• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

150 fasoniste, 8 orë në këmbë Kuçovë-Berat, protestë për pagën e luftës

May 9, 2020 by dgreca

Nga Berati për Diellin – Sulo Gozhina /

KUÇOVË – 150 puntore të fasonerisë “Edjana”, Kuçovë kanë përshkuar 16 kilometra rrugë në këmbë për të protestuar për pagën e luftës në institucionin e Tatim-Taksave në Berat. Punëtorët kanë bër 16 km rrugë në këmbë vajtje – ardhje, duke nisur udhëtimin e tyre në orët e para të mëngjesit (05.00), nga Kuçova, për të kapur orarin zyrtar të institucionit tatim-taksave që ndodhet në Berat.Duke kaluar rrugë e mbi rrugë në asfalt e në rrugë dytësore edhe në grupe për të mos rënë në sy nga policia puntoret kanë mbritur rreth orës 8.30 minuta në hyrje të lagjes muzeale Mangalem, ku dhe janë ndaluar nga policia Berat me arsyen se kanë shkelur ligjin për grumbullime jashtë lejimit për arsye të Covid-19, si dhe orarin e daljes sepse ora shënonte 8:30 minuta dhe ato nuk kanë mundësin e kthimit në Kuçovë brenda fashës të lejuar. Ndërsa kanë ndaluar në mes të rrugëtimit të tyre punëtorët protestueset kanë pritur orarin për të vijuar drejt zyrave të tatim taksave.

Pas mbritjes në institucionin e tatimmeve, një përfaqësi e tyre janë pritur nga drejtori zëdhënsi i drejtorit Stavri Ceca, i cili i ka sqaruar me detaje se çfarë duhet të ndjekin si procedure, duke i drejtuar për zgjidhjen e këtij problemi në Zyrën e Punës në qytetit ku dhe banojnë. Elidona Kurti përfaqësuesja e punonjëseve tha për median e shkruar dhe atë vizive se fasoneria ku ato janë të punësuara prej 12 vjetësh më 9 mars kanë ndaluar punën edhe për arsye të mungesës të lëndës së pare, që u vjen nga Italia, por se edhe nga kjo diatë sipas tyre është ndalur edhe puna për arsye të covid-19. Ndaj ato kërkojnë për këtë arsye pagën e luftës, sipas saj shumë prej punëtoreve janë kryefamiljare dhe se kanë detyrime jo vetëm për rritjen e fëmijëve por shumica prej tyre kanë detyrime për pagesën e faturave të energjisë, ujit , si dhe shumica këstet e kredisë, pale shërbimit tek prindërit dhe mbajtjen me ushqime familjen e plot problem të tjera. Ndërsa punonjëset nga ana e tyre pohojnë se do të vijojnë protestën pasi kanë dy muaj pa paga dhe se të drejtën do ta kërkojnë e do të protestojnë me të gjitha format e lejuara deri në zgjidhjen e këtij problemi. Pasi deri tani askush nuk po interesohet për ne kemi apo s’kemi bukë për fëmijët tanë, kemi apo skanë, detyrime keto familje, një zot e di si do vej ky halli ynë, se qeverria deri tani asgjë nuk ka bërë për ne puntoret. Punonjëset janë rikthyer sërisht në këmbë për në qytetin ku dhe banojën në Kuçovë, ku një pjesë të rrugës janë shoqëruar edhe nga gazetarët e medias vizive dhe asaj të shkruar.

Filed Under: Kronike Tagged With: Sulo Gozhina

U Nda nga jeta arkitekti, piktori,shkrimtari Maks Velo

May 7, 2020 by dgreca

Është shuara në moshën 84-vjeçare arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo. Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në QSUT sepse vuante nga anemia.

Maks Velo ishte piktor, arkitekt, studiues dhe shkrimtar. Ai vuajti denimin në burgje gjatë regjimit komunist dhe një pjesë e krijimtarisë së tij i është dedikuar dimensionit të lirisë në diktaturë. Gjatë viteve të fundit mori pjesë gjerësisht në debatet për menaxhimin e hapësirës publike përmes artikujve publicistikë dhe aktiviteteve të tjera

Maks Velo lindi në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë.Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg per agjitacion e propagande.

Maks Velo është autor i një sërë veprash si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Betonizimi i demokracisë”, “Hetimi”, “Spaçi”, “Jeta ime në figura”, “Klubi Karavasta” “Përkthyesi”, “Jetë paralele”, etj. Si artist, ai krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër është i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.

Filed Under: Kronike Tagged With: maks velo, Vdekja

TRE TË VDEKUR NË BERAT, JO NGA COVID-19, POR NGA GAZI HELMUES

May 7, 2020 by dgreca

Donin të pastroni pusin e ujit, por u ndeshen me gaz helmus dhe humbën jetën xhaxhai e dy nipërit /

NGA BERATI PER DIELLIN-SULO GOZHINA/


BERAT – Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka ndodhur në mëngjesin e djeshme në fshatin Dushnik,  4 km në veri të qytetit të Beratit. Tre banorët e fisit Hoxha janë futur në pusin që kanë në oborrin para shtëpisë me qellimin që në fillim të nxjerin pompën nga thellësia mbi 8 ml. e më pas të pastron apo dhe të thellojn sado pak pusin që të siguronte ujë, te cilin banorët e këtij fshati e përdorin për ujë komunal apo dhe për të vaditur kopshtet e tokat për rreth tij. Ka qënë Kamber Hoxha 75 vjeç, ai që ka thirrur në ndihmë, nipin e tij Gentjan Goldashin 40 vjeç si dhe Neimin Hoxha djalin e vëllait për t’i ndihmuar. Por sapo kanë zbritur të tre përsonat janë përballur me një gaz helmues. Në këto rrethana më pas kanë qënë familjarët ata që kanë lajmruar policine e më pas kanë thirrur në ndihmë zjarr- fiksien si dhe ambulancat e spitalit rajonal të Beratit. Në vendin e ngjarjes ka mbritu policia, zjarrfiksit eqytetit si dhe ambulanca. Në vendin e ngjarjes ka mbrritur edhe prokurori i gatëshmë dhe grupi i ekspertve, mjeke etj.                                                                                                                         
Ngjarja : Burime pranë familjarve e të afermëve të viktimave thane për gazetën Dielli se të tre personat kanë hyrë në pus rreth orës 08.00, të mëngjesit të djeshëm dhe qellimi i tyre ka qënë të nxjerrin pompën nga pusi mbi 8 ml. i thell dhe më pas ta pastrojne e ndoshta ta thellojn që pusit t’i rikthehet uji të cilin banorët në këtij fshati e përdorin për ujë komunal apo dhe për të vaditur kopshtet e tokat që kanë rreth shtëpive. Por sapo kanë mbritur në fundin e pusit të tre, Xhaxhai e dy nipërit janë përballur me gazin metan të çliruar prej vitesh, pasi pusi qëndronte i mbyllur me kapak hermetik me qellim që të ishte i sigurët pasi në oborr luanin edhe fëmijë. Duket se mbyllja hermetike ka qënë fatale për të tre personal në fjalë, pasi sapo këta të fundit kanë mbritur në thellsin, fundin e posit, atje janë përballur me gazin metat të çliruar prej vitesh. Askush nuk e di se çfar ka ndoshur në fund të posit, por familjarët e tjerë që qendornin në grykën e pusit kanë parë se Xhaxhai  e dy nipat nuk po reagojnë, janë shqetësuar dhe kanë kërkuar ndihmën e komshinjëve dhe të afrmëve të tyre. Kanë qënë këta të fundit që kanë lajmruar policinë e më pas kjo e fundit ka lajmruar me radhë, repartin e Zjarrfiksve të qytetit e më pas edhe ambulancën, veprim që e kanë bërë edhe familajrët. Burime pranë familjes kanë pohuar për gazetën se disa nga familjarët e tyre kanë dashur të futen në punë për ndihmë, por i kanë ndaluar të tjer përsona. Në këtë tragjedi që ka shokuar jo vetëm banorët e fshatit Dushnik por edhe më gjerë , tre familjet e këtij fisi kanë hapur dyerët e mortit, ndërsa pjestare të tjere të fisit kanë shkuar në Spital për të marë pas përfundimit të hetimeve trupat e pa jetë të familjarve të tyre.                                           
 Policia: Sapo ka mbritur në vendin e ngjarjes ka bërë rrethimin e zonës dhe me mbritjen e zjarrfiksve ka filluar operacionin e shpëtimit. Me bombulat e gazit punonjsit e Zjarrfiksve janë future në thellsin e pusit për të nxjerre prej andej të tre përsonat. E ndërsa doli i pari personë që sipas banorve ishte Neimi 44 vjeç babaj i dy djemëve, njërin prej të cilëve në Universitet e tjetrin 9 vjeçarë, u dukë se lëvizte gjymtyrën dhe ishte në një kllapi të thell, e ndërsa gezoj shumicën e banorve që ishin mbledhur në vendit e ngjarjes edhe për të dhënë ndihmën e tyre, duket se mbetën në hidhëruar kur mësuan se betejën me vdekjen e kishte humbur rrugës për në spital, apo në mbritjen atje. Duket se zjarrfiksit për dy personat e tjer e kanë pasur më të vështir nxjerjen nga thellsia e pusit pasi nga vetë insikti për të shpëtuar nga vdekja tashëm e sigurët Xhaxha e nip janë rrutulluar dhe ngatërruan në pompen apo dhe zorrën e e pompës si dhe ndoshta me vegla të tjera. Kështu që personin e dytë Gentjanin 40 vjeç, e kanë nxjerr prej fundit të pusit për afërsisht 45 minuta më pas kanë nxjerre edhe Kamberin 75 vjeç, të dy të vdekur, por që dy ambulancat njëra pas tjetrës i kanë dërguar në urgjencën e Spitalit të Beratit.                                                                                                      
 Prokuroria : Ndonse është në hapat e parë të hetimit, në vendin e ngjarjes kanë mbritur grupi i ekspertve si dhe prokurori i gatëshmë të cilit kanë filluar hetimet për zbardhjen e komplet ngjarjes. Po të njëtjat burime thanë për median e shkruar dhe atë vizive se grupi hetimor ka marë nën hetim deri në zbardhjen e komplet ngjarjes edhe familajrët si dhe të afrëm të tre viktimave që janë ndodhur për momentin pranë posit ku dhe ndodhi tragjedija, ndonse tashëm ngjarja është e zbardhur nga ana figurative, por detaje të tjera të pa zbardhura që çuan në humbjen e jetës të tre personave përbëjën për prokurorin dhe grupin e ekspertve ende probleme. Ndaj grupi i ekspertve vazhdon të hetoj për ngjarjen edhe në ditët në vijim. 

Hasan Hametaj Drejtori i Policisë Vendor Berat drejtuesi, Komisar, në një prononcim për median e shkruar dhe atë vizive tha për gazetën se: Si dhe jeni present në vendin e ngjarjes, tashëm janë tre persona të pa jetë, kjo edhe nga padituria që kanë hyre në një pus që ka shumë pa u hapur kapaku si dhe e shihni me kapak hekuri, pra i mbyllur thuajse hermetikisht. Ne si polici bëmë të gjitha përpjekjet por rasti i shte fatal për të tre përsonat. Por në si polici do të ndjekim të gjithë procedurat ligjore, edhe nesër në cermonit e varrimit do të jemi present që të ndjekim rregullat e këshillat mjeksor për të mbrojtur banorët nga covid-19. Po keshtu punonjsit tane janë të gatëshm për të ndihmuar edhe grupin e ekspertve për hetime të më tjeshme, kjo në bashkpunim edhe me prokurorin e rrethit për këtë ngjarje fatale ku humbën jetën tre persona.  


Filed Under: Kronike Tagged With: 3 te vdekur, Sulo Gozhina

21-VJETORI I MASAKRËS SË STUDIMES

May 2, 2020 by dgreca

-Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në 21- vjetorin e Masakrës së Studimes/

Vushtrri, 2 Maj 2020-Gazeta DIELLI/

Sot në mëngjes Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Studime të Vushtrrisë.

Homazhet u bënë në nderim të 21- vjetorit të Masakrës së Studimes ku humbën jetën 116 persona. Shumica e qytetarëve të Vushtrrisë dhe të fshatrave në rrethinë ishin larguar me forcë nga shtëpitë e tyre prej forcave serbe në fund të Marsit dhe fillimit të Prillit 1999, përderisa disa prej tyre ishin në gjendje të rrinin deri më 2 Maj. Më 2 Maj 1999 policia Serbe dhe forcat paramilitare kishin nxjerrë me forcë nga konvoi qytetarët, u kishin kërkuar para dhe më pas i kishin vrarë 116 persona në vend. Krejt kjo kishte ndodhur brenda 2 orësh. Sot, 21 vjet pas, akoma askush nuk ka marrë përgjegjësi dhe askush nuk ka kërkuar falje për këtë masakër.  Është koha e fundit që kriminelët të paguajnë për të bëmat e tyre.

****

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka përkujtuar 21-vjetorin e Masakrës në Studime ku u vranë 116 civilë shqiptarë/21 vjet më parë në Studime të Vushtrrisë nga forcat serbe u vranë 116 shqiptarë.Brenda dy orësh, teksa po dëboheshin me dhunë për në Shqipëri nga forcat paramilitare serbe, u vranë mizorisht 116 civilë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra, burra e pleq. Kjo tregon qartazi përpjekjet e regjimit të asaj kohe për spastrim etnik dhe gjenocid ndaj shqiptarëve.Në këtë ditë, bashkëndjejë me familjet e tyre në këtë përvjetor dhe ua rikujtoj se misioni ynë i vazhdueshëm do të jetë që kryesit e veprës të marrin dënimin e merituar.Sot, shkaku i pandemisë Covid-19, familjet nuk do të mund të jenë te varrezat e të familjarëve të tyre për t`i kujtuar, por do t`i kujtojmë bashkërisht në secilën familje, sepse ata janë edhe familjarë tanë që dhanë jetën për shtetin dhe lirinë tonë!Përveç se do t`i rikujtojmë për çdo 2 maj, do ta përsërisim se nuk ka paqe të qëndrueshme pa zbardhjen e të gjitha krimeve të luftës të bëra nga Serbia.Ndaj, çfarëdo procesi negociatash nuk ka kuptim nëse drejtësia nuk shkon në vend.Për krimet ndaj shqiptarëve nuk duhet të ketë aministi. Duhet të ketë vetëm një epilog. E ky epilog është dënimi i atyre që i kryen këto krime!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për 116 civilët e vrarë të Studimes!

Filed Under: Kronike Tagged With: Vjosa Osmani

Kosova, zhvillime drejt një qeverie të re…

April 30, 2020 by dgreca

-Presidenti Thaçi dekreton Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e re të Kosovës/

-Lëvizjes Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kërkoi masë të përkohshme/
-Lidhja Demokratike e Kosovës kërkonr seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të shtunën e 2 Majit/

-Në 25 Mars 2020, Kuvendi i Kosovës votoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës të kryeministrit Albin Kurti/
PRISHTINË, 30 Prill 2020-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekretuar të propozuarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotin, si kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Presidenti Thaçi pas konsultimeve me partitë parlamentare gjatë javës së kaluar, ku shumica absolute e tyre u shprehën për shmangien e zgjedhjeve dhe krijimin e Qeverisë së re, sipas rezultateve të zgjedhjeve së 6 tetorit, ka marrë konfirmimin zyrtar të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, se kjo parti ka shumicën e votave në Kuvendin e Republikës së Kosovës për ta formuar Qeverinë e re. 
“Sot kam marrë një letër nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa, përmes së cilës ai konfirmon që i plotëson të gjitha kriteret mbizotëruese për krijimin e Qeverisë së re, duke përfshirë edhe atë të sigurimit të shumicës parlamentare për Qeverinë e re. Në përputhje me këtë letër, sapo kam dekretuar z. Avdullah Hoti si të nominuar për kryeministër të ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.
I pari i vendit theksoi se në ditët në vijim një Qeveri e re mund të votohet sërish në Kuvendin e Kosovës, në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me rendin demokratik të vendit, duke marrë një legjitimitet të qartë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Presidenti Thaçi u shpreh i bindur se në politikën kosovare do të mbizotërojë arsyeja, maturia dhe pjekuria politike, duke shtuar se askush nuk duhet të pretendojë që me metoda të tjera jodemokratike mund ta marrë ose ta mbajë pushtetin.
“Të gjithë ne, si zyrtarë dhe si politikanë të Kosovës, duhet t’i respektojmë këto procedura. Duhet të pajtohemi me faktin që pushteti fitohet dhe humbet në respektim të plotë të Kushtetutës së Kosovës dhe të rendit demokratik”, ka përfunduar presidenti Thaçi.
Menjëherë pas këtij zhvillimi nga Partia e Kryeministrit në detyrë Albin Kurti u njoftua: 
“Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit që qartazi shkel kushtetutën për t’i bërë të bindurit e tij qeveri të ardhshme. Ne nuk do të ndalemi së mbrojtur kushtetutën dhe kushtetutshmërinë, demokracinë dhe Republikën e Kosovës.”
Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje bënë të ditur se Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i kanë bërë kërkesë për masë të përkohshme dhe u kanë bërë thirrje deputetëve që të mos marrin asnjë veprim pa ndonjë vendim të Kushtetueses.
Po në orët e fundit u njoftua se Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend kërkesën me 61 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme për të shtunën e 2 Majit, në ora 13:00, ku pikë e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e Qeverisë së re Kosovës. 
Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë dhe Qeveria e re mund të zgjedhet me votat e së paku një më shumë se gjysma e depuetëve.

Në 25 Mars 2020, Kuvendi i Kosovës pas shumë debateve e replikave në seancën plenare, më shumë se një orë para mesnate, votoi me 82 vota pro, 32 kundër e 1 abstenim mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës të kryeministrit Albin Kurti. Mocioni ishte kërkesë me nënshkrimet e 44 deputetëve, propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës – partner i koalicionit qeverisës.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës pasditen e 3 Shkurt 2020 u votua me 66 vota pro e 10 abstenime Qeveria e Republikës së Kosovës e kryeministrit Albin Kurti – liderit të Lëvizjes Vetëvendosje në bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, derisa opozita kishte braktisur sallën.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Qeveria e re

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 140
  • 141
  • 142
  • 143
  • 144
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT