• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Korrigjimet në tekstet e historisë

May 27, 2013 by dgreca

Në shkrimet për kohën e shkuar gjithmonë janë fshehur paralajmërimet për të ardhmen/

Shkruan: Akademik Mehmet Kraja/

Pse duhej të ndodhte?

Historia krijon vetëdije dhe botëkuptim, prandaj sulmet ndaj historisë së një populli që prej kohësh konsiderohen si sulme ndaj identitetit dhe qenies kombëtare. Politika, regjimet dhe ideologjitë vazhdimisht kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të kujdesshme ndaj historisë, sepse në shkrimet për kohën e shkuar gjithmonë janë fshehur paralajmërimet për të ardhmen.

Asnjë histori deri më sot nuk është shkruar pa përzierjen e pikëpamjeve politike në diskursin historik, madje, në disa raste, shkrimi historik ka mundur të shërbejë si pararendës i zhvillimeve të mëvonshme politike.

Prandaj, nuk ishte e rastit që më 2002-3, në situatën e një krize të përgjithshme të ideve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, atëherë kur në bashkësinë ndërkombëtare u rifuqizua ideja e kthimit te Kosovës nën administrimin e Serbisë, u shfaq edhe kërkesa e Këshillit të Europës, në formë të rekomandimit, që në tekstet e historisë për shkolla tetëvjeçare dhe të mesme të Kosovës të bëhen disa korrigjime, të vogla, të parëndësishme në dukje të parë, por esenciale në substancë.

Në pamje të jashtme korrigjimet kishin këtë synim: që nga tekstet tona të historisë të mënjanohej diskursi i ashpër nacionalist, në mënyrë që te fëmijët shqiptarë të Kosovës të mos krijohej urrejtja ndaj popullit serb, sepse, sipas një parimi të përgjithshëm, për atë që kishte ndodhur në Kosovë nuk mund të ishte fajtor populli serb, por regjimi, pushteti, pra Millosheviqi.

Prandaj, kudo që veprimet negative të Serbisë në Kosovë ishin identifikuar si “serbe”, u zëvendësuan me “shtetërore”, ndërsa në shumë vende “pushtuesi serb” ose u hoq në tërësi, ose u zëvendësua me “pushtetin”.

Këto korrigjime, në substancë, kishin implikime të mëdha për historinë mbi njëqindvjeçare të Kosovës në raport me Serbinë, por, mbi të gjitha, në luftën e vitit 1999.

Tani dilte se Serbia nuk kishte qenë asnjëherë pushtuese në Kosovë dhe se luftërat e shqiptarëve të Kosovës kundër Serbisë, përfshirë edhe luftën e UÇK-së, nuk kishin qenë luftëra çlirimtare, por më shumë një konflikt i “shqiptarëve etnikë” me pushtetin, i cili ua shkelte liritë dhe të drejtat.

Këshilli i Europës desh ta sillte situatën në këtë pikë dhe për këtë qëllim tregoi gatishmëri të financonte korrigjimet e teksteve dhe ribotimin e tyre. Shumë më e rëndë se historia e shkruar, ishte historia që përgatitej të jetohej: nëse shqiptarët e Kosovës kishin luftuar kundër pushtetit dhe jo kundër pushtuesit, atëherë ndryshimi i pushtetit në Serbi (me një garanci eventuale ndërkombëtare) vetvetiu nënkuptonte kthimin e Kosovës atje ku kishte qenë para vitit 1999.

Do vërejtur se grupi i historianëve që i propozoi ndryshimet në tekstet shkollore më 2003, njësoj si edhe strukturat e Ministrisë së Arsimit, vinin nga provenienca politike e LDK-së, së cilës, në kontekstin e zhvillimeve politike të atyre viteve, i shkonte përshtat minimizimi ose një paraqitje sa më inverzive e luftës së UÇK-së, sepse trashëgimia e kësaj lufte e bënte kundërshtarin e saj politik tepër të fuqishëm.

 

Dhjetë vjet më vonë…

Dhjetë vjet më vonë situata në Kosovë paraqitet krejtësisht ndryshe: Kosova është shtet sovran me shumë njohje ndërkombëtare, loja me statusin e saj ka marrë fund dhe nuk ka rrezik që ajo të rikthehet nën Serbi në asnjë rrethanë, në pushtet tani nuk është LDK-ja, por PDK-ja etj.

Përdorimi politik i historisë nuk vazhdoi aty ku mund të pritej dhe të supozohej, në valorizimin folklorik të UÇK-së, sepse ky valorizim tashmë mund të quhet i përfunduar, pa gjetur ndonjë kundërshtar aq të denjë dhe të fisëm. Por, papritmas u shfaq në horizont një kërkesë tjetër:

Qeveria e Turqisë filloi një trysni të paparë mbi institucionet e Kosovës, për të spastruar tekstet e historisë të ciklit parauniversitar nga përmbajtjet që denigrojnë Perandorinë Osmane, në këtë fushatë u angazhua kupola më e lartë e shtetit turk, duke filluar nga kryeministri, ministri i Jashtëm, ministri i Arsimit dhe, natyrisht, ambasadorja në Prishtinë, e cila tashmë ka marrë në dorë kryerjen e punëve operative.

Ngjashëm me rastin e dhjetë viteve të shkuara me rekomandimet e Këshillit të Europës, Ministria e Arsimit e Kosovës përsëri bëri një komision, për të identifikuar pikat nevralgjike ku duhej ndërhyrë, tani komisioni nuk përbëhet vetëm nga historianët, por përfshin edhe gjeografë, albanologë, osmanologë etj, pra, një spektër të gjerë të “dinjitarëve” kosovarë, të angazhuar pa hile që nga kjo lojë të dalë e fituar Turqia dhe shteti i Kosovës të nëpërkëmbët sa më fort.

Themi kështu, për shkak se planet dhe programet mësimore janë çështje të shtetit dhe ndërhyrjet nga jashtë në përmbajtjet mësimore mund të konsiderohen si shkelje e sovranitetit.

Më anë tjetër, përfshirja e pashembullt i kupolës më të lartë politike të shtetit turk në këtë çështje, bën të ditur se trashëgimtarja e sotme e dinastisë së dikurshme të selxhukëve, Turqia bashkëkohore, krahas fuqizimit ekonomik, në programin e vet kombëtar e ka ndryshimin e imazhit të pushtuesit të dikurshëm të Ballkanit.

Që në vitin 2009, në një konferencë për çështjet e Ballkanit mbajtur në Sarajevë, ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu, pasi u shpreh me fjalë mallëngjyese “për sundimin e lavdishëm osman”, i cili “i solli dritë dhe emancipim Gadishullit Ballkanik”, “u bëri thirrje popujve ballkanas, e në radhë të parë Bosnjës, Shqipërisë dhe Kosovës që t’i kthehen prapë asaj kohe të artë” (citimi sipas Kadaresë, “Mosmarrëveshja”, faqe 35).

Për të realizuar këtë program kombëtar, Turqia e sotme ka gjetur terren të përshtatshëm në tre shtetet e përmendura të Ballkanit, njësoj si në dy ose tre shtete të Azisë së largët: paqëndrueshmërinë ekonomike, trashëgiminë historike dhe mentalitetin anadollak. Kriza ekonomike në Europë i shkon përshtat kësaj rrethane, sepse në shtetet e Ballkanit mungojnë ndjeshëm investimet perëndimore, ndërsa Turqia paraqitet prijëse në eksportimin e kapitalit në këtë rajon, duke krijuar një atmosferë biznesi krejtësisht orientale në këto vende të përfshira nga transicioni i mundimshëm.

Pra, thënë ndryshe, Turqia e sotme e ka vendosur të mos bëjë investime vetëm për leverdi ekonomike, por duke imponuar edhe synimin e saj për një rol të ri në këto hapësira, i cili shkon deri te projeksioni fantastik i rikthimit në skenë të Perandorisë Otomane, natyrisht me një pamje të re dhe me veshje të re botëkuptimore dhe doktrinare.

 

Bashkëpunimi në gjenocid

Tani mbetet çështje e diskutueshme se cilat janë interesat e shqiptarëve në këto aspirata të Turqisë dhe se me çfarë çmimi duhet ta paguajnë mbështetjen politike dhe ekonomike që ky shtet ua bën klasave politike shqiptare.

Çmimi më i rëndë dhe më i papërballueshëm do të ishte krijimi i një amalgame identitare joeuropiane, një mallkim ky që u ka qëndruar mbi kokë shqiptarëve, së paku njëqind vjet para se ta bënin shtetin dhe njëqind vjet pasi e bënë shtetin shqiptar.

Përgjatë gjithë periudhës së Rilindjes Kombëtare, përfshirë edhe Lidhjen e Prizrenit, Lidhjen e Pejës, kryengritjet që i patën paraprirë formimit të shtetit shqiptar, pra përgjatë gjithë këtyre zhvillimeve me parashenjë të qartë kombëtare, në lëvizjen shqiptare ka vepruar e pandarë një rrymë proturke, e cila në disa çaste vendimtare arriti ta devijonte çështjen shqiptare, qoftë duke u bërë zë i fuqishëm vetëm për një autonomi shqiptare në kuadër të Turqisë, qoftë edhe më vonë, duke synuar ta bënte shtetin shqiptar “një Turqi të vogël në Ballkan”.

Ishte meritë e një klase politike dhe një klase intelektualësh properëndimorë, të cilët, gjatë viteve njëzet dhe tridhjetë të shekullit të kaluar, përfundimisht e shkëputën Shqipërinë nga trashëgimia anadollake. Mirëpo, në Kosovë, për shkak të zëvendësimit të një pushtuesi me një pushtues tjetër edhe më të egër, nuk u zhvillua procesi i shkëputjes emancipuese nga orientalizmi dhe turqizmi, madje, sikundër dihet, ruajtja e trashëgimisë otomane në të gjithë përbërësit e jetës shoqërore u stimulua nga programi nacional serb.

Çuditërisht, jo Turqia e sulltanëve, por Turqia e Ataturkut u bë aleate e fuqishme e njërës dhe tjetrës Jugosllavi për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova. Asgjë nuk ndihmoi që kjo të mos ndodhte, as lidhjet tradicionale shqiptaro-turke, as minoriteti i madh shqiptar në Turqi, as prania e madhe e shqiptarëve në nivelet më të larta të administratës civile dhe ushtarake të shtetit turk.

Kosova u lëndua rëndë nga marrëveshjet e fshehta dhe traktatet e mbetura në tentativë ndërmjet Mbretërisë Jugosllave dhe Turqisë, apo të Titos me Kypriliun në vitin 1953 në Split. Që të mund të ndërronte imazhin e saj negativ, tashmë jo otoman, por modern, Turqia do të duhej të kishte kurajë t’i kërkonte falje popullit të Kosovës për këtë gjëmë të madhe që i shkaktoi, duke u bërë aleate e programit nacional serb në gjenocidin e hapur ndaj popullit të Kosovës.

Po kaq lëndues për shqiptarët është edhe një fakt tjetër: në njërën anë, arroganca me të cilën ajo kërkon t’i avancojë të drejtat e minoritetit turk në Kosovë, ndërsa, më anë tjetër, minoritetit shqiptar në Turqi nuk ia njeh asnjë të drejtë. Nxjerrja si pengesë e zgjidhjeve kushtetuese që aplikon Turqia ndaj minoriteteve kombëtare është justifikim i paqëndrueshëm, sepse, kur Erdogani ka interes të fuqizojë pushtetin civil mbi atë ushtarak, ndryshimet kushtetuese i bën pa hezitim.

 

Diskursi apo përmbajtja?

Ndryshimet, për të cilat këmbëngul administrata e lartë e shtetit turk, në dukje të parë nuk janë të papërballueshme, sepse ngjajnë disi kozmetike, sikur prekin dizajnimin e historisë, pra shkrimin dhe jo substancën, jo përmbajtjen, jo faktet historike.

Pavarësisht nga mjegulla që mund të krijohet rreth kësaj çështjeje, qëllimi mbetet po ai: të bëhet “ç’mitizimi” (siç do ta quajë këtë proces njëri nga mbështetësit e këtyre ndryshimeve) i rolit negativ të Perandorisë Osmane në historinë shqiptare, jo sa për sy e faqe, por duke i krijuar favore Turqisë bashkëkohore.

Pra, sipas mbështetësve të këtij procesi, historiografia shqiptare e ka mitizuar rolin negativ të Perandorisë Osmane dhe, duke e quajtur atë “pushtuese të egër”, përçon mesazhe negative edhe për Turqinë bashkëkohore.

Prapavija është politike, nuk është aspak shkencore. Si në rastin e Këshillit të Europës, kur synohej që, duke zëvendësuar “pushtuesin serb” me “pushtetin serb” të krijohej një klimë e favorshme për kthimin e Kosovës nën Serbi, po sipas këtij modeli, historiografia shqiptare që e quan Perandorinë Osmane “pushtuese të egër”, bëhet pengesë që doktrina e Davutogllusë të gjejë hapësirë me të gjerë veprimi ndër shqiptarët.

Më anë tjetër, pavarësisht kamuflazhit, korrigjimet dhe ndryshimet nuk janë aspak periferike, jashtësore, por prekin esencën e trashëgimisë kulturore shqiptare, prekin vetë konceptin e historisë sonë, kuptimin e saj, vlerën e saj.

Për shkollarët shqiptarë, të Kosovës apo të Shqipërisë, ç’kuptim mund të ketë Skënderbeu me krejt historinë dhe krejt literaturën që i shoqëron bëmat e tij, nëse përball nuk ka sulltanët pushtues, por ca përhapës të emancipimit? Ç’kuptim mund të kenë letërsia dhe dijet humane të Rilindjes Kombëtare, nëse përball tyre nuk qëndronte një pushtues që ua kishte mohuar lirinë shqiptarëve, por dikush që rrezaton kulturë dhe civilizim?

Idetë se shqiptarët kanë marrë pjesë aktive në ndërtimin e Perandorisë Osmane dhe se i kanë shfrytëzuar favoret që ua ka krijuar ajo, janë kryekëput ide të historiografisë serbe. Fundja, historia e popujve të botës asnjëherë nuk është shkruar duke madhëruar vasalët dhe kolaboracionistët e pushtuesve, sado të shumtë që mund të kenë qenë ata, sikundër që as e drejta e popujve për liri nuk përcaktohet nga ky ves i shëmtuar njerëzor.

Për më tepër, çdo shtet normal dhe çdo komb i emancipuar, prekjen nga dikush i jashtëm në gjëra kaq esenciale, siç është vetë kuptimi i mësimit të historisë, do ta konsideronte shkelje të dinjitetit, përçmim dhe fyerje.

 

Kush janë mbështetësit?

Idetë për një rol tjetër të Perandorisë Osmane në zhvillimet historike në botën shqiptare, në historinë e Kosovës në veçanti, kishin një mbështetje edhe para se të shfaqeshin në formën e tanishme.

Që në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar në Prishtinë, në periudhën e liberalizimit të dijes historike, në mesin e historianëve tanë (me gjasë, nën ndikimin e historianëve të Turqisë) ishte shfaqur teza se islamizimin e shpejtë dhe masiv të shqiptarëve të Kosovës nën Perandorinë Osmane duhej parë në një këndvështrim pozitiv, sepse, sipas kësaj teze, ka qenë pikërisht ky islamizim që i ka ndihmuar ata të ruajnë identitetin dhe kombësinë, kundrejt sllavizimit, i cili i asimiloi në masë të madhe shqiptarët e krishterë në Kosovë dhe në viset përreth saj.

Sesa është e paqëndrueshme kjo tezë, mjafton të sjellim në vëmendje faktin se ishte pikërisht myslimanizmi sllav ai që hoqi përgjithmonë nga posedimi shqiptar Tivarin, Plavën, Tutinin dhe Pazarin e Ri.

Më vonë, po këta zëra, ose të ngjashëm, hodhën idenë se Skënderbeu e ka dëmtuar substancën shqiptare me luftërat e tij kryeneçe kundër një perandorie të madhe, siç ishte Perandoria Osmane. Këto shqyrtime, ndonjëherë pseudoshkencore dhe ndonjëherë krejtësisht të përhanta, nga qarqet e disa historianëve u zhvendosen pak nga pak në rrethe fetare ose gjysmë fetare dhe gjysmë shkencore apo intelektuale.

Duke ndjekur mënyrën e ndërtimit të doktrinave ideologjike, ligjësia historike shartohet me dogmën, në këtë rast me dogmën fetare, duke deformuar kështu jo vetëm perceptimin e historisë, por edhe krejt kuptimin e luftërave për liri, te shqiptarët dhe te mbarë popujt e botës.

Ky është instrumentalizimi më i keq i historisë për efekte joshkencore. Por historia nuk mund të quhet e vlershme, nëse në interpretimin e saj nuk projektohet e ardhmja. Për mbështetësit kosovarë të doktrinës së Davutogllusë, rikthimi në skenën ballkanike të një perandorie turke në kufijtë e Perandorisë Osmane, nëse jo me kufij politikë, atëherë gjithsesi me kufij ekonomikë, fetar dhe kulturor, së pari, do të fuqizonte faktorin shqiptar në Ballkan, madje duke arritur ta bashkojë atë, siç ishte i bashkuar në kohën e asaj perandorie (si alternativë e bashkimit të paarritshëm europain); dhe, së dyti, bërja e Kosovës republikë islamike, sipas tyre, do të shkonte më lehtë përmes një islami të moderuar, të tillë çfarë e kultivon Turqia moderne.

Shqyrtimet e këtilla mendjelehta, të cilat fshehin brenda ca dredhi primitive, nuk besoj të krijojnë hapësirë më të madhe në botën shqiptare të ideve, sikundër që edhe kjo trysni politike e radhës mbi historiografinë, kulturën dhe mendimin shqiptar do të dëshmohet si një recidivizëm tragjik, i frikshëm për nga egërsia, por me parashenjën e qartë të dështimit pa alternativë.

Filed Under: Komente Tagged With: korrigjimet, Mehmet Kraja, ne tekstet e historise

ROLI I MEDIAS NË FUSHATËN ELEKTORALE

May 26, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Disa ditë më pare, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani pati një takim me përfaqësues të medias shqiptare gjatë të cilit udhëheqsi shqiptar vlerësoi si të pazëvendësueshëm rolin e medias në zhvillimet demokratike të vendit dhe theksoi “kontributin parësor”, të medias në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare. Roli i medias është gjithmonë aktual, por siç u tha edhe presidenti Nishani përfaqësuesve të medias shqiptare javën që kaloi, ky rol bëhet edhe më i rëndësishëm gjatë fushatës së zgjedhjeve, ndërsa zgjedhësit presin nga media që të informojë publikun mbi politikën, fushatën dhe zgjedhjet, në mënyrë objektive dhe të paanshme. Detyra, dhe në të vërtetë arsyeja se pse ekziston shtypi ose media e lirë sidomos gjatë një fushate elektorale është që t’i japë publicitet fushatës dhe zgjedhjeve demokratike, duke u komunikuar zgjedhësve çështjet me rëndësi me të cilat përballet vendi dhe për të cilat duhet të interesohen votuesit, nëqoftse dëshirojnë të jenë të mirë-informuar se në favor të cilti kandidat ose parti të hedhin votën e tyre.    Nuk është roli i medias që të bindë ose të influencojë votuesit se si ata duhet të votojnë, por kontributi i saj jetik është, që të furnizojë qytetarët me informacione të sakta dhe të paanshme në lidhje me progamin e partive, mbi qendrimet politike të kandidatëve, si edhe mbi vetë procesin elektoral, me qëllim që votuesi në bazë të këtij informacioni — të marrë vet vendimin më të mirë që është i mundur se për cilin kandidat ose parti të votojë.   Në asnjë vend nuk mund të ketë zgjedhje të lira, pa një media të lirë, etike dhe të pavarur.

Natyrisht, se në çdo vend qeveria, opozita dhe përfaqsuesit e tyre, gjithmonë përpiqen të përdorin median për qëllimet e veta, por media duhet të japë kontributin e vet duke luajtur rolin jetësor në përcaktimin e agjendës politike duke theksuar dhe duke u përqendruar jo vetëm në çështjet për të cilat janë të interesuara partitë dhe kandidatët e tyre, por duhet të përpiqet që të influencojë debatin publik mbi çështje për të cilat është i interesuar edhe publiku në shkallë vendore dhe kombëtare.  Shtypi është, si të thuash, mbikqyrës i zhvillimeve politike, dhe nëqoftse e luan këtë rol në mënyrë të ndershme dhe të paanshme, media mund të jetë një forcë pozitive në informimin mbi zhvillimet e vendit dhe të kombit dhe në përgjithësi mund të krijojë një atmosferë më të pranueshme dhe më të njerzishme në marrëdhënjet midis forcave politike dhe  njëkohësisht edhe midis votuesve dhe elitës politike, ashtu që populli të jetë në gjëndje të kuptojë më mirë jo vetëm të drejtat e tij, por edhe që informacioni i paanshëm dhe objektiv ta aftësojë votuesin të marrë vendimin e duhur dhe të mirë-informuar.   Roli i medias është mbi të gjitha roli i saj si burim informacioni, por gjithashtu duhet të luaj edhe rolin e edukuesit.   Në këtë fazë të fushatës zgjedhore, media duhet të angazhohet në edukimin dhe në informimin e votuesit, për procesin zgjedhor dhe për programet  dhe qendrimet e partive dhe kandidatëve mbi çështjet me rëndësi të vendit.

Ky është një rol kryesor i medias!   Rol i pazëvëndsueshëm për funksionimin normal të një vendi demokratik, me përgjegjësi politike dhe shoqërore, por mbi të gjitha përgjegjësi kombëtare.   Mediat e kontrolluara nga partitë politike, nga individë ose grupe të lidhura ngushtë me interesat e partive politike, nuk ushtrojnë këtë përgjegjësi në interes të votuesit as në interesin kombëtar, por vetëm e vetëm në interesin e sponsorizuesit.   E njëjta gjë mund të thuhet edhe për mediat nën kontrollin e shtetit, të cilat duhet  që të sigurojnë mbulimin e të gjitha palëve në mënyrë të barabartë duke pasur si parim pluralizmin dhe objektivitetin, që duhet të ketë një ent mediatik i cili financohet nga fondet publike.

Respektimi ose jo i lirisë së fjalës dhe të shtypit, jo vetëm gjatë fushatës së zgjedhjeve por edhe në përgjithësi, është një kusht paraprak i një demokracie funksionale, por edhe jë tregues i respektimit ose jo të lirisë së të shprehurit në përgjithësi. Autoritetet kanë përgjëgjsinë morale dhe kombëtare që të respektojnë dhe të inkurarojnë zhvillimin e mediave me të vërtetë të pavarura, ndërkohë që organet mediatike, nga ana e tyre, kanë përgjegjësinë e vet për të mbështetur proceset demokratike nepërmjet mbulimit objektiv dhe të paanashëm të  fushatës së zgjedhjeve dhe jo nepërmjet interesash të ngushta partiake, individësh ose grupesh politike, që normalisht nuk kanë të mirën e përbashkët si objektiv të veprimtarisë së tyre por interesat e ngushta e të përkohëshme politike ose ekonomike të tyre.   Ato media mund të jenë të lira por nuk janë të pavarura dhe rrjedhimisht nuk janë as objektive as të paanshme në punën e tyre, karakteristika këto të një shtypi të lire e të pavarur.   Media e pavarur, objektive dhe e paanshme është një e drejtë e qytetarit për të qenë i informuar.

Në një deklaratë të Kombeve të Bashkuara mbi lirinë e të shprehurit thuhet se, ”Monopolizimi ose përqendrimi i enteve të mediave në duar të një grupi të vogël duhet të mënjanohet në interes të zhvillimit të një pluralizmi pikëpamjesh dhe zërash të ndryshëm.”    Në raportin e fundit organizata Freedom House, tha në lidhje me pavarësinë e medias në Shqipëri,  se “Liria e të shprehurit, në përgjithësi, respektohet në Shqipëri, por përparimi drejtë rritjes së pavarësisë dhe profesionalizmit gazetaresk ka ngecur në vend numëro.”

Legjislacioni shqiptar për zgjedhjet detyron median shtetërore dhe private që të furnizojë shqiptarët me lajme dhe informacion objektiv dhe të paanshëm, të plotë dhe të saktë, në përputhje me parimet e pluralizmit në shpërndarjen e informacionit.    Ligji kërkon gjithashtu që entet mediatike të mbulojnë, në mënyrë të balancuar, të gjithë kandidatët dhe partitë pa dallim.   Në një raport parazgjedhor që bëri në Shqipëri, Marsin që kaloi një delegacion amerikan i Institutit Kombëtar Demokrat (NDI) u bëhet thirrje, “Pronarve të medias, redaktorëve dhe gazetarëve që të marrin masa konkrete mbrenda organizatave të tyre që të zbatojnë (ligjin) dhe të mbrojnë parimet e lirisë dhe të integritetit gazetaresk….”

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, tha se megjithëse Shqipëria nuk është një rast i izoluar që ka nevojë për një media të fortë dhe të pavarur — në një deklaratë për shtyp me këtë rast, ai shtoi se shpreson që, “Kuvendi i Shqipërisë, entet mediatike dhe gazetarët si individë, do të shkojnë përpara me përpjekje të përbashkëta, për të ndërmarrë bërjen e ndryshimeve të nevojshme, të cilat do të avancojnë lirinë e medias në Shqipëri.    E ardhmja e meritueshme e Shqipërisë në Bashkimin Evropian varet nga një medie e fortë dhe e pavarur”, nënvijoi ai.

Në një demokraci të vërtetë, të gjitha opinionet duhet të kenë mundësi të shpalosen dhe të dëgjohen.   Një gazetë ose një media e çfardo lloji qoftë, elektronike ose e shkruar, që ushtron një gazetari objektive, të paanshme dhe profesionale të një cilësie të lartë, do të tërheq një numër të madh lexuesish dhe shikuesish.   Nga ana tjetër, çdo udhëheqës i përgjegjëshëm si përfaqsues i shtetit duhet të dëgjojë hallet e popullit, nepërmjet medias, e cila duhet të informojë qytetarët në mënyrë të balancuar dhe të paanshme. Konferenca e thirrur nga Presidenti Bujar Nishani, me përfaqsues të shtypit dhe medias javën që kaloi, është një nismë që duhet përkrahur dhe duhet të bëhet shembull dhe faktor i zakonshëm në marrëdhënjet midis udhëheqësve të lartë të shtetit dhe të qeverisë, me përfaqsues të medias.Askujtë nuk i pëlqejnë kritikat për ato që mund të shikohen si të meta ose dështime, por një përfaqsues i popullit është i detyruar të dëgjoj hallet dhe problemet me të cilat përballen qytetarët dhe media e ka për detyrë morale dhe profesionale të informojë qytetarët në mënyrë objektive dhe të paanshme, duke u bazuar në standardet më të larta etike të gazetarisë.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Frank shkreli, ne fushaten elektorale, Presidenti Bujar Nishani, roli i medias

‘’Të jetosh për të punuar apo të punosh për të jetuar’’?

May 26, 2013 by dgreca

Nga Faik KRASNIQI/

Çfarë është demokratike dhe jodemokratike? Është demokratike çdo gjë e cila i konformizohet masës pasi vetë fjala demokraci nënkupton një sistem ku imponon masa. Nëse e shtrojmë në një rrafsh tjetër ‘’sa është i drejtë vullneti i masës?’’, nuk kemi të bëjmë me demokraci apo jo-demokraci, por me të ‘’të drejtën’’ në vetvete e cila është e tillë edhe nëse nuk e njeh shumica e demosit. Por është demosi që përcakton dhe vetëm kjo është mënyra e njohur si demokratike.

Jo domosdoshmërish demokracia duhet të përmbajë barazi, sepse ajo është shumë e gjerë dhe nënkupton forma sociale, politike, ekonomike etj – shpesh herë të parespektuara nga vendet që pretendojnë se janë demokratike – aq më tepër vëllazëri e cila është relative, po kështu edhe liri, që nuk ekzistojnë vetëm në sistemet ku vendos masa dhe jo gjithmonë në këto sisteme ka liri (provoni të shkoni pa rroba në punë, p.sh në një Ministri në Zvicër).

Problemi i shqiptarëve nuk janë politikanët, por shqiptarët që nuk janë në gjendje të prodhojnë përfaqësues të tjerë. E ku t’i gjejnë? Një masë që mendon se ‘’kjo është e shtetit dhe po e përvetësojë’’do të krijojë shtetarë të udhëhequr nga parimi ‘’merre’’, se unë nuk të shikoj nëse ma dërgon pjesën time tek shtëpia’’.

Për çështje që marrin jetë vetëm nëse janë kolektive (këtu hyn gjendja e përgjithshme e popullit tonë) faji është i brendshëm, në mos totalisht, të paktën pjesërisht. Duhet ndryshuar mentaliteti i fajësimit të ‘’tjetrit’’, kur flasim për komunitete të tëra individësh. Është edhe më absurde të fajësohet politika kur klasa e përfaqësuesve është elita e jonë, uzurpuese apo jo. Të ndryshojmë veten, më pas do ndryshojmë si masë dhe do prodhojmë edhe elitën. Të mos harrojmë që elita nuk është shëmbëlltyrë e popullit, pra një ‘’tjetër’’ dhe një ‘’e huaj’’.

Pyetja: ‘’Çfarë është demokratike e çfarë jodemokratike?’’ është fare e lehtë (teoritikisht) përgjigja: Çdo gjë që është kundër popullit është jodemokratike dhe anasjelltas.

 

Filed Under: Komente Tagged With: apo te ...koment, Fadil Krasniqi, te jetosh duke punuar

LETER DREJTUAR Z. JOSEPH DHE ZONJES SHIRLEY DIOGUARDI

May 26, 2013 by dgreca

Shumë i nderuari z. Joseph DioGardi,/

shumë e nderuara z. Shirley Cloyes DioGardi/

E kam lexuar mëse tri herë me kujdes letrën tuaj, z. Shirley Cloyes DioGardi, në rolin e Këshilltares për çështje të Ballkanit, Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve, Nënkomiteti mbi Evropën, Evro-Azinë dhe Rreziqeve të Reja, për të cilën gjë Ju dhe LQSHA-ja e keni meritën e denjë, sepse Ju e mbroni me përkushtim të veçantë raportin tuaj. “Marrëveshja” e nënshkruar në Bruksel/EU, e ndihmuar nga SHBA-ja, nënpërkujdesin e Baroneshës Ashton, nga Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, me 19/20 Maj të vitit 2013, si vazhdim i Projekt-marrëveshjes së dates 19/20 prill të vitit 2013 prej 15 pikash, e cila ka filluar nga rundi i shtatë i dialogut Kosovë-Serbi, po në Bruksel, me 19/20 Mars të këtij viti, tani ajo i ka nënshkrimet e dy anshme, Thaçi-Daçiq. Këtë “marrëveshje” Ju e jepni me intervistën e Faton Bislimit “Politika e kompromisit po e vë në rrezik të ardhmen e Kosovës”, sepse pikat e saj ia dhanë mundësinë Serbisë që futet në bisedime për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pa i shpërbërë strukturat paralele në Kosovën veriore dhe pa e njohur aspak sovranitetin e Kosovës. Baronesha Ashton i thotë kësaj “marrëveshje” në një bisedë për shtyp se kjo “është një pazar i madh”, ndërsa analisti dhe publicisti nga Prishtina, Shkelzen Gashi, me 20 maj 2013 për “Evro-Asinë” i thotë në intervistën e tij, se Kosova është në pragun e shpalljes së një “Republika serbska” në veriun e saj. Shikoni për këtë më mirë në: http://www.eurasia-rivista.org/intervista-a-shkelzen-gashi/19453.

Me këtë “Marrëveshje” Kosova nuk e zgjidhë konfliktin serbo-shqiptar mbi sovranitetin e saj dhe nuk është e lejuar që të bëjë anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, ku, siç thuani Ju me të drejtë, zonja Shirley Cloyes DioGardi, pesë anëtarë të BE (Spanja, Greqia, Rumania, Slovakia dhe Qiproja) ende nuk e kanë njohur sovranitetin e Kosovës. Kjo është e qartë se ne nuk kemi bërë asnjë përpjekje për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare dhe kjo gjë nuk ka qenë as në agjentën e shteteve kryesore dhe të SHBA-së, por jemi vrarë e vriteshim pa pushim në kuptimin e politikës gjakpirëse kolonialiste serbomadhe shtetërore dhe kishëtare, sepse ishim nxitur kështu nga shtetet e mëdha të bënim një luftë për të drejta të barabarta civile dhe njerëzore, për shumicën e popullsisë shqiptare brenda ndarjeve të krahinës dhe të rebublikave të Jugosllavisë, e jo të synonim zgjidhjen e çështjes kombëtare në tërësi, në bazë të të drejtave legjitime e autoktone të shqiptarëve të të gjitha trevave, të banuara nga shqiptarët.

Shqipëria londineze është një pjesë e vogël e tokave shqiptare. Ajo qeveriset edhe sot gabimisht. Serbia ka ndjekur dhe po ndjekë kurdoherë qëllimin e saj të përhershëm për një “Serbi të madhe”. Kosovës i është stopuar “lufta çlirimtare” në të ashtuquajturën “Kosovë veriore”, për të mbledhur paramiltarët serbë që kanë vrarë e prerë në Kosovë, aty është pikërisht Tepça, dhe janë bërë gjithnjë manovrimet e tyre të pandalura për të njëjtat qëllime. Paramilitarët serbë janë mbledhur 14 vite me rradhë për t`u shpallur “të shpërblyer”, pikërisht këtyre ditëve, me miliona Euro nga Evropa, si “përpjekje për pastrim etnik dhe persekutim të shqiptarëve të Kosovës”, të shpallur nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg/Francë, dhe të publikuar në Londër, nga gazeta britanike “Daily Mail”, me 3 Maj 2013.

Kjo nuk do shpjegim më qartë se sa ky shpjegim, që secili njeri normal i shoqërisë njerëzore e kupton çka dëshiron me të vërtetë Evropa, e cila ka vite të tëra apo shekuj që e ndëgjon një çmenduri të tillë dhe i duartroket kësaj politike të rrejshme shtetërore e kishëtare serbe! Pra, çështja kombëtare shqiptare nuk ka gjasa të zgjidhet drejtë, aq më pak në këtë pjesë të trojeve dardane që e mbanë emrin “Kosova-Kosovo”, varianti që pretendohet për shumë kohë nga historiografia e rrejshmë serbe dhe ndërkombëtare, sepse Evropa është e krijuar dhe përbëhet nga tri blloqe të mëdha: 1) Anglo-gjermanët; 2) Latinët dhe 3) Sllavët. Nga shetet latine e kemi Italinë, Francën, Rumaninë, Spanjën dhe Portugalinë, që të gjitha janë kthyer kundër nesh, me përjashtim të Italisë, që është pjesërisht pro-sllave. Ndërsa, sa u përket “shteteve sllave”, në krye të cilave është Rusia, pastaj të gjitha të tjerat, me përjashtim të Kroacisë e Sllovenisë, pjesërisht të çekisë e Polonisë, dihet se janë të mobilizuara kundër nesh.

Një shembull po e nxjerrim nga “Veçernje Novosti”, në të cilën, këtyre ditëve, Kisha Ortodokse Ruse dhe kryepatriarku rus Kiril, thotë se “Nuk duhet të kthehet shpina nga Kosova. Ky vend i shenjtë, nuk bën të humbet”. Nga kjo gjë kuptojmë shumë. Këto shtete janë të motivuara me një politikë antishqiptare, rregullisht dhe pandërprerë. çështja shqiptare është e ndarë në copa-copa. Ajo është futur në një çorrsokak të pafund, ku kryet e saj e mbajnë ortodoksët, me Anglinë në kokë, Fancën, Spanjën dhe Rusinë, dhe me shtetet e tjera të ashtuquajtura “sllave”, që e kanë vjedhur nga shqiptarët katolicizmin ortodoks dhe me te duan tërësisht të na shkatërrojnë. Sepse, na kanë regjistruar si “islamist” dhe “fundametalistë”, të cilën e kemi të futur si “pykë” kundër nesh e midis nesh, sepse nuk jemi fare të këtillë.

Serbia, me Akademinë e “Shkencave” Serbe dhe Kishën Ortodokse Serbe (KOS), që e do Kosovën për vete, ashtu siç dëshmohet ajo, dhe këndon rregullisht këngë paranoide për te, e në anën tjetër e do edhe Evropën dhe dëshiron që ta ketë krejtësisht për vetvete. Këtë e dëshmon prej të gjitha luftërave të saj. çështja shqiptare nuk është zgjidhur drejt, ajo ka kaluar prej “luftës çlirimtare” të Kosovës, në “betejën e Fushëkosovës” që prej vitit 1389, sa e sa shekuj më parë, që është “ngopur” me klithjet histerike nga opiumi i nacionalizmit serb “o do ta fitojmë Kosovën, o do të zhdukemi”. Nuk e di shkenca botërore dhe shkenca evropiane se Serbia ka ditur të vrapojë qindra shekuj përpara dhe të manipuloj masat e gjëra të Evropës dhe Botës në mënyrë flagrante me të ashtuquajturën “fushëbetejë serbe të Kosovës”; me prijësat e fryrë “serb” të të gjitha periudhave të mëvonshme, për të “fituar” pjesën më të rëndësishme të Kosovës me xehe, minerale e pasuri të tjera të nëntokës, që kurrë nuk e kanë pasur. Kështu, enklavat serbe në Komunat e reja serbe në Kosovë ndahen në vetvete dhe përfundimisht formojnë “Associacionin e komunave serbe”, që ka si prapavijë krijimin e “rebublikës serbe” në Kosovë dhe fitoren e luftës së saj. Kjo është luftë stërzgjatur për 14 vjet, me miratimin e kontributin francez, pra vendosjen e Kontigjentit të KFOR-it francez në veri të Kosovës dhe në mesin e aleatëve të NATOS, të molepsur në propagandë anti-shqiptare të kohës dhe nga frika e përhapjes së kryengritjes në Maqedoni dhe në Kosovën Lindore. Lufta mbrojtëse në këto vise të nënshtruara nga gjenocidi i paparë anti-shqiptar ishte projekt i mirëfilltë i LNçVSHJ-së, që nga periudha e udhëheqjes së saj nga Jusuf Gëvalla. Enklavat sebe të paramilitarëve anë e mbanë Kosovës po forcoheshin kështu dhe këto “kushte të volitshme” i kishin vetëm në verinë e Kosovës, ku udhëhiqen nga Serbia dhe nuk i prekte dora e jonë. Atje e kanë pasur ata “djepin” e vërtetë dhe ne nuk kemi guxuar prej botës, KFOR-it, EULEX-it, etj. të kundërshtohemi me ta…

“Pavarësia e Kosovës” pra ka ardhur si “derivat” nga “KSA e Kosovës” dhe nga “lufta çlirimtare” në Kosovë, që stopohet në “Kosovën veriore” dhe futen francesët, dhe vie me të vërtete Ahtisari me “devizat marrëdhënieve ndërkombëtare” (14 dokumente), siç i thekson 3 herë radhazi Sheradin Berisha (shiko faqen e tij: http://www.pashtriku.org), deri te marrëveshja e Thaçit-Daçiqit, që është konkluzivisht humbje e Kosovës në politikë nga lufta e pakryer, apo, thënë më shqip bosnjëzimi i Kosovës, pas deklarimit të shpërblimit “të heronjëve” serbë dhe kryemilitantit-Patriarkut të madh serb-IRINEJ nga ana e Anglisë, apo deklarata (për ne e papritur!) e Zëvëndëspresidentit Joe Biden, se “serbët duhet tu këndojnë lavde serbëve pas Brukselit,… se ai e njeh historinë serbe”, etj, që nuk është aspak “histori e mirëfilltë” e serbëve, por pseudohistori, por që kthehet në “histori” me dhunë e me çdo kusht prej “betejës së Fushëkosovës” deri në Bruksel, gjë që kurrsesi nuk të pajtohemi!!

Kërkoj falje shumë prej Jush; kërkoj falje shumë prej popullit amerikan dhe kërkoj falje prej nënave tuaja të shpërdara në tërë Ameriken, por duhet t`i themi Zotërisë, NE dhe JU, se e ka vendin e një Zëvendëspresidenti të Amerikës, dhe nuk ka arësye të citojë thënien e James Joycet “historia është ankth i madh nga i cili përpiqem të zgjohen”, pasi në artikullin e tij të dhënë në gazetën “Epoka e Re”, e datës 19.05.2013, të transmetuar nga “Kurir”, ka dëshmuar se ai “e ka origjinën irlandeze”; se në qershor të këtij viti “Irlanda e ka presidencën e Unionit”; dhe “jemi popull krenar, ashtu si ju serbët”; se “serbët dhe irlandezët janë shumë të ngjashëm”; se “nuk ka Evropë stabile pa Serbinë në të”;se “fascinohet me betejën e Kosovës, këngët epike serbe dhe heronjtë si Kopiliqi“, se e ka vizituar “dy herë Manastirin e Deçanit”, etj. etj. që po e them edhe një herë, janë pseudohistori serbe dhe angleze, me rrena të kulluara si ato dhe se ai mund të shikojë sado pak nga faqja e ime e internetit (Webseite), nëse i gjëndet ndonjë përkthyes, qoftë edhe nga Ju, zonja e zotërinj të LQSHA-së, sepse është dobësi për një Zëdhënëspresindent të SHBA-së të bëjë deklarata të tilla në opinionin e gjërë., kur duhet vetë t`a mësojë historinë!…

Kam bërë një provë që të shpjegoj këtë çështje. Të mos harrohen artikujt e mi në vazhdime, studimet historike, me titullin përkatës “Armiqtë më të rrezikshëm të shqiptarëve gjatë rënies së perandorisë bizantine” apo ato “Kombi shqiptar, serbët dhe serbia” etj. që janë në faqen time, por ju keni mundësi ti shikoni rradhas dhe të nxirrni andej të vërtetën për serbët, pasi ju i keni përkthyesit më të mirë. Ai le të më kuptojë dhe Ju nga LQSHA-ja, që po detyrohem t`i pohoj këto gjëra, pasi është fjala për Zëvëndëspresidentin e SHBA-së, që ka kreun e politikës botërore dhe shqiptarët i ka përkahës të politikës së tyre…

Bashkëpunimi i serbëve dhe bashkërenditja e deklaratave sllavo-ortodokse serbe, me tërë botën ortodokse, pjesërisht të krishterë, së bashku me islamistët sunit, për zvogëlimin e “fitores” së shqiptarëve, deri në shpartallimin apo zhdukjen graduale të tyre, të cilët na bëjnë të përsëritim thënien e Martin Luther King: “Padrejtësia kudo që ndodhë, është kërcënim i drejtësisë në të gjithë botën”, dhe kjo ndodhë për herë të fundit në Bruksel, apo siç na e dëshmon Zëvëndës-presidenti i SHBA-së, nëpër deklaratat e tija të mirëfillta pro-serbe!!…

Kjo mjafton. Po i kthehemi edhe njëherë luftës sonë çlirimtare. Mua nuk më është dhënë rasti as mundësia fare të paraqitem si oficer i lartë i UçK-së, që prej vitit 1997 e deri në kohën tonë. Tërë kohën isha i detyruar të përballem me jetë a vdekje; kërcënimeve dhe përpjekjeve për likuidimin fizik nga radhet e kombit shqiptar, përkundër aftësive të mëdha ushtarke që i kam pasur, për të shpëtuar shpirtin në këtë vijë. Megjithate, nuk kam pushur, duke u përpjekur të punoj, sidomos pas “fatkeqësisë” së madhe të datës 01 korrik 2005. Pas kësaj “fatkeqësie”, unë u detyrova që t`i kthehem shkencës për të luftuar pseudoshkencën, sepse nuk më lanë burrat e botës asnjë hapësirë të lirë që të merrem me detyrat e mia politike. Kulmi u arrit midis viteve 2005-2010, sa isha duke u përpëlitur me çdo kusht për të lëvizur krahun e djathtë, tmerrësisht të paralizuar; gojën dhe fytyrën të shtembëruar po aq tmerrësisht në anën e majtë; tri unazave të kurrizit të plasura dhe dy prej tyre në qafë; tri brinjë të thyera, që unë i lash ashtu të ngjiteshin, sepse sëmundjen e diabetisit e kisha me vete, para fatkeqësisë; krahas infarkteve të zemrës që nuk më morën në jetën tjetër dhe mezi arrita të shpëtoj dikur prej mjekëve…

Tani, nuk do të flas më tepër për “fatkeqesinë” time. Në këtë periudhë kam një dëshirë sublime, që nuk kam mundur t`a largoj: t`ia sqaroj botës çka është shkencë dhe çka nuk është shkencë, pra pseudoshkencë, prej “fillimit të Serbisë” në fund të perandorisë bizantine, kur janë “shpikur serbët” duke marrë me “vete” pjesërisht ilirët e të tjerë vendas të Ilirisë së atëhershme, të cilën nuk e kanë gjetur “të lirë”, prej Kostandinit të Madh e këndej, e të cilët nuk janë harruar për atë kohë. Sado që e thonë “me gojën e mbushur” pseudoshkecëtarët, se “ilirët janë zhdukur” e që “e fshehin” cilën gjuhë e kanë folur ata, ne-shqiptarët e sotëm, jemi bij të ilirëve, nipër të pellazgëve, të thirrur më parë arbër, apo në latinisht albanë. Pra, jemi bijtë e tyre dhe shqipen kurdoherë e flasim, njësoj dhe vazhdimisht. Kjo është gjuha e ilirëve! Nuk ka më tjetër!…

Prandaj m`u nevojit të lexoja qindra vepra të mëdha, që nga fillimi i botës e deri më sot, e cila më ndihmoj të kthehem në jetë, siç kam qenë përpara, deri në korrik të këtij viti (2013), por vetëm pasi është nënshkruar marrëveshja e Brukselit, dhe janë shpalur “të shpërblyer” me miliona Euro paramilitarët serbë të Kosovës. Kryemilitanti ortodoks i Serbisë, Patriarkun e madh, IRINEJ, e “shoh” kurdoherë t`ia “puthin” duart njerëzit më të denjë të Përëndimit, pra të Anglisë dhe pjesërisht të Francës, pa e llogaritur se ne e e mbajmë mend para, gjatë dhe pas luftës, si kriminel të urryer serb! Nuk e kemi harruar OSBE-në që e ka “financiuar” kriminelin e njohur serb, ARKANIN, me mija Euro, që të eksekutojë qindra shqiptarë!….

Dhe prandaj nuk ka si ngritet në këmbë sot kombi shqiptar. Gjendja reale e jona është e mjeruar. Ai është i vetmi komb që nuk e ka të zgjidhur çështjen kombëtare dhe është i copëtuar në 6 shtete: Greqi, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri. Rreth e më rreth ai rrethohet me armiqtë më të urryer, që sulen të gjithë mbi shqiptarët, i cili vetë prihet nga disa “njerëz” që janë të njohur si “përçarës” të tij, pra djemtë e UDB-istëve të djeshëm; të KGB-istëve të djeshëm; të Sigurimit grek apo vetëm shqipfolës dhe jo shqiptarë!…

Autokracia apo pseudokracia e sotme botërore mbi ne është katastrofale; korrupsioni i botës është lëshuar mbi ne, duke llogaritur korrupsionet shqipfolëse të atyre që janë “ngritur” përmes “luftës çlirimtare”, i cili është mësuar tashmë me shitblerjet e pasurisë sonë legjitime për etjet e tilla të botës dhe të kundërshtarëve tanë. Ne po përpëlitemi më tutje!…

Në këtë kuptim dalin edhe të atillë që janë “të dokumentuar” si “luftëtarë” të “çlirimit të Kosovës” si Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, zoti Agim çeku, i cili, në një intervistë të dhënë për gazetën serbe të Beogradit “Nedenljik”, të datës 18 prill 2013, ka thënë ekskluzivisht se ai “e mbështetë idenë e një Jugosllavije të Re” (shikoni ju lutem këtë intervistë në faqen e internetit: http://www.pressonline.rs/18/04/2013/info/politika/269715/agim-ceku-podrzavam-ideju-nove-jugoslavije-.html). Shqiptarët gjoja të “çliruar” në Kosovë; ata banorë të vuajtur të Malësisë së Madhe, që kanë mbetur nga shpopullimi i dhunshëm i Malit të Zi; ata që janë ende të robëruar në Serbinë e vjetër (Presheva, Bujanovci dhe Medvegja); ata që poashtu thonë se janë “çliruar” në Maqedoni, banorët e të ashtuquajturës Iliridë; shqiptarët që janë okupuar tërësisht të Epirit të Jugut, në çamërinë- duhet me të vërtetë të çlirohen dhe të bashkohen në një Shqipëri të re, të ristrukturuar, natyrale dhe etnike shqiptare në Ballkan, nëse nuk i harrojnë sllavët dhe serbët idenë e tyre neokoloniale për një “jugosllavi të re”; dhe përpiqen kështu të ristrukturojnë “Serbinë e Madhe”, si ëndërr të vjetër serbe, nën të cilën nuk duhet të jetojnë shqiptarët. Ata dallojnë nga serbët si nata me ditë. Serbët janë fallsifikatorë të historisë; janë okupatorë të tmerrshëm të vendit tonë; të shpopullimit tërësisht të Kosovës veriore jashtë Kosovës, në Tregun e Ri (Novi Pazar) e deri në Nish(Njësh, qyteti i parë-shqip). Janë “vrapues” të shpejtë nëpër botë; të “shpikin” të gjitha ato rrena të paskupullta, dhe t`i shesin si “histori”…

Ju lutem, ju lutem, ju lutem, nëse Ju keni mundësi, intervenoni te pikat më të larta të vendosjes, që serbët tashmë të Kosovës veriore të mos e implementojnë një tjetër “republika serpsa” në Kosovë dhe as “automominë maksimale”, sepse përndryshe do të jemi të detyruar të bëjmë çmos për të mundësuar bashkimin legal e të natyrshëm të gjitha trojeve shqiptare jashtë Shqipërisë me shtetin amë-Shqipërinë, pra bashkim me Shqipërinë natyrale dhe etnike, që do t`ua vështirësojë edhe më shumë punën dhe pozitën gjeo-politike maft shteteve më të përparuara të Evropës dhe Botës.

Ju lutem shumë JUVE dhe jam me ndjenja të mirësjelljes për JUVE,

dhe mbetem me përshëndetje të mirëfillta-

i juaji, Brahim AVDYLI

http://www.brahimavdyli.ch/një-letër-e-veçantë/

 

Filed Under: Komente Tagged With: Ibrahim Avdyli, Joe DioGuardi, Shirley DioGuardi

NDALNI ANTISHQIPTARIZMIN MAQEDONAS!

May 25, 2013 by dgreca

Nëse ky rast do të ishte i vetmi, nuk do t’ia vlente për të dhënë alarmin, por zinxhiri i mllefeve dhe akteve të dhunës antishqiptare është tepër i gjatë. Maqedonia, ky shtet problematik, i ngjizur me pështymë dhe i krijuar me zor nga Evropa,që vuan mungesën e identitetit Kombëtar,  ka kohë që luan rolin e grindavecit të rajonit.Të bësh atentat ndaj kulturës shqiptare në ditën e arsimit sllav, është më shumë se sa primitivizëm kulturor, barabarizëm qytetar dhe inferioritet civil./

Europa duhet të shqetësohet më shumë për antishqiptarizmin e maqedonasve, që shënoi incidentin e radhës me vandalizmin në Shtëpinë e Kongresit të Manastirit. Nëse ky rast do të ishte i vetmi, nuk do t’ia vlente për të dhënë alarmin, por zinxhiri i mllefeve dhe akteve të dhunës antishqiptare është tepër i gjatë. Maqedonia, ky shtet problematik, i ngjizur me pështymë dhe i krijuar me zor nga Evropa,që vuan mungesën e identitetit Kombëtar,  ka kohë që luan rolin e grindavecit të rajonit. Të bësh atentat ndaj kulturës shqiptare në ditën e arsimit sllav, është më shumë se sa primitivizëm kulturor, barabarizëm qytetar dhe inferioritet civil.

Partitë maqedonase duket se po e kultivojnë në programet dhe qëndrimet e tyre antishqiptarizmin tek militantët e vet. Nga ana e tyre partitë shqiptare nuk duhet ta lënë në heshtje rastin vandal, aq mv shumv partia qeverisese e Ali Ahmetit.

Kronika: Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka konfirmuar me 24 Maj se Shtëpia e Alfabetit në Manastir është shkatërruar nga disa vandalë. Autorët kanë thyer dyer, dritare dhe vitrinat ku gjendej dokumentacioni i Muzeut të Alfabetit dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.Drejtori i muzeut, Gazmend Hoxhaj, tha se ky akt vandalizmi është një mesazh shumë i keq pikërisht sot më 24 maj, festën e arsimit sllav.Ai tha se kanë pasur edhe në të parën probleme.

Hoxhaj ka premtuar se shumë shpejt Shtëpia e Alfabetit do kthehet në gjendjen e mëparshme

Rreth orës katër të mëngjesit të së premtes, një nga institucionet-simbol më të forta për shqiptarët është dëmtuar nga vandalët në qytetin e Manastirit, Maqedoni. Shtëpia e Alfabetit Shqiptar në Manastir ka pësuar dëme të mëdha materiale nga persona ende të identifikuar. Nëntë nga 11 ekspozitorët e qelqtë me dokumentet shqiptare janë thyer. Një delegacion nga Ministria maqedonase e Kulturës, e kryesuar nga sekretari shtetëror Muzafer Bislimi, vizitoi ndërtesën dhe ka premtuar se të gjitha dëmet do të riparohen. Ndërkohë, drejtori i Shtëpisë-Muze të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Gazmend Hoxhaj, deklaroi në agjencinë INA se: “Dokumentet që janë brenda nuk janë dëmtuar. Kemi formuar komision për të vlerësuar dëmet. Kjo ishte një porosi për të rrënuar bashkëjetesën, mirëpo i bëjmë me dije se ata nuk mund të na mposhtin”, tha Hoxha.
Akti u dënua edhe nga qeveria e Maqedonisë. Në një reagim thuhet se “Qeveria me këtë rast e informon opinionin se institucionet e sistemit do të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për ndriçimin e rastit, gjetjen e kryerësve dhe dërgimin e tyre para drejtësisë”. Ndërkohë, Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni ka kërkuar reagime nga Tirana dhe Prishtina zyrtare. “Ky akt i ulët qyqar i qarqeve të caktuara maqedonase, të ushqyer me albanofobi të skajshme, prish edhe më tepër marrëdhëniet ndëretnike. Ky akt është edhe më i rëndë, kur ndodh pikërisht sot që bota sllave shënon Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit, të cilët patën luftuar me mish e me shpirt për arsimimin e atyre të cilët përdhunojnë objekte të shenjta të arsimit të një populli me gjuhë tjetër. U bëjmë thirrje zyrtarëve të Tiranës dhe Prishtinës, si dhe përfaqësuesve të shqiptarëve në Maqedoni, o të vihen në mbrojtje të trashëgimisë kulturore e historike, ose të deklarohen publikisht se heqin dorë nga kujtesa historike dhe kodi i identifikimit të identitetit shqiptar, sikurse është Muzeu i Kongresit të Alfabetit”, thekson SHHSHM.
Rasti u dënua edhe nga BDI-ja. “Dikush nuk e kupton, as nuk e respekton vlerën e kulturës së të tjerëve dhe as vlerat e marrëdhënieve ndëretnike… Ftojmë institucionet kompetente të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e rastit, si dhe për riparimin e objektit”, thekson kjo parti.

KU ESHTE REAGIMI ZYRTAR?

Agjensia Ina njofton se Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk kanë reaguar lidhur me aktin vandal të dhunimit të Shtëpisë së Kongresit të Alfabetit në Manastir.
Deri sot asnjë reagim nuk ka pasuar nga Qeveria Shqiptare, ndërsa burime pranë saj deklaruan për INA se për shkak të fushatës zgjedhore, nuk synohet që të keqpërdoret kjo situatë dhe të përfitohet për qëllime politike. Kryeministri Sali Berisha pritet të deklarohet për këtë akt vandal të demolimit të ambienteve dhe dokumenteve në shtëpinë muze të Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe në qytetin e Manastirit.
Ndërkohë, edhe nga Prishtina nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me ngjarjen e dhunshme në Manastir. Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Jashtme nuk kanë komentuar aktin vandal, ndërsa në të njejtën mënyrë kanë vepruar edhe dy ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Shkup.
Qeveria e Maqedonisë dje reagoi ndaj aktit vandal, duke kërkuar zbardhjen e shpejt dhe ndalimin e personave që dhunuan këtë institucion kulturor dhe të trashëgimisë kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve.

PDIU: Qeveria maqedonase të nxjerrë vandalët para drejtësisë

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet shprehu sot indinjatën e thellë për dëmtimin që i është bërë Muzeut të Alfabetit në qytetin e Manastirit sot herët në mëngjes.
“Ky është një cënim i rëndë që i bëhet trashëgimisë historike dhe shpirtërore shqiptare pasi ngjarja që ky muze shënon, pra Kongresi i Manastirit është një ndër etapat më të lavdishme të historisë së Shqipërisë dhe gëzon vend të veçantë në çdo zemër shqiptari. Duket qartazi që ky akt ka në sfond urrejtjen anti-shqiptare dhe motivohet nga përpjekjet sllave për të fshirë përkatësinë etnike të qyteti shqiptar të Manastirit. PDIU i bën thirrje qeverisë maqedonase të nxjerrë menjëherë përgjegjësit vandalë para drejtësisë si dhe të marrë sa më shpejt masa për meremetimin e saj dhe rikthimin në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu ne i bëjmë thirrje edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme që të kërkojë sqarime të mëtejshme për ngjarjen e rëndë dhe të bëj presion në mënyrë që trashëgimia kulturore shqiptare të jetë sa më e mbrojtur dhe të tilla raste të parandalohen në të ardhmen”.

Filed Under: Komente, Kulture Tagged With: Atentat ndaj Kulutures shqiptare, Europa te shqetesohet, kunder shqiptareve, per vandalizmin sllav

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 478
  • 479
  • 480
  • 481
  • 482
  • …
  • 486
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Ekzistenca e kombit shqiptar varet nga ekzistenca e kombit amerikan
  • Flamuri Shqiptar: Nga Emblemë Perandorake në Identitet Kombëtar
  • ATHANAS GEGAJ VEPRIMTAR DHE STUDIUES SHQIPTAR NË AMERIKË  I SHQUAR PËR ROLIN E TIJ NË ÇËSHTJEN KOMBËTARE 
  • DR. ATHANAS GEGAJ, EDITORI I DIELLIT DHE SEKRETARI I VATRËS U PËRKUJTUA NË NEW YORK
  • Ismail Qemali në gazetën franceze “Le Bloc”
  • Grupi artistik shqiptar “Albanian Eagles Dance” përformoi në “ArtFest Fort Myers” në Florida
  • INSTITUCIONALIZIMI I BARAZISË SË SHQIPTARËVE – NGA MARRËVESHJA POLITIKE TE GARANCIA JURIDIKE
  • ALBANIAN HERITAGE BOOKSHELF INITIATIVE
  • Stuhitë “Bomb Cyclone”: Kur natyra teston kufijtë e shoqërisë moderne
  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT