• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRYETARI I VATRËS KA VEPRUAR NË MËNYRË INSTITUCIONALE

November 11, 2020 by dgreca

-SHËNIM MBI VIZITËN E PRESIDENTIT TË FEDERATËS VATRA NË SHQIPËRI DHE KOSOVË-

Nga Thanas L.GJIKA/ Të dashur miq, para disa javësh Presidenti i Federatës VATRA, Z. Elm Berisha, bëri një vizitë pune në Tiranë dhe Prishtinë. Disa shqiptarë, madje dhe vatranë, që e konsiderojnë veten demokratë të kulluar e kritikuan Presidentin e Vatrës për disa nga vizitat e tij, sidomos për vizitën te Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Gramoz Ruci. Thanë se nuk duhej të ishte kryer kjo vizitë me Z. Gromoz Ruci, sepse ai është një personalitet politik që ka qenë në shërbim të qeverisë komuniste, etj. Ata mendojnë se Federata Vatra, duke qenë një shoqatë demokratike që mbron interesat e së djathtës shqiptare dhe të të përndjekurve politikë të regjimit komunist, nuk duhet të krijojë lidhje pune me të tillë kundërshtarë të së djathtës.

Z. Elm Berisha, si person me përgatitje profesionale në fushën e politikës, ua dha përgjigjen pakënaqësive të tilla në intervistën që i dha gazetës Dielli, në numërin e botuar në letër për muajin tetor. Përgjigja e tij ishte shumë e matur dhe me vizion për politikën e ardhëshme të dy shteteve shqiptare dhe të diasporës sonë. Midis tjerash ai sqaroi se, për shkak të Coronavirusit shkoi i vetëm në Shqipëri e Kosovë, por vizita e tij nuk ishte vizitë private. Ai shkoi në Tiranë e Prishtinë si përfaqësues i një institucioni, si President i Federatës Vatra dhe bëri takime pune me kryetarë institucionesh si me Presidentin e Republikës, Z. Ilir Meta, me Kryetarin e Kuvendit Z. Gramoz Ruci, etj, të cilët i ka zgjedhur populli shqiptar dhe i ka njohur bota perëndimore euro-atlantike.

Vatra, shtoi Z. Elm Berisha, punon për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për të ecur drejt realizimit të një politike mbarëkombetare në unison.

Nga ana ime mendoj se të tillë mendime vizionarë nuk ka pse të mos i përqafojnë të gjithë ata që ia duan të mirën popullit shqiptar. Koha e sotme kërkon që të heqim dorë nga grindjet e percarjet për interesa partiakë, ose interesa personalë dhe të punojmë së bashku për krijimin në të ardhmen e afërt të një shteti kombëtar shqiptar.

Filed Under: Komente Tagged With: Gramoz Ruci, Kryetari i Vatres, Thanas L.Gjika

Pavarësia e Kosovës po kërcënohet…

November 10, 2020 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/ Nuk kam ndërmend të shkruaj qoftë dhe një paragraf për lotët që derdha, ose çfarë trishtimi më dha kur pashë sot nga ekrani im në New York vëllezërit shqiptarë të Kosovës në bankën e të akuzuarve në gjyqin special të Hagës, sepse ne se je shqiptar patjetër që ke ndjerë trishtim dhe dhimbje, dhimbje gjer në asht nga gjyqi i turpit të shekullit 21. 

Former Kosovo President Hashim Thaci, who resigned and was taken into custody of a war crimes tribunal, appears for the first time before the Kosovo Specialist Chambers in The Hague, Netherlands November 9, 2020. Jerry Lampen/Pool via REUTERS

Une dua t’ju drejtohem bashkëkombasve të mi, shteteve dhe dy parlamenteve të Kosoves dhe të Shqipërisë për t’i drejtuar notë proteste Hagës dhe OKB-së që lejojnë këtë gjyq maskaradë kundër luftëtarëve të UÇK-së.  Dënimin kapital me çdo kusht që duan gjyqtarët për këta luftëtarë trima si për Presidentin e Kosovës, Hashim Thacin, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Salih Mustafa, ish-eprori i lartë i UÇK-së është se pas dënimit të tyre duan ta nxjerrin UÇK-në si organizatë terroriste.  

Gjykata speciala me seli në Hagë duan ta paraqesin luftën me Serbinë se ka qenë luftë fetare midis katolikëve dhe myslymanëve dhe jo luftë për të mbrojtur tokën tonë si autokton që kur ka lindur njerëzimi.  

Lojërat e ndyra të serbit dhe të grekut i ka ndjerë shekull pas shekulli mbi kurriz populli shqiptar.  

Sot F/B dhe gjithë rrjetet sociale, mediat duhet të zjenin nga protestat me shkrim dhe me gojë, kundër këtij gjyqi të paprecedent që ka ndërmend të dënojë vëllezërit tanë, për rrjedhoje dhe Kosovën.  

Diaspora shqiptare, shoqatat atdhetare duhet të ngrihen në këmbë për poshtërimin dhe mohimin e vlerave atdhetare që i bën kjo gjykatë speciale në Hagë, UÇK-së.  

Kjo gjykatë speciale qe ka të punësuar një ekip prej 170 personash dhe harxhon 44 milionë euro në vit duhet të nxirret jashtë lojës së ndyrë dhe ato 44 milionë euro t’i jepen dëmshpërblim nënave që rritën dhe po rrisin femijët jetima në fshatra dhe qytete të tëra.  

Nuk ka shqiptar dhe bir shqiptari të mos tronditet dhe krenohet, kur dëgjoi z.Hashim Thaci para trupit gjykues duke thënë se: “Deklaroj se jam i pafajshëm”, ndërsa z.Krasniqi tha:  “unë jam shqiptar as katolik as mysliman. Akuza juaj është fyese për mua edhe për vendin tim.

Pavarësia e Kosovës po kërcënohet dhe po vihet në rrezik.  Këtë lojë të drejtuar nga lobi serb dhe bashkëpunëtorët e tyre përfshi dhe tradhtarë të Kombit i duhet dhënë fund njëherë e përgjithmonë, pasi Kosova është e pavarur dhe askush s’ka të drejtë ta gjykojë dhe terrorizojë. 

11 Nëntor, 2020

New York 

Filed Under: Komente Tagged With: Haga, Keze Kozeta Zylo, ne Rrezik

PARCELA KOMBËTARE E KUJTESËS- SOLIDARIZOHU!

November 10, 2020 by dgreca

Solidarizohu për ngritjen e Parcelës Kombëtare të Kujtesës në përjetësimin e 4500 të pushkatuarve që u zhdukën dhe kufomat diktatura enveriste….

NJOFTIM NGA UNIONI MBARËKOMBËTAR I TË BURGOSURËVE DHE TË  PËRNDJEKURËVE POLITIKË TË SHQIPËRISË

Kam nderin të ju njoftoi se Unioni Mbarëkombëtar i të Burgosurve dhe të Përndjekurëve Politikë të Shqipërisë ka marrë vendimin për të ndërtuar Parcelën Kombëtare të Kujtesës në Tiranë. Në nderim të 4500 shqiptarëve të vrarë nga diktatura enveriste, e cila iu ka zhdukur dhe kufomat e tyre. Ka 30 vite që kërkojmë eshtërat e të zhdukurve por, fatkeqësisht, një pjese të madhe të tyre i kanë marrë lumejtë, si fëmijtë e vegjël në kampin famëkeq të Tepelenës, apo zalli i Kirit në Shkodër. Qindëra të tjerë i ka baltos këneta e Vloçishtit dhe Bedenit, qindëra të tjerë janë zhdukur nën humnerat e galerive të Spaçit e të Qafës Barit e Bulqizës, ndërsa dhjetra të tjerë janë zhdukur në vijën kufitare të Shqipërisë.

Nisur nga zhdukja e tyre — për të i nderuar dhe mos me i harruar kurrë –vendosëm që në Kryeqytetin tonë Tiranë, të ndërtojmë Parcelën Kombëtare të Kujtesës me emrat e tyre, ashtuqë martirët të nderohen e të përkujtohen një lloj si hebrejtë në Berlin që u zhduken nga nazizmi. Ju jemi drejtuar personaliteteve të larta shqiptare kudo që janë të solidarizohen me vendimin tone për të detyruar organet shtetërore që të caktojnë një vedn në Tiranë, për Parcelën Kombëtare të Kujtesës, në nderim dhe kujtim të përjetëshëm të 4500 shqiptarëve të vrarë nga diktatura enveriste.

Me inisiativën dhe vendimin tonë kanë shprehur solidaritetin e tyre Shkrimtari i madh Ismail Kadareja me Elenën, ikona e antikomunizmit ish i burgosuri politik në Shqipëri dhe ish-Jugosllavi, Aktivist i të drejtave e lirive të njeriut, dhe mbrojtsi i çeshtjes shqiptare në Ballkan, Prof. Sami Repishti, ish Drejtori i Zërit të Amerikës dhe ish-Drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Fran Shkreli, Poetet e shquar Elida & Skender Buçpapa,Prof. Bujar Kapexhiu, Nderi i Kombit, Rektori i UET, Prof. Selami Xhepa, ish Presidentët e Republikës së Shqipërisë, Zotërinjtë Bamir Topi, Bujar Nishani e Sali Berisha, Institucioni i Avokatit të Popullit, si dhe shumë të tjerë që po i kontaktojmë. Ju lutemi dhe presim edhe solidarizimin tuaj me këtë nismë sa fisnike dhe humane, aq edhe atdhetare. Bëhu dhe ti kontribues me solidarizimin tënd në nderim dhe kujtim të shqiptarëve martirë, të cilëve ua zhduku madje edhe kufomat e tyre diktatura komuniste enveriste. Jemi në pritje të solidarizimit tuaj me nismën tonë, për të përkujtuar përjetësisht me një parcellë në kryeqytetin e shqiptarëve, në Tiranë, 4500 shqiptarët e vrarë nga diktatura enveriste. Jemi në pritje të përgjigjes suaj!

Ju mund ta dërgoni solidarizimin tuaj në adresën elektronike besimndregjoni@yahoo.com

Me shumë respekt e dashamirsi,

Besim Ndregjoni

Aktivist i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut

President i Unionit Mbarëkombëtar i të Burgosurve dhe i të Përndjekurëve Politikë të Shqipërisë.

Filed Under: Komente Tagged With: 4500 te pushkatuar nga diktatura komuniste, Besim Ndregjoni, Parclea e Kujteses

Amerikanët në një realitet të ndarë që nga zgjedhjet e 3 nëntorit

November 9, 2020 by dgreca

Nga Michelle Quinn/VOA/ Presidenti Donald Trump vazhdon të theksojë parregullsitë e votimit në zgjedhjet presidenciale amerikane, ndërsa ish nënpresidenti Joe Biden, të cilin Zëri i Amerikës e parashikon si fituesin e zgjedhjeve, thotë se do të krijojë një grup pune për COVID-19 këtë javë.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një realitet të ndarë që nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Ish nënpresidenti Joe Biden, fituesi i parashikuar i zgjedhjeve, thotë se ai do të fillojë tranzicionin për të marrë qeverisjen e vendit. Presidenti Donald Trump thotë se votat ende po numërohen në disa shtete dhe atij duhet t’i jepet një shans për sfidat ligjore të paraqitura në shtetet ku ka pretemdime për manipulime.

“Mendoj se janë interesante deklaratat nga disa individë që thonë se zgjedhjet ishin një fitore e madhe për Joe Biden. Thjesht nuk është ashtu sepse ka kaq shumë nga këto shtete që janë ende në lojë”, thotë Kristi Noem, guvernatore republikane e Dakotës së Jugut.

Udhëheqësit demokratë u bënë thirrje kolegëve të tyre republikanë të pranojnë rezultatet e parashikuara të zgjedhjeve për hir të vendit, ose të sigurojnë prova të manipulimeve.

“Nëse republikanët do të mbështesin Presidentin Trump në qëndresën e tij për të mos pranuar rezultatin e zgjedhjeve, presidenti duhet të tregojë disa prova, jo vetëm postime të zemëruara në Twitter”, thotë Chris Coons, senator demokrat nga shteti i Delauerit.

Ekipi i zotit Biden njoftoi se ndërsa presidenti i zgjedhur nuk merr detyrën deri më 20 janar, ai do të fillojë tranzicionin e tij për të udhëhequr vendin duke formuar një grup pune për COVID-19.

Ndërkohë, planet për inaugurimin presidencial në 20 janar vazhdojnë, thotë Roy Blunt, senator republikan i shtetit të Mizurit dhe kryetar i Komitetit të Përbashkët të Kongresit për Ceremonitë Inauguruese.

“Unë pres t’i shoh të dy, nënpresidentin Biden dhe presidentin Trump në skenë në ditën e inaugurimit. Dhe ky do të jetë një mesazh i fuqishëm, pavarësisht se cili prej tyre do të bëjë betimin atë ditë”, thotë Roy Blunt.

Pas pritjes së rezultatit të zgjedhjeve, vendi është gati të kalojë nga një fushatë e debatueshme presidenciale në atë që do të vijë më pas.

Filed Under: Komente Tagged With: Amerikanet e ndare, zgjedhjet e 3 Nentorit

Hoxhaj: Lufta e UÇK-së ishte e pastër, Veseli e Thaçi u sollën si burrështetas

November 6, 2020 by dgreca

Prishtinë, 6 nëntor – Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbajtur sot një konferencë për media.Gjatë kësaj konference, Hoxhaj ka thënë se konfirmimi i aktakuzës ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe ndaj Presidentit Hashim Thaçi, si dy figura emblematike të luftës çlirimtare të UÇK-së dhe të lirisë e pavarësisë së Kosovës, flet për një situatë të rëndë jo vetëm për Kosovën dhe aspiratat e saj shtetndërtuese, por në veçanti edhe për PDK-në.

“Unë jam i bindur që ata do të dalin fitimtarë e faqebardhë në këtë sfidë të panevojshme e të mundimshme sepse nuk kam asnjë dyshim që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë një luftë e drejtë dhe e pastër për liri kundër një pushtuesi që po kryente masakra dhe krime kundër njerëzimit.”, ka thënë Hoxhaj.

Më tej, ai ka shtuar se e gjithë bota demokratike besoi në drejtësinë dhe legjitimitetin e luftës sonë prandaj edhe u solidarizua dhe ndihmoi në çlirimin e Kosovës nga regjimi gjenocidial i Millosheviçit.

“Në rrugën e saj të gjatë, me shumë sakrifica dhe duke paguar çmimin e madh të luftës, masakrave e vrasjen e mbi 10 mijë civilëve në vitet 98-99, Kosova po e paguan edhe një çmim tjetër në rrugën e rëndë të përmbylljes së shtetndërtimit të saj.”, ka thënë ai.

“Ne, miqtë dhe bashkëpunëtorët e z. Kadri Veseli e Hashim Thaçi, që rrugëtuam së bashku në shumë procese jetike për lirinë e pavarësinë e Kosovës, jemi krenar për ta, të arriturat e tyre dhe sjelljen shembullore prej liderësh historikë. Ata ishin në lartësinë e burrështetasve të rrallë, që përpara interesit të Kosovës dhe popullit të saj, nuk e vendosën asnjë interes tjetër personal, partiak apo politik.”, ka thënë më tej Hoxhaj. 

Hoxhaj, duke bërë thirrje për maturi dhe unitet, ka thënë se të gjithë duhet të veprojmë në interes të mbrojtjes së të arriturave të Kosovës së pavarur, luftës çlirimtare, UÇK-së dhe shtetit të Kosovës duke mos lejuar vakum e krizë politike apo institucionale.

U.D. i  kryetarit të PDK-së ka bërë të publike edhe vendimet që janë marrë në mbledhjen e fundit të kryesisë së partisë.

“Kryesia e partisë ma ka besuar mua detyrën e ushtryesit të detyrës së kryetarit të partisë. Kjo është një përgjegjësi e madhe për mua e për këdo që do të gjendej në pozicionin tim. Një sfidë e cila mund të përballohet vetëm nëse forcojmë solidaritetin dhe unitetin brenda partisë.”, ka thënë Hoxhaj.

Në fund, Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka qenë, është dhe do të jetë trashëgimtare e vlerave më të mira të luftës së popullit shqiptar për liri dhe me krenari do të mbrojë lavdinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Filed Under: Komente Tagged With: Enver Hoxhaj, Hoxhaj: Lufta e UÇK-së ishte e pastër

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 127
  • 128
  • 129
  • 130
  • 131
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919
  • Letërsia si dëshmi e së vërtetës…
  • Mirënjohje për atin tim…
  • Isa Boletini, 15 janar 1864 – 23 janar 1916
  • “Yll’ i Mëngjezit”
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • “Personalitet Historik” – Bajram Curri: Një jetë në shërbim të çështjes kombëtare
  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT