• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJU JORK : U mbajtë takimi i parë, publik i shoqatës së Mësueseve shqiptaro amerikan

October 28, 2015 by dgreca

Shoqata Shqiptare Amerikane e Mësuesve po punon që gjuha shqipe të hyjë zyrtarisht në programin e shkollave të Nju Jorkut – ku jetojnë shqiptarët – mundësin e hapjes së një shkollë dygjuhësore publike, ku në të gjitha subjektet ku jetojnë më së shumti shqiptarët në Nju Jork, të mësohet edhe në gjuhën shqipe si lëndë plotësuese./
Nga Beqir SINA – New York/
BRONX NYC : Më 23 tetor, 2015 – në qytetin e Bronxit – Nju Jork, Shoqata Shqiptare Amerikane e Mësuesve, mbajti takimin e parë publik, thuhet në njoftimin e saj në rrjetin social facebook. Takimi u zhvillua në mejdisin e zyrave të Federatës së Bashkuar të Mësuesve në Bronx, dhe u ndoq nga rreth 100 mësimdhënës dhe prindër – punonjës të arsimit dhe veprimtar të komunitetit.
Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Mësuesve, shprehet në dekleratën zyrtare të shpërndar për medien shqiptare, është një organizatë zyrtare e regjistruar simbas ligjeve – sekcioni 503/1 për organizatat dhe shoqatat – jo qeveritare dhe jo përfituese, në Nju Jork.
Ajo është e përkushtuar për nxitjen e marrëdhënieve profesionale, organizimin e aktiviteteve, duke siguruar një rrjet lidhës të ndihmës së ndërsjelltë dhe mbështetjen e shqiptaro-amerikanëve, të cilët janë të përfshirë në fushën e arsimit, por dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan në përgjithësi.
Ky takim i parë i hapur u mblodh për të promovuar organizatën për komunitetin shqiptaro-amerikan nëpërmjet njerëzve të përfshirë në fushën e arsimit, si mësues, administratorët dhe shërbimeve të tjera në këtë administratë.
Komuniteti shqiptarë, thuhet se ka numërin më të madh të femrave shqiptare në zonën e Tri-Shteshit, të cilat janë punësuar në arsim – mbasi jo zyrtarisht, flitet se më shumë se 1 mijë gra dhe vajza shqiptare, punojnë aktualisht si mësimdhënëse në shkollat e ciklit të ulët, tetë – vjeçar dhe shumë pak në nivelin e mesmë dhe të lart.
Takimi i 23 tetorit në Bronx, u ndoq nga Assemblymani Mark Gjonaj, dhe përfaqësues të Departamentit të Arsimit, në qytetsi dhe udhëheqes të sindikatës së arsimtarve – Federatës së Bashkuar të Mësuesve dhe personalitete të tjera të komunitetit shqiptaro-amerikan Shkolla Shqipe në Bronx.
Kryetaria e organizatës AAEU – Jacqueline Koka – Vieira foli për misionin e organizatës së arsimtarve shqiptar. Nënkryetarët Raza Sinanaj dhe Drita Gjongecaj Handocaj, si dhe anëtaret të Komitetit Ekzekutiv të kësaj organizate Vjosa Mujaj-Nikci, Violeta Sinanaj, Violeta Kajtazi, Ornela Hasandoçaj, Esmeralda Murati, Susana Boka, Cindy Sylaj, Lisa Nrekic, folën për objektivat dhe përgjegjësitë e tyre për të ardhmen e organizatës.
Në fjalën e tij, Assembleisti i njujorkut, Mark Gjonaj, theksoi rëndësinë e organizatave të tilla për komunitetin shqiptar dhe për qytetin e Nju Jorkut. Folësi kryesor ishte Prof. Shinasi Rama i NYU. Në fjalën e tij, Prof. Rama, theksoi rëndësinë e kësaj përpjekjeje të komunitetit shqiptaro-amerikan për rritjen e shpejtë të numrit të shqiptaro-amerikanëve në arsim – sidomos, për ata të cilët janë duke punuar në shkollat e qytetit rolin dhe kontributin e tyre.
Para këtij takimi, thuhet se përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Mësuesve , zhvilluan një takim me përfaqësuesit e Departamentit të Arsimit të qytetit të New Yorkut, Chief of Staff e kancelares Farina, me të cilën u diskutuan çështje të ndryshme të rëndësisë së mësimdhënies. Ndër çështjet e ngritura nga ana e AAEU ishte çështja e programeve të gjuhës së dyfishtë, pra, mundësia e hapjes së një shkollë dygjuhësore publike, ku në të gjitha subjektet ku jetojnë më së shumti shqiptarët në Nju Jork, të mësohet edhe në gjuhën shqipe, si lëndë plotësuese. Gjithashtu, u diskutuan dhe çështje të shumta dhe të veçanta në lidhje me Komunitetin Shqiptaro-Amerikan, në fushën e arsimit dhe mësimdhënies.
Si konkluzion Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Mësuesve, ka lëshuar një dekleratë zyrtare për këtë takim ku thuhet se :”Takimi ishte shumë i suksesshëm dhe i rendësishëm. Me këtë rast dhjetëra arsimtar të rinjë janë regjistruar si anëtarë të kësaj shoqate. Në javët e ardhshme, kjo shoqatë do të organizojë degët e saj për AAEU në të pesë lagjet e NYC. Komiteti Ekzekutiv, i saj ka hartuar një axhendë e cila synon ndërtimin dhe konsolidimin e organizatës përmes aktiviteteve dhe lidhjeve , me një axhendë në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan si dhe ngritjen e një qendëre informative në faqen e internetit të kësaj shoqate”.
Në fund të dekleratës thuhet se :” Nëse keni ndonjë pyetje apo kërkes për informacion, donacionet, anëtarësisë, aktivitetet dhe mbështetje duhet të drejtohenni në postën elektronike në e-mail aaeany@gmail.co ose të vizitoni faqen e tyre në website: http://albanianamericaneducators.org

Filed Under: Komunitet Tagged With: i mesuesve shqiptaro-amerikane, publik, Takimi i pare

Shqiptarët, e suksesshëm përsëri në “Tapetin e Kuq”, New York

October 26, 2015 by dgreca

Kësaj rradhe, do të përfitojë nga përfitimet dhe Fondi i Fëmijëve Shqiptarë me Autizëm i Dr. Shpresa Xhaklit/
Shkruan:Beqir SINA/
NEW YORK CITY : Rrugëtimi i nisur një vit më parë në Nju Jork, i vazhduar me udhëtimin e saj në Prishtinë dhe Podgoricë, mbërrriti dje në mbrëmje përsëri në mjedisin amerikanë, i përthekuar në katër fjalë: “Albanian American Success Stories – Histori Suksesi Shqiptaro Amerikane”.Mbi këtë titull dinjitoz dhe motiv – impresionues, e ka ndërtuar projektin e saj – Drejtoresha Ekzekutive e këtij projekti, zonja Vera Mjeku, projekt të cilin ajo do ta shpaloste së bashku me bashkëpuntorët e saj – të përkushtuar dhe të talentuar, në njërën prej ambienteve më të frekuentueshme në New York – qendrën turistike Battery Gardens, lokalin e njohur të shqiptaro amerikanit Paul Nicaj.
Projekti vazhdon të udhehiqet nga i njëjti Bord, një grup entuziast profesionistësh të fushave të ndryshme, si Mjeshtri i madh i fotografisë Fadil Berisha, sipërmarrësi Giorgio Kolaj, financieri Nick Markola, avokatja Beti Beno, Dr. Kujtim Balidemaj, Avni Mustafaj, Etrita Ibroci, Mark Kosmo, Blerta Alikaj, Ismer Mjeku e Simon Vukel dhe Drejtoreshën Ekzekutive Vera Mjeku.
Projekti Histori Suksesi Shqiptaro Amerikan, është produkt i gërshetimit të shanseve, që të jep edukimi dhe kultura perendimore, dhe atyre që vijnë nga vendorigjina e shqiptarëve të Amerikës, prej edhe nga kan ardhur ata; Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Çamëria, Arbereshët dhe disapora, dhe kan bër sukses dhe emër të madh në SHBA, në disa fusha të jetës.
Duke, e jetësuar kështu edhe ëndrrën amerikane, tashmë të hartuar edhe në projektet dhe idetë e tyre, agjendën e përditëshme, të këtyre njerëzve, shume të suksesshëme në jetën, punën dhe veprimtarinë e tyre në Shtetet e Bashkuara. Madje disa nga këta shqiptar pjes të histori suksesit, janë tani në vendin dhe mesin e atyre njerëzve, që i njeh gjithë bota – aty ku janë ngritur lart emra të njohur të fushave të ndryshme të suksesit, në SHBA, në biznes, afarist, art, muzik, kultur, sport, edukim dhe, politik, finance e teknologji bashkohore.
“Albanian American Success Stories – Histori Suksesi Shqiptaro Amerikane”, është projekti, më i madh, deri tani, ku janë mbledhur shumë shqiptarë që kan bër një histori suksesi, dhe, që tani ata e ndajnë atë me detaje dhe këshilla nga historia dhe rruga e suksesit të tyre për të qenë aty ku janë sot, me të gjithë shqiptarët anemban botës.
“Kjo, platformë e nxitjes se bashkepunimit midis profesionisteve, të rinjve dhe studentëve dhe krijimi i mediumeve dhe eventeve të tilla, ka thënë drejtoresha Ezkzekutive, e ketij projekti, zonja Vera Mjeku, është vendi ku ata mund të lidhen dhe bashkëpunojnë, por edhe të frymezohen i cili është shumë i rëndësishëm. Mbrëmja është ideuar me ecje në tapetin e kuq, intervista nga mediat, mundësi për të komunikuar me panelin e zgjedhur, argëtim, pjesëmarrje në ankand dhe mundësi për përfshirje direkte në hapjen e procesit të nominimit për raundin e dytë”.
Parakalimi i thjesht në “Reed Carpet – Tapetin e kuq”, i më shumë se 500 të ftuarve, personalitete dhe figura të njohura të komunitetit, dhe në SHBA, në “breshërin” e blitzve, të aparateve fotografike dhe kamerave, intervistat dhe mesazhet e tyre, ishin pik-kontakti i parë, dhe, më së vonë i “Shpërblimeve!” të kësaj veprimtarie të rëndësishme.
Madje, aty kishin ardhur jo vetëm shqiptar e amerikan nga zona e Tri- Shtetshit, por edhe shqiptarë të suksesshëm këta nga shtete të largta, si Teksasi – Dallas, Miçigan – Detroit, Illinoi – Çikago, Kalifornia – Los Angelos, Ohaio – Klevenland, Uashingtoni dhe Vixhinia, biznesmeni i suksesshëm dhe veprimtari i njohur nga Dallasi- me grupin e tij – zoti Nazar Mehmeti President i Unionit Global i Biznesmenëve Shqiptar në Botë, biznesmen që kan investuar në vendlindje si , z Ismet Smaji, sekretar i këtij Unioni, dhe Ylber Korça, nga Struga, së bashku me shqiptaro amerikanin Dr Naim Dedushaj – Drejtor për Diasporën në qeverinë e Kosovës, ideator dhe kreatori i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në DiasporëKëtë projekt të madh organizatori dhe ideatori i saj, e kishte konceptuar madje si një platformë e nxitjes se bashkepunimit midis profesionisteve, të rinjve dhe studentëve dhe krijimi i mediumeve dhe eventeve të tilla.
Çka, e ka pohuar edhe vet drejtoresha ezkzekutive, e ketij projekti, zonja Vera Mjeku, e cila thotë se ky :” është vendi ku ata mund të lidhen dhe bashkëpunojnë, por edhe të frymezohen – këta njerëz, i cili është shumë i rëndësishëm. Mbrëmja është ideuar me ecje në tapetin e kuq, intervista nga mediat, mundësi për të komunikuar me panelin e zgjedhur, argëtim, pjesëmarrje në ankand dhe mundësi për përfshirje direkte në hapjen e procesit të nominimit për raundin e dytë”.
Madje projetktin “Albanian American Success Stories – Histori Suksesi Shqiptaro Amerikane”, kësaj rradhe (mbrëm në Battery Park ), duke parkaluar në karpetin e kuq dhe intervistave – e ka përgëzuar për suksesin e shqiptarëve të Amerikës, edhe senatori demokrat i Nju Jorkut, Charl Shumer, si dhe asambleisti Mark Gjonaj, i cili është shqiptari i parë në historinë e disaporës në postin më të lart në politik – Asamblenë e Nju Jorkut. Mbrëmja u moderua nga aktorja dhe producentja e Hollywoodit Masiela Lusha, me pjesëmarrjen dhe një performancë nga diva e operës ndërkombëtare Ermonela Jaho përkrah një paneli profesionistësh, më zë në fusha të ndryshme si Dr. Dennis Dimitri, President i Shoqatës së Mjekëve të Massachusetts, Bankieri dhe flinatropisti i njohur Richard Lukaj, Gazetarja e Fox5 Lidia Curanaj, Profesori Peter Christopher, Stilistja Katerina Bocci dhe Sipërmarrësi në fushën e teknologjisë Dr. Donald Leka. Kurse, në vazhdën të përfitimit nga ky projekt, ndërsa vitin e kaluar përfitoi Fondi Kosovar për Arsim, ndërsa nga kjo mbrëmje përfitojë Fondi i Fëmijëve Shqiptarë me Autizëm i Dr. Shpresa Xhaklit. Nëpërmjet një ankandi që u zhvillua në ambjetet e Battery Park Restaurant, gjatë mbrëmjes nën udhëheqjen e Miss Massachusets 2015 u promovuan edhe stiliste shqiptare nëpërmjet stilimeve të tyre apo personazheve nga projekti me produktet e tyre të dhuruara.
Ambasadoria e autizmit në botë Dr. Shpresa Xhakli, deklaroi se ajo po punon me Organizatën Botërore të Autizmit në Doha – që Kosova shumë shpejt të pranohet në këtë organizat, si dhe shtoj që një tenor i famshëm i Kalifornia këto ditë do të jet në Kosovë në një koncert bamirësie per femijet kosovar me autizem.
Drejtoresha e këtij projekti Vera Mjeku, mendon se :”Impakti nga faza e parë kanë qenë shumë pozitiv dhe konstruktiv dhe kjo ka bërë që ky Projekt, të promovohet dhe në Kosovë dhe Mal të Zi, brenda këtij viti. Historitë e suksesit shqiptaro amerikan janë burim frymëzimi dhe bashkëpunimi edhe për shqiptarët në Ballkan dhe për këtë arësye në bashkëpunim me Ambasadat Amerikane në Prishtinë dhe Podgoricë u mbajtën panele në universitete, tryeza të rrumbullakta, vizita në investime shqiptaro dhe amerikane dhe qendra për fëmijë me aftësi të kufizuara për të parë mundësitë se si anëtarë të projektit të inkuadrohen e të ndihmojnë në fusha të ndryshme. Projekti, synon që të krijojë shkëmbime të vazhdueshme grupe profesionishtësh dhe grupe mentorësh për studentë dhe profesionistë të ri” ka pohuar znj Mjeku.
Projekti që synon evidentimin dhe promovimin e historive të suksesit dhe krijimin e një rrjeti bashkëpunues të profesionistëve dhe sipërmarrësve shqiptare, një Mbrëmje e tipit Gala, në raundin e dytë, në lokalin luksoz Battery Gardens në New York, pronë e shqiptaro amerikanit Paul Nicaj, u shqoërua edhe me këngë e valle shqiptare, ku nën shoqërinë e DJ Bex – nga Bekim Xhaferri dhe Aida Gashi – Radio Emigranti, muzikant dhe këngëtar të njohur Merita Halili – Raif Hyseni , tenori Ergin Oda, preformuan për këtë mbrëmje.
Albanian American Success Stories – Histori Suksesi Shqiptaro Amerikane, do të promovohet shumë shpejt në Washington DC në një mbrëmje me anëtarë të Kongresit dhe Senatit , vitin e ardhshëm me anëtarë të organizatave të rëndësishme në Washington dhe më pas në Tiranë në Pranverë të vitit të ardhshëm – 2016.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, e suksesshëm përsëri, në “Tapetin e Kuq”, shqiptaret

USAID mbështet personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri

October 26, 2015 by dgreca

Pjesë e këtij programi ndihme u bënë fillimisht 20 gra dhe vajza me aftësi të kufizuara në shikim, dëgjim dhe lëvizje. Ato morën këshilla mjekësore, sportive dhe vetëmbrojtje nga vullnetare amerikane. Diskriminimi dhe rreziqet janë ende të shumta në Shqipëri për personat me aftësi të kufizuara. Një grup vullnetaresh shqiptare dhe amerikane po zhvillojnë në Tiranë Programin Wild në dobi të grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara.
Pjesë e këtij programi u bënë 20 gra dhe vajza me aftësi të kufizuara në shikim, dëgjim, lëvizje, të cilat morën këshilla mjekësore, sportive dhe vetëmbrojtje.
Anisa Proda, pjesë e këtij komuniteti dhe organizatore e programit Wild, është specialiste në drejtorinë e përkujdesit shoqëror dhe shërbimeve të integruara në ministrinë e mirëqenies sociale dhe rinisë. Ajo thotë se ky trajnim u organizua për të fuqizuar vajzat dhe gratë, që të përballojnë diskriminim e dyfishtë për shkak të gjinisë dhe për shkak të aftësisë së kufizuar. Pranvera Qyra nga Elbasani, studente për psikologji dhe është optimiste për jetën e saj. Ajo thotë se në këto takime mësojnë më shumë për të drejtat e tyre. Shqipëria ka aktualisht rreth 11 mijë të verbër. Por shumë prej tyre dobësia në shikim nuk i pengon të bëhen zot të vetes. Elida Çela nga Elbasani e sapodiplomuar master në shërbime sociale dhe tani po kërkon punë në shumë vende. Persona me aftësi të kufizuara, që përfitojnë një pagesa shtetërore janë rreth 162 vetë, por nevoja është shumë më e madhe. Megjithatë shoqëria po i mbështet ata përherë e më shumë. Irena Oruçaj thotë me gjuhën e shenjave se pengesat janë të mëdha dhe shumë njerëz ende nuk i kuptojnë vështirësitë e këtij grupimi. Sipas OBSH 13 për qind e numrit të përgjithshëm të popullsisë janë persona me aftësi të kufizuara. Në shtetet me varfëri të lartë edhe numri i tyre është më i lartë. Bonnie Scott është vullnetare nga SHBA jeton prej 18 muajsh në Shqipëri, duke ndihmuar personat me aftësi të kufizuara. “Ne këtu sot po zhvillojmë një trajnim vet-mbrojtje, si të kujdesen për veten, dhe këto janë mësime të domosdoshme për këdo” – tha ajo. Edhe në SHBA, shtoi Bonni, diskriminohen personat me aftësi të kufizuara. Diskriminimi për ta është i zakonshëm kudo. Mësimet mbi vetëmbrojtjen dhe mjekësinë janë me rëndësi por kryesorja është që këto vajza të zbulojnë fuqitë e tyre, të ndjehen të sigurta dhe të lira. Vullnetarët dhe programi Wild në Shqipëri kanë shumë mbështetës si agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar USAID, Mobility International USA, Qendra Rinore e Tiranës, Organizata Rinore Rias dhe Fondacioni Shqiptar i Personave me Aftësi të Kufizuara dhe kështu ata ndjehen më pak të vetmuar dhe më shumë të sigurtë për jetën e tyre.

Filed Under: Komunitet Tagged With: aftesi te kufizuara, personat, USAID ndihme

FONDACIONI “DOM SIMON FILIPAJ”-NJË DEKADË AKTIVITET HUMANITAR DHE ATDHETAR

October 24, 2015 by dgreca

-Me rastin e 10 vjetorit të themelimit/
Nga Xheladin Zeneli/
Kur flasim për virtytet shqiptare,gjithmonē mendohet në tre virtytet e njohura të popullit tonë të cilat janë: besa,mikëpritja dhe trimëria. Mirëpo , shpeshëherë harrojmë edhe një virtyt tjetër, po aq i shprehur tek shqiptarët sa edhe tre virtytet e para dhe poashtu i rëndësishëm .Ky virtyt është pra, bamirësia.Aq sa është e lashtë historia e shqiptarëve, po aq është e lashtë bujaria dhe bamirësia e tyre.Aq sa janë shqiptarēt të njohur për mikpritje, për fjalën e tyre të dhënë dhe për trimëri,po aq janë të njohur edhe për bamirësi. Në të vërtetë, bamirësia apo bujaria shkon krah për krah me mikpritjen. Këto virtyte humane,shqiptarët i kanë demonstruar gjatë gjithë historisë së vet.Ata kur kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre për miqtë dhe për të panjohurit,ata njëkohësisht kanë ndarë me ato edhe kafshatën e gojës.Por jo vetëm këtë. Ata shpeshëherë kanë lënë vehten dhe familjen e tyre ndoshta të uritur vetëm për të ushqyer mikun e shtëpisë.Kurse, solidaretiti në mes bashkëkombësve të një gjaku e gjuhe, ka qenë dhe është një karakteristikë e veçantë ndër shqiptarët. Këto janë virtyte hyjnore që i njeh vetëm një popull me traditë e kulturë të lashtë dhe unike siç është populli ynë.Nuk është e rastit që nga gjiri i popullit tonë lindi humanistja më e madhe që njeh bota- Nënë Tereza.
Shumë bashkatdhetarë kur u larguan nga atdheu dhe emigruan në shtetet përendimore, bartën me vehte edhe virtytet e trashiguara nga baballarët dhe stërgjyshërit e tyre të cilat u bën pjesë e vlerave të tyre jetësore edhe në diasporë dhe asnjëherë nuk harruan nevojat dhe obligimet ndaj vendlindjes së tyre. Duke u nisur nga këto parime të traditës shqiptare,dy bashkatdhetarët tanë, z. Tomë Shkreli dhe z. Zef Gjokaj, me përkrahjen e një grupi të aktivistësh shqiptar nga Komuna e Ulqinit që jetojnë dhe veprojnë në Nju Jork me rrethe, dhjetë vite më parë, themeluan Fondacionin humanitar “Dom Simon Filipaj “. Fondacioni u themelu në Maj të vitit 2005 por aktivitetin e vet e filloi në Tetor të të njëjtit vit, dhe të Dielën, me 25 Tetor 2015, në lokalin “Maestro’s”, në Bronks( Nju Jork) do të festohet 10- vjetori i aktivitetit të tij.
Fondacioni mban emrin e meshtarit të shquar shqiptar Dom Simon Filipajt (1925-1999),i cili lindi në Kllezën ( Anë të Malit), dhe i cili ia kushtoi 40 vite të jetës së tij përkthimit të parë të Biblës në gjuhën shqipe .Për kontributin e dhënë për kishën katolike ndër shqiptarë, në vitin 1988 Selia e Shenjtë i dha Filipajt titullin e lartë “Imzot” (Monsinjor), ndërsa në vitin 1992 u shpall “Prelat Nderi” nga Papa Gjon Pali II. Për rolin e tij në dobi të kulturës shqiptare, në vitin 2004 , dekorohet ( pas vdekjes) nga presidenti i atëhershëm i Republikës së Shqipërisë, z.Alfred Moisiu me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë.
Fondacioni “Dom Simon Filipaj”, i cili kryesisht grumbullon rreth vehtes bashkatdhetarë me prejardhje nga rrethi i Ulqinit, që nga themelimi i vet,mbledh mjete financiare në kumunitetin shqiptar, mjete këto të cilat shpërndahen, kryesisht për familjet e rrezikuara shqiptare, pra për ato familje të cilët gjinden në gjendje më të vështirë ekonomike, por edhe për dedikime të tjera në forma të ndryshme të ndihmave financiare në vendlidje.E kam përcjellë aktivitetin e këtij Fondacioni që nga fillimi dhe mund të konstatoi se Fondacioni “Dom Simon Filipaj” , sa i përket aspektit humanitar, është një ndër fondacionet më konsistente në mbledhjen e fondeve në komunitetin shqiptar të New York-ut, duke organizuar për çdo vitë, që nga viti 1995, në muajin Tetor mbrëmje fondmledhëse ,ku mesatarisht,për çdo vit mblidhen rreth 25.000 dollarë. Kjo arrihet falë punës dhe dedikimit të aktivistëve të tij,por ajo që është më e rëndësishme,falë zemërgjerësisë së pjesëtarëve të kumunitetit të vet , të cilët përmes kontributeve dhe donacioneve të tyre, ndihmojnë drejtëpërsëdrejti,në sadopak përmirësimin e gjendjes së vështirë ekonomike të individëve dhe familjeve të caktuara ,kryesisht në Komunēn e Ulqinit. Donatorë apo kontribues të Fondacionit,nuk janë vetëm shqiptarët por edhe qytetarë amerikan. Z.William Lee Frost gjatë vitit 2009-2010 kontriboj dy herë me nga 5,000 dollarë, pra gjithësejt 10,000 dollarë, dhe Fondacioni i është mirënjohës për gjestin e tij bujar.
Fondacioni “Dom Simon Filipaj”, që nga themelimi i tij në vitin 2005 e deri më sot ka mbledhur më shumë se 250,000 dollarë.Përveç ndihmave ndaj familjeve me gjendje të vështirë ekonomike në Komunën e Ulqinit, ky Fondacion ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë, përmes bursave,shkollimin e dhjetra studentëve shqiptarë , shkollën për fëmijë me aftësi të kufizuara në Anë të Malit ,raste të individëve të sëmurë dhe lehtësimin e përballimeve të shpenzimeve të tyre mjekësore si dhe aktivietete të ndryshme kulturore, siç është “Pranvera në Anë të Malit “, botimin e librave dhe revista e të ndryshme , për disa vite me radhë ka ndihmuar financimin e revistës së Shkollës Fillore në Katërkollë- ” Shkëndia”, revistën ” Buzuku” , etj. Në vitin 2010, Fondacioni në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptaro-Amerikane ” Ana e Malit” realizuan aksionin e blerjes së autoambulancës në SHBA dhe dërgimin e saj në Qendren Shëndetësore në Ulqin për nevojat emergjente të banorëve të kësai komune, me vlerë rreth 25.000 dollarë. Në vitin 2012, gjithashtu u financu edhe një autoambulancë tjetër nga ana Fondacionit “Dom Simon Filipaj”,për të njëjtën qendër shëndetësore me shumën prej 23.000 euro.Në vitin 2009, Fondacioni në bashkëpunim me Shoqatën “Ana e Malit ”
në Nju Jork, sponzoruan aktivitetin e Dr.Ross ( nga SHBA) dhe ekipit te tij lidhur me realizimin e një kursi për trajnimin e përsonelit të Qendrës Shëndetësore në Ulqin, me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të shërbimit përkatës, poaçërisht atij emergjent, për banorët e kësaj komune.Vitin e kaluar, Fondacioni financoi ngritjen e shtatorës së shqipëruesit të Biblës, Dom Simon Filipaj me shumën prej 36.000 dollarëve,inaugurimi i së cilës u bë në Shtator të vitit 2014 në Shën Gjergj të Ulqinit.
Në një situatë të tillë ekonomike në vendlindje ku bashkëvendasit tanë përballohen dita- ditës me vështirësi jetësore dhe ekonomike ,Fondacioni “Dom Simon Filipaj” në Nju Jork, me punën dhe veprimtarinë e vet , po shërben si rreze drite dhe ngjall shpresën dhe besimin tek ata ,se diku larg, përtej oqeanit, në SHBA, kanë ku të mbështeten në rast nevoje e vështirësie.
Me këtë rast ,përgëzojmë Fondacionin “Dom Simon Filipaj” në përvjetorin e dhjetë të themelimit të tij, duke i uruar edhe shumë përvjetore të tjerë dhe gjithënjë suksese në punën e rëndësishme dhe jetike që po bën, jo vetëm në misionin e tij bamirës ,duke përkrahur materialisht bashkëvendasit tanë, por duke shfaqur përkushtimin ndaj vendlidjes,njëherit po kryen edhe misionin atdhetar.
24 Tetor 2015
Nju Jork

Filed Under: Histori, Komunitet Tagged With: 10 vjet, Fondacioni, Simon Filipaj, xheladin Zeneli

Komuniteti Shqiptar ne SHBA- ARIZONA, NISIN PERGATITJET PER KREMTIMIN E PAVARESISE SE SHQIPERISE

October 23, 2015 by dgreca

KOMUNITET-SHQIPTARET E ARIZONES NISIN PERGATITJET PER KREMTIMIN E DITES SË PAVARESISE SE SHQIPERISE/
NGA LULZIM MULLIQI/
Si gjithmone te bashkuar ne festat tona kombetare dhe kulturore edhe kete vit shqiptaret e Arizones,do te festojne ne menyre dinjitoze 103 vjetorin e shpalljes së Pavaresise së Shqiperise.Jehona e pergatitjes së kesaj feste kombetare ka filluar te ndjehet kudo ne mesin e bashkeatdhetareve tane me banim ne shtetin e larget te Arizones.Per kete qellim anetaret e palodhshem te Bordit Drejtues te Shoqates
“Shqipe e Arizones” keto dite mbajten mbledhjen e radhes ne njeren nga zyrat e “All State Insurance Company”,prone e bashkeatdhetares tone,Paulina Kalaj.Me kete rast kryetari i Shoqates,Burim Gashi shpalosi programin e punes së Bordit Drejtues te Shoqates lidhur me pergatitjet qe duhen bere me rastin e festen së 28
Nentorit-Dites së Pavaresise së Shqiperise,qe kjo feste e rendesishme e historise së kombit tone te festohet ne menyre sa me madheshtore nga ana e Komunitetit
Shqiptar te Arizones.Ne fillim te mbledhjes kryetari i Shoqates,Burim Gashi Propozoi dy pika te rendit te dites.1)Kompletimi i rregullores së punes me perfshirejen e propozimeve te reja ne Statutin e Shoqates dhe 2)Pergatitjet me rastin e festes së Pavaresise së Shqiperise.Rreth pikes së pare te rendit te dites u angazhua me diskutimin e tij,ushtruesi i detyres së sekretarit te Shoqates,mr.Lulzim Mulliqi,i cili theksoi së hartimi,ndryshimi dhe plotesimi i Statutit te Shoqates eshte bere ne harmonizim dhe konform propozimeve te reja te bera nga anetaret e Bordit Drejtues te Shoqates ne disa ceshtje thelbesore statutare sic ishin:Anetaresia dhe kriteret per anetaresim,organizimi i rregullt i mbledhjes së Bordit Drejtues te Shoqates dhe anetaresise së gjere te Komunitetit,
pastaj plotesimi i vendeve te lira ne Bordin Drejtues te Shoqates dhe kohezgjatja e mandatit te anetareve te Bordit Drejtues dhe Kryetarit.Me pas ushtruesi i detyres së sekretarit,mr.Lulzim Mulliqi,nenvizoi së te gjitha ndryshimet e bera me propozimet e reja do te jene nje aneks i vecante ne kuader te Statutit te Shoqates “Shqipe e Aarizones”.Ne vijim te kesaj pike te rendit te dites,Burim Gashi kryetar i Shoqates premtoi qe sa me pare do ta beje edhe regjistrimin e Shoqates prane organeve kompetente ne Bashkine e Feniksit.Me pas u kalua ne piken e dyte te rendit te dites,qe kishte te bente me pergatitjet intensive te Komunitetit shqiptar te Arizones per 103 vjetorin e shpalljes së Pavaresise së shtetit shqiptar,e cila do te festohet ne menyre dinjitoze edhe nga ana e Komunitetit shqiptar te Arizones.
Lidhur me vendin e organizimit te mbremjes festive pati propozimet te ndryshme nga ana e anetareve te pranishem ne mbledhje te kesaj Shoqate.Me pas te pranishmit me shumice votash vendosen qe mbremje festive e Pavaresise te organizohet ne njeren nga hotelet e rezervuara vetem per mbremjet festive.
Ne vijim te mbledhjes,Paulina Kalaj-financiere e Shoqates i informoi te pranishmit me disa nga cmimet e hoteleve dhe kushtet e ushqimeve dhe sherbimeve qe mund te ofrohen nga disa Qendra lokale hoteliere.Njera nga ceshtjet me te diskutuara ne kete mbledhje ishte percaktimi i cmimi te biletes per femije dhe per te rritur.Rreth kesaj ceshtje diskutuar disa nga anetaret e Bordit si:Avni Hasani,Ahmet Sahiti,Dhimiter Rrera etj,te cilet theksuan së percaktimi i cmimit te biletes per femije 35 dollare dhe per te rritur 65 dollare eshte opsioni me i arsyeshem dhe konkurrues per mbremjes festive te 28 nentorit.Me pas u vendos qe gjate periudhes dy javore,dy anetaret e Bordit,Paulina Kalaj dhe Zak Gashi do te angazhohen per gjetjen e hotelit (lokalit) per organizimin e mbremjes festive te Pavaresise së Shqiperise.Per ceshtjet organizative dhe muzikore te angazhimin te kengetareve ne naten festive diskutuan anetaret,Avni Hasani dhe Ndue Frroku,te cilet informuar së ne mbremjes festive ne Arizona do te jene te pranishem kengetaret:Manjola Nallbani,Edmond Nikolla dhe instrumentisti i talentuar,Astrit Dungu.Nga anetaret e Bordit Drejtues te Shoqates “Shqipe e Arizones” u vendos qe mbremje festive per Pavaresine e Shqiperise te mbahet me daten,26 nentor,2015.Ketij evenimenti do t’i paraprije edhe Pikniku tashme tradicional I Pavaresise qe mbahet nga komuniteti shqiptar I Arizones per nder te Pavaresise së Shqiperise dhe organizohen lojrave sportive si ne:Futboll,basketboll dhe shah.
Ne fund u vendos qe mbledhja e radhes së Bordit Drejtues te Shoqates”Shqipe e Arizones” te mbahet me 4,nentor 2015.Duhet te permendim së Pavaresia e Shqiperise eshte ngjarja me e rendesishme qe ka madheshtine me te cilen shenohet historia me e ndritur dhe me e lavdishme e popullit shqiptar.Kjo date na bene te gjithe neve ne mergaten shqiptare te Amerikes,te jemi krenare dhe me te vetedijshem per origjinen, kombin dhe Atdheun tone shqiptar.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Arizona, Lulzim Mulliqi, Nisin përgatitjet, per Pavaresine e Shqiperise

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 266
  • 267
  • 268
  • 269
  • 270
  • …
  • 394
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit
  • MËKATET E ZONJËS EMA
  • GAZETA “DIELLI” SYRI I DRITËS SË SHTYPIT SHQIPTAR NE AMERIKË
  • Banda “Vatra” në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar
  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT