Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 2 Shtator 2015/ Për javën e ardhshme është në axhendë vendosja e modaliteteve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, paralajmëron sot shtypi në Prishtinë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po punon me përkushtim për transformimin e FSK-së. Po bisedohet edhe me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, për të marrë përkrahjen e tyre për shndërrimin e FSK-së në FAK (Forcat e Armatosura të Kosovës v.j.), sepse ajo do të jetë forcë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, citon gazeta Koha Ditore përgjigjen e Zyrës për komunikim publik, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Koalicioni qeverisës PDK-LDK, së bashku me partnerët e tjerë po punon në transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, bënte të ditur në 29 gusht kryeministri Isa Mustafa, duke theksuar edhe vlerësimin e përbashkët me zv/kryeministrin e parë, Hashim Thaçi.
“Unë dhe z. Thaçi kemi vlerësuar se nuk ka arsye të prolongohet transformimi i FSK-së dhe që ky transformim të varet nga vullneti i një subjekti politik”, shprehej ai.
Kreu i qeverisë së Kosovës, ritheksonte se FSK është forcë multietnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve. “Me veprimet dhe aksionet e saj, pjesëtarët e FSK-së kanë treguar përkushtim në të gjitha situatat emergjente dhe rreziqet në çdo pjesë të vendit tonë dhe për çdo njeri. Janë treguar shembull në misionet humanitare”, shkruante Mustafa në ‘facebook’.
“Në rast të mungesës së mirëkuptimit për amendamente Kushtetuese, të cilat e tranformojnë FSK-në në FAK, Qeveria do të procedojë me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi FSK-në, me të cilin FSK do të merr të gjitha përgjegjësitë që ishin të parapara për FAK. Ndërsa, do ta ndryshojmë emrin e Ministrisë së FSK-së”, përfundonte kryeministri Mustafa.
Në 27 maj 2015, qeveria e Kosovës miratoi draftamendamentet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. “Draftamandamentet do të procedohen për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Kosovës. Miratimi i këtyre draftamendamenteve i hap rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe themelimit të Forcës së Armatosur të Kosovës”, u theksua me atë rast.
Kryeministri Mustafa theksonte se është esenciale që nuk po ndërtohen forca të armatosura mbi baza etnike, as mbi baza etnike të shumicës shqiptare, as mbi baza etnike të etniteteve tjera, për të cilat ka pasur trumbetime mjaft të mëdha në opinion së fundi. “Është një forcë unike, në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që përfshinë të gjithë pjesëtarët e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Prandaj, ju ftoj që ne të procedojmë këto amendamente, ndërsa në Kuvend ne poashtu do të punojmë bashkërisht me të gjithë deputetët, edhe me përfaqësuesit e komuniteteve që të kemi pajtueshmërinë e tyre më vonë për aprovim në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Mustafa në mbledhjen e qeverisë.
Vendimi për aprovimin e draftamendamenteve është aprovuar me dy vota kundër të dy përfaqësuesve të Listës Serbe në qeveri, zëvendëskryeministrit Branimir Stojanoviç dhe ministrit për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiç.
Ndërsa në 20 korrik, nga Kuvendi u njoftua se, “sa i përket propozim-amendamenteve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës të propozuara nga qeveria e Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, me kërkesë të shumicës së përfaqësuesve të subjekteve politike, Kryesia vendosi t’u japë kohë partnerëve të koalicionit të zhvillojnë konsultimet”.
Por, opozita deklaroi se ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit pasi nuk u pajtua “me vendimin e mazhorances që t’i tërheq nga pika e rendit të ditës ndryshimet kushtetuese për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”. Gjatë këtyre zhvillimeve, sipas raportimeve të medias në Beograd, serbët në Kuvendin kosovar “penguan formimin e Ushtrisë së Kosovës”.
Kosovë- Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm
PRISHTINË, 2 Shtator 2015/ Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. Ky projektligj, rregullon funksionimin e Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, i cili përfshinë Ministrinë e Punëve të Jashtme, misionet diplomatike, postet konsullore dhe nëpunësit e Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, si dhe çështjet tjera që ndërlidhen me funksionimin dhe veprimtarinë e Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës.
Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Planit të Dokumenteve Strategjike për vitin 2015.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka autorizuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për inicimin e procedurave të përfaqësimit lidhur me kërkesën për arbitrazh drejtuar institucioneve të Republikës së Kosovës nga kompania “ACP Axos Capital” GMBH, në lidhje me çështjen e privatizimit të Postës dhe Telekomunikacionit Sh.A.
Kryeministri ka kërkuar përfaqësim profesional të Qeverisë së Kosovës.
Ministri i Financave ka informuar kabinetin qeveritar me ngecjen e pagesës së dividendës nga Telekomi i Kosovës. Kryeministri ka kërkuar që Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Telekomi i Kosovës të gjejnë rrugë që të përmbushen obligimet që janë marrë.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka informuar Qeverinë me fillimin e suksesshëm të vitit të ri shkollor.
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, zhvilloi mbledhjen e saj të rregullt, të 47-tën me radhë.
Në hapje të mbledhjes, kryeministri Isa Mustafa, ka vlerësuar rëndësinë e fillimit të aplikimit të pakos fiskale, e cila është aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
“Unë mendoj se kjo Pako është në dobi të zhvillimit ekonomik, dhe poashtu është në dobi të përfitimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Nga pakoja fiskale, konkretisht nga ulja e pragut të TVSH-së nga 16 në 8 për qind, përfitojnë të gjithë qytetarët, ose shportat familjare të qytetarëve të cilët kanë të ardhura të ulëta dhe të ardhura të mesme”, është shprehur Mutafa./b.j/
Shuhet akademik Aleksandër Stipçeviq, vlerësohet kolos i ilirologjisë
-Arkeologu, bibliografi, bibliotekisti, eseisti, albanologu, u lind në Arbnesh të Zarës, më 10 tetor 1930, në familje arbëreshe/
-Shuhet akademik Aleksandër Stipçeviq, vlerësohet kolos i ilirologjisë/
-Arkeologu, bibliografi, bibliotekisti, eseisti, albanologu, u lind në Arbnesh të Zarës, më 10 tetor 1930, në familje arbëreshe/
PRISHTINË-ZAGREB, 1 Shtator 2015/ Ministëri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës, Arsim Bajrami, shprehet se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolosit të ilirologjisë, akademik Aleksandër Stipçeviq.
“Bota akademike humbi arkeologun, bibliografistin, bibliotekistin, eseistin, albanologun, por edhe mësimdhënësin e shumë gjeneratave. Ndërsa, qytetarët e Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, humbën njeriun që më së miri solli te ne frymëmarrjen ilire”, shkruan ai në telegramin e ngushëllimit drejtuar familjes Stipçeviq.
“Me veprën e tij, akademiku Stipçeviq ka bërë vend meritor në historinë botërore. Ndërsa, ne do ta kujtojmë gjithmonë edhe si mikun më të madh, që me pendën e tij, me veprimtarinë shkencore, u bë roje e historisë tonë kombëtare”, thekson ministri Bajrami.
Media kosovare raporton se, akademiku, ilirologu i njohur me përmasa botërore, arbëreshi nga Arbanasi Aleksandër Stipçeviq, ka ndërruar jetë.
Ai është ndarë nga jeta dje në Zagreb në moshën 85 vjeçare.
Arkeologu, bibliografi, bibliotekisti, eseisti, albanologu, u lind në Arbnesh të Zarës, më 10 tetor 1930, në familje arbëreshe.
Shkollën fillore e të mesmen i kreu në Zarë, ndërsa arkeologjinë më 1954 në Zagreb. Ka doktoruar më 1977 në temën “Simbolizmi religjioz te ilirët “, gjatë viteve ‘70 -73 ligjëroi në Universitetin e Prishtinës-katedrën e historisë, lëndën “Hyrje në arkeologji”, ndërsa në Universitetin e Zagrebit ishte i angazhuar që nga viti 1971 deri në pensionim më:1997, ku njëherit kishte ushtruar edhe funksione me përgjegjësi, tërë veprimtaria e tij shkencore-edukative është përqendruar në Zagreb.
“Veprimtaria shkencore e Aleksandër Stipçeviqit, zhvillohet në disa drejtime, ndërsa dy prej tyre mbesin kryesore: arkeologjia edhe bibliologjia, kurse gjatë studimeve ka zgjua interes çështja ilire.”(Aleksander Stipčević s Poštovanjem, faqe 281).
Stipçeviq është dekoruar me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Bujar Nishani, president i Republikës së Shqipërisë.
Në Wikipedia shkruan se Aleksandër Shandri Stipçeviq është ilirolog, historian dhe letrar arbresho-kroat.
Aleksandër Stipçeviq lindi në Arbnesh të Zarës në Kroaci më 1930. Është njëri nga ata bij të arbëreshëve të rrethit të Shkodrës, të cilët treqind vjet më parë u shpërngulën në rrethin e Zarës. Ka studiuar arkeologjinë dhe ka drejtuar një varg institucionesh e projektesh që lidhen me bibliotekat, historinë e librit, botimet enciklopedike etj., deri në Akademinë e Shkencave në Zagreb. Që nga viti 1987 është profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit, ku mban kursin e historisë së librit, sociologjisë së librit dhe bibliografisë. Është autor i një numri të madh veprash për ilirët dhe historinë e librit: Historia e ilirëve, Arti i ilirëve, Simbolet e kultit te Ilirët, Bibliografi për ilirët, Historia e librit, Censura në biblioteka, Interpretime albanologjike etj. Më shumë se dyzetë vjet emri i tij identifikohet me rezultatet më të reja të studimeve ilire./b.j/
KOSOVA NIS VITIN E RI SHKOLLOR
-Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim të suksesshëm/
PRISHTINË, 1 Shtator 2015/ Në gjithë Kosovën sot nisi viti i ri shkollor në arsimin fillor dhe të mesëm.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim të suksesshëm.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka drejtuar “një urim të veçantë për të gjithë nxënësit e klasave të para, për ata që po fillojnë një etapë të re të jetës së tyre dhe kur po fillojnë të përgatiten për të nesërmen”. “Uroj që ky vit shkollor 2015-2016 të sjellë ndryshimet e shumëpritura dhe të dëshiruara në ngritje të standardit dhe cilësisë të mësimdhënies dhe mësimnxënies”, ka shtuar ajo.
“Qeveria e ka prioritet shumë të rëndësishëm përkrahjen, reformimin dhe avancimin e vazhdueshëm të sistemit edukativ dhe arsimor në Kosovë”, ka siguruar kryeministri Isa Mustafa në urimin për nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Ai edhe më këtë rast ka shprehur “respektin dhe konsideratat më të larta për mësimdhënësit e Kosovës, njerëzit që me sakrificën dhe përkushtimin e tyre kanë pasur rol vendimtar për të gjitha të arriturat që Kosova ka bërë gjatë këtyre 20 vjetëve të fundit”.
Vitin e ri shkollor, që në Kosovë nis tradicionalisht në 1 shtator, e ka uruar edhe ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Arsim Bajrami.
“Jam i sigurt se të gjithë ne do të punojmë së bashku që vërtetë ky vit shkollor të jetë i suksesshëm, të rezultojë me ngritjen e cilësisë, me një angazhim të gjithëmbarshëm të shoqërisë kosovare, sepse nuk ka prioritet më të madh se sa investimi në edukim”, është shprehur ai.
Ministri Bajrami sot do të vizitojë shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, ku do të bëjë edhe shpërndarjen simbolike të Abetares për nxënësit e klasave të para.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot kishte zgjedhur Shkollën Fillore
“Ibrahim Rugova” në Obiliq, në mënyrë që, nga atje, të përcjell urimin e
tij, për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Sot për ju fillon edhe një vit i betejës për dije, që sot për sot, i duhet
Kosovës më shumë se gjithçka tjetër. Unë jam i nderuar që në emrin tim dhe të gjithë anëtarësisë së AAK-së, nga
kjo Shkollë që mban emrin e Presidentit historik të Kosovës “Ibrahim
Rugova”, t’iu uroj një vit të mbarë shkollor”, u shpreh ai. /B.Jashari/
Thaçi received the new U.S. Ambassador to Kosovo, Gregory T. Delawie
Prishtina, 31 August 2015 – First Deputy Prime Minister and Minister of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo, Hashim Thaçi, has received today the new Ambassador of the United States to Kosovo, Gregory T. Delawie.
Deputy Prime Minister Thaçi warmly welcomed Ambassador Delawie and stressed that Kosovo and the United States enjoy a special relationship adding that the relations between the two countries will be further strengthened.
“We have always had and we will always have excellent cooperation with the United States, with whom we enjoy exemplary friendly relations,” Thaçi said.
Deputy Prime Minister Thaçi briefed Ambassador Delawie on Kosovo’s latest achievements, on country’s current projects, with a particular emphasis on investment in the economy and security but also on the challenges facing the country.
U.S. Ambassador Delawie expressed his delight to be serving in Kosovo and vowed to continue the good cooperation with Kosovo.
- « Previous Page
- 1
- …
- 357
- 358
- 359
- 360
- 361
- …
- 596
- Next Page »