• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Përshpirtëria e Nënë Terezës – Jeta, dashuria dhe dëshmia, nga Dom Lush Gjergji

September 10, 2016 by dgreca

*Një lutje Shqip, në meshën e Shenjtërimit të Nëna Terezes, në Sheshin e Shën Pjetërit, në Vatikan /
1-libri-n-tereza
*Libër i ri nga SH.B. “DRITA”: Përshpirtëria e Nënë Terezës – Jeta, dashuria dhe dëshmia, nga Dom Lush Gjergji/
Nga Beqir SINA / VATIKAN – ITALI : Të dielën më 4 Shtator 2016, në orën 10.30, Papa Francesku do të kryesonte, në Sheshin e Shën Pjetrit, Meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezës së Kalkutës në disa gjuhë, të botës përfshirë edhe gjuhën, të asaj me gjak shqipëtari, Nëna Terezes.
Kremtimi – Kanonizimi i Nëna Terezes, u tha se radhitet në kuadrin e Jubileut të veprimtarëve dhe vullnetarëve të Mëshirës. Sekretari Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, i kishte dërguar një telegram Bernardo Cervellera-s, me rastin e një simpoziumi kushtuar nga AsiaNews Shenjtores shqiptare, organizuar në Romë, pranë Universitetit Papnor Urbanian, mbasi Papa e quajti Nënë Terezën “dëshmitare e zgjedhur e dashurisë dhe e vëmendjes bujare për të varfërit e të fundmit”.
Së fundi, në Sheshin e Shën Pjetrit, të dielën në Meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezës së Kalkutës në disa gjuhë, përfshirë në gjuhën e Shën Terezës, në shqip, lutja që Zoti t’i mbushë barinj e besimtarë me Shpirtin e vet, për ta shuar etjen e Jezusit në vëllezërit, thuhej:
 
Plot me Shpirtin tënd, o Zot:
…besimtarët ndjenë dëshirën
 ….vëllezërit etjen e Jezuesit!
 
 Dy Diakonët e Kosovës, kan qenë në meshë me Papa Françeskun
Diakonët Don Daniell Markprekaj dhe Don Meriton Dedaj, shkruan  revista kishtare e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë ishin ata që i shërbyen Papa Françeskut, në meshën e shenjtërimit të Nënë Terezës, që u mbajt më 4 shtator 2016, në ora 10:30.
“Ky privilegj i bukur i dy diakonëve të Ipeshkvisë sonë, shkruan kjo Katedrale nga Prishtina, është një shenjë e kujdesit që Selia e Shenjtë tregon për popullin e Nënë Terezës në festën e madhe të 4 shtatorit”.
Don Danielli dhe Don Meritoni me këtë rast edhe do të shugurohen meshtar më 10 shtator 2016 në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nga duart e Ipeshkvit tonë, Imzot Dodë Gjergji, thuhen në një njoftim të kësaj katedrale në Prishtinë.
Libër i ri nga Shtëpia Botuese “DRITA”: Përshpirtëria e Nënë Terezës – Jeta, dashuria dhe dëshmia”
Kardinali Vinko Puljiç, argjipeshkëv i Sarajevës , shkruan se Dom Lush Gjergji, biografi i Nëna Terezes, promovoi librin e 16të, të tij,, me rastin e 4 Shtatorit Shejtërimit të Nëna Terezes, në Vatikan.
Ai thotë se :”Ky libër që e keni para vetes për lexim, është një shqyrtim i kujdesshëm, mbi disa tema themelore të fesë së krishterë: Jeta me Krishtin, dashuria me Marinë, dëshmia me Kishën. Ky libër, është shkruar duke marrë vazhdimisht nga burimet biblike, mësimi i Kishës, dokumentet e Koncilit të Dytë të Vatikanit; nga dëshmia e çmueshme  e fesë dhe dashurisë së Nënës Tereze.”
Autori Don Lush Gjergji, shkruan Kardinali Puljiç, është thelluar në veprën e Shpirtit Shenjt, duke e shndërruar atë nëpërmjet mendimeve dhe ndjenjave të zemrës, në trajtën e fjalës njerëzore, në mënyrë që të arrijë drejtpërdrejt në zemrën e njerëzve.

Filed Under: Featured, Komente Tagged With: Beqir Sina, don Lush Gjergji, Pershpirteria e Nene Terezes

Colleen Hyland, Zv/ ambasadorja e re e SHBA-ve në Kosovë

September 9, 2016 by dgreca

SHBA zv/ambasadore të re në Kosovë/

-Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj takon Zëvendësambasadoren e re të SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland/

PRISHTINË, 9 Shtator 2016-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot ka takuar Zëvendësambasadoren e re të SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland.

Hoxhaj i uroi Zëvendësambasadores Hyland mirëseardhje në misionin e ri në Kosovë, duke e njoftuar për progresin, forcimin e shtetit të Kosovës, si dhe për proceset e tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë Kosovës. Njoftimi i dërguar thekson se, ministri ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhënë në të gjitha fushat, si dhe ka vlerësuar lartë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve. Ministri Hoxhaj ka theksuar vullnetin e qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me SHBA-të si një nga partnerët më të rëndësishëm të  Republikës së Kosovës në botë./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Colleen Hyland, ne Kosove, zv/ambasadorja e SHBA-ve

Takim me rugovasë për demarkacionin

September 8, 2016 by dgreca

-Kryetari i LDK e kryeministri Isa Mustafa u takua në Pejë me banorë të Rugovës/Pejë, 8 shtator 2016-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mbajti sot një takim në Pejë me dhjetëra aktivistë nga rajoni i Rugovës, lidhur me shënimin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Njoftimi i dërguar nga LDK thekson se, gjatë takimit, është zhvilluar një bisedë shumë konstruktive dhe përmbajtjesore, ku janë shtjelluar argumente të ndryshme lidhur me procesin e shënjimit të kufirit.
Kryetari Mustafa ka dëgjuar të gjitha qëndrimet dhe ka shpalosur angazhimet e Qeverisë së Kosovës për të biseduar me të gjithë qytetarët e interesuar, subjektet dhe përfaqësuesit e organeve lokale e qendrore të cilët mund të kontribuojnë në sqarimin e plotë të procesit të shënjimit të kufirit me Malin e Zi.
Vërejtja më e madhe e të pranishmëve ishte se Komisioni Shtetëror nuk ka pasur mjaftueshëm komunikim me publikun për t’i njoftuar me këtë proces, duke krijuar hapësirë për mos kuptime dhe paqartësi në këtë proces./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Isa Mustafa, për demarkacionin, takon rugovasit

Thaçi: KFOR-i është i pazëvendësueshëm

September 8, 2016 by dgreca

-Presidenti Thaçi takon komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Majorin Giovanni Fungo: Puna e KFOR-it është e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në Kosovë por edhe në rajon/

PRISHTINË, 8 Shtator 2016-B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar Gjeneral Majorin Giovanni Fungo, komandantin e XXI të KFOR-it, i cili ka marrë detyrën e re më 1 shtator.Presidenti Thaçi i ka uruar detyrën e re Gjeneral-Majorit Fungo dhe ka shprehur kënaqësinë që këtë detyrë e merr një ushtarak që njeh mirë rajonin nga detyrat e mëhershme që ka kryer.

Kreu i vendit u shpreh se KFOR-i gëzon besimin e madh të qytetarëve të Kosovës dhe se kjo është falë punës dhe përkushtimit që ka dëshmuar.

“KFOR-i është i pazëvendësueshëm”, ka thënë Presidenti Thaçi dhe ka shtuar se “puna e KFOR-it është e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në Kosovë por edhe në rajon”.

Ndërsa, Gjeneral-Majori Fungo ka shprehur kënaqësinë që është përsëri në Kosovë dhe ka konfirmuar angazhimin e KFOR-it të sigurojë lirinë e lëvizjes dhe ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

“Moto e imja do të jetë ‘besim dhe përkushtim’ që përshkruan misionin e KFOR-it XXI”, ka thënë Komandanti i KFOR-it Fungo.Presidenti Thaçi u shpreh se falë punës së përbashkët “kemi ndërtuar një shoqëri mbi themelet e multi-etnicitetit, të bashkëjetesës, të tolerancës etnike dhe fetare” dhe u shpreh i gatshëm të vazhdojë “bashkëpunimin e shkëlqyer me KFOR-in”.Në 1 shtator 2016, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Kampin “Film City” në Prishtinë është zhvilluar ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Gjeneral Majorit në largim Guglielmo Luigi Miglietta dhe Gjeneral Majorit në ardhje Giovanni Fungo, i cili është italiani i katërt me radhë në krye të forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

Gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta mori detyrën e komandantit të KFOR-it në 7 gusht 2015 nga gjeneral major Franqesko Paolo Figliuolo, i cili nga 3 shtatori 2014  pasoi Gjeneral Majorin Salvatore Farina. Të tre këta komandantë të KFOR-it janë italianë dhe pasonin Gjeneral Majorin gjerman Volker Halbauer, i cili në 7 shtator 2012 pat marrë detyrën e komandantit të KFOR-it, për të katërtën herë radhazi një gjeneral i Bundesverit. Nga viti 1999 i lirisë së Kosovës, i hyrjes së NATO-s, KFOR kishte edhe komandantë të tjerë, ndërsa i pari ishte gjenerali britanik, Michael Jackson.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Giovanni Fungo, KFORI, Thaci

Kosovë-Serbi, asociacioni nuk është në axhendë

September 8, 2016 by dgreca

-Në Bruksel vazhdon dialogu teknik për lëvizjen e lirë, diplomat, kadastrin dhe kodin telefonik/

PRISHTINË, 8 Shtator 2016-B.Jashari/ Në Bruksel, në kuadër të dialogut teknik, vazhdojnë sot bisedimet e nisura dje Prishtinë-Beograd, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, me axhendë katër tema: lëvizja e lirë, diploma, kadastri dhe kodi telefonik. Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, edhe dje ka zhvilluar bisedime për çështjen e lëvizjes së lirë, përkatësisht reciprocitetin në tabelat e regjistrimit të automjeteve e cila është e paraparë me marrëveshjen e lëvizjes së lirë të vitit 2011.

“Bisedimet për ketë temë që po vazhdojnë edhe sot, kanë filluar që në ora dhjetë të mëngjesit në përpjekje për t’u arritur marrëveshja për zbatimin e reciprocitetit në tabelat e regjistrimit të automjeteve mes dy shteteve ashtu siç është paraparë me marrëveshjen e vitit 2011”, thekson njoftimi dërguar pak më parë nga Brukseli.

Dje në orët e mbrëmjes ministrja Tahiri ka zhvilluar takim me Drejtoreshën për Evropën perëndimore dhe Ballkanin perëndimor në EEAS, Angelina Eichhorst, ku në përbërje trepalëshe është vlerësuar gjendja në zbatimin e marrëveshjeve dhe është kërkuar përshpejtim i procesit.

“Për shkak se bisedimet për lëvizjen e lirë po vazhdojnë sot, takimi për zbatimin e marrëveshjes për kadastrin nuk do të mbahet dhe i njëjti është shtyrë për një raund tjetër të radhës të dialogut në Bruksel”, bëhet e ditur nga delegacioni i Kosovës.

Kurse gjatë ditës së sotme do të mbahet takimi për zbatimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave mes dy shteteve me ndërmjetësimin e  BE-së.

“Tema e asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është në axhendën e takimeve dhe nuk do të bisedohet për ketë temë, prandaj njoftimet që kanë dalë nga disa medie të Serbisë në lidhje me ketë çështje janë të pavërteta”, thekson delegacioni kosovar, duke ritheksuar njoftimin në komunikatën e më herëshme se “në këtë raund të bisedimeve në Bruksel do të jenë vetëm katër tema: lëvizja e lirë, diploma, kadastri dhe kodi telefonik”.

Në 6 shtator në njoftimin e dërguar bëhej e ditur se, delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, udhëton për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e radhës të mërkurën për çështjen e lëvizjes së lirë.

“Në ditët pasuese në Bruksel pritet të mbahen edhe takime tjera në kuadër të dialogut teknik. Më 8 shtator 2016 do të mbahen takime për çështjen e diplomave dhe kadastrit, më 9 shtator 2016 do të mbahet takimi për vlerësimin e procesit të revitalizimit të urës së Mitrovicës pas heqjes së barrikadës, ndërsa më 13 shtator 2016 do të mbahet takimi i radhës për çështjen e kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës”, theksonte njoftimi.(Foto Dielli arkiv)

Filed Under: Komente Tagged With: Asociacioni, Kosove-Serbi, në axhendë, NUK ESHTE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 257
  • 258
  • 259
  • 260
  • 261
  • …
  • 489
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT