• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Delegacioni nga Bundestagu gjerman viziton Kosovën

April 5, 2016 by dgreca

-Kuvendi kosovar do krijojë Grupin e miqësisë me Bundestasgun gjerman/

PRISHTINË, 5 Prill 2016-B.Jashari/ Një delegacion i deputetëve nga Bundestagu gjerman, në vizitën në Kosovë, u prit sot nga ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, në një takim ku u diskutuar për axhendën evropiane të Kosovës dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve.Ministri Çollaku ka informuar deputetët gjermanë se Kosova ka përmbushur obligimet karshi procesit të liberalizimit të vizave dhe se është në pritje të një vendimi meritor në mënyrë që kosovarët të lëvizin pa viza. Për këtë ka thënë se është shumë e rëndësishme mbështetja e Gjermanisë si partner kryesor dhe strategjik i Kosovës brenda Bashkimit Evropian. 

Njëkohësisht ministri Çollaku ka folur edhe për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Ai ka theksuar se hyrja në fuqi e MSA-së ofron mundësinë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve gjermane në Kosovë.

Po ashtu, ministri Çollaku ka nënvizuar nevojën e  intensifikimit të përpjekjeve për punësim sezonal të profesionistëve kosovarë në Gjermani, për profile e sektorë të caktuar. 

Delegacioni gjerman në përbërje prej deputetëve: Peter Weiß (CDU/CSU), Andreas G. Lämmel (CDU/CSU) si dhe Josip Juratovic (SPD), kanë përgëzuar ministrin për hyrjen në fuqi të MSA-së, duke premtuar vazhdimin e mbështetjes së shtetit gjerman në procesin e liberalizimit të vizave dhe ndërmarrjes së reformave në kontekst të axhendës evropiane. 

Delegacioni i përbëre nga anëtarë të Grupit të miqësisë, të Parlamentit Gjerman, për marrëdhëniet me shtetet e Evropës Juglindore, në Kuvendin e Kosovës u takua sot edhe Komisionin për Integrime Evropiane, ndërsa dje zhvilloi takim me Komisionin për Punë të Jashtme. Me këtë rast u theksua se Kuvendi i Kosovës shumë shpejt do ta krijojë Grupin e miqësisë me Bundestasgun gjerman.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka shprehur gjithë respektin e thellë të institucioneve dhe të popullit të Kosovës për ndihmën e vazhdueshme të Gjermanisë dhe të popullit gjerman për vendin tone.

Filed Under: Kronike Tagged With: Delegacioni, nga Bundestagu gjerman, viziton Kosoven

Ceremoni festive për 7 vjetorin e anëtarësimit në NATO

April 4, 2016 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/

Plot para 7 vitesh, në sajë të punës, përpjekjeve, mundit e sakrificës së popullit shqiptar, ushtarakëve shqiptarë, diasporës shqiptare në SHBA e perëndim, u bë e mundur realizimi i ëndrrës dhjetra vjecare për anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën më të fuqishme ushtarake-politike në botë, NATO.  Anëtarësimi në këtë aleancë po i shërben forcimit të demokracisë, paqes e sigurisë në Ballkan e më gjerë, ndërsa kontributi i NATO-s për clirimin e popullit shqiptar të Kosovës është një ngjarje madhore për kombin shqiptar, për të cilën ne duhet ti jemi përjetë mirënjohës. Në derim dhe respekt të kësaj dite të shënuar për ushtrinë dhe popullin shqiptar, në sheshin “Nënë Tereza” u zhvillua sot paradite një ceremoni e veçantë, ku ishin të pranishëm, ushtarakë, qytetarë, diplomat, politikanë, etj. Në këtë ceremoni morën pjesë Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, Ministri i Brendshëm z. Sajmir Tahiri, ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH Gjeneralmajor Jeronim Bazo, Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, Ambasadori i SHBA në Tiranë, Shkëlqesia e Tij Zoti Donald Lu, atashe ushtarak të akredituar në vendin tonë, deputetë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Gjeneralë, ish – ministra të Mbrojtjes, Drejtorë drejtorish në MM dhe SHP, Punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Gjithashtu ishin të pranishëm efektiva të reparteve të ndryshme të FA bashkë me pjesë nga pajisjet, aparaturat dhe armatimi në përdorim. Fillimisht të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Bashkisë Tiranë, zoti Erion Veliaj, më pas Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, të cilët evidentuan rëndësinë e anëtarësimit me të drejta të plota të vendit tonë në NATO dhe vlerat e aleancës për paqen dhe sigurinë në botë. Ata falenderuan partnerët perëndimorë vecmas SHBA në integrimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike dhe zgjidhjen e ceshtjes kombëtare. Ndërkohë, Ministrja e Mbrojtjes znj.Mimi Kodheli, në fjalën e mbajtur me këtë rast, pasi vlerësoi rrugën e vendit drejt NATO tha se, Shqipëria gjeneron paqe, siguri dhe stabilitet. “Jemi mbledhur të gjithë bashkë për të festuar përvjetorin e 7 të anëtarësimit, që na jep mundësinë për të reflektuar për rrugën e bërë nga Shqipëria dhe rëndësinë e NATO. Sot, po festojmë një nga arritjet më të mëdha për sigurinë e vendit. Jemi të pranishëm me misione që nga viti 2002 duke ju bashkuar koalicionit ndërkombëtar në luftë kundër terrorizmit. Ne kemi dhe dëshmorët tanë në këto operacione, kapiten Voglin, sakrificë që na bën të përulemi para ushtarakëve”, – u shpreh ndër të tjera ministrja Kodheli.
Më tej, ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, duke vënë theksin në pasigurinë në rajon, theksoi rëndësinë e anëtrësimit të Malit të Zi dhe Kosovës në aleancë. Ajo  u shpreh se, Shqipëria ka marë një rol primar me donacionet ushtarake. “Qeveria shqiptare – nënvizoi ministrja Kodheli, – ka bërë shumë reformë në modernizimin e Forcave të Armatosura. Falënderoj për këtë rrugëtim, qeveritë e SHBA, Turqisë, Italisë, Greqisë, Gjermanisë dhe Britanisë. Falënderim për të gjithë ata që e kanë bërë të mundur anëtarësimin në NATO, falënderoj Forcat e Armatosura, administratën shqiptare dhe shoqërinë.”, theksoi znj.Kodheli. Në vijim personalitetet politiko-ushtarake vizituan këndet e ngritura enkas nga cdo repart ushtarake për të prezantuar misionin dhe detyrat që zgjidh në kuadër të FA shqiptare dhe aleancës. Po ashtu aparaturat, mjetet, armatimet dhe pajisjet e reja të Forcave të Armatosura u panë nga dhjetra qytetarë të cilët ishin kureshtarë për teknikën e re që ka në përdorim Ushtria jonë. Si ish ushtarak më vjen keq që kjo datë e shënuar në historinë e kombit shqiptar, përkujtohet përsëri e ndarë, vec pozita, vec opozita.

Shtroj pyetjen?-Kur do vijë ajo ditë, që ngjarje të tilla unikale, që kanë të bëjnë me të ardhmen e kombit tonë, të festohen së bashku nga politikanët tanë, se qytetarët dhe ushtarakët e thjeshtë, e kanë kaluar tashmë këtë fazë?!!!

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Ceremoni festive për 7 vjetorin, e anëtarësimit, në NATO…., Shefqet Kercelli

Një terrorist shqiptar më pak në radhët e ISIS-it

April 3, 2016 by dgreca

Terroristi shqiptar i ISIS Almir Daci vritet në Siri/

Nje terrorist shqiptar me pak ne radhet e ISIS-t ne Siri. Sic njofton media, ish Imami i  xhamisë së Leshnicës, në Pogradec, Almir Daci nga Pogradeci, i cili luftonte ne Siri ne radhet e shtetit terrorist islamik ka mbetur i vrare.Terroristi shqiptar, Almir Daci i cili luftonte përkrah militantëve të shtetit islamik është vrarë në Siri. Lajmi është bërë me dije nga familjarët e Dacit, nga Leshnica e Pogradecit.

Almir Daci, ish-imami i xhamisë së Leshnicës, Pogradec ka qenë një nga më aktivët në radhën e shqiptarëve të rekrutuar në ISIS. Ai u bë i njohur pas publikimit të një videoje në qershor të vitit  2015 ku kërcënonte në gjuhën shqipe jomyslimanët shqiptarë …/

Arkiv-Shtetit Islamik – Rekrutimet për IS, dërgohet për gjykim dosja për Almir Dacin/

Një tjetër imam i vetëshpallur do të gjykohet në Gjykatën e Krimeve të rënda për rekrutim të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste. Bëhet fjalë për ish-imamin e vetëshpallur të xhamisë së Leshnicës në Pogradec, Almir Daci, i cili dyshohet se është një nga organizatorët, financuesit dhe drejtuesit e grupit të shqiptarëve që luftojnë në Siri. Gjykimi ndaj tij do të zhvillohet në mungesë pasi 34 vjeçari vazhdon të jetë pjesë e formacioneve luftarake

Almir Daci i njohur me emrin  fetar si Ebu Belkisa, që për organet e rendit njihet si ish-imami xhamisë së Leshnicës së Pogradecit, është ende në arrati

Ashtu si dhe  për nëntë të pandehur të tjerë besimtarë mysliman që janë  duke u gjykuar në Gjykatën e Krimeve  të  Rënda pasi akuzohen se kanë rekrurtuar dhjetra  lufëtarë  për në  Siri, edhe ndaj Dacit rëndojnë të njëjtat akuza.

Megjithë kërkimet e shumta policia ende nuk ka bërë të mundur arrestimin e 34 vjeçarit nga Pogradeci, ndaj gjykimi për të do të kryhet në mungesë.  Sipas prokurorisë Daci rezulton se ndodhet në Siri ku  është bërë edhe pjesë e formacioneve luftarake.

Ish-imami i xhamisë së Leshnicës, dyshohet si një nga organizatorët, financuesit dhe drejtues i grupit të shqiptarëve që luftojnë në Siri.

Sipas organit të akuzës ai ka dërguar në Siri disa besimtarë që frekuentonin xhaminë e tij,  mes të cilëve edhe ish komandon e Zallherrit  Erjon Alinj,  i cili rezulton i zhdukur.  Denoncimi është bërë nga familjarët e tij.

Pranë Gjykatës për Krimet e Rënda, prej disa muajsh po vazhdon procesi gjyqesor ndaj 9 të pandehurve, mes tyre dy imamëve të vetëshpallur te xhamisë së Unazës së re dhe asaj të Mëzezit.

Të pandehurit e kësaj dosje kanë rekurtuar e dërguar në Siri rreth 90 shtetas shqiptarë, të cilët i janë bashkuar grupeve terroriste.

 

/Oranews.tv/

Filed Under: Kronike Tagged With: Almir Daci, Terroristi shqiptar i ISIS, vritet në Siri

Vuçiq: Serbia do ta ndihmojë Trepçën

April 3, 2016 by dgreca

Ne Foto:Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës në Kosovë./Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Besim Hoti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në orët e hershme të mëngjesit, është hedhur një bombë dore në oborrin e palestrës së re sportive në Zubin Potok. Nuk ka viktima në njerëz, ndërsa raportohet se është dëmtuar një veturë.

Në këtë sallë është paraparë që kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mbajë një fjalim, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë.

Prishtina zyrtare ka deklaruar se Vizita e Vuçiqit në Kosovë po bëhet me leje të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe e siguron policia e Kosovës.

“Janë gjetur disa gëzhoja, për të cilat besohet se janë shkrepur nga arma automatike e personit tash për tash të panjohur”, ka deklaruar Besim Hoti.

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Besim Hoti, ka bërë të ditur se niveli i sigurisë është ngritur në shkallën më të lartë dhe se vizita e Vuçiqit po vazhdon ashtu siç është planifikuar.

Vizitën e tij në Kosovë, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka filluar sot në mëngjes në Leposaviq, ku i ka vizituar repartet e kombinatit “Trepça”.

Ai u ka thënë serbëve të tubuar aty se vetëm Serbia e fortë mund t’i mbrojë interesat e Serbisë dhe popullin e vet në Kosovë, prandaj këtë mesazh, siç ka thënë ai, ua ka dërguar “edhe atyre, të cilët me bomba dhe të shtëna janë përpjekur për ta frikësuar”.

Vuçiqi ka theksuar se “Trepçës” do t’i ndihmojë aq sa Serbia do të ketë mundësi dhe i ka falënderuar të punësuarit për përkushtimin e tyre, siç është shprehur ai, “që gjithnjë e keni mbrojtur Trepçën dhe që gjithnjë keni dëshiruar të punoni në të”. Sipas agjendës, Vuçiq ka vizituar spitalin në Veri të Mitrovicës, ku u prit nga punëtorët shëndetësorë.( Europa e Lire)

Filed Under: Kronike Tagged With: Mitrovica, Serbia, Vucic

Kosovë-Shpërthim e të shtëna në veri

April 3, 2016 by dgreca

-Raportoi media serbe para vizitës së kryeministrit të Serbisë Vuçiç/

PRISHTINË, 3 Prill 2016-B.Jashari/ Është hedhur bombë dhe është shtënë me armë automatike, sot rrëth orës 03:00, në sallën e sportit në Zubin Potok, ku ishte planifikuar që kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në vizitën e nisur në mëngjes në veri të Kosovës, t’u drejtohej qytetarëve pasdite në orën 15:00.

“Në sallë në kohën e sulmit ishin 10 punëtorë, të cilët montonin tribunën. Nuk ka pasur të lënduar”, raporton media serbe, sipas së cilës, në shpërthim është dëmtuar një veturë e parkuar në afërsi dhe janë plasaritur disa xhama në sallë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë gëzhoja.

“Policia e Kosovës ka ngritur shkallën e sigurisë në Zubin Potok  në nivelin më të lartë”, thekson media serbe në raportimet nga veriu.

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për veri Besim Hoti ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë që rreth orë tre, pas mesnatës, është hedhur një granatë në oborrin e sallës së re sportive në Zubin Potok. Raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz.

Ndërsa, sipas raportimeve të fundit kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mbërriur sot në mëngjes në veri të Kosovës, ku ka nisur vizitën si ishte planifikuar në flotacionin e Trepçës në Leposaviç.

“Serbinë e fortë asgjë nuk mund ta frikësojë”, citoheta ai nga media serbe lidhur me shpërthimin dhe të shtënat në Zubin Potok.

“Nuk e japim Trepçën, vetën Serbia e fortë mund ta mbrojë popullin e vet”, citohet Vuçiç në titull të raportimeve të agjencisë serbe të lajmeve nga vizita në veri të Kosovës.

Duket se këto deklarata “të forta” të kryeminstrit serb Vuçiç në vizitën në veri të Kosovës janë pjesë e fushatës elektorale para zgjedhjeve në Serbi.

Filed Under: Kronike Tagged With: media serbe, të shtëna në veri, vizita, Vucic

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 285
  • 286
  • 287
  • 288
  • 289
  • …
  • 600
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT