Veprimtari e Vllaznisë Shqiptare në Kanada/
Shkruan: Qamil S. Llashtica /Nënkryetar i degës së Vatrës në Kanada/
Ma shumë se njimijë vetë morrën pjesë në fushimin që u mbajt të dielen e 9 gushtit 2015 në nji vend fort të bukur jashtë qytetit të Torontos. Në fushim, mikpritës itë cilit ishte Misioni katolik shqiptar i këtushëm “E lumja Nana Tereze”. Erdhën këtu shqiptarë të të gjitha moshave nga igjithë rajoni i gjanëiTorontos madje këtu qe edhe nji grup mysafirësh nga Detroidi, në mesin e të pranishmëve pati edhe shumë e shumë shqiptarë që mbajnë fenë e turkut dhe kjo tregoi se shqiptarët janë nji dhe vetëm nji. Dashti Zoti dhe pushuesit kaluen nji ditë të mrekullueshme mbasi moti qeibukur dhe me diell; ngado valonte flamuri kuq e zi dhe kumbonte muzika e bukur shqipe. Ishin përgaditun shumë lojna sportive,ushqime të shijshme dhe të shumëduershme ndërsa femijët iranë ndot dhe kryehupt ujit të pastër dhe u kenaqën me lojna të tjera të ndryshme. Ranë në sy sidomos të rijt dhe të rejat që shërbenin dhe mbanin rregull të cilët ishin veshun me veshje kombëtare. Nji fushim i tillë për shqiptarët e Torontos dhe të rajonit të saj asht ba tashti ipërvitshëm dhe ipërhershëmqëmbahet çdo herë në këtë kohë të verës. Aty kah dreka për besimtarët u mbajt mesha e së dieles të cilën e drejtoi prifti d.Mikel Pllumaj- mysafir icili në fillim e falenderoi për këtë nder qëibani- famullitarin e këtushëm d.Gjovani Kokonën icili si zot shtëpie që ishte sot, qemjaftingarkuem me punë. Predikimi iat Pllumajt shumëi ngjante nji fjalimi patriotik; ai e madhnoi figurën e naltsueme të Nanës Tereze që e mahniti botën dhe për krenarinë që ndiejnë shqiptarët për Ta; foli për qëndresën dhe bashkimin kombëtar, falenderoi shqiptarët që edhe këtu ne këtë vend të largët po e mbajnë gjallë atdhetarizmin, gjuhën,kulturën dhe fenë shqiptare, që shqiptaret pa dallim feje të gjithë të jenë të bashkuem, të mendojnë për kombin e atdheun, ta ruejnë burrninë, besën, racën dhe fisin të cilit itakojnë. T’i ruheni paburrnisë e pabesisë dhe të ligave të tjera, ta keni parasysh se të parët tanë nuk u gjujzuen dhe nuk e mohuen atdheun, kombin dhe fenë as para vdekjes që u kërcnohej. Marrënë tanësi pata përshtypjen se ky burrëi mpreht kelmendas kishte veshun petkun fetar vetëm e vetëm për qëllime patriotike. Gjatë gjithë ditës se fushimit nuk pushuen lojnat sportive të rinisë shqiptare dhe nuk u ndal për asnji çastkanga e gëzimi, vallja e hareja ndër pushuesit e gëzueshëm. Njerëzit hanin e pinin e këndonin, takoheshin e kuvendonin dhe çmalleshin me shokë, miq e dashamirë me të cilët ndoshta nuk ishin pa nji kohëtë gjatë dhe këtu gjetën nji rast të mirë tëçmalleshin me njani-tjetrin. Të rijt dhe të rejat vallzonin e këndonin ndoshta u lindën,u shfaqën dhe u lidhën dashni e miqësi të reja – pse jo!
Shoqata Shqiptaro-Kanadeze pranohet në rrjetin CEEC
Ne Foto-arkiv- Nga veprimtarite e Shoqates. Ne qender te fotos, Kryetarja e tanishme Aida Bejte-Lumi, mbesa e ish menaxherit et Gazetes Dielli,vataranit te perkushtuar nga Lumi i Vlores,ish pjese e bordit te Vatres Hamit Lumi/
TORNTO CA: 4 gushti është një ngjarje e rëndësishme për Shoqatën Shqiptato-Kanadeze në Toronto sepse ajo u pranua për herë të parë në një këshillku aderojnë shumë nga vendet e Europës Qendrore dhe Lindore të Kanadasë. Ky këshill shumëkombësh ka një histori 60 vjeçare dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse bashkëpunojnë në shumë drejtime të përbashkëta që kanë të bëjnë me një zhvillim, prosperitet dhe integrim dinjitoz të komuniteteve të Europës Qendrore dhe Lindore që jetojnë e punojnë në Kanada, të ndihen të barabarte me gjithë kombet e tjera. Njëkohësisht ky këshill shpesh kryen edhe lobime të fuqishme pranë qeverisë kanadeze për çeshtje të rëndësishme kombëtare të secilit vend pjesëmarrës.Shoqata jonë para disa muajsh mori një ftesë pjesëmarrjeje nga presidenti aktual i këtij këshilli z. Markus Hees i cili është njëkohësisht edhe president i komunitetit të Estonisë në Kanada. Dr. Ruki Kondaj, presidente e SHBSHK-së, iu përgjigj pozitivisht kësaj ftese dhe së bashku me sekretarin e Shoqatës, z. Roland Lelaj, shkuan në takimin e parë prezantues të këtij këshilli që u krye në fillim të korrikut.
Në këtë takim, Dr. Kondaj paraqiti të dhëna për emigrimin shqiptar në vite dhe sidomos rritjen e numrit të bashkatdhetarëve tanë këtu pas viteve 1990. Njëkohësisht, në prezantim u theksua perqindja e lartë e intelektualëve shqiptarë në Toronto e mbarë Kanadanë si dhe perpjekjet e arritjet e shqiptarëve në fusha të ndryshme ku shumë biznese, studiues e profesionistë kanë bërë emër të mirë. U përmend edhe media shqiptare e përfaqësuar nga producenti Ilir Lena, radio dhe gazeta në gjuhën shqipe si dhe disa shoqata e klube sportive.
Më shumë Dr. Kondaj u përqendrua në historinë 21 vjeçare të SHBSHK-së, në misionin e saj dhe në kontributin vullnetar të shumë personave në vite. Ky prezantim u ndoq me vëmendje nga të pranishmit të cilët u prononcuan pozitivisht për pranimin në një date të ardhme edhe të përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në këtë keshill. Nga kjo mbledhje u la që fillimisht të dorezoheshin dokumetat zyrtare dhe bazat ligjore të Shoqatës sonë e në bazë të tyre edhe pranimi i mëvonshëm i këkesës sonë.
4 gushti, i caktuar si data e mbledhjes së radhës, erdhi shpejt dhe këtë herë të pranishëm ishin Dr. Kondaj dhe Prof. Krisitian Bukuroshi. Pas votimit unanim për pranimin e komunitetit shqiptar, fjalën e mori Prof. Bukuroshi i cili i falenderoi pjesëmarrësit për pranimin dhe cilësoi se për ne kjo është një ngjarje e madhe nga e cila ne mund të mësojmë më shumë. Përgjigja e anëtarëve të tjerë ishte shumë modeste, se të gjithë kemi për të mësuar nga njeri-tjetri./B.S/
KOMUNITET- NJOFTIM MORTOR, NDERROI JETË NË MËNYRË TË PAPRITUR GANI NEZAJ
Familja Nezaj njofton komunitetin se në mëngjesin e së Martës me 18 Gusht 2015 ndërroi jetë pa pritur Gani Nezaj, vëllai i Abedin, Halil dhe Sherif Nezaj.
Shërbimet mortore do të kryehen sot, e Martë 18 Gush 2015, nga ora 4 pm deri në 9 pm në Shtëpinë Mortore “F. Ruggero & Sons Inc,” që ndodhet në adresën 732 Yonkers Ave, Yonkers, NY 1074-2029.
Varrimi Kryhet të Mërkurën, me 19 Gusht, në orën 10 am në Varrezat : Rosemount Memorial Park& Mouseleum në adresën: 1109 Neck Ln. Elizabeth, NY 07201(Dielli)
Aksident ne New York, vdes dhe vajza shqiptare 2-vjecare
Familja shqiptare përfshihet në aksident në New York, mes 3 të vdekurve edhe vajza e shqiptarit 2 vjece/
NEW YORK : Policia amerikane ka njoftuar se në një aksident që ka ndodhur në autostradën “Taconic State Parkway” në New York , kanë mbetur të vdekur 3 persona, ku mes të vdekurve në aksidentin që janë përfshirë 4 vetura ka mbetur edhe një vajzë shqiptare.
33-vjeçari Nerim Simanoviç ishte duke vozitur drejt veriut me veturën e tij të tipit BMW kur është përplasur në anësoret e rrugës, duke goditur dy vetura të tjera, ka raportuar Departamenti i Policisë në New York.
Të vdekur kanë mbetur vajza e tij 2-vjeçare Leona, ndërsa gruaja e tij Blerta 22-vjeç dhe vajza tjetër 1-vjeç Lira po trajtohen në Qendrën Mjekësore në Westchester. Simanoviç është poashtu aty, dhe që të tre thuhet të jenë në gjendje stabile.
Automjeti i Simanoviçit ka goditur një veturë të tipit Toyota në anën jugore, duke lënë të vdekur 61-vjeçaren Ledell Mulvaney dhe vajzën e saj 31-vjeçare Katherine Mulvaney. Ato u transportuan në Westchester poashtu, ku edhe u konstatua vdekja e tyre. /B.Sina/
New York, Shoqata “Malësia e Madhe” shpallë konkursin për bursa studentore
Shoqata Malësia e Madhe – New York në mbledhjen e radhës solli vendimin e hapjes së konkursit për bursë studentore për vitin akademik 2015-2016. Të drejtë burse kanë të gjithë ata studentë të cilët përmbushin kërkesat e parashtruara nga Shoqata Malësia e Madhe – New York.
Përparësi në përfitim të bursës kanë studentët e dalluar malësorë të cilët ligjeratat i ndjekin në gjuhën shqipe. Aplikantët këshillohen të lexojnë me vëmendje formularin përkatës për bursë i cili specifikon kushtet e konkurimit.
Aplikantët këshillohen që materialin e tyre aplikues ta postojnë në adresën e
Shoqatës Malësia e Madhe – New York. Një veprim i tillë përshpejton proçesin
aplikues të çdo studenti. Gjithashtu ne u bëjmë apel aplikantëve që dokumentacioni i tyre të paraqitet sa më dinjitoz, i printuar, duke respektuar normat aplikuese.
Kërkojmë nga aplikantët që të jenë të vëmendshëm në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar. Vetëm aplikacjonet e plota do të merren parasysh. Jeni të këshilluar që dokumentacjonin e pa plotësuar ta mbani te vehtja juaj deri në momentin kur të jenë i plotë me ç’rast do ta postoni në adresë të Shoqatës. Çdo aplikim që ka vulen postare pas 1 nëntorit 2015 nuk do të merret parasysh. Për çdo informacion të mëtejshëm mund të kontaktoni zyrën e Shoqatës Malësia e Madhe – New York si edhe sitin tonë të internetit ku mund të pajiseni me formularin aplikues dhe të njoftoheni me kushtet dhe afatet e konkurimit. Ndarja e bursave do të përcaktohet në mbledhjen e radhës të dhjetorit mbasi i gjithë materiali aplikues të ketë mbërritur në zyrën tone:
Shoqata Malësia e Madhe – New York
210 Riverside Dr. #1C
New York, NY 10025 USA
Shoqata Malësia e Madhe – New York ju dëshiron sukses në proçesin aplikues!
Kryetar: Ëjllo M. Berishaj
- « Previous Page
- 1
- …
- 271
- 272
- 273
- 274
- 275
- …
- 384
- Next Page »