• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Thaçi takon ambasadorët e UNESCO-s në Paris

September 18, 2015 by dgreca

Paris, 18 shtator 2015/ Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, pas Londrës ka vazhduar vizitën në Francë.Në Paris, zëvendëskryeministri Thaçi ka zhvilluar takime të shumta me ambasadorë të shteteve të ndryshme të botës, që janë anëtare të UNESCO-s.

Ai i ka falënderuar ambasadorët për përkrahjen që po i japin procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme të OKB-së dhe ka treguar që edhe Kuvajti e Luksemburgu janë nënshkruar në kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.”Kosova është angazhuar në një fushatë pozitive, sistematike dhe të fokusuar në promovimin e zhvillimit tonë social, kulturor dhe ekonomik, derisa shumica e shteteve kanë shprehur mirënjohje për qasjen tonë”, ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi.Ditë më parë, zëvendëskryeministri Thaçi ka qëndruar edhe në Britani të Madhe, ku po ashtu ka marr mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: e UNESCO-s, ne Paris, Thaçi takon ambasadorët

Haradinaj fton qytetarët e Kosovës që ta nënshkruajnë peticionin

September 18, 2015 by dgreca

  Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka ftuar qytetarët e Kosovës që ta nënshkruajnë “peticionin kundër qeverisjes së keqe dhe marrëveshjeve të fundit që qeveria e Kosovës i ka bërë me Serbinë dhe me Malin e zi”. Ai tha se, “ky peticion është i të gjithë qytetarëe dhe jo i partive politike, kështuqe të gjithë ata që e konsiderojnë të nevojshme nënshkrimin e këtij peticioni, me këtë e forcojnë kundërshtimin e përbashkët të marrëveshjeve që po e dëmtojnë Kosovën”.

Haradinaj tha se, “këto marrëveshje nuk janë të dëmshme vetëm në fushën e rendit dhe të ligjit, por janë marrëveshje të dëmshme ekonomike dhe financiare, të cilat po e degradojnë Kosovën”.

“Peticioni që nisi të nënshkruhet sot është projekt i përbashkët i tre partive opozitare VV, AAK dhe Nisma”, ka thënë Haradinaj.(bJ)

Filed Under: Kronike Tagged With: fton qytetarët e Kosovës që ta, Haradinaj, nënshkruajnë, peticionin

Kosovë, opozita peticion kundër “Zajednicës”

September 18, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 18 Shtator 2015/ Në të gjitha qytetet e Kosovës nis sot nënshkrimi i “peticionit kundër marrëveshjes së datës 25 gusht 2015 për Asociacionin/Zajednicën e komunave me shumicë serbe”, organizuar nga tre subjektet politike opozitare,VV, AAK e Nisma, liderët e të cilave, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, së bashku firmosin në mesditë në sheshin kryesor të kryeqytetit, Prishtinës.

Opozita, e cila shprehet me fjalën serbe “Zajednica” që në shqip do thotë “Bashkësi”, ka bërë edhe një deklaratë të përbashkët kundër “bosnjëzimit të Kosovës”, ndërsa dje edhe ka protestuar në Kuvend dhe ka bllokuar  e ndërprerë seancën e parë të sesionit vjeshtor me kwrkesw që mos të shtyhet “raportimi i qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel më 25 gusht 2015”, i cili ishte në axhendë derisa mungonin raportuesit.

 “Do të veprojmë si opozitë e bashkuar në qëndrime dhe veprime si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit dhe në këtë ftojmë të bashkohemi të gjithë zërat opozitarë, për t’i ndalur të gjitha dëmet që i vijnë Kosovës nga ky koalicion qeverisës, qofshin ato politike apo ekonomike”, paralajmëron deklarata.

“Partitë opozitare do të heqin dorë nga protestat për rrëzimin e qeverisë nëse kjo e fundit anulon ‘Zajednicën’, në të kundërtën do të bien edhe ekzekutivi, edhe marrëveshja”, ka deklaruar sot për shtypin në Prishtinë kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,  Glauk Konjufca./b.j/

Filed Under: Kronike, Politike Tagged With: Behlul Jashari, Kosove, kundër “Zajednicës”, opozita peticion

Presidenti Nishani dekoron ushtarakun Ibrahim Basha,pas rënies në krye të detyrës

September 18, 2015 by dgreca

Nderohet pas vdekjes oficeri i RENEA-s, i cili u vra gjatë aksionit në Lazarat në qershor të këtij viti. Ibrahim Basha u nderua nga presidenti Nishani me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” me motivacionin: “Për merita dhe shërbime të veçanta në luftë me grupe të strukturuar kriminale për garantimin e rendit dhe sigurisë publike; për trimëri dhe kontribut të spikatur në operacionet luftarake në Afganistan dhe Irak, në mbrojtje të paqes dhe lirisë, në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar”.

“Jeta e tij ishte e shkurtër, por ishte e jetuar me shumë intensitet, ishte e mbushur me ngjarje shpeshherë me rrezik real të jetës për të, por besoj se kishte një kryetemë, atë të luftës pa ndalim ndaj të keqes, qoftë ky një rrezik real terrorist në Irak dhe Afganistan apo dhe kunder krimit të organizuar dhe elementëve keqbërës këtu në Shqipëri”, vuri në dukje Presidenti Nishani. Ushtaraku Basha u ekzekutua nga një grup të rinjsh, të cilët i zunë pritë furgonit të policisë në brendësi të Lazaratit. Autorët janë arrestuar. Ata dëshmuan se e bënë këtë për hakmarrje ndaj aksionit të një viti më parë  nga Forcat Renea e policia shqiptare kundër drogës. {Sh.K}

Filed Under: Kronike Tagged With: në krye të detyrës, pas rënies, Presidenti Nishani dekoron, ushtarakun Ibrahim Basha

Kryeministri Isa Mustafa në krye të delegacionit të Kosovës me 30 Shtator në Nju Jork

September 17, 2015 by dgreca

-Në sesionin e thirrur nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, për Luftën Kundër Terrorizmit/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË/ Kryeministri i Kosovës,  Isa Mustafa, në 30 shtator në Nju Jork, do të udhëheq një delegacion, në përbërje të të cilit do të jenë edhe zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm,  Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në sesionin e thirrur nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, për Luftën Kundër Terrorizmit. “Natyrisht se do t’i shohim ato përvoja dhe se këto përvoja t’i ndajmë në vendin tonë”, tha kryeministri Mustafa, në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës.

KOSOVA,  STRATEGJI PËR PARANDALIMIN EKSTREMIZMIT E RADIKALIZMIT QË SHPIE NË TARRORIZËM

Qeveria e Kosovës miratoi me 16 Shtator unanimisht Projekt-strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm 2015-2020 dhe Planin e veprimit për zbatimin e kësaj strategjie.

Ky vendim i sotëm i qeverisë së drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, pason mbledhjen e  Këshillit të Sigurisë së Kosovës, të 7 shtatorit, ku u shqyrtua Draft-strategjia nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.

Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e qeverisë së Republikës së Kosovës për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të parandaluar dhe luftuar të gjitha format e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Duke theksuar se ekstremizmi i dhunshëm përbën sfidë për të gjitha vendet e botës demokratike, kryeministri Mustafa ka shprehur vendosmërinë e Kosovës për të qenë pjesë aktive e angazhimeve të botës demokratike, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër këtyre dukurive.

PËRKUSHTIM I PLOTË KUNDËR KORRUPSIONIT

Në hapje të mbledhjes së 49-të të qeverisë së Kosovës, kryeminsitri Mustafa theksoi angazhimet kundër korrupsionit. “Kërkoj edhe një herë nga të gjithë ju që të punojmë me përkushtim të plotë në mënyrë që të eliminojmë çdo burim dhe çdo formë të korrupsionit në ministritë, agjencitë dhe drejtoritë që i menaxhoni”, u shpreh Mustafa në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, e cila kishte në axhendë 16 pika.

Kryeministri Mustafa, ka adresuar disa çështje aktuale, konkretisht trajtimin e çështjes së luftës kundër korrupsionit, e cila është diskutuar nga shoqëria civile, nga përfaqësuesit diplomatikë. Ai theksoi se qeveria e Kosovës e ka gjithmonë parasysh këtë çështje.

Kryeministri Mustafa vlerësoi faktin se gjatë këtyre tetë muajve nuk ka pasur ndonjë rast të shënuar të korrupsionit në organet e qeverisë, por tha se percepsioni për korrupsionin publik del se është i lartë dhe ky percepsion e dëmton edhe ndërtimin e shtetit ligjor dhe proceset e zhvillimit ekonomik dhe rrugën e integrimeve evropiane.

Kryeministri theksoi se nuk është e udhës që kjo çështje të vlerësohet vetëm mbi bazën e perceptimeve por kërkoi që të punohet konkretisht dhe që korrupsioni të adresohet në mënyrë konkrete. “Si kryeministër, por edhe si qeveri, kërkojmë nga të gjithë, edhe nga shoqëria civile nga bizneset, nga qytetarët, nga çdokush, që të paraqes çdo rast të korrupsionit, dhe që ta adresojë në mënyrë të drejtpërdrejt korrupsionin, qoftë në individë të caktuar, qoftë në organe të caktuara”, tha kryeministri Mustafa, duke bërë të ditur se disa prej ministrave por edhe ai vet nuk i kanë nënshkruar disa kontrata, për të cilat nuk kanë qenë të sigurt se a janë zhvilluar procedurat në mënyrë ligjore.

Duke shpalosur hapat që do të ndërmerren në këtë drejtim, kryeministri Mustafa po ashtu tha se javën e ardhshme do të punohet në ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Prokurimin Publik. “Do të kalojmë në prokurimin elektronik, nga fillimi i vitit të ardhshëm, që është edhe kërkesë e Bashkimit Evropian, dhe do të bëjmë të gjitha ndryshimet e Ligjit mbi Prokurimin Publik, të cilat e rrisin efikasitetin dhe efiçiencën e shfrytëzimit të parasë publike”, tha kryeministri Mustafa, duke theksuar rëndësinë e menaxhimit të kontratave dhe çështjen e çmimeve referente, në mënyrë që këto të rregullohen në pikëpamje ligjore dhe operative e që të mos lejohet në asnjë mënyrë dëmtimi i parasë publike.

Duke kërkuar angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve  në mbrojtjen e parasë publike, Mustafa  theksoi nevojën për rezultate konkrete në këtë drejtim dhe që më tutje temat dominuese në Kosovë të jenë tema të zhvillimit dhe të punësimit.

Kryeministri Mustafa ka sqaruar detajisht edhe përfoljet lidhur me një kontratë për servisimin e një makine të qeverisë, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për asnjë shkelje, si dhe duke ritheksuar përkushtimin maksimal të qeverisë për mbrojtjen e parasë publike dhe luftimin e korrupsionit.

IBM, NË PIKAT KUFITARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME REPUBLIKËN E SERBISË

 Në mbledhjen e  16 Shtatorit  të qeverisë së Kosovës është miratuar edhe udhëzimi administrativ për procedurat e faljes së borxheve publike.

Në këtë  mbledhjen është miratuar vendimi përfundimtar për shpronësimet të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit IBM, në pikat kufitare të Republikës së Kosovës me Republikën e Serbisë.

 Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin preliminar për shpronësimet të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, drejt Shkupit-Maqedonisë.

 Qeveria është pajtuar që të mbështes financiarisht aktivitetet kulturore për shënimin e Ditës së Boshnjakëve të Kosovës.

Ministri kosovar i Financave, Avdullah Hoti,  ka informuar kabinetin qeveritar me raportin mbi performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore në periudhën janar-gusht 2015. U tha se po vihet re se ka trende pozitive në rritjen e të hyrave në krahasim me gjashtë mujorin e vitit të kaluar.

Filed Under: Kronike Tagged With: 30 shtator, delegacioni ne OKB, Isa Mustafa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 355
  • 356
  • 357
  • 358
  • 359
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT