• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SACEUR VISIT KFOR

September 5, 2015 by dgreca

Kosovë-Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë viziton KFOR-in/
Pristina, 4th September 2015. The Supreme Allied Commander Europe (SACEUR), General Philip M. Breedlove visited HQ KFOR at Camp “Film City” in Pristina where he met KFOR Commander Major General Guglielmo Luigi Miglietta.
General Breedlove was briefed by COM KFOR and the international HQ Staff on the latest developments in the current security and political situation in Kosovo and in western Balkans region.
After the briefing, SACEUR expressed his appreciation for the improved overall security situation in Kosovo and he pointed out the key role of KFOR as effective promoter of the dialogue between Pristina and Belgrade.
SACEUR underlined the positive and close cooperation with KP, EULEX, and with all the other international and local organizations, in order to maintain a Safe and Secure Environment and Freedom of Movement throughout Kosovo.
General Breedlove greeted the KFOR troops and he emphasized the importance of KFOR in the delicate and complex context of the Balkans and the need to continue to accomplish the mission promoting progress and dialogue in the region.
During the two day visit General Breedlove, accompanied by COMKFOR, had a very useful meeting with the “Quint Ambassadors”, the ambassadors of France, Germany, Italy, United Kingdom and United States in Kosovo. He also met several Representatives of the International Community: the EU Special Representative, the UNMIK Special Representative of Secretary General, the OSCE Head of Mission and the International Monetary Fund Representative.
“I have come away from these engagements today very confident that all of our men and women in KFOR, EULEX and other international groups are fully committed to continuing the progress and many diplomatic improvements that have been accomplished here”, General Breedlove said, “the latest agreements reached by Pristina and Belgrade, with the mediation of the European Union and the efforts of KFOR, confirm the importance of the dialogue as a key factor of success”.
On completion of his tour, General Breedlove met the KFOR Units operating in Camp Sparta and he visited the Decane Visoki Monastery where he met the Abbot of the DECANI orthodox Monastery, Father Sava.
***
Kosovë-Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë viziton KFOR-in/

-Gjenerali Philip M. Breedlove shprehu falënderimin e tij për përmirësimin e situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe vuri në pah rolin kyç të KFOR-it, si promovues i efektshëm i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 4 Shtator 2015/ Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, Gjenerali Philip M. Breedlove vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë, ku ai u takua me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta.
Gjenerali Breedlove u informua nga Komandanti i KFOR-it dhe stafi ndërkombëtar i shtabit mbi zhvillimet e fundit në situatën aktuale të sigurisë dhe politike në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit perëndimor.
Pas informimit, Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë shprehu falënderimin e tij për përmirësimin e situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe vuri në pah rolin kyç të KFOR-it, si promovues i efektshëm i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë theksoi bashkëpunimin pozitiv dhe të ngushtë me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe me të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe vendore, në mënyrë që të ruhet ambienti i qetë dhe i sigurt dhe liria e lëvizjes në mbarë Kosovën.
Gjenerali Breedlove përshëndeti trupat e KFOR-it dhe theksoi rëndësinë e KFOR-it në kontekstin delikat dhe të ndërlikuar të Ballkanit dhe nevojën për të vazhduar me përmbushjen e misionit, duke promovuar përparim dhe dialog në rajon.
Gjatë vizitës së tij dy ditore, Gjenerali Breedlove, i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, kishte një takim shumë të dobishëm me ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë, respektivisht të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai gjithashtu u takua me disa përfaqësues të Bashkësisë Ndërkombëtare: përfaqësuesin special të BE-së, përfaqësuesin special të UNMIK-ut – sekretarit të përgjithshëm, shefin e misionit të OSBE-së dhe përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
“Unë po largohem nga këto angazhime të sotme me shumë besim që të gjithë gratë dhe burrat tanë në KFOR, EULEX dhe grupe të tjera ndërkombëtare janë plotësisht të angazhuar në vazhdimin e përparimit dhe në shumë përmirësime diplomatike që janë arritur këtu”, tha Gjenerali Breedlove. “Marrëveshjet e fundit të arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe përpjekjet e KFOR-it, vërtetojnë rëndësinë e dialogut si faktor kyç i suksesit”, citohet ai në njoftimin e dërguar nga KFOR.
Në përfundim të vizitës së tij, Gjenerali Breedlove u takua me njësitet e KFOR-it që veprojnë në Kampin “Sparta” dhe gjithashtu vizitoi Manastirin e Deçanit, ku u takua me Kryemurgun e Manastirit ortodoks të Deçanit, Atin Sava.

Filed Under: Kronike Tagged With: i Forcave Aleate për Evropë, Komandanti Suprem, Kosove, viziton KFOR-in

Kosovë-Policia feston 16 vjetorin, institucion i besimit të madh

September 4, 2015 by dgreca

-Në 6 shtator të vitit të lirisë 1999 është hapur Shkolla e policisë dhe ka filluar trajnimi për pjesëtarë të Policisë së Kosovës/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 4 Shtator 2015/ “Policia e Kosovës, vazhdon padyshim, të jetë një ndër institucionet me besimin më të madh të qytetarëve në vendin tonë”, tha sot kryeministri kosovar, Isa Mustafa.
Ai mori pjesë në ceremoninë solemne të festimit të 16 vjetorit të Ditës së Policisë së Republikës së Kosovës, ku vlerësoi lartë profesionalizmin dhe sukseset e arritura.
Kreu i qeverisë së Kosovës tha se, “roli i Policisë, sikurse edhe i organeve tjera të sigurisë dhe të drejtësisë, jo vetëm tek ne por edhe në aspekte globale po sfidohet me probleme të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit”.
“Tani ne po përfundojmë Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që Shpie në Terrorizëm, dhe kjo strategji kërkon një sinergji të të gjitha subjekteve shtetërore dhe sociale të vendit tonë. Kemi synim të bëhemi pjesë e aleancës globale për siguri dhe stabilitet, prandaj presim edhe përkrahjen në anëtarësim tonë në Interpol dhe Europol”, u shpreh Mustafa.
Duke theksuar se Policia e Kosovës është bërë faktor i rëndësishëm i besimit në funksionimin e shtetit të Kosovës, kryeministri Mustafa ka siguruar se qeveria do të ofrojë të gjithë përkrahjen e nevojshme për zhvillimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të Policisë kosovare.
Në 6 shtator të vitit të lirisë 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e policisë dhe ka filluar trajnimin për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Brezi i parë i kandidatëve kishte 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës, një shërbim i ri i krijuar në bazat e një policie demokratike dhe profesionale, i hapur dhe i barabartë për të gjithë të interesuarit që dëshrirojnë të bëhen pjesëtarë. Trajnimi në Shkollën e Policisë së Kosovës vlerësohet me standarde të larta.

Filed Under: Kronike Tagged With: 16 vjetori, Behlul Jashari, policia e Kosoves

NJE LAPIDAR PERJETESIMI PER HEROIN KOMBETAR HASAN PRISHTINA

September 4, 2015 by dgreca

Ashtu sic ishte paralajmeruar lapidari i Heroit tone Kombetar,Hasan Prishtina, eshte ndertuar ne lagjen Veliu-Veliqi, ne fshatin Palac.Ky lapidar perjetesimi sic e njofton redaksine e Diellit vatrani Ferki Veliu, pinjoll i Hasahn Prishtines, u be i mundur me 24 gusht 2015, me rastin e pervjetorit te vdekjes se heroit.
Ne fotografine shoqeruese te lajmit paraqiten prane lapidarit kane dy pinjollet e Hasan Prishtines, Shukri e Bahri Veliu.
Heroi Kombetar Hasan Ahmet Berisha, (Hasan Prishtina) u linde me 27 shtator 1878 ne Kullen e Zejnullah Begut Berisha ne Fshatin Balinc Vushtrri.
Ai u vra nga dore tradhetare, e porositur ne Selanik te Greqise me 14 gusht 1933.
Pikerisht ne pervjetorin e vdekjes u perurua edhe lapidari perkujtimor, qe perjeteson heroin kombetar.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ferki Veliu, Hasan Prishtina, Lapidar

Forcat e Armatosura Shqiptare do marrin pjesë në misionet e BE në Mali

September 3, 2015 by dgreca

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të marrin pjesë në misionet trajnuese ushtarake, të organizuar nga Bashkimi Evropian në shtetin afrikan të Malit. Ky vendim u sot më datën 2 shtator në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku janë marrë edhe një sërë vendimesh të tjera.
Mes tyre spikasin: marrëveshja me Gjermaninë për mbrojtjen shoqërore; dhënia e pensioneve të posaçme; dhe rregulli teknik për markimin e pajisjeve mjekësore. Gjithashtu, ekzekutivi miratoi marrëveshjen e turizmit me Serbinë, për të cilën është rënë dakord më herët mes dy qeverive.[Sh.K}

Filed Under: Kronike Tagged With: Forcat e Armatosura, në Mali, në misionet e BE, Shqiptare do marrin pjesë

Kosovë-Akademi përkujtimore për akademik Pajazit Nushin

September 3, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 3 Shtator 2015/ Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa, morën pjesë sot në mbledhjen komemorative të mbajtur në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, me rastin e ndarjes nga jeta të akademik Pajazit Nushit, një ndër figurat më të shquara të shkencës, arsimit dhe të kulturës në Kosovë.
Për jetën, veprën dhe trashëgiminë shumëdimensionale që akademik Pajazit Nushi i ka lënë Kosovës, para të pranishmëve folën kryetari i ASHAK-ut, Hivzi Islami si dhe sekretari Jusuf Bajraktari.
Presidentja Jahjaga e kryeministri Mustafa bënë homazhe në nderim të figurës së shquar të akademik Pajazit Nushit, si dhe ngushëlluan familjarët dhe kolegët e pranishëm për këtë humbje shumë të madhe për Kosovën./b.j/

***
Akademik Pajazit Nushi, kontribut shumëdimensional për Kosovën

PRISHTINË, 3 Shtator 2015/ Drejtuesit institucionalë e politikë të Kosovës vlerësojnë lartë akademik Pajazit Nushin, i cili u nda nga jeta dje pasdite në moshën 82 vjeçare.
“Ndarja nga jeta e Akademik Pajazit Nushit, simbolit të dijes dhe të paqes, është humbje e madhe jo vetëm për familjen, miqtë edhe bashkëpunëtorët, por për gjithë Kosovën”, shprehet në telegramin e ngushëllimit Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga.
“Akademik Nushi, me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, ka dhënë kontribut shumëdimensional për Kosovën, duke qenë ndër të tjera edhe një figurë e spikatur në fushën e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në Kosovë”, thkeson kryeministri Isa Mustafa.
“Në memorien tonë kolektive, Profesor Nushi do të mbetet si njëri nga veprimtarët e palodhur i të drejtave të njeriut, pedagog i nderuar i Universitetit të Prishtinës dhe autor i shumë teksteve që kanë vënë bazat e dijeve psikologjike te ne”, vlerëson kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
“Akademik Nushi ishte pedagog, shkencëtar, humanist dhe mbrojtës e promovues i lirive dhe të drejtave të njeriut në Kosovë”, thekson ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, duke përkujtuar edhe se “ishte një prej themeltarëve të Institutit për Hulumtime dhe Krime të Luftës”.
“Do të kujtohet përherë kontributi i çmuar dhe angazhimi i akademik Pajazit Nushit në fushën e shkencës si dhe veprimtaria e tij politike në shërbim të çështjes kombëtare, zhvillimit të demokracisë si dhe promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut përgjatë gjithë etapave të zhvillimeve në vend”, thekson deklarata e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës./b.j/
***
Kryeministri Isa Mustafa ngushëlloi familjen Nushi, me rastin e ndarjes nga jeta të akademik Pajazit Nushit
Prishtinë, 2 shtator 2015
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi familjen Nushi dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, me rastin e ndarjes nga jeta të akademik Pajazit Nushit, një ndër figurat më të shquara të shkencës, arsimit dhe të kulturës në Kosovë.
“Ndarja nga jeta e Pajazit Nushit është një humbje shumë e madhe për familjen, për shkencën, arsimin, kulturën dhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Akademik Nushi, me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, ka dhënë kontribut shumëdimensional për Kosovën, duke qenë ndër të tjera edhe një figurë e spikatur në fushën e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në Kosovë. Me jetën dhe veprën e tij, akademik Pajazit Nushi, do të mbetet përherë në memorien e popullit të Kosovës si një nga personalitetet më të shquara të kohës sonë”, thuhet në telegramin e kryeministrit Isa Mustafa.
Kryeministri Isa Mustafa, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nushi, kolegëve, miqve dhe dashamirëve të shumtë anekënd Kosovës, dhe më gjerë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Akademik, Kosovë-Akademi përkujtimore për, Pajazit Nushin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 356
  • 357
  • 358
  • 359
  • 360
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT