• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Eliot Engel, in memoriam…

April 21, 2026 by s p

Ambasador Blerim Reka/

Me bashkëshorten e kongresistit Eliot Engell, zonjën Pat Engell, në mbrëmjen komemorative të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork dhe Harry Bajraktari.

Nën praninë e familjes Engell, shefit të kabinetit të tij të John Calvelli dhe rreth 70 bashkëatdhetarëve tanë, mbrëmë në Nju Jork nderuam jetën dhe veprën e mbështetësit të Pavarësisë së Kosovës dhe mikut të madh të shqiptarëve.

Për tri dekada, Elliot Engell, ishte zëri i Kosovës së pushtuar në Uashington. Dhjetëra rezoluta për Kosovën në Dhomën e Përfaqësueseve në Senatin Amerikan, e shumë letra të dërguara presidentëve amerikan, kishin nismën dhe autorësinë e kongresistit Engell.

Lavdi!

Filed Under: Kronike

Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare

April 6, 2026 by s p

Ilir Ikonomi/

Princesha Sofi e Shqipërisë,

që shihni në foton majtas, padashje më solli në mend një nga kontrastet më interesante kulturore në historinë shqiptare të fillimit të shekullit XX.

Më 7 mars 1914, kur arriti në Shqipëri me bashkëshortin Wilhelm Wied, ajo solli pa u ndjerë përballjen e dy botëve shumë të ndryshme: një aristokraci perëndimore e rafinuar kundrejt një tradite shqiptare të pasur, të rrënjosur thellë në identitetin kombëtar.

Veshja e saj ishte tipike për modën evropiane të periudhës së fundit të epokës eduardiane.

Sofia mbante fustane të gjata prej mëndafshi që i krijonin një siluetë të butë dhe elegante, siç mund të shihet nga disa dhjetëra foto që ndodhen në arkiva dhe koleksione bibliotekash.

Linjat ishin të pastra, pa volum të tepruar, dhe zbukurimet zakonisht të kufizuara në një element të vetëm dekorativ, siç mund të ishte një lule apo një dantellë.

Aksesorët e plotësonin këtë stil me finesë. Ajo mbante gjerdanë të gjatë me perla – simbol i elegancës aristokratike – si edhe ndonjë diademë të hollë që theksonte statusin e saj mbretëror, por pa e tepruar.

Në kontrast të fortë me këtë stil qëndronte veshja e grave shqiptare të së njëjtës periudhë. Kostumet e tyre ishin shumë më të pasura dhe të ndërlikuara. Ato përbëheshin nga disa pjesë, që kombinoheshin në një tërësi harmonike.

Pëlhurat ishin lesh, pambuk ose mëndafsh, të punuara me dorë dhe të zbukuruara me qëndisje të imta me fije ari.

Motivet ishin jo thjesht zbukurime, por bartnin kuptime simbolike dhe lidheshin me traditën apo historinë e secilës zonë, si kjo veshje e Grudës, fotografuar nga Marubi.

Stolitë përbënin një pjesë të rëndësishme të veshjes shqiptare.

Gratë mbanin varëse të rënda prej argjendi, shpesh të zbukuruara me monedha dhe breza të punuar me kujdes. Këto elemente, përveçse dekorativë, shërbenin edhe si shenjë e statusit ekonomik dhe familjar.

Kur Princesha Sofi u shfaq në Shqipëri, ky ndryshim ra në sy menjëherë. Në ambientet e oborrit në Durrës, afërsisht aty ku sot ngrihet Veliera, kontrasti vizual ishte i fortë. Ai shprehte dy mënyra të ndryshme të të kuptuarit të bukurisë dhe identitetit.

Stili i Sofisë përfaqësonte një elegancë universale, që ishte thuajse e njëjtë në çdo vend dhe që frymëzohej nga thjeshtësia dhe rregulli.

Përkundrazi, veshja shqiptare ishte një shprehje e drejtpërdrejtë e identitetit, e lidhur fort me krahinën, historinë dhe komunitetin ku jetonte sejcili.

Në këtë kuptim, princesha dukej si një figurë mjaft e huaj mes grave shqiptare, të cilat mishëronin diçka më të komplikuar – traditat e veçanta të secilës krahinë.

Pas largimit nga Shqipëria në vitin 1914, Princesha Sofi u kthye në Gjermani dhe bëri një jetë të tërhequr, duke u përqendruar tek familja.

Ajo vdiq në vitin 1936, në moshën pesëdhjetëvjeçare.

Edhe pse vdekja e saj kaloi pa shumë bujë, Princesha Sofi mbetet një figurë e veçantë në historinë shqiptare, sepse për një kohë të shkurtër u bë pjesë e përpjekjes për të krijuar një shtet modern nën ndikimin evropian.

(Fotoja e Princesës Sofi, marrë nga Aleksandër Cangonja).

Filed Under: Kronike

ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR

April 2, 2026 by s p

Dr. Dritan Demiraj/

Pak minuta më parë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ngritur nivelin e gatishmërisë, duke paralajmëruar qartë për rreziqe konkrete nga grupe të lidhura me regjimin iranian.

Mesazhi është i drejtpërdrejtë dhe pa ekuivok:

Grupet e lidhura me regjimin e mullaheve mund të shënjestrojnë objekte të lidhura me SHBA-të dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri, por gjithashtu edhe ambiente civile — zona turistike, qendra tregtare, hotele, restorante dhe klube.

Kjo nuk është një paralajmërim rutinë.

Kjo është një thirrje për vigjilencë kombëtare.

Shqipëria nuk është një hapësirë neutrale. Ajo është pjesë e një aleance strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një aleancë që ka garantuar ekzistencën dhe sigurinë tonë kombëtare që nga koha e Woodrow Wilson e deri më sot.

Le të mos harrojmë ne asnje moment se:

• Ishte Amerika që qëndroi në krahun tonë në momentet më kritike të historisë.

• Ishte Amerika që udhëhoqi ndërhyrjen për çlirimin e Kosovës nga genocidi serb.

• Ishte Amerika që mbështeti anëtarësimin tonë në NATO.

• Dhe sot, është Amerika që vazhdon të kontribuojë në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Çdo përpjekje për të toleruar, mbështetur apo bashkëpunuar me aktorë të lidhur me regjimin e Teheranit përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë kombëtare të Shqipërisë dhe ndaj aleancës sonë strategjike.

Thirrja ime është e qartë:

• Qytetarët shqiptarë duhet të tregojnë vigjilencë maksimale.

• Të shmangin çdo përfshirje në aktivitete të paligjshme apo të dyshimta.

• Të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë tek autoritetet përkatëse.

Shqipëria është në anën e duhur të historisë.

Por kjo kërkon përgjegjësi, qartësi dhe qëndrim të prerë.

Aleanca Shqipëri–Amerikë nuk është vetëm strategjike.

Ajo është jetike për sigurinë dhe të ardhmen e kombit tonë.

Filed Under: Kronike

1930 / MESAZHI I HERBERT HOOVER PËR MBRETIN ZOG DHE POPULLIN SHQIPTAR ME RASTIN E INAUGURIMIT TË LEGATËS SË SHBA-VE NË TIRANË

March 23, 2026 by s p


Herbert Hoover (1874 – 1964) / Ahmet Zogu (1895 – 1961)
Herbert Hoover (1874 – 1964) / Ahmet Zogu (1895 – 1961)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Mars 2026

“La Patria Del Friuli” ka botuar, të shtunën e 29 nëntorit 1930, në ballinë, mesazhin e presidentit amerikan Herbert Hoover për Mbretin Zog dhe popullin shqiptar me rastin e inaugurimit asokohe të Legatës së SHBA-ve në Tiranë, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti Zog i Shqipërisë

Inauguron Legatën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë

Një homazh nga Hoover

Burimi : La Patria Del Friuli, e shtunë, 29 nëntor 1930, ballinë
Burimi : La Patria Del Friuli, e shtunë, 29 nëntor 1930, ballinë

Tiranë, 29 nëntor. — Legata e themeluar në Tiranë nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara u inaugurua sot në prani të Mbretit Zog, anëtarëve të kabinetit, trupit diplomatik dhe personaliteteve shqiptare dhe amerikane.

Pjesëmarrja e Mbretit i dha festës një karakter më solemn. Ishte hera e parë që Mbreti Zog vizitonte një legatë dhe prania e tij në këtë ceremoni inauguruese, si edhe fjalimi i tij, bënë një përshtypje shumë të gjallë dhe të thellë.

Ministri amerikan Herman Bernstein lexoi një mesazh të Presidentit Hoover, në të cilin thuhej ndër të tjera :

“Megjithëse nuk mund të thuhet se fryma e luftës është çmobilizuar plotësisht nga kombet, është e vërtetë se në çdo komb po shtohen vazhdimisht ata elementë që punojnë dhe përpiqen për paqen.

Fakti që Shtetet e Bashkuara kanë krijuar këtë legatë duhet të jetë një tregues i besimit tonë, i interesimit tonë, i simpatisë sonë ndaj Shqipërisë së pavarur, për të cilën dihet shumë pak dhe, fatkeqësisht, informacione krejtësisht të rreme dhe armiqësore vazhdojnë ende të përhapen jashtë vendit, në kundërshtim me gjendjen e rendit dhe të stabilizimit të rivendosur nën udhëheqjen e Mbretit Zog, dhe që përbëjnë faktorë të cilët hapin një rrugë për përparim dhe zhvillim për këtë shtet, banorët e të cilit i përkasin një race të lashtë dhe të fortë.”

Mbreti Zog shprehu kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në këtë inaugurim dhe uroi që edhe kombe të tjera të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara.

Më pas folën kryeministri Pandeli Evangjeli dhe prefekti Yella (Rexhep), duke kujtuar veprat filantropike dhe kulturore që populli i madh amerikan ka kryer për atdheun e tyre.

Të shumtë të pranishmit admiruan ndërtesën e bukur dhe moderne të legatës, duke marrë përshtypjet më të mira nga kjo festë inauguruese.

Filed Under: Kronike

Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare

March 16, 2026 by s p

Besnik Fishta/

Historia e Penny Black, pullës së parë postare të hedhur në qarkullim më 5 maj 1840 në Angli, përbën një nga shembujt më domethënës të mënyrës se si shoqëria njerëzore gjen zgjidhje të mençura kur përballet me probleme të mëdha praktike. Në pamje të parë, një pullë postare mund të duket si një objekt i vogël dhe i parëndësishëm: një copë letër ngjitëse e vendosur mbi një zarf. Megjithatë, pas këtij objekti modest fshihet një histori reformash shoqërore, idesh novatore dhe ndryshimesh të thella në mënyrën se si njerëzit komunikojnë me njëri-tjetrin.

Krijimi i pullës së parë postare nuk ishte një rastësi e thjeshtë apo një shpikje spontane. Përkundrazi, ai ishte rezultat i një procesi të gjatë reflektimi dhe i një nevoje të fortë shoqërore për të reformuar një sistem komunikimi që ishte bërë i padrejtë dhe joefikas. Historia e Penny Black tregon qartë se domosdoshmëria e kohës nuk prodhon rastësi, por nxit lindjen e ideve të zgjuara që arrijnë të ndryshojnë realitetin. Në këtë kuptim, shpikja e pullës postare përfaqëson jo vetëm një risi teknike, por edhe një hap të rëndësishëm drejt demokratizimit të komunikimit.

Në fillim të shekullit XIX sistemi postar britanik ishte i ndërlikuar, i kushtueshëm dhe shpesh i padrejtë për qytetarët e zakonshëm.

Ndryshe nga sistemi i sotëm, kostoja e dërgimit të një letre nuk paguhej nga dërguesi, por nga marrësi. Kjo praktikë krijonte situata të vështira, shumë njerëz refuzonin të merrnin letra sepse nuk kishin mundësi të paguanin tarifën. Në disa raste, njerëzit përdornin edhe mënyra të ndryshme për të shmangur pagesën, duke vendosur shenja të fshehta mbi zarf që lejonin marrësin të kuptonte mesazhin pa pasur nevojë ta pranonte letrën. Për më tepër, sistemi përmbante edhe privilegje të padrejta. Disa politikanë dhe figura të rëndësishme gëzonin të drejtën e postës falas, një privilegj i njohur si freepost. Ky privilegj shpesh abuzohej dhe krijonte një ndjenjë të thellë pabarazie midis shtresave të ndryshme të shoqërisë. Ndërsa qytetarët e zakonshëm paguanin tarifa të larta për të dërguar një letër, zyrtarët mund të dërgonin korrespondencë pa asnjë kosto.

Si rezultat, sistemi postar po bëhej gjithnjë e më pak funksional dhe gjithnjë e më i kritikuar nga publiku. Komunikimi me letra, që ishte një nga mënyrat kryesore për të ruajtur lidhjet familjare, tregtare dhe shoqërore, ishte i kufizuar nga pengesa ekonomike dhe burokratike. Në këtë kontekst, u bë e qartë se sistemi kishte nevojë për një reformë të thellë. Shoqëria kërkonte një zgjidhje që do ta bënte komunikimin më të drejtë, më të thjeshtë dhe më të aksesueshëm për të gjithë. Në këtë klimë reformash dhe pakënaqësish u shfaq figura e Rowland Hill (Fig.1), një reformator britanik me një vizion të qartë për përmirësimin e sistemit postar. Hill e analizoi me kujdes funksionimin e postës dhe arriti në përfundimin se problemi kryesor nuk ishte distanca që përshkonte letra, por mënyra e organizimit tyre.

Në vitin 1837 ai publikoi një studim të titulluar Post Office Reform, ku propozoi një sistem të ri dhe shumë më racional. Ideja e tij bazohej në tre parime themelore. Së pari, pagesa për dërgimin e letrës duhet të bëhej nga dërguesi dhe jo nga marrësi. Kjo do të eliminonte pasiguritë dhe do ta bënte procesin më të drejtë dhe më transparent. Së dyti, tarifa postare duhet të varej nga pesha e letrës dhe jo nga distanca që ajo përshkonte. Hill argumentonte se kostoja reale e transportit të një letre ishte relativisht e vogël dhe se një tarifë e thjeshtë dhe e njëjtë për të gjithë do të rriste ndjeshëm përdorimin e postës. Së treti, si provë e pagesës duhej të përdorej një copë e vogël letre ngjitëse që vendosej mbi zarf,qe do te quhej pulle postare. Kjo ide ishte njëkohësisht e thjeshtë dhe revolucionare. Ajo e thjeshtonte sistemin, eliminonte abuzimet dhe e bënte komunikimin më të përballueshëm për publikun e gjerë. Në thelb, propozimi i Hill-it ishte një përgjigje logjike ndaj një problemi të madh shoqëror. Ai tregonte se zgjidhjet më të fuqishme shpesh janë ato që kombinojnë thjeshtësinë me zgjuarsinë.

Kur në vitin 1840 u hodh në qarkullim pulla Penny Black(Fig.2), sistemi postar britanik përjetoi një transformim të thellë. Për herë të parë në histori, çdo qytetar mund të dërgonte një letër në çdo pjesë të vendit për vetëm një qindarkë. Tarifa e re lejonte dërgimin e një letre me peshë deri në gjysmë onsi, ose rreth 14 gramë, në të gjithë territorin britanik. Kjo thjeshtësi dhe përballueshmëri e bëri postën shumë më të përdorur se më parë. Pasojat e reformës ishin të menjëhershme dhe të thella. Numri i letrave të dërguara u rrit në mënyrë të jashtëzakonshme, sepse tashmë komunikimi nuk ishte më një privilegj i të pasurve. Familjet mund të ruanin më lehtë lidhjet mes tyre, bizneset mund të komunikonin më shpejt dhe më lirë, ndërsa informacioni qarkullonte me një ritëm shumë më të madh. Në këtë mënyrë, një reformë praktike administrative u shndërrua në një revolucion kulturor dhe shoqëror. Pulla postare u bë simbol i barazisë në komunikim dhe i mundësisë që çdo individ të shprehej dhe të lidhej me të tjerët pa pengesa ekonomike.

Me lindjen e pullës postare lindi edhe një pasion i ri që do të përhapej në të gjithë botën, filatelia, arti dhe hobi i mbledhjes dhe studimit të pullave postare. Një shprehje e njohur në botën e koleksionistëve thotë: “Filatelia është hobi i mbretërve dhe mbreti i hobeve”. Në pamje të parë kjo mund të duket si një formulim poetik, por në të vërtetë ajo përmban një kuptim të thellë dhe të dyfishtë. Nga njëra anë, filatelia është quajtur “hobi i mbretërve” sepse gjatë historisë ajo ka tërhequr interesin e shumë personaliteteve të shquara dhe anëtarëve të familjeve mbretërore. Koleksionimi i pullave nuk kërkon vetëm pasion, por edhe kulturë, durim dhe ndjeshmëri ndaj historisë dhe artit. Pikërisht këto cilësi e kanë bërë filatelinë një aktivitet të rafinuar, të denjë për njerëz që vlerësojnë traditën dhe trashëgiminë kulturore.

Nuk është rastësi që shumë monarkë dhe aristokratë kanë ndërtuar koleksione të famshme filatelike, duke e ngritur këtë pasion në një simbol prestigji dhe kulture. Nga ana tjetër, filatelia është quajtur edhe “mbreti i hobeve”. Kjo pjesë e shprehjes nënvizon pasurinë dhe thellësinë e këtij aktiviteti. Në një pullë të vogël postare mund të përmblidhen histori të mëdha: figura historike, ngjarje të rëndësishme, monumente, arritje shkencore dhe artistike. Përmes pullave, koleksionisti udhëton nëpër kohë dhe hapësirë, duke zbuluar kulturat dhe historitë e kombeve të ndryshme. Në këtë kuptim, filatelia nuk është vetëm një hobi, por një dritare drejt historisë dhe një formë e veçantë e dialogut kulturor midis popujve. Kështu, kjo shprehje sintetizon në mënyrë të bukur dy dimensionet e filatelisë: prestigjin që ajo ka pasur ndër elitën kulturore dhe shoqërore, por edhe vlerën e saj universale si një pasion që bashkon njerëz nga vende, kultura dhe breza të ndryshëm. Pikërisht për këtë arsye, filatelia vazhdon të mbetet një nga hobet më të pasura dhe më frymëzuese që ka njohur shoqëria njerëzore.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 609
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝐑𝐞𝐳𝐨𝐥𝐮𝐭𝐚 𝟓𝟐𝟐 – 𝐊𝐮𝐫 𝐊𝐨𝐧𝐠𝐫𝐞𝐬𝐢 𝐀𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐢 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮𝐧: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐞̈𝐧
  • KUR POLITIKA E DITËS E BLLOKON SHTETIN
  • Join us as we celebrate the 7th Anniversary of Albanians Fighting Cancer USA!
  • Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi
  • 10 VITE NGA SHENJTËRIMI
  • AHMET GASHI – GJEOGRAFI QË E KTHEU HARTËN NË KUJTESË KOMBËTARE
  • Patriotë shqiptarë nga Zvicra vizituan Vatrën
  • Parandalimi i Gripit 2026 – Bashkëpunimi Rajonal, Global dhe Perspektiva e Shqipërisë
  • 𝟯 𝗦𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿 𝟭𝟵𝟮𝟬-𝟯 𝗦𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟲
  • Çamëria: Gjeografia historike, prania shqiptare, trashëgimia kulturore dhe rëndësia gjeopolitike
  • Shabani School of Music: nga Amerika e Kanadaja në Evropë – me prezantim në Konferencën YMTE 2026, Oslo, Norvegji
  • Prof.Muharrem Dezhgiu – një jetë në shërbim të historisë dhe kujtesës kombëtare
  • MIHAL CIKO, MJESHTRI QË BASHKOI ARTIN ME ATDHETARINË
  • “KONGRESI ELBASANIT”
  • ZENI BALLAZHI – ARTISTI KËRÇOVAR ME VEPRIMTARI KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT