• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TE MOS DERDHET GJAK SHQIPTARI

March 23, 2014 by dgreca

Te mos derdhet gjak shqiptari. Lajmet qe po shtohen perdite, per vrasje brenda familjes, te komshiut per ceshtje prone, te krushqive njera me tjetren, gjakmarrje dhe se fundi shperthime me tritol, po na trondisin. Jeta  ne shoqerine shqiptare eshte renduar me gjak. U treguam te gatshem per proteste kunder demontimeve te armeve kimike siriane. Perse jemi indiferente, per lajme qe tregojne humbje jete njerzish? Perse nuk jemi te vullnetshem per te protestuar paqsisht kunder derdhjes gjakut shqiptar, proteste kunder mendjeve te nxehta dhe hakmarrse, qe vijne nga konkurenca e pandershme dhe zilia per tjetrin.

Si prift i kishes ortodokse pavarur kombetare shqiptare, pa Anastas Janullatosin, por  ne emer te besimtareve ortodokse shqiptar, kerkoj ndihmen e Zotit qe mendjen e nxeta te ndokujt te frenohen dhe ti therrasin arsyes, respektit dhe dashurise njerzore.

Askush nuk ka te drejte te marre jete njeriu, sepse jeta i takon personit dhe i eshte dhene dhurate nga krijuesi, nga Zoti. Per fat te keq dhe pas tronditjes shpirterore, vrasja e tre vajzave motra nga nena e saje, pothuaj i vulosi instiktet njerzore te demshme qe cojne deri ne ekzekutim te femijes qe ke lindur vete. Cfar deshperimi i pamate, kur nje nene, imagjinon se vajzat e saja i pret nje e arthme prej prostitutash! Sigurisht qe, ne, sjellje cnjerzore, prostitucioni te detyrushem me dhune ne Itali, vazhdojme ta vuajme dhe sot. Me keqardhje e them por, vura re se shoqeria civile por, dhe politika e shteti, e percollen kete ngjarje si lajm tragjik. Fatkeqsisht  u mjaftuam me kaq. Ne besimtaret ortodokse, lutemi per shpirtin e tre vajzave te mrekullushme, qe nuk paten mundesi te jetonin jeten ashtu sic e jetojme te gjithe, me te mirat dhe te keqijat e saja. Askush nuk i di planet e Zotit. Cdo veprim i tmerrshem ka shkaqet e veta . Me beri pershtypje deri ne perlotje posteri qe kishin pergatitur me foton e tre motrave me nen shkrimin italisht mirupafshim me nen kuptim mirupafshim ne parajse. U sakrifikuan tre vajza engjej nga terrori psikologjik dhe pasiguria e nenes. U sakrifikuan tre motra ne menyre te padrejte per shkak te frikes nga nenna e tyre se mund te beheshin prostituta. Veprimi i zonjes eshte tejet i papranushem por per ne, thelle ne shpirt eshte nje mesim. E them me keqardhje por konstatoj se shoqeria intelektuale po i kalon me indiferentizem disa dukuri te demshme. Ne jemi koshiente qe ne itali dhe disa vende te europes ka vajza qe punojne si prostituta, me keq akoma kur mbikqyren po nga shqiptare.   Shoqeria me inteligjence te lindur apo intelektuale dhe shpirt hyjnor, sic na mesojne te gjithe profetet, duhet te parandaloje shkaqet e ngjarjeve te renda qe po ndodhin. Ne nuk duhet te nxjerrim mesim kur ndodh fatkeqsia apo dershet gjak, shkohet dhe me teje me djegje te kufomes se vrare. Cfar po na ndodh.

Perse ajo nene masakroi femijet e saje? Perse gruaja vret burrin apo burri gruan? Perse  vendosen tritole nga djem te rinje? Perse paguan dikush per vrasje apo terror? Perse ngre krye gjakmarrja, madje deri tek femije te ngujuar? Perse kemi aborte dhe divorce ne rritje? Perse tradhtojne burri gruan dha gruaja burrin? Perse kemi grabitje me dhune? Perse njerzit jane indiferente ndaj pendimit dhe lutjes? Perse shpresa per nje jete me te mire, po mbulohet nga zymtia e zilise dhe mungesa e dashuris,  respektit per njeri tjetrin? Kush mbjell kaq urrejtje ne politiken e Shqiperise? Perse politika ka hequr dore nga misioni i saje per zhvillim te shoqerise, rritje te mirqenies dhe besimit ne Zot?  Perse i zhgenjejme njerzit, kur marrim persiper misionin e fjales se Zotit dhe ne jeten e perditshme, behemi dhe me keq se ata qe jane ne mjerim shpirtror?……….Ka dhe shume perse te tjera.

Shkaqet pothuaj ne i dime te gjithe, por ne mendje me vjen vargu i famshem i poetit te perjetshem Migjeni. “ kafshate qe skaperdihet eshte or vella mjerimi” .

Mjerimi! Mjerimi than shpirtin, ngrin ndjenjat, egerson vullnetin, shplan mendjen, shnderron njeriun ne nje humbes tek cdo gje e jetes, e kthen njeriun ne nje qenie te eger dhe agresive. Mbijetesa e mbeshtetur ne vullnete dhe mendje negative, kunder vetvetes si qenie dhe te tjerve, nuk eshte kurre jete e njeriut te vertete, human dhe dashamires.

Mjerimi shpirteror, mjerimi mendor, mjerimi intelektual, mjerimi ushqimor, mjerimi i ndershmerise, mjerimi i virtyteve, mjerimi pasioneve, mjerimi vullnetit, mjerimi miresise dhe humanizmit, mjerimi artistik, mjerimi gezimit ne jete,shume i rendesishem eshte mjerimi i dashurise njerzore per gjithcka qe na rrethon…………ka dhe mjerime te tjera. Pere ky vullnet i zi dhe negativ per te mjeruar njeri tjetrin, sepse mjerimin e shkaktojme vete kunder njeri tjetrit. Dikur Balzaku ka thene ; mos kini frike nga Zoti, sepse Zoti na ka dhene gjithe keto te mira por ki frike vetveten ose nga njerzit. Njerzit e bejne te lumtur nje shoqeri ose e fusin ne erresire, ku gezimi ne jete do te jete sa ndricimi i nje ylli te larget ne erresiren kater aneshe te pafunde.

Te mos derdhet gjak shqiptari. Duhet te perpiqemi te gjithe se bashku, per ti ndalur te gjitha pyetjet qe ngrita me siper. Ne familje, ne shkolle, ne pune apo profesione te ndryshme, te afrojme kujdes dhe miresi per njeri tjetrin. Duke respektuar njeri tjetrin, ne respektojme vullnetin e Zotit .

Ne e dime shume mire se, mjerimi eshte mungese ushqimi, mungese strehimi, mungese pune, mungese dije, mungese profesioni. Besoj se keto jane shkaqet kryesore qe lindin dhune, tritol, gjakmarrje, vrasje, zili, vjedhje, tradhti………etj.  Duke qene vete familjar, ndjej dhimbje te madhe kur degjoj apo lexoj lajme, per mosha adoleshentesh dhe te rinjshe qe kryejne akte te renda, per shkak te mjerimit apo poshterimit, nga karshilleku i ndokujt qe ka me teper. Mirqenia nuk eshte virtyt por habitat apo thene shqip mjedisi ku jeton. Krenaria nuk eshte urti por forme sjellje ndaj tjetrit.

Te mos derdhet gjak shqiptari. Te luftojme mjerimin aty ku ekziston. Dikush e mbjell mjerimin per te perdorur njerez si skllever, ne menyre qe te ngope lakmine e tije qe shkon pertej Gobsekut te shkrimtarit Balzak. Mjerimi torturon shpirtin,  tundon zemren dhe tek njeriu i mire e jo me tek ajo pjese e shoqerise, qe per nje makine apo disa mijra euro, ose deshire per nje dhurate tek e dashura, ben veprim te dhunshem.

Ne. Bashke  me shoqerine civile, institucionet shtetrore, politiken dhe cdo gupim tjeter shoqeror, duhet te ndalim kete vale satanike qe perdor dhune, tritol, arme qe shkaktojne vdekje. Cdo shqiptar eshte i shenjte. Ne nuk duhet te lejojme qe atdheu yne te behet i padurushem dhe i pajetushem per vete shtetasit e tije.

U bej thirrje si shqiptar i veshur me veladonin e priftit dhe plot perulesi perpara Zotit, te ndalim dhunen, vrasjet, shperthimet, shkatrrimin e familjes dhe shoqerise nga vese te ulta dhe mjerane. Ne mund tja dalim qe Shqiperia te jete nje vend i mirqenies dhe harmonise. Le ti themi jo indiferentizmit, jo dhunes, jo gjakmarrjes, jo droges, jo urrejtjes ne parlament, jo tritolit. Le te ngrohim zemren dhe te heqim dore nga lakmija, tradhtia dhe urrejtja. Atdheu yne mund te jete neser nje vend normal. Do te ishte fatkeqsi qe keto shpethime tritolesh, te jene te organizuara per terror psikologjik kunder zhvillimit te vendit, sepse vjen momenti, kur pas dores se mirkuptimit dhe dashurise, vjen disiplina e Zotit, disipline e cila zbatohet nga njerez te ndershem dhe plot force morale. Ne nuk mund te lejojme askend te na shkaterroje kombin per shkak te lakmise per pasur dhe imoralitet.

Le te shkojme drejte Pashkeve te shenjta, ne paqe dhe harmoni me njeri tjetrin. Le te heqim dore nga urrejtja dhe ta meritojme jeten ashtu sic duhet te jete ne te vertet, me dashuri dhe harmoni, jo me zili, jo me mashtrim. Jeta ka vlere lumturie kur te gjithe jemi mire dhe kujdesemi per njeri tjetrin. Ne shqiptaret e meritojme dinjitetitn kur te japim shembujt konkrete te respektit dhe vlersimit per njeri tjetrin, duke e konsideruar kombin shqiptar nje familje me dashuri brenda nesh, dashuri qe do te na e zbrese vete Zoti, kur shpirti yne te jete gati ne pasterti.Jo gjakderdhjes shqiptare ne cdo aspekt te jetes.

KISHA ORTODOKSE PAVARUR KOMBETARE SHQIPTARE SHEN MARIA ELBASAN.

E shtune dt 22/03/2014

ATE NIKOLLA MARKU

 

Filed Under: Komente Tagged With: Anastas janullatos, AT Nikolla Marku, gjak shqiptari, Te mos derdhet

Në Nju Jork, u kujtua ditëlindja e ‘Gjeniut të Kombit’, Mithat Frasherit

March 17, 2014 by dgreca

Ditën e diele, me 16 Mars, në Nju Jork, në Producers Club Theater Fredi Tollja prezantuan në fillim të këtij aktiviteti, një film dokumentar me të njëjtën emër, dedikuar jetës dhe veprës së Mit hat Frashërit,realizuar nga Pëllumb Lamaj/

Nga BEQIR SINA, New York/
NEW YORK CITY : Në qytetin e Nju Jorkut, disa blloqe larg rrugës Lexington (Hotelin Winthrop) është kujtuar ‘Gjeniu i kombit’, Mit hat Frasheri, i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, pinjolli i familjes së njohura të Frashërlinjëve, me rastin e ditëlindjes së tij 25 marsin 1880.  Njëqindetridhjetekatër vejtori i ditës së lindjes së tij, u mbajtë dje në qytetin e Nju Jorkut, nën kujdesin e pronarit shqiptar të kino-tetarit Producers Club, zotit Alfred Tollja, dhe e inicioi dhe udhëhoqi zoti Pëllumb Lamaj.
Aktiviteti në përkujtimi i ditëlindjes së Mit hat Frasherit, nisi me vendosjen e një kurore me lule të freskta në varrezat publike “Ferncliff” New York, ku prehen edhe eshtrat e tij, më pasë u bë një vizite të shkurtër në ish vendin ku ndodhej hoteli Winthrop, (Nju Jork – SHBA), vendi ku mbylli syt një herë e përgjithmonë, një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX-të.
Ky aktivitet në kujtim të ditëlindjes së tij vazhdoi në kinotetarin Producers Club me shfaqjen e filmit dokumentar mbi jetën e veprën Mit’hat Frashërit, një realizmim i bukur, ky, realizim i ish të burgosurit politik Pëllumb Lamaj, i cili jeton në shtetin Nju Xhersi, dhe ka vuajtur 11 vjet në burgun e tmerrshëm të Spaçit, duke u arrestuar qysh në moshën 19 vjeçare.

Ditën e diel, në Nju Jork, në Producers Club Theater Fredi Tollja, prezantuan në fillim të këtij aktiviteti, një film dokumentar me të njëjtën emër, dedikuar jetës dhe veprës së Mit hat Frashërit, realizuar nga Pëllumb Lamaj .

Duke i folur për figurën e tij, Lamaj u shpreh se : “Mit’hat Frashërit, që në atë kohë vinte në dukje se, “Shqipëria, është pjesë e vendeve të mëdha evropiane dhe zhvillimi i saj do të vijë pikërisht nga bashkëpunimi me vendet evropiane dhe SHBA-në”. Kjo ishte pika kryesore e programit të Mit’hat Frashërit, theksoi ai e cila u shkel brutalisht nga komunistët që pushtuan Shqipërinë, pas nëntorit të vitit 1944. Nëse kjo platformë e Mit’hatit do të ish aplikuar që në atë kohë, atëherë sot vendi ynë do të kishte standarde të tjera jetese. Sepse, lideri i Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri, e bazonte alternativën e tij, mbi humanizmin dhe rritjen e standardeve të jetesës, duke pasur në qendër të vëmendjes integritetin e vendit dhe mbrojtjen e çështjes kombëtare. Ai zotëronte shumë mirë gjuhët e huaja: gjermanisht, persisht, turqisht, frëngjisht, arabisht, greqisht”, tha zoti Lamaj.
Më pas ai komentoi edhe filimin e realizuar prej tij  – duke thënë se ky film është i ndarë në katër pjesë dhe i kushtohet gjithë jetës së tij. “Në pjesën e katërt, sqaroi Lamaj është edhe zëri origjinal i tij, dhënë në B.B C në vitin 1949….Unë, shtoi Lamaj kam përdorur disa skena filmike të rrëzimit të bustit të diktatorit dhe disa ekzekutime origjinale që egzistojnë në arshivat e shtetit…Unë dokumentarin e kam futur në You-Tube , pra megjithëse e kam bërë me shpenzimet dhe mundin tim, e kam dhënë falas thjeshtë që bota shqiptare të mësojë historinë ashtu si është, e pacensuruar dhe të pa-tjetërsuar nga historiografia sllavokomuniste” pohojë zoti Pëllumb Lamaj.
Shpesh të kujtuarit e këtyre datave të ndodhura vite më parë, në diasporë, tha mikëpritësi i kësaj veprimtarie zoti Alfred Tollja, na shërbejnë edhe si një moment analize apo reflektimi për ne në disaporë, për të parë ashtu si nuk kemi pasur mundësin të shohëm ose njohim hsitorinë e vërtet të Shqipërisë, dhe se çfarë bën këto figura të ndritura të kombit tonë, sidomos gjatë kohës që qëndruan në mërgim – kohë kur regjimi diktatorial i anatemoi ata, si armiqë të vendit tonë. Mbasi faleminderojë zotin Lamaj, për veprimtarinë në kujtim të 144 vjetorit të lindjes së pinjollit të Frashërillnjëve, Tollja u shpreh se : “Mit’hat Frashëri,  është quajtur me të drejtë si nacionalist në politikën shqiptare, duke shkruar letra, promemorie, takime në konferenca apo takime me personalitete të politikës ndërkombëtare. Ka qenë kundër komunizmit në Shqipëri, madje si e pamë edhe në filmin dokumentar ai e ka konsideruar tragjedi fitoren e tyre, në 44-tën. Falë njohjes së disa gjuhëve të huaja, sipas shkrimve ai u përpoq në fushën diplomatike, brenda e jashtë Shqipërisë, për bashkimin në Shqipërinë etnike të ish-katër vilajeteve shqiptare, Janinës, Shkupit, Manastirit e Shkodrës. ”, u shpreh Tollja. Në fund të kësaj veprimtarie u shtrua një koktel nga mikëpritësi, dhe disa nga pjesëmarrësit, Agim Ternova, Eduard Dilo dhe Edmond Sejko, folën gjerësisht për njërën nga figurat më të spikatura të kombit tonë  Mit hat Frasheri , i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, nga familjet njohura të Frashërit, me rastin e ditëlindjes së tij 25 marsi 1880.

Filed Under: Komente Tagged With: ditelindja, Mit'hat Frasheri, Pellumb Lamaj, u perkujtua

Kush po e fut në Kaos dhe përçarje diasporën shqiptare në SHBA

March 16, 2014 by dgreca

Lehtësisht, do të ketë një deputet në Europë dhe një deputet në Amerikë, nga shqiptarët!/

Nga Beqir SINA/

BENSONHURST BROOKLYN NEW YORK : Pavarësisht, nga fakti se maqedonasit janë dominuese në përfaqësitë e tyre diplomatike në vendet – ku ka mijëra emigrantë nga ky vend, prapë-se-prapë, shqiptarët nga ky shtet që përbëhet nga reth 28 përqind shqiptarë etnikë, nuk ka asnjë dyshim se me votat e ardhshme zgjedhore të diasporës shqiptare, kësaj rradhe do të jetë i fituar bile për mendimin tim “fare lehtësisht do të kenë një deputet në Europë dhe një deputet në Amerikë, nga shqiptarët.”   Por, nëse vetëm – vetë shqiptarët, këtë herë do të jenë realistë dhe të mos bien preh e “gabimeve” të më-parshme, pra zgjedhjeve të 2011. Kur për fajin e partive në Maqedoni ( kuptohet BDI-së, e cila mban përgjegjësin më të madhe si parti në Qeveri), që të tre deputetët e diasporës, ua morën “afrofe” partitë Maqedonase. Dhe, për ironi të këtij fati në Amerikë, ata fituan me 560 vota kundrejt 10 votave “qesharake” të shqiptarëve. Qeveria Maqedonase, i ka të regjistruar, zyrtarisht, dhe e di shumë mirë se ka më shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë në SHBA, Gjermani, Norvegji , Austri , Itali , Belgjikë dhe Danimarkë , por ajo ka vetëm Australinë me më shumë Maqedonas. Ligji për Votim i diasporës është miratuar nga Parlamenti i Maqedonisë në shtator 2009 dhe tani të dhënat e votuesve jashtë janë të përfunduara nga disa grupe të ekspertëve të institucioneve të ndryshme shtetërore.

Për këtë është vendosur në lidhje se si do të votoi diaspora, dhe, është bër precizimi i dispozitave, gjegjësisht zgjedhja e deputetëve të bëhet sipas modelit të shumicës dhe nga tre kontinentet Afrikë- Europë, Amerika Veriore dhe Jugore si dhe Australi dhe Azi, që të zgjidhen 3 deputet.

Tash për tash janë zgjedhur tre kandidatët shqiptarë nga diaspora, dhe ata janë nga BDI-ja, e cila si më e “zonja”, e para i doli në ballë kësaj “supersfide” me kandidatët shqiptarë nga diaspora, të paktën kështu mund ta quaj strategjinë e BDI-së në Amerikë.

Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, ka zyrtarizuar emrat e tre kandidatëve të diasporës që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me datën 27 prill. Përfaqësuesit e shqiptarëve të Maqedonisë në Amerikë, do të dalin me kandidatin Tefik Abdullai nga diaspora shqiptare në SHBA, diaspora shqiptare në Australi do të garojë me Driton Maliku, ndërsa për diasporën shqiptare në Europë garon kandidati Ismail Beluli.
Pra, është më se e qartë se dy deputetë nga tre të zgjedhurit e diasporës  nëse nuk ka nxjerr “mësime nga pësimi” BDI-ja, që patën në zgjedhjet e 2011- tash më 27 prill do të kemi të sigurtë dy deputet shqiptarë.

Por, në pyetje është “A do t’i ken shqiptarët të sigurtë dy deputetë, në SHBA dhe Europë “? kështu si u veprua kësaj radhe në zgjedhjen e kandidatatëve nga diaspora shqiptare!!!    Për këtë, nuk mundem të flasë se çfarë po ndodh në Europë dhe Australi, ku pretendohet të sfidohet kandidati Maqedonas! Por, jam shumë afër asaj se çfarë ndodhi dhe po ndodh me zgjedhjen e kandidatit nga diaspora shqiptare në SHBA – Fjala është për takimin që ka ngjallur debate të mëdha – takimin e mbajtur në Çikago – Illinois më 2 Mars 20014 në Qendrën Kulturore Shqiptare.

Ky takim ka qenë tipik i nivelit dhe praktikave komuniste, në diasporë, dhe të kujton ato takimet të mbledhjeve që mbaheshin në Këndin e Kuq – ose mbaheshin nga të dërguarit e partisë në diasporën shqiptare, me propoganduesit. Takimi i organizuar dhe i drejtuar me “propotencë” nga Konuslli shqiptarë në Çikago – zoti Jakup Rexhepi,  për arsye dhe shkaqe që askush nuk i di, krijojë qysh në ditën e parë vetëm “kaos dhe përçarje”, “shantazh dhe frustim” të qëllimëshm me atë pjesë të diasporës shqiptare në Çikago.

Dhe kulmi i këtij “takimi” të porositur, ishte “presioni” ose mënyra se si i shantazhoi zoti Rexhepi, ndaj pjesëmarrësve duke e limitizuar zgjedhjen e kandidatit nga diaspora shqiptare në SHBA, “brenda dy – tre ditëve, dhe nuk la aft tjetër” simabs konusullit Rexhepi, qysh në fillim të kësaj mbledhje. E cila, filloi e mbaroi vetëm me kushtëzime që edhe nga vetë përfaqësuesit e BDI-së, që kishin ardhur nga Maqedonia, për këtë qëllim – u kundërshtuan disa herë.

Mirëpo Konsulli Jakup Rexhepi, nuk “lejojë” në asnjë çast që situata t’i dalë atij jashtë kontrollit, mbasi ai e diktojë atë deri në zgjedhjen e Tefik Abdullait.

Konusulli Rexhepi, në vendimin final të ditës së dytë të kësaj mbledhje – nxorri përjashta dhomës ku mbahej mbledhja disa veprimtarë të dalluar të këtij komuniteti,nga Çikago,  njerëz të dëshmuar nga ky komunitet si patriot dhe atdhedashës me vite në diasporë – luftëtar të paepur të çështjes shqiptare në diasporë. Dhe, të vetmin gazetar që mbulonte ngjarjen, dhe kishte udhëtuar nga Nju Jorku, duke iu kërkuar atij të dali jashtë, sepse, mbledhja simbas konusllit Rexhepi “ishte me “Dyer të mbyllyra”.

Kjo lloj mënyrë e të zgjedhurit aspak demokratike, megjithse shqiptarët këtu jetojnë në vendin kampion të demokracisë në botë, duhet të analizohet, sa shpejt nga BDI- ja. Kho e humbur do tu kushtojë shumë shqiptarëve të Amerikës. Ajo duhet t’a shkarkojë për mendimin tim në vend Konusllin e saj në Çikago, përndryshe pakënaqësia në rritje – mund të çojë deri në humbjen e deputetit shqiptarë nga Diaspora. Në qoftëse duan që të përkrahet nga disapora shqiptare në Amerikë, Tefik Abdullai, duhet të punohet ndryshe mbasi si thotë shprehja popullore “Uji shkon në mullirin e Armikut” me këtë mënyrë.

Ndërkohë, që vetë shqiptarët e emigruar nga Maqedonia, në SHBA, Dibra e Madhe, Kërçova dhe Struga edhe këta tani duhet të lënë me një anë mërit dhe zënkat, se nuk është koha më për të tilla “prova”, të cilat i kan kushtuar shumë kësaj diaspore , prej nga koha e “Ish Jugosllavisë” dhe ajo e regjimit komunist në Shqipëri,. Të cilët punuan  me parrullën komuniste “Përça e Sundo”

Shqiptarët në diasporë, tani nuk duhet të harojnë se në vitin 2011 në diasporë fituan kandidatët maqedonas si pjesë e marrëveshjes së BDI-së me VMRO-në. Tani ka ardhur koha për një përfaqësimin të interesave të kombit shqiptarë dhe se ka ardhur koha që ky përfaqësim në veçanti në rastin e diasporës ti jepet përsëri BDI-së, meqense, ajo qe e para që u angazhua në këtë zgjedhje. Tani, është shumë vonë për patitë e tjera, ose individë të veçantë të hyjnë në garë ose të bojkotojnë regjistrimin e disaporës shqiptare, ashtu si po kërcënojnë disa shoqata dhe individë.

Unë nuk jamë me as një parti dhe asnjëherë nukë kam përkrahur ndonjë parti nga Maqedonia, por u bëjë thirrje mërgimtarëve shqiptarë nga Maqedonia të mos humbasin kohë dhe energji me njëri tjetirn, duke u marr me atë se si u zgjodh Tefik Abdullai, por t’a mbështesin atë duke u regjistruar dhe shkuar të votojnë më 27 prill. Të tregojnë edhe një herë veten siç e treguan për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, dhe luftën në Maqedoni në vitin 2001, ku roli dhe kontributi i kësaj diaspore ishte historik.

Tani shanci i erdhi në dorë të zgjedhi një shqiptarë, pavarësisht se është i BDI, PDSH, RDK, DR, apo PPD . Mbasi,  me Kodin e ri zgjedhor, për herë të parë diaspora e Maqedonisë, do të ketë mundësinë për të zgjedhur përfaqësuesin, i cili do të mbrojë interesat e tyre në Parlamentin e Maqedonisë, dhe do të jetë zëri i një shqiptari nga shqiptarët e Amerikës. Megjithatë, edhe pse përkundër “dëshirës” së diasporës shqiptare nga Maqedonia, që edhe diaspora të përfshihet në zgjedhje, me kandidatë të përcaktuar nga udhëheqsit e partive shqiptare në Maqedoni dhe shumë paqartësive që u përcollon

 

Filed Under: Komente Tagged With: Beqir Sina, Kush po e fut, ne kaos komunitetin shqiptar

Bashkëkombësit tim në Athinë-Rugovianët janë mbrojtësit kryesor të vlerave kombëtare

March 13, 2014 by dgreca

Plotësim informacionit të mjegulluar të z. Kristo Zharkalliu, autor i shkrimit “Ç’po ngjet me kosovarët … Rugovianë?”/

Shkruan: Gani MEHMETAJ/

Me keqardhje me duhet të te them z. Zharkalliu se qenkeni tmerrësisht i pa informuar për raportet politike e intelektuale në Kosovë, me gjithë angazhimin tuaj (besoj të sinqertë) për çështjen kombëtare. Më bëhet qejfi kur dëgjoj intelektualë me banim në Athinë që brengosën për kombin, që u vlon në gjak patriotizmi shqiptar, më vjen mirë kur i mbroni vlerat kombëtare, por nuk e di si i keni ngatërruar aq keqas gjërat dhe si merrni guximin të jepni vlerësime kur jeni krejtësisht në mjegull.

Akademikun të cilin ju e mbroni me aq zjarr, madje duke i fyer ata që s’mendojnë sikur ju, është njëri ndër partizanët më të flakët të miqësisë Kosovë-Anadoll, pardon Turqi. Te ne vlerësohet ky akademik-bastion i mendësisë anadollake. Kërkoni në google për këtë emër dhe për këtë temë dhe do të bindeni. Lexojeni edhe ndonjë tekst nga shtypi shqiptar, që nuk ia mbanë anën Berishës, por Ramës. Por mos i besoni R. Xhunges, apo mbesave e nipërve të Xhungashvillit (mbiemri gjeorgjian i Stalinit).

Në polemikën Kadare-Qosja, derisa Kadare mbronte qytetërimin evropian, akademiku juaj shkruante se identiteti islamik është pjesë përbërëse e kombit shqiptar (!). Po ai akademik për të cilin ju i fyeni të tjerët pa pardon, ftoi në takim hoxhën më antishqiptar që ka njohur historia e re shqiptare, një mercenar vehabist e ngatërrestar që e ka fyer keqas (madje e paditën në gjyq një grup intelektualësh)  Nënën Terezë. (“Nëna Terezë, do të shkoj në Ferr, sepse është katolike, vetëm myslimanët do të shkojnë në xhenet”, përjargej ky hoxhë mjekër palarë, para besimtarëve tru shpërlarë, ndërsa u prit me pompë nga akademiku juaj i dashur. Ky takim në mes të një akademiku dhe një hoxhe mendjemykur u kuptua si tumirje për fyerjet që ia bëri Nënës Terezë, por edhe për fyerjet ndaj personaliteteve të tjera shqiptare, sepse ky hoxhë s’ pranë se fyeri shqiptarët në xhaminë më të madhe të Prishtinës që e rinovoi Erdogani i korruptuar ). Ashtu sikurse më vinte mundim e pështirosje kur e dëgjoja Qosjen se si i bënte elozhe hoxhës antishqiptar, ashtu pështirosesha kur i shihja në një xhirim në FB disa akademikë të Tiranës sesi i bënin elozhe kryepeshkopit Janullatos. Më dukeshin si pionierët e diktatorit Hoxha që tash e zëvendësonin diktatorin e vdekur me grekun Janullatos. Sa mjerim për akademikët shqiptarë, shpirtshitur.

S’ka intelektual e shqiptar të Kosovës më mend në kokë, që nuk ia pa për të madhe akademikut tënd të dashur si u takua me një hoxhë fanatik komb përçarës. Shih tekstet në google.com. Reagime kundër këtij takimi pati edhe nga analistë shqiptarë të Tiranës, të cilët gjithnjë e kanë mbështetur akademikun tënd, madje e mbështeten edhe në fushatën politike kur ai humbi keq.

Po ky akademik juaj, i quajti gjeni të shekullit e personalitetet më të mëdha në Ballkan dy xhelatët më të mëdhenj të shqiptarëve Titon (vrau 50.000 shqiptar të Kosovës vetëm në periudhën 1945-49, në kohë paqeje) dhe Enver Hoxhën (ju mund ta dini sa shqiptarë vrau e sa burgosi ). A do të thotë se pajtoheni me cilësimet e akademikut tënd për dy shqiptarëvrasësit më famëkeq?

Prapë shkruani fjalë miradije e nuk e dini kush ishte në Komisionin e Ministrisë së Arsimit të Kosovës për pastrimin e teksteve shkollore nga nacionalizmi shqiptarë, dhe cili ishte roli ndonjë historiani tjetër në shpëlarjen e trurit të shqiptarëve, kur donin të fusnin në tekstet shkollore kinse Turqia nuk na pushtoi as nuk na masakroi, por na sundoi e na qytetëroi(!!!). Prandaj, z. Zharkalliu, të ne themi: mos hy në mal pa sopat, se të del ariu para e s’ke si e përballon.

Ata intelektualë që i sulmojnë vlerat kombëtare të djathtë nuk mund të quhen, djaj e maskarenj gjithsesi janë. Janë të djathtë e kombëtar ata që i mbrojnë vlerat kombëtare. Komunistët e të majtët nuk kanë komb as atdhe, kombëtarët e të djathtët betohen në komb e në atdhe, apo mëmëdhe, njëjtë është.

Ata që e shajnë kombin janë pjell bastarde. Athua janë shqiptarë? Ndër ne thuhet, ai që ngre dorë mbi babanë, nuk është i biri, ai është bastard që duhet ta kërkoj babanë gjetiu. Pos disa të shiturve e dështakëve të cilëve fatkeqësisht u jepet hapësirë e madhe mediale, asnjë intelektualë apo krijues në Kosovë nuk i ka sulmuar vlerat kombëtare. Dështakët e ndonjë deputet filoserb e filoturk nuk quhen intelektual.

Vlerësimi juaj për Rugovën është tmerrësisht i gabuar, i njëjtë sikurse vlerësimet  e enveristëve të përbetuar në Tiranë e në Prishtinë (ata nuk ia falen, sepse Rugova nuk pranoi t’i bënte nderime varrit të E. Hoxhës në kohën e Ramiz Alisë) dhe titistëve të hallakatur që kokën e kanë në Beograd e të prapmet në Prishtinë. Shqiptar i Kosovë me mend në kokë, apo që nuk ia ka shitur shpirtin djallit në Serbi, Anadoll apo Arabi nuk u ka shkuar në mend  të thonë për Rugovën cilësimet tuaja. Ju nuk jeni të tillë, por jeni tmerrësisht të painformuar.

Rugova kurrë nuk qe komunist i përbetuar, sikurse shkruani ju, ndërsa e keni me të dëgjuar nga enveristët, përkundrazi ishte student i shkollës së Parisit apo student i Roland Bartit. Babanë nacionalist ia vranë komunistët serb- vëllezërit  e Enver Hoxhës.

Është shumë e vërtetë se LDK-ja ka disa deputetë maskarenj për të cilët dyshohet se janë të shitur të mafia e Anadollit, është brengosëse se një grumbull i tyre si kopeja ka kohë që e kanë shmangur rrugën pro perëndimore të Rugovës, të joshur nga lirat turke, mirëpo fryma e Rugovës është ende shumë e pranishme në Kosovë, madje mbizotëruese. Ata deputetë të shitur do të shlyhen nga kujtesa jonë si bora e parvjetme. Shpresoj se kurrë më nuk do t’u dëgjohet zëri nga foltorja e Kuvendit.

Mos e quani intelektual dështakun taliban e maskara që e shau Andon Zako Çajupin, sepse në këtë mënyrë i fyeni intelektualët në Kosovë. Shumica e shkrimeve të këtij të shituri janë të përpiluara në Beograd, ai vetëm i transmeton në televizionet islamike të Tiranës, apo revistat paçavure të Shkupit, ashtu sikurse e urdhërojnë punëdhënësit. Ai nuk foli poshtërsisht vetëm kundër shkrimtarit tonë të preferuar Andon Zako Çajupit, poezitë e të cilit i kemi mësuar me aq kënaqësi, dhe na e kanë mbajtur gjallë shpirtin atdhedashës, kur ishim nën okupim, madje edhe sot shumë nga këto poezi i di përmendesh. Kur e deklamoj poezinë “Mëmëdheu” rrëqethem nga emocionet si atëherë kur isha nxënës i fillores apo i gjimnazit.

“Intelektuali”taliban, të cilin ju e cilësoni gabimisht të djathtë, shau shqiptarët katolik, shau Vatikanin, shau heronjtë kombëtar, u përpoq ta interpretoj historinë ashtu sikurse e bënte propagande serbe para dhe gjatë kohës së Millosheviqit. Sipas kësaj propagande serbe e millosheviqiane, armiku kryesor i Serbisë janë katolikët dhe Vatikani. Edhe sipas këtij far Mullazimit armiqtë kryesor janë katolikët dhe Vatikani. Shihni dallime në mes të propagandës serbe dhe propagandës së shqipfolësit të shitur?

Rugovistët janë mbrojtësit kryesor të vlerave kombëtare shqiptare dhe qytetërimit evropian, të cilit i takojmë historikisht, gjeografikisht e me mendësi. Kot i bie në qafë Rugovës së ndjerë, jeni të helmuar nga propaganda e akademikut komunist, ish-pionierit të Titos dhe vëllait të tij Enver Hoxhës, të mbështetur në televizionet shqiptare nga mbesa e Xhungashvillit, Rudina Xhunga.

Të përshëndes më dashamirësi nga Prishtina. Të mirëpres për t’i davaritur pezhishkat e merimangës.

Filed Under: Komente Tagged With: Gani mehmetaj, mbrojtesit e vlerave Kombetare, rugovianet

EDI Rama: Nuk u tërhoqëm për lëndët kimike, por morëm vendimin e duhur

March 11, 2014 by dgreca

*Kryeministri: Nuk kam pasur asnjë kontakt me rusët”/

*“Heshtja e dyfishtë” e gazetarit Carlo Bollino, ka diktuar kete deklarate te Rames/

Nga Ylli Pata/- Kryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi të martën se Shqipëria nuk u tërhoq nga operacioni ndërkombëtar në lidhje me demilitarizimin e arsenalit kimik të Asadit në Siri, por mori vendimin e duhur, pasi është diskutuar me imtësi çdo gjë.Kreu i qeverisë shqiptere, ka risjellë debatin e nëntorit të kaluar, ndërkohë që merrte pjesë në një aktivitet ku promovohej libri “Heshtja e dyfishtë” e gazetarit Carlo Bollino.

Kryeministri Rama, ka sjellë në vëmendje të gjitha kontaktet me ndërkombëtarët e në veçanti me aleatët e ngushtë të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se konkluzioni final për të mos u përfshirë në operacion erdhi ngaqë Shqipëria mbeti e vetme në një operacion ku po tërhiqeshin shumë shtete të tjera.“Angazhimi ynë në këtë operacion mjaft delikat meritonte pjesën e mbështetjes dhe investimit, por mbetëm të vetëm . Vetmia do të na dëmtonte imazhin tonë si vend, ku ne synojmë të investojmë mbi bukurinë dhe resurset turistike. Pikërisht ky ka qenë argumenti kryesor që çoi në përfundimin se nuk kemi mundësitë për tu angazhuar në këtë operacion”, deklaroi Rama, i cili ka folur për kontaktet e vazhdueshme me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, John Kerry dhe zyrtarë të tjerë të lartë të SHBA-së dhe aleatëve perëndimorë, ndërkohë që ka mohuar kategorikisht kontaktet me palën ruse, vend i cili së bashku me SHBA mori përsipër angazhimin për të drejtuar procesin e shkatërrimit të arsenalit kimik të Sirisë.

Kreu i qeverisë shqiptare ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për ta konsideruar pjesëmarrjen në operacion ka qenë një vendim normal, i drejtë dhe një detyrim ndaj aleatit  më të madh Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne i kemi borxh të madh Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj është tejet e natyrshme qëndrimi për ta konsideruar angazhimin tonë”, deklaroi Rama, i cili theksoi se gjatë gjithë zhvillimeve ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Kreun e Kuvendit, Ilir Meta, dhe në konsultim permanent me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ekspertët shqiptarë dhe ajkën e shkencës amerikane për çështjen e sigurisë së operacionit.

“Nuk ka pasur asnjë rrezik, Kjo është e vërtetuar, por ne kemi diskutuar me imtësi të gjitha shqetësimet që vinin nga shoqëria. Ne nuk u tërhoqëm por morëm vendimin e duhur falë edhe ambjentalistëve, deklaroi Kryeministri, Edi Rama”

 

Filed Under: Komente Tagged With: armet kimike, Carlo Bolino, Edi Rama

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 423
  • 424
  • 425
  • 426
  • 427
  • …
  • 484
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nexhat Peshkëpia dhe “Noli si Poet Shqiptar…”
  • RINGJALLJA E BALADËS SI KUJTESË KULTURORE DHE NARRATIVË TRAGJIKE
  • Filatelia serbe si instrument i hegjemonisë dhe shovinizmit shtetëror
  • SHQIPTARËT NË HOLOKAUST PARA HEBRENJVE
  • Kujtesa e Luftës së Kosovës në Udhëkryqin e Historisë dhe Kohës – Studime nga Profesor Asistent Abit Hoxha
  • Jani Vreto dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare
  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi
  • “BORDI I PAQES”, NJË SPROVË PËR SHQIPTARËT NË NJË BOTË QË PO NDRYSHON
  • “Have You Listened to Radio Prishtina?”
  • Tribuni i lirisë, Major Abas Kupi u përkujtua në Krujë
  • KOMUNITETI KRAJAN NË NEW YORK MBAJTI MBLEDHJEN E ZHJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME TË KRYESISË SË RE TË SHOQATËS “KRAJA”
  • Fan Noli, Federata Vatra dhe John F. Kennedy: Lidhjet e Diasporës Shqiptare me Politikën Amerikane dhe Demokracinë Globale
  • Today marks the 84th anniversary of the Voice of America
  • MËRGATA SHQIPTARE, NGA KUJTESË E SË KALUARËS NË SUBJEKT AKTIV

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT