• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TAKIM NE KONSULLATEN E KOSOVES NE NJU JORK

September 16, 2016 by dgreca

* Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York, po i kushton një rëndësi të veçantë lidhjeve të saj, me komunitetin shqiptarë të Amerikës/

* Haxhi Dauti kreu i Këshilli Shqiptaro Amerikan (KSHA),  ka dorëzuar edhe statusin, programin dhe dokumente të tjera, arkivore që lidhen me aktivitetin dhe veprimtarinë e kësaj organizate, si dhe një pjesë të fotokopjove, të takimeve, të tij me senatorë, kongresmenë, kandidatë për Presidentë të SHBA, letër shkëmbime e faksimile/

* Qëndra Kulturore Shqiptare – ish – Fondi i Përbashkët Shqiptar i Patresonit “ka në planë të hapë një Biblotekë – , konform  rregullave, të shtetit ku jetojmë, për ta pajisur atë, me të gjitha kushtet : nga sallat e leximit, kompjuterat, dhe seksionet e librave, (artistik, letrar, shkollor, studimor e shkencor,  fetar, politik, librat për fëmije, sportiv, edukativ e mësimor, e të tjerë,), të të gjitha zhanrrve, të çdo autori, të huaj dhe shqiptar”./

Nga Beqir SINA – MANHATTAN NY : Në zyrën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Konsullja e Përgjithshme, Ambasadoria Tetuat Sahatcija, dhe Konsulli Fatmir Zajmi, i cili edhe po koordinon takimet me komunitetin shqiptarë në SHBA, pasditen e së Enjtes pritën në një takim kortezie, Imam Harrun Pollozhanin nga Xhamia shqiptare në Riverdale – New Jersey, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptarë, zotin Haxhi Dauti, dhe veprimtarin Kalosh Sela, që të tre pjesë e Komunitetit Strugan në SHBA.

Pollozhani, Dauti dhe Sela, pas faleminderimeve për pritjen, u shprehën me shumë respekt për aktivitetin, kontributin  dhe punën disa vjeçare të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, dhe ambasadorve të saj, Rama e Çitaku, e veçanërishtë atë të Ambasadorit Bekim Sejdiu, gjatë mandatit të tij, dhe me këtë rast ata i uruan suksese në detyrë, ambasadores Teuta Sahatcija.

Ambasadorja Sahatcija, nga ana e saj falënderoi pjesëmarrësit dhe gjithë komunitetin Shqiptarë në Amerikë, për bashkëpunimin e suksesshëm, që ka pasur me to ndër vite dhe rolin e tyre në mbajtjen gjallë të gjuhës, traditave dhe kulturës të të gjitha trojeve shqiptare. Dhe, konsullin Zajmi, për rolin e tij në lidhjet e mira me komunitetin shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Këshilli Shqiptaro Amerikan (KSHA),është një organizatë jo përfituese dhe jo qeveritare, e dedikuar ndaj përkrahjes së çështjeve shqiptare, promovimit të paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan për të forcuar politikat demokratike, për të inkurajuar respektin për të drejtat e njeriut nëpërmjet ofrimit të programeve të zhvillimit dhe edukative me bazë në Nju Xhersi (43 – Washington Street West Orange NJ), e cila e ka nisur aktivitetin e saj – me lobimin e ish kongresmenit Xhozef DioGuardi, 25 vjet më parë,”  njoftoi kryetari dhe themeluesi i kësaj organizate z. Haxhi Dauti, Konsullen e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Ambasadoren Sahatcija.

Kryetari i KSHA-së – Haxhi Dauti – tha se edhe në konsultimi me ish- diplomatin amerikan David L. Phillips drejtor i Programit për ndërtimin e paqes në Institutin e Universitetit Columbia për Studimin e të Drejtave të Njeriut dhe një bashkëpuntor në  “Harvard Kennedy School’s Project ” mbi të Ardhmen e Diplomacisë – i cili e ka ndihmuar shumë, atë në trajtimin që i ka bërë ai në  Qendrën për Studime për të Drjetat Humane në Universitetin Columbia –  kanë pasur një diskutim të hapur mbi Marrveshjen Ohrit– pra mbi zbatimin e saj në praktikë, mbas nëshkrimit 14 vjetë më parë.

Haxhi Dauti kreu i Këshilli Shqiptaro Amerikan (KSHA), në SHBA, më pasë i ka dorëzuar edhe statusin, programin dhe dokumente të tjera, arkivore që lidhen me aktivitetin dhe veprimtarinë e kësaj organizate, si dhe një pjesë të fotokopjove, të takimeve, të tij me senator, kongresmen, kandidatë për President të SHBA, letër shkëmbimet e faksimile, me të cilat Dauti, tha ka diskutuar  dhe se ai i ka njoftuar Brukselin dhe Washingtonin, nëpërmjet takimeve dhe letërshkëmbimeve që ka pasur – mbi çështjet shqiptare, dhe veçanërisht ato të të drejtave të Shqiptarëve në Maqedoni, për 25 vjet veprimtari.

Kurse, Imam Harrun Pollozhani, njoftojë Ambasdoren Sahatqija, se komuniteti strugan në New Jersey, një vitë më parë (më dt. 3 Gusht – 2015), ka  pronësuar, zyrtarisht një objekti të ri, e cila është Qëndra Kulturore Shqiptare – ish – Fondi i Përbashkët Shqiptarë i Patresonit – që ndodhet në adresën 90 Riverdale rd, Riverdale New Jersey – duke u bërë kështu, edhe qendra më e madhe kulturore shqiptare në Amerikë – për komunitetin shqiptarë.Ai tha se :“Kjo qendër multi funksionale, tani ka në planë të hapë një Biblotek – Librari të madhe, konform të gjitha ligjeve dhe rregullave, të shtetit ku jetojmë, për t;a paisur atë, me të gjitha kushtet prej nga sallat e leximit, kompjuterat, dhe stendat me seksionet e librave, (artistik, letrar, shkollor, studimor e shkencor, shoqëror, fetar, politik, librat për fëmije, sportiv, edukativ e mësimor, e të tjer,), të të gjitha zhanrrve, të çdo autori, të huaj dhe shqiptarë. Por, shtoi Pollozhani, ne na duhet gjithësesi ndihma e institucioneve shqiptare, si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, ndihma e të gjithë atyre individeve, organizatave e shoqatave të komunitetit, që dëshirojnë të na dhurojnë, falas, biblotekat e tyre , personale,  ( jo me një e dy libra, por sa më shumë, me dhjetra dhe me qindra libra ), që të na sigurojnë kështu një biblotek, me mijëra libra, revista, albume, gazetat, dhe CD e DVD, pra, si dhurat për Biblotekën e re Shqiptare – e cila do të jetë e para Librari e  shqiptarëve, e këtij lloji, në SHBA”

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Komuniteti strugan, ne Konsulaletne Kosoves

Gati të nisë në New York Java e 5-të e Filmit Shqiptar

September 14, 2016 by dgreca

Java e Filmit Shqiptar 2016 do të jetë pjesë e Edition të 5-të në kuadër të prezantimit të kulturës dhe traditave të komunitetit shqiptar/2-java-film1-marko-beqir4-java-film1-ok-java-film

1-ok-1-java-film

3-java-film

Nga Beqir SINA – New York City/

Bow Tie Kinema NYC : Java e filmit shqiptar është Festivali i parë shqiptar i filmit në Shtetet e Bashkuara, e themeluar dhe udhëhequr, qysh në vitin 2012 nga Mrika Krasniqi. Ajo si për çdo edicion do të mbahet në Nju Jork, kësaj radhe nga 16 shtator deri më 20 shtator 2016.Java e filmit shqiptar, i cili luan një rol të madh në prezantimin e filmit shqiptar edhe për audiencën Amerikane, është e konsideruar si ngjarja artistike më e madhe, komunitetit të artistëve shqiptarë në SHBA.Në këtë Edicion të 5-të të Javës shqiptare të filmit do të shfaqën 25 filma, përfshirë filma të shkurtër dhe filma dokumentarë.Finalistët janë përzgjedhur nga veprat e kineastëve shqiptarë dhe të huaj rreth botës.

Java e Filmit Shqiptar 2016 do të jetë pjesë e Edition të 5-të në kuadër të prezantimit të kulturës dhe traditave të komunitetit shqiptar.Një pjesë e fitimeve nga biletat e shitura përgjatë aktivitetit, ka deklaruar organizatori do të shkojnë në mbështetje të organizatës “GREEN LINE ALBANIA” nën udhëheqjen e z. Ervin Shehaj – i cili ka organizuar deri më tani 6 fushata kombëtare nën moton “TË PASTROJMË SHQIPËRINË”.Vetë z. Shehaj pritet të marrë pjesë në këtë aktivitet në Nju York.Kështu që në Red Carpet Gala (të premten, 16 shtator) në Bow Tie Kinema, në qytetin e New Yorkut”, komuniteti i artistëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, do të hap siparin e Festivalit Javor të Filmit Shqiptar, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ministria e Diasporës dhe Ministria e Kulturës.

Ngjarja më e madhe e vitit artistike në New York, me themeluese dhe Presidente e AWF producenten Mrika Krasniqi, thotë se ka nderin të ju ftojë, të gjithë ju shqiptarëve të zonës së Tri-Shteshit, për të marrë pjesë, në edicionin e 5 të Javës Filmit Shqiptar në Red Carpet Gala, i cili do të hapet me një ekzaminim të filmit “Crom” nga producenti i talentuar Bujar Alimani, dhe do të jetë filmi i natës së parë të hapjes të AWF.

Ajo është shprehur se organizimi i këtij festivali është një mundësi e mirë e promovimit të kulturës dhe artit shqiptar në përgjithësi, ndërsa arrin një komunikim më të afërt në mes të artistëve shqiptarë dhe artistëve amerikan.Mrika Krasniqi i tha gazetës tonë se :’ Qëllimi ynë për këtë festival të filmit Shqiptarë në SHBA, është për të treguar një pjesë të kulturës dhe historisë shqiptare nëpërmjet filmit për komunitetin amerikano-shqiptar në Nju Jork. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj të madhe për artet dhe filmit për komunitetin artistik NY. Ne do të jemi të nderuar nga prania tuaj” thotë Krasniqi.Shqiptarja nga Kosova, Mrika Krasniqi, është nderuar këtë vit si “Gruaja e Vitit 2016” nga Kongresi Amerikan për punën e saj ndërkombëtare në fushën e artit, kulturës dhe biznesit.Ka qenë Senatori nga New Yorku Charles E. Schumer, ai që i ka kërkuar Kongresit Amerikan, disa muaj më parë, që të ngrihet flamuri Amerikan për nder të Mrika Krasniqi, si një grua fymëzuese, dhe një figurë e shquar, e cila ka krijuar marëdhënie shumëpalëshe nëpërmjet artit dhe biznesit ndërmjet Amerikë-Kosovë-Shqipëri-Maqedoni-Itali.Mrika, për ne shqiptarët e Amerikës, është e njohur si organizatore e “Albanian Week Film Festival” në Amerikë, festival i cili prezanton filmin shqiptar në SHBA. Veç kësaj ajo po punon si producente, regjisore dhe skenariste në kompaninë e saj të produksionit “Nil Production” me seli në Prishtinë dhe New York, si dhe bashkëpunon me kompani të tjera ndërkombëtare në Europë e Amerikë.Para pak muajve ajo ka pasur premierën e dokumentarit të saj “Soldier”, pas organizmit me sukses në Nju Jork të Javës së Filmit Shqiptar, që i kushtohet promovimit të filmit dhe të artistëve shqiptarë kudo në botë.Një nga veprat më të fundit të realizuar nga Mrika Krasniqit është dokumentari “You are not alone”, i cili u kushtohet fëmijëve me sindromin doën, ndërkohë që duke ju referuar intervistave të saj në shtyp, është në përgatitje për një film me metrazh të gjatë.

Kozeta Turishta dhe Lulzim Bucolli, janë moderatorët e Javës së V-të të Filmit Shqiptar në New York…Festivali i filmit shqiptar në SHBA po vazhdon me përgatitjet e tij finale për tu prezantuar para publikut shqiptaro-amerikan me prezantimin e programit të sivjetmë.Para pak dite festivali prezantoi jurinë profesionale të përbërë nga: Mike Dusi-aktor dhe producent në Holliwood, Dhimiter Ismailja – regjisor, skenarist dhe kameraman, Xhevat Limani-regjisor dhe dramaturg, Leonora Mehmetaj-aktore, Bashkim Hasanaj – fotograf i mirënjohur.Pas jurisë profesionale, festivali paraqet emrat e moderatorëve të cilët do të prezantojnë festivalin “Java e Filmit Shqiptar 2016” që do te zhvillohet prej 16 deri 20 shtator në Manhattan.Moderatorja e mirënjohur shqiptaro-amerikane Kozeta Torishta dhe aktori i mirënjohur Lulzim Bucolli do të jenë prezantuesit e 5 netëve të festivalit që do të shpalos programin prej 26 filmave nga kinematografia shqiptare, si dhe tre filma nga kompeticioni ndërkombëtar.Festivali sivjet organizohet në bashkëpunim me Konzulatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, dhe ka disa sponsorizues të fuqishëm përfshirë kompaninë e njohur Famous Famiglia Pizza të vëllezërve Kolaj.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Filmi Shqiptar, Gati per start, Java e 5-te, New York

Shkolla shqipe në Fialdelfia hapi dyert për 12-in vit shkollor

September 13, 2016 by dgreca

SHKOLLA  SHQIPE “ GJUHA  JONE “ NE FILADELFIA  HAP DYERT  PER VITIN E  RI SHKOLLOR 2016-2017 /

Nga Tajar  Domi */

3-femije

4-grup

2-nxenesQendra Social-Kulturore e komunitetit shqiptar në qytetin historik të Filadelfias, këtë të dielë , “e prishi” qetësinë e pushimeve të verës , nga zërat e fëmijve e të prindërve të tyre, që i kishin sjellë këta fëmijë, për të mësuar gjuhën shqipe dhe kulturën e historinë tonë kombëtare, pranë shkollës shqipe “Gjuha Jonë ”. Atmosferë festive e gëzimi, dukej jo vetëm në ambjentet e shkollës, por edhe në fytyrat e nxënësve, dikush fare i vogël për tu regjistruar në klasë të parë, e të tjerë që vinin nga klasat e vitit të kaluar shkollor e që dëshironin ta vazhdonin shkollën, deri në klasën e pestë që është edhe klasa më e lartë që mund të ndiqet në këtë shkollë. Takime e shtrëngime të duarve të tyre të vogla, me shokët e shoqet e klasës, me mësueset e tyre që u kishin munguar për dy muajt e verës, por për të cilat kishin marre tufa lulesh për tua dhuruar në ditën e parë të shkollës. Nga ana tjetër, shikon prindër që nxitojnë duke mbushur formularin e regjistrimit në shkollë, pasi kanë lënë diçka për të bërë këtë ditë, gjatë kohës që fëmijtë ndjekin shkollën, për tu kthyer përsëri për ti marrë ata pas përfundimit të mësimit. Përpara derës dhe në hollin e ndërtesës, shikon shqetësimin e antarëve të kryesisë të shoqatës atdhetare-kulturore “Bijtë e Shqipes” për numrin e nxënësve që do të vijnë, dhe për të sistemuar gjithcka në vendin e vet. Llazari e Vlashi, me formularët e librat në duar, mundohen të ndihmojnë cilindo. Bujari i financës, mundohet të jetë i gatshëm për cdo gjë. Ndërsa, Hakiu, Bashkimi e Bujari tjetër, ndihmojnë mësueset duke orientuar nxënësit nëpër klasa.  Nga ana e tyre mësueset me përvojë, Rajmonda, Kozara, Irini dhe Adelina, duke mos e fshehur gëzimin që të jep dita e parë e shkollës, janë në shqetësimin e ardhjes të nxënësve të tyre. Në këtë atmosferë të krijuar, gradualisht nxënësit filluan të mbushin hapësirën e godinës, në ballin e së cilës brenda saj, flamuri ynë kombëtar i vendosur aty, i fton nxënësit të këndojnë hymnin e tij , sic bëjnë cdo ditë mësimi. Por sot , flamuri shndriste edhe më shumë. Ishte nje flamur i ri, të cilin e solli Milot Rukiqi, me origjinë nga Kosova. Arti, djali ë Milotit që do të vazhdojë klasën e dytë këtë vit, ishte mjaft i gëzuar, pasi për ditën e parë të shkollës e kishin shoqëruar, përvec babit, edhe gjyshi dhe xhaxhai Genci, të cilët kishin ardhë për qëndrim të përkohshëm këtu në Amerikë. Faleminderit familjes Rukiqi.

Kështu,pasi u urohet mirëseardhja nxënësve nga kryetari ë shoqatës, të vendosur përballë flamurit kombëtar, të gjithë të pranishmit, nxënës, prindër, mësuese e të tjerë, kënduan hymnin tonë kombëtar. Pas tij nxënësit shpërndahen nëpër klasa, ku mësueset ishin kujdesur që të kishin gjithëka gati dhe mësimi vazhdoi normalisht.

Shkolla shqipe “Gjuha Jonë ” hapi dyert 12 vite më parë, duke shtuar çdo vit numrin e nxënësve që e frekuentojnë atë, por duke rritur edhe cilësinë e mësimit dhe volumin e nxënies prej tyre. Gjatë kësaj kohe janë ulur në bankat e saj rreth 600 nxënës , që kanë marrë njohuritë e domosdoshme jo vetëm për gjuhën shqipe, por edhe për kulturën, traditën dhe historinë tonë kombëtare. Tashmë dihet, se një gjuhë e huaj më tepër, të hap një dritare në jetën tënde. Ndërsa gjuha e kombit tënd, të hap një derë që nuk mbyllet kurrë, për komunikimin me dheun dhe me njerëzit, në vendin e origjinës tënde, për mbajtjen gjallë të atdhedashurisë. Këtë , duket se një pjesë e mirë e bashkatdhetarëve tanë në Filadelfia, e ndjejnë në qenien e tyre dhe po bëjnë sakrificën e nevojshme për t’ju dhenë fëmijve të tyre këto njohuri të domosdoshme. Asgjë nuk është e lehtë, dhe nuk vjen pa sacrificë. Por për gjëra shumë të rëndësishme siç është të mësuarit e gjuhës shqipe, edhe sakrifica më të mëdha janë të domosdoshme.

Dita e parë e këtij viti shkollor ishte me më shumë nxënës se cdo vit tjetër. U regjistruan dhe nisen mësimet plot 34 nxënës ne klasa te ndryshme, ndërsa parashikojmë që ditët që vijnë të kemi mbi 60 . Vargjet plot emocion të poetit Vlashi Fili, të vendosur në njoftimin e fillimit të shkollës në FB e shoqatës “Bijtë e Shqipes”, me sa duket shërbyen edhe si thirrje e fëmijve për prindërit e tyre :

FLISNI SHQIP

Jam i vogël, jam fëmi
Kam nevojë për ndihmën tuaj
Që në fis, me njerëzit e mi
Të mos ndjehem si i huaj!!

Shokëve dua që t’u them
Kjo është gjuhë e nënës time
Dhe krenar për ju të jem
Për së gjalli e në kujtime.

Pra ju prindër, u kërkoj
Në shtëpi të flisni shqip
Që edhe unë ta mësoj
Ta mësoj e mos ta harroj.

Duke uruar nxënësve e prindërve bashkatdhetar te Filadelfias : “Gëzuar ditën e parë të shkollës shqipe”, nuk mund të lëmë pa përmendur për të disatën herë, mungesën e papërgjegjshmerinë e shtetit dhe të qeverisë shqiptare për të siguruar librat e nevojshme , shkollave shqipe në diasporë, sic është edhe shkolla “Gjuha Jonë ”. Si ka mundësi që këtu në këto shkolla bëhet punë vullnetare nga shumë e shumë bashkatdhetarë, ndërsa shteti ynë që e ka detyrim të paisë me libra ato, e te kujdest per problemet e diaspores vet, nuk e bën një gjë të tillë?

Kur do të marrë fund kjo?

*Kryetar i Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes”

Filadelfia,
11Shtator    2016

Filed Under: Featured, Komunitet Tagged With: 12 vjet, filadelfia, Gjuha Jone, Shkolla shqipe, Tahir Domi

Shqiptarët Myslimanë të Amerikës falën Kurban Bajramin

September 12, 2016 by dgreca

 

1-hoxha

1-ok-bajram*Kremtimi i Kurban Bajramit, tek shqiptarët musliman në Shtetet e Bashkaura : Paqe, shëndet dhe harmoni në mbarë botën!/

*“Pasi, që ky Bajram, theksojë krye Imami Omer Papraniku, ka për synim kryesor, vëllazërimin, sakrificën  dhe humanizmin,  ne mburemi me bashkëkombasen  tonë, bamiresen shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, për humanizmin e saj”, tha, ai, duke shtuar se dëshiroj që kjo festë  madhështore  të sjell paqe, shëndet dhe harmoni në mbarë botën”/

Nga Beqir SINA, Freehold -New Jersey : Sot, në të gjitha xhamitë e Shqiptare, në SHBA, si në zonën e Tri-Shtetshit, Kenektiket, Nju Xhersi dhe Nju Jork, ku janë mbi 10 xhami, dhe pjesmarrja ka qenë shumë e madhe, ashtu dhe atë të shteteve të tjera, si në Dallas, Feniks, Çikago, Detroit, Tampa, Filadelfia, Los Angelos, Las Vegas, Uashington, e të tjer, ku më së shumti jetojnë besimtarët shqiptarë të besimit musliman, qysh heret në mëngjes është falur Namazi i Kurban Bajramit, një ndër festat më të mëdha të fesë Islame.Ndërsa, me këtë rast besimtarët shqiptarë, musliman, kanë mbushur objektet e tyre fetare, përplot me besimtarë , të të gjitha moshave; fëmijë, të rinjë dhe të moshuar, mërgimtarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Çamëria, dhe diaspora.Menjëherë, pas daljes nga xhamia ata ja kanë uruar njëri tjetrit Kurban Bajramin, ndërsa mbas kësaj shumë besmitarë, tradicionalisht në të gjitha qytet kanë vizituar varrezat, e të afërmeve të tyre .Mbas kësaj ka ardhur radha e sakrificës së Kurbanit, tek shkëmbimi i vizitave tek kushërinjtë, komshinjtë dhe miqtë e tyre.Dyert e xhamisë, së re, u hapën në orën 5:45 të mëngjesit. Ndërkohë, që manifestimi i faljes se Kurban Bajramit filloi në ora  6:00 me faljen  e namazit të Sabahut

Pastaj pati ligjerata tematike kushtuar kësaj feste të madhe 

Ligjeraten e parë e mbajti Imam Namik Mashkulli, më pastaj vazhdoi imami i xhamisë Omer Papraniku, i cili mbajti dhe Hytben. Gjatë vasit (ligjëratës) në Xhaminë e re, në lokalitetin FreeHold në Nju Xhersi, Imam Namik Mashkulli, ku jetojnë qindra familje shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, dhe trevat shqiptare, të gjithëve besimtarëve, iu uroj atyre, që Kurban-bajramin ta kalojnë në disponim të mirë, duke theksuar; që ditët si këto janë mundësi e rëndësishme për forcimin e unitetit, bashkimit, solidaritetit dhe themeleve tjera të fesë.Në Xhaminë e re, u mblodhën dhjetëra besimtarë muslimanë shqiptarë, të të gjitha moshave, duke u mbushur atë për plot, për të festuar sot Kurban Bajramin, në këtë ditë të rëndësishme të besimit të tyre, e cila është për të dytin vit me radhë në këtë xhami të re, e ndërtuar kjo me kontributin e vet besimtarëve në këtë lokalitet.

Udhëheqësit fetarë, të kësaj xhamie, si gjatë ligjeratës dhe lutjeve të tyre uruan edhe një herë besimtarët dhe u bënë thirrje për devotshmëri ndaj Zotit, nëpërmjet veprave të bamirësisë dhe mbrojtjes së të dobëtit dhe të varfërit.

Krye-Imami Omer Papraniku, uroi gjithashtu besimtarët duke thënë se Kurban Bajrami, është simbol i sakrificës, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Allahut, i cili i mëson besimtarët për vëllazëri dhe dashuri mes njerëzve.

Ai theksoi se kjo festë e madhe i afron njerëzit me njëri-tjetrin, ushqimi ndahet me fqinjin dhe të varfërin, i ngopuri kujton të uriturin, i shëndetshmi ndihmon të sëmurin, i suksesshmi kujton më të dobëtin, dhe të gjithë së bashku kujtojnë Zotin.

Shqiptarët, kanë jetuar së bashku, duke respektuar besimin e njëri-tjetrit.

“Pasi, që ky Bajram, theksojë krye Imami Omer Papraniku, ka për synim kryesor, vëllazërimin, sakrificën  dhe humanizmin,  ne mburemi me bashkëkombasen  tonë, bamiresen shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, për humanizmin e saj”, tha ai duke shtuar se dëshiroj që kjo festë  madhështore  të sjell paqe, shëndet dhe harmoni në mbarë botën”.

Më pas besimtarët simbas traditës së tyre, islame, ata janë kthyer në banesat e tyre, për të vijuar me festën e kësaj dite tashmë pranë familjeve, miqve dhe të dashurve të tyre, me tryezat e mbushura përplot me ëmbëlsirat tradicionale. Riti i kësaj feste, ka vazhduar edhe me vizita e njëri-tjetri në kujtimin e atyre, që nuk janë më midis nesh por kan kaluar në botën e amnueshme….

Filed Under: Komunitet Tagged With: falen Bajramin, Shqiptarët myslimanë, te Amerieks

SHTATORJA E SHËN TEREZËS, EDHE NË OKB

September 11, 2016 by dgreca

1-degjoni-mark-ok1-harry-mirenj1-agimi-merr-mirenjohje1-ag-zef-sergNga Dalip GRECA/

E Shtunë, 10 Shtator 2016- United National Plaza-1 Dag Hammarskjold Plaza, New York- Të  Shtunën pasdite , me 10 Shtator 2016, Shtatorja e Shënë Terezës, vepër e skulptorit Vasiliev Nini, është vendosur në afërsi të Pallatit të qelqtë të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ekzaktësisht shtatorja po qëndron në Hammarskjold Paza, në New York City, falë insiativës të asambëlmenit Mark Gjonaj. Gazeta Dielli u interesua për të mësuar statusin kohor të qëndrimit të Shtatores në këtë shesh publik dhe informon lexuesit se leja është marrë për 30 ditë, por ansambbëlmeni Gjonaj po lufton pranë Bashkisë që të marrë një leje të përhershme.

Veprimtaria u organizua në orën 4 pasdite, e moderuar nga gazetarja Drenica Qeliaj. Ndër personalitetet shqiptare merrte pjesë Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork zonja Teuta Sahatcija dhe konsulli Ylber Kryeziu. Të pransihme ishin familjet sponsorizuese Harry Bajraktari, familjet Gjonaj, Rusi, Malota, Berisha,  Vataj etj., ndërsa nga Federata Panshqiptare “Vatra” merrte pjesë zv/Kryetari Agim Rexhaj, anëtarët e Këshillit Zef Balaj, Sergio Bitici, Besim Malota,nga Forumi i të rinjëve të Vatrës Fitim Krasniqi si dhe editori i Diellit Dalip Greca.

Aktiviteti, përvec Gazetës “Dielli” u mbulua edhe nga gazetarët Beqir Sina dhe Halil Mula.

Në veprimtari u përfaqësuan edhe një sërë organizatash të komunitetit si: Ana e Malit, Albanian American Educators Association, Albanian American Open hand Association,Malesia e Madhe, Puka, Shoqata Atlantiku, Dibra, Don Simon Filipaj, Plavë -Guci, Rugova, Kraja etj.

Fillimsiht janë kënduar dy hymnet Kombëtare, ai amerikan dhe Hymni Shqiptar, nga Angjelina Hadergjonaj dhe Gëzim Nika.

Imami Tahir Kukaj ka përcjellë mesazhin në emër të klerikëve fetarë, ndërsa ansambëlmeni Mark Gjonaj u ka uruar mirëseardhjen pjesmarrësve dhe ka përgëzuar sponsorët veprimtarive për Nënë Terezën. Z. Gjonaj, edhe një herë ka përcjellë krenarinë e veprës së humanistes botërore, e shpallë Shenjte nga Papa me 4 Shtator.Po ashtu ai shpalosi programin e tij që statuja e Shën Terezës do të jetë e pranishme përvec Manhattanit, edhe në Brox, Brooklyn, Queens, Westchester.

  1. Gjonaj ka nderuar kontributorët e komunitetit për Shën Terezën. Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA u nderua me Simbolin e Nënë Terezës dhe një Certifikatë Mirënjohjeje nga Zyra e Ansambëlmenit Mark Gjonaj. Miërnjohjen dhe Simbolin e Shën Terezës iu dorëzuan nga z. Gjonaj zv/Kryetarit Agim Rexhaj. Një grup fëmijësh të Ansamblit”Rozafa” që drejton koreografja Angjelina Nika, të veshur me kostumet Kombëtare, dorëzuan mirënjohjet dhe simbolet.

Po ashtu u nderuan : Kisha Katolike Shqiptare’Zoja e Shkodrës”, Albanian American Islamic Center NY & NJ; Albanian Islamic Cultural Center of Staten Island, po ashtu u ishte akorduar mirënjohje. St. Lucy’s Partish Bronx, Albanian American Islamic Center Of Queens, St. Nicholas Orthodox Church, Albanian American Association Ana e Malit, , Albanian American Educators Association, Albanian American Open Hand Association,..(Fotot mund t’i shihni ne facebook/Dalip Greca…Me shume lexoni ne Diellin e Printuar)

Filed Under: Featured, Komunitet Tagged With: dalip greca, s ne OKB, Shtatorja e Shen Tereze

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 197
  • 198
  • 199
  • 200
  • 201
  • …
  • 395
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT