• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Veseli e Meta bëjnë thirrje për unitet politik për dialogun me Serbinë

September 12, 2018 by dgreca

1 Meta Veseli okKryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është pritur në Tiranë nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, të cilin e ka informiar për zhvillimet politike në vend dhe për fazën finale të dialogut me Serbinë.

1 Veseli metaKryeparlamentari Veseli ka theksuar qëndrimin e Republikës së Kosovës se në fazën inale të dialogut Kosova synon njohjen e pavarësisë nga Serbia dhe hapjen e rrugës për anëtarësim në OKB, NATO, BE dhe organizatat tjera ndërkombëtare.Veseli theksoi se në këtë proces Institucionet e Kosovës duhet të jenë të unifikuara dhe të ketë konsensus të gjerë nga forcat politike parlamentare.Ai tha se integriteti dhe sovraniti i Kosovës janë të pacenuar dhe të panegociueshme.Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Dardan Gashi, të cilët po ashtu theksuan nevojën e arritjes së konsensusit të brenshëm për fazën finale të dialogut. Presidenti shqiptar Ilir Meta tha se Shqipëria po ndjek nga afër këtë proces dhe do të jetë e gatshme ta ndihmojë Kosovën në të gjitha fazat.Ai theksoi se në procesin e dialogut, shteti i Kosovës duhet të ketë konsensus të gjerë politik dhe me këtë rast tha se edhe partitë opozitare duhet të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të gjithë së bashku të ndërtojnë platformë shtetërore dhe ekip për dialogun.

Filed Under: Kronike Tagged With: Dialogu me Serbine, Kryeparlamentari Veseli, Presidenti Meta

NJOFTIM

September 7, 2018 by dgreca

NË TIRANË DO TË PROMOVOHET “DEMOKRACIA NUK PRET”-1-2-3 I FRNAK SHKRELIT/1 Fran 3 vell

Ditën e martë, 11 Shtator, Ora 11.00 paradite në Hotel Rogner, Salla Antigonea, Tirane, organizohet promovimi i vëllimeve 1-2-3 të gazetarit Frank Shkreli, ish drejtor i Divizionit të Euro-Azsë në Zërin e Amerikës.

Të interesuarit mund të bëhen pjesë e veprimtarisë.

Filed Under: Kronike Tagged With: "DEMOKRACIA NUK PRET", villimi 1-2-3

KOSOVË-KUVENDI ASNJËRËN SEANCË…

September 6, 2018 by dgreca

-Kuvendi i Kosovës dy seanca të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë, as maxhoranca as opozita nuk e kanë kuorumin\-Seanca e kërkuar nga qeveria pas nisjes shtyrje pas shtyrjes në dy ditët e kaluara dhe s’dihet kur do vijojë, seanca e kërkuar nga opozita mbrëmë pa kuorum e u paralajmërua për sot në orën 10:00, po nuk filloi përsëri pa kuorum/

1 Kuvendi 4 shtator

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

1 Kuvend OpozPRISHTINË, 6 Shtator 2018/ Në Kuvendin e Kosovës as maxhoranca as opozita nuk i kanë numrat për kuorum në dy seancat e jashtëzakonshme të ftuara lidhur me dialogun me Serbinë, njëra me kërkesë të qeverisë e tjetra me kërkesë të opozitës. Maxhoranca dhe opozita bojkotojnë njëra-tjetrën, ndërsa deputetët e Listës Serbe i bojkotojnë të dyjat.

Pas fillimit paraditën e të martës, pushimit të dhënë për 15 minuta e që zgjati me orë dhe tre shtyrjeve të vijimit, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për shqyrtimin e Propozim-vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, e planifikuar të vazhdojë të mërkurën në orën 14:00, nuk është mbajtur, në mungesë të kuorumit edhe pas pritjes së gjatë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli paralajmëroi se seanca do të vazhdojë në momentin kur do të ketë numër të mjaftueshëm të deputetëve.

Pas kësaj, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e  paralajmëruar për të mërkurën në orën 19:30, për debatuar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, po ashtu, për shkak të mungesës së kuorumit, nuk është mbajtur. Kjo seancë e ftuar me nënshkrimet e 51 deputetëve të opozitës është shtyrë të mbahet  këtë të enjte në orën 10:00, nëse do jenë të pranishëm së paku 61 deputetë të Kuvendit 120 anëtarësh, ndërsa në mbrëmjen e të mërkurës ishin 58. As sot nuk kishte kuorum dhe nuk filloi në orën e paraparë, pasi pas 40 minuta pritje kryeparlamentari Kadri Veseli konstatoi se në sallë ishin vetëm  57 deputetë, duke përfshirë edhe atë. Në këtë situatë ai nuk filloi seancën dhe ftoi mbledhje të përbashkët të Kryesisë me shefat e gupeve parlamentare për sot në orën 14:00.

Kuvendi i Kosovës nisi sesionin vjeshtor pasi ishin ftuar dy seanca të jashtëzakonshme për t’u mbajtur brenda ditës së martë të 4 shtatorit, ku rikthehet debati për dialogun Prishtinë-Beograd në Bruksel, me të cilin u përmbyll sesioni vjeshtor me një seancë të papërfunduar në 30 korrik.

Gjatë ditës së hënë të kësaj jave, seancat e jashtëzakonshme për ditën e martë u ftuan në dy mbledhje të  Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, njëra e mbajtur pasdite pas një kërkese javën e kaluar nga opozita e tjetra në mbrëmje pas kërkesës së qeverisë  që u mbledh pasdite.

Jo sipas renditjes së kërkesave, fillimisht u ftua nga ora 9:00 të mbahet seanca e jashtëzakonshme me të vetmen pikë në axhëndë: “Shqyrtimi i Propozim-vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Ndërsa, për në orën 10:00, ishte ftuar seanca e jashtëzakonshme poashtu me vetëm një pikë në axhendë: “Debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korrigjim të kufijve’ në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

 Në 29 gusht 2018 Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e mbështetur edhe nga dy partitë tjera opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, dorëzoi kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, siç theksoi, për të shprehur qëndrimin institucional kundër cenimit të territorit të Republikës së Kosovës.

 “Në këtë seancë do të propozohet për miratim rezoluta me vetëm një pikë, ku konfirmohet se territori i Kosovës është një dhe i pa ndashëm dhe se askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës. Pazare me shtetin e Kosovës nuk mund të bëjë askush”, ka theksuar opozita duke paralajmëruar që të hënën e javës së klauar “seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit para datës 7 shtator 2018”.

Qeveria e  Kosovës, në mbledhjen e pasditës së 3 shtatorit ka emëruar ekipin negociator në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Në këtë dialog, qeveria e Republikës së Kosovës do të përfaqësohet me këtë ekip negociator:  Zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate – kryesues,   Enver Hoxhaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës – zëvendëskryesues, Behxhet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re – anëtar,   Dardan Gashi (nuk përfaqëson ndonjë parti) – anëtar, si dhe dy anëtarë të tjerë- ministri i Administratës Publike  Mahir Yagcilar, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, dhe  Avni Arifi – shef i kabinetit të kryeministrit, i cili  në mbledhjen e qeverisë në 12 janar 2018 u emërua shef i delegacionit kosovar në bisedimet teknike Kosovë-Serbi  në Bruksel.

Qeveria e  Kosovës në komunikatën nga mbledhja për emërimin e ekipit negociator theksonte edhe se, po ashtu në këtë ekip rezervohen vendet për përfaqësuesit e opozitës: Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Socialdemokrate, si dhe për ekspertë nga shoqëria civile.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vlerësuar se ky është një ekip përfaqësues politik i koalicionit qeverisës, por edhe një ekip që do të prezantojë përgjegjësitë qeveritare.

Ai paralajmëroi se, ky vendim i qeverisë do të dërgohet në Kuvendin e Republikën e Kosovës për aprovim. Në lidhje me këtë kryeministri tha se do të kërkojë nga Kuvendi një seancë urgjente për diskutimin dhe aprovimin e ekipit dhe platformës së negociatave të Kosovës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në 30 korrik 2018 Kuvendi i Kosovës njoftoi mbylljen e sesionit pranveror pa përfunduar seancën plenare të debatit parlamentar për dialogun me Serbinë, ndërkohë që kishte edhe një propozim rezolute të paharmonizuar mes grupeve parlamentare, rreth së cilës kishte pikëpamje të ndryshme dhe replika.

Propozuesi, që është një nga partitë opozitare – PSD,  shprehu gatishmëri për takim me grupet parlamentare që ta diskutojnë dhe ta plotësojnë propozimrezolutën para se ajo të hidhet në votim në fillimin e sesionit vjeshtor.

Në dialogun Kosovë-Serbi në Beuksel një takim tjetër i nivelit të lartë presidencial është paralajmëruar për të premtën e kësaj jave – 7 shtator.

Filed Under: Kronike Tagged With: asnje seance, Behlul Jashari, Kuvendi

Mbështetja e rëndësishme e Vatikanit Kosovës

September 4, 2018 by dgreca

-Presidenti Thaçi priti në takim lamtumirës Nuncin Apostolik për Kosovë, Monsignor Juliusz Janusz/1 Thaçi Nunsi Apost

PRISHTINË, 4 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim lamtumirës, Nuncin Apostolik për Kosovë, Monsignor Juliusz Janusz, i shoqëruar nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe famullitari i Prishtinës, Don Fatmir Koliqi.

Presidenti Thaçi ka falënderuar nuncin Janusz për angazhimin e sinqertë për shtetin dhe popullin e Kosovës.Nga ana tjetër, Nunci Apostolik, Monsignor Juliusz Janusz është shprehur i kënaqur që marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë po thellohen çdo ditë e më shumë.Në fund presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është një shoqëri tolerante, e bashkëjetesës mes feve dhe e orientuar kah vlerat perëndimore.1 Nunsi Apostolik

 Kryeministri Haradinaj: Mbështetja e Vatikanit e rëndësishme në proceset zhvillimore dhe integruese të Kosovës/

PRISHTINË, 4 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim delegatin apostolik për Kosovën, ShT Monsinjor Juliusz Janusz.Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar delegatin apostolik për të arriturat e Republikës së Kosovës në të gjitha fushat, prioritet e Qeverisë, fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, si dhe për zhvillimin ekonomik.Kryeministri Haradinaj falënderoi përfaqësuesit e Vatikanit për takimin me Papa Françeskun gjatë vizitës në maj të këtij viti, duke e konsideruar si një prej vizitave më të rëndësishme gjatë mandatit të tij si kryeministër i vendit.“Kosova është e bekuar që përgjatë shekujve ka pasur harmoni dhe tolerancë fetare ndërmjet komuniteteve dhe besimeve të ndryshme, të cilën po e kultivon edhe në ditët e sotme”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar mbështetjen e Vatikanit për të gjitha proceset zhvillimore dhe integruese të Republikës së Kosovës.
Kryeministri Haradinaj tha se populli shqiptar i Kosovës ka dhënë figura të shquara të cilat i dhanë botës shumë nga vetja me humanizmin dhe veprat e tyre të jashtëzakonshme në shërbim të njerëzimit.
Kryeministri Haradinaj, e ka njoftuar delegatin apostolik për angazhimin e Qeverisë për anëtarësim në NATO, Bashkimin Evropian dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
I deleguari i Vatikanit, i dhuroi Kryeministrit Haradinaj medalonin e Papa John Palit II dhe i përcolli letrën e Kardinalit Pietro Parolin, përmes së cilës, Kardinali Parolin i shprehë falënderim Kryeministrit Haradinaj për letrën drejtuar Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, njëherit shprehë edhe gatishmërinë për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dyja vendeve.
“I deleguari i Vatikanit për Kosovën vjen me lajme të mira për vendin tonë. Sekretari i shtetit, Shkëlqesia e Tij, Parolin, i është përgjigjur një letre dërguar Atit të Shenjtë, përmes së cilës shprehu gatishmërinë që dialogu ynë të vazhdojë në të ardhmen, duke rezultuar me fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Jam i bindur se kjo është shenjë e mirë dhe ne si Kosovë jemi të bekuar që kemi uratën dhe lutjet e Atit të Shenjtë për tërë popullin e vendit tonë”, tha kryeministri Haradinaj, pas takimit me delegatin apostolik për Kosovën, ShT Monsinjor Juliusz Janusz.
Delegati apostolik për Kosovën, Monsinjor Juliusz Janusz, vlerësoi të arriturat në Kosovë përgjatë këtyre viteve sa ka qenë në shërbim për ta mbuluar Kosovën dhe vlerësoi përkushtimin e popullit të Kosovës dhe institucioneve për të përmirësuar jetën në Kosovë. Ai theksoi përkushtimin e  Selisë së Shenjtë për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën edhe në të ardhmen.
Kryeministri Haradinaj me këtë rast, e ka nderuar Monsinjor Juliusz Janusz për rolin dhe kontributin e tij dhënë Kosovës, me medaljen e Skënderbeut.
Në takim me kryeministrin Haradinaj, delegati apostolik për Kosovën, ShT Monsinjor Juliusz Janusz, shoqërohej nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji./b.j/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, I derguari Apostolik, kosova, Vatikani

Kosova-Deklasifikimi i bisedave Clinton-Yeltsin

September 1, 2018 by dgreca

Deklasifikimi i bisedave Clinton-Yeltsin: Kosova, tema që ndau më së shumti dy presidentët/1 Klinton YeltsinNë një seri bisedash të gjata telefonike dhe direkte, Presidenti amerikan Bill Clinton dhe ai rus Boris Yeltsin, kanë diskutuar shumë shpesh për Kosovën në vitet 1998-99.

Dy dekada më vonë janë publikuar të gjitha bisedat e dy ish-burrështetasve që prej vitit 1996 e deri në fund të vitit 1999, raporton KTV.

Kosova për herë të parë mes dy liderëve përmendet në fillim të prillit 1998, vetëm një muaj pas nisjes së luftës.

Pasi që Yelstini i thotë Clintonit se çështjen e Kosovës duhet zgjidhur nëpërmjet Grupit të Kontaktit, Clintoni i thotë se druan që konflikti do të marrë përmasat e Bosnjës.

Në këtë fillim, Clintoni i thoshte Yeltsinit se qëllimi imediat duhet të jetë që Kosova të mbetet nën Jugosllavi me një nivel autonomie.

Yeltsini i thotë Clintonit se po punon me Millosheviqin, të cilin e quan shumë kokëfortë, por me të cilin mund të arrihen marrëveshje.

Presidenti rus tha se do të angazhohej ta bindë Millosheviqin ta ndalë dhunën ndaj shqiptarëve

Clintoni citohet t’i ketë thënë disa herë Yeltsinit se Millosheviqi është shumë i vogël dhe i parëndësishëm për të ndërhyrë në marrëdhëniet e mira ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë, në atë kohë.

Në gusht 1998, Clintoni sërish i përsëriste Yeltsinit se nuk do të lejonte një Bosnje të dytë, dhe ai nuk do të lejonte vazhdimin e krimeve kundër shqiptarëve.

Marrëdhëniet ishin vështirësuar kur NATO-ja kishte nisur fushatën e bombardimeve, me Yeltsinin që kërkonte vazhdimisht ndërprerjen e tyre.

Presidenti rus i tregonte atij amerikan se kishte batalione ruse të ushtrisë të cilat ishin të gatshme të niseshin për në Jugosllavi për ta ndihmuar Millosheviqin në luftën kundër NATO-s.

Por, kushdo që e ngriste këtë mundësi, përjashtohej menjëherë nga ushtria nga ana e Yeltsinit.

Clintoni ia kishte shpjeguar disa herë Yeltsinit se për t’i ndërprerë bombardimet, duhet që i gjithë arsenali serb me ushtarë, paramilitarë e policë të tërhiqen nga Kosova.

Kjo në mënyrë që rreth 1 milion refugjatë shqiptarë të Kosovës të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Ai i shpjegonte Yeltsinit gjithashtu se për t’u kthyer refugjatët duhej një prezencë ndërkombëtare ushtarake, me amerikanët si pjesë e rëndësishme e tyre.

Clintoni e garantonte Yeltsinin se NATO-ja nuk do të lejonte sulme hakmarrëse të shqiptarëve kundër serbëve.

Ai gjithashtu ishte angazhuar për demilitarizimin e UÇK-së dhe e kishte paralajmëruar presidentin rus se UCK-ja po përgatitjet të sulmonte rusët që ishin stacionuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, porse ishin tërhequr pas paralajmërimit amerikan që të mos e bëjnë një gjë të tillë.

Telefonata e fundit e regjistruar ndërmjet dy liderëve ishte e 31 dhjetori 1999, dita kur Yeltsini dha dorëheqje nga posti i Presidentit dhe Vladimir Putini u bë ushtrues detyre i Presidentit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Clinton-Yeltsin, Deklasifikimi i bisedave

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 164
  • 165
  • 166
  • 167
  • 168
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Ndalimi i investitorëve nga tregu i shtëpive: a është zgjidhja reale?
  • “Pse ShBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t”
  • SPEKTËR…
  • ME SA POLITIKA SHIGJETON SERBIA NË DREJTIM TË KOSOVËS?
  • VENDI IM / 7th Annual Concert
  • ZOTI, SHPIRTI, BIBLA, DOGMA DHE MENDIME FILOZOFIKE
  • Historia pa justifikime: Nga legjendat te përgjegjësia dhe domosdoshmëria e vetë-reflektimit
  • FEJA DHE KOMBI NË DRITËN E MENDIMIT TË RILINDASVE SHQIPTARË
  • DOKTRINA E MONROSË…
  • MËRGATA E KOSOVËS ËSHTË KOSOVË
  • Terapiste Renina Varfaj: Psikoterapia për emigrantët bëhet shpesh hapësira e vetme ku mund të flasin lirshëm dhe të ndihen të kuptuar
  • Mjerimi ynë shoqëror një përmbytje vështirë e tërheqshme
  • Serbia sërish në anën e gabuar të historisë!
  • PROGRAMI I SIMPOZIUMIT SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI, 10 JANAR 2026, QUEENS – NEW YORK
  • Marathonomaku i kulturës sonë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT