• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Celebration…

June 1, 2026 by s p

Dr. Gazmend Kapllani/

Back home after a wonderful book tour in Italy, I am looking forward to our Modern Languages End-of-Year Party, where we will celebrate the students of all our Programs.

I will start the celebration with a gathering honoring the students of the Italian Program — given that over the past two years I have also been associated with and teaching for the Italian Program, building shared curricular projects and other collaborations between Italian and Albanian Studies.

We will then move to DePaul’s historic Cortelyou Commons for the highlight of the evening: the celebration of our Albanian Studies students, who will be presented with the Hidai “Eddie” Bregu Student Excellence Award in recognition of their outstanding achievement in Albanian Studies courses and their dedication to promoting Albanian language and culture both at DePaul and

beyond. We will also honor and share our joy with the students’ families and parents attending the event.

We are so proud of our Albanian Studies students, and we’re looking forward to celebrate and have fun!

Filed Under: Kronike

Robert Elsie, in memoriam…

May 30, 2026 by s p

Prend Ndoja/

Njeriu i mirë është vëllai yt, kushdo qoftë ai. Sot vizitova varrezat e Thethit. Aty, të skalitur në gur, pashë emra autoktonë, emra të lidhur ngushtë me historinë, traditën dhe natyrën e këtij vendi. Në mesin e tyre më ra në sy një emër me origjinë gjermane, i ruajtur me shumë respekt nga banorët e zonës: Robert Elsie.

Kontributi i Elsie në albanologji

Elsie tregoi një interes të veçantë për dialektet e gjuhës shqipe. Kërkimet e tij e çuan në kontakt me komunitetet shqiptare në shumë vende evropiane. Ai i kushtoi një pjesë të madhe të jetës mbledhjes, dokumentimit dhe botimit të këngëve popullore shqiptare, si dhe cikleve të ndryshme të poezisë epike, të cilat tradicionalisht ishin transmetuar vetëm gojarisht. Përveç dokumentimit, ai realizoi edhe përkthime të tyre, duke i bërë të njohura për një audiencë ndërkombëtare.

Robert Elsie kishte kaluar mbi gjashtë vite në kërkime dhe studime në trevat e Veriut, e veçanërisht në Theth. Ai i deshi këto male, njerëzit, traditat dhe kulturën e tyre, duke ua kushtuar një pjesë të rëndësishme të jetës së tij. Kur sëmundja nuk e lejoi më të qëndronte në këto anë, u kthye në Gjermani, ku edhe ndërroi jetë me 02/10/2017. Në testament kishte lënë dëshirën që trupi i tij të prehej në vendin që e donte shpirtërisht: në Theth, me pamje nga bjeshkët madhështore, aty ku kishte kaluar një pjesë të mirë të jetës së tij.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë me qindra malësorë nga këto zona, duke i dhënë lamtumirën e fundit një miku të madh të shqiptarëve dhe të kulturës sonë.

(Këto të dhëna i mora nga Pëllumb Thinari, banor i kësaj zone, i cili e kishte njohur personalisht Robert Elsie-n dhe ishte i pranishëm në ditën e varrimit të tij.)

Respekti që gëzon edhe sot në Theth tregon se njeriu nuk vlerësohet nga vendi ku ka lindur, por nga gjurmët e mira që lë pas.

Filed Under: Kronike

Kosova humbi një veprimtar të shquar të jetës politike dhe akademike

May 16, 2026 by s p

Harry Bajraktari/

Kosova sot humbi një veprimtar të shquar të jetës politike dhe akademike. Unë humba një mik të çmuar.

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Alush Gashit, me të cilin pata nderin dhe fatin të punoj për më shumë se tri dekada për çështjen e Kosovës në Washington 🇽🇰🇦🇱🇺🇸

Dr. Alush Gashi ishte një nga zërat më të angazhuar në përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai ishte një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit Ibrahim Rugova. Ai udhëtonte krah Presidentit historik në kohët më vendimtare për Kosovën, duke përfaqësuar me dinjitet aspiratën e popullit tonë për liri, paqe, pavarësi dhe demokraci.

Dr. Alush Gashi shërbeu si ministri i parë i Shëndetësisë në Kosovën e pasluftës, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Rrugëtimi dhe historia e jetës së tij na bëjnë krenarë.

Ai lë pas vetes një karrierë të pasur akademike, e cila do të shërbejë si udhërrëfyes për brezat e rinj.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta bashkëshortes së tij, zonjës Iliriana, djemve Albanit dhe Anilit, vëllezërve Aliut dhe Afrimit, motrës së tij dhe gjithë familjes Gashi, si dhe të gjithë atyre që e njohën dhe patën fatin të punojnë me Dr. Alush Gashin.

Shpirti i tij u prehtë në paqe 🙏

Zoti e bekoftë Kosovën dhe mbarë popullin shqiptar.

Filed Under: Kronike

Tragjedia çame përmes fotografisë…

May 15, 2026 by s p

Arben Iliazi/

97 vjeçari Skënder Beqiri, i mbijetuari i gjenocidit, që dokumentoi me foto dramën çame.

Isha student kur, në shtator të vitit 1984, takova për herë të parë Skëndër Beqirin në Vlorë. Miku im Bardhosh Gaçe më çoi në shtëpinë e tij. Do takojmë një fotograf të njohur çam, më tha. – Ne e quajnë Marubi i Vlorës dhe i Çamërisë. Fotograf mjeshtër, shumë i talentuar. Rrugës Bardhoshi më tha se Skënderi, së bashku me shkrimtarin Fadil Zeqiri dhe regjisorin Halim Halimi, kishin krijuar Ansamblin çam, të parin ansambël në Shqipëri, dhe që mbante emrin e Çamërisë. Skënder Beqiri, bashkë me Halim Halimin, ishin drejtues të këtij grupi të madh artistik, që do sillte të pastër folkorin burimor çam. (Sot këtë traditë po e zhvillon dhe çon përpara Sali Nuredini, duke bërë një punë të shkëlqyer me ansamblin “Çamëria”).

E gjetëm në shtëpinë e tij të vjetër, por të pastër si bora, atje, në lagjen e vjetër të Vlorës, në rrugën “Jani Vreto”. Një burrë trupvogël e fytyrëhequr, me një dashamirësi të dukshme dhe ndjenja miqësore, që i lexoheshin haptas në sy. Na tregoi fototekën e tij, që e ruante si një thesar shpirtëror të pazëvëndësueshëm. Mbeta i mahnitur nga fotografitë e shumta, të sistemuara bukur dhe me shënime, që zinin një vend të konsiderueshëm në shtëpi. Një miniarkiv kombëtar i çmuar, me fotografi autentike bardhë e zi. Trojet nën flakë, karvani i vuajtjeve, çadrat e sajuara rrugës me qilimat e shtëpive. Përmes atyre fotove-dëshmi mund të njohësh Çamërinë në momente tepër delikate të historisë, monstruozitetin, masakrat, të vërtetën e pafalsifikur të tragjedisë, fatin e një populli të tërë muhaxhir. Skënderi Ishte 14 vjeç kur la trojet e të parëve në Vrohona të Çamërisë në vitin 1944. Me një aparat të thjeshtë fotografik në duar, i tronditur nga skenat makabre dhe një barrë e rëndë në shpirt, dokumentoi dhimbjen e madhe të popullit të tij, fotografoi familjet duke ikur nga Çamëria me fëmijët e vegjël në krahë dhe dengjet e plaçkave në shpinë. Dhembja gurin e çau, drurin e thau, por Skënderin e mbau. Për të mbijetuarin e tragjedisë, Skënder Beqiri, një kredo e tillë ka qënë mision i madh i jetës dhe motiv krenarie. Gjaku dhe mendimi, jeta dhe pavdekësia.

Në ekspozitën vetiake “Gjenocidi i Çamërisë”, me 700 foto në 40 stenda, që çeli në vitin 2018 në Pallatin e Kulturës “Labëria” në Vlorë , si dhe në ekspozitën fotografike “Tragjedia e Çamërisë flet”, të çelur në Galerinë e Artit Figurativ të qytetit të Durrësit, pasqyrohet dhuna, vrasjet, shtegtimi i mijëra çamëve të përzënë nga vatrat e tyre.

Sipas të dhënave që jep shkrimtari dhe studiuesi i njohur, Albert Habazaj, në fototekën e Skënderit, ka mbi mbi 25 mijë fotografi, negative, dhe filma ku janë fiksuar figura të shquara intelektualësh e atdhetarësh, çeta luftëtarësh e kryengritje për pavarësinë e Shqipërisë, ngjarje e veprimtari të ndryshme historike e kulturore, institucione ekonomike e shtetërore, qendra muzeale e objekte të tjera me vlera monumentale. Veprimtaria e tij e gjerë si artist dhe mjeshtër i fotografisë është shfaqur në mbi 30 ekspozita fotografike në Vlorë, Fier, Durrës, Tiranë, Sarandë etj., deri në Holandën e largët.

Për ardhjen e refugjatëve çamë në Shqipëri, në fondin publik të arkivit të UNRRA-s në OKB, ruhen edhe rreth 400 foto të marra nga Jani Ristani, një nga figurat më të shquara të kinematografisë botërore dhe jo vetëm në Shqipëri.

***

Skënder Beqiri, “Nderi i Çamërisë”, “Personalitet i shquar i Qarkut të Vlorës”, sot mbush plot 97 vjeç. Ka lindur më 15 maj 1929. Gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të Çamërisë, duke fotografuar e mbledhur fotografi, që janë shprehëse më të përshtatshme se sa fjalët. Ai ruan dhe përcjell histori, si një nga të mbijetuarit dhe dëshmitarët kryesorë të tragjedisë. Secila foto ka një histori që ruan kujtesën, traditat, identitetin, ndjeshmëritë kulturore, për t’i trashëguar brez pas brezi. Kur e pyet, përgjigjet thjesht: “Ne s’duhet të humbasim në lojën e përgjakshme të historisë”! I duket se sa të jenë gjallë këto foto, kauza nuk do të asgjësohet dot kurrë. Ky është kriteri i tij i mbijetesës. Skënderi përdor të gjitha mënyrat njerëzore për t’u dukur më i ri se ç’është, me besim e pasion të gjallë te arti dhe fotografia, që nuk janë gjë tjetër veçse thurja e dukshme e shpirtit të tij me shëmbëlltyrën e Çamërisë, atdheun e fuqisë dhe vitalitetit të tij. Kurrë nuk ka rendur përhumbazi drejt pleqërisë, por jeton jetën e tij të frymës. Mendjen e ka të kthjellët dhe mundohet të kënaqë ëndjet e tij të përhershme, që janë fotografia dhe folklori. Për të kanë vlerë vetëm traditat kombëtare. Ka një kujtesë të tërëfuqishme dhe supreme. Është ithtar i patrembur i shpresës se Çamërisë do i rikthehet e drejta natyrore dhe e drejta historike, ndërsa atij vetë fëmijëria e grabitur dhe e dhunuar. Skënderi beson tek e ardhmja. Beson se një ditë do të gdhihet në shtëpinë e tij në Vrohona.

E tremb vetëm politika e papërgjegjshme, pa brejtje të ndërgjegjes, mostoleranca, çështja e humbjes së referencave kulturore dhe rrënimi i trashëgimisë kombëtare. “Historia do na gjykojë jo vetëm ahere kur folëm, por edhe ahere kur heshtëm”, thotë me urtësinë e gati njëshekullore. “Nuk duhet kursyer asgjë për çështjen tonë, Çamëria është emri i shenjtë që bashkon gjith emrat tanë”, shton i mallëngjyer. Skënderi nuk urren, ndonëse ka parë me sytë e tij krimet e përgjakshme të tragjedisë. Urrejtja mpin ndërgjegjen dhe çdo gjë njerëzore. Skënderi ka qenë dhe është për mirëkuptim dhe vëllazërim mes popujve, kundër pasioneve nacionaliste. Mungesën e përshpirtnisë për viktimat çame e konsideron mungesë të sensit historik. Dhe nga goja e tij e rrudhur buron mesazhi kuptimplotë: Çlirimi nga kompleksi i gjenocidit është një dlirësim, është triumf i miqësisë së popujve.

Filed Under: Kronike

Jehona vijuese e një radioje, si “Jehona e Shqipes” në Bruksel

May 13, 2026 by s p

Aleksandër Çipa/

Kremtuesi si themelues që mbledh shqiptarët pa dallim. Zotëria Sakip Skepi është personi më i rëndësishëm, por në natyrshmërinë e vet pa i dhënë qëllim kësaj rëndësie, gjendet mes 400 të ftuarve në sallën e konferencave të Hotel Renaissance në Bruksel. Të ftuarit janë të ardhur nga skaje të ndryshme të atdheut (më saktë Hapësira Shqiptare) dhe Europës, për të qenë në kremtimin e 40 vjetorit të themelimit prej tij, të Radios “Jehona e Shqipes”.

Të pranishmit, sidomos të ftuarit rezidentë në Bruksel, shpreheshin përsëritshëm se kaq shumë shqiptarë nuk janë mbledhur prej moti në një sallë si kjo. Aq më tepër, në një festë dhe sidomos përvjetor medieje.

Zëri i Arif Vladit në sjellje të Himnit kombëtar, ishte çasti hyrës në mbrëmjen “me aq shumë kate” emocionesh…

Zotëria në fjalë, Sakipi e pat lënë Shqipërinë në vitet ’60 në moshën 5 vjeçare, së bashku me 26 pjestarët e familjes së vet. Një kalvar ajo arati, për të cilën ekziston një kronikë e gjatë dhe sidomos, një arkivë e pasur shkrimesh, reportazhesh, kronikash, dokumentarësh dhe filma nëpër mediume të huaja dhe sidomos të mërgatës shqiptare nga Brukseli në New York e më tej, përgjatë më shumë se pesëdhjetë vitesh.

Por Ai,- fëmija i asaj aratie, sot është zotnia që kryeshenjon një histori kontributi për të vetmen radio që qysh prej 1968 e deri më sot, është zë shqiptar me emrin jo vetëm simbolik ‘Jehona e Shqipes”.

Në mbrëmjen kremtuese mes shqiptarësh nga krejt viset për herë të parë ndjeva dhe shijova ndjenja, urime, urata dhe vlerësime të sinqerta frymëzimesh. Media dyzet vjeçare, për të cilën u bëmë bashkë me shumë kolegë nga Tirana si Mentor Nazarko, Basir Çollaku, Ergys Mërtiri, Arben Muka, Agim Baçi, Evarist Beqiri e shumë e shumë kolegë të tjerë, na ritakoi këndshëm me “brukselasit” e Atdheut: Agustin Palokaj, Arta Tozaj, Ledja Canaj, Jorgji Kote, Soni Memoci, Fatos Mahmutaj etj.

Protokollit të këtij kremtimi iu shtua prezenca e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës Glauk Konjufca dhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, dy ambasadorët e dy republikave tona në Belgjikë: Ambasadoren Albana Dautllari dhe Ambasadori Agron Bajrami, Kryetari I Parlamentit tw Belgjikws,diplomatë të shumtë, Kristela Bytyçi-deputetja e vetme shqiptare nga Tropoja në Parlamentin e Belgjikës dhe autoritete të ndryshme. Gjendeshin edhe shumë artistë të famshëm në viset europiane, (fatkeqësisht, pak ose aspak të njohur në Shqipërinë tonë), të sukseshëm nëpër krejt Belgjikën, Francën, Gjermaninë dhe Hollandën si dhe urtakë të mençur e të heshtur, por edhe të tjerë atdhetarë të zhurmshëm dhe fjalë goditës gjithashtu.

“Jehona e Shqipes” një rekord si “Albania” e Konicës

Kjo radio e udhëhequr me sakrifica dhe modesti, me inteligjencë dhe sdiomos me frymë të bollshme lirie, nga Sakip Skepi, sikundër e ka përfshirë në antologjinë-guidë të radiove dhe radiofonisë shqiptare kolegu Muka, ia ka mbërritur edhe një rekordi historik si medium shqiptar. “Albania” e Faik Konicës në fillim të viteve 1900 ishte ndër të parat dhe më e rëndësishmja, ndërsa Radio “Jehona e Shqipes” është dhe mbetet e vetmja dhe më jetëgjata radio shqiptare në Europë. Sakip Skepi nuk ka qenë protagonist “i fuqishëm me zërin e vet” në mikrofonin e radios, por e ka bërë dhe e mban radion të rëndësishme për të mbledhur dhe shtuar zëra dhe mendje drejtmenduese dhe shprehëse për shqiptarët, çështjet tona dhe momentet e historisë në 40 vitet e fundit. Në listën e gjatë kryepërmenden Liri Begeja, Kimete Mitrovica, Ali dhe Avni Islamaj, Durak Duraku, Bernard Nikaj, Kolë Gjeloshaj Hysaj,Idriz Basha i Novosejt, Naim Lika, Gani Sheta i cili u bë pagëzori I radios dhe aktualisht ende konsiderohet “gjeneratori” i emisionit.

Historia e radios u bë edhe më e pasur në ndodhitë dhe zhvillimet e pas viteve ’90-të kur stafit iu bashkuan kontribute gazetarësh dhe reporterësh që formësuan një entitet të ri mërgimtarësh në Belgjikë dhe vendet e tjera, të tillë si Ymer Abazi, Bislim Arifi, Fatos Mahmutaj, Anila Malaj, Genti Metaj, Shqipe Bytyqi, Afrim Gjonbalaj, Qenan Kera, Alma Kryemadhi, Elona Zhana, Enida Rrapaj, Jusuf Zenunaj, Ilir Strazimiri etj., etj.

Shumëkush që mori fjalën në maratonën radiofonike të datës 10 maj, në studion e improvizuar në skaj të sallës ku u mbajt Konferenca jubilare, vlerësonte çmueshëm kontributin e këtij mediumi për momentet më përcaktuese në historinë e shqiptare brenda territoreve dhe në raport me Europën.

Arkivi 40 vjeçar i radios, si pasuri publike për historinë e diasporës

Pasuria arkivore e kësaj radioje në diasporë do të duhej me kohë të konsiderohej dhe vlerësohej si pasuri publike kombëtare edhe institucionalisht, pasi është unike dhe lidhet posaçqrisht me diasporën gjithëshqiptare. Prej kohësh do të duhej që radiot publike kryesisht në tre shtetet ku jetojnë dhe qeverisin shqiptarët, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, do të duhej prej kohësh të sendërtohej një partneritet për qarkullimin e këtij fondi radiofonik, për të pasuruar njëherësh dijen publike për histori, ngjarje, bëma, protagonistë, ndodhi dhe përfaqësime për të cilat publiku i Shqipërisë më së shumti dhe ai i Kosovës gjithashtu nuk kanë pasur dhe fatkeqësisht nuk e kanë ende. “Jehona e Shqipes” për shqiptarët ka simbolikisht dhe historikisht rëndësinë e radiove të tilla si “Radio Free Europë” dhe seksionet shqip të radiove ndërkombëtare.

Madje në jo pak herë për shkak të kohës radiofonike në dispozicion, kjo radio mbart rekordin e të qenit e para dhe më e hershmja radio e pavarur që ka kontribuar si hapësirë e pacak për zërat plurale të botës shqiptare edhe kur hapësira jonë kombëtar gjendej nën regjime dhe kohë privimesh për liri e shprehje të lirë. Kjo radio, pa droje mund të përcaktohet, si e para “kombëtare private” që nuk ka asgjë për privatin e vet-themelonjës dhe posedues, por për dëgjuesit dhe të interesuarit kudo ku gjenden dhe posaçqeiaht për diasporën e kudogjendur shqiptare.

Përfaqësues të shquar të ekspresionit politik e kulturor në Europë kanë marrë dhe kanë pasur kohën e tyre për ligjërim dhe shprehje publike në gjuhën amtare, prej kryeqytetit të Europës në mikrofonin e “Jehonës së Shqipes”. Në kohën radiofonike të së dielës kanë rrëfyer tregimet rrënqethëse të jetës së tyre dhjetra e qindra personazhe historikë dhe me përballje rebeluese me të shkuarat politike dhe qeverisjet në troje, sikundër kanë bërë dhe bëjnë të ditur suksesin e tyre befasues dhjetra shqiptarë të talentuar. Në hollin e Konferencës kremtuese u njohëm edhe me Leonard Pervizin, bir i Lek Pervizit, ish i përndjekur dhe i vuajtur politik, por edhe një diturak dhe me talent fatkeq në shumë lëmi. Leonardi një piktor I talentuar, (njëherësh bir I një nëne që shquhej për bukurinë e vet në Tiranën e hershme).

Eshtë një artist, sa dhe si një klasik në kohë të sotme i shtuar edhe si modern, na dhuron një album-paraqitës në ekspozitën e vet të çelur në Paris në shkurt të 2025, nën kujdesin e Presidentin Makron në Grand Palais, Champs Elysees Paris. Ndërkohë që aktorja dhe interpretuesja në frëngjisht dhe shqip Anila Dervishi me emocion dhe ndjenjë përcjellëse solli në këtë mbrëmje recitime nga “Lahuta e Malsisë” të At Gjergj Fishtës dhe grupi i valleve “Shqiponjat e Brukselit” që veç atmosferën tradicionale të tingujve dhe valleve, shtoi edhe syrrëmbime dhe shikime mbi kostumet kombëtare të valltarëve.

Emra të shquar gazetarësh, shkrimtarësh, poetësh, piktorësh, muzikantësh apo sportistësh e arkitektësh në ekzil kanë gjetur mundësinë të artikulohen fuqimisht me gjuhën amtare për çështjet dhe hallet kombëtare, për dhimbjet dhe denoncimet politike, për orientim dhe adresim çlironjës si dhe për emancipim dhe iluminim mendor të komunitetit shqiptar, por edhe të vetë shoqërive shqiptare, sidomos për atë të Shqipërisë pas viteve ’90-të. Historia e filmit të censuruar “Prilli i thyer” i Kadaresë përbën një ndodhi që do të duhej të ishte bërë film ose roman më vete, pasi lidhet jo vetëm me Kadarenë, raportin me mediat dhe artistët europianë, por edhe me humbjen e mundësisë së vetme të Bekim Fehmiut për një film shqiptar.

Maratona e një dite si drita që kapërcen horizontin e kohëve

Maratona radiofonike prej tri orësh në mikrofonin e radios, moderuar dhe ndjekur nha stafi I ri, me pasion dhe krenari përkushtuse, për përvjetorin dhe sidomos mbrëmja gala e moderuar me aq intensitet dhe emocione nga Dëfrim Methasani, solli imazhin e një kontributi masiv dhe të palistueshëm personazh, personalitetesh dhe përfaqësuesish të hapësirës publike gjithëshqiptare dhe europiane në 40 vite rresht. Njëkohësisht krijoi një imazh real të një mediumi që u është imponuar si I tillë jo vetëm komuniteteve profesionale të mediave në hapësirën tonë, por kryesisht në Bruksel, në Belgjikë dhe Francë. Ka fituar partneritet të admirueshëm me shumë media të tjera vendase dhe ndërkombëtare. Jo pak herë për të dhe rolin e saj janë realizuar telereportazhe, dokumentarë dhe raportime të posaçme nga televizione dhe shtypi i shkruar më i rëndësishëm i Europës.

Kjo ishte një ditë-natë, të cilën e drejtpërcaktoi moderuesi i saj Methasani (mbështetur nga duartrokitës të shumtë), që “vlente sa një jetë”. Në Bruksel çdo të dielë “Jehona e Shqipes” ka kohën e vet prej 40 vitesh dhe në kohën që vjen.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 609
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝐑𝐞𝐳𝐨𝐥𝐮𝐭𝐚 𝟓𝟐𝟐 – 𝐊𝐮𝐫 𝐊𝐨𝐧𝐠𝐫𝐞𝐬𝐢 𝐀𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐢 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮𝐧: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐞̈𝐧
  • KUR POLITIKA E DITËS E BLLOKON SHTETIN
  • Join us as we celebrate the 7th Anniversary of Albanians Fighting Cancer USA!
  • Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi
  • 10 VITE NGA SHENJTËRIMI
  • AHMET GASHI – GJEOGRAFI QË E KTHEU HARTËN NË KUJTESË KOMBËTARE
  • Patriotë shqiptarë nga Zvicra vizituan Vatrën
  • Parandalimi i Gripit 2026 – Bashkëpunimi Rajonal, Global dhe Perspektiva e Shqipërisë
  • 𝟯 𝗦𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿 𝟭𝟵𝟮𝟬-𝟯 𝗦𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟲
  • Çamëria: Gjeografia historike, prania shqiptare, trashëgimia kulturore dhe rëndësia gjeopolitike
  • Shabani School of Music: nga Amerika e Kanadaja në Evropë – me prezantim në Konferencën YMTE 2026, Oslo, Norvegji
  • Prof.Muharrem Dezhgiu – një jetë në shërbim të historisë dhe kujtesës kombëtare
  • MIHAL CIKO, MJESHTRI QË BASHKOI ARTIN ME ATDHETARINË
  • “KONGRESI ELBASANIT”
  • ZENI BALLAZHI – ARTISTI KËRÇOVAR ME VEPRIMTARI KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT