• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shea në Prishtinë-NATO mbetet e përkushtuar në dhe për Kosovën

October 24, 2017 by dgreca

-Jamie Shae nderohet nga UBT me Çimin “Excellence Leadership Award”/

1 Xhemi Shi flet

-Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradinaj dhe Kryetari i Kuvendit Veseli presin në takime ish zëdhënësin e NATO-s, Jamie Shea, të cilit UBT i ndan Çmimin për Lidership/

1 Thaci Shea.JPGPRISHTINË, 24 Tetor-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim Zëvendës-Ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ish zëdhënësin e NATO-së gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Jamie Shea.Presidenti duke i shprehur mirëseardhje, u shpreh se qytetarët e Kosovës do t’i jenë mirënjohës përgjithmonë që ishte zëri i tyre në botë, por edhe zë i Aleancës më të fuqishme në botë që sillte shpresë dhe besim.“Që nga lufta, Kosova ka ecur përpara shumë. Është zhvilluar në të gjithë sektorët”, u shpreh Presidenti Thaçi. “Kemi arritur suksese të mëdha, na presin sfida të mëdha, por jemi në rrugën e duhur, me energjinë dhe vullnetin e duhur”, u shpreh Presidenti Thaçi.Nga ana tjetër, Jamie Shea u shpreh i lumtur me zhvillimin e Kosovës, me të arriturat si dhe me gatishmërinë që institucionet e shtetit të Kosovës kanë për t’u përballur me sfidat.“NATO mbetet e përkushtuar në dhe për Kosovën”, u shpreh ai.Presidenti Thaçi u shpreh se me angazhimin për dialog, për transformim të FSK-së në koordinim me partnerët ndërkombëtarë Kosova nga një konsumuese e kapaciteteve të sigurisë do të transformohet në eksportuese të paqes e sigurisë, në rajon e më gjerë.

1 Haradinaj Shea

Jamie Shea, i shoqëruar nga Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi,  takoi edhe Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Ish-zëdhënësit të  NATO-s,  Jamie Shea, UBT i ndan Çmimin për Lidership, “Excellence Leadership Award”, me të cilin nderon personalitetet që kanë dhënë knotribut jetësor.Me këtë rast, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, do të mbahet edhe konferenca dhe diskutimi i hapur me studentë mbi temën: “E ardhmja euroatlantike e Kosovës”, dhe pas kësaj, do të bëhet edhe inaugurimi i Forumit Euroatlantik të UBT-së

1 Jamie Sheea

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Zëvendës-Ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea.Kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar ish-zëdhënësin e NATO-s gjatë intervenimit të Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës në Kosovë, për angazhimin e treguar dhe kontributin e dhënë.Veseli, po ashtu, ka falënderuar NATO-n për ndihmën e dhënë për qytetarët, si dhe për mbështetjen që vazhdon ta japë për Kosovën, sidomos për ngritjen e kapaciteteve të plota për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri.Nga ana e tij, Zëvendës-Ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea, pasi ka falënderuar Kryeparlamentarin Veseli për pritjen, ka vlerësuar lart të arriturat e shtetit të Kosovës. Ai është shprehur i kënaqur me përparimet në Kosovë dhe ka shprehur besimin se vendi është në rrugën e drejtë për t’u anëtarësuar në NATO.

Jamie Shae: Kosova ka potencial të madh
-Jamie Shae nderohet nga UBT me Çimin “Excellence Leadership Award”/
1 Xhemi shee rektori
PRISHTINË, 24 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Suksesi me i madh për mua nuk është pavarësimi, por momenti kur pavarësimi të arrihet në tërësi, me integrimin e plotë të Kosovës në institucionet dhe ky është një  proces i pandalshëm për Kosovën.
1 enver Hoxhaj
Kosova ka potencial të madh, por ky potencial është i pashfrytëzueshëm nëse nuk e zhvilloni tutje, sepse e ardhmja është edhe në duart tuaja.
Këtë mesazh dhe porosi e ka dhënë Zëvendësndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Sfidat në Ardhje të Sigurisë në shtabin e NATO-s, njëherësh ish-zëdhënës i NATO-së gjatë bombardimeve të vitit 1999, në Kosovë, dr Jamie Shae, me rastin e mbajtjes së konferencës: “E ardhmja euroatlantike e Kosovës”, të organizuar nga UBT, me ç’rast edhe nga rektori rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, iu nda Çmimi “Excellence Leadership Award”, çmim me të cilin UBT nderon personalitet më të njohura vendore e ndërkombëtare për kontributin e tyre në sfera të ndryshme të jetës.
Me rastin e nderimit me këtë çmim, dr Shae tha se ndjehet i nderuar që është shpërblyer për kontributin e dhënë, ndonëse sipas tij, e ka bërë atë që do ta bënte çdo njeri me ndërgjegje po të ishte në vendin e tij.
Me organizimin e kësaj konference, UBT edhe zyrtarisht ka themeluar Forumin Euroatlantik, qëllimi kryesor i të cilit do të jetë promovimi i procesit të integrimit euroatlantik të Kosovës, si dhe për të krijimi i një urë lidhëse midis botës akademike dhe politik-bërësve në Kosovë.
Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi tha se UBT ka privilegjin t’i mbështesë dhe të ofrojë platformë për zhvillimin e punës së studiuesve të rinj, dhe sipas tij, ky forum do ta afrojë Kosovën më afër lidhjeve trans-atlantike, sidomos në fushën e teknologjisë.
“Procesi i integrimit euro-atlantik është në qendër të sulmeve nga vala e fundit e popullzimit dhe përkrahjes për grupe politike të ekstremit të djathtë në Bashkimin Evropian, teksa vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një përgjegjësi të veçantë, si shtetet që më së shumti po përfitojnë nga ky proces, që të prodhojnë më shumë lajmë të mira, duke përmbushur detyrat e shtëpisë, në mënyrë që qytetarët e shteteve anëtare të BE-së të jenë dëshmitarë të fuqisë transformative të procesit të integrimit”, vlerësoi Hajrizi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se Kosova ka një rrugë të gjatë para vetes, për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë edhe NATO-n, nën arsyetimin se, këto procese po ngadalësohen për shkak të vështirësive që po shfaqen në politikën e brendshme e të jashtme.
“Edhe po të merrej vendimi sot vendimi që FSK të shndërrohej në Forca të Armatosura të Kosovës, do të duheshin 10 vite që të kemi një ushtri të plotë dhe duhen bërë përpjekje që me kolegët tanë serbë të kemi një dialog të mirëfilltë dhe t’ua shpjegojmë domosdoshmërinë e krijimit te FAK-ut,  sepse nuk duhet që vota e tyre në parlament të shndërrohej në një veto të dyfishtë të Serbisë ndaj Kosovës”, potencoi Hoxhaj.
Në konferencë morën pjesë edhe përfaqësuesit e Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s, Giorgio Batistti, dr Brooke A. Smith-Windsor dhe Giuseppe Marobito, të cilët rrëfyen historikun, arsyet, rëndësinë dhe funksionit e NATO-s, që nga themelimi e deri më sot.
Në fund,  studentët e UBT-së prezantuan esetë e tyre kritike mbi rolin e NATO-s në botë, si dhe ndanë një dhuratë të përgatitur nga vetë ata, për njeriun që cilësohet si njëri ndër ndikuesit më të mëdhenj në çlirimin e Kosovës, dr Jamie Shae./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kosova ne NATO, Veseli & Shea

Diplomati i lartë amerikan Hoyt Yee viziton Kosovën

October 24, 2017 by dgreca

-Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee nesër viziton Kosovën/

1 Hoyt Yee

PRISHTINË, 24 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee, do ta vizitoj Kosovën në 25 tetor, bën të ditur Ambasada e SHBA në Kosovë në njoftimin e dërguar.Sipas axhendës, diplomati amerikan Hoyt Yee do të zhvillojë një sërë takimesh me udhëheqësit Kosovarë, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politikë.

Në ora 9:00 takim me Presidentin Hashim Thaçi, ora 10:00 me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, ora 11:30 me Kryeministrin Ramush Haradinaj./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Hoyt Yee, viziton Kosoven

Betimi-Gjyqtarë e prokurorë të rinj nga komuniteti jo shumicë

October 24, 2017 by dgreca

-Prokurorët dhe gjyqtarë të komunitetit jo shumicë japin betimin para Presidentit Thaçi/

1 Thaci Betimi-Dekretimi i tyre është edhe një nga masat afirmative, të cilat institucionet e Republikës së Kosovës i ndërmarrin për të arritur  një barazi të plotë dhe efektive të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë./

1 ambasad amerikanPrishtinë, 24 tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, në pajtim me propozimin e Këshillit Prokurorial, sot, me dekret ka emëruar 40 gjyqtarë dhe 13 prokurorë të rinj të shtetit nga komuniteti jo shumicë.

1 salle

Presidenti Thaçi, pas ceremonisë së betimit, ka uruar të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e rinj, duke iu ofruar mbështetje në punën e tyre të përditshme.“Kosova është ndërtuar mbi parimet kushtetuese, të gjithë përfshirjes, të barazisë dhe të lirisë së secilit individ. Kosova ka miratuar masa adekuate për të promovuar një barazi të plotë dhe efektive ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore”, ka theksuar presidenti.

Ai ka thënë se dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë, pasqyron plotësisht natyrën shumetnike të Kosovës.Sipas tij, Kosova në vazhdimësi ka bërë dhe po bën reforma në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial, me të vetmin qëllim që sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial të funksionojë sa më mirë.“Në këtë rrugëtim kemi pasur mbështetje edhe nga miqtë tonë ndërkombëtarë, të cilët i falënderojmë. Gjyqtarët dhe prokurorët kanë rol të madh në jetën e qytetarëve, në realizimin e të drejtave të tyre dhe në sigurinë e qasjes së barabartë në drejtësi, pa marrë parasysh dallimin e tyre gjinor, racor, fetar e kombëtar”, ka shtuar presidenti.Ai ka thënë se mbi supet tuaja është një përgjegjësi e madhe, përgjegjësi që unë kam besim të plotë se do të dini ta mbani, ndërsa dhe qytetarët e vendit tonë do të ndjejnë veten të sigurt dhe të barabartë para ligjit.“Mirëpres gatishmërinë tuaj për t’u integruar në gjyqësorin e Kosovës dhe për të punuar në përputhje me legjislacionin e Kosovës. Po ashtu, mirëpres gatishmërinë e juaj se funksionin e gjyqtarit, respektivisht të prokurorit, do ta ushtroni me nder, përgjegjësi dhe paanshmëri, duke respektuar rregullat e etikës profesionale”, ka thënë presidenti Thaçi.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, në pajtim me përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore, e kanë konsideruar si veprim afirmativ propozimin e tyre për të rritur numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë, siç është përcaktuar me Kushtetutë, Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi dhe Marrëveshjen për Drejtësi, të arritur në Bruksel, më 10 shkurt 2015, e cila është vazhdimësi e marrëveshjes së ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës.Dekretimi i tyre është edhe një nga masat afirmative, të cilat institucionet e Republikës së Kosovës i ndërmarrin për të arritur  një barazi të plotë dhe efektive të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës, ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore.Me aktin e betimit bëhet edhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më 10 shkurt 2015, bën të ditur njoftimi dërguar nga Presidenca e Kosovës.Ndërsa, në Kuvendin e Kosovës, në mbledhjen e Komisionit për Legjilslacion,  sot do të raportojë ministri i Drejtësisë, Aberald Tahiri, lidhur me Marrëveshjen për Drejtësinë, të datës 10 shkurt 2015, të dialogut Kosovë-Serbi, të kryesuar nga Bashkimi Evropian, në Bruksel./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: betimi i gjyqtareve, komuniteti jo serb, Thaci

Dje dhe sot, Dita Amerikane ne Korce

October 22, 2017 by dgreca

donald Lu

Nga Shefqet Kercelli/

Kjo fundjavë solli një prej aktiviteteve më të veçanta në qytetin e Korçës, Diten amerikane. Ne kete kuader me daten 21 dhe 22 tetor, ne qytetin juglindor u zhvilluan aktivitete te shumta kulturore-artistike kushtuar emigracionit te banoreve te Korces ne SHBA si dhe miqesise shqiptaro-amerikane. Diten e djeshme per te pranishmit u dha gjithashtu nje koncert me repertor e kengetare te njohur nga te gjitha trevat.Nderkohe pjese e kesaj feste te vecante u be dhe ambasadori Lu se bashku me personel nga Ambasada.

Marrëdhënia e gjatë e Korçës me emigracionin në Amerikë, prej më se një shekulli, u festua me aktivitete simbolike në “Pazarin e vjetër” të qytetit, ku prania e diplomatit Lu ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.Ai vizitoi ekspozitën e hapur me materiale, foto dhe letra nga jeta e shqiptarëve në Amerikë ndër vite, ku edhe u njoh me historinë e hershme të emigracionit për disa prej familjeve të qytetit juglindor.

Gjithashtu Zoti Lu vlerësoi shumë prej elementëve të spikatur në qytetin e Korçës.“Mësuesja ime e parë në Amerikë për gjuhën shqipe ishte korçare dhe një nga fjalitë e para që kam mësuar ishte ‘Ja korçare, ja hiç fare. Kam mësuar gjithashtu që ushqimi dhe muzika nga Korça janë më të mirat. E sidomos birra nga Korça, sigurisht më e mirë”, tha ambasadori Donald Lu gjate shetitjes ne pazarin e Korces.

Më tej, zoti Lu vizitoi edhe këndin e kuzhinës, ku simbolikisht ishin përgatitur gatime tradicionale amerikane. Ambasadori pranoi jo vetëm të shijonte këto gatime, por nuk hezitoi që për pak kohë të bente dhe kuzhinierin. Theksojme se organizimi i festave te tilla sjell ne kujtesen e shqiptareve jo vetem emigracionin ne SHBA, por i sherben direkt forcimit te miqesise tradicionale midis dy popujve tane.

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Dita Amerikane ne Korce, DJE DHE SOT, Shefqet Kercelli

Thaçi: Është një fillim i mbarë i ditës sot

October 22, 2017 by dgreca

-Presidenti Thaçi votoi në vendvotimin në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë/1 Thaci votPRISHTINË, 22 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, votoi sot në vendvotimin në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, për zgjedhjet lokale që po mbahen në vendin tonë.Duke i uruar qytetarët e vendit për këtë proces zgjedhor, presidenti Thaçi tha: “Dëshiroj që t’i inkurajoj për një votim më masiv, një pjesëmarrje aktive dhe dinamike në këtë proces zgjedhor të rëndësishëm për qeverisjen e ardhshme lokale katër vjeçare”.Ai më tej shprehu falënderimin e tij për KQZ-në, si dhe për gjithë mekanizmat institucional që kanë punuar me përkushtimin më të madh për organizimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike.“Është një fillim i mbarë i ditës sot. Shpresoj dhe besoj që gjithë mekanizmi politik, shoqëria civile, media, KQZ, gjithë vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtarë do të jenë në krye të përgjegjësive të tyre që edhe ky proces i rëndësishëm, apo test i demokracisë për Kosovën të përmbyllet suksesshëm”, u shpreh presidenti Thaçi./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Fair Konica, Presidenti Thaçi, voton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 203
  • 204
  • 205
  • 206
  • 207
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT