• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zjarret, Kosova në ndihmë të Shqipërisë

August 10, 2021 by s p

Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t`i ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë e ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës. Trupat dhe pajisjet FSK-së, do t`i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve. Me heret Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mbledhje korresponduese, në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, përmes një Note verbale, ka përcjell kërkesën te Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës për ndihmë dhe mbështetje të autoriteteve lokale të Kukësit për fikjen e zjarreve masive me të cilat është duke u përballuar Qarku i Kukësit në ditët e fundit. Nisur nga kjo Notë verbale, Ministria e Mbrojtjes ka bërë kërkesë që qeveria të miratojë vendimin për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë. Qeveria ka aprovuar kërkesën duke siguruar edhe mjetet buxhetore për financimin e operacionit. Vendimi i miratuar nga Qeveria e Kosovës, i cili gjen mbështetje në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në Ligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë jashtë vendit dhe në Rregulloren për financim dhe dërgim të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, do të procedohet te Presidentja e Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe autorizim të dërgimit të Kontingjentit të Forcës së Sigurisë në këtë operacion humanitar. (Dielli)

Filed Under: Kronike Tagged With: Albin Kurti, Vjosa Osmani

Kuvendi i Kosovës nuk e miraton rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit

August 6, 2021 by s p

Radio Evropa e Lire

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar që të miratojnë një rezolutë për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, të arritur më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë. Për rezolutën e propozuar nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës votuan 24 deputetë, ndërkaq 57 abstenuan. Ishin deputetët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ata që abstenuan për miratimin e kësaj rezolute, ndërkaq në sallë ishin 83 deputetë. Rezoluta ftonte Qeverinë e Kosovës të zbatonte këtë marrëveshje dhe të përgatiste një plan-veprim që do t’i dorëzohej kuvendit. Debati për këtë rezolutë ishte zhvilluar më 7 korrik. Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar që presin nga Kosova dhe Serbia t’iu përmbahen detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Uashingtonit. Përndryshe, rezolutat e miratuara nga kuvendi nuk janë detyruese, por pasqyrojnë vullnetin politik. Mosvotimi i rezolutës për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit nuk duhet të shihet si mosvlerësim i rolit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë për Radion Evropa e Lirë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje kundërshton nismën e ‘mini-Shengenit’ dhe ndarjen e resurseve me Serbinë për Liqenin e Ujmanit. “Janë dy parime përmbajtjesore. E para është që në asnjë mënyrë ose në asnjë formë mosmbështetja e kësaj rezolute sot nuk lidhet me mosvlerësimin e rolit të SHBA-së, e kundërta. Si Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeveria e Kosovës mbeten të përkushtuara në një partneritet strategjik, i cili është i veçantë për Kosovën dhe popullin e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne do të vazhdojmë me bashkëpunimin në të gjitha sferat në veçanti edhe në raport me procesin e dialogut. Parimi tjetër është që Kosova në dialogun nuk hyn si palë e cila duhet të konsiderojë se duhet të vazhdojë të bëjë kompromise të mëtutjeshme, por si dy shtete që do të diskutojnë për një të kaluar, ku Serbia ishte agresori dhe Kosova viktima”, thotë Kusari-Lila.

Filed Under: Kronike Tagged With: kosova, Kuvendi i Kosovës, Mimoza Kusari Lila, Vetvendosje

Situata në menaxhim me zjarre në Kosovë

August 5, 2021 by s p

Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme njofton se nga raportet e sistemit të komunikimit emergjent – QOE (Qendrat Operative Emergjente) 112 (numri unik emergjent) të arritura në Qendrën Operative të Agjencisë në 24 orët e fundit, gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme nga strukturat operative për zjarrfikje dhe shpëtim në të gjitha komunat e Kosovës. 

Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz ende mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 29 korrik 2021 në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna lokacioni Shtupeq, ku intervenimet janë duke vazhduar pa ndërprerë nga i gjithë kapaciteti vendor, por rrethanat e motit dhe terreni rëndë i pa përshtatshëm  ka vështirësuar dhe jo rrallë herë ka pamundësuar reagimin nga toka. 

Si rrjedhojë e kësaj , Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME)  në koordinim me Qendrën Operative të Ministrisë se Punëve te Brendshme ka kërkuar përkrahje nga ajri prej KFOR-it dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi janë vënë në dispozicion për mbështetje nga ajri dy (2)  helikopter për reagim me mundësi edhe për të tretin ( 3)  . Situata në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna  për momentin është e rënduar shkaku i erërave të forta të cilat pamundësojnë ndërhyrjen me kapacitete nga toka.

Në rajonet tjera të Kosovës  situata është relativisht e stabilizuar falë angazhimit 24/7 nga  njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, kapacitetit dhe përkrahjes nga  FSK, PK, KFOR nga ajri, rojeve të pyjeve dhe parqeve nacionale, vullnetarëve dhe sektorit privat në më shumë se 473  vatra zjarri në gjithë territorin e vendit në 7 ditët e kaluara , dhe me mbi 600 intervenime në zjarre të intensitetit dhe përmasave të ndryshme fushore dhe malore. Aktualisht janë 9 vatra aktive ku përveç zonës së bjeshkëve të Rugovës, rrezik paraqitet edhe për komunën e Suharekës dhe Prizrenit me vatra të reja zjarri. 

Si pasojë e reagimit të njësive profesionale të zjarrfikës dhe shpëtimit (NJPZSH) është raportuar për disa lëndime trupore të zjarrfikësve por fatmirësisht jo me rrezik për jetë. Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kujdes të shtuar në periudha të ngritjeve të temperaturave, të shmangin ndezjen e zjarreve ( pa kontroll të rreptë ), dhe të raportojnë zjarret  sa më shpejtë në numrin unik emergjent- 112 pa pagesë. (DIELLI)

Filed Under: Kronike Tagged With: kosova, zjarret

2 GUSHTI NËPËR VITE OKUPIMI E LIRIE…

August 4, 2021 by s p

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/


PRISHTINË, 2 Gusht 2021/ Në lajmet që raportoja nga Prishtina në Tiranë, nga dita në ditë e nga ora në orë, nëpër vitet e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi të Kosovës, para 25 viteve, në  2 Gusht 1996, raportoja për kolonizimin serb të Kosovës…Para 23 viteve, në 2 Gusht 1998, derisa vazhdonin zhvillimet e luftës kundër okupimit serb, raportoja për shqiptarë të vrarë në Drenicë…Në Kosovën e pas luftës së përfunduar në Qershorin e vitit të lirisë 1999, pikërisht në 2 Gushtin e para 22 viteve, ndodhi edhe festa e kthimit të gjysëm milion nxënësve, studentëve e mësuesve shqiptarë në shkolla dhe universitet, prej nga ishin dëbuar në fillimin e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Në raportimin nga Kosova për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare në 2 Gusht 1999 theksoja se nxënësit dhe studentët shqiptarë kthehen përsëri në ndërtesat e tyre shkollore dhe se në ceremoninë në Universitetin e Prishtinës, në sheshin para Fakultetit Filologjik, u zhvillua një koncert festiv në prani të mijëra studentëve dhe qytetarëve, në një ditë kur rikthimi kishte ndodhur edhe në Telekom…Gazeta e rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha e që ishte pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga pushteti okupues serb të gazetës së vetme të përditshme shqipe në Kosovë Rilindja, në numrin e 3 Shtatorit 1991 në ballinë në kryetitull shkruante se “Pushteti serb pengoi fillimin e mësimit në shkollat shqipe në Kosovë”, ku theksonte: “Për nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë shumëkund dyert e shkollave ishin të mbyllura.-Në shkollat e mesme e fillore të Prishtinës e në shkolla të tjera të Kosovës, pos drejtorëve të dhunshëm e inspektorëve jolegjitimë, në mbikëqyrjen e situatës dhe në pengimin e mësimit u angazhuan edhe punëtorë të sigurimit shtetëror dhe milicia serbe”. “Serbia mbyll shkollat e shqiptarëve”, ishte një nga titujt tjerë të ballinës së gazetës “Bujku”, me mbititull “Federata Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut për Kosovën” e me nëntitull: “Në kuadrin e nënkomisionit të OKB-së kundër diskriminimit dhe për mbrojtjen e minoriteteve në Gjenevë, Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut u paraqit me një material të dokumentuar për format e ndryshme të diskriminimit që pushteti i Serbisë po i ushtron mbi shqiptarët”.Në numrin vijues gazeta shkruante: “U ndalua gazeta ‘Bujku’ e 3 shtatorit (viti 1991). U ndalua sepse shkroi se policia serbe nuk lejoi nxënësit shqiptarë të hyjnë në shkolla…”. Kështu flas – lexoj nga gazeta në një dokumentar para 28 viteve, kur në Kosovë, nga 24 Maji deri në  3 Qershor 1993, zhvillohej një grevë e madhe e urisë e gazetarëve dhe shkrimtarëve shqiptarë, në kërkim të lirisë dhe në mbrojtje të fjalës shqipe, Ndërmarrjes Rilindja, në kohë të stuhishme, të rënda të pushtimit e të dhunës së egër nga regjimi okupues serb në Kosovë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Gazeta Bujku

SHUHET LILI MADHI, NDER PIONIERET E VALLËZIMIT POPULLOR

August 3, 2021 by s p

Nga Skifter Këlliçi

Lili Madhi (Kelliçi)  është nga pionieret e historisë së vallëzimit popullor shqiptar. Në vitin 1945, në moshën 13 vjeçare Lili, zgjidhet nga  koreografi  njohur Panajot Kanaçi, (që atëherë i dhënë pas artit koregrafik), në grupin e kërcimtarëve, ku bënin pjesë edhe djem dhe vajza të tjera. Më 1950 është pjesëtare e grupit të valleve të  Filarmonisë  Shqiptare të sapokrijuar. Dhuntitë  akrobatike, të gërshetuara edhe me dhunti të kërcimit ritmik, i dhanë  mundësi Lilit të bëhej valltare  e njohur, krahas valltareve  të tjera veterane,  Kallajxhi, Radovcika, Terca, Sharofi, dhe më pas  Cingu,  Zekthi,  Çeliku,  Lubonja etj. Ajo u shqua edhe në interpretimin  e valleve  të tjera popullore shqiptare si dhe klasike, nga  operat e njohura të  kompozitorëve Glinka,  Dragomirski, List,  Haçaturian etj. Lili Madhi u shqua veçanërisht në interpretimin si  kërcimtare  soliste  të  “Valles së Tropojës”, ku  shpalosi para shikuesve forcën, bukurinë dhe magjinë e kërcimit tropjan, si dhe në “Vallzimin e shqipeve”, me partner valltarin e shquar Besim Zekthi, ku të dy së bashku,  nëpërmjet shëmbëlltyrës së shqiponjës, sollën në skenë shpirtin dhe krenarinë e trimit dhe trimreshës shqiptare në shekuj. Duke qenë që në krijimin e tij më 1957, valltare  e  Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore,  Lili Madhi (Këlliçi), ka marrë pjesë në shumë nga turnetë artistike që ky ansambël ka bërë në Bashkimin Sovjetik dhe vende të tjera të ish-Kampit Socialist, pastaj në Kinë, Mongoli, Vietnam, Korenë e  Veriut,  Egjipt, duke mbetur edhe sot në historinë e këtij ansambli si valltare shumë e talentuar.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ansambli i Kengeve dhe valleve, Lili Madhi, Skifter Kellici

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 117
  • 118
  • 119
  • 120
  • 121
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Racionaliteti erotik i pushtetit shqiptar
  • Hapet dega e 7-të e kursit të gjuhës shqipe në Lesvos të Greqisë
  • Besimi ndaj së mirës…
  • VATRA, NDERIM E RESPEKT PËR XHIM XHEMËN NË 84 VJETORIN E LINDJES
  • “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit”
  • Rasim Juniku, një jetë mes filatelisë dhe dashurisë për Kosovën
  • Shpirti arvanitas në Rilindjen Europiane për atdheun e humbur
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT