• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHKOLLA VERORE SHQIPE NE KROACI, SELCE 2025

July 3, 2025 by s p

Shkolla verore shqipe për nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe të Kroacisë. Këshilli i Mësuesve Shqiptarë në Kroaci, në bashkëpunim me Këshillin e Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, organizoi shkollën verore shqipe për nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe të Zagrebit, Stubiçke Toplicës, Osijekut dhe Gjakovës, e cila këtë vit u mbajt prej 24-30 qershor 2025, në qytetin e Sellcës, në Kroaci.

Gjatë shtatë ditëve të shkollës verore, nxënësit mësuan dhe zgjeruan njohuritë e tyre, por edhe u argëtuan në punëtoritë gjuhësore, letrare, muzikore, të vizatimit, sportive dhe të dramës, sipas një plan-programi të miratuar nga Ministria e Shkencës, Arsimit dhe të Rinjve të Republikës së Kroacisë. Nxënësit treguan interes për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha kushtet dhe rrethanat e komunikimit. Ky është viti i katërt që e mbajmë shkollën verore shqipe, në të cilat ndër vite, kanë marrë pjesë 148 nxënësit të mësimit shqip.

Në punëtoritë u trajtuan temat rreth trashëgimisë kulturore shqiptare, gjuhës shqipe, heronjve kombëtarë, lexuan dhe përralla e tregime shqiptare. Në puntorinë e artit figurativ nxënësit shpalosën talentin e tyre me piktura të bukura për natyrën, pejsazhe të bregdetit të Selces, vizatime të veshjeve popullore, veglave muzikore, simboleve kombëtare, të heronjve shqiptarë e etj.

Në punëtorinë e dramës nxënësit të ndarë në dy grupe bën provat për pjesët tatrore „Kush e hengri akulloren“ dhe „Kulturat dhe ëndërrat“, që do të shfaqjen në vjeshtë në Zagreb.

Nxënësit kënduan dhe vallëzuan valle popullore, recituan, aktruan, shkruan, vizatuan, pikturuan dhe luajtën lojëra popullore shqiptare dhe lojëra të tjera sportive. Drejtuesja e shkollës verore, mësuesja Melita Oreshkoviq dhe mësuesi Mendu Imeri udhëhoqën punëtoritë, ndërsa nxënësit u shoqëruan edhe nga disa asistente.

Pothuajse çdo mbrëmje në oborrin e kampit veror nxënësit mbajtën koncert, ku shpalosën talentet e tyre në këndim, recitim, vallëzim e aktrim. Gjithashtu ndoqën filma shqiptarë, ndër to dhe filmin SHOK dhe sfiluan me veshjet e karnevaleve.

Mësuesit e mësimit shqip japin një kontribut të çmuar për fëmijët shqiptarë, që të zhvillojnë dhe ruajnë identitetin e tyre kombëtar përmes punëtorive të gjuhës, letërsisë, muzikës, artit dhe dramës edhe gjatë pushimeve verore. Nxënësit shkruan edhe kartolinat me dedikimin “Përshëndetje nga Sellce” prindërve, shokëve dhe familjarëve të tyre.

Në ditën e fundit, nxënësit pjesëmarrës plotësuan anketat vlerësuese, ndërsa mësuesit Melita Orešković dhe Mendu Imeri sollën konkluzionet e shkollës verore dhe vlerësuan pjesëmarrësit më të mirë.

Me motivacionet për pjesëmarrjen aktive në punëtoritë, për respektimin e rregullave të shkollës, disiplinën dhe bashkëpunimin me shokët dhe shoqet, u shpallën nxënësit:

Tahir Vorfaj, nxënës i Osijekut

Marta Grahovac, nxënëse e Zagrebit

Rina Leniqi, nxënëse e Gjakovës

Shkolla verore shqipe e Kroacisë u financua nga Ministria e Shkencës, Arsimit dhe të Rinjve të Republikës së Kroacisë, Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit dhe prinderit.

Filed Under: Kronike

Opera “Scanderbeg” nga Antonio Vivaldi, në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

June 25, 2025 by s p

Kjo vepër kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u vu në skenë për herë të parë në vitin 1718, me rastin e hapjes së teatrit të Firences “Teatro di via della Pergola”. Opera “Scanderbeg” hyn në listën e veprave të luajtura rrallë të Antonio Vivaldit dhe autori i libretit ishte Antonio Salvi da Lucignano. Autografi i Vivaldit gjendet në vëllimin e dytë të koleksionit të përmendur, i cili përbëhet prej gjashtë kapitujve plotësisht të ruajtur të muzikës. Nga kronikat e kohës mësohet se kjo vepër është vënë në skenë rreth 18 herë rresht, në krye të çdo tri ditëve. Studiuesit thonë se shkaku më i rëndësishëm i suksesit të operas “Scanderbeg””, vetëm në një sezon, duhet kërkuar te situata politike e asaj kohe. Pas betejave të shumta me fitore, në Venedik, por dhe në shtetet e tjera të vogla italiane u bë interesante figura e Skënderbeut. Por tregimi për princin shqiptar, ashtu sikurse bëhej aktual në shumë momente të krizës dhe frikës së Evropës para ekspasionit otoman, po aq shpejt bëhej jointeresant kur kalonte rreziku. Ky duhet të ketë qenë shkaku kryesor pse opera “Scanderbeg”” u shfaq vetëm në një sezon.

Opera “Scanderbeg” zë një vend të rëndësishëm në veprimtarinë artistike të Vivaldit sepse, falë shfaqjes së kësaj vepre, Vivaldi i zgjeroi kufijtë e famës së tij në botën e operës evropiane.

Në këtë vepër të Vivaldit, protagonisti nuk i përket mitologjisë, por një të kaluare shumë të afërt për atë periudhë. Skënderbeu ishte një figurë shumë e shquar në kujtesën italiane dhe atë evropiane, përveçse një personalitet i rëndësishëm politik, është udhëheqësi i vetëm, i cili asnjëherë nuk ka pësuar ndonjë humbje nga osmanët.

https://diasporashqiptare.al/…/firence-22-korrik-1718…

Filed Under: Kronike

“Të dëgjojmë zërat e tyre dhe të luftojmë për të drejtat e tyre”

June 20, 2025 by s p

Në ditën e Eliminimit të Dhunës Seksuale në Konflikt më 19 Qershor 2025, Kosova dhe të mbijetuarit e saj ishin te pranishëm për të ndarë zërat e tyre në Kombet e Bashkuara në një sesion të veçantë të titulluar “Të dëgjojmë zërat e tyre dhe të luftojmë për të drejtat e tyre”, organizuar nga Ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara znj.Suela Janina, bashkëdrejtuesja e “Rally For Her Justice” Vera Mjeku dhe Misionet e Ukrainës dhe Sudanit.

Folësit në këtë panel ishin Pramila Patten, e dërguara speciale e Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara për dhunën seksuale në konflikt, Sergiy Nizhynskyi ndihmësi i zv.ministrit për Evropë dhe Marrëdhënie Euroatlantike të Ukrainës, Nusaiba Idriz, përfaqësuese e Misionit të Sudanit në Kombet e Bashkuara, znj. Vasfije Krasniqi Goodman, e deleguar nga presidentja e Kosovës znj.Vjosa Osmani për Dhunën në Konflikt, Angela Maria Escobar, e mbijetuar nga Kolumbia, Tatiana. Mukanire, e mbijetuar nga Republika Demokratike e Kongos, Dr. Wioleta Rebecka, Zv. Presidente e Qendrës Polake për Viktimat e Torturës, Dr Feride Rushiti, Drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve dhe Vera Mjeku bashkëdrejtuese e “Rally For Her Justice”.

Dhuna seksuale në konflikt mbetet një nga armët dhe strategjitë që përdoren në konflikte të ndryshme në botë. Ky sesion u fokusua në ndërgjegjësimin për impaktin që ka dhuna seksuale në konflikt, fuqizimi i të mbijetuarve, praktikat dhe eksperiencat për adresiminin, rolin e qeverive dhe legjislacioni për përkrahjen e të mbijetuarve etj.

Gjatë luftës në Kosovë rreth 20,000 gra, burra dhe fëmijë kanë qenë viktima të dhunës seksuale në konflikt sipas CDC dhe Human Rights Watch. Deri më sot vetëm 4 persona kanë folur publikisht dhe vetëm 2268 kanë aplikuar për njohjen e statusit.

Vasfije Krasniqi Goodman është e para që ka thyer çdo barrierë dhe ka folur publikisht duke i hapur rrugën të tjerëve. Ajo ka dëshmuar në Komitetin e të Drejtave të Njeriut pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, në Kongresin Amerikan dhe është e Deleguar nga Presidentja Vjosa Osmani për Dhunën Seksuale në Konflikt. Për nder të saj14 Prilli në Kosovë është Dita e Kujtimit të të Mbijetuarve. Në rasin e saj është prezantuar Resoluta 24 në Kongresin Amerikan bashkëshkruar nga Vera Mjeku dhe përkrahur nga 15 kongresistë amerikanë demokratë dhe republikanë.

Në këtë sesion që u ndoq nga diplomatë, ekspertë dhe anëtarë të shoqërisë civile u ekspozuan dhe punimet e të mbijetuarëve nga Qendra për Promovimin e Të Drejtave të Grave nga Drenas, Kosovë.

Filed Under: Kronike

Shkollat Shqipe “Alba Life” mbyllën me sukses të jashtëzakonshëm vitin akademik 2024-2025

June 9, 2025 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Një ditë e jashtëzakonshme, e bukur, rrezellitëse ndodhi nga Familja e Madhe “Alba Life”, në New York, kryeqytetin e botës, ku nxënësit shfaqën në skenë këngët dhe vallet e tyre, kulturën dhe traditat e mrekullueshme në shqip, identiteti ynë kombëtar.

Festivali dhe ceremonia e mbylljes së fundvitit akademik 2024-2025 u zhvillua plot sukses në Bronx në Shkollën Publike Amerikane “Christopher Colombus”, atje dhe ku bëhet mësimi i gjuhës shqipe për shkollën në Bronx. Iu uronin mirëseardhjen në hyrje të shkollës, plot respekt dhe dashuri grupet e punes si mësuese Gresila Basha, Aljona Bulica. E para ne dekorimin e auditoriumit mbërriti mësuese Helena Ujkaj me një shije të hollëpër ta nxjerrë skenën sa më bukur bashkë me Mirela Arifaj, Erinda Isufaj ndihmuan plot energji për zbukurimin e sallës

Nderuan me pjesëmarrjen e tyre zonja Ornela Beshiri Shefe e Kabinetit të Ansambleistit John Zaccaro si dhe prindërit dhe gjyshërit e nxënësve.

Skena e mbushur cep më cep, nuk kishte vend…

Festivali madhështor i Shkollave Shqipe “Alba Life” Nju Jork si dhe dhënia e certifikatave plot sukses për mbylljen e vitit akademik 2024-2025 sollën një ngjarje të madhe edukative-kulturore për mbarë Diasporën. Skena ishte e mbushur cep më cep, nuk kishte vend…

Ishin nga katër radhë pas njeri tjetrit. Nuk mund të imagjinohet po të ishin nxënës të Albany-së të cilët e festuan javën e kaluar, apo nxënës që mungonin për shkak të Festës së Shenjtë të Bajramit dhe prindër që shikonin në Tirane apo të grumbulluar në New York ndeshjen Shqipëri-Serbi. Ky është një sukses i këtij institucioni prestigjioz, profesional dhe plot përkushtim dhe durim. Ky është sukses i radhës.

Mësueseve atdhetare, profesioniste, vazhdueset e denja që ecin në gjurmët e ndritura të Rilindasve të mëdhenj i kishin përgatitur me kujdesin më të madh nxënësit nëpër klasat e tyre.

Mësueset si Dr. Valbona Zylo Watkins, Entela Muda, Elona Shkreta Alikaj, Fatlinda Bajcinca, Rozeta Hyseni, Helena Ujkaj, Erinda Isufaj, Albana Lazri,Vjollca Skënderi anëtarë të Stafit si artistja e shquar Valbona Peraj, Valon Gërbeshi u nderuan me certificatë mirënjohjeje nga Ansambleisti i Paralementit të Nju Jorkut z. John Zaccaro. Certifikatat u dhanë në emër të tij nga shefja e Kabinetit të Ansambleistit z. John Zaccaro, zonja Ornela Beshiri një zonjë e kulturuar, profesionistë dhe shumëdashamirëse e cila është bërë frymëzim për të gjithë ne, teksa ndan certifikatat e mirënjohjes. Pasi i falënderoi themeluesit dhe mësuesit për Gjuhën Shqipe që ju mësojmë fëmijëve, kulturën dhe historinë, lexoi emrat me radhë për t’ju dhënë certifikatat gjithë mësueseve të shkollës. Shpërndarja e certifikatave u mirëprit me duartrokitje nga të gjithë pjesëmarrësit.

Të gjitha mësueset dhe stafi i TV të propozuar nga z. Qemal Zylo dhe bordi pranë zyrës së Ansambleistit në Parlamentin e Nju Jorkut u nderuan me certifikaten e mirënjohjes. Emri i Ansambleistit John Zacaro është bërë shumë i dashur për prindërit, mësuesit dhe nxënësit. Shtoj këtu se më 22 maj 2023 ishte një ditë historike, kombëtare për Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në gjithë New York-un dhe Online.

Për herë të parë në historinë e politikës amerikane dhe në institucionet më të larta qeveritare vlerësohen dhe çmohen Shkollat Shqipe, çka na bën të ndihemi krenar, por dhe për Amerikën, shtëpinë tonë të dytë që na mirëpriti dhe vlerësoi punën tonë si shqiptarë.

Programi i pasur i detajuar me profesionalizëm u drejtua plot dashuri, mirësi, kulturë nga mësuesja profesioniste Rozeta Daci Hyseni dhe nxënësja e talentuar prej disa vitesh e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island Laura Leka.

Dr. Valbona Zylo Watkins përshëndeti në emër të Bordit duke falënderuar të gjitha mësueset, nxënësit dhe prindërit për vazhdimësinë e programit dhe mësimit shqip në këtë Mision Kombëtar. Këngët e intepretuara aq bukur të pergatitura nga mësueset dhe udhëhequr mjeshtërisht nga artistja e shquar Valbona Peraj si dhe vallet tradicionale të krijonin përshtypjen e një Ansambli të këngëve dhe valleve popullore kombëtare. Z. Qemal Zylo themelues dhe drejtues shprehu mirënjohjen si gjithmone për te gjjithë mësueset, pjesëmarrësit dhe nxënësit për marrjen pjesë në këtë festival. Z. Zylo falënderoi Ansambleistin John Zacaro për interesimin e tij dhe frymëzimin që i jep Familjes së madhe “Alba Life” si dhe Ambasadoren Dr. Suela Janina e cila në pamundësi për të ardhur uroi nga larg dhe shkruarjti se e ka gjithmonë kënaqësi të jetë pranë Shkollave Shqipe “Alba Life”.

Festivali dhe mbyllja e vitit akademik 2024-2025 i Shkollave Shqipe që mban kurorën e artë “Alba Life” Ambasador i Kombit është kthyer në një traditë të mrekullueshme. Të sjellësh të gjitha shkollat me këngët dhe vallet shqiptare nga fëmijët që lindin dhe rriten në Diasporë është një punë e madhe atdhetare, sakrifikuese, por po dhe aq e domosdoshme. Të gjitha këto arritje janë fal përkushtimit të mësueseve, asistenteve, prindërve, nxënësve nën drejtimin e themeluesëve nga Familja Zylo, të cilët bashkëpunojnë me të gjithë stafin plot kulturë dhe mirësi. Mësueset tona ecin në gjurmët e Rilindasve të mëdhenj, ecin në udhen e dritës së tyre.

Programi për Festivalin e Shkollave Shqipe dhe mbyllja e fundvitit akademik: 2024-2025

Moderatore ishin siç e shkruajta më lart mësuesja profesioniste Rozeta Hyseni dhe nxënësja e talentuar Laura Leka. Mësuese Rozeta në shqip dhe Laura në anglisht ftuan të gjithë pjesëmarrësit të çohen në këmbë për të interpretuar dy himnet Kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë të shoqëruar nga kori i shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, nën intepretimin e artistes së shquar Valbona Peraj

Me duartrokitje u mirëprit Himni i Shkollave Shqipe nga kori i nxënësve të Shkollave të cilët do të interpretuan “Gjuha Shqipe, Gjuha Jonë”, me kompozitor prof. Petrika Melo dhe autore K. Z. nën drejtimin e artistes së shquar Valbona Peraj. Këta janë Engjejt Mbrojtës të Alfabetit Shqip këtu në Amerikë.

Nderim për Parashqevi Qiriazin në 145 – vjetorin e lindjes ishte kënga e Alfabetit Shqip me tekst të Parashqevi Qiriazit nga Kori i shkollave. Kënga e Alfabetit Shqip e Parashqevi Qirjazit është kënduar në vitin 1908. Me vallet e intepretuara mjeshtërisht festivali u hap me nxënësit nga Staten Island me “Vallja e Tironës” interpreton klasa e më të vegjëlve në Staten Island me mësuese Elona Shkreta dhe asistente Aida Hajri.

Vallja Came “Tumankuqja” u intepretua nga nxënësit e mësuese Helena Lubonja Ujkaj, në Bronx.

“Vallja Lurjane” u intperetua nga nxënëst e klasës së më të rriturve me mësuese Entela Muda, Staten Island.

“Vallja e Pipzave” u intepretua nga nxënesit e klasës së më të rriturve te mësuese Erinda Isufaj, Bronx.

Vallja e Bareshës dhe Poemi Kosovar u intepretua nga nxënësit e klasës së më të rriturve të mësuese Fatlinda Gashi të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Brooklyn.

“Vallja e Flamurit” u intpretua nga nxënëst e klasës së më të rriturve përgatitur nga mësuese Entela Muda.

“Vallja e Tropojës” u intpretua nga nxënësit e klasës së Erinda Isufaj dhe Helena Lubonja Ujkaj në Bronx.

Me duartrokitje u mirëprit kënga nga gjithë nxënësit “Xhamadani vija vija” nën drejtimin e artistes së shquar Peraj.

Dhënia e certifikatava një moment emocionant, krenarie u bë nga Dr. Valbona Zylo Watkins dhe mësuese Entela Muda.

Modedratoret e programit Rozeta dhe Laura ftuan të gjithë nxënësit dhe pjesëmarrësit për prerjen e tortës nga prof. Qemal Zylo i cili ndau dhe certikatën e mirënjohjes z. Stefan Gjoni për kontributin e tij në festival të cilen e mori i biri i tij nxënësi i shkollës Gabriel Gjoni.

Pas tortës nxënësit patën pica dhe pije të ëmbla të sponsorizuar nga Side by Side Piceria me pronar Viktor Vorfi si dhe ëmbëlsira të përgatitura mjeshtërisht nga prindi shembullor duararta Adelina Sehu.

Dreka argëtuese vazhdoi me muzikë e valle origjinale të traditës nga të gjithë pjesëmarrësit nën kujdesin e DJ inxhinier audio Odise Salillari, një kontribues plot kulturë dhe profesionalizëm prej 18 vjetësh pranë këtij Institucioni.

Gëzuar mësuese dhe Ëngjëjt Mbrojtës të Gjuhës Shqipe, pushime të mbara!

Të gjitha këto arritje janë fal përkushtimit të mësueseve, asistenteve, prindërve, nxënësve nën drejtimin e themeluesëve, të cilët bashkëpunojnë me të gjithë stafin plot kulturë dhe mirësi. Mësueset tona ecin në gjurmët e Rilindasve të mëdhenj, ecin në udhën e dritës së tyre.

Gëzuar mësuese dhe Ëngjëjt Mbrojtës të Gjuhës Shqipe!

Jetë të gjatë Alba Life, pasuri e Diasporës dhe e Kombit tonë!

Pushime të mbara!

Aktiviteti u filmua nga gazetari i mirënjohur i TV “Alba Life” Valon Gërbeshi, djali i talentuar Enes Basha, z.Xhevit Picari dhe do të transmetohet së shpejti në kanalin 27 në paketën digitale TVALB.

7 Qershor, Maj 2025

New York

Filed Under: Kronike

DUKE KUJTUAR HAFIZ ALI KRAJA – NDERI I FESË DHE KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR

June 7, 2025 by s p

Hafiz Ali Kraja- Nderi i Fesë dhe Krenaria e Kombit.

Nga Frank Shkreli

A person in a suit and tie

AI-generated content may be incorrect.

                                              

Ndonëse kisha dëgjuar për Hafiz Ali Krajën – si një personalitet i madh i Fesë Islame në Shqipëri dhe njëri prej të dalluarve të Kombit shqiptar të shekullit të kakuar – nuk dija shumë për jetën dhe veprimtarinë e tij.  Si përfundim fillova të lexoj ndonjë gjë më shumë nga jeta e tij dhe sa më shumë lexoja aq më i interesuar bëhesha për të kaluarën e tij.  Duke lexuar për Hafiz Ali Krajën – një bashkvendas i imi nga Kraja, afër vendlindjes time – mësova se, ashtu si shumë bashkohas të tij, ai jetoi dhe veproi në tallazet më të vështira të historisë kombëtare të shqiptarëve, të shekullit të kaluar.  Sa më shumë të lexojë njeriu për Hafiz Ali Krajën — hoxhë, publicist dhe atdhetar i mirënjohur, opozitar i Zogut, i italianëve dhe i persekutuar deri në ditët e fundit të jetë së tij nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës — aq më i bindur bëhesh se ai i përkiste një brezi atdhetarësh më të spikatur, por që, fatkeqësisht, nuk janë më.  I përkiste atij brezi që mbi të gjitha — ndonëse jetuan në kohëra shumë më të vështira se sot, qoftë rrethanat politike të diktaturës komuniste ashtu edhe ekonomike — ata ishin mbrojtës të patundur të idealeve dhe të interesave kombëtare të shqiptarëve, pa dallim feje a krahine. Hafiz Ali Kraja ishte një personalitet i cili gjatë gjithë jetës promovoi ideale dhe vlerat e përbashkëta, të të gjithë shqiptarëve, pa dallim.  Për fat të keq, si shumë të tjerë patriotë si ai, të asaj kohe, edhe Hafiz Ali Kraja ishte i ndjekur e i përbuzur nga disa regjime, qoftë nga Zogu, qoftë nga fashizmi, qoftë nga komunizmi.  Duke lexuar për jetën e Hafiz Ali Krajës, nuk mund të mos bëjmë pyetjen se si do ishte sot Shqipëria dhe shqiptarët nëse në shekullin e kaluar do të kishin fituar pikëpamjet e atdhetarëve dhe pro-perëndimorëve, patriotë si Hafiz Ali Kraja?  Është vështirë të merret me mend se si një brez patriotësh — ajka e Kombit mund të themi e shekullit të kaluar, e deri në ditët e sotëme — pjesë e të cilës ishte, pa dyshim, edhe Hafiz Ali Kraja — e humbi luftën me një ideologji sllavo-aziatike që shkatërroi çdo vlerë të shenjtë fetare e kombëtare ndër shqiptarët, vlera që mbroheshin deri atëherë nga Haziz Ali Kraja dhe bashk-kombasit e tij, si At Gjergj Fishta, në kohën që jetuan dhe dhe vepruan ata. 

35 vjetë pas shembjes së Murit të Berlinit shpresonim, më kot — se përballë ideve sllavo-aziatike komuniste të pas Luftës së II Botërore – shtypja dhe lufta komuniste kundër vlerave fetare e patriotike të këtyre burrave, si hafiz Ali Kraja, do kishte qenë e përkohëshme, megjithse komunizmi zgjati për pothuaj 50-vjet. 

E kam thenë edhe herë të tjera, por po e përsëris se pa një bazë udhëheqjeje shpirtërore, morale dhe ideore të këtyre shembujve patriotësh të vërtetë shqiptarë, si Hafiz Ali Kraja, At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Faik Konica e shumë të tjerë si ata — por të harruar e të përjashtuar nga historia – do të jetë vështirë të ndërtohet një Shqipëri dhe një Kosovë tjetër dhe ndryshe nga ç’kemi sot – një Shqipëri dhe Kosovë të dijes dhe të përparimit, me qëllim që shqiptarët si ndër kombet më të vkjetra të kontinentit evropian dhe botës, të zenë vendin e vet aty ku u takon, në rendin e kombeve të përparuara të shekullit XXI. 

Në këtë ditë të Festës së Bajramit, urojmë që idetë, mendimet dhe ideologjia patriotike e fetarëve të mëdhej të shekullit të kaluar ndër shqiptarët, si Hafiz Ali Kraja dhe At Gjergj Fishta, ndër shumë të tjerë, të rikthehen përsëri ndër shqipptarët, në dobi të Atdheut dhe të Kombit. 

Frank Shkreli 

PS — Për ata që dëshirojnë të dinë më shumë për Hafiz Ali Krajën, për jetën, veprat dhe atdhetarizmin e tij dhe për kontributin fetar me rastin e Festës së Bajramit, ju sugjeroj që të lexoni një shkrim të hollësishëm dhe shumë interesant, kushtuar njërit prej personaliteteve më të shquara të fesë islame në Shqipëri dhe më gjërë, Hoxhës Hafiz Ali Kraja, (1900-1973). Artikulli është shkruar nga studiuesja Ardita Repishti    Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH)1944÷1991.  

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 598
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare
  • Mirash Ivanaj, 12 mars 1891-22 shtator 1953
  • Ramazani, tradita shqiptare e mikpritjes dhe harmonia ndërfetare
  • “Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar”!
  • Departamenti i Shtetit ka publikuar një rregull përfundimtar për të ndryshuar Programin e Vizave të Imigrantëve të Diversitetit (“Programi DV”) që hyn në fuqi më 10 prill 2026
  • 50-VJET SHQIPËRIA PRITI!
  • Gjon Buzuku, nga cikli “Humanistë të hershëm shqiptarë shek XV-XVIII”
  • DIELLEZIM VLERASH PATRIOTIKE NE KUJTIM TE FAMILJES JASHARI NE FIRENCE ITALI
  • Zef Kolombi, mjeshtri i penelit dhe ngjyrave, një dritë e pashuar e artit shqiptar

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT