MOS VALLE PAPA FRANCESKU I LINDUR NE ARGJENTINE ME PRINDER NGA JUGU I ITALISE ESHTE ARBERESH?/
Kjo foto e Papa Françeskut, me disa të rinjë e të reja nga Kosova dhe nga Shqipëria — siç duket e marrë në Vatikan dhe e bouar dje, të shtunën — vetëm dy javë para vizitës historike të Papës ë Shqipëri, po qarkullon sot në rrjetët sociale. Kjo është hera e dytë mbrenda dy tre muajsh që Papa fotografohet me flamurin e shqiptarëve — Flamurin e Gjergj Kastriotit Skënderbe. Duket si një moment i rastit por i fatit për këta të rinjë shqiptarë në Vatikan. Do të ishte mirë që autorët të japin më shumë hollësi në lidhje me këtë foto, për momentin dhe rrethanat nën të cilat u mor fotografia.
A thua janë të rastit këto dy foto, a po Papës i pëlqen Flamuri i Shqiptarëve! Lindë pyetja, ndoshta e tendosur. Megjithëse i lindur në Argjentinë nga prindër italianë nga jugu i Italisë, duhet të bëhet pyetja: Mos është Papa Françesku Arbëresh me origjinë?(Frank Shkreli)