• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryeministri Haradinaj, Homazhe tek viktimat e 11 Shtatorit

September 29, 2018 by dgreca

NJU JORK-Kryeministri Haradinaj bën homazhe te Memoriali i viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001/
1 Ramushi 1-Kryeministri Haradinaj tha se në shenjë kujtimi dhe nderimi për 3000 viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001, në mesin e të cilëve ishin edhe shqiptarët që jetonin dhe vepronin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marr vendim që në oborrin e Qeverisë të ndërtojë Memorialin e përhershëm për të nderuar jetët e humbura të akteve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, ku çdo vit do të bëhen nderimet për viktimat e këtij akti të shëmtuar terrorist/ NJU JORK, 29 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/“Shtatëmbëdhjetë vjet më parë, bota demokratike u tronditë nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani. 11 Shtatori i vitit 2001 ishte i kobshëm jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan, por edhe për botën e civilizuar e demokratike. Kosova dhe populli i saj, e ndjenë dhe e kupton dhimbjen e familjarëve që humbën më të dashurit e tyre. Edhe sot nga ky vend lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave, për popullin dhe shtetin mik amerikan”, tha kryeministri Ramush Haradinaj, pas homazheve që bëri te Memoriali Përkujtimor i viktimave të 11 shtatorit në Nju Jork.

Duke vizituar vendin ku 17 vjet më parë ndodhën sulmet terroriste, të cilat goditën zemrën e demokracisë botërore, kryeministri Haradinaj rikonfirmoi gatishmërinë e Kosovës dhe institucioneve të saj për të qenë krah SHBA-ve në luftën kundër terrorizmit global.

Kryeministri Haradinaj tha se shqiptarët kudo që janë solidarizohen me popullin amerikan dhe u janë mirënjohës përjetë SHBA-vë për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Kryeministri Haradinaj, tha se në shenjë kujtimi dhe nderimi për 3000 viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001, në mesin e të cilëve ishin edhe shqiptarët që jetonin dhe vepronin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marr vendim që në oborrin e Qeverisë të ndërtojë Memorialin e përhershëm për të nderuar jetët e humbura të akteve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, ku çdo vit do të bëhen nderimet për viktimat e këtij akti të shëmtuar terrorist.

“Ne nuk do të harrojmë kurrë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë prijëse për shpëtimin e jetëve tona në kohërat më të vështira të luftës së Kosovës. Andaj është e kuptueshme ndjenja e përkrahjes për familjet e viktimave, por edhe përkrahja e popullit të Kosovës për luftën kundër terrorizmit”, tha kryeministri Ramush Haradinaj, duke theksuar se Kosova do të jetë përherë përkrahëse e fushatës së gjerë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër terrorizimit.

Filed Under: Kronike Tagged With: e 11 shtatorit, Haradinaj, homage, tek viktimat

Kryeministri Haradinaj në New York dhe Washington

September 23, 2018 by dgreca

-Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj udhëton për vizitë zyrtare në ShBA. Në New York, takime me liderë dhe përfaqësues të shteteve, pjesëmarrës në zhvillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.  Në Washington,  takime bilaterale me senatorë e kongresistë dhe personalitete të tjera me influencë në ShBA /1 haradinaj 2-Kryeministri Haradinaj do të zhvillojë aktivitete edhe me komunitetin shqiptar të Amerikës, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në të kaluarën për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, por edhe në proceset nëpër të cilat aktualisht po kalon Kosova/

PRISHTINË, 23 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka udhëtuar sot për në ShBA, për një vizitë zyrtare nē New York dhe Washington, ku do të zhvillojë kontakte me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Në kuadër të vizitës në New York, kryeministri Ramush Haradinaj do të zhvillojë takime me liderë dhe përfaqësues të ndryshëm të shteteve, që do të jenë pjesëmarrës në zhvillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do të kërkojë mbështetjen e të gjithëve që Kosova të jetë pjesë e barabartë e komunitetit ndërkombëtarë. “Kosova është e angazhuar që të dëshmojë aftësinë e vetë për të qenë kontribuuese në paqen dhe progresin e përgjithshëm global”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.Prezantimi i të arriturave të vendit, tërheqja e investimeve të huaja direkte, fuqizimi i marrëdhënieve bilatarale me shtetet pjesëmarrëse, takime me homologë nga shtetet europiane, do të jenë pjesë e agjendës së Kryeministrit. Në fokus të vizitës në ShBA, kryeministri Haradinaj do të qëndrojë edhe në Washington, ku pritet të ketë takime bilaterale me senatorë e kongresistë dhe personalitete të tjera me influencë në ShBA.Në takime pritet të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit të shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Amerika është partneri strategjik i Kosovës dhe raportet e zhvilluara deri tani do t’i thellojmë në vazhdimësi”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.Kryeministri Haradinaj do të zhvillojë aktivitete edhe me komunitetin shqiptar të Amerikës, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në të kaluarën për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, por edhe në proceset nëpër të cilat aktualisht po kalon Kosova./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kryeminsitri Haradina, Ne Washington, Nju Jork

NDEROHET AMBASADORI AMERIKAN NË KOSOVË

September 12, 2018 by dgreca

KOSOVË-AMBASADORIT AMERIKAN DELAWIE MEDALJA E 10-VJETORIT TË PAVARËSISË/1 ambasad am Kos

-Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi i ka ndarë Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës ambasadorit Amerikan në Prishtinë, Greg Delawie/

-Ambasadori  Delawie pritet të pasohet nga diplomati veteran Philip Kosnett, i emëruar nga Presidenti i SHBA si ambasador i ardhshëm amerikan në Kosovë/

-Që prej 22 vitesh, SHBA-të janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Kosovë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/*

PRISHTINË, 12 Shtator 2018/ Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi i ka ndarë sot Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës Ambasadorit Amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.

“Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë sot e ndava për një mik të veçantë të Kosovës. Ambasadori amerikan, Greg Delaëie, po e përfundon shërbimin e tij diplomatik në Kosovë. Pandalshëm, gjatë këtyre tre vjetëve, ai u preokupua dhe ndihmoi çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë. Faleminderit për shërbimin, për kritikat dhe për këshillat e vazhdueshme ambasador Delaëie. Kosova e çmon shumë mbështetjen tuaj!”, është shprehur presidenti Thaçi me këtë rast.

Në 29 gusht 2018, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur, poashtu, në takim falënderues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie dhe, në shenjë respekti për kontributin e tij dhënë gjatë misionit në Kosovë, ia ka dhuruar “Hartën e Artë të Kosovës”.

 Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka dorëzuar letrat kredenciale në 21 gusht 2015, pasi ka mbërritur një ditë më parë në Prishtinë.

Ambasada Amerikane në Prishtinë në 30 mars 2015 njoftonte se, Presidenti ka nominuar Greg Delawie-n që të shërbejë si ambasadori i SHBA-ve në Kosovë.

Ambasadori  Delawie pritet të pasohet nga diplomati veteran Philip Kosnett, i emëruar nga Presidenti i SHBA si ambasador i ardhshëm amerikan në Kosovë.

Që prej 22 vitesh, SHBA-të janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Kosovë. Në vitin 1996, në 12 janar, Presidenti historik Ibrahim Rugova përshëndeste paralajmërimin e atëherë Ndihmës-Sekretarit të Shtetit të SHBA, Riçard Hollbruk, për hapjen e një Zyre Amerikane në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. “Ky është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet e shkëlqyera midis SHBA dhe Kosovës, dhe tregon kujdesin e vazhdueshëm amerikan për gjendjen në Kosovë dhe çështjen e Kosovës”, theksonte Rugova dhe shfaqëte shpresën se edhe vende të tjera, nga Evropa, do të hapnin zyra të tilla në Kosovë.

Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë u bë nga Nënsekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, në një ditë historike – në 6 qershor 1996.

Fillimisht, Zyrtari i USIA-as (Agjencia Informative Amerikane), Majkëll Mekllellën (Michael McClellan) në 22 maj 1996 ka mbërritur në Prishtinë për të udhëhequr punët në hapjen e Zyrës së këtij shërbimi.

Hapja e përfaqësisë amerikane në kryeqytetin e Kosovës ishte festë për kosovarët dhe u përjetua si një moment shumë i rëndësishëm dhe historik për të ardhmen, raportoja atëherë.

Pas përfundimit të luftës, në Kosovën e lirë, Zyra e SHBA-ve në Prishtinë (USOP) rifilloi të punojë në shtator të vitit 1999.

USOP përfaqësonte Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së (USAID), Departamentin për Drejtësi dhe Departamentin për Mbrojtje.

Më pak se dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë, para 10 viteve, Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë në 8 prill 2008, ndërsa, po atë vit historik, në 18 korrik, Tina Kaidanow është betuar si Ambasadore e parë Amerikane për Republikën e Kosovës.

Në 1 korrik 2009 Prishtina ndau 5 hektarë truall për ndërtimin e objektit të ri të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, ndërsa në 5 maj 2015 u zhvillua ceremonia e përurimit të fillimit të ndërtimit që ende vazhdon.
 * Per me shume foto shako ne facebook (dielli vatra)

Filed Under: Kronike Tagged With: ambasadori amerikan, Behlul Jashari, nderohet

Veseli e Meta bëjnë thirrje për unitet politik për dialogun me Serbinë

September 12, 2018 by dgreca

1 Meta Veseli okKryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është pritur në Tiranë nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, të cilin e ka informiar për zhvillimet politike në vend dhe për fazën finale të dialogut me Serbinë.

1 Veseli metaKryeparlamentari Veseli ka theksuar qëndrimin e Republikës së Kosovës se në fazën inale të dialogut Kosova synon njohjen e pavarësisë nga Serbia dhe hapjen e rrugës për anëtarësim në OKB, NATO, BE dhe organizatat tjera ndërkombëtare.Veseli theksoi se në këtë proces Institucionet e Kosovës duhet të jenë të unifikuara dhe të ketë konsensus të gjerë nga forcat politike parlamentare.Ai tha se integriteti dhe sovraniti i Kosovës janë të pacenuar dhe të panegociueshme.Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Dardan Gashi, të cilët po ashtu theksuan nevojën e arritjes së konsensusit të brenshëm për fazën finale të dialogut. Presidenti shqiptar Ilir Meta tha se Shqipëria po ndjek nga afër këtë proces dhe do të jetë e gatshme ta ndihmojë Kosovën në të gjitha fazat.Ai theksoi se në procesin e dialogut, shteti i Kosovës duhet të ketë konsensus të gjerë politik dhe me këtë rast tha se edhe partitë opozitare duhet të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të gjithë së bashku të ndërtojnë platformë shtetërore dhe ekip për dialogun.

Filed Under: Kronike Tagged With: Dialogu me Serbine, Kryeparlamentari Veseli, Presidenti Meta

NJOFTIM

September 7, 2018 by dgreca

NË TIRANË DO TË PROMOVOHET “DEMOKRACIA NUK PRET”-1-2-3 I FRNAK SHKRELIT/1 Fran 3 vell

Ditën e martë, 11 Shtator, Ora 11.00 paradite në Hotel Rogner, Salla Antigonea, Tirane, organizohet promovimi i vëllimeve 1-2-3 të gazetarit Frank Shkreli, ish drejtor i Divizionit të Euro-Azsë në Zërin e Amerikës.

Të interesuarit mund të bëhen pjesë e veprimtarisë.

Filed Under: Kronike Tagged With: "DEMOKRACIA NUK PRET", villimi 1-2-3

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 167
  • 168
  • 169
  • 170
  • 171
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT