• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Muharrem Xhydollari dhuroi 200 usd për gazetën Dielli

March 11, 2025 by s p

Publicisti Muharrem Xhydollari dhuroi 200 usd për gazetën Dielli. Një akt bujar e fisnik prej patriotit Xhydollari i cili përveç se kontribuon me shkrime cilësore në gazetën Dielli, ai ka qenë një mbështetës fisnik në çdo fushatë për mbështetjen e gazetës më të vjetër të diasporës shqiptare. Patrioti Xhydollari është një vlerë për komunitetin tonë. Vatra e Dielli shprehin vlerësim e mirënjohje për çdo patriot që dhuron e mbështet gazetën Dielli.

Filed Under: Komunitet

18 vjet koncert tradicional për ditën e Mësuesit, Nju Jork, Albany dhe në online nga familja e madhe “Alba Life”

March 10, 2025 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Është bërë traditë 18 Vjeçare që Shkollat Shqipe “Alba Life” e festojnë me madhështi Ditën e Shenjtë të Mësuesit. Në të gjitha klasat si në Staten Island, Brooklyn, Queens, Bronx, Manhattan më parë, Online dhe në Albany u nderua Dita e Mësuesit.

Dita e 7 Marsit, Dita e Mësuesit është një ditë e shenjtë kombëtare. Dhe për këtë shenjtërim të kësaj dite ku mijëra martirë dhanë jetën në mbrojtje të Gjuhës Shqipe nga hordhitë turke, greke, sllavo maqedonase malazeze dhe pushtues të huaj, si Bord i Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në bashkëpunim me të gjitha mësueset e vlerësojmë shumë seriozisht dhe me kulturë.

Këtë ditë të 7 Marsit e kemi festuar për 18 vjet me radhë në shkollat publike amerikane me një program festiv të detajuar nga mësueset e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në New York dhe në Online. Këtë ditë të shenjtë s’mund ta ngatërrojmë me ditët e tjera ndaj dhe e festojmë madhërisht dhe realisht duke iu mësuar nxënësve SHQIP, historinë e lavdishme të Kombit tonë, burrat e ndritur që dhanë jetën duke shkuar deri në ditët e sotme përfshirë dhe sa e rëndësishme është puna e “Alba Life” për këtë Mision Kombëtar.

E veçanta e këtij viti ishte se në Familjen e Alba Life është bashkuar së fundi dhe një shkollë shqipe në Albany ku e quajmë një sukses të radhës dhe tejet atdhetar. Mësueset Era njëherazi dhe koordinatore si dhe Edvina kishin përgatitur një program të bukur ku nderuan Shkollën e parë shqipe në Korçë dhe gjithë martirët që dhanë jetën për Gjuhën Shqipe.

Mirënjohje dhe falënderime shkon dhe për z.Fidaim Balaj për dhuratën që iu bëri nxënësve me bluzat e kuqe me mbishkrimin si: Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Albany.

Të gjitha mësueset ndihen krenare për këtë bashkëpunim të ngushtë me Alba Life dhe duket se kanë bërë betimin e mësuesit që nuk do t’i ndahen kurrë këtij Misioni të shenjtë.

Mësueset Entela Muda, Elona Shkreta, Fatlinda Bajçinca Gashi, Rozeta Hyseni, Vjollca Skënderi, Helena Lubonja Ujkaj, Albana Lazri, Erinda Isufaj, Era Corbaxhi, Edvina Belishta dhe Gresila Basha me përkushtimin e dalluar dhe profesionalizmin ku disa prej tyre të licensuara midis dy kontinenteve si mësuese dhanë në të gjitha shkollat program artistik të bukur dhe shumë emocionues.

Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti të pakufishëm z.Qemal Zylo themeluesi dhe drejtor i Shkollave Shqipe “Alba Life” që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut si Staten Island, Brooklyn, Queens, Bronx, Albany, Manhattan më parë dhe në Online iu dhuron çdo vit nga një buqetë me trëndafila.

Këto mësuese e meritojnë mirënjohjen tonë dhe i inkurajojmë fort të bashkëpunojme deri në frymën e fundit për këtë mision kombëtar për të cilin jemi betuar.

Në strategjinë tonë dhe përvojat tona të jashtëzakonshme me kontribute në Arsim dhe Edukim si themelues dhe drejtues e dimë se mësuesit kanë nevojë për dashuri, respekt dhe afirmim dhe këtë e kemi shumë hap serioz dhe të domosdoshëm për t’ju shprehur mirënjohjen!

Përdorimi i metodave më të përparuara didaktike të bazuara në tekstet e miratuara nga Shqipëria dhe Kosova dhe profesionalizmi i mësueseve të Shkollës Shqipe “Alba Life” kanë bërë që të ketë interesim dhe të sensibilizojë opinionin mbarë shqiptar për mos humbjen e Gjuhës Shqipe nga fëmijët që lindin dhe rriten këtu në Diasporë.

Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit jane nje institucion edukimi me një përvojë të jashtëzakonshme, që jo vetëm që iu ka dhënë mësueseve shumë përvojë, por ka furnizuar me mësuese dhe nxënës te ashtuquajtura “kurse shkollore” me 6-7 nxënës pa mjediset e duhura publike shkollore…

Tradita jone ka qenë që këtë Ditë ta kthejmë në një festë të bukur ku nxënësit demonstrojnë përgatitjen e tyre në shqip, në valle, intepretime nga Rilindasit e mëdhenj dhe mësim të historisë kombëtare. Shkollat Shqipe “Alba Life” janë një histori suksesi me një seriozitet të jashtëzakonshëm pa humbur asnjë sekondë nga programi shqip duke zbatuar të gjithë oraret sipas shkollave publike amerikane. Shkollat Shqipe “Alba Life” jane shumë të përgjegjshme për programin e tyre dhe kjo fal përkushtimit të mësuesëve që citova më lart për këtë vit akademik 2024-2025, larg bizneseve me show me pagesa marramendëse, apo sic ndodh rëndom qe këtë ditë e zëvendësojmë me ditën e 8 marsit që nuk e ka zanafillën fare me Shqipërine tonë.

Në të gjitha shkollat nëpër Nju Jork deri në Albany-në e largët, kryeqytetin e Nju Jorkut mësueset krijuan një atmosferë festive, të bukur. Jam e sigurtë se nxënësit nuk do t’i harrojnë kurrë këto ditë të bukura dhe tejet emocionuese.

Nju Jorku u aromatizua me trëndafila, poezi, valle dhe këngë shqip për 7-Marsin nga e ardhmja e Diasporës shqiptare në Amerikë. Në këto shkolla duket sikur mësuesit betohen:

Kemi dhënë të gjithë një fjalë,

Jemi lidhur besa besë,

Një shqiptar po mbeti gjallë,

Gjuha Shqipe kurrë s’do vdesë!

TV “Alba Life” së shpejti do të transmetojë në kanalet televizive aktivitetet që u organizuan në shkollat publike amerikane nëpër Nju Jork.

Në ngarkesën e madhe që ka pasur TV “Alba Life” me aktivitetet e ndryshme që janë organizuar në prag të festave po punon me intensitet në orë të vona për t’i pasqyruar ato.

Gëzuar Mësues të nderuar të Alba Life!

Gëzuar Mësues në Diasporë dhe në Mëmëdhe!

7 Mars, 2025

New York

Filed Under: Komunitet

VOTA E DIASPORËS

February 27, 2025 by s p

This is a friendly reminder for all Albanian citizens living in the diaspora to register to vote in the upcoming parliamentary elections in Albania. The deadline to register is MARCH 4th.

The registration link and detailed instructions are available on the official CCE website: https://kqz.gov.al/votues-nga-jashte/

The upcoming elections in Albania present a powerful opportunity for Albanian citizens in the diaspora to participate in the decision-making process that will guide Albania’s path forward. You have the power to help shape the future of our homeland—your voice matters. This right is a constitutional right, and it is the final step to full integration of the diaspora into shaping the future of Albania.

By registering to vote, you are honoring your heritage, your ancestors, and your country. Every vote counts, and every vote is a testament to your commitment to the future of Albania. Whether you are in Europe, America, or elsewhere, your participation in the election process can make a difference in ensuring that Albania thrives and prospers.

IMPORTANT UPDATE:

The Albanian Government approved the extension of the validity of biometric identification documents whose validity period has expired. The extension of the validity period applies to all voters from abroad, without exception. This decision gives every voter from abroad the opportunity to vote even with a biometric identification document whose validity has expired.

Our unity is what has carried us through the challenges of history. Let us continue that legacy, let us stand together, and let us use our collective strength to build a brighter tomorrow. The opportunity is now in our hands—let’s not let it slip away.

STOP COMPLAINING, START VOTING!

Please take a few moments to register to vote. It’s a simple, but powerful step in ensuring that Albania’s future reflects the dreams and aspirations of all its people, no matter where we are.

Please share on all social media platforms.

In solidarity,

Mark Gjonaj

***************

Të dashur miq,

Ky është një kujtesë për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në diasporë që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri. Afati i fundit për regjistrim është 4 MARS.

Lidhja e regjistrimit dhe udhëzimet e detajuara gjenden në faqen zyrtare të KQZ-së: https://kqz.gov.al/votues-nga-jashte/

Zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri paraqesin një mundësi të fuqishme për qytetarët shqiptarë në diasporë për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes që do të udhëheqë rrugën e Shqipërisë përpara. Ju keni fuqinë për të ndihmuar në formimin e së ardhmes së atdheut tonë – zëri juaj ka rëndësi. Kjo e drejtë është një e drejtë kushtetuese dhe është hapi i fundit për integrimin e plotë të diasporës në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë.

Duke u regjistruar për të votuar, ju po nderoni trashëgiminë tuaj, paraardhësit tuaj dhe vendin tuaj. Çdo votë ka rëndësi dhe çdo votë është një dëshmi e përkushtimit tuaj për të ardhmen e Shqipërisë. Pavarësisht nëse jeni në Evropë, Amerikë apo gjetkë, pjesëmarrja juaj në procesin zgjedhor mund të bëjë një ndryshim për të siguruar që Shqipëria të lulëzojë dhe të përparojë.

PËRDITËSIM I RËNDËSISHËM:

Qeveria shqiptare miratoi zgjatjen e vlefshmërisë së dokumenteve biometrike të identifikimit, afati i vlefshmërisë së të cilëve ka skaduar. Zgjatja e afatit të vlefshmërisë vlen për të gjithë zgjedhësit nga jashtë, pa përjashtim. Ky vendim i jep mundësinë çdo zgjedhësi nga jashtë të votojë edhe me një dokument identifikimi biometrik të cilit i ka skaduar afati i vlefshmërisë.

Uniteti ynë është ajo që na ka kaluar nëpër sfidat e historisë. Le ta vazhdojmë atë trashëgimi, le të qëndrojmë së bashku dhe le të përdorim forcën tonë kolektive për të ndërtuar një të nesërme më të ndritshme. Mundësia tani është në duart tona – le të mos e lëmë të ikë.

MOS U ANKONI, POR VOTONI!

Ju lutemi, merrni disa momente për t’u regjistruar për të votuar. Është një hap i thjeshtë, por i fuqishëm për të siguruar që e ardhmja e Shqipërisë të pasqyrojë ëndrrat dhe aspiratat e të gjithë njerëzve të saj, pavarësisht se ku jemi.

Ju lutemi shpërndajeni në të gjitha platformat e mediave sociale.

Në solidaritet,

Mark Gjonaj

Filed Under: Komunitet

Nxënësit e Shkollës Shqipe “Children of the Eagle” shpalosin krenarinë shqiptare në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

February 26, 2025 by s p

Drita Gjongecaj

New York, 23 shkurt, 2025/

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare është kthyer në një ditë manifestimi të gjuhës sonë të bukur për Shkollën Shqipe “Children of the Eagle” në zemër të Nju Jorkut. Mësues, nxënës, prindër dhe miq të kësaj shkolle prej vitesh mblidhen së bashku në njě festë ku krenaria e identitetit shfaqet fuqishëm nëpërmjet këngës, recitimeve, e valleve shqiptare interpretuar nga vetë nxënësit e saj.

Lindur e rritur larg trojeve të origjinës dhe në një mjedis ku mbizotërojnë gjuhë të tjera, mësimi i shqipes nuk është i lehtë për ta. Por sot, duke dëgjuar zërat e tyre kuptojmë se ata e mbajnë këtë gjuhë të gjallë. Prandaj, kjo nuk është vetëm një festë për ta, por edhe për prindërit dhe mësuesit që punojnë çdo ditë për ta mbajtur shqipen pjesë të identitetit të tyre.

Tre nga kontribuesit e palodhur në misionin e shenjtë të ruajtjes së gjuhës dhe identitetit u vlerësuan me mirënjohje nga z. David Tubiolo, Westchester Board Legislator dhe Organizata e Dy Gjuhëve dhe Kulturave Paralele Shqiptaro Amerikane (AADLC).

-Life Buzhiqi, mësuese dhe bashkëdrejtuese e Shkollës Shqipe “Children of the Eagle” në Yorktown Heights.

-Blerim Gjocaj, Koordinatori i Shkollës Shqipe “Children of the Eagle” në Bronx, njëkohësisht Luftëtar i UÇK.

-Majlinda Tafaj, mbështetëse e vazhdueshme dhe ish mësuese e Shkollës Shqipe “Children of the Eagle” në Bronx.

Duke falenderuar pjesêmarrêsit, znj. Drita Gjongecaj, drejtuese dhe njëkohësisht themeluese e shkollës, theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe tek fëmijët dhe të rinjtë jashtë kufijve të atdheut. “Gjuha është thesari ynë i përbashkët dhe lidhja jonë e përjetshme me identitetin, kulturën dhe historinë tonë,” u shpreh ajo.

Në mënyrë simbolike, fëmijët u dhuruan nga një trëndafil mësueseve Mirjana Lukiç, Yllka Gashi, Zeta Gjonbalaj, Merita Gosturani, Life Buzhiqi, Shqipe Shabaj, Drilona Sadikaj, Arlinda Hysenukaj, dhe Myzejene Sadikaj. Janë këto mësuese që punojnë me shumë profesionalizëm, dashuri e përkushtim (disa prej vitesh) që gjuha të mos mbetet vetëm kujtim i së kaluarës, por të jetë një pjesë e fortë e të ardhmes së fëmijëve tanë, pavarësisht se ku ndodhen në botë.

Programi artistik solli një kombinim të mrekullueshëm të këngëve dhe poezive shqipe, të interpretuara me pasion nga nxënësit e të gjitha moshave. Poezitë e recituara nga Fatjon Gjocaj, Fatjona, Joana, Forta, Niko, Anesa, Alfons, Anja, Ina, Janina, Aulona, Roela, Altea, Michelle, Miana, dhe Adam u shoqëruan me duartrokitje inkurajuese nga të gjithë të pranishmit.

Nxënësi Arsi Buzhiqi shoqëroi me daulle kërcimet e bukura të grupit të valleve dhe solisteve Anja Buzhiqi me Vallen Matjane, Anesa Leci dhe Fatjona Gjocaj me Vallen e Rugovës, dhe Joana e Klaudia Koka me Vallen Mirditore.

Ajo që binte në sy ishin gjithashtu veshjet tradicioanale, shumëngjyrëshe e shumë të bukura të krahinave të ndryshme që shtonin krenarinë në fytyrat e nxënësve. Përgatitur nga mësuesja Drilona Sadikaj dhe me një interpretim shumë të bukur, vajzat kërcyen nën tingujt e këngës “Shqipe me Dy Krena”, vallen Pogonishte, etj, si dhe Vallen e Tropojës, përgatitur nga mësuese Majlinda Tafaj. Fjalët domethënëse të këngës “Po Festojnë Shqiponjat” kënduar nga nxënësja Ina Papa me zërin e saj të bukur sollën një emocion tjetër tek të pranishmit.

Grupi muzikor me artistët profesionistë Novi dhe Klodiana Hasani të shoqëruar nga Dritan Papa mbajtën gjallë një atmosferë festive me ritmet magjike të muzikës popullore e deri tek modernet, ritme që u shoqëruan me pasion nga vallëzimet e të pranishëmve në aktivitetin festiv.

Ky event tregoi se gjuha shqipe nuk është thjesht një mjet komunikimi, por një pasuri shpirtërore që mbledh breza dhe forcon ndjenjën e përkatësisë. Në sytë e nxënësve, mësuesve dhe prindërve reflektohej një dritë krenarie, një dritë që premton një të ardhme ku shqipja do të vazhdojë të dëgjohet dhe të ruhet me dashuri dhe përkushtim.

Faleminderit të gjithë fëmijëve që na frymëzojnë me talentin dhe entuziazmin e tyre.

Faleminderit prindërve që i mbështesin në këtë rrugëtim dhe mësuesve që me dashuri e përkushtim e bëjnë këtë mision të mundur.

Një falënderim i veçantë për vendin ku jetojmë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që na japin mundësinë dhe lirinë për të ruajtur dhe trashëguar gjuhën e identitetin tonë. Është pikërisht kjo liri dhe diversiteti kulturor që na mundëson të organizojmë programe të shkollës shqipe, të festojmë traditat tona dhe t’u mësojmë brezave të rinj krenarinë e të qenit shqiptar. Ky është një shembull i bukur i bashkëjetesës dhe respektit për kulturat e ndryshme, për të cilin jemi mirënjohës.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Nënës!

Filed Under: Komunitet

Një mbrëmje shumë e veçantë edukative dhe frymëzuese u zhvillua në ambientet e QKSHA-Struga në prag të fillimit të muajit të shejntë të Ramazanit

February 25, 2025 by s p

Agjërimi, shëndeti, efektet e agjërimit dhe mënyra më ideale e praktikimit ishin ndër pikat thelbësore që u diskutuan nga ekspertë, mjek specialist dhe Imam ligjërues duke ndarë kështu informata dhe mësime shumë të vlefshme me të pranishmit të cilët ishin në një numër të konsiderueshëm.

Dr. Arjet Gega, Shef i Sëmundjeve Infektive dhe Edukator Klinik në Spitalin Saint Mary’s, Connecticut foli në detaje për efektet shëndetësore dhe mënyrën më të mirë e të ushqyerit gjatë këtij muaji.

Imam Endrit Himaj – Imam i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Connecticut (AAMC) ligjëroi mbi domethënien e Ramazanit duke sjellë shembuj konkret nga jeta e Profetit Muhammed (a.s).

Imami i QKSHA-Struga, Arun Pollozhani foli për nivelet e agjërimit dhe rëndësinë e komunitetit.

Imami Gazi Aga i cili ishte edhe moderator i këtij evenimenti ju shpjegoi pjesmarrësve pregatitjet për këtë muaj të shejntë ndërkohë apeloi tek i gjithë komuniteti që të marrë pjesë në lutjet e këtij muaji dhe theksoi se në natën e parë do të ketë edhe një program unikal me nxënësit e QKSHA-së

Ky eveniment u zhvillua në kujdesin e QKSHA-Struga dhe u cilësua si tepër i dobishëm nga të gjithë pjesmarrësit të cilët në fund kishin mundësi të komunikojnë me të gjithë ligjeruesit për çështje të ndryshme.

Zoti i bekoftë të gjithë ata që u angazhuan për këtë aktivitet kaq të rëndësishëm 🇦🇱

Marrë nga “Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga”

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 383
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT