• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Veprimtari nga ” Vatra Shqipëtare Etnike” ne Kurbin

November 30, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Në kuadrin e ditës Kombëtare të 103 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë grupi ” Vatra Shqipëtare Etnike” e themeluar në Kurbin ka organizuar veprimtari artistike. Në një atmosferë mjaft të gëzuar pjesmarrësit kanë sjellë në këtë aktivitet emocionues mbresa dhe kujtime nga trevat shqiptare!. Me ndjenjën e patriotizmit dhe të atdhetarisë, në ditë e shënuar të Pavarsisë pjesmarrësit kanë referuar ngjarje historike që rrjedhin nga simboli i Flamurit Kombëtar!
 Ajet Osmani organizatori i këtij aktiviteti si dhe kryetari i grupit me ndjenja Kombëtare si dhe patriotike për gazetën ka theksuar se kjo veprimtari është e para e këtij lloj, ndaj ndjej kënaqësi nga pjemarrja nga tërë diaspora që është dëshmi e qartë e bashkimit. Do mbetet ndër kujtimet më historike në veprimtaritë  e këtij karakteri Kombëtar.
 Ndërsa miqtë e ardhur nga Kosova, Maqedonia si dhe nga emigracioni kanë pëshëndetur organizatorët dhe iniociativën e në krijimin e grupit patriotik ” Vatra Shqiptare Etnike”. Ky takim do t’i paraprijë një tjetër ngjarje po aq historike si kjo e themelimit të shtetit kosovar, takim ku Vatra Shqiptare Etnike do t’i bashkohet manifestimeve në ditën e 17 shkurtit në Prizren.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ahmet Zani, vatra Etnike

Kosovë – Kuvendi në seancë pa opozitën, pas ndërprerjes me gaz lotsjellës

November 30, 2015 by dgreca

-Përplasje në Kuvendin e Kosovës, opozita ballë kordonit të Policisë/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 30 Nëntor 2015/ Seanca e Kuvendit të Kosovës, e ftuar për sot për në orën 11:00, por e pamundësuar nga gazi lotsjellës i opozitës, nisi në këto momente, pak para orës 14:30, në sallën plenare, pa opozitën, me 81 deputetë të pranishëm. Përplasje në Kuvendin e Kosovës kishte edhe rreth orës 13:50 e në vazhdim, derisa kryetari i VV, Visar Ymeri, donte të shëprthejë kordonin policor për të shkuar në sallën e seancave. U gjuajt edhe gaz lotsjellës te kordoni dhe debutetët e opozitës që ishin ballë për ballë. Policët mbajnë edhe gazmaska.Opozita paralajmëroi protestë të pandërprerë gjithëpopullore deri në rrëzimin e qeverisë. Paralajmërimin e bëri para gazetarëve Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të VV.

Kuvendi i Republikës së Kosovës nisi sot para mesditës përsëri me tyum gazi lotësjellës një seancë në sallën plenare mes kundërshtimeve nga opozita e me masa të shtuara sigurie brenda sallës, ndërtesës e jashtë saj, si dhe në hyrje me kontroll të detajuar për të gjithë që kanë hyrë brenda, dersa deputeti Fisnik Ismaili i VV është kthyer prapa pas kontrollit, dhe më pas është arrestuar nga Policia, e cila bëri të ditur se i kanë gjetur dy bombola gazi.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, deputetit Ismaili i është caktuar ndalimi 24 orësh.

Deputetët opozitarë Smajl Kurteshi i Vetëvendosjes dhe Haxhi Shala i Nismës për Kosovën hodhën gazin lotsjellës që pamundësoi nisjen e seancës së Kuvendit sot para mesditës. Ndërkohë, pasdite, njoftohet se është arrestuar deputeti Shala.

“Mbajtja e seancës me policë e bënë këtë vend shtet policor”,  tha kryetari  i AAK-së, deputeti Ramush Haradinaj, pas daljes nga salla me lotjellës.

Seanca pritej të vazhdojë në “sallën alternative”, ku në dy seancat e kaluara nuk është lejuar të shkojë opozita, ndërkohë që mbante sërish mbledhje Kryesia e Kuvendit për të marrë vendimin.

 Me 35 pika në axhendë, për sot me fillim në orën 11:00 është ftuar një seancë e re e Kuvendit të Kosovës, i cili që nga fillimi i sesionit vjeshtor ka përfunduar vetëm dy seanca në “sallë alternative” pa opozitën, e cila e ka bllokuar edhe me hedhje gazi lotsjellës në sallën plenare në kundërshtimet edhe me protesta të katër marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë, veçmas të asaj për asociacionin e komunave me shumicë serbe, si dhe të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Opozita me gjithësej 31 vota në Kuvendin 120 anëtarësh, për seancën e sotme është mangu për dy deptetë të arrestuar, Albin Kurtin e Donika Kada Bujupin, e me dy të tjerë – Albulena Haxhiun e Faton Topallin të kërkuar për arrestim, që të katërt me fletë arreste pas zhvillimeve në Kuvend me gaz lotsjellës dhe përplasje tjera.

Tre krerët e opozitës, Visar Ymeri i VV, Ramush Haradinaj i AAK e Fatmir Limaj i Nisma-s, janë mbledhur edhe mbrëmë pas manifestimit opozitar  të 28 nëntorit me 35 mijë pjesëmarrës, sipas organizatorëve, por nuk kanë bërë publik planin për seancën e sotme për vazhdimin e bllokadës në Kuvend.

Pas zhvillimeve më të reja, përfshirë ndërhyrjen e Policisë në selinë e VV ku u arrestuan rreth 100 aktivistë, opozita e bashkuar deklaroi se “demokracia ka marrë fund, më s’ka kuptim pasi mendimi ndryshe po shtypet me polici”.

Ndërsa,  Kryesia e Kuvendit të Kosovës u rimlodh në mëngjes dhe konfirmoi mbajtjen e  seancës plenare që e ka ftuar javën e kaluar për ditën e sotme, e të kundërshtuar nga opozita.

Qeveria e Kosovës  edhe në deklaratën e djeshme pas manifestimit të së shtunës të opozitës në Prishtinë theksonte se, “ka treguar gatishmëri për të biseduar rreth shqetësimeve të subjekteve opozitare”. “Në këtë drejtim, qeveria është duke pritur interpretimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për Marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, si dhe ka iniciuar ekspertizë ndërkombëtare për procesin e përkufizimit të vijës kufitare ndërmjet vendit tonë dhe Malit të Zi, duke siguruar ballafaqimin e argumenteve të Komisionit shtetëror dhe të opozitës. Prandaj, qeveria vlerëson se askush, andaj as opozita, nuk duhet të frikësohet nga e vërteta, por çdonjëri duhet të ballafaqohet me të. Për qeverinë e Republikës së Kosovës, çdo përpjekje për të përdorur këto procese të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë, për qëllime politike e partiake, është e papranueshme”, theksonte deklarata.

Po dje, ambasadat e Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, në një deklaratë të përbashkët theksonin se, kanë përcjellur nga afër ngjarjet e ditëve të fundit, në Kosovë.

“Jemi të kënaqur që demostratat ishin paqësore dhe duam ti përgëzojmë të gjithë pjesmarresit, e sidomos  Policinë e Kosovës. Ne besojmë në fuqinë e dialogut si mjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike dhe inkurajojmë të gjitha palët t’i shfrytëzojnë mundësitë e ndryshme për dialog, duke përfshirë këtu edhe brenda Kuvendit”, theksohej në deklaratë.

Policia e Kosovës është duke hetuar drejt zbulimit se si është futur sot lotjellësi në Kuvendin e Kosovës dhe konfirmon ndalimin dhe shoqërimin në stacion policor  të deputetit Fisnik Ismajli, pasi gjatë kontrollit në hyrje të Kuvendit gjetur gjetur në posedim 2 bombola gazi.

Policia e Kosovës deklaroi se, si institucion i zbatimit të ligjit, lidhur me seancën e  Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe bazuar në vendimin e mëhershëm të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka bërë planifikimet e nevojshme policore, duke ndërmarrë masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë dhe ushtrimin e kontrollit, bazuar në procedurat e parapara ligjore dhe rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 Policia e Kosovës me zyrtarët e sajë policorë ka filluar me kontrollin e personaliteteve në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ku gjatë kontrollit tek deputeti Fisnik Ismajli janë gjetur në posedim 2 bombola gazi, që dyshohen të jenë gaz lotsjellës.

 Zyrtarët policorë bazuar në procedurat ligjore të njëjtin e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore, të cilat do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent, ndërsa mjetet e dyshuara janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

 Me vendim të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, bazuar në Rregulloren e Kuvendit të Kosovës është kërkuar hyrja e personelit të sigurimit në seancën e Kuvendit të Kosovës, të cilët konform autorizimeve ligjore kanë hyrë duke formuar kordon sigurie brenda në seancë.

 Ndërsa pas hyrjes së Kryesisë dhe deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës, në momentin e përgatitjes së fillimit të seancës, përsëri nga deputet të caktuar është hedhur mjet i dyshuar i cili po ashtu dyshohet se është gaz lotsjellës.

 Referuar rrethanave dhe situatës së krijuar në sallën e Kuvendit të RKS-së, ku është hedhur mjeti i dyshuar, Policia e Kosovës në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin e mjetit të dyshuar.

 Bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore që ka Policia e Kosovës,  është duke ndërmarrë veprimet e saja hetimore drejt zbulimit se si është futur mjeti i dyshuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, dhe kohën se kur ka mund të jetë futur ky mjet i dyshuar.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kuvendi i kosoves, pas gazit Lotsjelles, seance pa opoziten

Opozita protesta e 28 Nentorit- Arrestohet Albin Kurti e dhjetëra aktivistë të VV

November 28, 2015 by dgreca

-VV:Policia ka arrestuar mbi 90 aktivistë deri me tash,disa prej tyre janë të lenduar/

-AAK: Arrestimi i deputeteve eshte i papranueshem/

PRISHTINË, 28 Nëntor 2015-B.Jashari/ Është arrestuar sonte Albin Kurti, lideri parë që nga themelimi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktivistë të tjerë të kësij subjekti opozitar, në selinë e së cilës ka hyrë Policia Speciale e Kosovës.

Në manifestimin e opozitës sot në Prishtinë deputeteti i VV Albin Kurti foli për “bashkimin kombëtar të shqiptarëve të pazëvendësueshëm”. Ai mori pjesë në manifestim përkundër fletë arrestit për të dhe një deputeteje, Albulena Haxhiut, dhe një deputeti tjetër Faton Topallit – të VV, derisa  me të njëjtin fletë arrest vetëm një deputete Donika Kada Bujupi e AAK ishte e arrestuar. Për të katër deputetët opozitarë janë shpallur fletë arreste pas hedhjes së gazit lotësjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës e jashtë tij, në kundërshtim të katër marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë, mes të cilave ajo për asociacionin e komunave me shumicë serbe, si dhe kundër marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Në manifestimin e sotëm vleresohet se ishin mbi 10 mijë qytetarë, e sipas organizatorëve 35 mijë.

Policia e Kosovës deklaroi sonte se, “ka poseduar informacione lidhur me pjesëmarrjen e personit të kërkuar me fletë arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, mirëpo bazuar në vlerësimet e situatës, dhe me qëllim të mos eskalimit të situatës gjatë manifestimit nuk ka ndërmarrë veprime për ndalimin e tij, por që këto veprime do të ndërmerren nga Policia ashtu siç parashihet me fletë arrest”.

 “Policia e Kosovës bazuar në planifikimet e saja ka pasur të angazhuar zyrtarë policorë të mjaftueshëm për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, mbarëvajtjen e qetë të manifestimit, i cili ka filluar rreth orës 14:00 dhe, falë edhe pjekurisë dhe kulturës së lartë të qytetarëve, manifestimi ka përfunduar rreth orës 14:50 në mënyrë të qetë pa incidente”, thekson deklarata e Policisë së Kosovës.

LVV ka shkruar në ‘facebook’: Policia po thyen zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje!  Kjo është mënyra se si qeveria po ua uron qytetarëve 28 Nëntorin!”.

Më pas ka shkruar edhe se: “Policia ka arrestuar dhunshëm dhjetëra aktivistë në zyret e Lëvizjes Vetevendosje! Kjo polici e cila është vënë në mbrojtje të ‘Zajednices’ vazhdon t’i mbajë te bllokuara zyret tona. Rezistenca e aktivistëve në rrugë po vazhdon dhe ‘Zajednica’ nuk do te kalojë”.

Sipas VV, Policia ka arrestuar mbi 90 aktivistë deri me tash. Disa prej tyre janë të lenduar rëndë nga dhuna brutale policore.

“Dënojmë arrestimin e tyre të padrejtë dhe kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm”, shprehet VV.

 AAK: ARRESTIMI I DEPUTETEVE ESHTE I PAPRANUESHEM

AAK pak më parë dërgoi këtë deklaratë: Mbajtja në paraburgim e deputetës Donika Kadaj-Bujupi si dhe arrestimi sot i deputetit Albin Kurti, si dhe shumë aktivistëve të tjerë të VV-së, brenda selisë,  është i papranueshëm dhe nuk ndikon në qetësimin e situatës. Tubimi i sotëm madhështor në Prishtinë, ishte një manifestim qytetar i kundërshtimit të dy marrëveshjeve, që përfundoi pa asnjë incident.Ngjarjet e mëpastajme po bëhën me qëllim të zbehjes së një kundërshtimi kaq popullor.AAK, kundërshton aksionet e pushtetit për përndjekjen e Opozitës dhe kërkon nga krerët institucionalë, që të mos e instrumentalizojnë policinë e shtetit për qëllime politike.Deputetët duhet të jenë të lirë dhe ata nuk mund të arrestohen për shkak të veprimtarisë së tyre politike, prandaj kërkojmë lirimin e mënjëhershëm të tyre, përfundon deklarata e AAK.

 AAK: JEMI NË SHËRBIM TË INTERESAVE TË SHTETIT

 AAK falëndërontë gjithë qytetarët e Kosovës, që sot  me prezencën dhe me zërin e tyre e bënë madhështr tubimin e sotëm në Prishtinë.Falendërojmë të gjithë ata që mundësuan mbarëvajtjen e këtij tubimi. Jemi të përcaktuar që gjithmonë të jemi zëri qytetar, në mbrojtje të shtetit dhe në kundërshtim të dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin.Sot kemi dëshmuar se jemi evropianë dhe se jemi të përcaktuar që me mjete demokratike ta ndryshojmë gjendjen e rëndë në vend.Ky është përcaktimi i ynë dhe, përtej interesave partiake dhe nën udhëheqjen e Haradinajt, do të vihemi në shërbim të shtetit.Njëkohësisht falëndërojmë policinë e shtetit, e cila sot e kreu me profesionalizëm detyrën e vetë, thekson deklarata e AAK.

 NISMA: SOT KOSOVA I THA JO ZAJEDNICËS, JO DEMARKACIONIT

Nisma për Kosovën falënderon anëtarët, simpatizantët dhe gjithë shqiptarët që sot me prezencen e tyrë manifestuan në mënyrë paqësore për Republikën.

Nisma për Kosovën vlerëson se ky manifestim masiv që u mbajt sot në Prishtinë, nën organizimin e opozitës së bashkuar, ishte mesazhi më i mirë që ju dha koalicionit qeverisës, që të reflektoj rreth marrëveshjeve të dëmshme për vendin.

Sot Kosova i tha Jo Zajednicës, Jo Demarkacionit, përfundon deklarata e Nisma për Kosovën.

***

Policia e Kosovës: Informacione shtesë  lidhur me zhvillimet pas manifestimit

Prishtinë, 28 Nëntor 2015, ora 16:45

 Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore ka vazhduar me monitorimin e situatës dhe realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore, duke përfshirë edhe obligimet ligjore drejt zbatimit të Urdhër Arresteve të lëshuara nga organet e drejtësisë.Referuar zhvillimeve dhe lëvizjes së disa personave, duke përfshirë edhe personin e kërkuar me Urdhër Arrest drejt selis së subjektit politik Vetëvendosje, Policia e Kosovës është detyruar të ndërmarr masat e nevojshme ligjore për sigurimin e lokacionit dhe ndalimit të personave të kërkuar.Një grup prej disa personave kanë qëndruar para selis duke protestuar dhe  duke penguar zyrtarët policor në realizimin e detyrave dhe obligimeve ligjore, ku gjatë veprimeve policore janë arrestuar disa prej tyre të cilët kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policor.Bazuar në dyshimet e bazuara se personi i kërkuar me Urdhër Arrest (z.Kurti) dhe persona të tjerë gjendet brenda në objektin e selisë së Vetëvendosjes, njësitet relevante policore në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent janë detyruar të veprojnë brenda në objekt për të realizuar dhe zbatuar Urdhër Arrestet.Njësitet relevante policore pas intervenimit brenda në objekt kanë hasur në rezistencë të disa personave të dhunshëm të cilët kanë qenë brenda në objekt, e të cilët kanë hedhur mjete të ndryshme të forta drejt zyrtarëve policor, duke përfshirë shkopinj, karrige, tavolina, mjete të metalta dhe sprej, ku si pasojë e saj dy polic dhe dy persona tjerë kanë pësuar lëndime.Zyrtaret policor bazuar në situatën dhe veprimet e dhunshme të shfaqura nga personat brenda në objekt, kanë vepruar konform autorizimeve ligjore dhe kanë arrestuar disa persona të cilët janë shoqëruar në stacione policore për procedura të mëtutjeshme.Njësitet relevante policore të cilat ishin në kërkim të personit të kërkuar me Urdhër Arrest (z.Kurti), kanë arritur ta lokalizojnë dhe të njëjtin ta shoqërojnë për në organet e drejtësisë, ashtu siç parashihet me Urdhër Arrest.Policia e Kosovës me qëllim të realizimit të gjitha veprimeve policore, ka angazhuar të gjitha njësitet relevante policore për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të kryer vend shikimet e vendit të ngjarjes.Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent, duke përfshirë edhe veprimet lidhur me shoqërimin e deritanishëm (16:45) të tetëdhjetë e shtatë (87) personave në stacione policore.Policia e Kosovës bazuar në planifikimet e saja vazhdon me ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.

Filed Under: Kronike Tagged With: Arrestohet Albin Kurti, e dhjetëra aktivistë, të VV

New York- Patsy Pizzeria and Restaurant -Pizza me Flamurin Shqiptar

November 28, 2015 by dgreca

Per nder te Dites se Pavarsise se Shqipetise,Patsy Pizzeria and Restaurant me pronaret Pasquale ‘Patsy’ and Carmella Lancieri   ne  New York City ka gatuar te Shtunen e 28 nentorit 2015, pizza me flamurit tone kombetar.
H.Mehmetaj

Filed Under: Kronike Tagged With: me flamurin shqiptar, New York- Patsy Pizzeria and Restaurant -Pizza

Prishtina anuloi koncertin festiv të 28 Nëntorit

November 28, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 28 Nëntor 2015/ Koncerti i 28 Nëntorit, i cili ishte në axhendën e festimeve të komunës i planifikuar të mbahej sonte në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë është anuluar. Këtë e bën të ditur komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje “pas terrorit të ushtruar ndaj aktivistëve, deputetëve dhe simpatizantëve” të saj.“Ka rreth 100 të arrestuar, dhe numri i të lënduarve rëndë është i madh”, shprehet Lëvizja Vetëvendosje, pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në selinë e saj, ku ndër të arrestuarit është lideri i parë që nga themelimi i kësaj lëvizje, Albin Kurti. Në manifestimin e opozitës sot pasdite në Prishtinë deputeteti Kurti mori pjesë dhe foli përkundër fletë arrestit për të dhe një deputeteje, Albulena Haxhiut, si dhe një deputeti tjetër Faton Topallit – të VV, derisa  me të njëjtin fletë arrest vetëm një deputete Donika Kada Bujupi e AAK ishte e arrestuar.

Për të katër deputetët opozitarë janë shpallur fletë arreste pas hedhjes së gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës e jashtë tij, në kundërshtim të katër marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë, mes të cilave ajo për asociacionin e komunave me shumicë serbe, si dhe kundër marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Në manifestimin e sotëm të thirrur nga opozita e bashkuar, sipas organizatorëve kishte 35 mijë qyetetarë.

Policia e Kosovës konfirmon “shoqërimin e deritanishëm të 87 personave në stacione policore” dhe bën të ditur se sonte do mbajë konferencë shtypi, e cila i dedikohet zhvillimeve të ditës së sotme gjatë dhe pas manifestimit të mbajtur në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Prishtina anuloi koncerti festiv, te 28 Nëntorit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 320
  • 321
  • 322
  • 323
  • 324
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës
  • KLINIKA E POEZISË, VISARI NË UNIVERSITETIN ILLINOIS, SHBA…
  • Dialogu dhe politika e jashtme e Kosovës, katër vitet vendimtare për shtetin
  • KRISHTLINDJET…
  • Enedio Metushi: “Për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë shqiptare”
  • Shoqata “Rrënjët Shqiptare” festuan festat e fundvitit
  • KOLONJËN E BËJNË EMËRMADHE RILINDASIT E SAJ TË SHQUAR
  • Kosovo Between Political Noise and the Need for Civic Clarity
  • TË FALËSH, TË MOS HARROJSH!
  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT