• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tragjedia e Kumanovës

May 12, 2026 by s p

Tragjedia e Kumanovës është akt i dhimbshëm për shqiptarët kudo që janë. Faktori politik shqiptar në Maqedoni si dhe autoritetet e Kosovës, brenda këtyre 11 vjetëve nuk kanë bërë asgjë për t’u ndihmuar viktimave të tragjedisë së lartpërmendur. Bashkimi Demokratik për Integrim, derisa ishte në qeveri, lidhur me të dënuarit e Lagjes së Trimave nuk ndërmori asgjë. Vleni hyri në qeverinë e Mickovskit, pa arritur një marrëveshje për të dënuarit e Kumanovës. Sjellja e BDI-së dhe e Vlenit është e turpshme dhe e pafalshme. Injorimi dhe shpërfillja e pjesëtarëve të grupit të Kumanovës nga organet dhe nga institucionet e Kosovës, është akt i turpshëm dhe i pakuptueshëm.

Pjesëtarët e grupit të Kumanovës janë dënuar me dënime drakonike. Dënime të tilla nuk janë shqiptuar pas luftës së dytë Botërore në asnjë vend të Evropës. Me të tilla dënime Maqedonia e Veriut nuk meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Faktori politik shqiptar tha dikur se lidhur me rastin e Kumanovës do t’i angazhojmë edhe ekspertët ndërkombëtarë. Nga kjo që u tha, nuk doli asgjë, kurrfarë angazhimi. Është për t’u habitur se si për dënimet drakonike ndaj shqiptarëve të Lagjes së Trimave nuk reagojnë as institucionet e BE-së.

Le të lihet mënjanë ana politike apo ideologjike e çështjes. Le të analizohet ana juridike. Cili është ai hetues apo ai gjyqtar që mund të konstatojë me saktësi se kush ka gjuajtur, kush ka qëlluar, kush ka vrarë, sa ka vrarë, cilin ka vrarë, cilin ka plagosur etj. – gjatë të shtënave midis dy palëve?!

Pyetësorët tregojnë se gjyqësisë në Maqedoninë e Veriut i besojnë jo më shumë se 2% e të anketuarve. Maqedonia e Veriut është një prej shteteve më të korruptuara në botë. Nga dënimet drakonike ndaj pjesëtarëve të grupit të Kumanovës mund të konstatojmë se në Maqedoni nuk kemi të bëjmë vetëm me gjyqësi antishqiptare. Kundër shqiptarëve është edhe politika dhe ideologjia e këtij vendi.

A e di gjyqësia e këtij shteti se të dënuarit e grupit të Kumanovës kanë: prindër, nëna dhe etër të moshuar, kanë bashkëshorte, kanë fëmijë të vegjël, fëmijë që rriten pa baballarë, kanë gjyshër, gjyshër në ditët e fundit të jetës së tyre, kanë motra e vëllezër, kanë nipa e mbesa, kanë shokë, miq, kolegë. Dënimi i tyre paraqet dënim për familjet e tyre, për anëtarët e familjeve të tyre. Çdo gjykatë në vendet demokratike e posedon edhe anën humane të aktgjykimit. Maqedonia është vend evropian dhe jo i ndonjë kontinenti ku figurojnë shtete me vlera demokratike të kufizuara apo të reduktuara. Evropa e Dekartit, e Volterit, e Rusoit, e Gëtes, e Kantit, e Dostojevskit, e Zolës, e Kafkës, e Hajdegerit, e Beketit, e Sartrit, e Kamysë – e hoqi dënimin me vdekje. Shteti nuk guxon të vrasë, të ekzekutojë, të varë.

Ku është Avokati i Popullit, ku është Komiteti i Helsinkit, ku janë shoqatat humanitare, të vendit dhe ato ndërkombëtare?! Ku janë shoqatat që mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut?! Mos vallë janë bërë vegla, mjete dhe instrumente të verbra të shtetit, të pushtetarëve, të qeveritarëve?! Mos vallë janë bërë mercenarë dhe shërbëtorë të pushtetit?! Drejtësia nuk mbrohet me pseudo-avokatë, me avokatë injorantë dhe gjysmë-analfabetë!

Faktori politik shqiptar duhet të kërkojë nga organet kompetente të këtij vendi të bëjnë rishqyrtimin e procesit gjyqësor të të dënuarve të rastit të Kumanovës. Faktori politik shqiptar nuk duhet të hyjë në qeveri pa e zgjidhur tragjedinë e Kumanovës. Nuk është e arsyeshme që ministrat shqiptarë të akomodohen nëpër kolltukët e pushtetit, kurse shqiptarët, në Evropën e qindvjeçarit XXI të vuajnë dënime të përjetshme. S’ka dyshim se çdo njeriu racional i vjen keq për humbjen e jetëve të çdo personi, përfshi edhe vrasjen e 8 policëve të policisë së shtetit.

Do të ishte e arsyeshme që autoritetet e Kosovës dhe këto të Maqedonisë së Veriut të ulen e të bisedojnë që të gjithë të dënuarit e Republikës së Kosovës të transferohen sa më parë në Kosovë në mënyrë që dënimin ta vuajnë në vendin e tyre. Një hap i tillë duhet bërë edhe për arsye praktike. Anëtarët e familjeve të të dënuarve më lehtë do të mund t’i vizitonin të afërmit e tyre.

Po qe se për rastin e Kumanovës autoritetet e Maqedonisë së veriut nuk ndërmarrin ndonjë veprim human ndaj të dënuarve me dënime mesjetare, atëherë del se ky proces qenka politik dhe jo juridik.

Mbajtja e shqiptarëve nëpër burgje famëkëqija sllave nuk u ndihmon marrëdhënieve ndëretnike. Pushtetarët sllavë duhet ta dinë se s’ka shqiptarë në botë që e ka dënuar publikisht aktin e tyre. Rrjedhimisht del se për shqiptarët ata nuk janë terroristë. Dërgimi i tyre në Kosovë do të ndihmonte në konsolidimin e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoninë e Veriut.

Historia e shqiptarëve në Maqedoni nuk fillon dhe nuk mbaron, as me BDI-së, as me Vlenin.

* * *

Historia e tragjedisë – Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës ndodhi konflikti i armatosur midis një grupi shqiptarësh, në një anë dhe policisë së Maqedonisë, në anën tjetër. Që atëherë kanë kaluar 11 vjet. Me këtë rast u vranë 9 shqiptarë. Tetë prej tyre u varrosën në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, më 26 maj të atij viti. Të vrarë ishin: Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Tugaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj. I vrari i nëntë, Riza Begaj. ishte varrosur një ditë më parë në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit. Disa nga të vrarët kanë qenë pjesëmarrës në luftën e UÇK-së, të UÇPMB-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.

Në konfliktin e 9 dhe 10 majit 2015, u vranë edhe 8 pjesëtarë të sigurimit shtetëror të Maqedonisë. Midis tyre edhe shqiptari Isamedin Osmani.

Qeveria e Kosovës, përkatësisht institucionet e Kosovës zyrtarisht nuk i kanë mbështetur kosovarët që luftuan në Kumanovë, por për ngjarjen tragjike kanë kërkuar hetime të hollësishme.

Historia e rastit të Kumanovës – Më 9 maj 2015, në Kumanovë shpërthen një shkëmbim zjarri midis policisë së Maqedonisë, në një anë dhe një grupi shqiptarësh të armatosur, të identifikuar si Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK). Gjatë të shtënave vriten 8 pjesëtarë të policisë së shtetit dhe 9 luftëtarë shqiptarë. Sipas të dhënave të caktuara, janë plagosur 37 oficerë.

Të shtënat ndërpriten më 10 maj 2015 në një operacion të policisë sllavo-maqedonase. Me këtë rast arrestohen 28 luftëtarë shqiptarë. Nga autoritetet sllavo-maqedonase akuzohen për terrorizëm.

* * *

Ngjarjes tragjike në Kumanovë i paraprinte situata politike në Maqedoni – e përkeqësuar. Opozita publikonte përgjime apo “bomba”. Nga përgjimet rezultonte se pushtetarët sllavo-maqedonas flasin zi e më zi për bashkëqytetarët e tyre – shqiptarë. Midis tyre binte në sy qëndrimi antishqiptar i ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska.

Më 21 prill 2015 rreth 40 pjesëtarë të UÇK-së sulmuan policinë kufitare sllavo-maqedonase në Goshnicë pranë kufirit me Kosovën. Në këtë sulm nuk ka pasur të vrarë apo të plagosur.

* * *

Fillimi i përleshjeve të armatosura – Ka qenë ora pesë e mëngjesit të ditës së shtunë. Mediumet njoftojnë për të shtëna me armë zjarri. Në Lagjen e Trimave të Kumanovës fillon përqendrimi i forcave të mëdha policore sllavo-maqedonase. Lagjja e sipërthënë ka qenë e banuar kryesisht me shqiptarë. Në zonë fluturonin edhe helikopterët e shtetit. Të pranishme kanë qenë edhe forcat speciale. Një pjesë e madhe e banorëve janë evakuuar. Në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës, ministrja e Punëve të Brendshme, Jankulovska deklaron se policia po përballet me një grup terrorist, të armatosur rëndë, të përbërë nga shtetas të Maqedonisë por edhe të një vendi në kufi. Grupi synon të godasë institucionet e rëndësishme të vendit. Sipas saj, në radhët e policisë ka pasur viktima, ndërsa në radhët e popullsisë civile nuk ka të vrarë apo të plagosur. Të nesërmen, më 10 maj 2015 rreth orës 18:00 28 persona të armatosur të grupit janë dorëzuar dhe janë arrestuar.

* * *

Pas përfundimit të konfliktit, prokurorët sllavo-maqedonas 30 pjesëtarë të grupit shqiptar i fajësuan për terrorizëm. Sipas autoriteteve sllave, 18 nga të pandehurit kanë qenë shqiptarë nga Republika e Kosovës.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, gjatë operacionit të forcave të armatosura të shtetit janë vrarë 8 policë dhe 14 persona të armatosur. Janë plagosur 37 oficerë. Gjatë kësaj kohe, kryetar i Maqedonisë ka qenë Gjogje Ivanov. Për oficerët e policisë që u vranë gjatë sulmit, qeveria e Maqedonisë shpalli dy ditë zie.

* * *

Policia sllavo-maqedonase shkatërroi shumë shtëpi shqiptare. Shumë shtëpi qenë të djegura apo të pabanuara. Shumë shqiptarë dolën refugjatë dhe u vendosën pranë fshatrave kufitare në Kosovës. Lidhur me shtëpitë e dëmtuara, autoritetet sllave nuk kanë dhënë të dhëna të sakta. Më 10 maj 2016, d.m.th. një vit pas rënies së ushtarëve shqiptarë, Organizata e Veteranëve të Luftës në Kosovë deklaroi: “Shqiptarët luftuan me ushtrinë maqedonase, për bashkim kombëtar. U tradhtuan dhe luftuan në raport 1 me 60”.

* * *

Pjesëtarët e grupit të Kumanovës, gjykata sllavo-maqedonase i ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg. Për veprën u akuzuan 37 perona. Prej tyre, 7 me burg të përjetshëm. Ata janë: Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

Me nga 40 vjet burg janë dënuar 18 veta. Këta janë: Esat Kafegjolli, Adrian Bujari, Shefqet Hallaqi, Betim Kabashi, Genti Sefaj, Enver Hoxha-Klajn, Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari dhe Fatmir Reçica.

Prej 37 të akuzuarve, 6 janë dënuar me nga 20 vjet burg. Këta janë: Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdija, Lendrit Rustemaj, Mirsad Qerimi dhe Qenan Hiseini.

Të tjerët janë dënuar me nga 18 vjet burg e më poshtë. Ragmi Latifi është dënuar me 18 vjet heqjen lirie, Irfan Lutfiu me 14 vjet burg, Arsim Bajrami me 13 vjet burg, Musa Pajaziti me 12 vjet burg, Seadudin Abdullahu me 14 vjet burg, Elham Arifi me 13 vjet burg dhe Ebib Alimi me 12 vjet burg.

Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës. Sipas disa të dhënave, ata konsiderohen organizatorë të ngjarjeve të 9 majit të vitit 2015.

Si të pafajshëm, Gjykata Penale e Maqedonisë i ka liruar: Ibrahim Murtezanin, Besnik Bajramin, Fazli Osmanin dhe Besnik Ajdinin.

* * *

Në përleshjet dyditëshe më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, u vranë 8 pjesëtarë të forcave policore sllavo-maqedonase dhe 10 pjesëtarë të grupit shqiptar të armatosur.

Sipas pjesëtarëve të grupit të armatosur, ata janë vendosur në Kumanovë për shkak të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Xhelal Zejneli

Foto: radiokosovaelirë.com

Filed Under: Kronike

European of the Year 2026: Shqipe N. Vela

May 10, 2026 by s p

At this year’s Europe Day Reception, the EU in Kosovo had the honour to present the European of the Year Award to Shqipe Neziri Vela for her contribution in advancing gender equality, women’s empowerment, and sustainable energy governance in Kosovo and beyond.

Shqipe is an experienced professional with over 20 years of expertise in the energy sector, good governance and anti-corruption. Co-founder of Kosovo Women in Energy and Mining, she has played a key role in providing mentorship and training programmes to hundreds of students and early- to mid-career professionals fostering a new generation of women leaders in sectors historically dominated by men, and is helping transform Kosovo’s energy sector to comply with the EU standards.

She was one of the four remarkable individuals and organisations nominated by Kosovo’s public, including Roma Versitas Kosovo headed by Avni Mustafa, Dejan Radivojević of the Forum for Development and Multi-Ethnic Collaboration, and Dr. Rozafa Basha, Vice-Rector for Internationalization and Academic Exchange at the University of Pristina.

🇪🇺 The European of the Year Award celebrates individuals who embody European values and contribute to Kosovo’s democratic future.

The panel that reviewed nominations and selected Shqipe included members of civil society organisations and the EU family in Kosovo.

Congratulations, Shqipe. 👋

#EuropeanOfTheYear#EUDay#EUbyYourSide

—

🏆 Evropiania e Vitit 2026: Shqipe Neziri Vela

Në pritjen e këtij viti për Ditën e Evropës, BE-ja në Kosovë pati nderin t’i ndajë Çmimin “Evropiania e Vitit” Shqipe Neziri Velës për kontributin e saj në avancimin e barazisë gjinore, fuqizimin e grave dhe qeverisjen e qëndrueshme në sektorin e energjisë në Kosovë dhe më gjerë.

Shqipja është një profesioniste me përvojë mbi 20 vjeçare në sektorin e energjisë, qeverisje të mirë dhe luftën kundër korrupsionit. Si bashkëthemeluese e organizatës “Gratë në Energji dhe Miniera”, ajo ka luajtur rol kyç në ofrimin e programeve të mentorimit dhe trajnimit për qindra studente dhe profesioniste në hapat e parë të karrierës dhe përgjatë rrugëtimit të tyre profesional, duke krijuar një gjeneratë të re lidere në sektorë historikisht të dominuar nga burrat, si dhe duke kontribuar në transformimin e sektorit të energjisë në Kosovë në përputhje me standardet e BE-së.

Ajo ishte një nga katër individët e shquar dhe organizatat e mirënjohura të nominuara nga publiku i Kosovës, përfshirë Avni Mustafa, Drejtor i Roma Versitas Kosova, Dejan Radivojeviq, Drejtori i Forumit për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multi-Etnik, dhe Prof. Asst. Rozafa Basha, Prorektore për Ndërkombëtarizim dhe Shkëmbim Akademik në Universitetin e Prishtinës.

🇪🇺 Çmimi “Evropiani/a i/e Vitit” nderon individë që mishërojnë vlerat evropiane dhe kontribuojnë në të ardhmen demokratike të Kosovës.

Paneli shqyrtues i nominimeve, i cili e përzgjodhi Shqipen si fituese, ishte i përbërë nga anëtarë të organizatave të shoqërisë civile dhe të prezencës së BE-së në Kosovë.

Urime, Shqipe. 👋

Filed Under: Kronike

NJË ZË I RI SHQIPTARO-AMERIKAN NË UASHINGTON NË SHËRBIM TË KUJTESËS HISTORIKE TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT

May 5, 2026 by s p

Nga Frank Shkreli/

Shqiptaro-amerikania, Dr. Elida Dakoli i bashkohet Bordit të Fondacionit për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit me qëndër në Uashington. Këtë lajm e njoftoi Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit –Victims of Communism Memorial Foundation (VOC) — duke thënë se “Është krenar të njoftojë zgjedhjen e Dr. Elida Dakolit në Bordin e këtij Fondacioni. VOC Welcomes Dr. Elida Dakoli to Board of Trustees. “Dr. Dakoli është një zë udhëheqës në përpjekjet në mbrotje të lirisë, një edukatore, dhe një mbijetuese e përndjekjes totalitare në Shqipërinë komuniste për shkak të besimit të zjarrtë të familjes së saj në liri dhe demokraci”, thuhet mëtej në njoftimin e javës së kaluar, duke shënuar kështu një shtesë të rëndësishme në drejtimin e organizatës.

Shqiptaro-Amerikania Elida Dakoli, D.M.A.Dr, rrjedhë nga një familje, me origjinë nga Durrësi, politikikisht, e përsekutuar nga regjimi diktatorial komunist i Enver Hoxhës. Ajo është stërmbesa e Avokatit Hysen Myshketa, një nga themeluesit e Parlamentit të parë Shqiptar në vitin 1921 dhe një mbështetës i flaktë i demokracisë shqiptare në kohën kur ai jetoi e veproi. Pas vrasjes së tij nga regjimi komunist, familja e Elida Dakolit u persekutua për bindjet e tyre politike anti-komuniste, pro-demokracisë. Sadik Dakoli, gjyshi i saj nga babai, është vrarë edhe ai në kampet komuniste. Elida ka deklaruar se persekutimet ndaj anëtarëve të familjes së saj kanë vazhduar me dekada dhe ndonëse kanë kaluar 35-vite të ashtuquajturit tranzicion nga regjimi komunist në “demokraci”, ende nuk dihet se ku i kanë varret familjarët e saj, të vrarë dhe të zhdukur nga komunizmi. Ashtuqë angazhimi i saj pritet të kontribuoj në forcimin e bashkëpunimit me komunitete të ndryshme dhe në thellimin e dialogut mbi të kaluarën komuniste dhe mësimet që ajo sjell në këtë fushë, përfshir Shqipërinë. Ekspertiza dhe kontributi i saj pritet të forcojnë më tej misionin e Fondacionit për të edukuar publikun mbi historinë, ideologjinë dhe pasojat e komunizmit.

Në këtë kontekst, përfshirja e figurave të reja me integritet dhe përvojë të gjerë në drejtimin e Fondacionit, si Dr. Elida Dakoli me prejardhje nga Shqipëria, është thelbësore për të vazhduar këtë mision me seriozitet dhe përkushtim. Duke mirëpritur Dr. Dakolin në bordin e saj, (VOC) theksoi gjithashtu rëndësinë e vigjilencës së vazhdueshme ndaj ideologjive totalitare dhe nevojën për të angazhuar brezat e rinj në njohjen e të vërtetave historike të shekullit XX. Dr. Elida Dakoli sjell në këtë detyrë një profil të pasur akademik dhe një angazhim të spikatur në çështje që lidhen me historinë, identitetin dhe të drejtat bazë të njeriut. Frank Shkreli: Dhoma e Përfaqësuesve e Shtetit Teksas, dënon komunizmin dhe kërkon miratimin e ligjit që në shkollat e shtetit të mësohet mbi krimet e komunizmit | Gazeta Telegraf. Me një karrierë të ndërtuar mbi kërkimin shkencor dhe pjesëmarrjen aktive në diskursin public mbi krimet e komunizmit, ajo përfaqëson një zë të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e kujtesës kolektive, veçanërisht në kontekstin e vendeve që kanë përjetuar regjime diktatoriale komuniste, si Shqipëria.

Emërimi i saj vjen gjithashtu edhe në një moment kur nevoja për të reflektuar mbi të kaluarën është thelbësore për ndërtimin e së ardhmes, sidomos në Shqipëri por edhe në Kosovë e trojet tjera shqiptare, kudo ku ka shkelur këmba kriminale e komunizmit ndërkombëtar anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Kujtesa historike nuk është thjesht një akt përkujtimi, por një mjet i fuqishëm për të kuptuar rreziqet e ideologjive shtypëse dhe për të forcuar vlerat demokratike, tani dhe në të ardhmen. Në këtë drejtim, Fondacioni vazhdon të luaj një rol kyç përmes programeve edukative, ekspozitave, kërkimeve dhe aktiviteteve publike që synojnë ndërgjegjësimin e shoqërisë ndaj krimeve monstruoze të regjimeve komuniste. Duke mirëpritur Dr. Dakolin, drejtuesit e Fondacionit kanë theksuar se përvoja dhe vizioni i saj do të ndihmojnë në zgjërimin e ndikimit të organizatës, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Ndërkaq, nga ana e saj, Dr. Dakoli ka shprehur mirënjohjen për këtë besim dhe përgjegjësi, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike si një detyrim moral ndaj viktimave të komunizmit dhe një investim për të ardhmen. Ajo ka nënvizuar se përpjekjet për edukim dhe ndërgjegjësim duhet të jenë të vazhdueshme, në mënyrë që brezat e rinj, të kuptojnë më mirë historinë dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të lirë. Ky emërim shënon jo vetëm një arritje personale për Dr. Dakoli, por edhe një moment të rëndësishëm për komunitetin më të gjerë që beson në rëndësinë e së vërtetës historike dhe në domosdoshmërinë e kujtesës si themel i lirisë, demokracisë dhe drejëtsisë për të gjithë, pa dallim. Në një botë ku sfidat ndaj lirisë, demokracisë dhe drejtave të njeriut vazhdojnë të shfaqen në forma të ndryshme të regjimeve autokratike, roli i institucioneve si “Victims of Communism Memorial Foundation”, mbetet i pazëvendësueshëm. Shprehi besimin se prania e shqiptaro-amerikanes Dr Elida në Bordin e VOC do të kontribuoj në ndriçimin dhe dokumentimin e historisë së rëndësishme, por shpesh të lënë në harresë, të shtypjes komuniste në Shqipëri, për pothuaj një gjysëm shekulli.

Duke komentuar rolin e saj të ri, Dr. Elida Dakoli tha: “Me mirënjohje të thellë, hyj në një rol të ri si Anëtare e Bordit të Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit. Kjo është më shumë se një pozicion; është një përgjegjësi për të nderuar të vërtetën, për të mbrojtur lirinë dhe për tu dhënë zë tregimeve të viktimave që nuk duhet të fshihen kurrë nga kujtesa.”

Dr. Eric Patterson, President dhe CEO i VOC, theksoi: “Antarësimi i Dr. Elida Dakolit në Bordin e VOC-së shënon një epokë të re për Fondacionin Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit. Mezi pres të punoj me Dr. Dakolin për të forcuar misionin e VOC-së dhe për të treguar historinë e rëndësishme, por shpesh të injoruar të shtypjes komuniste në Shqipëri.”

Dr Elida Dakoli është një udhëheqëse në fushën e të drejtave civile, diplomate kulturore, akademike dhe pianiste koncertesh. Puna e saj përqendrohet në ruajtjen e kujtesës historike dhe promovimin e vlerave demokratike. E lindur në Durrës, gjatë viteve të fundit të regjimit komunist, ajo vjen nga një familje e ngulitur thellë në lëvizjen e hershme demokratike të Shqipërisë, një familje shqiptare që është prekur thellësisht nga përndjekja politike e komunizmit të regjimit të Enver Hoxhës. Gjyshi i saj, Hysen Myshketa, avokat dhe pjesëmarrës në përpjekjet e hershme të ndërtimit të shtetit shqiptar, u vra nën regjimin komunist. Gjyshi i saj, Sadik Dakoli, vdiq në sistemin burgjar komunist, dhe eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë. Anëtarët e familjes së saj janë burgosur dhe përndjekur nga regjimi komunist për veprimtarinë e tyre pro-demokratike.

Filed Under: Kronike

Franz Kafka dhe kushti i brendshëm i lirisë, një thirrje për zgjim nga vetë ndërtimi i robërisë

May 4, 2026 by s p

Albert Vataj/

Franz Kafka ngre një shqetësim themelor mbi natyrën e lirisë dhe përgjegjësisë njerëzore. Ai na paralajmëron se liria nuk është diçka që fitohet përmes kushteve të jashtme apo shoqërore, por një proces i brendshëm, një çlirim që nis nga vetëdija dhe ndërtimi i vetvetes. Kumti i tij na sfidon të shohim përtej iluzioneve të sigurta dhe të rreme që shoqëria ndërton, duke na kujtuar se pa një transformim të brendshëm, çdo liri është vetëm një formë tjetër e robërisë. “Njerëzit kanë frikë nga liria dhe përgjegjësitë, prandaj ata parapëlqejnë të fshihen pas hekurave të burgut që ndërtojnë përreth vetes. Iluzioni i rremë i lirisë së arritur përmes mjetesh të jashme është fatalitet, pëshjellim, është një humbëtirë në të cilën nuk gjallon asgjë tjetër përveç frikës dhe dëshpërimit. Njeriu nuk rritet nga poshtë-lart, por nga brenda-jashtë, ky është kushti themelor i të gjithë lirive në jetë.”

Në këtë reflektim të mprehtë dhe shqetësues, Franz Kafka na përball me një të vërtetë që shpesh preferojmë ta anashkalojmë, liria nuk është një dhuratë që na jepet nga jashtë, por një barrë që duhet ta mbajmë nga brenda. Ajo nuk është thjesht mungesë kufizimesh, por aftësi për të përballuar përgjegjësinë që vjen me të qenit i lirë.

Kafka e zhvesh njeriun nga iluzionet e tij komode dhe na tregon se shpesh nuk janë sistemet ato që na mbajnë të burgosur, por vetëdija jonë e papërgatitur për të qenë e lirë. Frika nga zgjedhja, nga pasojat, nga vetmia e vendimit, këto janë muret e padukshme që ne ndërtojmë përreth vetes. Në këtë kuptim, burgu nuk është një hapësirë fizike, por një strukturë psikologjike.

Kjo ide gjen jehonë edhe te mendimi ekzistencialist i Jean-Paul Sartre, i cili pohonte se njeriu është “i dënuar të jetë i lirë”, një formulim që përforcon pikërisht atë që Kafka nënkupton se liria nuk është rehati, por ankth dhe përgjegjësi.

Ndërsa te Erich Fromm, kjo përkthehet në konceptin e “ikjes nga liria”, ku individi zgjedh nënshtrimin për të shmangur barrën e autonomisë. Teksti i Kafkës është një sfidë ndaj vetëkënaqësisë moderne, ndaj bindjes se liria është e garantuar nga kushtet politike apo sociale. Ai na paralajmëron se një liri e ndërtuar vetëm mbi rrethana të jashtme është e brishtë, madje iluzore. Pa një transformim të brendshëm, pa vetëdije, pa ndershmëri me veten, pa guxim për të përballuar pasojat, çdo liri degradohet në një formë të re robërie, më e sofistikuar, por jo më pak e rrezikshme.

“Njerëzit kanë frikë nga liria dhe përgjegjësitë, prandaj ata parapëlqejnë të fshihen pas hekurave të burgut që ndërtojnë përreth vetes. Iluzioni i rremë i lirisë së arritur përmes mjeteve të jashtme është fatalitet, përhumbje, një humbëtirë ku mbizotërojnë frika dhe dëshpërimi. Njeriu nuk rritet nga poshtë-lart, por nga brenda-jashtë, ky është kushti themelor i të gjithë lirive në jetë.”

Ky pohim nuk është vetëm një reflektim filozofik, është një diagnozë e gjendjes njerëzore. Ai na kërkon të rishikojmë mënyrën si e kuptojmë zhvillimin, jo si akumulim përfitimesh, por si proces i brendshëm formimi. Liria, në këtë dritë, nuk është një pikë mbërritjeje, por një gjendje që kërkon punë të vazhdueshme mbi vetveten.

Në fund, Kafka nuk na jep një recetë për të qenë të lirë. Ai na vendos përballë një pasqyre. Dhe në atë pasqyrë, secili duhet të pyesë veten, a jam vërtet i lirë, apo thjesht kam ndërtuar një burg më të rehatshëm?

Filed Under: Kronike

U shua një ikone antikomuniste Klora Mirakaj-Merlika!

April 27, 2026 by s p

Këto ditë u nda nga jeta një grua ikonë e qëndresës antikomuniste, e internuar 45 vite nga diktatura komuniste, bija e luftëtarit antikomunistë Pashuk Bibë Mirakaj- nusja e djalit të Kryeministrit Shqiptar Mustafa Merlika Kruja! Ajo u internuar që fëmijë në kampet famkeqe të Tepelenës- Beratit dhe Lushnjes, shkoi vajzë e re krejt ëndrra rinore, u kthy në Tiranë e lodhur e masakruar nga torturat e sigurimit të Shtetit në 91 në Tiranë. Ajo pati një qëndrese dhe krenari përbsll masakrave të komunizmit, por gjatë diktaturës pati një gëzim u martua me Fatos Mërlikën birin e shquar të Mustafa Krujës Merlika. Familja e saj njohu burgje internime por të gjitha këto i përballoi si një Norë e Kelmendit e psmposhtur! Me ardhjen e pluralizmit ajo ishte një dëshmitare okulare për krimet e komunizmit që kishin ksluar familjet fisnike të Veriut nga regjimi gjakpirës i diktatorit të egër kriminel Enver Hoxhës. Familja, Unioni Mbarkombëtar, bashkëvuajtsit e sajë humbën një ikonë qëndrestare por një trimëreshë antikomuniste. Një dëshmitare më pak përball shoqërisë shqiptare që sundohet nga pasardhsit e diktaturës, dhe kan narrë peng demokracinë për të cilën Klara Mirakaj dhe qindra mijera Klara luftuan që ajo të i vinte Shqipërisë!

Me ndarjen nga jeta të antikomunistes, të mbijetuarës së diktaturës, bijës së familjes Mirakaj dhe bashkëshortes së fisnikut Fatos Merlika, e respektuara Klora Mirakaj- Merlika Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipëtisë ju shpreh ngushllimet e sinqerta familjes Mirakaj dhe Merlika për humbjen e kësaj trimëreshe antikomuniste dhe tepër të nderuar- sakrificat dhe qëndresa ndaj krimeve të komunizmit e bëjnë të pa harrueshme për ne antikomunistat veprën e saj njerzore mbijetuese! Qoftë e parajsës dhe sakrificat e saj u bëfshin paqe për Shqipërinë!

Me respekt

Dr.Besim Ndregjoni

President i Unionit Mbarkombëtar

Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve 

Politikë të Shqipërisë!

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 609
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝐑𝐞𝐳𝐨𝐥𝐮𝐭𝐚 𝟓𝟐𝟐 – 𝐊𝐮𝐫 𝐊𝐨𝐧𝐠𝐫𝐞𝐬𝐢 𝐀𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐢 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮𝐧: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐞̈𝐧
  • KUR POLITIKA E DITËS E BLLOKON SHTETIN
  • Join us as we celebrate the 7th Anniversary of Albanians Fighting Cancer USA!
  • Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi
  • 10 VITE NGA SHENJTËRIMI
  • AHMET GASHI – GJEOGRAFI QË E KTHEU HARTËN NË KUJTESË KOMBËTARE
  • Patriotë shqiptarë nga Zvicra vizituan Vatrën
  • Parandalimi i Gripit 2026 – Bashkëpunimi Rajonal, Global dhe Perspektiva e Shqipërisë
  • 𝟯 𝗦𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿 𝟭𝟵𝟮𝟬-𝟯 𝗦𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟲
  • Çamëria: Gjeografia historike, prania shqiptare, trashëgimia kulturore dhe rëndësia gjeopolitike
  • Shabani School of Music: nga Amerika e Kanadaja në Evropë – me prezantim në Konferencën YMTE 2026, Oslo, Norvegji
  • Prof.Muharrem Dezhgiu – një jetë në shërbim të historisë dhe kujtesës kombëtare
  • MIHAL CIKO, MJESHTRI QË BASHKOI ARTIN ME ATDHETARINË
  • “KONGRESI ELBASANIT”
  • ZENI BALLAZHI – ARTISTI KËRÇOVAR ME VEPRIMTARI KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT