Shoqata Atdhetare Dibra dëshiron t’ju tërheqi vëmendjen me evenimentin e mëposhtëm të organizuar prej saj/
Ju ftojmë të bëheni pjesë të promovimit të veprës “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni”, të autorit shqiptar prof.dr. Branislav Sinadinovski.
Prof.dr Branislav Sinadinovski në këtë vepër kapitale që është mirëpritur edhe në SHBA shkruan për të historinë e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni kryesisht në zonën e Rekës së Gostivarit dhe të Dibrës, një rajon i heshtur sot dhe i populluar shumë pak nga banorë që janë shqiptarë etnik, por nga asimilimi dhe frika ata nuk duan të flasin për historinë e tyre.
Sinadinovski në bisedën e fundit për INA ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në SHBA të jenë pjesëmarrës në manifestimet e promovimeve dhe se ai realizon këtë mision vetëm si misionarë i çështjes shqiptare, dhe sidomos çështjes së shqiptarëve ortodoks në Maqedoni.
Pas promovimit do të ketë një koktail.
Koha dhe Vendi
Fillon:Të Shtunën, në 11 Prill, 2015, 1:00 pm 3:00 pm
Vendi: OrionPalace
Rruga: 2555 McDonald Ave,
Qyteti: Brooklyn, NY 11223
Sinqerisht,
Musa Pacuku – Kryetar i Shoqatës Atdhetare Dibra
Për çdo informacion mund të kontaktoni me :
Musa Pacuku 718 880 0487
Beqir Sina 718 864 2413
Ylber Pilku 917 335 2191
FONDACIONI PLAVË GUCI- DORËHIQET ESAD GJONBALAJ
New York, 7 Prill 2015- Me anë të një deklarate publike, përcjellë shtypit të komunitetit dhe atij në vendlindje, ish Kryetari i Fondacionit Palvë Guci, z. Esad Gjonbalaj ka dhënë dorëheqjen nga Kryesia. Ja deklarata e plotë që ai i përcolli edhe editorit të Diellit.
***
Si rrjedhojë e gjëndejës se krijuar në Fondacionin Plavë Guci , ku me datën 22 Mars 2015 në Kuvendin e rregullt të shoqatës tonë u shkel Rëndë Statuti i FPG element bazë i funksionimit të një subjekti në boten e lirë dhe demokratike jap dorëheqje të pa revokueshëme nga kryesia e Fondacionit Plavë Guci.
Unë do vazhdoj të jem anëtar i rregullt i shoqatës tonë por jo të jem pjesë e kësaj kryesie të cilën e konsideroj si jo legjitime dhe puçiste. Kontributi i im për të mirën e diasporës dhe vendlindjes tonë do të jetë i vazhdueshëm por nuk dua të jem pjesë e kësaj garniture te Kryesisë ilegale të ashtuquajtur “Kryesia e Fondacionit Plave Guci”.
Kryesi e cila dhunshem dhe me votat e jo antarëve te Fondacionit Plave Guci kidnapoj shoqaten tone dhe njellosi rënë ndershmerin e Plavë Gucisë.
Detaje të hollësishme lidhur me arsyet e dorëheqjes time do ti publikoj në ditët në vijim:
Me respekt dhe keqardhje
ESAD GJONBALAJ
5 Prill- 76 Vite nga Lindja e Trashegimtarit te Fronit
Nga Hakik MENA/SHBA/*
Dje, ishte 76 vjetori i ditelindjes se trashegimtarit te Fronit Mbreteror Shqiptar Zogu, NMT Mbreti Leka I. Kjo dite, do te shendrrohej natyrshem, ne nje feste kombetare, per popullin shqiptar , pasi sigurohej vazhdimesia e Monarkise Shqiptare.
Por, ky gezim mbare kombetar, nuk do te zgjaste me shume se dy dite, sepse Italia fashiste do ta sulmonte Shqiperine ne menyren me te pabese dhe kunder cdo te drejte dhe mareveshje nderkombetare, duke nderprere keshtu, qeverisjen me te arte shqiptare te te gjitha periudhave, dhe fatkeqsia me e madhe do ishte se; I hapi rrugen edhe pushtimit sllavo-komunist, i cili do ta shkaterronte ne themel, cdo gje te ndertuar me nuance kombetare.
Keshtu qe Mbreti Zog , ne kundershtim te plot te deshires se tij dhe me keqardhje te madhe, detyrohet te emigroj s’ bashku me rrethin e tij me te ngushte dhe trashegimtarin e porsalindur.
Fakti, qe Princi Leka I, ndonese ne mergim, u edukua nen kombinimin e frymes kombetare te inspiruar prej Mbretit Zog I , dhe me vone elites qe e rrethonin ate, plus kultures dhe mentalitetit demokratik perendimor; ndikoi ne persosjen e formimit te Tij politik , diplomatik dhe kombetar. Formim ky, qe do te influenconte gjate gjithe kohes qe boshti themeltar i programit te Tij te jete; nji Shqiperi e Lire, Demokratike dhe Etnike. Sa per ilustrim, do te permendja dy nga pikat me kulminante te aktivitetit te Tij politik/kombetar. E para, krijimi I mundesise se bashkimit te te gjithe organizatave, partive dhe mbare nacionalisteve te diaspores antikomuniste; ne te ashtuquajturen Lidhja ose Kongresi I Madritit ne Spanje, per te luftuar qeverine sllavo – komuniste ne Tirane. E dyta, perkon me ardhjen e Tij , ose me mire te themi domosdoshmeria e prezences se Tij ne Shqiperi gjate vitit te mbrapsht 1997, periudhe kjo qe njihet si rrebelim I armatosur I te kuqve te inspiruar prej ustallareve greko-serb, rezultat I te cilit u be i mundur rrenimi i shtetit shqiptar. Ne fakt, klasa politike ose me mire me thene produkti katovician, e ftuan Mbreti Leka I, jashte deshires se tyre, te detyruar prej presionit te popullit te rrevoltuar e te manipuluar , qe te vinte ne Shqiperi dhe Mbreti Leka I iu pergjigj gjithe sinqeritet kesaj ftese djallezore. Ardhja e Tij, beri te mundur qetesimin e gjakrave , evitoi luften civile dhe ishte I vetmi person politik, ndonese ne nje situate te atille kaotike , qe i ra kryq e terthor Shqiperise, duke u prezantu me parullen e famshme ; Paqe Bashkim Vllaznim. Ishte po kjo klase katoviciane, qe me vone do ta priste ne bese duke lejuar shtremberimin e verdiktit te popullit, dmth manipulimin e rezultateve te referendumit. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe sepse klasa politike katoviciane ishte pjelle e memes parti dhe logjikisht nuk mund te toleronin triumfin e dyte Zogist!
U prehte ne paqe pinjolli I deres se madhe te Zogolleve, Mbreti I Shqiptareve NMT LEKA I !(FB)
* Kryetar i Partise Levizja e Legalitetit per USA
SHERBIMET FUNERALE PER TE NDJERIN MILTO NASTI ORGANIZOHEN TE MARTEN
ISH KONSULLI DRITAN MISHTO NJOFTON/
Ish- Konsulli i Pergjithshem Dritan Mishto njofton me hidherim te thelle humbjen e vjerrit te tij te dashur Milto Nasti, ndersa sherbimet funerale organizohen te Marten.
Miqte, shoket dhe dashamiret ftohen per lamtumiren e fundit ne LaBella Funeral Home me adrese 70-17 Cooper Avenue, Glendale, NY 11385.
Diten e Marte 7 Prill.
Ne oren 2 pm – 5 pm dhe 7pm – 9 pm.
I ndjeri Milto Nasti ka qene gjithmone prane Federates Panshqiptare Vatra. Ai eshte djali i patriotit Lasko Nasti, ish anetar i hershem i Vatres.
SHQIPTARET E AMERIKES KREMTOJNE PASHKET
Panoramë shumë e bukur e kremtimit të Pashkëve nga besimtarët shqiptarë në SHBA/
Shkruan: Beqir SINA – New York/
Gëzuar Pashkët! Happy Easter!
NEW YORK CITY : Pashkët Kataolike kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit, ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq – janë duke u kremtuar me gëzim të madh edhe në mesin e katolikëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, sidomos në dy vendvendosjet më të mëdha të tyre, në zonën e Detroitit – Michigan dhe zonën e Tri-Shteshit – New York, New Jersey dhe Connecticut.
Kjo, panoramë e bukur festive pasqyrohet mjaft mirë edhe në informacionin e përcjellur në faqet e interrnetit, rrjetet sociale face book dhe tweeter, të kishave shqiptare katolike në SHBA, ku tregohet se celebrimet dhe krimtimet kudo janë madhështore, në kishat katolike shqiptare, nëpër Amerikë, duke iu bashkuar kështu kremtimeve në të gjithë botën katolike, kryqetërthor rruzullit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe viset shqiptare dhe diasporë.
Më së miri këtë fakt, e shohin në videot dhe fotografite e hedhura sot në rrejetin social facebookun të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës – Our Lady of Schodra – (https://www.facebook.com/albanianchurch?fref=ts), ku shikojmë se mesha qendrore e festës, është kremtuar të shtunën, më 4 prill, në orën 21.00, duke gëdhirë e Diela e Madhe e Pashkëve.
Ndërkohë, që po sot Ditën e Pashkëve, të dielën, më 5 prill, po në këtë kishë, kryefamullitari Dom Pjetër Popaj, dhe ndihmësi i tij Dom Viktori, kremtojnë së bashku me besimtarët e tyre, meshën në orën 09.00 dhe 12 të mesdrekës, sipas traditës së kësaj kremte të madhe.
Çka, ajo duket qartë edhe në pamjet filmike , ku në Kishë për të celebruar së bashku Pashkët, janë mbledhur mijëra besmitarë katolikë shqiptarë, të cilët mbasi kan qendruar mbrëmë deri vonë në meshat madhore për Pashkët në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës – Our Lady of Shkodra në Harstdale në Nju Jork, përsëri sot u mblodhën së bashku me fëmijët e tyre në të Dielën e Pashkëve.
Ku, simbas traditës, dhe kryerjes së këtij riti fetar katolik në liturigjinë e tij meshtari i saj Dom Pjetër Popaj – thotë ndër të tjera se :”Ndihma jonë është në emër të Zotit, i cili krijoi Qiellin dhe Tokën! O Zot dëgjoje britmen time dhe ajo të mbrrijë tek Ti! O Ati Ynë bekojë gjithë këtë ushqim, bukën, vezët dhe djathin dhe ushqimet e tjera që kemi përgatitur për këtë festë dhe na bën që në dashuri me gëzim t’i kremtojmë këto Pashkë – Na përmbush me fuqin tande që qysh tani te jetojmë me Krishtin dhe duke u ringjallemi me Të, që jeton dhe mbretëron në shekuj të shekujve. Amen!”
Më tej, Dom Pjetër Popaj lutet, duke thënë: “Zoti qoftë me Ju! ju bekoftë Hyji i gjithpushteshëm: Ati e biri e Shpipri Shenjt. Zoti ju ruajtë dhe për shumë mot dhe më gëzime – për shumë vjetë dhe Gëzuar Pashkët! të gjithë besimtarëve”,
Kurse, në fund të meshës famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj, thotë se :”Meqënse, kjo natë është nata e felënderimit – dhe falënderojmë Zotin për ringjalljen e Krishtit prej së vdekurit që është shëlbimi ynë, shpresa jonë për jetën e amshueme. Dhe, ne ju falënderojmë të gjithë ju besimtarëve, sikur meshtarët e juaj, për shembullin e mirë që jepni, për inspirimin që keni ndaj një feje të dallueme tuajën, që vazhdimisht e tregoni me bujarinë tuaj të pashterrshme, solidaritetin dhe besnikërinë tuaj – Shumë ju falëmi nderit, ne sikur meshtarët tuaj – shërbëtorët tuaj gjithmonë e ndijemë veten edhe më të gëzueshëm kur ju shohim ju të gëzueshëm dhe jeni aq afër Zotit dhe aq afër njëri tjetrit. Dhe një falënderim të posaçëm të gjithë atyre që kan ndihmuar këtë Meshë të Madhe dhe për shumë vjetë dhe Gëzuar Pashkët! të gjithë besimtarëve”.
Pashkët të cilët simbas riteve nisën ditën e Ejte, sot, të Dielën, kan vazhduar me dy mesha të Shejta dhe gjatë gjithë ditës, besimtaret shkëmbejn dhe thyejn vezët mes tyre – deri tek banketet e shtura dhe të mbushura përplot me ushqime, të ndryshme në mjediset familjare, drekën e Pashkës – një drekë e veçantë, kjo e cila dallohet për gatimet tradicionale të krishtera – dhe më pas daljet familjare nëpër pikniqe në parqet e qyteteve për reth qendra të banimit dhe vizita tek njëri tjetri.
Një foto album në adresën e internetit të kishës Our Lady of Schodra shihet si është përcjell me një gëzim të madh edhe kremtimi Pashkëve Katolike në mesin e fëmijëve shqiptar në Amerikë, Të cilët kan zgjedhë diçka argëtuese sipas traditës së Pashkëve, për të bërë edhe më të bukur dhe kremtuar së bashku me prindërit e tyre të Dielën e Pashkëve. Fëmijët e veshur bukur me shportat me vezët me të gjitha ngjyrat, e kan bër këtë ditë festive të Pashkëve edhe më gazmore – më të mrekullueshme, për të gjithë fëmijët katolik në Nju Jork, që përfshin zonën e Tri Shtetshit .
Në hyrje të Kishës “Our Lady of Schodra”, i veshur me një mbulesë artizanale Lepuri i Pashkëve- Easter Bunny” i cili është një element kryesor kryesor i Pashkëve në shumë mjedise të krishtera, sot anembanë botës, është pjesë edhe e fëmijëve shqiptarë. Ai ishte duke qëndruar në oborrin e Kishës, teksa mbante të fshehur në shportë të madhe, vezë për ata që ai i quan fëmijët e mirë dhe ka lënë atyre nëpër shportat e tyre të Pashkëve edhe me ndonjë lodër dhe ëmbëlsira.
Megjithatë, duke e përshkruar atmosferën madhështore të kësaj kremte të madhe , duhet cekur se një pjesë besimtarëve, kan zgjedhur, edhe një nga mënyrat e tjera për të festuar me të afërmit e tyre , teksa kan vendosur,të festojnë Pashkët, edhe me vizitat tek familjarët e tyre, ose të dalin shëtitje më fëmijët jashtë në fushat e lojës dhe parqe, kopshte zoologjike dhe vende të bukura të tjera në qytetin e Nju Jorkut, e për rreth tij
Në facebookun Our Lady of Schodra (https://www.facebook.com/albanianchurch?fref=ts),Kryetaria e Këshillit të Kishës, Margarita Gazivoda Kocovic, mbasi ka uruar “Për shumë vjet Pashkët!”, shkruan në postimin e saj se :”Pashkët jane simbol i triumfit të jetës, ringjalljes se shpresës. Jezusi zbriti mbi tokë për dashurinë e për shëlbimin tonë. Ai na shpëtoi me gjithë jetën e tij: me mrekullitë, me predikimet por në mënyrë të veçantë me mundimet, me vdekjen e ngjalljen e tij pas kryqëzimit, për të ndryshuar boten.
Gëzuar Pashkët të gjithë!Ringjallja e Jezusit u sjelltë bekim dhe paqë në familjet tuaja! thotë Kryetarja e Këshillit të Kishës Katolike Shqiptare, Zoja e Shkodrës në New York, Margarita Gazivoda Kocovic
- « Previous Page
- 1
- …
- 305
- 306
- 307
- 308
- 309
- …
- 394
- Next Page »