• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vëllezërve Bytyçi Medalja Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

February 28, 2019 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj: Heronjtë e Kosovës, Ylli, Mehmeti dhe Agroni braktisën jetën e ndërtuar në ShBA, duke u bërë pjësë e Batalionit “Atlantiku”, për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut

1 a b Bytyci Ramo

PRISHTINË, 27 Shkurt 2019-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i  Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot në Prishtinë Ilir Bytyçin, vëllanë e heronjve Yll, Agron e Mehmet Bytyçi, pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku” të vrarë gjatë luftës në Kosovë, nga forcat serbe.

“Në thelb të sakrificës së vëllezërve Bytyçi, të vrarë nga forcat serbe, qëndron dimensioni i vërtetë i luftës për Kosovën. Heronjtë e Kosovës, Ylli, Mehmeti dhe Agroni braktisën jetën e ndërtuar në ShBA, duke u bërë pjësë e Batalionit “Atlantiku”, për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut. Familja Bytyçi e ka përkrahjen e parezervë të Qeverisë dhe shtetit të Kosovës në betejën e dytë për ta çuar drejtësinë në vend për krimin e dëshmuar dhe vrasësit ta marrin dënimin e merituar. Ilirit, duke i shprehur konsideratat më të larta për kontributin e çmuar të vëllezërve të tij për liri, i dhurova Medaljen Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, u shpreh me këtë rast Kryeministri Haradinaj./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Haradinaj, Medalja “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Vëllezërve Bytyçi

Ambasada Amerikane ne Prishtine: “Dialogu duhet kthyer në binarë!”

February 28, 2019 by dgreca

1 amb Press_Logo

DEKLARATË NGA AMBASADA E SHBA-ve NË PRISHTINË/

PRISHTINË, 28 Shkurt 2019-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Korrespondenti i gazetes “Dielli” ne Prishtine mori nga Ambasada e SHBA në Prishtinë mbrëmjen e sotme këtë deklaratë:Zëvendësdrejtori i Lartë për Evropë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) John Erath, dhe Drejtori i NSC-së për Çështje Evropiane, Brad Berkley, u takuan dje me Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj, pas vizitës në Beograd dhe takimeve me udhëheqësit e qeverisë së Serbisë. Mysafirët erdhën për të përforcuar porosinë e Presidentit Trump “për të zënë këtë moment unik … dhe për t’u përmbajtur nga veprimet që do ta bënin arritjen e një marrëveshjeje më të vështirë”. Në të dyja kryeqytetet ata theksuan shqetësimin e Shtëpisë së Bardhë se Dialogu duhet kthyer në binarë, dhe se të dyja palët duhet të ndërprejnë veprimet provokuese dhe të ndërmarrin hapa konstruktivë për tu kthyer në tryezën negociuese. Mysafirët përsëritën mesazhin e tyre nga letra ndërinstitucionale e 11 shkurtit se taksat në prodhimet e Serbisë dhe Bosnies janë pengesë në rrugën drejtë progresit, e minojnë partneritetin tonë, dhe duhet të pezullohen në mënyrë që Dialogu me Serbinë të lëvizë përpara. Ata theksuan urgjencën që Kosova të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, dhe rreshtimin SHBA-Kosovë për këtë interes të përbashkët strategjik.

 

28 February 2019

STATEMENT FROM U.S. EMBASSY PRISTINA

 

National Security Council (NSC) Deputy Senior Director for Europe John Erath and NSC Director for European Affairs Brad Berkley met yesterday with President Thaci and Prime Minister Haradinaj, following their visit to Belgrade and meetings with Serbian government leaders.  The visitors came to reinforce President Trump’s message “to seize this unique moment…and refrain from actions that would make an agreement more difficult to achieve.”  They stressed in both capitals the White House’s concern the Dialogue must get back on track, and both parties must cease provocative actions and take constructive steps to return to the negotiating table.   The visitors reiterated their message of a joint interagency letter February 11 that the tariffs on Serbian and Bosnian products are an impediment towards progress, undermine our partnership, and must be suspended to move the Dialogue with Serbia forward.  They emphasized the urgency of Kosovo reaching a comprehensive normalization agreement with Serbia and U.S.-Kosovo alignment on this shared strategic interest.

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Ambasada amerikane, deklarate, dialogu, Prishtine

Përfaqësues të lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA në Kosovë

February 27, 2019 by dgreca

Presidenti Thaçi: Me çdo kusht do t’i ruajmë marrëdhëniet me SHBA-në/

-Komunikata nga Presidenca e Kosovës për takimin me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës/

1 ashim siguri

-Presidenti Thaçi i ka siguruar zyrtarët e lartë amerikanë se me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë, Republika e Kosovës nuk do t’i rrezikojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe miqësinë me SHBA-në/

 PRISHTINË, 27 Shkurt 2019-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot kanë zhvilluar një takim me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath, si dhe me drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley.Komunikata e dërguar në mbrëmje nga Presidenca bën të ditur se, presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj me zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë, John Erath dhe Brad Berkley, kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për situatën politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Zyrtarët e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, John Erath dhe Brad Berkley, kanë ripërsëritur qëndrimin e qartë të administratës amerikane që taksa duhet të suspendohet me qëllim që të vazhdojë dialogu dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Presidenti Thaçi i ka siguruar zyrtarët e lartë amerikanë se me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë, Republika e Kosovës nuk do t’i rrezikojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe miqësinë me SHBA-në.“Institucionet shtetërore duhet të ndërmarrin sa më shpejt veprime konkrete në përputhje më këshillat miqësore të SHBA-së. Këto vendime duhet të jenë në funksion të ruajtjes dhe forcimit të bashkëpunimit strategjik me SHBA-në dhe me përkushtimin tonë shtetëror për dialog dhe marrëveshje paqësore”, ka thënë presidenti Thaçi./b.j/

-“Kosova është e gatshme për marrëveshje ligjërisht obliguese që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe Kosovën e 17 Shkurtit 2008. Poashtu, është e gatshme për marrjen e të drejtave dhe detyrimeve të anëtarësimit në NATO, Kombet e Bashkuara, BE dhe organizatat tjera ndërkombëtare dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha në takim kryeministri Haradinaj/

1 Keshilli i sigurise

PRISHTINË, 27 Shkurt 2019- Gazeta DIELLI/ Në Prishtinë, në Presidencën e Republikës së Kosovës,  sot pasdite përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley, janë takuar së bashku me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Komunikata për media e dërguar mbrëmjen e sotme nga Qeveria thekson se, kryeministri Haradinaj në takim ka theksuar se Republika e Kosovës është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshme për të forcuar demokracinë dhe institucionet e saj.
“Kosova është e gatshme për marrëveshje ligjërisht obliguese që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe Kosovën e 17 Shkurtit 2008. Poashtu, është e gatshme për marrjen e të drejtave dhe detyrimeve të anëtarësimit në NATO, Kombet e Bashkuara, BE dhe organizatat tjera ndërkombëtare dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha kryeministri Haradinaj.
Më tej, kryeministri Haradinaj ka thënë se Kosova është e vendosur për tregti të lirë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshja gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese do të përfshijë edhe rregullimin e kapitullit të tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, kryeministri Haradinaj në takim me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley, ka theksuar se Kosova mbështetet në vlerat e një shoqërie shumetnike, të bazuar në të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët dhe komunitetet e saj, duke vlerësuar se Kosova i mbetet besnik miqësisë së përhershme dhe bashkërendimit të politikave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Keshilli Kombetar i Sigurise SHBA, ne Kosove

20 SHKURT 1946: TEK LUMI LANA

February 20, 2019 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

 TIRANË- 20 SHKURT 1946, ORA 5.00 TEK BREGU I LUMIT LANA…/

1 Lana

Tregonte një polic shoqnues i Grupit Rregjentave Shqiptar, per diten e pushkatimit të1 Anton_Harapi

AT ANTON HARAPIT O.F.M., brij lumit Lana: “Binte shi. Disa gropa ishin kthye në brraka ujë… Frati hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herë – herë kindët e zhgunit, për të mos iu stërpikur nga baltat… Njëri nga ekzekutuesit e shikoi me vrejtje dhe i tha:

Mos ki dert, o prift, se tek balta ke për të përfunduar!..Frati vazhdoi rrugën dhe ia këthei:

“Atje tek po shkoj, due të shkoj i panjolla, ashtu siç kam kenë tanë jeten time!”…

Shkoi pranë gropës, dhe pa frikë tha: “I bekoi vrasësit e i fali për aktin që do të kryejnë!”.

Breshnia e plumave i rrëxoi në gropen paemen: Maliq Bushati, Lef Nosi e At Antonin.

DOSJA 1086Arkivi i Min. Mbrendshme Tiranë (1998 nga FR.)At Antoni u arrestue në Dukagjin i tradhtuem me 5 qershor 1945. Mbas shtatë muejsh Gjyqi u hap në Kino “Kosova” në Tiranë, me 1 Shkurt 1946. Kryetar major Hirakli Bozo, antarë Tonin Jakova (major) e Gjon Banushi. Sekretar Thoma Rino. Me daten 14 shkurt 1946 u dha vendimi me PUSHKATIM. Gjykata e Naltë  aprovoi  Vendimin me pushkatim me daten 19 Shkurt 1946. Vendimi u zbatue me 20 SHKURT 1946…Në Tiranë… Brij lumit Lana…

Vrasësi Enver Hoxha njoftoi menjëherë shokun Tito nepërmjet ambasatorit jugosllav:

“Kallxon nji zojë, e cila aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim personal të Sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si njiditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasatorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i vjetër pan-serbian, i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni ende gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë”, duhet – vazhdoi ai “ si mbas porosisë që kam prej qeverisë seme, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” (At Daniel Gjeçaj “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare” fq. 36.).

Në fjalen e fundit At Antoni tha: “Jam përpjekë me ba mirë e me pështue ndonji jetë prej egersinave. Por mekenëse ishin bisha t’egra, nuk kam mujtë me i zbutë, por prap, me mundin tem kam pështue mjaft…” (Dosja 1086, Fjala e At A. Harapit 19 Shkurt 1946).

 – E kush ta dijti o At Anton, as Ty e as Vllazenve Tuej ?! As atëherë, as sot !..

Filed Under: Kronike Tagged With: 20 Shkurt 1946, Fritz radovani, Lumi Lana

Thaci takon Kosnett: KOSOVA ME AMERIKËN, MIQËSIA E PËRHERSHME

February 13, 2019 by dgreca

-Presidenti Thaçi priti në takim ambasadorin e SHBA-së, Philip S. Kosnett/

1 Amb Amer Thaci

PRISHTINË, 13 Shkurt 2018- Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadori i SHBA-së, Philip S. Kosnett, në takimin e sotëm të rregullt javor kanë biseduar për tema të ndryshme të interesit të përbashkët.

Presidenti Thaçi ka theksuar se miqësia me SHBA-në është e përhershme dhe thelbësore për realizimin e qëllimeve tona strategjike për integrim në strukturat euroatlantike.

“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë vlera, parime dhe synime të përbashkëta. Në këtë rast, synimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë paqe e stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon, si parakusht për zhvillim e prosperitet të vendit tonë. Çelës për paqen është arritja e një marrëveshjeje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi dhe ambasadori Kosnett u pajtuan që vitale është të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe t’i hapet rrugë marrëveshjes paqësore.“Partneriteti dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetësor për Kosovën. Kosova ka arritur kaq larg falë përkrahjes së gjithanshme të Shteteve të Bashkuara”, ka theksuar presidenti Thaçi./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: takim me Kosnett, Thaci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 159
  • 160
  • 161
  • 162
  • 163
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT