• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA-Kosovë, kryediplomati Hoxhaj në Washington

March 20, 2017 by dgreca

-Takime me kongresmenë dhe zyrtarë të lartë amerikanë/

WASHINGTON, 20 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Pas dy ditësh qëndrimi në New York, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar në Washington.Njoftimi i dërguar thekson se, gjatë qëndrimit në kryeqytetin amerikan,  ministri Hoxhaj do të ketë një sërë takimesh me kongresmenë dhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, ku do të bisedojnë për bashkëpunimin e mëtejmë dhe marrëdhëniet e mira të Kosovës me ShBA-në.Po ashtu, kryediplomati kosovar do të marrë pjesë edhe në mbledhjen vjetore të ministrave të Jashtëm të koalicionit anti-ISIS, si dhe do të mbajë ligjeratë në Atlantic Council.Gjatë qëndrimit dyditor në New York, Hoxhaj pati në fokus lobimin për njohje ku ka takuar një sërë përfaqësuesish të vendeve jo-njohëse të CARICOM-it, Azisë dhe Afrikës./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, kryediplomati Hoxhaj, Ne Washington

Sulm terrorist në Aeroportin e Parisit

March 18, 2017 by dgreca

Një i vdekur pas shkëmbimit të zjarrit në Paris,Policia evakuoi 3000 persona/

Në aeroportin e Parisit, Orly një person u qëllua për vdekje nga policia pasi i rrëmbeu armën një ushtareje. Prokuroria e Përgjithshme Franceze filloi hetimet për terrorizëm.

Sipas agjencisë së lajmeve, AFP që bazohet në burime të Ministrisë së Brendshme franceze sulmuesi sulmoi një ushtare për t’i rrëmbyer armën, ai u fut në një dyqan në aeroportin e Orlys, por në fund ai u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë. Ministri i Brendshëm, Bruno Le Roux u shpreh, se personi nuk ia kishte dalë të kishte në zotërim armën.

Le Roux bëri të ditur, se ky person pak orë më parë në një kontroll rutinë të policisë në Stains, kishte qëlluar kundrejt një polici duke e plagosur lehtë. Sipas të dhënave të policisë, autori vjen nga qarqet radikale myslimane. Në aksionin policor në aeroportin Orly nuk pati lëndime personash të tjerë. Policia evakuoi 3000 persona për arsye sigurie, ndërkohë që trafiku ajror u bllokua, dhe fluturimet janë transferuar në aeroportin Charles de Gaulle.  Prokuroria e Përgjithshme franceze filloi hetimet. Orly, aeroporti i dytë më i madh i Parisit, ka qenë shpesh objekt sulmesh.

Filed Under: Kronike Tagged With: ne Paris, Sulm terrorist

MULLIRI, LEGJENDA DHE EMIGRANTI NE SHBA

March 17, 2017 by dgreca

NGA AHMET ZANI/

17357310_10208458823608716_1103884930_oNë fshatin Gallatë të malësisë së Kurbinit, ekziston një mulli i vjetër për të cilin ekziston legjenda se aty ka bluar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, dora vetë, në rrethanat e betejave me osmanët. Është një mulli gjendur mes malesh dhe quhet “mullini Fall”, që banorët e përkthejnë si “mullini falë-falas”. Dhe legjenda tjetër që e shoqëron këtë mulli, është ajo se kur Skënderbeu largohet, e bekon atë me fjalët: “Sa qofsh, blofsh! Edhe me një lot ujë, t’i gur u rrotullofsh!” Por realiteti tregon se bekimi skënderbejan nuk ka qëlluar në shenjë. Mulliri nuk funksionon prej dekadash. Për herë të fundit është restauruar në vitin 1974. Thuhet se ka një moshë shekullore, derisa daton pra që nga kohë e Skënderbeut. Ky mulli është ndërtuar pranë përroit të fshatit duke shfrytëzuar rrjedhjen e ujit në funksion të lëvizjes së gurit për bluarje, siç ndodh me çdo mulli. Për banorët, është mirë që shteti të vërë dorë në atë mulli, për ta shfrytëzuar si atraksion turistik, për vetë moshën që ka dhe legjendat që qarkullojnë mbi të, derisa lidhet dhe me emrin e heroit kombëtar, Skënderbeut. Përballë këtij realiteti Fitimtar Lala, teksa është njohur me gjendjen e mjerueshme të mullirit historik, ka vendosur të tregojë sërish zemërgjërësinë e tij, me qëllim rikonstruksionin e saj. Fitimtari ka menduar të hedh disa para, atë që institucionet po heshtin përballë faktit të rrënimit të kësaj vepre të lashtë. Po e vizitoj pas 30 vitesh mullirin fall- ka thënë Fitimtari dhe jam befasuar teksa shoh vetëm rrënoja, por unë do ta rindërtoj, do e kthej në identitet pasi e meriton këtë investim mulliri e disa fshatrave të malësisë në Kurbin. Menjëherë Fitimtari ka përgjdheur disa punonjës dhe kanë nisur nga puna, duke ruajtur vlerat e mëparshme. Në rindërtimin e saj do të përdoren gurë dekorativ të gdhëndur, ndërsa lëndët drusore do të përpunohen nga mjashtrat e drugdhëndjes. Fitmitari ka menduar dhe për gurët e mullirit, sipas përmasve, që shërbejnë në prpunimin e drithrave. Pritet në një afat kohor të shkurtë përfundimi i rikontruksionit të mullirit të Skënderbeut pranë fshatit Vinjoll në malësinë e Kurbinit. nga donacionet e fitimeve nga puna e Fitimtarit në emigracion. Sakaq banorët e fshatrave të malësisë të Kurbinit do të falenderonin djalin e tyre nga investimet që ai po kryen në këtë zonë të varfër e cila gradualisht po ndjen dorën e shëndërrimeve infrastrukturore, jo nga institucionet, por privatisht nga një banor vendas emigrant në SHBA.

17349111_10208458823648717_2092782474_o17357501_10208458823728719_1156543044_o

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Ahmet Zani, emigranti ne SHBA, legjenda, Mulliri, Skenderbeu

Ushtria e Kosovës do bëhet

March 17, 2017 by dgreca

-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi: Ushtria do të bëhet, s’ka kthim prapa/

2 Thaci Usht-Kemi arritur t’i kemi 114 njohje ndërkombëtare. Presim  njohje të reja në ditët e ardhshme/

1 Thaci UshtPRISHTINË, 17 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Kolegjit UBT dhe ka bashkëbiseduar me ta për shumë procese të rëndësishme nëpër të cilat është duke kaluar shteti ynë.Në ligjëratën e tij në UBT, presidenti Thaçi ka thënë se si shtet po kalojmë nëntë vjet të themelimit dhe gradualisht kemi arritur që të konsolidohemi dhe forcohemi.“Kemi arritur t’i kemi 114 njohje ndërkombëtare. Presim  njohje të reja në ditët e ardhshme. Kemi arritur të anëtarësohemi në shumë organizata ndërkombëtare. Në veçanti ka qenë vit i jashtëzakonshëm ky i kaluari sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizatat sportive ndërkombëtare si UEFA, FIFA”, ka thënë presidenti Thaçi.Presidenti ka thënë se synimi dhe qëllimi, por edhe vizioni ynë, është që të jemi sa më shpejtë pjesë e familjes evropiane dhe pjesë e NATO-s.

3 Thaci ushtAi është ndalur me theks të veçantë edhe tek krijimi i ushtrisë së Kosovës, si dhe tek Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin ndëretnik në Kosovë.“Duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, ligjet në fuqi, të drejtën e një vendi të pavarur dhe sovran, unë kam iniciuar këto ditë projektligjin në përputhje të plotë me procedurat, rregulloren e punës së Kuvendit, pra projektligjin për themelimin e ushtrisë së Kosovës apo transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga misioni civil në atë ushtarak”, ka thënë presidenti Thaçi.Ky propozim e ka edhe parahistorinë e vet, sipas presidentit Thaçi, sepse FSK-ja është një forcë që e kemi krijuar nga zero, në kuadër të transformimeve apo shpërbërjes së TMK-së dhe pastaj fillimit të ndërtimit të FSK-së, në pjesën e dytë të vitit 2008 dhe fillimit të vitit 2009.“Ka qenë një proces krejt i mbikëqyrur, i trajnuar prej faktorit ndërkombëtar, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj, me të drejtë të plotë në vitin 2014 kemi marrë vendim dhe kemi pasur mbështetjen e plotë të faktorit ndërkombëtar, të SHBA-së dhe NATO-s, për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. S’ka më kthim, ushtria do të bëhet”, ka thënë ai.Për shkak të zhvillimeve të brendshme politike, presidenti Thaçi ka thënë se asokohe spektri politik ka hezituar që të votojë në Kuvendin e Kosovës për themelimin e Forcave të Armatosura.“Në atë kohë kemi humbur një shans, të cilin jemi munduar ta përmirësojmë gjatë tërë këtyre tri vjetëve, mirëpo pas zgjedhjeve 2014, ngërçit politik që ka ndodhur dhe ardhjes së Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës është krijuar një realitet krejt tjetër”, ka thënë presidenti Thaçi.Ai ka thënë se Lista Serbe e ka dhënë përgjigjen e saj për krijimin e ushtrisë së Kosovës dhe serbët e Kosovës po shfrytëzohen vetëm si karta për nacionalizmin e autoriteteve në Beograd.“Pas kësaj përgjigje shumë të qartë, për fat të keq u krijua një realitet që në vend që të shkojmë me ndryshime kushtetuese, duhet të lëvizim me ligj, gjë që lejon edhe Kushtetuta edhe e drejta jonë ligjore si shtet sovran”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti ka thënë se nuk mund të anëtarësohemi as në NATO dhe në asnjë mekanizëm tjetër, madje as të fillojmë procesin e partneritetit për paqe, pa e themeluar ushtrinë.“Do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë faktorin relevant politik. Do të vazhdojmë të punojmë me shoqërinë civile. Do të vazhdojmë të punojmë me mediat, me të gjitha komunitetet në Kosovë, në mënyrë që ky proces të ketë sukses të plotë”, ka thënë presidenti Thaçi.“Kemi pasur 109 nënshkrime për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Besoj se do t’i kemi 110 deputetë të Kuvendit të Kosovës që do ta mbështesin plotësisht themelimin e ushtrisë së Kosovës”, ka shtuar ai.Kurse, për iniciativën e themelimit të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin ndëretnik në Kosovë, presidenti Thaçi ka thënë se ai komision do të jetë i pavarur, i paanshëm dhe do të udhëhiqet prej përfaqësuesve të dy komuniteteve, shqiptare dhe serbe.“Jam shumë i vetëdijshëm se këto projekte nuk fitojnë ndonjë duartrokitje apo nuk paraqesin ndonjë entuziazëm në kuptimin populist, por edhe jam shumë i bindur se janë projekte dhe qëndrime të drejta për vendin tonë dhe të ardhmen euroatlantike”, ka thënë presidenti Thaçi.Duke folur për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për dialogun, presidenti ka konfirmuar se do të respektohet plotësisht ajo rezolutë.Në bashkëbisedë me studentët e Kolegjit UBT, presidenti Thaçi ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, por edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: do bëhet, Thaci, Ushtria e Kosoves

Kosova avancon hapësirat e të drejtave dhe lirive për bashkësitë fetare me ligji të ri

March 12, 2017 by dgreca

– Veseli: Nuk do të lejojmë që ndjenjat e sinqerta të besimtarëve tanë të abuzohen dhe manipulohen-/

1 Veseli flet ok1 Myftiu Ternava1 Veseli flet

PRISHTINË, 12 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Në Kuvendin e Kosovës aktualisht është në procedim ligji i ri për bashkësitë fetare në Kosovë, nëpërmjet të cilit do të avancohet hapësira e të drejtave dhe lirive të këtyre bashkësive, tha sot kryeparlamentari Kadri Veseli.Kryetari i Kuvendit në një konferencë shkencore të organizuar në Prishtinë, nga Bashkësia Islame e Kosovës, foli për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare në Ballkan dhe në veçanti në Kosovë, si një vlerë tashmë e brumosur te qytetarët e saj.Kryeparlamentari Veseli tha se fjala tolerancë është fjalë e varfër për ta përshkruar tërë begatinë e raporteve paqësore dhe mirëkuptuese që tradicionalisht janë zhvilluar në mes komuniteteve fetare brenda kombit tonë.Ai tha se kjo begati vlerash sot qëndron e normuar, jo vetëm në parimet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, por edhe në kulturën dhe mentalitetin e qytetarëve tanë të të gjitha besimeve.“Ne kemi qenë, jemi dhe do të mbesim pëgjithmonë vend i rrënjosur në vlerat e identitetit evropian. Ky është vizioni i palëkundur i shtetit tonë, i popullit tonë dhe komuniteteve tona fetare. Ne jemi komb shqiptar me vlera historike dhe rrënjë evropiane, por që jetojmë në disa shtete dhe kemi disa besime religjioze, për çka jemi krenarë pasi jemi shembull i tolerancës ndërfetare”, theksoi kryeparlamentari Veseli.Ai shtoi se muslimanët e Kosovës, bashkë me të gjithë besimtarët e feve të tjera, janë njësoj meritorë për ndërtimin dhe jetësimin e këtij vizioni evropian të Republikës së Kosovës.“Jam thellësisht i bindur se institucionet e Kosovës, bashkë me Bashkësinë Islame të Kosovës, nuk do të lejojmë që të deformohet dhe të devijohet ky fakt dhe ky përcaktim shpirtëror dhe gjeostrategjik i Republikës së Kosovës. Ashtu sikurse baballarët tanë dje, sot ne, nuk do të lejojmë që besimi ynë në Zotin, të shkëputet nga dashuria dhe repsekti për njeriun, e të keqpërdoret për qëllime johumane apo nxitje të urrejtjes e mosdurimit mes njerëzve që kanë përkatësi të ndryshme fetare. Feja islame është shumë e rëndësishme, prandaj, të gjithë ne, së bashku, nuk do ta lëmë atë në duart e injorantëve, fanatikëve dhe abuzuesve kushdoqofshin ata. Ne nuk do të lejojmë që ndjenjat e sinqerta të besimtarëve tanë të abuzohen dhe ëndërrat e të rinjëve tanë të manipulohen”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke shtuar se Republika e Kosovës garanton standardet më të larta të mbrojtjes së lirive fetare.Në Kuvendin e Kosovës në axhendën e disa seancave ishte edhe votimi i Projektligjit përndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, por nuk mund të kalojnte  derisa vazhdon “ngrirja” e pjesëmarrjes në Kuvend e grupit parlamentar prej 11 deputetësh të Listës Serbe, pasi duhen edhe më shumë se gjysma e votave të deputetëve të komuniteteve pakicë – së paku 11 nga gjithësej 20 në parlamantin me 120 anëtarë./b.j/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, kosova, Ligj i ri, Lirite fetare, Veseli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 232
  • 233
  • 234
  • 235
  • 236
  • …
  • 600
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT