dhe rrugëtimi i vështirë në një makinë të mbuluar ku të zihej fryma ishte një aventurë e dhimbshme, por kishet dhe më keq. Qindra e mijëra familje kishin udhëtuar në kushte më më vështira, madje jo pak patën humbur dhe jetën.(Lexojeni te plote ne Diellin e printuar)

Filed Under: Histori Tagged With: argita, dalip greca, Detina, dy motrat Zalli, harvardi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 634
  • 635
  • 636
  • 637
  • 638
  • …
  • 697
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT