• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

THE TEACHING OF ALBANIAN AT COLUMBIA UNIVERSITY

August 5, 2013 by dgreca

By Peter Prifti and Rafaela Kondi*/

Among institutions of higher learning in America, the place of honor in the teaching of Albanian — certainly from a chronological standpoint — goes to Columbia University in New York. Albanian began to be taught there as early as 1932, about three decades after the arrival of the first Albanian immigrants to this country.

New York harbor has entered the folklore of America not the least because it is the site of Ellis Island, the storied point of debarkation for tens of millions of immigrants from Europe. Many of those millions fanned out in neighboring towns and states in search of settlements. But others stayed in and around New York city, swelling the populations of boroughs like Brooklyn and the Bronx. The new arrivals brought with them numerous foreign languages and idioms, and this fact has been reflected through the years in the language programs of Columbia University.

One of the most impressive facts about Columbia is that more languages ( 71, at last count) are taught there than at any other university in the country. In that favorable linguistic environment Albanian, too, found a niche at Columbia for a period of roughly three decades, from the Thirties to the Sixties.

Background Data on Columbia

Situated on New York’s Morningside Heights in Upper Manhattan, Columbia is the nation’s fifth oldest university. It was founded in 1754, under a charter granted by King George III of England, in whose honor it was named King’s College. In 1784, the name was changed to Columbia College. It retained that name until 1912, when the college was officially incorporated as Columbia University. By virtue of its prestigious scholastic standing, Columbia is recognized as one of the eight “Ivy League” colleges of America.

A “biographer” of Columbia, Horace Coon, has called the university the “Colossus on the Hudson.” 1 Coon attributes Columbia’s eminent status as an academic institution to a combination of factors. For one, the university has attracted great scholars and teachers, including Nobel Prize winners like Robert Millikan, Enrico Fermi, Hideki Yukawa, and Konrad Bloch. Secondly, it has been administered by a number of gifted presidents, among them Frederick Barnard (from 1864 to 1889), founder of the Barnard College for women; and Dr. Nicholas Murray Butler (from 1901 to 1945), of whom it could be said: If you would see his monument, look at the Columbia campus about you. Another source of strength has been the university’s location in New York, which  in Coon’s opinion is “the cultural axis of the modern world”.

Ne Foto: Peter r Prifti. Falenderojme shkrimtarin Naum Prifti qe e dergoi per botim. (Te plote studimin e lexoni ne Diellin e printuar)

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: at Columbia University, The teaching of Albanian

Familja e Pando Gjinit në vorbullën e luftës së Klasave

August 3, 2013 by dgreca

Ne Foto:Vangjel Pando Gjini, i lindur në fshatin Rrapëz të rrethit Lushnjë, kishte kryer studimet dhe ishte diplomuar në Liceun e Korcës. Ai vdiq më 1978, i mënjanuar dhe i persekutuar, duke marrë në varr edhe titullin, që i kishin dhuruar komunistët ”kulak”./

 nga Athanas Papa*/ Worcester, Massachusetts/

 Leter Editorit/

 I nderuar z. Dalip/

Jam lexues i rregullt i Gazetës “Dielli”. Ju lutem botojeni këtë shkrim në Gazetën e nderuar Dielli. Kam kaluar fëmijërinë te njerëzit e nënës time, tek Gjinallarët e Rrapëzës në Lushnjë. Kjo ishte një familje e persekutuar nga diktatura komuniste. Si pasojë e luftës së klasave njerëzit e kësaj familjeje humbën të gjithë pasurinë, po humbën dhe jetën e tyre. Të gjithë djemtë dhe vajzat e shtëpisë u përfshinë në vorbullën e luftës së Klasave,- të vuajtur e të diskriminuar, mbetën pa u martuar, pa gëzuar asnjë të mirë nga jeta, vdiqën beqarë dhe të mënjanuar.

  Ndjej detyrim ndaj tyre si shenjë dhembshurie e nderimi, për ta që qenë viktimë e sistemit komunist.

 Po ju shkruaj këtë letër, me shpresën se Ju do t’më kuptoni dhe do të gjeni mundësinë t’a botoni këtë shkrim. Do t’ju jemë shumë mirënjohës dhe ju falenderoj pa masë. Do t’më jepnit një kënaqësi po t’më dërgonit një përgjigje.

Me respekt

Athanas Papa

      ***

 Kur isha fëmijë shkoja, kohë pas kohe, tek njerëzit e nënës, tek gjyshi dhe gjyshja, tek dajat dhe tezet në Rrapëz të Lushnjes, ku ata ishin pronarë të ligjshëm tokash deri në vitet 1949-50. Si fëmijë ndjeja gëzim sa herë ndodhesha atje midis njerëzve të nënës, tek fisi i madh i Gjinallarëve, të cilët ishin në gjendje të mirë dhe jetonin në bollëk.
     Po një ditë papritur fëmijëria jonë u trondit. Ne, si fëmijë, u llahtarisëm kur pamë të lidhur me litar gjyshin, dajë Vangjelin, Llazar Gjinin, Kovi Gjinin, Tuni Gjinin dhe Kostandin Gjinin. Duke qenë se ishim të vegjël, as e kuptonim e as e merrnim me mend përse-në e kësaj ngjarjeje.
  Por kur u rritëm, morëm vesh të vërtetën rreth kësaj ndodhie. Ai veprim i dhunshëm ishte shprehja më e dukshme e luftës së klasave që kishte filluar dhe që do të thellohej me shpronësimet dhe heqjen e triskave të frontit. Në fakt, shpronësimet ishin një abuzim i shtetit komunist, i padrejtë, i pamotivuar me ligj. Ishte një shkelje e dukshme e të drejtës së njeriut mbi pronën e tij, pjesë e praktikës së shëmtuar të luftës së klasave, ku shumë njerëzve pasi u merrej prona, u hiqej triska e frontit dhe cilësoheshin “kulakë.” Kështu, në atë kohë, u deklaruan “kulakë” edhe gjyshi im Pando Gjini, bijtë e tij dhe disa nga fisi i Gjinollarëve. Mirëpo, deklarimi “kulak” ishte një damkë të cilën e vuante gjithë familja dhe fisi.
      Mjerë kujt i binte ai fat i zi nga dora mizore e regjimit. Në të vërtetë dua, të nënvizoj se si gjyshi im Pando Gjini, si dajua Vangjel Gjini si dhe të gjithë Gjinallarët nuk i kishin bërë ndonjë të keqe askujt. Pasurinë e kishin krijuar me punë dhe djersë prej disa brezash, pa i rënë në qafë kurrkujt; as fshatit e as popullit. Përkundrazi, me pasurinë e tyre patën ndihmuar në raste të ndryshme banorët e fshatit si dhe vetë forcat partizane.
Shënojmë për më tepër, se nipi i gjyshit, Kristaq Gjini, pati dalë partizan, që luftoi gjatë Luftës Nacional-çlirimtare dhe pas çlirimit shërbeu si oficer i ushtrisë. Mirëpo, me gjithë rregullsinë dhe korrektesën e fisit, si rrjedhojë e thellimit të luftës së klasave dhe e cilësimit “kulak” gjyshi dha daja Vangjeli u dënuan me burg dhe i dërguan në kampin famëkeq të Vloçishtit, ndërsa pjesëtarët e tjerë të familjes gjyshja plakë, dajë Trifoni i sëmurë, tezet Naumka dhe Themia, pasi u përzunë nga fshati, shkuan në vende të tjera për të mbijetuar.
Ndërkohë, nga fisi i Gjinallarëve do të shquhej në mënyrë të veçantë dajua Vangjel Gjini, i cili u arsimua në Liceun e Korçës. Në Lice, Vangjeli u frymëzua me ide përparimtare dhe demokratike. Ai nuk e pranoi pushtimin fashist italian dhe u radhit në krahun e lëvizjes për çlirimin e vendit, duke ndihmuar me ide dhe të mira materiale. Mirëpo, pas çlirimit, me largpamësinë që e karakterizonte, ai nuk u pajtua me administratën e diktaturës komuniste që po instalohej në Shqipëri. Kjo ishte dhe arsyeja pse do të diskriminohej e përndiqej nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës.
      Si përfundim, familja e gjyshit tim Pando Gjini si dhe bijtë e tij Vangjeli, Trifoni, Themija dhe Naumka u persekutuan në vazhdimësi, duke iu shkelur çdo e drejtë njerëzore nga diktatura komuniste. Për më keq si pasojë e diskriminimit nga lufta e klasave ata e patën të vështirë të krijonin familje dhe të gjithë e ngrysën jetën pa u martuar.
    Sot, minimumi që mund të bëjmë për këta njerëz, është të shkruajmë për ta, që të paktën, kujtimi t’u mbetet gjallë.

Filed Under: Histori Tagged With: Athanas Papa, e Luftes se Klasave, Familja e Pando Gjinit, ne vorbullen e

Zbulohet raporti i SHBA për Shqipërinë në OKB në 1955

August 2, 2013 by dgreca

Ne Foto:Rudina, vajza e gjenerali Hysni Dema me nënën dhe një bashkëvuajtëse në një nga kampet e internimit/

*Raport i qeverisë amerikane në OKB për të drejtat e njeriut./
“Më e tmerrshme situata në 10 burgjet politike, ku 10.000 fatkeqë trajtohen në mënyrë çnjerëzore të pabesueshme”/
“Kolonitë e Burrelit, Bedenit, Maliqit e Vloçishtit, geto çnjerëzore”/
“Kampet e vdekjes për kundërshtarët e regjimit”/

“Qeveria shqiptare nuk bën as orvatjen më të vogël për të fshehur punën skllavëruese që zbaton me kundërshtarët politikë dhe të tjerë, shumica e të cilëve u përket ish-borgjezëve dhe pronarëve të tokave”. Jo rastësisht raporti që qeveria e SHBA i adresonte  OKB-së në vitin 1955 për shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, fillonte me një konstatim të tillë.

Ndjeshmëria e qeverisë amerikane për dallimet klasore dhe dhunimin e lirive themelore në përgjithësi përbën shtyllën kryesore të këtij dokumenti, që shqyrton me imtësi realitetin shqiptar në diktaturë. Në morinë e raporteve vjetore të qeverisë së SHBA për situatën globale, ai i vitit 1955 e rendit Shqipërinë në kreun e vendeve që dhunojnë brutalisht të drejtat dhe liritë e njeriut, duke tejkaluar madje edhe simotrat e saj të Europës Lindore. Vendosja me ligj e punës së detyruar për shtetasit nga 16 deri në 70 vjeç, mobilizimi ushtarak për plotësimin e brigadave të punës, sanksionimi në Kushtetutë i punës vullnetare, alias punës së papaguar, çelja e kampeve të punës për pinjollët e familjeve të shpallura kundërshtarë të regjimit, ekzistenca e kolonive të punës skllavëruese, janë ndër çështjet kryesore të kapitullit “Punë e detyruar në Shqipëri” të raportit të Departamentit të Shtetit. Për herë të parë, zyrtarët amerikanë arrijnë të zbulojnë krijimin e kampeve të vdekjes, siç i cilësojnë ata vendizolimin e të burgosurve politikë, që përfshijnë ministra, deputetë, nëpunës të tjerë të qeverive të para luftës, të kohës së luftës, të pasluftës dhe njerëz të tjerë që kanë kundërshtuar ose kanë qenë të dyshimtë si kundërshtarë të regjimit komunist. Në raportin e vitit 1955 bie në sy panorama rrëqethëse në kampet skllavëruese të Burrelit, Bedenit, Tepelenës, Maliqit, Vloçishtit, ku punohej në kushte çnjerëzore për ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave, për tharjen e kënetave, për fortifikimin e rajoneve ushtarake, për ngritjen e qytezave urbane etj. Të dhënat e publikuara, konfirmon raporti, janë siguruar nga burime katërçipërisht të besueshme, ndër të cilat veçon ato nga trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, nga shtypi zyrtar e Radio Tirana, por edhe nga burime konfidenciale, sikundër kanë qenë kontaktet dhe bisedat me të arratisurit shqiptarë, viktima të luftës së klasave. Gazeta “Panorama” ka siguruar kopjen e raportit që përfaqësuesi shqiptar në OKB ia ka dërguar të përkthyer ministrit të Jashtëm menjëherë pas publikimit zyrtar. Në numrin e sotëm po zbardhim kapitullin “Puna e detyruar në Shqipëri”, që është pjesa e parë e dokumentit…

PUNË E DETYRUAR NË SHQIPËRI
A-Legjislacioni
1-Varietete të punës me përdhunë që zbatohen.
Qeveria e sotme shqiptare nuk bën asnjë orvatje të fshehtë faktin se ajo kërkon punë me detyrim nga personat kundërshtarë të politikë dhe “dembelë”, shumica e të cilëve janë klasa ish-borgjeze ose pronarë tokash. Veç kësaj, ajo imiton dhe tejkalon shembullin e zakonshëm satelit në ushtrimin e kontrolleve të saj mbi punën dhe përdorimin në masë të së ashtuquajturës “punë vullnetare” (në të vërtetë me dhunë) në projektet industriale, të ndërtimit dhe ato bujqësore.

PUNA E DETYRUESHME ME KUSHTETUTË
Si punëtorët e krahut, ashtu edhe të mendjes janë të detyruar të punojnë për shtetin në bazë të ligjeve dhe rregullave të përshtatura qëkur regjimi erdhi në pushtet në fundin e vitit 1944. Principi kryesor i punës së detyrueshme u mishërua në Kushtetutën komuniste të vitit 1946, neni 22 i së cilës, në një vend thotë se: “Në Republikën Popullore të Shqipërisë puna është nder dhe detyrë”. Kjo u përforcua akoma më shumë edhe në Kushtetutën e vitit 1950, neni 13, në të cilën thuhet se: “ai që nuk punon, nuk ha”. Disa dispozita u vendosën edhe para se të botohet Kushtetuta e 1946-s. Kështu, më 15 dhjetor 1944, pak javë pas çlirimit të Shqipërisë nga komunistet, të gjithë të aftët për punë dhe profesionistët u deklaruan të mobilizuar nga shteti dhe në prill 1945, ligji Nr. 48 parashikonte që të gjithë personat e emëruar në çdo zyrë publike dhe shtetërore, qoftë përkohësisht ose të përhershëm, të ishin të mobilizuar.

POLICIA DHE KAMPET E PUNËS
Mbasi gjithë ndërmarrjet ekonomike u shtetëzuan më 1945-1946 dhe u vunë në funksionim nga shteti, gati çdo punëtor u bë nëpunës shteti. Njëkohësisht, kontrolli i fortë iu vu të gjithë punëtorëve në Bashkimet e Punëtorëve, të cilat në vetvete janë organizata fronti për plotësimin e politikës dhe programit të partisë e qeverisë në fushën e punëve. Ligji për mbrojtjen e punëtoreve dhe mbrojtjen e punës përshtatur më 9 korrik 1945 dhe i rregulluar më 20 prill dhe 31 gusht 1946 u siguronte Bashkimeve të Punëtoreve fuqi të plota të rregullonte orët, rrogat, konditat e punëve dhe mëditjet e pushimet nga puna, si të punëtorëve të krahut, ashtu edhe të mendjes. Veç kësaj, statuti i bashkimit të punëtoreve dhe urdhëresa për rregullimin e punës në të gjitha ndërmarrjet parashikonte disiplinë të fortë për të gjithë punëtorët dhe vinte në dukje me hollësi detyrat dhe detyrimet e tyre. Ligji nr. 372, i 12 dhjetorit 1946, mbi krijimin e Policisë Popullore, autorizonte policinë të arrestonte individë dhe t’i dërgonte nëpër burgje apo kampe për pune të detyrueshme. Një vendim qeveritar karakteristik i marrë më 30 korrik 1947 parashikonte që në të gjithë administratën qeveritare, në fabrikat dhe në të gjitha qendrat e punës, puna që mund të bëhet nga gratë nuk duhet të bëhet nga burrat dhe burrat duhet të bëjnë pune që nuk mund të bëhen nga gratë.

 URDHËR USHTARAK PËR PUNË
Më 13 gusht të këtij viti, Radio Tirana njoftoi se qeveria ishte vendosur të vinte në veprim punën e detyrueshme, sipas së cilës gjithë personat që u kishin shërbyer regjimeve antipopullore dhe ishin pa punë, do të mobilizoheshin dhe futeshin në punë ndërtimi. Përsëri më 28 shkurt 1948, Radio tha se qeveria sapo kish nxjerrë urdhrin që parashikonte futjen në punë të të gjithë qytetarëve të aftë 16-50 vjeç, të cilët si rezultat i dembelizmit i largoheshin punës.
Drejtoria e Punës së Shqipërisë më datë 6 maj 1947 u ngarkua të mobilizonte dhe grumbullonte ushtarakisht gjithë punëtorët me anë të zyrave të punës. Funksioni kryesor i këtyre zyrave u përkufizua në “Gazeta Zyrtare” e 16 janarit 1948, si shpërndarja e punëtorëve në ndërmarrjet, institucionet ekonomike etj., si shtetërore, ashtu dhe private në bazë të planit ekonomik shtetëror.
Sipas ligjit, ndërmarrjet ekonomike mund të gjejnë punëtorë vetëm nëpërmjet Zyrës së Punës. Ligji nr. 726 i gushtit 1949 zgjeroi fuqitë e grumbullimit të punëtorëve nga ana e qeverisë. Neni 1 i këtij ligji thotë se disa kategori të punëtorëve të aftë dhe profesionistë, duke përfshirë edhe mësuesit, specialistët e tjerë e gjithë punëtoret e kualifikuar që janë të aftë për punë, mund të urdhërohen të punojnë në qendra prodhimi, ndërtimi ose në shërbim të shtetit. Punëtorëve që nuk u binden këtij urdhri, u janë ngarkuar gjoba të rënda.
Ligji nr.747 i 30 dhjetorit 1949 parashikon mobilizimin e gjithë popullsisë mashkull 18-45 vjeç për një numër ditësh për ndërtim e për mirëmbajtje rrugësh. Ligje të tjera që merren me disiplinime të rrepta në punë, parashikojnë dënime të renda për punëtoret që ikin pa leje nga puna, thyejnë disiplinën ose vijnë vonë në punë.

PROCESE GJYQËSORE PËR PUNË
“Gazeta Zyrtare” e Shqipërisë është mbushur plot me thirrje gjyqi ose vendime që thërresin punëtoret për t’i gjykuar dhe i kanë dënuar me dënime të renda për thyerje kaq të vogla për vajtje në punë me 20 minuta vonesë.
Midis dekreteve që merren me zhvendosjen e detyrueshme ose mbërthimin e punëtoreve në vendet e tyre, është vendimi nr. 137 i 2 marsit 1950 i Këshillit të Ministrave, mbi kontratën e përbashkët, e cila thotë se me qëllim që të plotësohet plani ekonomik i shtetit për vitin 1950 para kohe, është i nevojshëm një mobilizim i përgjithshëm i masës punonjëse. Një vendim i tillë i njëllojtë u lëshua edhe më 30 qershor 1951, i cili parashikonte:
1-Gjithë punëtorët e specialistët duhet të mbeten në projektet e ndryshme industriale pas 1 korrikut, pavarësisht nga kontratat e tyre derisa të mbarohen këto projekte.
2-Gjithë nëpunësit civilë dhe punëtorët 16-55 vjeç në qytetet e Tiranës, Korçës dhe Elbasanit duhet të punojnë në një minimum prej 10 ditësh në muaj në disa projekte të veçanta industriale shtetërore dhe duhet të plotësojnë normat më minimale të punës.
3-Ministria e Kontrollit të Shtetit ngarkohej të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi. Nga 6 korriku 1952, gjithë grave 18-55 vjeç u është kërkuar të punojnë në projekte pune të ndryshme, sidomos në hidrocentralin “Enver” në lumin e Matit.

PARADOKSET E KODIT PENAL
-Parashikime për punë në Kodin e ri Penal.
Kodi Penal i ri i Shqipërisë, i cili u përshtat nga Kuvendi Popullor më 23 maj 1952 dhe hyri në fuqi më 1 shtator 1952, është bazuar, ashtu siç tha ministri i Drejtësisë Bilbil Klosi, kur ia paraqiti për miratim Kuvendit Popullor, “me parimet e luftës së klasave” dhe “drejtësisë revolucionare” dhe mishëron parimet kryesore të drejtësisë sovjetike. Kodi është në dy pjesë, që përmbajnë përkatësisht parashikimet e përgjithshme dhe të veçanta.
Parashikimet e përgjithshme (nenet 1 – 63) shtrojnë qëllimet e Kodit e si atë që i shërben dhe ruan “diktaturën e proletariatit” dhe cakton si elementin kryesor të krimit “rrezikun e shoqërisë socialiste”, “rrezikun shoqëror”, më tej është përcaktuar si një aktivitet i drejtuar kundër bazave ekonomike e politike të shtetit socialist kundër pushtetit popullor dhe pasurisë socialiste. Mosha më e vogël përjashtuar nga përgjegjësitë e përgjithshme penale është vendosur 14 vjeç, por përgjegjësia penale për krimet kundër shtetit, dëmtimit të pasurisë shtetërore dhe sabotimit ekonomik është vendosur mosha 12 vjeç (neni 6). Shumica e dënimeve të parashikuara nga Kodi janë me vdekje, burgime dhe internime në punë korrektonjëse (neni 16). Internimi përcaktohet si “heqja e të pandehurit nga vendbanimi dhe detyrimi që të jetojë në një vend të caktuar me ose pa “punë korrektonjëse” (neni 21). Internimi si një dënim i rëndë, shton ky nen, jepet për një kohë 1–10 vjet. Dënimi për punë korrektonjëse numëron nga 15 ditë–1 vit dhe e vuajnë në një punë të caktuar nga vendimi i gjyqit, ose në vende të caktuara nga organet ekzekutive të shtetit (neni 23).
Parashikimet bazë që merren me punën, janë përmbledhur në pjesën e dytë të Kodit, sidomos nenet nga 90–205. Neni 90 thotë se prodhimi i sendeve industriale me cilësi të dobët, jo në sasi të mjaftueshme, ose kundër standardeve të caktuara nga drejtori, inxhinieri ose ndihmësi dhe përgjegjësi të ndërmarrjes industriale, dënohet me punë korrektonjëse ose burgim deri në 5 vjet. Neni 201 thotë se ikja nga puna pa leje e një punëtori ose nëpunësi nga ndonjë ndërmarrje shtetërore ose shoqërore ose institucioneve dënohet me punë korrektonjëse deri në 6 muaj dhe, në rastet e rënda, deri në burgim me 4 muaj. Neni tjetër parashikon se mungesa në punë e një punëtori ose nëpunësi shteti, ose ndërmarrje shtetërore, ose institucioneve pa arsye të justifikueshme, dënohet deri në 6 muaj punë korrektonjëse. Neni 203 parashikon dënime që arrijnë nga 0.6–4 vjet burg për punëtorët ose nëpunësit që nuk i binden urdhrit që e zhvendos atë nga një ndërmarrje në një tjetër. Dënime më të rrepta që përshijnë deri në 2 vjet punë korrektuese, parashikohen nga neni 204 kundër atyre që nuk u binden urdhrave, që i ngarkon ata të punojnë vazhdimisht ose përkohësisht për kryerjen e planeve shtetërore të prodhimit e ndërtimit.

PUNA NDËSHKUESE

Kampe përqendrimi dhe punë e ndëshkueshme 1-Punë nga të burgosur politikë. Në Shqipëri nuk bëhet asnjë dallim i mprehtë midis të dënuarve me punë të rëndë, si pasojë e veprimeve gjyqësore dhe atyre të grumbulluarve kot dhe të vënë në punë. Shumica e mijëra të burgosurve politikë që sot janë vënë në punë të rëndë, janë dënuar para botimit të Kodit Penal të ri të 1952, në bazë të nenit 18 të ligjit mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake (janar 1945), i cili dënonte persona të akuzuar si “bashkëpunëtore fashistë” me gjobitje në të holla ose me punë të detyrueshme deri në 20 vjet. Të tjerët kanë qenë mobilizuar nga veprime administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme në bazë të parashikimeve të të famshmit dekret të 26 shkurtit 1951, lëshuar pak ditë më vonë se hedhja e bombës në Legatën sovjetike në Tiranë, dhe parashikonte dënimin kapital ose të tjera pa formalitete të nevojshme ligjore, për secilin që merret me aktivitete terroriste. Burgjet politike në Shqipëri që përfshijnë ministra, deputetë, nëpunës të tjerë të lartë qeveritare të para luftës, të kohës së luftës dhe të pas luftës dhe shumë njerëz të tjerë që aktualisht kanë kundërshtuar ose kanë qenë të dyshimtë kundërshtarë të regjimit komunist, janë internuar në vende të tilla vuajtjeje, si në Burrel, Beden, Maliq dhe VLoçisht (të quajtura kampe vdekjeje) dhe kanë qenë të futur në punë kryesisht për hapje kanalesh, ndërtime hekurudhash dhe portesh, ngritjen e barakave ushtarake, fortifikimin etj. Madhësia e këtyre kolonive është lëkundur që nga mbarimi i luftës sipas nevojave lokale. Drejtori i Byrosë së Statistikave të Shqipërisë në zyrën shtetërore të hetimeve, i cili u arratis nga burgu më 1948-n, ka deklaruar se në fund të vitit 1947 ishin 18 mijë të burgosur politikë, veç kampeve të përqendrimit. Disa si këta, Kostaq Kotta – kryeministri i fundit para pushtimit fashist më 1939-n, kanë vdekur si rezultat i jetës së keqe në koloninë e famshme në Burrel. Të tjerë si Kolë Kuqali, një nëpunës i Legatës amerikane më 1922–1938, i cili në fillim u përpoq të bashkëpunonte me Frontin dominuar nga komunistët, vrau veten në burgun politik të Tiranës.
Midis deklarimeve të kategorisë së parë rreth kolonive penale, ajo e dhënë nga Skënder Dume, i cili kaloi 5 vjet në këto kampe para ikjes së tij në Greqi në prill 1951. Sipas tij, deri në atë kohë kishte 10 burgje politike në Shqipëri, prej të cilave 10 mijë vetë jetonin në kushte tmerruese. Torturat e tyre dhe trajtimi çnjerëzor ishin përshkruar si të pabesueshme. Vetë Dume shërbeu në dy koloni ndëshkuese në kampin e vdekjes në Vloçisht, afër Korçës, ku nga 1.200 persona, kryesisht njerëz të ligjit, doktorë, studentë, ish-oficerë të lartë, klerikë katolikë dhe myslimanë, tregtarë dhe në kampin e Bedenit në Kavajë. Të burgosurit në kampin e parë punonin në projektin e shpallur të Maliqit, ndërsa ata të tjerët në kanalin kullues Peqin–Kavajë. Në kampin e vdekjes në Vloçisht, të burgosurit zgjoheshin në orën 3:30 dhe fillonin punën në kanal në orën 6:00, ktheheshin në kamp ora 20:00. Disa nga shokët që ishin shumë të sëmurë për punë, aktualisht varroseshin të gjallë në kanal, midis këtyre ishin edhe prifti Josif Papamihali – kryetari i kishës unite në Korçë, nënkolonel Sulejman Vuçiterna, hoxha Qazim Melçani, nënkolonel Tefik Hoxha, Riza Qako, Jaçe Zleusha, Luigj Luli, Ali Elezi dhe të tjerë. Për arsye të një thyerje rregulli, një student u lidh nga rojet e burgut me një kolonë dhe u la aty për 72 orë.
Kampi në liqenin e Maliqit mund të preket si një shembull tjetër, që tregon se si kalojnë të burgosurit politikë në Shqipëri. Të burgosurit në këtë kamp janë organizuar në 12 brigada pune, secila e përbërë nga 120–140 burra. Secila përbëhet nga 3 kompani dhe secila prej tyre prej 3 skuadrash. Personeli që komandon njësitë e ndryshme, përbëhet nga shokë të tyre që quhen të dëmshëm nga komandanti i kampit, megjithëse çdo brigadë është nën mbikëqyrjen e fortë të një oficeri të Policisë. Të burgosurit banojnë në baraka dërrasash, me një brigadë në secilën barakë. Ato nuk janë të ndara në dhoma, gjatë mureve janë dy rreshta koçekësh me dy krevate, njëri mbi tjetrin, ku flenë të burgosurit. Shteti nuk i jep ndonjë mbulesë dhe ata të burgosur që nuk kanë, duhet të flenë ashtu siç janë, mbi kotecin e zhveshur. Barakat nuk janë të mbrojtura prej kohësh. Çdo të burgosuri i kanë dhënë vetëm një palë rroba pune të përbërë nga një pallto, pantallona dhe një këmishë, të cilat shpejt grisen, se puna e të burgosurve ka të bëjë me tharjen e liqenit të Maliqit dhe duhet që ata shumicën e kohës të punojnë në ujë. Nëse i burgosuri nuk ka rroba të tij për t’u ndërruar pas pune, duhet të mbetet me veshjen e punës së lagur. Si rregull, punojnë 10 orë punë në ditë, nëse nuk shtohen me urdhër të komandantit të brigadës. Në gërmimin e kanalit për tharjen e liqenit të Maliqit, shumica e të burgosurve janë zakonisht në ujë që arrin deri në gjunjë, e disa herë deri në brez. Në kundërshtim me këtë kusht, puna vazhdon pa marrë parasysh kohën ose stinën e vitit. Një rrezik tjetër i punës është numri i madh i shushunjave në kanal, që sulmojnë të burgosurit. Si rezultat, shumë të burgosur u sëmurën dhe shpesh rreth 150 syresh kishin nevojë mjekësore të përditshme. Vetë doktori i kampit është i burgosur përjetë. Megjithëse është doktor i mirë, ai nuk ka as veglat dhe as barnat e nevojshme.
Veç skenës së punës së rregullt, që fillon nga ora 4:00 dhe përfundon në orën 16:00, me dy orët që nevojiten për ecje nga barakat në punë, puna shpesh vazhdon për 1 ose dy orë më shumë. Pushimi jepet 3 herë në ditë. Racioni i bukës është 500 gramë, një përzieje gruri dhe thekre, zakonisht e papjekur, që u jepej në drekë. Ushqimi i zier u jepet vetëm për mëngjes dhe darkë. Zakonisht përbëhet nga një supë uji me makarona, fasule ose kunguj. Çdo i burgosur duhet të marrë 100 gramë mish në ditë, megjithëse kjo ndodh rrallë. Kohë pas kohe, të burgosurit lejohen të marrin pako me ushqime për të shtuar dietat e tyre.(Kortezi AFRIM IMAJ-PANORAMA)

Filed Under: Histori Tagged With: ne OKB, per Shqiperine, Raporti i ShBA

100-VJETORI I COPËTIMIT TË SHQIPËRISË

August 2, 2013 by dgreca

Ne Foto: Përballë dallgëve të historisë, të bashkuar rreth një ideali, të një mendimi dhe të një qëllimi.  (Isa Boletini, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi)/

Nga Frank Shkreli/

29 Korriku, 2013 shënoi 100-vjetorin e Konferencës së Ambasadorëve të gjashtë fuqive të mëdha evropiane të kohës mbajtur në Londër më 29 Korrik, 1913.  Disa historianë mund e shikojnë këtë datë si një datë e miratimit përfundimtar të pavarësisë së Shqipërisë, por në të vërtetë, është 100-vjetori i vendimeve të copëtimit të trojeve shqiptare, i cungimit  të Shqipërisë natyrale,  ashtu sikur shqiptarët me mija vjetë në trojet e tyre autoktone,  të ishin plaçkë tregu në duartë e fqinjve të mbështetur nga fuqitë e mëdha të kohës, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia.  U vendosën kufijtë krejtsisht artificial duke hedhur poshtë dhe duke mos marrë në konsideratë faktet historike, etnike, linguistike dhe gjeografike të shqiptarëve.  Konferenca e ambasadorëve në Londër, këputi për gjysëm kombin shqiptar, i fali Greqisë Çamërinë me kryeqytetin e saj historik Janinën.  Kosova dhe trojet shqiptare në Maqedoni i jepen Serbisë, dhe Mali i Zi merr Ulqinin, Tivarin, Plavë e Guci dhe ndanë Malësinë e Madhe për gjysëm duke i falë  Knjazit pjesë të mëdha të Malësisë megjithëse nuk kishte asnjë sllav malazias në ato anë. Por megjithëse duke jetuar në trojet e veta me shekuj, shqiptarët autoktonë të  Kosovës  dhe Shqipërisë veriore, përveç përpjekjeve të suksesshme diplomatike të fqinjve për të asgjësuar kombin shqiptar duke e copëtuar dhe duke e ndarë midis tyre, ata njëkohsisht me diplomacinë e ndyrë të tyre, filluan spastrimin dhe ndërmorën një gjenocid kundër shqiptarëve anë e mbanë trojeve të tyre.   Ishte këjo edhe periudha e progaganadës serbe e greke në gazetat e asaj periudhe që përpiqej ti tregonte botës për “egersinë” e shqiptarëve  dhe  si të tillë, sipas tyre,  ata duheshin ”kulturuar” nga “kultura” serbe dhe greke, ose të zhdukeshin fare si popull.  Këtë ata e bënë me efikasitetin më të madh, duke djegur dhe  shfarosur fshatra të tëra shqiptarësh, siç vihej në dukje në një raport të entitetit humanitar amerikan, Carnegie të vitit 1913.

Siç ndodhi fund shekullin e kaluar me tragjedinë e Kosovës,  ashtu edhe 100-vjetë më pare, ishte Amerika ajo që me këtë raport i hoqi maskën dhe zgjoi ndërgjegjen e botës së atëhersheme, mbi krimet dhe gjenocidin e bërë kundër fisit më të lashtë të Ballkanit, Shqiptarëve.    Raportin i vitit 1913 I përgatitur dhe botuar nga Instituti Carnegie, i cili kishte dërguar  një delegacion në Kosovë dhe në Shqipërinë e  Veriut për të parë gjëndjen për së afërmi se ç’po ndodhte atje,     dërguar Lidhjes së Kombeve, ndër të tjera,   përshkruan atë që kishin parë anëtarët e komisionit:  “Djegie shtëpishë e fshatrash, vrasje me grumbuj mbi popullsinë e çarmatosur e të pafajshme shqiptare, përdhunime që nuk janë parë kurrë më parë, rrëmbime dhe brutalizime të të gjitha lllojeve.   Këto janë mjetet që përdorin trupat serbe dhe malazeze — dhe po përdorin gjithnjë — me qëllim për ta ndryshuar fizioniminë ethnike krahinave që banohen prej Shqiptarësh.”

Edhe sjelljet e  grekëve në jug të Shqipërisë dhe në Çamëri, sipas Edith Durham që kishte vizituar ato zona,  nuk ndryshonin për nga brutaliteti kundër popullsisë shqiptare të këtyre trojeve, duke vrarë e prerë pa mëshirë dhe duke përdorur barbarizmat, vrasjet dhe djegëjet e shtëpive dhe fshtarave shqiptare, ashtu siç bënin sllavët në  anë e mbanë trojeve shqiptare në veri.

Historia e kombit shqiptar ka pësuar tragjedi të papërshkuara, por rrënjët e tij, megjith tundjet e rënda shekullore, kanë qëndruar të patundura. Këjo, falë patriotëve të mëdhej të kombit të cilët megjithë vështirsitë nuk humbën kurrë drejtimin dhe të cilët me largpamje u kanë qëndruar besnikë vlerave dhe bashkimit të kombit.

Ndonëse vetëm 100-vjetë më parë u krijua shteti gjysmak shqiptar, sipas Naim Frashërit, ”Bota që kur është zënë, Shqipërija gjallë ka qenë.”   Në këtë përvjetor, u takon autoriteteve të sotëme kombëtare të jenë të ndërgjegjëshëm dhe njëkohsisht mbi ta bie përgjegjësia  politike dhe morale për të kultivuar një besim të patundur për një të ardhme më të mirë për fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, ashtu që të bashkuar, të tejkalohen problemet kombëtare të së kaluarës dhe me guxim e vëndosmëri të  shkohet kah e ardhmja përballë rreziqeve dhe furtunave që mund të dalin përpara.  Për liri e pavarësi, Shqiptarët kanë luftuar gjatë gjtihë historisë. Por a kanë qenë të bashkuar.  Kurrë si në kohën e Gjergj Kastriotit-Skenderbe.  Andaj, duke nderuar dhe kujtuar të kaluarën, të shkohet me besim të patundur përpara, por pa tradhëtuar të kaluarën, pa nepërkëmbur kultin e shqiptarizmit.  Megjithë hallet e tyre, Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të lirë se sot dhe më vetvendosës për fatin e tyre se sot.   Prandaj, ky realitet i ri, le të shërbej si premtim për të ardhmen, për tu renditur me nder në radhën e kombeve të përparuara.   Këjo është përgjegjëgjësia e vet shqiptarëve dhe e udhëheqsve të tyre, dhe jo  e konferencave anti-shqiptare  ose e vendimeve të autoriteteve të ndryshme ndërkombëtare. Por Shqiptarët nuk do të  jenë të vetdijshëm për një të ardhme më të miër për veten, nëqoftse nuk e kuptojnë me të vërtetë historinë  si dhe natyrën dhe origjinën e tyre kombëtare.

Përpjekjet the thirrjet nga jashtë për të rishqyrtuar me qëllim për ta bërë ndryshime në historinë e kombit shqipatr  dhe flirtimet në vet radhët e shqiptarëve, nga njëherë edhe në nivele të larta poltike si në nivel parlamenti, që kanë përfunduar   me deklarata të papërgjegjëshme kohët e fundit, duke mohuar historinë dhe heronjtë kombëtarë të Shqiptarëve si Gjergj Kastrioti – Skenderbe.    Këto përpjekje dhe tendenca, sidomos në radhë të vet shqiptarëve, janë aq të rrezikshme për ekzistencën e kombit shqiptar dhe për ndryshimin e fizionomisë së tij,  sa ishte edhe Konferenca e Londrës 100-vjetë më parë, qëllimi i së cilës ishte që më në fund, nepërmjet coptimit të trojeve shqiptare, të zhdukej kombi shqiptar si entitet dhe si fisi më i vjetër i Ballkanit.   Siç duket, ky është gjithnjë objektivi i disa elementëve të jashtëm dhe i fqinjve të Shqiptarëve, të cilët nga ana e tyre, 100-vjetë e këndej, nuk kanë pushuar kurrë përpjekjet e tyre për të zhdukur racën shqiptare nga faqja e dheut dhe për të ndryshuar fizionominë e Shqiptarve, në çfardo qoftë, ashtuqë ajo të mos mbetet ajo që është: Shqiptare. Vet shqiptarët nuk duhet të bien pre e këtyre armiqve të kombit dhe infleuncave të huaja, të cilët gjatë gjithë historisë i kanë paraqitur Shqiptarët si një grumbullim organizimesh primitive.

Është kritike që forcat e shëndosha të kombit, sidomos ato me përgjegjësi politike, kulturore dhe fetare të jenë të vetdijshëm mbi përçarjet serioze që ekzistojnë dhe të njohin natyrën e këtyre forcave që kanë çuar kokë kohët e fundit dhe të cilat siç duket kanë për qëllim për të gërryer dal ngadalë nga vlerat, nga mirëkuptimi dhe nga bashkimi shpirtëror dhe aktual kombëtar i Shqiptarëve.  Këjo është me rëndësi për vet Shqiptarët, por edhe para syve të botës.  Është detyrë dhe përgjegjësi personale e çdo shqiptari, por sidomos e atyre që sot kanë në dorë fatin e kombit – që me energji morale dhe guxim civil — të promovojnë NJË dhe të vetmin identitet kombëtar të të gjithë Shqiptarëve, besimin e plotë në të, nepërmjet unitetit kombëtar dhe të promovojnë politika kombëtare, si dhe vetitë etnike të kombit dhe herojtë e tij, që do të forcojnë identitetin e kombit dhe do të nderojnë gjakun shqiptar, anë e mbanë trojeve tona.

At Gjergj Fishta i cili në veprat e tija u këndon gjithmonë hidhërimeve dhe gëzimeve të historisë së Shqiptarëve, këngën e fundit të Lahutës së Malësisë ia kushton “Konferencës së Londonit”, duke hyrë në temën e konferencës dhe megjith pasojat e rënda të vendimeve të saja, At Fishta gjënë arsye të këndojë me optimizëm duke thënë se 100-vjetë më parë, mbi kalatë e Shqipërisë valvitë Flamuri Kombëtar, “Porsi fleta e Engjllit të Zotit”.  Brohorisin, thotë poeti kombëtar, fusha e male, sepse,

“Për inat të Shkjeve të Ballkanit

Për gazep të atij Sulltanit,

Si premtue kish Perendija

Prapë zojë m’vedi duel Shqipnia”.

Në këtë 100-vjetor të copëtimit të trojeve shqiptare dhe cungimit të tokave të Arbërit, dëshira e të gjithë Shqiptarëve është që Shqipëria të jetë gjithmonë Zojë më vete, dhe që Shqiptarët të jenë të bashkuar me një ide, të një mendjeje dhe një qëllimi. Ashtu qoftë mot pas moti.

Filed Under: Analiza, Histori Tagged With: 100 vjetori, Frank shkreli, i copetimit te shqiperise

AQIF PASHË ELBASANI, IDEATOR DHE UDHËHEQËS I PARTISË KOMBËTARE

August 1, 2013 by dgreca

Ne Foto: Qeveria e Lushnjës ; Aqif pash Elbesani i dyti nga e majta./

Shkruan Eugen Shehu/

E lënë diku,në periferinë e përgjumuar të memories,mbyllur diku,në sirtaret e errët të historiografisë komuniste gjysëmshekullore,figura e Aqif Pashë Elbasanit nuk mund të humbte shkëlqimin e vet si një ndër më të shquarit e krejt historisë së kombit tonë.Në shtjellat me zbatica e batica të historisë,në çastet vendimtare të vetë ekzistencës,populli ynë e thiri këtë figurë, e degjoi zemrën e tij,ndjeu fuqinë e atdhetarisë së tij,i vajti pas jo duke e brohoritur,por duke bashkuar pushkët me pushkën e mendimit të vet atdhetar.

Tani që „ëndra“ komuniste u kthye në një zhgënjim të paparë për krejt kombin tonë,tani që kemi në duar fakte të pakundërshtueshme historike dhe jetësore,tani që më tepër se kurrë po i vemë pa drojtje së vërtetës, e kemi shumë të lehtë të kuptojmë pse u la në harresë Aqif Pashë Elbasani,ky trim i fjalës dhe i veprimit atdhetar,ky pioner deri në fund të jetës i bashkimit të trojeve arbnore shqiptare nën një administrim të vetëm. Pa hyrë në hollësitë e edukimit të ndjenjave të tij kombëtare,mund të them se ka qenë në fillim të shekullit ndër atdhetarët e Elbasanit që u përpoqën aq shumë lidhur me zgjidhjen e halleve të bashkëqytetarëve të tyre. Ndikimeve të ashpra greke e sllave,synimeve dhelprake të tyre,Aqifi u është përgjigjur kurdoherë me maturi dhe trimëri duke dëshmuar përpos trimërisë edhe erudicionit në shtruarjen dhe interpretimin e fakteve historike me fqinjët tanë lakmitarë. Është tepër e kuptueshme për të gjithë se titullin Pasha,Sulltani nuk mund t’ia jepte kujtdo.Por  Turqia ka parë në karakterin e Aqip Elbasanit të gjitha virtytet dhe cilësitë e për më tepër ndershmërinë e tij. Sidoqoftë, ajo çka është e dukshme në krejt veprën e atdhetarit elbasanas,dashuria për atdheun,nuk mund të komprementohej për asnjë çast prej ndereve që mund t’i bënte Porta e Lartë.

Në prag të shpalljes së pavarsisë,në nëntorin e turbulluar të vitit 1912,Aqif Pashë Elbasani,duke gëzuar një reputacion të kënaqshëm,jo vetëm në qytet,por edhe në krejt rrethinat prej Librazhdi e deri në Peqin,kryente detyrën e prefektit.Së bashku me prefektin e Beratit,Azis Vrionin,ky do të organizojë reparte vullnetare speciale të përgaditur si për t’u bërë ballë invazioneve serbe,ashtu edhe për të përkrahur udhëheqësit e lëvizjes kombëtare për pavarsi. Janë të njohura tashmë letërkëmbimet e Aqif Pashë Elbasanit me Ismail  Qemalin, i cili një herë pat deklaruar se pa ndihmën e Aqifit „nuk mund të kuptohej siguria ime në Vlorë“. Në krye të atdhetarëve që firmuan pavarsinë dhe i dërguan telegram popullit të Elbasanit, Beratit, Janinës, Delvinës, Gjirokastrës,Korçës,Vlorës e Përmetit ishte nënshkrimi i Aqip Pashës. Ndërmjet të tjerave në telegram thuhet ;“ Ju japim lajmin e gëzuar se me mirësinë e lartë hyjnore,tani e shpallëm pavarsinë në emër të kombësisë sonë të shenjtë e në emër të të gjithë Shqipërisë… Nesër do të kryhen ceremonitë e nevojshme“.(Arkivi Qendror i Shtetit.F.71.D1, dikumenti nr 1330,origjinal,përkthyer prej turqishtes.).

vitet e vështira që erdhën për Shqipërinë tonë,të futur krej padashur në rrjedhat e luftërave ballkanike,do të kërkonin domosdo,përpos të tjerave edhe burra atdhatrë me shpirtin që i rrihte vetëm për kombin. E nëse ka një plejadë të shkëlqyer burrash të tillë,aqif Pashë Elbasani padyshim është njëri prej tyre,madje do të thosha,në radhët e para.

Duke e parë lëvizjen e Hoxhë Qamilit sinjë akt pa precedent të tyre që donin ta kthenin prapa rrotën e historisë,si një dhurim të aspiratës mbarëpopullor për të kthyer sytë dhe shpirtin drejt Perëndimit,Aqif Pashë Elbasani në mënyrë publike u drejtohet bashkëqytetarëve të tij, duke bërë thirrje që të mos harrojnë se gjaku shqiptar i derdhur thret për pavarsi,për një rrojtje të ndershme,për qeverisje demokratike dhe ideale të mëdha të bashkimit etnik..Ai gjithashtu,njëherë demaskon rebelët me në krye Haxhi Qamilin si atentatorë të verbër të aspiratave shqiptare. për trazirat tona,u kish  thënë elbasanasve ai, “nuk është e nevojshme me ja lanë dikujt në derë me na i zgjidhë,sepse pas çdo zgjidhjeje,qoftë edhe prej Turqie,dalin avaze edhe më të mëdhaja. Vlen me ndigju me respekt shoshoqin dhe me i zgjidh hallet tona në zemër të madhe se jemi shqiptarë“.(letër e Haqif Pashës.Burrave të Shqipnisë,Porgrami I Kombëtares.)

Roli i Aqif Pashë Elbasanit në mbajtjen e Kongresit të Lushnjës,tanimë ka filluar të ndriçohet.Ky rol vlen të shihet jo vetëm në aspektin atdhetar të tij,por edhe në vizionin që paraqiste Aqif Pasha lidhur me ecurinë e mëtejshme të ngjarjeve në Shqipëri. Gjithmonë me vështrimin në Perëndim të Evropës,Aqifi do të këmbëngulte në këtë Kongres Historik për ndërkombëtarizimin e çështjes sonë kombëtare si edhe për qitje të modeleve sa më bashkëkohore të drejtimit të shtetit.Fjala e tij u dëgjua me respekt të veçantë madje u përkrah në pjesën më të madhe të përfaqsuesve të trevave të tjera shqiptare në këtë kuvend me rëndësi historike. Aqif Pashë Elbasani u zgjodh nga delegatët e Lushnjës,njëzëri në regjencë duke përfaqsuar përpos të tjerave,në aspektin religjioz komunikimin e madh të bektashinjëve në Shqipëri.Ai ishte dhe mbeti deri në fund të jetës së vet një ushtar i denjë i këtij besimi kaq atdhetar ndër krejt motet.Por unë mendoj të ndalem më gjatë në një vlerë tjetër madhore të veprës së tij.Në atë vlerë që edhe pse vitet e mbyllin diku për t’a humbur ajo nuk rresht së klithuri si ato pulëbardhat në detin me stuhi që këndojnë pa iu trembur shkumës së valëve. Pikërisht në dëshirën e tij të lume për ta parë Shqipërinë krejt të bashkuar,ku toskë e gegë të jetojnë në harmoni,ku qeveria të mendojë vetëm për popullin e të ardhmen e tij,ku ligji të dojë të mbrojë njeriun e ndershëm.

Tepër bukur kjo ëndërr për shqiptarët.tepër e thjeshtë për të kumtuar në ndonjë mbrëmje elbasanase në kafanetë e Namssgjasë. Por Aqif Pashë Elbasani do t’i vihej punës për të realizuar diçka,në mos të tërë këtë fakt që priste atdheu i tij i robëruar aq keq prej mendimit dhe mentalitetit oriental.Kanë qenë rrethanat politike (trazirat e pambarim të forcave shqiptare) ato që e detyruan Aqif Pashën të emigrojë përkohësisht nga atdheu i vet e për më tepër nga qyteti i tij i zemrës,Elbasani i dijes dhe kulturës,i përparimit dhe atdhatrisë. Por  a është vallë e rastësishme që ky personalitet i nacionalizmit shqiptar zgjodhi Austrinë,si vend për të vazhduar përpjekjet e tij në dobi tër çështjes kombëtare ?

Mendoj se po. Trazirat e brendshme të Shqipërisë,në vitet 1913-1917,kishin përcaktuar (ndonëse jo vija të qarta) se cilët mund të pranoheshin si aleatë të shqiptarëve në luftën e tyre ndaj rrezikut të copëtimit prej fqinjëve ballkanikë.Disa nga rrethet e përparuara të diplomacisë austriake kishin përkrahur në mënyrë krejt të hapur çështjen shqiptare duke treguar madje Evropës se me një ndihmesë të ndershme,problemet e këtij kombi mund të fashiteshin. Kryesuesi i Kongresit të Lushnjës i kishte njohur nga afër përpjekjet e rretheve diplomatike të përparuara austriake ndj mendoi se mund të zinte një shpresë prej atij vendi,prej atyre njërëzve që së paku e ngrenin zërin ndaj padrejtësive që i bëheshin atdheut të vet.

Në shkurtin e vitit 1922 shkon në Austri dhe falë kulturës diplomatike,miqësohet menjëherë me intelektualët përparimtarë aty.Miqtë që e kanë njohur më parë shkonin t’a takojnë,bashkëatdhetarë që i kanë dëgjuar vetëm emrin e mirë që të fal vepra i mblidhen rreth në biseda të gjata.Pak nga pak,rrethi i miqve shtohet dhe Aqif Pashë Elbasani mendon se është taman në çastin e duhur.Në krye të një grupi të gjërë atdhetarësh shqiptarë të mërguar,ai krijon Partinë Kombëtare.

A duhej të ishte rastësi ky emër i këtij grupimi atdhetarësh ? Kurrësesi jo ! Aso kohe në Shqipëri kishin filluar të organizohen grupime e parti me vizione natyrisht të qarta.por merita e Aqif Pashës qëndron pikërisht se duke njohur së mbrendshmi partitë dhe programet e tyre,ai ndjen nevojën të thërrasë për një bashkim të shqiptarëve nën një flamur të trojeve etnike stërgjushërore.Pdrejtësitë historike në dëm të trojeve tona,do të përbënin këtej e tutje jo vetëm një fatkeqsi kombëtare.ato do të shërbenin si apel për të gjithë atdhetarët,nacionalistët dhe krejt klasën politike shqiptare që në qendër të përpjekjeve të tyre të ishte e Shqipërisë Etnike. Aqif Pashë Elbasani e ndjen më tepër se një detyrim moral atë që çdo shqiptar duhet jo vetëm të ndiejë diçka për Shqipërinë dhe fatkeqsitë e saj,por edhe të luftojë për të ndrequr sa të mundë,të punojë për të ardhmen e vendit të vet.Në faqet e para të programit dhe rregullores së Partisë Kombëtare,Aqif Pasha,publikisht u bën një thirrje kurajoze krejt shqiptarëve ;

„Sot dhe unë,plaku i vjetër po dal përpara teje me programin tem.Ky program ta dish mirë se nuk është pemë e një mendimi teorik,por janë konviksionet të një plaku i cili gjithë jetën e tij e ka kalumun ndërmjet jush,si në ditë të mira,ashtu edhe në të keqen,s’të ka lënë vetëm as në qamën,as në qeshmen,t’i njef të mirat dhe të metat,t’i çmon bukur virtytet dhe nevojat,shkurtazi janë frutat të nji jetës politike të gjatë,plot me mësime dhe me prova… „.(Programi dhe rregullorja e Partisë Kombëtare;Arkivi i Bibliotekës Kombëtare – Tiranë ).

Njohës i thellë i realiteteve historike që përjetonte dhimbshëm Shqipëria e asaj kohe në programin e kësaj partie,Aqif Pashë Elbasani u përpoq të zgjojë vetëdijen e fjetur të bashkëkombasve të vet se duhej sa më parë të funksiononte shteti dhe ligji,institucionet juridike dhe kulturore.Por njëherazi,plaku i mençur u hapte udhë reformave demokratike dhe liberale ku vendin e duhur e zinin respektimi dhe liria e të drejtave njerzore të njeriut.Ideja që Shqipëria duhej të kthente vështrimin përfundimisht nga Perëndimi,nga demokracitë e sapolindura aty,ishte sipas Aqif Pashës e vetmja rrugë e sigurtë për të ardhmen e Shqipërisë.Duke patur në krah të tij,atdhetarë që parashihnin dhe e kuptonin të ardhmen e vendit të tyre vetëm në Evropën e qytetëruar,plaku i mençur elbasanas përcaktonte qartë në një thirje të asaj kohe se ; „Ne pasuesit e kulturës perëndimore,kërkojmë që patriotizmi dhe oksidentalizmi që janë dy pikat kryesore të egzistencës sonë politike,të jenë të konfirmuara sheshazit,jo me fjalë e përalla,por me vepra të gjalla,të qarta e të padyshueshme“.

Dhe padyshim,ajo që do të vendosë në jetë të jetëve,figurën e Aqif Pashë Elbasanit në panteonin e lavdisë së popullit tonë është pikërisht ideja e hedhur qartë në programin e partisë kombëtare se indipendenca e plotë e shtetit është një bazë e shenjtë.Duke institucionalizuar këtë të drejtë legjitime të shqiptarëve,plaku i mençur elbasanas u kujtonte kancelarive perëndimore se shqiptarët mund dhe duhet të udhëhiqen vetëm prej shtetit të tyre duke mos pasur as më të voglën dëshirë për protektoratin e një shteti tjetër.Njëherazi,duke qenë se në Partinë Kombëtare,ishin afruar intelektualë,atdhetarë e diplomatë,thirja ishte tepër e qartë.Kushdo prej tyre duhej të ndihmonte me ç’të mundte për të larguar prej Evropës atë vizion të shtrembër se shqiptarët nuk mund të qeverisin vetë.

Lufta dhe përpjekjet e Aqif Pashë Elbasanit për bashkimin e trojeve etnike shqiptare duket se do të përmblidheshin në një frazë të vetme të programit të partisë së krijuar prej tij.Është tepër e kuptueshme se këto përpjekje të Aqif Pashës ishin të shtrira si ai përoi i malit,në shtratin e gjërë të lumit të aspiratave shqiptare për bashkimin e gjakut të shprishur,për ngadhnjimin e një të drejte legjitime.

„Kufijtë e Shqipërisë i ka caktuar Perëndia,ata s’mund të ndryshohen në favor të kurrkujt… „.Këto fjalë, të gdhendura si me daltë në kujtesën e shekujve,do t’u kujtojnë fqinjëve tanë tokësorë se ata janë e do të mbeten kurdoherë përgjegjës jo vetëm përpara historisë por për më tepër përpara Perëndisë.

Jetët, të gjitha shuhen. Veprat,natyrisht që mbeten.Por nëse çdo minutë e jetës ka shkuar në dobi të atdheut,nëse çdo rrahje zemre ka patur brenda drithërimen e lirisë amtare,atëherë jeta dhe vepra rrojnë e ecin përjetësisht me njëra – tjetrën.Aqif Pashë Elbasanasit,përpara se t’i ngrihej një atatujë në qytetin e tij të lindjes në Elbasan,populli i ka ngritur me mijëra me mijëra të tilla në zemrat e këngët e tij.

Bern-Zvicër

 

Filed Under: Histori Tagged With: Aqif Pashe Elbasani, Eugen Shehu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 649
  • 650
  • 651
  • 652
  • 653
  • …
  • 705
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026
  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT