• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AMANETI I FAN NOLIT DHE KRYEMINISTRI I RI I VENDIT

July 2, 2013 by dgreca

Shkruan: Rasim Bebo/ Addison Çkago /

Zgjedhjet e 23 qershorit konsiderohen shumë të rëndësishme për të ardhmen e fatit  të vendit dhe të zhvillimit demokratik të Shqipërisë. Kryeministri i ri, në qoftë se dëshiron të gdhendet emri i tij në historinë e kombit shqiptar, duhet në radhë të parë të punojë shumë, për lartësimin e sovranitetit të plotë kombëtar, të ashtu siç është gdhendur emri i mbretit Zog. Kur figura patriotësh të njohur të ortodoksisë shqiptare e pyetën mbretin Zog se si do t’i  bëhej hallit për pavarësinë e KOASH, meqenëse Patrikana e Stambollit nuk pranon, ai u përgjigj: “Në Shqipëri jam unë mbret, nuk është Patrikana e Stambollit”. Dhe ëndrra e Fan Nolit u bë realitet. (Prof. Dr. Eshref Ymeri “. (1). Tani i jepet rasti kryeministrit të ri, veç problemeve të tjera që i dalin për kombin, halli më i madh është uzurpimi i Kishës Noliane, është pa dyshim më fatalja e veprave antikombëtare të kryera në këto 100 vjet jetë të shtetit tonë nga politikanët shqiptarë.

Ajo që përbën thelbin e këtij artikulli, është amaneti i Fan Nolit, i cili nuk u vlerësua, gjatë gjithë fushatës së zgjedhjeve, nuk u tha asnjë fjalë për plagën e kombit shqiptar që e ka mbi kurriz, përulja ndaj kishës greke,  që është fitorja më e madhe e saj të shekullit të kaluar. Për gjatë këtyre dy dekadave, është zgjeruar në mënyrë të mahnitshme dhe është thelluar helenizmi në dëm të kombit shqiptar, duke i bërë gjëmën, siç thotë NOLI: “Rruhuni nga kisha greke në qoftë se nuk doni t’u bëjë gjëmën”. Ka 22 vjet që ajo po e kthen Shqipërinë në Helenizim, duke bërë kisha, shkolla, varreza me kufoma shqiptarë për ushtarë grekë dhe kohët e fundit iu shtua midea për të gërmuar në 700 vende për të kërkuar eshtra të ushtarëve grekë të vrarë deri në afërsi të Elbasanit, ku s’ka pasur shkelur kurrë këmbë greku andej. Me paturpësi, prifti Janullatos po prish monumentet e kulturës Shqiptare, duke dalë mbi ligjet kushtetuese që e ndalojnë. Këtu do të shihet edhe vëmendja e kryeministrit të ri, për pastrimin e Shqipërisë prej hordhive greke me Janullatosin në krye, nëpërmjet një ultimatumi të diktuar nga ky kryeministër.                           Për herë të parë u dëgjua zëri i ish presidenti Moisiu: Priftërinjtë ortodoksë në Shqipëri predikojnë greqisht. Tiranë 15 qershor 2013 – ish kryetari i Shqipërisë  Alfred Moisiu në një intervistë për Gazetën Shqiptare ka kërkuar që priftërinjtë Ortodoksë të japin meshën shqip “Ka disa pakujdesi në kisha. Në disa raste, shërbimet fetare mbahen në gjuhën greke, kur duhet mbajtur në gjuhën shqipe”. (2)                                                                                       Rasti i dytë, kur “Aleanca Kuq e Zi” kërkoi prej Janullatosit që të shpallë shenjtor  At Stath Melanin, burrin e shquar të Shqipërisë, i cili që nga fundi i shekullit 18- predikonte në gjuhën shqipe në kishë dhe për këtë e vranë në pabesi paraardhësit kriminelë të armikut të urryer të kombit shqiptarë me emrin Anastas Janullatos … Ai do të shpallet shenjtor kur pas shporrjes së Janullatosit nga Shqiperia në krye të KOASH të jetë një figurë e nderuar shqiptare,.  (3).                    Ku e gjen këtë mbështetje kaq të madhe Janullatosi në Shqipëri? E para të firma e Presidentit Ramiz Alia që i hapi derën e mirëseardhjes të përfshihej te strategjia e tij për të dalë në krye të KOASH. Ramizi u betohet:  Kapitalistt dhe pronarët e ardhshëm, në një vend socialist, të jemi ne dhe njerëzit tanë. Me këtë strategji, brenda 2-3 legjislaturash, do të arrijmë që nga klasa komuniste, të kryjojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e pregatisim vetë”. …“Të jemi të suigurt, që e arthmja do të jetë e jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqëve tanë.   (4) Nëse lind nevoja, do të kemi edhe mbështetjen Veri dhe Jugë të aleatëve të jashtëm ideologjik në pushtet…me ta na bashkon kauza e jonë e përbashkët, që është pushteti i komunistëve. Pavarësisht nga nuancat dhe diskordancat e përkohshme”.                                    Dihet që këto klasa politike në Shqipëri që ulen e ngrihen njëra pas tjetrës kanë si jastëk Janullatosin grek dhe janë të lidhura ngushtë me fije të dukshme e të padukshme me partitë kryesore greke për të ruajtur karriget e tyre. Këtu e gjen mbështetjen Janullatosi.                             Më shumë nga historianët dhe intelektualët shqiptarë, që janë në Shqipëri për këto 23 vjetëve të fundit, që kryqëzojnë Janullatosin, janë Avdi Baleta dhe Pëllumb xhufi, ky i fundit, në funeralin e Ramis Alisë lëshoi pika loti hidhërimi me shoqërimin e fjalimit funeral, që mbajti.

Për të çuar në vend amanetin e Nolit, duhet të dimë se kush është Janullatosi.             P. Xhufi, të cilin e intervistoi D. Ndrenika, shkruan: “Në këto dy dekada të drejtimit të KAOSH-it, ka luftuar ashpërsisht e egërsisht për të ç’bërë profilin Nolian të Kishës Ortodokse Shqiptare dhe për shpërfytyrimin e gjuhës shqipe. Ka ngritur kisha të panumërta të stilit grek, ai ka vepruar qëllimisht për të identifikuar si grek, qoftë kishën, qoftë besimtarët  ortodoks shqiptarë.                                                                                                             Në Greqi, në Evropë apo në Amerikë, Janullatosi prezantohet si kreu grek i kishës ortodokse “greke” dhe i besimtarëve ortodoksë “grekë” të Shqipërisë.                          Janullatosi është autori i krimit të kobshëm të xhvarrosjes së kufomave të banorëve civile, burra, gra e fëmijë, dhe i kontrabandimit të eshtrave të tyre si eshtra të ushtarëve grekë. Janullatosi nuk pati frikë as nga ligji shqiptar, as nga Perëndia e as nga kanunet e Kishës së Shënjtë, as me kanunin e kishës së Grigor Nisanit, i cili thotë se “zhvarosja dhe trazimi i eshtrave konsiderohet njëlloi me vrasjen”.                                                                                  Janullatosi nuk shprehu asnjëherë keqardhje në vitin 1999, kur masakrohej populli i Kosovës  nga krimineli sërb Milosheviçi.  Përkundrazi ka shprehur solidaritetin e tij me kishën sërbe dhe me klerikët sërbe. Ndërsa mitropoliti i Beratit Ignati, deklaroi në ceremoninë e shugurimit të kryepeshkopit të ri sërb Irineut, se “besimtarët shqiptarë ishin me popullin sërb gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999” dhe se “Kosova është Jeruzalemi i Sërbisë”. Janullatosi me përpjekjet e Athinës dhe të diasporës ka emëruar dy mitropolitë të tjerë grekë, atë të Beratit dhe të Gjirokastrës, duke betonuar raportin 3 me 1 në Sinodin e Kishës. Me këtë ka vulosur të ardhmen e drejtimit grek të KOASH-it edhe pas vdekjes së tij. (5).                      Vallë si durohet nga qeveria dhe Akademia e Shkencave shqiptare kjo tradhti kaq e madhe?  Dihet se Janullatosi është Jastëk i dy partive të mëdha PD dhe PS, në vazhdimin e forcimin e vijës komuniste helenizuese në Shqipëri. Por edhe të vdekur të jenë, do të gjykohen për këtë tradhti kombëtare.                                                                                                         Flitet se: “Shqipëria ka nevojë për rotacion shumë më të madh dhe të thellë, duke nënkuptuar largimin e tërë politikanëve aktualë dhe ardhjen në skenën politike të një brezi të ri, të painfektuar nga enverizmi, si mundësi e praktike. (6)                                                                   Ramiz Alia në testamentin e tij ka lënë: “E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur gjak, do të derdhim përsëri, po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë ne dhe fëmijët tanë. Nëse ndodh, që të na marrin pushtetin, dhe të na rrezikojnë, atëherë harram na qoftë, nëse nuk dimë të mbrojmë fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës…  (7).

Studiuesi Hamdi Jupe shkruan: “…Tek  ky “normalitet” anormal i autoriteteve të larta të arsimit shqiptar ndaj atyre mijëra studentëve shqiptarë që kanë mbaruar shkollat jashtë vendit. … Për vitin 2011, janë njohur më shumë se 650 diploma. Kjo do të thotë se këtë vit numri do të shkojë mbi 800 veta të diplomuar jashtë vendit, që do t’u jenë njohur diplomat këtu, në atdhe. Entuziazmohem me këto shifra. I gëzuar drejtohem për në Ministrin e Arsimit dhe të Shkencës për të mësuar se kur do të shpërndahen këto diploma të njohura. A do të ketë ndonjë ceremoni simbolike për këtë, apo jo? Sepse në verë është një rast i mirë që dikush nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës të takojë qoftë dhe një pjesë të këtyre të sapodiplomuarve. Pse jo, edhe vetë ministri i arsimit dhe Shkencës . Pse jo, t’u afrojë studentëve më të mirë p. sh. 10 për qind të tyre, … si shenjë se atdheu mendon për ta, se atdheu i ka sytë edhe tek ata. Ata i kane afruar atdheut gatishmërinë e tyre për t’u kthyer e punuar këtu. Por kjo gatishmëri nuk  gjen përgjigjen e merituar nga qeveria shqiptare. Me ta nuk ka as takime, as fjalime, as premtime. Ata kanë mbaruar shkolla të mira jashtë vendit. Atje nuk kane marrë diploma me mik e as me para. Lexuesi e kupton vete. (8).

E kundërta ka ndodhur në Japoni. Mbas revolucionit borgjez në Japoni në vitet 1861-1863, u dërguan në universitetet më të mira të botës, dy turne studentësh: në turnin e parë rreth dekadës së shtatë të shekullit 19, u dërguan 10.000 studentë që kishin mbaruar shollën e mesme shkëlqyer. Perandori Japonez i mblodhi dhe i këshilloi duke u thënë: “Të mbani vetëm uniformën japoneze dhe të ktheheni me notën e shkëlqyer”. (Për ilustrim përmendet se vetëm një student në vend të notës 30 mori notën 29, dhe ky bëri harakirin në qytetin Hale të Gjermanisë). Në turnin e dytë u dërguan 20.000 me shkollë të lartë të çdo profesioni sidomos në Evropë dhe Amerikë, te punonin si punëtorë të thjeshtë në çdo dikaster që lidhej me dijet e tyre, me qëllim për të vjedhur sekretet e teknologjisë se kohës. Këta mbas disa viteve u kthyen në Japoni dhe e bënë Japoninë moderne. (9).

A do të mundet vallë ky Kryeministër i Shqipërisë të largohet prej busullës së Ramiz Alisë,  për të pranua ajkën e kulturës të ardhur nga jashtë për të ndriçuar atdheun e dashur Shqipëri?…

Deklarata e dalë nga mbledhja e Këshillit drejtues të Federatës Panshqiptare Vatra: “VATRA”, si organizatë patriotike që shqetësohet për fatet e atdheut dhe me një histori të gjatë antikomuniste, i bën thirrje popullit shqiptar të jetë kundër ardhjes në pushtet, të çfarëdo forme, të partisë komuniste, si rrezik real për fatet e demokracisë së brishtë shqiptare: të votojë kundër rivendosjes së bustit të diktatorit në sheshet e qyteteve shqiptare … që rrezikon stabilitetin e vendit. Vatra i bën thirrje popullit shqiptar të  distancohet kundër aleancës  “Rilindja 8 nëntorëshe,” të votojë kundër forcave që duan rikthimin e komunistëve në pushtet.  (10).                     Nga Astrit Lumezi: “… Trashëgimtarët e partisë së Enver Hoxhës kërkojnë që më 16 tetor, me rastin e 105 vjetorit të lindjes së udhëheqësit të tyre, të vendosin bustin e tij, një monument në bronz me uniformë ushtarake … te sheshi para piramidës. Kreu i Partisë së Punës së Riorganizuar Marko Dajti, thotë se ne nuk do të lejojmë të luhen lojëra politike me këtë bust, qoftë nga Sali Berisha qoftë nga Edi Rama. E kemi ruajtur me armë në dorë këtë bust për 22 vjet dhe po me armë jemi të gatshëm ta vendosim te vendi që i takon.  (11).                                    Edi Rama si pasardhës besnik i klasës komuniste dhe i Ramiz Alisë është shprehur se Enver Hoxha ka vetëm ditëlindje. Edi Rama mundet të lëkundet, por duhet të thotë prerazi “JO”.                  Rezoluta çame u tradhtua nga vetë udhëheqësit  çamë, në vend që të ishin kompaktë, u ndanë në dy parti  kryesore dhe në vend që të vinin kusht për votimin e miratimit te Rezolutës ose të dilnin nga Parlamenti, ndonëse këtë e deklaruan, por nga interesi personal nuk e benë. U pa se kjo rezolutë pengohej nga brenda në vitin 2004, prej Fatos Nanos dhe Sali Berishës, që  ishin dy barriera kryesore që sabotonin rezolutën. Sepse po të donin ata, gjithçka do të përfundohej shpejtë. Ata të dy ishin njerëzit që i vunë gur në rrota miratimit të rezolutës për çështjen çame. Sigurisht, pengesa kryesore dhe presioni më i madh vinte nga greku. Ne duhet të dilnim me një votim unik dhe unanim për rezolutën Çamërisë. Aty do te kishim treguar unitetin tonë politik për çështjen tonë kombëtare. Dhe nga ana tjetër do të hapnim rrugë ndërkombëtarëve për zgjidhjen njëherë e mirë të kësaj padrejtësie. Kjo padrejtësi u zhvillua edhe në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit me nuanca tallje dhe mashtrimi. Tani do të presim zgjedhjet e tjera për t’u tallur në qoftë se vazhdon e njëjta konjukturë. A nuk është kjo një tradhti e madhe?                          Sot, pas 23 vjetëve, shumë gjëra kanë ndryshuar për një zhvillim dhe përparim, këtë mund ta shikojmë në Shkodër, që komunizmi e përgjaku më shumë nga çdo rreth dhe sidomos vrau dhe zhduku ajkën e kulturës kombëtare të klerikëve katolikë. Këta djem e vajza dhe nipër e mbesa të tyre e fshinë atë gjakderdhje të llahtarshme dhe dhanë votën, kur juve z. Edi Rama keni deklaruar më pare se vini nga hiri i Partisë Komuniste. Megjithatë, ky brez pret ndryshimin për të hyrë ne EB. Këtu do të shohim se sa do të vlerësoni Amanetin e Nolit, për kundra hordhive greke që kanë zënë kombin tonë për gryke. A do te jeni juve një kopje e qeverisë Japoneze, që rrëmbeu kulturën botërore për zhvillimin e vendit përpara 130 vjetëve. Ndërsa ne, na kthehen djemtë e vajzat me diploma të larta dhe nuk janë vlerësuar, tani ju do t’i vlerësoni për t’i dhënë hopin zhvillimit të atdheut, se nga askush nuk rrezikoheni!…

Referenca:

1. Prof. Dr. Eshref Ymeri, ‘Tribuna Shqiptare” 3 prill 2012.

2. Alfred Moisiu,  Gazeta “Illyria”, 20 qershor 2013, f. 27.

3. Prof. Dr. Eshref Ymeri, “Tribuna Shqiptare”, 24 dhjetor 2012.

4. Ramiz Alia, “Raporti ne biron politike”, Gazeta “Illyria”, 19-11- 2004, f. 11.

5. Denion Ndrenika, “Hirësia e tij…”, gazeta “Illyria”, 18-10-2010, f. 30.

6. Andon Dede, “Habi, keqardhje dhe turp”, “Tribuna Shqiptare”, qershor 2013.

7. Rasim Bebo, “Strategjia e Ramiz Alisë”,  “Artikuj dhe ngjarje”, bot. 2012, f. 229.

çё8. Studjuesi Hamdi Jupe, Opinion e enjte 9 gusht 2012.

9. Nga Historia e Lindjes se Largët.

10. Nga Vatra, “Kundër ardhjes në pushtet,…” gazeta “Illyria”, 24-6-2013. F. 26.

11. Astrit Lumezi “Do të rikthejmë bustin…” gazeta “Illyria”, 17-6-2013. F. 15.

Rasim Bebo  Addison Çkago  qershor 1013.                                                                                                                                                                                                                                                    

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: dhe amaneti i nolit, kryeministri i ri, rasim bebo

Berisha, kritika unikale dhe gabimet njerëzore të tij

July 1, 2013 by dgreca

Atributet e epokës “Berisha” (II)/

Shkruan: Dr. Enver Bytyçi/

Në historinë e Shqipërisë moderne nuk ka ndodhur ndonjëherë që një udhëheqës politik e drejtues i lartë i këtij shteti të jetë vënë në shënjëstrën e kritikës dhe sulmeve të pandërprera e të idhta, si Sali Berisha. As diktatura komuniste nuk e anatemoi armikun e saj, Mbretin Zog I, sa anatemuan pasardhësit e diktaturës liderin demokrat shqiptar. Nëse do të bënim një hulumtim shkencor e serioz, do të provohej fakti se opozita e majtë shqiptare ka sulmuar qindra herë më shumë liderin e së djathtës sa ka kritikuar diktaturën dhe diktatorin Hoxha. Antiberishizmi ka qenë dhe mbetet rryma më specializuar në luftën për pushtet të derisotme. Antiberishzmi ka qenë një fenomen, jo thjesht një armë dhe një përpjekje e së majtës për të mbijetuar. Tiparet kryesore të antiberishizmit nuk janë ato atribute që mbart çdo opozitë demokratike për të dhënë alternativën e vet konkuruese, por lidhen me tipare të formuara dhe trashëguara nga diktatura, si urrjetja, hasmëria, hakmarrja dhe për pasojë përdorimi i të gjitha mjeteve legale e jolegale për të arritur qëllimin për likuidimin politik e madje fizik të kundërshtarit.

Ndërkohë mund të thuhet se Antiberishizmi e ka gjallëruar dhe motivuar për punë të mëdha në çdo kohë Berishizmin. Ndoshta shumë prej arrtiejeve të Berishës, shumë nga cilësitë e sidomos përkushtimi dhe energjia e pashtershme tij janë motivuar nga lufta e pakompromis e së majtës, luftë e cila ka njohur të gjitha format e saj dhe është zhvilluar me të gjitha mjetet. Kështu që në historinë e këtyre 23 viteve ka patur vetëm një trend: Antiberishistët kanë provokuar sentimentin e Berishës dhe kanë prodhuar një lloj specifik reaksioni, i cili përmban në linjën e tij elementë të formimit të liderit demokrat. Formimi i tij na lejon të konkludojmë se lidhet me tiparet fisnike të malësorit, të vendlindjes së doktorit, siç janë personaliteti i pandikuar nga ndokush, integriteti moral i brujtur që në moshën e rinisë së hershme, formimi i vetëdijes i aplikuar në kuvendet e malësorëve të urtë e të zgjuar, paprekshmëria në dinjitet e personalitet, përkushtimi, vendosmëria dhe energjia e jashtëzakonshme për të realizuar qëllime të mëdha në jetë e në politikë.

Po t´i shtojmë këtyre atributeve edhe edukimin atdhetar të tij, atëherë bëhet shumë e qartë pse Berisha prodhoi atë që quhet berishizëm dhe që mund të përmblidhet në përuljen para Zotit, Kombit dhe Familjes. Asnjë politikan i dytë në sa e sa dekada nuk ka mundur të bashkojë te vetja e tij tiparet që lidhin këto tri elementë jetësorë, të cilët në filozofinë politike shihen edhe si elementë përcaktues të suksesit të njëriut e të njerëzimit. Sali Berisha i trashëgoi dhe i realizoi këto në praktikë, në kushtet e drejtimit të shtetit shqiptar, duke sjellë në politikën shqiptare një model të ri të udhëheqit politik e moral.

Por është fakt se ai luftoi i bazuar në principet e mësipërme në kushtet e një politike të ndotur moralisht dhe të mbushur më skema e skena mashtrimesh, trillimesh, akuzash të fabrikuara e rrenash të mëdha e të vogla të transformuara, sipas parimit qosiqjan “Rrena është e moralshme, nëse i shërben interesave të partisë”. Qosiq shkruan se “Rrena është detyrë patriotike për serbët”. I shtrënguar dhe i lënduar nga kjo praktikë unike e të bërit politikë nga kundërshtarët e tij, Berisha ka reaguar jo rrallë me emocion dhe ka rënë në provokimet e kundërshtarëve ekstremistë të tij. Unë jam i bindur se gabime të tilla njerëzore ai i ka bërë për shkak të sinqeritetit në marrëdhëniet politike me partnerët e madje edhe me kundërshtarët, duke harruar se përballë tij qëndroi gjithë kohën një kundërshtar e një mijë e një hileve. Pra të shumtat e gabimeve njerëzore të liderit demokrat mund të vlerësohen si refleks i provokimeve të panumërta ndaj tij.

Në këto katër vitet e fundit ne kemi parë të aplikohet strategjia e së majtës për ta zhvleftësuar personalitetin e Berishës në tri aspekte: Në aspektin e qëndrimeve të tij nacionaliste, pra t´i hiqnin atij imazhin e patriotit dhe njeriut të përkushtuar në shërbim të Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Në aspektin e shembullit dhe modelit të sjelljes në familje, duke bërë akuza dhe shpifur ditë për ditë kundër fëmijëve dhe familjarëve të tij, deri te montimi i videos së shekullit, ku implikohej zonja Berisha. Në aspektin moral të raportit të tij me shtetin e luftën kundër korrupsionit, duke hamendësuar dhe shpifur pandërprerë, deri te videoja e shekullit e korrupsionit të Ilir Metës, ku ishte montuar emri i Sali Berishës për gjoja të implikuar në koncensionin e hidroventaleve.

Lufta kundër Berishës ishte e të gjitha llojeve. Ato mund të përmblidhen në reagimet e ashpra e të paarsyeshme në parlament, thirrjet për mosbindje qytetare, kërcënimet e tipit “Mos luaj me zjarrin”, bojkoti i zgjedhjeve, bojkoti i parlamentit, bojkoti i votimit të ligjeve të integrimit, ligje të cilat sillnin zhvillimin e vendit, protestat paqësore e ato të dhunshme, grevat e pandërprera të urisë, bllokimi i autostrave dhe rrugëve kombëtare, bllokimi i zbatimit të ligjit, bllokimi i firmave koncensionare, kërcënimi për anullimin e ligjeve dhe vendimeve sidomos në fushën e koncensioneve, sulmet e dhunshme kundër godinës se kryeministrisë, e deri te djegja e shkatërrimi i institutcioneve të shtetit në vitin 1997, ose te vrasjet dhe ekzekutimi i figurave politike në opozitë. Shpesh herë përdorimi i dhunës nga ana e kundërshtarëve të tij shkaktoi dhimbje jo vetëm për personalitetin e përkushtuar për zhvillimin e kombit shqiptar, Berishën, por edhe për vendin.

Në këto kushte reagimet e liderit demokrat në pushtet ose në opozitë nuk qenë gjithnjë të matura, të studiuara e të thelluara. Përballë revoltave të dhunshme, në mandatin e parë, kur ushtroi detyrën e Presidentit të Republikës, Berisha është akuzuar për “veprime ekstreme” e në raste të tjera për “mosveprim”. Viti 1997 është viti i zhvillimeve ekstreme të dhunës si rezultat i rënies së piramidave financiare. Aso kohe opozita e majtë, pasi kishte bojkotuar zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996, iu bashkua dhe udhëhoqi veprimet e dhunshme kundër rendit kushtetues dhe shtetit, me qëllimin e vetëm që të rikthehej në pushtet.

Arkivat do të përcaktojnë rolin e Presidentit Berisha për ngjarje si ato të vitit 1997. Por do të ndriçohen dhe disa aspekte të tjera, për të cilat Berisha është kritikuar dhe bërë përgjegjës me ose pa të drejtë. Shumë aspekte të veprimtarisë së tij do të njihen më mirë përmes studimit të  arkivave jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Uashington, Berlin, Londër e gjetkë. Vetëm atëherë do të kemi një pasqyrë të plotë të asaj çfarë ka përfaqësuar Sali Berisha për Shqipërinë dhe shqiptarët.  Viti 1997 mbetet nyja e zhvillimeve të para dhe pas këtij viti. Por fakti se Berisha u rikthye në pushtet dëshmon se ai nuk mund të ishte fajtori kryesor i ngjarjeve të vitit 1997.

Një ndër momentet më kritike të jetës politike të Berishës janë ngjarjet e 12-14 shtatorit 1998. Ndoshta është e vetmja pjesë e veprimtarisë së tij, kur ai ka ndjerë se ka gabuar, por në rrethana krejt provokuese nga ana e disa segmenteve kriminale të shtetit të kohës. Vrasja makabre e liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdari, çoi në veprime të dhunshme të demokratëve, veprime të cilat ishin planifikuar në skenarin e likuidimit të shefit të opozitës, Sali Berisha. Berisha nga ana e tij, në disa aspekte ra në kurthin e provokimit të skenaristëve vrasës të Azem Hajdarit dhe pagoi një kosto politike të pamerituar. Ndërsa minsitri i kabinetit Berisha, Aldo Bumçi, do t’i jepte më 2012 një donacion të majmë organizatorit kryesor të asaj vrasjeje. Ndërkaq kostoja e 14 shtatorit 1998 do të rëndonte mbi opozitën deri në korrikun e vitit 2005. Lideri demokrat Berisha do të rikthehej në Vlorë, ndërkohë që simpatizanëtë e tij prisnin me ankth rivënien në veprim të skenarit të vrasjes së Azem Hajdari. Në mesnatën e 28 Nëntorit 2000, ditën e festës së pavarësisë, ai u arrestua i rrethuar nga dhjetra forca policie, skenë të cilën dëshmitarët e tregojnë sin ë skenar filmash. Më pas Berisha dhe PD u shmangën me dhunë nga marrja e pushtetit në zgjedhjet e vitit 2001. Nuk po përmend kostot e tjera, të cilat ai i ka shlyer njëmijë fish për shkak të një gabimi taktik në politikën e tij. Mund të ketë prej atyre që me mendjelehtësi shtrojnë pyetjen disi legjitime: – Pse Berisha ka rënë në kurthin e neokomunistëve shqiptarë?! Por askush nuk e ka provuar dhe nuk do ta provojë kurrë në të ardhmen të jetë kaq fort nën goditjet e një makinerie me përvojë të instrumenteve të luftës të së majtës shqiptare.

Në historinë politike të Shqipërisë moderne nuk do të gjendet ndonjë udhëheqës tjetër aq i kritikuar, akuzuar, anatemuar dhe i goditur nga kundërshtarët e tij, sa Sali Berisha.  Që në fillim më duhet të them se shumica dërmuese e akuzave dhe kritikave ndaj tij ishin të sajuara, të shpikura, të trilluara. Mund të thuhet se në këto përmasa nuk është linçuar as diktatori Hoxha. Dhe kjo ndodhi për shumë arsye, por kryesore është se fushatën 23 vjeçare kundër Sali Berishës e udhëhoqën përkrahësit ose pasardhësit e diktatorit komunist, i cili e izoloi Shqipërinë dhe la pas një trashëgimi të errët. Trashëgimi e tij ishte gjithashtu metodologjia, doktrina dhe ideologjia e luftës “pa kompromis” e “me të gjitha mjetet” të kundërshtarit politik. Jam shumë i sigurt se pjesë e kësaj strategjie ishte bojkoti i zgjedhjeve të 26 Majit 1996 dhe rebelimi i armatosur për të marrë pushtetin me dhunë më 1997. Pjesë e kësaj strategjie ishte vrasja e Azem Hajdarit, Ahmet Krasniqit dhe dhjetra kundërshtarëve politikë në vitet 1997-2005. Pjesë e kësaj strategjie ishte ngjarja e Gërdecit si dhe bojkoti, protestat e dhunshme, grevat e urisë të opozitës së majtë, të cilat e shoqëruan qeverisjen e Sali Berishës gjatë viteve 2008-2013.

Në asnjë vend tjetër të Europës Lindore nuk kanë ndodhur ngjarje të tilla e reagime si këto nga ana e opozitës që vinte prej trashëgimisë së diktaturës komuniste. Kjo e ndikoi ndoshta Doris Packun, kur pas 23 qershorit u deklarua se “Shqipëria nuk më surprizon më”. Ishte një ironi e hollë e saj, prej së cilës politika në Shqipëri, sidomos kundërshtarët e Berishës ka nevojë të skuqen. Por një konstatim i tillë shkon përtej skuqjes së kësaj kategorie të politikës. Përfshin votuesit shqiptarë, të cilët dëshmuan se nuk e kanë pjekurinë politike të nevojshme për të zhvilluar demokracinë. Jo se votuan Edi Ramën. Vota ndaj opozitës, sado e dhunshme të jetë ajo, është gjithnjë legjitime. Por se votuan pjesën më të kompromentuar të pushtetit në Shqipëri, pjesën më të keqe të tij, pjesën më të korruptuar të politikës së këtij vendi. E di se shumëkush do të më qortojë për këtë konstatim dhe vlerësim që jap. Por nuk mund të mos e publikoj këtë qëndrim, pasi besoj se e vërteta është kjo. Nëse partitë e mirëfillta opozitare morën aq deputetë sa kishin në 2009-ën dhe nuk janë në gjendje të formojnë qeverinë, ato plotësojnë jo vetëm shumicën e thjeshtë, por dhe atë të cilësuar me 16 deputetët e LSI-së, e cila i katërfishoi vendet e saj në parlament. Këta 16 deputetë  erdhën në spektrin parlamentar shqiptar me metoda puçiste të tipit modern. Nëse do të fitonte morali, më parë se LSI duhej votuar opozita ose ish-mazhoranca. Por fitoi antimorali, prandaj e diktojnë shumicën ata, të cilët janë përgjegjës për 21 janarin, për korrupsionin e dëshmuar në disa video, për gjendjen katastrofike në shëndetësi, në ekonomi e në diplomaci. Këto ishin tri fushat më të anatemuara të Edi Ramës dhe të trija këto u drejtuan deri më 1 prill 2013 nga përfaqësuesit e partisë më të votuar në zgjedhjet e 23 qershorit. Kjo përbën ndoshta një kontrast, i cili vështirë se mund të ndriçohet ndonjëherë.

Ndoshta kjo dukuri unikale, e cila duhet studiuar si fenomen tipik shqiptar, ka bërë që lideri historik i demokratëve shqiptarë, Sali Berisha, të shihet shpesh herë si personalitet mitik. Megjithëse atij i ka munguar krejtësisht misticizmi, zi një gjetje e udhëheqësve karizmatikë për të krijuar një farë miti rreth vetes.

*Në numrin e nesërm: Mitika dhe misticizmi te Sali Berisha.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Berisha, dhe gabimet njerezore, kritika unikale

GENTJAN, ENDRIT, JU LUTEM MOS E LEXONI LETRËN E SALI BERISHËS

July 1, 2013 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Kryeministri në largim i Shqipërisë Sali Berisha i ka dërguar një letër Gentjanit 16 vjeçar, të cilën e ka publikuar në rrjetin social të Facebook-ut.

E mësova këtë lajm nga gazetat, sepse faqen e kryeministrit nuk e vizitoj. As letrën që i ka drejtuar Gentjanit nuk e lexoj. Gentjani ka moshën e djalit tonë të vogël, Endritit.

Më kujtohet kur Endriti posa kishte filluar të shqiptonte fjalët e para, meqë dëgjonte diskutimet tonë të zjarrta për politikën, mes meje, Skënderit dhe babushit të tij, kështu e thërrisnin nipat gjyshin e tyre, kishte mësuar përmendësh emrat Sali Berisha, Fatos Nano etj. Sepse atëherë ishte viti 1998 dhe duket këto emra ne i shqiptonim më dëndur. Pas ngjarjeve të 1997-1998 ne i kishim dhënë përsëri besimin Berishës, megjithë krizën e piramidave, të cilat u ngritën nën hijen e pushtetit të tij. E besuam Berishën edhe një herë dhe menduam se ai do të ngrihej përsëri duke njohur gabimet dhe fajet, duke i tejkaluar ato, duke mos i përsëritur kurrë më. Gjithnjë mendonim se duke qënë mjek gjatë sistemit diktatorial, duke mos u përfshirë në bëmat e nomenklaturës kriminale, do ta kishte shumë të lehtë të shihte përpara për të ndërtuar një demokraci me integritet, e cila e ngre në piedestal shtetin e së drejtës dhe e hedh në koshin e mbeturinave kultin e individit.

Unë dje Endritin e ftova të lexonte letrën që Lincolni i ka shkruar mësuesit të djalit të tij, por nuk i jap assesi të lexojë letrën që Sali Berisha i ka dërguar Gentjanit. Sepse nuk dua ta indoktrinoj. „Mundohuni t`i mësoni fëmijës tim forcën për mos të ndjekur turmën edhe pse të gjithë hidhen mbi qerren e fituesit. Mësojeni që të dëgjojë me vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë atë që dëgjon me shoshën e të vërtetës dhe të marrë veç të mirën.“,kështu i shkruante mësuesit të të birit Abraham Lincolni.

Më duket se kemi bërë gabim të rëndë kur për vite të tëra u kemi thënë fëmijëve tanë se Sali Berisha do ta çojë Shqipërinë përpara, e do ta bëjë Shqipërinë si Zvicra. E dini se përse është Zvicra Zvicër? Sepse këtu funksionon shteti i së drejtës. Këtu asgjë nuk të jepet në tabaka. Njeriu gjithçka e fiton vetë, por shtetin e ka aleatin e tij, e ka në krah, sepse shteti e mbron, i krijon shanse dhe mundësi, ndërsa qytetari e respekton.

Nuk e lexoj letrën që Sali Berisha i ka dërguar Gentjanit. Sepse mbështetet në hipokrizi. Lexova letrën e ish-ambasadorit Withers. U ndala tek paragrafi ku Withers shkruan: „Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit rigraduan busullën e historisë suaj kombëtare. Mbetjet e së shkuarës komuniste u larguan dhe demokracia u rivendos.“ Nuk ndaj plotësisht mendimin me ish-Ambasadorin Withers. Zgjedhjet ishin mësim për klasën politike, po, por nuk mendoj se „mbetjet e të shkuarës komuniste“ u larguan me një të rënë të lapsit. Këtu është problemi. Duhen reforma për ta bërë këtë. Ato që premtoi Berisha dhe nuk i mbajti. Aq më tepër për një formacion politik si PS që vazhdon të ketë busull propagande gazetën Zëri i Popullit, botues i parë i të cilit ishte diktatori Hoxha. Por e rëndësishme është se Sovrani mësoi të votojë kundër rrjedhës, kundër opinistëve puthadorë që kërkojnë të klonojnë opinionin publik, kundër reklamave të mediumeve proqeveritare, kundër pseudofitimtarëve.

Prandaj as që më shkon mendja të lexoj letrën që Sali Berisha i dërgon Gentjanit. Edhe Gentjanit si Endritit i them të lexojë letrën që Lincolni i dërgon mësuesit të djalit të tij. Sepse është esenca e një mënyre për të jetuar i shëndetshëm dhe për t’u bërë qytetar i përgjegjshëm.

Letra që Sali Berisha dërgon për Gentjanin është hipokrizi e rradhës. I kam dërguar mesazh Sali Berishës në WhatsApp dhe nuk më ka kthyer përgjigje. E kam mbështetur dy dekada të jetës time dhe sot ndihem thellësisht e zhgënjyer, por e çliruar prej miteve të rremë!

Kur ky zotëri që nuk e njeh fare nocionin e komunikimit me mbështetësit e tij, kur ky njeri që nuk e njeh fare komunikimin ndërnjerëzor, ndërsa thotë se si mjek ka qënë i lirë të mjekojë e shërojë edhe diktatorët më barbarë të Europës, e si mund t’iu shkruajë letra premtimi adoleshentëve! E si tenton të turbullojë me iluzione brezin e ri, të pastër si drita e Zotit!

Prandaj ju lutem, Gentjan, Endrit mos e lexoni letrën e Sali Berishës!

 

Filed Under: Komente Tagged With: e Sali berishes, Elida Buçpapaj, Endrit, Gentian, mos e lexoni letren

Kombi dhe feja

July 1, 2013 by dgreca

Nga Albin KURTI/

Shqiptarët nuk kanë tolerancë ndërfetare. Ndërtimi i tolerancës ndërfetare midis tyre bëhet veçse shkatërrim. Shqiptarët përherë kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë bashkëpunim ndërfetar. Nëse për botën toleranca ndërfetare është vetë suksesi, ne gjithmonë ishim përtej kësaj e kishim më shumë se kaq. Për çështjen e religjionit dhe fesë, shqiptarët janë para botës, janë shembull që duhet ndjekur të tjerët. Toleranca është durim i tjetrit, i qenies e i pranisë së tjetrit. Ajo nënkupton që ekzistojnë arsye për të mos toleruar dikë a diçka, por ja që po ndodh toleranca. Toleranca ngjan përkundër jotolerancës duke e etabluar pikërisht jotolerancën si parësore. Andaj, nga personi i toleruar pritet të jetë mirënjohës e falenderues që po tolerohet. Toleranca është vetëpërmbajtje, është mosveprim në kushtet kur veprimi do të ishte i dëmshëm. Bashkëpunimi është veprim në kushtet kur veprimi është i dobishëm.

Shqiptarët muslimanë, katolikë e ortodoksë nuk e kanë toleruar asnjëherë njëri-tjetrin sepse gjithnjë kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Ose, për të qenë më të saktë, nuk kishin si ta toleronin njëri-tjetrin sepse aty s’kishte tjetër. Të qenit shqiptar, pra kombi, konsiderohej vlerë përbashkësuese shoqërore e historike dhe rëndësi strategjike politike e ushtarake. Para pak ditëve, si në Detroit, po ashtu edhe në Worcester e në Boston e gjetëm flamurin kombëtar shqiptar: te Imam Shaip Gërguri, te Dom Fran Kolaj, si dhe te Imzot Nikon e Atë Liolini.

Në fund të shekullit XIX e përgjatë shekullit XX kështu mbijetuam. Të gjitha ngritjet e kryengritjet, rezistencat e luftërat çlirimtare u zhvilluan në emër të kombit e për hir të kombit. Hoxhallarë, priftërinj e klerikë të tjerë, besimtarë shqiptarë të të gjitha religjioneve e feve, bashkoheshin si shqiptarë. Njëkohësisht, edhe armiqtë e shqiptarëve nuk bënin shumë dallim se kush çfarë feje ishte kur i sulmonin shqiptarët. Armiqtë tonë ishin e janë armiq të kombit tonë. Dëshmorët e kombit i kemi të të gjitha feve në secilën luftë tonën çlirimtare.

Nga pikëpamja fetare, kombi shqiptar njëmend është heterogjen, por ai nuk është edhe aq i vetëdijshëm për atë heterogjenitet. Kjo vetëdije cytet prej jashtë, prej koncepteve, nocioneve e kategorive të importuara (kryesisht perëndimore). Ngjashëm sikurse që shqiptarët as për së afërmi nuk e quajnë e njohin veten e tyre për gegë e toskë sa e bëjnë këtë gjë politikanët e diplomatët, studiuesit e gazetarët e huaj. Ndarjet midis nesh nuk janë tonat.

Tema e fesë dhe e religjionit te shqiptarët nuk është aq e vetë shqiptarëve. Kohëve të fundit këtë temë dhe aspekte të saj po i sjellin në debatin publik gjithnjë e më shpesh qeveritarët kosovarë thua se duan të na e konfirmojnë që Qeveria e Kosovës nuk është e shqiptarëve. Medie të regjimit kohë pas kohë nxjerrin video inçizime të vjetra të klerikëve për të ndezur polemika që i sipërvendosen aktualitetit politik në shtetin e Kosovës që po dështon. Lansoje një temë fetare duke shfaqur video nga arkiva (kush e di edhe sa të tilla i mbajnë për t’i publikuar më vonë?) dhe askush s’do të flasë për një kohë për ratifikimin e marrëveshjes Thaçi-Daçiq, privatizimin e KEK-ut e të PTK-së, varfërinë e papunësinë në rritje. Mbase nuk ka se si të jetë ndryshe: tash kur Thaçi po merret vesh me Serbinë për ridimensionimin e shtetit të Kosovës nevojitet të krijohet përshtypja që armiku kryesor nuk vjen prej jashtë (Serbia) por nga brenda (islami). Dhe, kësisoj të normalizohet Serbia brenda Kosovës e të nxjerret islami jashtë, duke barazuar islamin tradicional që e kemi prej shekujsh me tendencat e pasluftës të bazuara në lexime e interpretime të tjera të Kuranit.

Në anën tjetër, posaçërisht gjatë këtyre dy viteve të fundit, Qeveria e Kosovës dhe analistët e regjimit e kanë humbur debatin me Lëvizjen VETËVENDOSJE! si për çështjet politike e kombëtare po ashtu edhe për ato sociale e ekonomike. Ata nuk kanë shpresë tjetër përveç religjionit. Kjo është karta e fundit që u ka mbetur. Duke e ditur heterogjenitetin brenda shqiptarëve që reflektohet edhe brenda subjekteve politike përfshirë këtu VETËVENDOSJE!-n, ata duan përçarje të alternativës ndaj saj për ta maskuar pafuqinë e vetë asaj. Meqenëse VETËVENDOSJE! doli të jetë kështjellë e pamposhtur në diskutimet për politikën e bashkimit kombëtar, zhvillimin ekonomik të bazuar në prodhim, dhe shtetin e së drejtës e atë social, le ta provojmë me religjionin thonë ata, sepse dihet që njerëzit mbajnë bindje e qëndrime personale të ndryshme. Ana tjetër e së njëjtës medale është që duke nxitur tensione ndërfetare e fetare të kërkojnë buxhet shtesë e vazhdim të kontratës për ShIK-un nga qarqe të caktuara amerikane: pa ShIK-un pa dyshim që PDK-ja jo vetëm se dobësohet, por me gjasë edhe zhduket fare.

Këto debate do të vazhdojnë sepse pushteti i ka mundësitë e fuqinë për nxitjen e përhapjen e tyre. Tash kur antagonizmat themelorë janë ato midis popullit shqiptar dhe Serbisë si dhe midis shumicës së varfër e të shpronësuar kundrejt privatizuesve të pasur, përmes një video sekuence të para tetë muajve por të shfaqur para disa ditëve, po përpiqen të na bindin që antagonizmi themelor e vendimtar na qenka ai midis burrit dhe gruas (sic.).

Morali nuk duhet kufizuar te religjioni e religjionet. Kosova është shtet sekular ku duhet të ketë liri të religjionit e të religjioneve pa dallim dhe ku çështjet e etikës konsistojnë te ndërgjegja e njeriut. Paralelisht me këtë, rrënjët e moralit të qytetarëve mund t’i gjejmë jashtë tyre: te gjendja sociale e materiale, te trajtimi që ua bën pushteti, te lloji i organizimit shtetëror. Në kohëra e në vende të ndryshme, në ekonomi e shtresa të ndryshme të popullsisë, nuk gjejmë morale të njëjta. Kështu, milionerët e skamnorët kanë gjykime etike fort të ndryshme ndërkaq prostitucioni është përgjithësisht skllavëri. Aty ku besojmë që kemi identifikuar shkaqet, më shpesh seç mendojmë, mund të kemi parë veçse pasojat.

Dallimi gjinor nuk bën të na e organizojë shoqërinë. Dhe, sa më shumë barazi, aq më pak dallime. Barazia shoqërore duhet ta përfshijë dhe ta nënkuptojë barazinë gjinore. Pa barazi, nuk ka dinjitet, por dominim e frikë, që do të thotë se nuk ka as liri. Barazia është vlerë: edhe pikënisje, edhe synim. Dinjiteti i grave e i burrave duhet të mbrohet e të respektohet njësoj.

Në vjeshtën e vitit 2008, pas krizës financiare me pasoja globale, në politikën botërore dhe marrëdhëniet ndërkombëtare kemi një rikthim të rolit të shtetit dhe kombit. Po nuk e kuptuam ne shqiptarët këtë gjë, do ta paguajnë shtrenjtë edhe brezat e ardhshëm. Shqiptarët janë një komb i fuqishëm por me shtete të dobëta (të Kosovës e të Shqipërisë). Bashkimi kombëtar nuk e ka kuptimin e një kombi të ri të bashkuar por e një shteti të ri të bashkuar për kombin.

Përderisa kishte mirëqenie të përgjithshme, lulëzonin organizmat e mekanizmat ndërkombëtarë, mirëpo porsa u cenua ajo mirëqenie secili popull e komb iu kthye shtetit të vet dhe kozmopolitanizmi nisi t’ia lëshojë vendin sërish nacionalizmave. Natyrisht, problemi është që edhe ai kozmopolitanizëm i mëhershëm ishte prej së larti (apo, siç thoshte me një rast një filozof francez: kur ta dëgjosh fjalën kozmopolit dije që një perandori po zgjerohet), por edhe ky nacionalizëm është përgjithësisht reaksionar meqë organizohet rreth dallimit kombëtar e lakmisë e jo çlirimit kombëtar dhe barazisë.

Shqiptarët në Ballkan nuk duhet të lejojnë as të shfrytëzohen si bedem mbrojtës i ‘Evropës së krishterë’ përpara ‘depërtimit të islamit nga lindja’ dhe as të përdoren nga ‘islamistët ekstremistë’ kundër ‘perëndimit të krishterë’. Sepse, pikë së pari, këso figurash që përbëjnë imagjinatën e ndarjes lindje-perëndim të fetarizuar janë ato të doktrinës së mbrapshtë të përplasjes së civilizimeve. Përplasja e civilizimeve është orvatje për kulturalizmin e më pas edhe fetarizimin e kundërthënieve socio-ekonomike e gjeo-politike (duke i depolitizuar ato).

 

 

Prishtinë, qershor 2013

 

Filed Under: Komente Tagged With: Albin Kurti, Kombi dhe feja

SEKTARIZMI QË POLLI NJË DORËHEQJE POLITIKE

July 1, 2013 by dgreca

Në instancë të fundit, këtë akt a gjest moral të z. Sali Berisha një ditë do ta vlerësojë historia e politikëbërjes shqiptare dhe jo kundërshtarët a edhe simpatizantët e tij të deridjeshëm që, ashtu padrejtësisht, ia kthyen shpinën./

Shkruan: Fadil LUSHI/

Të lexosh historinë e nocionit që llafos institucionin e dorëheqjes politike (shqiptare), nuk mjafton që të jesh politikan, historian, intelektual a diçka tjetër. Ky lexim kërkon diç më tepër, sidomos kur ke parasysh se ky koncept në spektrin politik shqiptar gjatë kohë  ka qenë një organizëm i vdekur. Se këtë do ta lexosh me syze me dioptri, se do ta lexosh me a pa tarafe, do ta lexosh mes rreshtash dhe me (jo) korrektesë dhe, së fundi, do ta lexosh me inate e me paragjykime, kjo fare pak ka rëndësi. Sot të dëgjosh një deklaratë, një kumtesë a një fjalim, qoftë ai të jetë edhe politik, nuk mjafton ta dëgjosh me vëmendje, nuk të mjaftojnë vetëm veshët. Me rëndësi është që ta kuptosh mesazhin që del nga ai shkrim a edhe nga mjeshtëria e gojëtarisë. Dhe, kur kjo nuk do të ndodhë, atëherë vetvetiu humbet raporti mes autorit dhe lexuesit, ndërmjet oratorit dhe dëgjuesit. E gjithë kjo të krijon përshtypjen se vështrimi mbetet thjesht arkaik, ndërkaq retorika do të konceptohet boshe…, ose, së fundi, është një diçka që i përngjan “thesit me kashtë”!

Në këtë vështrim timin të radhës nuk do të shkruaj për vakitë e 23 qershorit të motit 2013, nuk do të shkarravis as për fitoren e socialistëve, as për disfatën e demokratëve, as për zhgënjimin e kryeparit të Partisë Demokratike, nuk do të shkruaj as për lotët e gëzimit dhe ato të dëshpërimit, as për nocionet politike, siç janë: autoriteti, autoritarizmi (despotik), lidershipi…,“fundregjimi”. Nuk do të shkruaj as për nocionet abuzuese: stili i arrogancës politike, injoranca, diletantizmi, mendjemadhësia, diktatura, jotoleranca, egoizmi, provincializmi, egërsia…, nuk do të shkarravis as për mungesën e parimeve të lidershipëve (politikë), as për intuitën e mprehtë të votuesve që kësaj radhe ishte shumë para intuitës së elitës politike, në veçanti të atyre që deri dje kishin pushtet të pakufizuar, nuk do të shkruaj as për sharjet, për ofendimet, korrupsionin, për Gërdecin, 21 janarin e bulevardit, për fjalorin denigrues të kryeparlamentares, zonjës së nderuar Jozefina Topalli, nuk do të shkruaj as për votuesit dhe votat e tyre “…, që dikush sot me të (pa)drejtë i quan vota kopilësh, vota rospish, vota sakatësh, vota të verbërish, vota jetimësh, vota të burgosurish, vota që u shitën për lesh, vota të zhveshurish, vota të gocave të pamartuara, vota të meshkujve që nuk bëjnë seks e të tjera vota”!?…, nuk do të shkruaj për rotacionin politik që ndodhi në Republikën e Shqipërisë. Nuk do të shkruaj sepse të gjitha nocionet e lartpërmendura, lëre që “shkuan për lesh”, por pse kryekëput janë të anashkaluara, po edhe të harxhuara. Sikur edhe të shkruash këtë, ambienti publik, lëre që nuk do ta lexojë, po as që do ta pranojë si të tillë.

Historianët mund të thonë se institucioni i dorëheqjes politike daton që nga koha e qeverisjes së Ismail Qemal Bej Vlorës, kur ministri i tij, Mit’hat bej Frashëri, duke qenë i pakënaqur me rezultatet e asaj qeverie, braktisi postin që kishte. Kjo dorëheqje ishte konform natyrës së tij, sa politike, po aq edhe etike. E gjithë kjo ishte edhe një shembull a një leksion i tij për politikanët e ardhshëm se si duhet vepruar.  Ai ishte politikani i cili me këtë dorëheqje përcolli mesazhin se asnjeri nuk është dhe që as mund të jetë i abonuar për të qenë i përjetshëm në postin e lidershipit të partisë politike, po edhe në postin e kryeministrit. E gjithë kjo nderoi etikën e tij politike. Me të ikur nga ajo qeveri, ai pos që vazhdoi të bëjë punë të mençura, por edhe hezitoi ta lexojë përrallën që llafoste qëndrimet e tij politike. Një dorëheqje paksa (goxha e vonuar) më ndryshe u duk në kohën kur përfunduan zgjedhjet  parlamentare në Republikën e Shqipërisë. Këtë e bëri kryeministri aktual z. Sali Berisha. Gojëkëqijtë, po edhe ca kundërshtarë politik të tij, do të thonë se në ditën “fjalim-dorëheqjes” kinse u hetua agonia e tij politike, sa e mërzitshme, po aq edhe e sikletshme, u hetua dezertimi i tij politik, u hetua lodhja e tij, sa fizike po aq mentale…, kundërshtarët do të vazhdojnë të thonë se “fjalim-dorëheqja” ishte e mbushur plot e përplot me emocione dhe fare pak u dëgjua zëri i arsyes! Në fjalimin e tij u hetua edhe një “gafë politike a shprehje e thënë fare pa vend”!…, ai në asnjë paragraf të tij nuk fajësoji bashkëpunëtorët e tij sa ipërket disfatës së thellë që përjetoi partia e tij. A mos vallë ishte një modesti e tij e tepruar apo një modesti e rreme, a mos vallë deklarata e tij e dorëheqjes nga posti i lidershipit nuk ishte një qëndrim a shfaqje politike sektare apo edhe diç tjetër!?

Mbështetësit politikë të z. Sali Berisha do thonë me plot gojën se nëse je i paanshëm, atëherë duhet të thuash se kryeministri i nderuar dhe i çmuar, vazhdoi promovimin e idesë së institucionit të dorëheqjes politike, duhet të thuash se ai ishte politikani i radhës që iu ngjit listës së politikanëve shqiptarë që respektuan institucionin në fjalë. Sot, ta ironizosh, ta dehumanizosh, ta deemanciposh, ta nëpërkëmbësh, ta përqeshësh, ta keqinterpretosh dhe ta keqkuptosh dorëheqjen e doktorit (po edhe të ndonjë politikani tjetër shqiptar) nga posti i lidershipit të Partisë Demokratike, do të thotë ta abuzosh filozofinë dhe etikën e institucionit: braktisje a dorëheqje politike e vullnetshme (pa porosi a me urdhër). Tekefundit, ky gjykim i matur dhe ky leksion i avancuar politik i z. Berisha, ose kjo “ikje” nuk është vetëm një shprehje e lirë e tij, por është edhe një guxim politik që në spektrin politik shqiptar dhe përreth tij zgjoi kureshtje të veçantë, aq më tepër kur ke parasysh se dorëheqjet e vullnetshme të lidershipëve shqiptarë gjatë kohë kanë qenë tabu temë. Kjo dorëheqje do të rrumbullakohej sikur të ishte kolektive, gjegjësisht largim kolektiv i të gjithë atyre politikanëve që ndërtuan po edhe shembën imazhin e partisë politike në fjalë!? Se e gjithë kjo “dorëheqje” ishte histori apo çast “histerie”, këtë do t’ia lëmë ta thonë të gjithë ata që ishin dëshmitarë të asaj vakie!

Të heqësh dorë nga institucioni që e udhëheq, assesi nuk do të thotë të ndërrosh mendje, bajrak a edhe identitet. Të heqësh dorë nga institucioni nuk do të thotë se do të shkelësh mbi parimet e moralit demokratik, përkundrazi është një gjest a një akt i guximshëm dhe assesi “falimentim” politik. Në instancë të fundit, këtë akt a gjest moral të z. Sali Berisha një ditë do ta vlerësojë historia e politikëbërjes shqiptare dhe jo kundërshtarët a edhe simpatizantët e tij të deridjeshëm që, ashtu padrejtësisht, ia kthyen shpinën.

Filed Under: Komente Tagged With: Fadil Lushi, politike, qe polli doreheqjen, sektarizmi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 455
  • 456
  • 457
  • 458
  • 459
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”
  • Përurim i “American Dream” në Vatër
  • Një vit që ka filluar mbarë për Vatrën në Chicago
  • Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890
  • Abas Kupi, historia, e vërteta dhe dashuria për atdheun…
  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT