Java e Filmit Shqiptar 2016 do të jetë pjesë e Edition të 5-të në kuadër të prezantimit të kulturës dhe traditave të komunitetit shqiptar/
Nga Beqir SINA – New York City/
Bow Tie Kinema NYC : Java e filmit shqiptar është Festivali i parë shqiptar i filmit në Shtetet e Bashkuara, e themeluar dhe udhëhequr, qysh në vitin 2012 nga Mrika Krasniqi. Ajo si për çdo edicion do të mbahet në Nju Jork, kësaj radhe nga 16 shtator deri më 20 shtator 2016.Java e filmit shqiptar, i cili luan një rol të madh në prezantimin e filmit shqiptar edhe për audiencën Amerikane, është e konsideruar si ngjarja artistike më e madhe, komunitetit të artistëve shqiptarë në SHBA.Në këtë Edicion të 5-të të Javës shqiptare të filmit do të shfaqën 25 filma, përfshirë filma të shkurtër dhe filma dokumentarë.Finalistët janë përzgjedhur nga veprat e kineastëve shqiptarë dhe të huaj rreth botës.
Java e Filmit Shqiptar 2016 do të jetë pjesë e Edition të 5-të në kuadër të prezantimit të kulturës dhe traditave të komunitetit shqiptar.Një pjesë e fitimeve nga biletat e shitura përgjatë aktivitetit, ka deklaruar organizatori do të shkojnë në mbështetje të organizatës “GREEN LINE ALBANIA” nën udhëheqjen e z. Ervin Shehaj – i cili ka organizuar deri më tani 6 fushata kombëtare nën moton “TË PASTROJMË SHQIPËRINË”.Vetë z. Shehaj pritet të marrë pjesë në këtë aktivitet në Nju York.Kështu që në Red Carpet Gala (të premten, 16 shtator) në Bow Tie Kinema, në qytetin e New Yorkut”, komuniteti i artistëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, do të hap siparin e Festivalit Javor të Filmit Shqiptar, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ministria e Diasporës dhe Ministria e Kulturës.
Ngjarja më e madhe e vitit artistike në New York, me themeluese dhe Presidente e AWF producenten Mrika Krasniqi, thotë se ka nderin të ju ftojë, të gjithë ju shqiptarëve të zonës së Tri-Shteshit, për të marrë pjesë, në edicionin e 5 të Javës Filmit Shqiptar në Red Carpet Gala, i cili do të hapet me një ekzaminim të filmit “Crom” nga producenti i talentuar Bujar Alimani, dhe do të jetë filmi i natës së parë të hapjes të AWF.
Ajo është shprehur se organizimi i këtij festivali është një mundësi e mirë e promovimit të kulturës dhe artit shqiptar në përgjithësi, ndërsa arrin një komunikim më të afërt në mes të artistëve shqiptarë dhe artistëve amerikan.Mrika Krasniqi i tha gazetës tonë se :’ Qëllimi ynë për këtë festival të filmit Shqiptarë në SHBA, është për të treguar një pjesë të kulturës dhe historisë shqiptare nëpërmjet filmit për komunitetin amerikano-shqiptar në Nju Jork. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj të madhe për artet dhe filmit për komunitetin artistik NY. Ne do të jemi të nderuar nga prania tuaj” thotë Krasniqi.Shqiptarja nga Kosova, Mrika Krasniqi, është nderuar këtë vit si “Gruaja e Vitit 2016” nga Kongresi Amerikan për punën e saj ndërkombëtare në fushën e artit, kulturës dhe biznesit.Ka qenë Senatori nga New Yorku Charles E. Schumer, ai që i ka kërkuar Kongresit Amerikan, disa muaj më parë, që të ngrihet flamuri Amerikan për nder të Mrika Krasniqi, si një grua fymëzuese, dhe një figurë e shquar, e cila ka krijuar marëdhënie shumëpalëshe nëpërmjet artit dhe biznesit ndërmjet Amerikë-Kosovë-Shqipëri-Maqedoni-Itali.Mrika, për ne shqiptarët e Amerikës, është e njohur si organizatore e “Albanian Week Film Festival” në Amerikë, festival i cili prezanton filmin shqiptar në SHBA. Veç kësaj ajo po punon si producente, regjisore dhe skenariste në kompaninë e saj të produksionit “Nil Production” me seli në Prishtinë dhe New York, si dhe bashkëpunon me kompani të tjera ndërkombëtare në Europë e Amerikë.Para pak muajve ajo ka pasur premierën e dokumentarit të saj “Soldier”, pas organizmit me sukses në Nju Jork të Javës së Filmit Shqiptar, që i kushtohet promovimit të filmit dhe të artistëve shqiptarë kudo në botë.Një nga veprat më të fundit të realizuar nga Mrika Krasniqit është dokumentari “You are not alone”, i cili u kushtohet fëmijëve me sindromin doën, ndërkohë që duke ju referuar intervistave të saj në shtyp, është në përgatitje për një film me metrazh të gjatë.
Kozeta Turishta dhe Lulzim Bucolli, janë moderatorët e Javës së V-të të Filmit Shqiptar në New York…Festivali i filmit shqiptar në SHBA po vazhdon me përgatitjet e tij finale për tu prezantuar para publikut shqiptaro-amerikan me prezantimin e programit të sivjetmë.Para pak dite festivali prezantoi jurinë profesionale të përbërë nga: Mike Dusi-aktor dhe producent në Holliwood, Dhimiter Ismailja – regjisor, skenarist dhe kameraman, Xhevat Limani-regjisor dhe dramaturg, Leonora Mehmetaj-aktore, Bashkim Hasanaj – fotograf i mirënjohur.Pas jurisë profesionale, festivali paraqet emrat e moderatorëve të cilët do të prezantojnë festivalin “Java e Filmit Shqiptar 2016” që do te zhvillohet prej 16 deri 20 shtator në Manhattan.Moderatorja e mirënjohur shqiptaro-amerikane Kozeta Torishta dhe aktori i mirënjohur Lulzim Bucolli do të jenë prezantuesit e 5 netëve të festivalit që do të shpalos programin prej 26 filmave nga kinematografia shqiptare, si dhe tre filma nga kompeticioni ndërkombëtar.Festivali sivjet organizohet në bashkëpunim me Konzulatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, dhe ka disa sponsorizues të fuqishëm përfshirë kompaninë e njohur Famous Famiglia Pizza të vëllezërve Kolaj.