* Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York, po i kushton një rëndësi të veçantë lidhjeve të saj, me komunitetin shqiptarë të Amerikës/
* Haxhi Dauti kreu i Këshilli Shqiptaro Amerikan (KSHA), ka dorëzuar edhe statusin, programin dhe dokumente të tjera, arkivore që lidhen me aktivitetin dhe veprimtarinë e kësaj organizate, si dhe një pjesë të fotokopjove, të takimeve, të tij me senatorë, kongresmenë, kandidatë për Presidentë të SHBA, letër shkëmbime e faksimile/
* Qëndra Kulturore Shqiptare – ish – Fondi i Përbashkët Shqiptar i Patresonit “ka në planë të hapë një Biblotekë – , konform rregullave, të shtetit ku jetojmë, për ta pajisur atë, me të gjitha kushtet : nga sallat e leximit, kompjuterat, dhe seksionet e librave, (artistik, letrar, shkollor, studimor e shkencor, fetar, politik, librat për fëmije, sportiv, edukativ e mësimor, e të tjerë,), të të gjitha zhanrrve, të çdo autori, të huaj dhe shqiptar”./
Nga Beqir SINA – MANHATTAN NY : Në zyrën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Konsullja e Përgjithshme, Ambasadoria Tetuat Sahatcija, dhe Konsulli Fatmir Zajmi, i cili edhe po koordinon takimet me komunitetin shqiptarë në SHBA, pasditen e së Enjtes pritën në një takim kortezie, Imam Harrun Pollozhanin nga Xhamia shqiptare në Riverdale – New Jersey, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptarë, zotin Haxhi Dauti, dhe veprimtarin Kalosh Sela, që të tre pjesë e Komunitetit Strugan në SHBA.
Pollozhani, Dauti dhe Sela, pas faleminderimeve për pritjen, u shprehën me shumë respekt për aktivitetin, kontributin dhe punën disa vjeçare të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, dhe ambasadorve të saj, Rama e Çitaku, e veçanërishtë atë të Ambasadorit Bekim Sejdiu, gjatë mandatit të tij, dhe me këtë rast ata i uruan suksese në detyrë, ambasadores Teuta Sahatcija.
Ambasadorja Sahatcija, nga ana e saj falënderoi pjesëmarrësit dhe gjithë komunitetin Shqiptarë në Amerikë, për bashkëpunimin e suksesshëm, që ka pasur me to ndër vite dhe rolin e tyre në mbajtjen gjallë të gjuhës, traditave dhe kulturës të të gjitha trojeve shqiptare. Dhe, konsullin Zajmi, për rolin e tij në lidhjet e mira me komunitetin shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Këshilli Shqiptaro Amerikan (KSHA),është një organizatë jo përfituese dhe jo qeveritare, e dedikuar ndaj përkrahjes së çështjeve shqiptare, promovimit të paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan për të forcuar politikat demokratike, për të inkurajuar respektin për të drejtat e njeriut nëpërmjet ofrimit të programeve të zhvillimit dhe edukative me bazë në Nju Xhersi (43 – Washington Street West Orange NJ), e cila e ka nisur aktivitetin e saj – me lobimin e ish kongresmenit Xhozef DioGuardi, 25 vjet më parë,” njoftoi kryetari dhe themeluesi i kësaj organizate z. Haxhi Dauti, Konsullen e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Ambasadoren Sahatcija.
Kryetari i KSHA-së – Haxhi Dauti – tha se edhe në konsultimi me ish- diplomatin amerikan David L. Phillips drejtor i Programit për ndërtimin e paqes në Institutin e Universitetit Columbia për Studimin e të Drejtave të Njeriut dhe një bashkëpuntor në “Harvard Kennedy School’s Project ” mbi të Ardhmen e Diplomacisë – i cili e ka ndihmuar shumë, atë në trajtimin që i ka bërë ai në Qendrën për Studime për të Drjetat Humane në Universitetin Columbia – kanë pasur një diskutim të hapur mbi Marrveshjen Ohrit– pra mbi zbatimin e saj në praktikë, mbas nëshkrimit 14 vjetë më parë.
Haxhi Dauti kreu i Këshilli Shqiptaro Amerikan (KSHA), në SHBA, më pasë i ka dorëzuar edhe statusin, programin dhe dokumente të tjera, arkivore që lidhen me aktivitetin dhe veprimtarinë e kësaj organizate, si dhe një pjesë të fotokopjove, të takimeve, të tij me senator, kongresmen, kandidatë për President të SHBA, letër shkëmbimet e faksimile, me të cilat Dauti, tha ka diskutuar dhe se ai i ka njoftuar Brukselin dhe Washingtonin, nëpërmjet takimeve dhe letërshkëmbimeve që ka pasur – mbi çështjet shqiptare, dhe veçanërisht ato të të drejtave të Shqiptarëve në Maqedoni, për 25 vjet veprimtari.
Kurse, Imam Harrun Pollozhani, njoftojë Ambasdoren Sahatqija, se komuniteti strugan në New Jersey, një vitë më parë (më dt. 3 Gusht – 2015), ka pronësuar, zyrtarisht një objekti të ri, e cila është Qëndra Kulturore Shqiptare – ish – Fondi i Përbashkët Shqiptarë i Patresonit – që ndodhet në adresën 90 Riverdale rd, Riverdale New Jersey – duke u bërë kështu, edhe qendra më e madhe kulturore shqiptare në Amerikë – për komunitetin shqiptarë.Ai tha se :“Kjo qendër multi funksionale, tani ka në planë të hapë një Biblotek – Librari të madhe, konform të gjitha ligjeve dhe rregullave, të shtetit ku jetojmë, për t;a paisur atë, me të gjitha kushtet prej nga sallat e leximit, kompjuterat, dhe stendat me seksionet e librave, (artistik, letrar, shkollor, studimor e shkencor, shoqëror, fetar, politik, librat për fëmije, sportiv, edukativ e mësimor, e të tjer,), të të gjitha zhanrrve, të çdo autori, të huaj dhe shqiptarë. Por, shtoi Pollozhani, ne na duhet gjithësesi ndihma e institucioneve shqiptare, si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, ndihma e të gjithë atyre individeve, organizatave e shoqatave të komunitetit, që dëshirojnë të na dhurojnë, falas, biblotekat e tyre , personale, ( jo me një e dy libra, por sa më shumë, me dhjetra dhe me qindra libra ), që të na sigurojnë kështu një biblotek, me mijëra libra, revista, albume, gazetat, dhe CD e DVD, pra, si dhurat për Biblotekën e re Shqiptare – e cila do të jetë e para Librari e shqiptarëve, e këtij lloji, në SHBA”